Republika e shqiperise agjencia e prokurimit publik dokumentat standarde



Yüklə 0,66 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə29/35
tarix14.09.2018
ölçüsü0,66 Mb.
#68648
1   ...   25   26   27   28   29   30   31   32   ...   35

Dokumentat Standarde të Tenderit 
Shtojca 16
KUSHTET E PËRGJITHSHME
Mallrat – Tender i Hapur
Neni 1:
Qellimi 
1.1
Këto kushte të përgjithshme të kontratës (KPK) do të zbatohen për blerjen e Mallrave të
prokuruara me anë të procedurёs me negociim.
1.2
Ligji për Prokurimin Publik në Republikën e Shqipërise parashikon se dispozitat e Kodit
Civil Shqiptar do të zbatohen për kontratat e prokurimit publik. Disa dispozita të Kodit
Civil janë rishprehur në KPK me qëllim që të rrisin transparencën e kushteve të kontratës.
Megjithatë,   citimi   i   disa   dispozitave   këtu   nuk   mohon   në   asnjë   mënyrë   zbatimin   e
dispozitave të tjera të Kodit Civil të kësaj kontrate.
1.3
Në mënyrë të ngjashme, disa dispozita të Ligjit mbi Prokurimin Publik janë rishprehur në
KPK   me   qëllim   që   të   rrisin   transparencën   e   ligjit   që   rregullon   prokurimin   publik.
Megjithatë,   citimi   i   disa   dispozitave   këtu   nuk   mohon   në   asnjë   mënyrë   zbatimin   e
dispozitave të tjera të Ligjit mbi Prokurimin Publik mbi të drejtat, detyrat dhe detyrimet e
palëve.
1.4
KPK do të zbatohen deri në atë masë që të mos lënë mënjanë kushtet ose dispozitat e
paraqitura në pjesë të tjera të kontratës.
1.5
Kushtet e kontratës përfshijnë gjithashtu Kushtet e Veçanta të Kontratës (KVK). Në rast se
ka një konflikt midis KPK dhe KVK, KVK do të mbizotërojnë mbi KPK.
Neni 2:
Përkufizime
2.1
“kontratë” do të thotë marrëveshja e shkruar e lidhur midis Autoritetit Kontraktor dhe
Kontraktuesit që përbëhet nga Dokumentat e Tenderit duke përfshirë KPK dhe KVK, të
gjitha shtojcat dhe formularët e plotësuar dhe të gjitha dokumentat e tjera që përfshihen në
referimin e çdo dokumenti.
2.2
“çmim kontrate” do të thotë çmimi që i paguhet Kontraktuesit sipas kontratës për zbatimin
e plotë dhe të përpiktë të detyrimeve të tij kontaktore.
2.3
“Incoterms” do të thotë termat ndërkombëtare tregtare që përbëjnë rregullat e interpretimit
të termave tregtare që përcaktojnë detyrimet  përkatëse, kostot, dhe risqet e lidhura me
transferimin e Mallrave nga  shitësi tek blerësi.
2.4
“Lëvrimi” do të thotë të gjitha aktivitetet dhe veprimet që mundësojnë marrjen e Mallrave
në vendin e shpërndarjes siç specifikohet në kontratë si paketimi, transportimi, sigurimi,
tarifat,   procedura   doganore,   ngarkimi   dhe   shkarkimi,   instalimi,   mbledhja,   bashkimi,
kontrollimi i veprimeve dhe mbikëqyrja e gjithë kësaj veprimtarie.
97


Dokumentat Standarde të Tenderit 
2.5
“Autoriteti Kontraktor” do të thotë Autoriteti Kontraktor që është pjesë e kësaj kontrate
dhe sipas dispozitave të kësaj kontrate blen Mallrat. Ky term kudo qe përdoret ka kuptim të
njëjtë me ate te perkufizuar ne ligj. 
2.6
“Kontraktues” do të thotë personi fizik ose juridik që është palë e kësaj kontrate dhe sipas
dispozitave të kësaj kontrate furnizon Mallrat.
2.7
“Palë (t)” do të thotë nënshkruesit e kontratës.
2.8
“Mallrat” do të thotë materialet e papërpunuara, produktet, makineritë dhe pajisjet, objektet
në formë të ngurtë, të lëngshme ose të gaztë. 
2.9
“Shërbimet  e lidhura me  to” do të thotë shërbimet  ndihmëse  ose të paparashikuara  të
furnizimit   të   Mallrave,   si   transportimi,   instalimi,   mirëmbajtja,   trajnimi,   shërbimet
mbështetëse ose detyrime të ngjashme në lidhje me furnizimin e Mallrave.
2.10 “Objekt   i   kontratës”   do   të   thotë   të   gjitha   Mallrat   dhe   Shërbimet   e   lidhura   me   to   që
Kontraktuesi do të sigurojë sipas kushteve të kontratës.
2.11 “Standarde   Teknike”   do   të   thotë   specifikimet   e   aprovuara   nga   një   organ   i   posaçëm
standardizimi për zbatimin e vazhdueshëm ose të përsëritur. Standarde të tilla përdoren si
rregulla, rregullore ose përkufizim të karakteristikave për të siguruar se materialet dhe
shërbimet e procesuara i përgjigjen qëllimit.   
Neni 3:
Hartimi i Kontratës
3.1
Njoftimi i ofertës fituese do të shërbejë për hartimin e kontratës midis palëve, e cila duhet
të firmoset brenda afatit të parashikuar në Dokumentat e Tenderit.  
3.2
Egzistenca e kontratës do të konfirmohet me nënshkrimin e dokumentit të kontratës duke
trupëzuar të gjitha marrveshjet midis palëve.   
Neni 4:
Praktikat e Korruptuara, Konflikti i Interesit dhe Kontrolli i Procesverbaleve
4.1
Atoriteti Kontraktor mund t’i kërkojë gjykatës të deklarojë të paligjshme kontratën nëse
zbulon   se   Kontraktuesi   ka   kryer   veprime   korruptive.     Veprimet   korruptive   përfshijnë
veprimet e përshkruara në Nenin 26 të Ligjit mbi Prokurimin Publik.
4.2
Kontraktuesi nuk duhet të ketë lidhje (të tashme ose të shkuara) me asnjë konsulent ose
ndonjë ent tjeter që ka marrë pjesë në përgatitjen e Dokumentave të Tenderit për këtë
prokurim.
4.3
Kontraktuesi duhet të lejojë Autoritetin Kontraktor të inspektojë llogaritë dhe regjistrat që
kanë lidhje me  zbatimin  e kontratës ose t’i kontrollojë ato me  anë të kontrollorëve  të
emëruar nga Autoriteti Kontraktor.
Neni 5:
Informacioni Konfidencial
98


Dokumentat Standarde të Tenderit 
5.1
Kontraktuesi   dhe   Autoriteti   Kontraktor   duhet   të   mbajnë   në   konfidencë   të   gjitha
dokumentat, të dhënat dhe informacionet e tjera të dhëna nga pala tjetër në lidhje me
kontratën.
5.2
Kontraktuesi mund t’i japë nënkontraktuesit dokumenta të tilla, të dhëna ose informacione
të tjera që merr nga Autoriteti Kontraktor deri në masën e kërkuar për nënkontraktuesin të
kryejë   punën   e   tij   sipas   kontatës.   Në   rast   të   tillë,   Kontraktuesi   duhet   të   përfshijë   në
kontratën   e   tij   me   nën-Kontraktuesin   një   dispozitë   që   parashikon   ruajtjen   e
konfidencialitetit siç thuhet në Paragrafin 5.1 më sipër.
Neni 6:
Pronësia Intelektuale
6.1
Me përjashtim të rasteve kur parashikohet ndryshe në kontratë, të gjitha të drejtat e pronës
intelektuale   të   siguruara   nga   Kontraktuesi   gjatë   zbatimit   të   kontratës   do   t’i   përkasin
Autoritetin Kontraktor i cili mund t’i përdorë ato sipas gjykimit të tij.
6.2
Me   përjashtim   të   rasteve   kur   parashikohet   ndryshe   në   kontratë,   Kontraktuesi,   pas
përfundimit të kontratës, duhet t’i parashtrojë Autoriteti Kontraktor të gjitha raportet dhe të
dhënat   si   hartat,   diagramet,   skicimet,   specifikimet,   planet,   statistikat,   llogaritjet   dhe
regjistrat mbështetës ose materialet e fituara, mbledhura ose përgatitura nga Kontraktuesi
gjatë zbatimit të kontratës. Kontraktuesi mund të mbajë kopje të këtyre dokumentave dhe
të dhënave, por nuk duhet t’i përdorë për qëllime që s’kanë lidhje me kontratën pa leje
paraprake me shkrim nga Autoriteti Kontraktor.
6.3
Kontraktuesi duhet të shkarkojë Autoritetin Kontraktor nga përgjegjësia për shkelje të të
drejtave   të   pronësisë   intelektuale   që   mund   të   dalin   nga   prodhimi   ose   shpërndarja   e
Mallrave sipas kontratës.
6.4
Në rast se ngrihet ndonjë pretendim ose padi kundër Autoritetit Kontraktor në lidhje me
ndonjë   shkelje   të   pronësisë   intelektuale   të   shkaktuar   nga   zbatimi   i   kontratës   ose   nga
përdorimi i Mallrave të furnizuara sipas kontratës, Kontraktuesi duhet t’i japë Autoritetit
Kontraktor të gjitha provat dhe informacionin në posedim të Kontraktuesit që kanë të bëjnë
me këtë padi apo pretendim.
Neni 7:
Origjina e Mallrave
7.1
Nuk ka asnjë kufizim për kombësinë e origjinës së mallrave, përveç atyre që mund të jenë
përcaktuar në ndonjë Rezolutë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
7.2
Kontraktuesi mund të jetë i detyruar të verifikojë origjinën e mallrave. 
7.3
Për qëllime verifikimi, “origjinë” do të thotë vendi ku mallrat janë nxjerrë, ose prodhuar.
Mallrat   janë   prodhuar   kur,   nëpërmjet   përpunimit,   procesimit,   ose   mbledhjes   së
mjaftueshme të komponentëve, rezulton një produkt i ri i njohur në tregti që është mjaft i
ndryshëm në karakteristikat bazë ose në qëllim apo përdorim nga komponentët e tij.
7.4
Origjina   e   mallrave   ka   dallim   nga   kombësia   e   Kontraktuesit   ose   nenkontraktuesit   që
siguron mallrat.
99


Yüklə 0,66 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   25   26   27   28   29   30   31   32   ...   35




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə