Republika e shqiperise agjencia e prokurimit publik dokumentat standarde



Yüklə 0,66 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə32/35
tarix14.09.2018
ölçüsü0,66 Mb.
#68648
1   ...   27   28   29   30   31   32   33   34   35

Dokumentat Standarde të Tenderit 
tilla mund të përfshijnë, por nuk janë të limituara nga, veprimet e Autoritetit Kontraktor
qoftë në kapacitetin e tij sovran ose kontraktual, lufta ose revolucionet, zjarri, përmbytja,
tërmeti, epidemitë, shtrëngime të karantinës dhe embargo tranziti.
22.3 Nëse ndodh ndonjë situatë e Forcës Madhore, Kontraktuesi duhet të njoftojë menjëherë
Autoritetin Kontraktor. Me përjashtim kur Autoriteti Kontraktor jep direktiva të ndryshme,
Kontraktuesi   duhet   të   vazhdojë   të   zbatojë   detyrimet   e   tij   sipas   kontratës   në   masën
praktikisht të arsyeshme dhe duhet të kërkojë të gjitha mjetet e arsyeshme për zbatimin që
nuk pengohet nga Forca Madhore.
Neni 23: Vonesa në Zbatim dhe Zgjatja e Afatit
23.1 Me përjashtim të rasteve kur parashikohet ndryshe, Kontraktuesi duhet të fillojë zbatimin e
kontratës menjëherë pas nënshkrimit të saj.
23.2 Me përjashtim të rasteve kur Autoriteti Kontraktor është dakord për zgjatje të afatit të
kontratës, Autoriteti Kontraktor ka të drejtë të likuidojë dëmet për vonesën në zbatim nëse
Kontraktuesi dështon në dorëzimin e Mallrave brenda periudhës së zbatimit të specifikuar
në kontratë.
23.3 Autoriteti Kontraktor mund të zbresë shumën e dëmeve të likuiduara që duhet paguar nga
shuma e pagesës ndaj Kontraktuesit. Në rast të tillë Autoriteti Kontraktor duhet të njoftojë
Kontraktuesinme shkrim për shumën dhe arsyen e zbritjes.
23.4 Autoriteti Kontraktor pranon zgjatjen e afatit në rastin e Forcës Madhore.
23.5 Autoriteti Kontraktor mund pranojë zgjatjen e afatit edhe në rrethana të tjera nëse është në
interesin publik për ta bërë këtë. Ne rast se Kontraktuesi ndeshet me kushte që pengojnë
zbatimin në kohë, Kontraktuesi duhet të njoftojë me përpikmëri Autoritetin Kontraktor me
shkrim   për   vonesën,   shkakun   dhe   datën   e   propozuar   të   dorëzimit   ose   përfundimit.
Autoriteti Kontraktor duhet të vlerësojë kërkesën. Nëse Autoriteti Kontraktor është dakort
me vonesën, zgjatja do të hyjë në fuqi me një amendament me shkrim të kontratës të
nënshkruar nga Autoriteti Kontraktor dhe Kontraktuesi.
Neni 24: Likuidimi i Dëmeve për Dorëzimin e Vonuar
24.1 Dëmet e likuiduara për dorëzimin e vonuar do të llogariten me tarifat e mëposhtme ditore::
a)
Për kontratat me periudhë zbatimi jo më shumë se 6 muaj, tarifa ditore do të jetë
4/1000 të vlerës koresponduese të mbetur pa u zbatuar nga cmimi total i kontratës
por kjo vlere do te llogaritet minimalisht mbi 25% të vlerës së kontrates.
b)
Për kontratat me periudhë zbatimi jo më shumë se 12 muaj, tarifa ditore do të jetë
2/1000 të vlerës koresponduese të mbetur pa u zbatuar nga cmimi total i kontratës
por kjo vlere do te llogaritet minimalisht mbi 25% të vlerës së kontrates.
c)
Për kontratat me periudhë zbatimi  më shumë  se 12 muaj, tarifa ditore do të jetë
1/1000 të vlerës koresponduese të mbetur pa u zbatuar nga cmimi total i kontratës
por kjo vlerë do te llogaritet minimalisht mbi 25% të vlerës së kontrates.
Neni 25: Negociatat dhe Amendamentet
105


Dokumentat Standarde të Tenderit 
25.1 Palët nuk mund të negociojnë ndryshime ose amendamente të asnjë elementi të kontratës
që do të sillnin ndryshime thelbësore në kushtet bazë për përzgjedhjen e Kontraktuesit.
25.2 Asnjë amendament ose ndryshim tjetër i kontratës nuk është i vlefshëm nëse ai nuk bëhet
me shkrim apo nuk ka një datë të përcaktuar, si edhe nëse ai nuk i referohet shprehimisht
kontratës   apo   nuk   nënshkruhet   nga   një   përfaqësues   i   autorizuar   i   Kontraktuesit   dhe
Autoriteti Kontraktor.  
25.3 Çdo heqje dore nga të drejtat, pushtetet ose ndreqjet që mund të bëhen nga palët sipas
kontratës duhet të bëhet me shkrim, të ketë datë dhe të firmoset nga një përfaqësues i
autorizuar i palës që bën këtë dorëheqje dhe duhet të specifikojë të drejtën dhe masën në të
cilën ajo lëshohet.
Neni 26: Ndryshimi i Porosisë
26.1 Autoriteti Kontraktor rezervon të drejtën të porosisë Mallra ose Shërbime shtesë deri në një
masë që nuk i kalon 20% të çmimit total të kontratës. Çdo porosi shtesë duhet të bëhet në
mënyrë konsistente më rregullat dhe procedurat e parashikuara në Ligjin mbi Prokurimin
Publik.
Neni 27: Ndërprerja për Mosplotësim
27.1 Autoriteti Kontraktor mund të ndërpresë kontratën në tërësi ose pjesërisht nëse:
a) Kontraktuesi   dështon   në   dorëzimin   e   Mallrave   brenda   periudhës   së   specifikuar   në
kontratë ose brenda zgjatjes së dhënë; ose,
b) Kontraktuesi dështon të zbatojë ndonjë detyrim tjetër të kontratës.
27.2 Autoriteti   Kontraktor   duhet   të   njoftojë   me     shkrim   Kontraktuesin   për   ndërprerjen   për
mosplotësim dhe t’i japë Kontraktuesit 15 ditë të ndreqë mosplotësimin me përjashtim kur
ndërprerja është bërë për veprime korruptive ose të paligjshme, rast në të cilin ndërprerja
do të jetë e menjëhershme.
Neni 28: Ndërprerja për Shkak të Falimentimit
28.1 Autoriteti   Kontraktor   mund   të   ndërpresë   kontratën   në   çdo   kohë   nëse   Kontraktuesi
falimenton ose bëhet i paaftë të paguajë.
28.2 Autoriteti Kontraktor duhet t’i japi Kontraktuesit njoftim me shkrim për ndërprerjen.
Neni 29: Ndërprerja për Shkak të Interesit Publik
29.1 Autoriteti Kontraktor mund të ndërpresë kontratën në çdo kohë nëse gjykon se ky veprim
duhet ndërmarrë për t’i shërbyer sa më mirë interesit publik.
29.2 Autoriteti Kontraktor duhet të njoftojë me  shkrim Kontraktuesin për ndërprerjen..
29.3 Autoriteti kontraktor duhet të paguajë Kontraktuesin për të gjitha Mallrat e pranuara dhe
Shërbimet e lidhura me to të kryera përpara ndërprerjes dhe duhet t’i paguajë Kontraktuesit
106


Yüklə 0,66 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   27   28   29   30   31   32   33   34   35




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə