Republika e shqiperise agjencia e prokurimit publik dokumentat standarde



Yüklə 0,66 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə33/35
tarix14.09.2018
ölçüsü0,66 Mb.
#68648
1   ...   27   28   29   30   31   32   33   34   35

Dokumentat Standarde të Tenderit 
dëmet e shkaktuara për kryerjen e pjesshme të Mallrave dhe Shërbimeve të lidhura me to.
Në llogaritjen e shumës së dëmeve, Kontraktuesit do t’i kërkohet të ndërmarrë të gjitha
veprimet e nevojshme për të minimizuar dëmet.
Neni 30: Nënkontraktimi
30.1 .Një nënkontratë do të jetë e vlefshme vetëm nëse është në formën e një marrëveshjeje të
shkruar me anë të së cilës kontraktori i beson kryerjen e një pjese të detyrimeve të kontratës
së tij një pale të tretë.
30.2  Kontraktori nuk duhet të nënkontraktojë pa aprovimin paraprak me shkrim të Autoritetit
Kontraktor dhe jo më shumë se 40% të vlerës së kontratës.   Kontraktori duhet të njoftojë
Autoritetin Kontraktor për elementet e kontratës që nënkontraktohet dhe dokumentacionin
që provon aftësinë e nën kontraktorit. Autoriteti Kontraktor duhet të lajmërojë kontraktorin
për vendimin e tij, brenda 5 ditëve nga marrja e njoftimit, duke shprehur arsyet nëse e
aprovon apo jo atë.
30.3    Çdo nënkontraktor ka të drejtë të marrë pjesë në prokurimin publik sipas Ligjit mbi
Prokurimin Publik. Autoriteti mund të parashikojë pagesa direkte tek nënkontraktori për
mallrat që do të furnizojë.
30.4  Kontraktori mbetet plotësisht përgjegjës për zbatimin e kontratës pavarësisht nga sjellja e
nënkontraktorit
.
Neni 31: Transferimi i të Drejtave
31.1 Kontraktuesi   nuk   mund   të   transferojë,   tërësisht   ose   pjesërisht,   detyrimet   e   tij   sipas
kontratës me përjashtim kur jepet miratimi paraprak i Autoritetit Kontraktor.
Neni 32: Sigurimi i Kontratës
32.1 Përpara nënshkrimit  të kontratës, kontraktuesi  duhet t’i dorëzojë Autoritetit  Kontraktor
sigurimin e kontratës në shumën dhe formën e kërkuar.
32.2 Shuma e sigurimit të kontratës duhet t’i paguhet Autoritetit Kontraktor si kompensim për
çdo humbje të rezultuar nga dështimi i Kontraktuesit në plotësimin e detyrimeve të tij sipas
kontratës.
32.3 Garancia e sigurimit të kontratës do t’i kthehet Kontraktuesit jo më vonë se 30 ditë pas
datës së pranimit të Mallrave.  Megjithatë, pesë (5) përqind e depozitës do të mbahet deri
në përmbushjen e kënaqshme të detyrimeve të kontratës.
Neni 33: Baza Ligjore
33.1 Kontrata do të rregullohet dhe interpretohet sipas legjislacionit shqiptar në fuqi.
Neni 34: Zgjidhja e Mosmarrëveshjeve
107


Dokumentat Standarde të Tenderit 
34.1 Autoriteti   Kontraktor   dhe   Kontraktuesi   duhet   të   bëjnë   çdo   përpjekje   të   zgjidhin
mosmarërveshjet ose konfliktet e ndodhura midis tyre ose në lidhje me këtë marrëveshje
me negociata direkte.
34.2 Në  se palët   dështojnë  në  zgjidhjen  e  mosmarrëveshjes  ose  konfliktit,  problemet  do  të
konsiderohen me anë të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve sipas kontratës dhe procedurave
juridike në fuqi sipas legjislacionit të Republikës së Shqipërisë.
Neni 35: Përfaqësimi i Palëve
35.1 Çdo   palë   duhet   të   emërojë   me   shkrim   një   person   ose   post   organizativ,  që   do   të   jetë
përgjegjës, në emër të palës, për marrjen e komunikatave dhe për përfaqësimin e palës në
çështjet e lidhura me ekzekutimin e kontratës.
35.2 Secila palë duhet të lajmërojë palën tjetër menjëherë për ndonjë ndryshim në emërimin e
përfaqësuesit të palës. Nëse njëra palë dështon të lajmërojë, duhet të marrë përsipër çdo
humbje të shkaktuar nga dështimi për të dhënë njoftim të mjaftueshëm.
35.3 Palët mund të emërojnë persona ose njësi organizative shtesë për të përfaqësuar palën në
veprime ose veprimtari të veçanta, rast në të cilin njoftimi me shkrim duhet dhënë dhe
duhet të përcaktojë shtrirjen e autoritetit të përfaqësuesit.
Neni 36: Lajmërimet
36.1 Çdo lajmërim i dhënë nga njëra palë tjetrës sipas kontratës duhet të bëhet me shkrim në
adresën e specifikuar në kontratë.
36.2 Njoftimi do të ketë efekt sapo të dorëzohet.
Neni 37: Llogaritja e Afateve
37.1  Të gjitha referencat e ditëve do të jenë ditë kalendarike.
108


Dokumentat Standarde të Tenderit 
Shtojca 17
[ Shtojcë për t’u plotësuar nga Autoriteti Kontraktor]
KUSHTET E VEÇANTA
Mallrat – Procedurë e Hapur
Kushtet e veçanta të Kontratës hartohen në përputhje me objektin konkret të kontratës.
Në rast se ka mospërputhje midis KPK dhe KVK do të mbizotërojne Kushtet e veçanta të
kontratës. 
Neni 1:
Përkufizime
1.1
Autoriteti Kontraktor është ____________________________________________________
1.2
Kontraktuesi është __________________________________________________________
Neni 2:
Sigurimi i Kontrates
2.1
Sigurimi i Kontratës në shumën prej (10% të vlerës së ofertës)  duhet të ofrohet nga
Kontraktuesi për të siguruar egzekutimin e detyrimeve të tij sipas kontratës.
2.2 Sigurimi   i  Kontratës   do  t’i  lëshohet  ose  kthehet,  menjehere   Kontraktuesit
sipas formularit të mëposhtëm:_________________________________________________
__________________________________________________________________________
__________________________________________________________________________
Neni 3:
Fillimi i Zbatimit
3.1
Zbatimi   i   kontratës   duhet   të   fillojëe   më   __________.   Nëse   data   nuk   është   e
përcaktuar, zbatimi do të fillojë në datën që Kontraktuesi nënshkruan formularin e
kontratës.
Neni 4:
Inspektimet dhe Testimet
4.1
Inspektimet dhe testimet para pranimit të Mallrave do të bëhen:_______________________
_______________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________________
Neni 5:
Kushtet e Dorëzimit
5.1
Data (t) dhe vendi (et) i dorëzimit të Mallrave do të bëhet sipas Grafikut të Lëvrimit
të parashikuar në këtë kontratë.
5.2
Kontraktuesi duhet të njoftojë Autoritetin Kontraktor______ ditë para çdo dorëzimi
të Mallrave.
5.3
Lajmërimi i dorëzimit duhet të bëhet me shkrim, faks, postë, e-mail etj, tek:_____________
__________________________________________________________________________
__________________________________________________________________________
109


Yüklə 0,66 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   27   28   29   30   31   32   33   34   35




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə