Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu



Yüklə 6,39 Mb.
səhifə31/352
tarix09.08.2018
ölçüsü6,39 Mb.
#62147
1   ...   27   28   29   30   31   32   33   34   ...   352

E pyes se si kaloi udhëtimi.

ISMAIL QEMALI: Shkëlqyeshëm nga çdo pikëpamje. Pak ditë më parë arriti në Vlorë ‘Mekongu’, jahti i Dukës së Montpensierit, me një flamur tregtar anglez. Duka menjëherë më ftoi në anijen e tij të mrekullueshme dhe më pyeti nëse dëshiroja të vija në Itali. Ishte fat i vërtetë. Do të kisha qenë i marrë po të mos e kisha shfrytëzuar këtë rast të rrallë. Për mua kjo do të thoshte të çlirohesha nga një burgim i çuditshëm. Ishte edhe një mundësi për ta ndihmuar pak më nga afër çështjen e vendit tim.

Po grekët, nuk ju kapën?

ISMAIL QEMALI: Jo. Ata na panë shumë mirë. Pastaj, mos harroni se ‘Mekongu’ kishte ardhur nga Korfuzi. Po të kishin dashur të më kapnin do ta kishin patur të lehtë. Unë nuk e fsheha aspak faktin që po nisesha. Një torpedinier grek, i ngarkuar për bllokimin e bregdetit, na vuri re dhe na lejoi të kalonim pa ndonjë problem. Udhëtimi shkoi mjaft mirë. Jahti i Dukës është vërtet i mrekullueshëm dhe jam i gëzuar që arrita të dal nga ky burgim pa asnjë shpenzim dhe në kushte kaq të mira.

Po miqtë tuaj të Vlorës, Shkëlqesi, nuk patën kundërshtim që ju të niseshit?

ISMAIL QEMALI: Ishin ata vetë që më këshilluan të përfitoja nga ky rast i papritur. Ata janë të bindur se çështja shqiptare nuk është në Vlorë, në këtë qytet ku liria u shpall në një lloj burgu, por gjetkë, e sidomos në Londër, ku diskutohet për fatet tona të së ardhmes. U kam lënë udhëzime të qarta miqve të mi të qeverisë, duke i bërë të reflektojnë për pasojat e rënda që do të kishte vendi, në qoftëse do të ndërmerrnin ndonjë akt të nxituar apo nëse do të fillonin ndonjë revoltë. Ata mu betuan dhe jam fare i qetë se bashkatdhetarët e mi do të mbajnë një qëndrim paqësor, ashtu siç i kam këshilluar dhe siç është dëshira ime.

A kanë përparuar më tej grekët?

ISMAIL QEMALI: Jo. Nuk kanë përparuar përtej Tepelenës. Në Tepelenë ndodhi diçka me rëndësi, sepse turqit prenë urën për të penguar pushtimin. Pra, grekët nuk kanë shkuar më tutje se Tepelena. Ata e dinë se Vlora është e paprekshme, sidomos për shkak të vullnetit të Italisë, por edhe të Austrisë.

Po Beratin nuk e kanë pushtuar?

ISMAIL QEMALI: Jo. Në të gjithë sanxhakun e Beratit, nuk kanë shkuar përtej Tepelenës.

Si ishte gjendja në Vlorë kur u larguat?

ISMAIL QEMALI: Shumë e qetë. Nuk ka patur vështirësi të tjera të brendshme, përveç ankthit të bllokadës detare që na ka izoluar dhe na ka bërë të na mungojnë disa elementë bazë të jetesës. Ka ndodhur vetëm diçka që është vërtet për t’u shënuar: ardhja e një oficeri austriak me veshje civile, i shoqëruar nga një prift dhe një marinar.

Si arriti të vijë?

ISMAIL QEMALI: Ai zbarkoi në grykën e Semanit me një anije të kompanisë Lloyd dhe, prej andej, erdhi në Vlorë me një barkë me rrema. Ju e dini se në Vlorë ekziston një element që nuk e dëshiron pavarësinë e pastër të Shqipërisë. Ky element gjithnjë më ka luftuar dhe është përpjekur të më krijojë vështirësi. Oficeri që erdhi tha se ishte në gjendje të armatoste popullatën dhe të na dhuronte armë. Mirëpo unë nuk e pata të vështirë t’i shpjegoja popullit se ne nuk kishim nevojë për makinacione të tilla dhe se mund ta realizonim sigurinë e vendit tonë me besimin tek mbrojtja që na jep Evropa.

Në Itali shtypi ka patur një lajm për këto qëllime të austriakëve në Vlorë…

ISMAIL QEMALI: Atëherë ky lajm nuk qenka i ri për ju. Megjithatë, unë e njoh politikën e Vjenës dhe gjithsesi i jam mirënjohës edhe Austrisë për interesimin ndaj Shqipërisë. Nga ana tjetër kuptoj edhe ndryshimin mes dy politikave, të Vjenës dhe të Romës…

Në këtë pikë, Qemal beu u zhyt në një heshtje diplomatike.



Po vështirësitë që ju krijon bllokada për t’u ushqyer?

ISMAIL QEMALI: Oh, më mirë të mos flasim për këtë. Është diçka që të shkakton ankth. Jam i gëzuar që ndodhem në Itali edhe sepse do t’i kërkoj si qeverisë suaj ashtu edhe ambasadorëve të Fuqive të Mëdha apo ministrit të Greqisë që t’i japin fund kësaj mase kaq të shëmtuar dhe të kotë. Pas 20 ditësh, Vlora do të jetë në uri të plotë. Kemi bërë mrekulli që kemi arritur ta mbajmë popullin gjallë deri tani. Por nuk është e mundur të vazhdojmë më tej në këtë gjendje. Ekzistojnë tashmë arsye humanitare, pët të cilat bllokadës duhet t’i jepet fund. Duke e vazhduar bllokimin e Vlorës, grekët po tregohen të padrejtë, në kundërshtim të plotë me qytetërimin e tyre. Përse duan të trullosin me katastrofën e urisë një popullsi që nuk i bën keq ndokujt me asnjanësinë e saj? Asnjë arsye nuk mund ta përligjë bllokimin e Vlorës.

A nuk është e vërtetë që aty vërtiten trupa të Xhavit pashës?

ISMAIL QEMALI: Janë thjesht ushtarë të çrregullt në gjendje të mjerë, që nuk përbëjnë asnjë shqetësim ushtarak. Xhavit pasha ndodhet në Lushnje afër Shkumbinit në kushte vërtet tragjike dhe nuk mund të ndërmarrë asnjë lloj veprimi kundër grekëve, as t’i dëbojë nga pozicionet që kanë kapur. Të paktën tani, grekët zotërojnë Sarandën dhe të gjitha pikat e bregdetit të bllokuar. Ata kanë deklaruar se nuk do ta prekin Vlorën, sepse ky është vullneti i dy fuqive të Adriatikut, prandaj nuk duhet t’i bien në qafë asaj me pretekstin e bllokadës. Shpresoj të bëj të ditur arsyet humanitare që kërkojnë heqjen e bllokadës.

Pastaj, Qemal beu më kërkoi t’i tregoja të rejat e fundit nga Konferenca e Londrës për Shqipërinë. Përsa u përket kufijve jugorë të Shqipërisë, i shpjegova se cila ishte teza e grekëve, të cilët kërkonin Korçën, Këlcyrën, Tepelenën si dhe Gjirokastrën e Sarandën.

ISMAIL QEMALI: Po kjo është si t’i presësh krahët e këmbët Shqipërisë (thirri Qemal beu). Të shpresojmë se vullneti i Evropës, i cili një ditë do të triumfojë, do të çojë në integritetin e popullatave që janë shqiptare të pastra. Është vërtet e çuditshme që grekët mendokan të marrin edhe Korçën!

Cilat janë marrëdhëniet e tanishme mes Turqisë dhe Shqipërisë?

ISMAIL QEMALI: Janë krejtësisht paqësore. Kemi marrë në Vlorë komunikatën zyrtare të Vezirit të Madh, me të cilën njihet pavarësia shqiptare dhe e drejta e flamurit tonë. Me këtë mori përgjigje fyerja e madhe, që trupat e Xhavit pashës i bënë flamurit tonë në Tepelenë. Qeveria turke nisi një hetim dhe i bëri me dije mytesarifit të Beratit se ajo e njihte tashmë autonominë tonë dhe u kërkoi autoriteteve të fundit turke të mbetura në territorin shqiptar të respektonin emblemën tonë.

A u zgjidh çështja e princit të shtetit tuaj?

ISMAIL QEMALI: Oh! Çështja e pretendentëve të fronit, apo e principatës së Shqipërisë ka rrezik të fryhet tej mase. Pata rastin të takohem me Dukën e Montpensierit, i cili me ndihmën e tij humanitare më nxori nga gjendja e çuditshme në të cilën ndodhesha. Natyrisht, i shpreha atij gjithë mirënjohjen time për këtë akt fisnik dhe i thashë se Shqipëria do ta kishte për nder nëse do të kishte në krye të saj pasardhësin e një familjeje të shquar dhe historike. Por i thashë gjithashtu, për hir të sinqeritetit, se ende nuk ishte koha për të menduar mbi çështjen e princit, e cila do të duhej të zgjidhej më vonë.

Ç’mendoni, Shkëlqesi, mbi çështjen e Shkodrës?

ISMAIL QEMALI: Mund ta merrni vetë me mend. Mendoj se çështja e Shkodrës është tani në rrugën e zgjidhjes. Qëndrimi i Malit të Zi nuk më duket se ka shanse për sukses. Janë mjaft të njohura arsyet se përse Shkodra duhet t’i mbetet Shqipërisë. Fuqitë e Mëdha, të cilat e kuptojnë plotësisht nevojën e një vendimi të tillë, kanë rënë tashmë dakord ta bëjnë Malin e Zi të tërhiqet.

A e keni lexuar telegramin e mbretit Nikollë, i cili flet për kështjellën e krishterimit që duhet t’i kundërvihet islamizmit?

ISMAIL QEMALI: Pikërisht këtu qëndron edhe dobësia e tezës malazeze. Si mund të mendojë mbreti Nikollë të imponojë me armë dhe me dhunë konvertimin fetar të myslimanëve shqiptarë? A e ka menduar ai se duhet të përgatitet për shumë e shumë luftra të përgjakshme? Megjithatë, unë besoj se më në fund Mali i Zi do të tërhiqet përpara vullnetit të Evropës. Jam i gëzuar, – përfundoi Qemal beu, – që munda të dal nga Vlora për të mbrojtur më tej të drejtat e Shqipërisë në kryeqytetet evropiane, në qytetin tuaj e sidomos në Londër. Me sa duket Peja, Prizreni dhe Gjakova janë të humbura, por ka disa territore që ende mund të shpëtohen. Dhe këtë do të përpiqem të bëj me besimin tek të drejtat e shenjta të popullit tim.

Pas disa ditësh, Ismail Qemal beu do të niset për në Londër. Atje ai do të përpiqet të mbrojë çështjen e paqes jo vetëm në interes të vendit të tij, por sadopak edhe të Evropës, e cila, në çështjen shqiptare, mund të shohë dështimin e përpjekjeve të saj për ruajtjen e paqes. Ai po fillon kështu një pelegrinazh politik nëpër kryeqytetet e Evropës, ku Roma është etapa e parë e rëndësishme.


Një replikë me Sali Berishën

Nga Elvin Luku

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një koment në faqen e tij zyrtare në Facebook, më akuzon se:

1. Jam gazetar i bindur i Koço Kokëdhimës;

2. Kam rënë pre e presioneve të Edi Ramës;

3. Jam kërcënuar nga Emiljano Shullazi…

Ka akoma!

Sipas tij, nën trysninë e këtyre tre personave, unë kam ndikuar te bashkëshortja ime, Prokurorja që nisi hetimet kryesisht për akuzat e Dritan Zaganit, mbi eprorët e tij, për pushimin e kësaj çështje…

Vijon…


…të gjitha këto akuza publike i bazon në një mesazh që i ka mberritur në imbox-in e faqes së tij në Facebook, në kuadër të nismes “Qytetari Digjital”.

Uauuu…, çfarë guximi “intelektual”!

Përtej hilaritetit, si gazetar, kam detyrimin profesional të sqaroj publikun dhe ndjekësit në rrjetet sociale se personat e sipërpërmendur nuk i kam takuar kurrë më parë, veçse në ndonjë kronikë, shkrim apo ndonjë koment në Facebook.

Së dyti, Doktori si intelektual që është duhet te dijë, se kush ka pak respekt për deontologjinë e profesionit të vet, e ka parim primar respektimin e pavarësisë së vendimarrjes edhe në profesionin e tjetrit.

Kjo do të thotë se, as ka ndodhur dhe as do të ndodhë që unë të ndërhyje për vendime apo gjykime në punën e bashkëshortes sime!

Kaq, për të parën!

Për të dytën, Doktor, ju kujtoj se Prokurorja që ju akuzoni sot, është e njëjta që hetoi së fundi të ashtëquajturin “Skandalin e Doganave” mbi shmangien e akcizes, që i kushtoi shtetit një dëm mbi 2 mln euro. Në këtë çështje u arrestua edhe Zv.Drejtorja e Përgjithshme Doganave, Lula Njebza, të cilën ju vetë e keni akuzuar në Kuvend, si dhe gjashtë zyrtarë të tjerë.

Sot, ndërsa hetimi vijon, pesë prej të akuzuarve, prej të njëjtës Prokurore që ju shenjestroni, janë lënë nga gjykata në arrest me burg, ndërsa dy të tjerë në arrest shtëpie.

Për hetimin e këtij skandali në dogana, kryetari i Partise Demokratike, Lulzim Basha, ka shprehur falenderimin e tij të posaçem për Prokuroren në fjalë, në intervisten e fundit në emisionin “Opinion”.

Ndërsa sot, kur e njëjta Prokurore vendos pushimin e një çështje, që nuk shkon me interesat e partisë suaj, ju Doktor dhe kryetari yt Basha, e cilësoni si “mercenare të pushtetit”.

Kjo është jo serioze për një ish-kryeminister dhe një aspirant për kryeminister…

Është standard i dyfishtë!

Së dyti, Doktor, unë jam një nga mbeshtetesit më të fortë i mediave sociale, ose medias së qytetarit (mjaft të bësh një search në Google). Respektoj opinionin e gjithësecilit. Dhe, një prej ndjekësve tuaj në këto rrjete ju ka dërguar një informacion, mbi të cilën ju bazoni këtë konspiracion, që, edhe Kastriot Myftari do ta kishte zili…

Ju jeni një ish-kryeminister, njeri i librave, një figurë publike, dhe si i tillë e keni detyrim profesional dhe moral, të verifikoni burimet që citoni, aq më tepër kur mbi to, bazoni gjithë argumentet tuaja.

Intelektuali ka përgjegjësinë e fjalës, veçanërisht, kur artikulohet në publik. Ju keni një zyrë shtypi në PD. Disa prej zëdhënësve tuaj i njoh për shkak të profesionit, të tjerë, kanë kryer studimet e larta në të njëjtin grup me mua në UT.

Mund të kërkoni edhe ndihmën e tyre për informacione mbi shkollimin dhe karrierën time.

Kjo është njëra mënyrë…

Tjetra, duke njohur kufizimet që ju vijnë edhe për shkak të moshës, për t’iu rikthyer sërisht kërkimeve, po ju ndihmoj me një informacion të përmbledhur, që të mos mërzisim dhe lexuesit e Facebook-ut e portaleve, me CV-ne time:

– Kam mbaruar studimet në shkollën e mesme “Asim Vokshi”,

dega anglisht;

– Kam kryer studimet universitare në UT, dega “Gazetari dhe Komunikim”, në nivelin bachelor, ku jam vlerësuar nga Ministria e Arsimit (në kohen tuaj) me medalje ari…;

– Kam kryer studimet e DND-së dhe kam një Master për “Marrëdhënie me Publikun”, në UT…;

– Aktualisht, ndjek Shkollën Doktorale në Dep. “Gazetari dhe Kom.”, Fakulteti Histori-Filologjik në UT. Po zhvilloj një kërkim “Mbi talk shoë-n në Shqipëri”, me udhëheqës, Akademik Artan Fugën;

– Në vitin 2007 kam filluar punë me kohë të plotë në “TV Ora Neës”, si gazetar…;

– Që prej Janarit 2009 e deri më sot punoj si gazetar me kohë të plotë në TV satelitor kombëtar “Vizion Plus”…;

– Gjatë karrierës sime si gazetar jam aktivizuar në shtypin e shkruar si opinionist në gazetat “Shqip”, “Standard”, “Shekulli”, “Tema”, etj…, dhe në portalet online “Observatori Europian i Gazetarisë”, “Kosova info”, “Telegraf” (Kosovë), “Shenja” (Maqedoni) etj…

– Gjithashtu, në cilësinë e kerkuesit shkencor, jam një botues i rregullt në revistat shkencore të Departametit të Gazetarisë dhe Komunikimit në UT, si dhe pjesëmarrës në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare…

Së treti, Doktor, m.q.s ju keni marrë dhe nismen “Qytetari Dixhital” dhe keni ndërmend të botoni dhe një libër, si kërkues i komunikimit dhe mediave të reja, më lejoni t’iu jap një keshillë: Rrejtet sociale janë mediat që do të demokratizojnë shoqërinë, madje, dhe vetë pushtetin e katërt.

Por…, kujdes!

Kur nuk përdoren si duhet, siç thotë dhe Umberto Eco, rrezikojnë që të kthehen në “mjete komunikimi që u japin të drejtën e fjalës budallenjve…”.



Frikë në Europë: Mbërrin “Zika”, virusi që nuk i gjendet kura

Virusi “Zika” që ka shkaktuar tmerr në Amerikën Latine ka mbërritur në Europë. CNN raporton se, tre raste janë zbuluar në Britaninë e Madhe në tre persona që kishin udhëtuar në Kolumbi, Surinami dhe Guajana.

Ky virus shkakton keqformime te të porsalindurit. Deri tani nuk është gjetur kura për shërimin e tij.

Ai nuk transmeton nga njeriu te njeriu. Mbartës dhe transportues i saj është një mushkonjë e quajtur Aedes Aegypti, që rritet në Amerikën Latine. 22 vende të këtij kontinenti janë prekur deri tani nga virusi i tmerrshëm.


Kur deputetit “Kaubojs” i thurin edhe vjersha...
Deputetit të Lezhës Eduart Ndocaj, i njohur ndryshe si deputeti “kaubojs”, kohët e fundit i janë shtuar shumë ndjekësit dhe fansat për shkak të shumë veprave të mira që ai po kryen.

Por për të, fansat kanë bërë edhe këtë vjershë të cilit janë kanë kushtuar përfaqësuesit të tyre në Parlament:


“Nje djal i ri nga manatia

rrit fukara si tan shoqnia

ne emigrim doli qysh fmi

me rrugullu pak ekonomi


Prej shum vitesh ne itali

atje ka vu bisnesin e ti

vendlindjen asht kthy me pa

sot po nimon qdo fukara


Erdh nje dit dhe pa u menu

vendos lezhen me e perfaqsu

sot n,parlament deputet

jo me lek t,popullit po me lek t,vet


Se kush asht tetan e dini

dhe un emrin po ja tham

ku pra asht Eduart Ndocaj

veq respekt per ta un kam”



I jep 2 mijë lekë policit të mos i marrë patentën, ai i vë prangat

Një 34-vjeçar u ndalua pasi tentoi t’i jepte një polici rrugor 2 mijë lekë të reja. Policia tha se, Kristjan Sulo u ndalua rreth orës 5 të mëngjesit, teksa po drejtonte automjetin në gjendje të dehur, në rrethrrotullimin e Saukut të Vjetër, pranë “Arena Club”.

Ai ishte në drejtim të një “Golf 5” dhe pas matjes së bërë me aparatin tip “DRAGER”, rezultoi se, kishte konsumuar alkool në masën 0.44 mg për liter.

Sipas ‘Kodit Rrugor’ për këtë sasi alkooli ka masë ndëshkuese administrative gjobë dhe tërheqje të patentës. Gjatë komunikimit që ky shtetas ka bërë me punonjësin e policisë të Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore në Tiranë, i ka dhënë një kartmonedhe 2000 lekëshe në këmbim të mos bllokimit të lejes së drejtimit të automjetit.

Por punonjësi i policisë nuk i ka pranuar paratë dhe i ka vënë prangat. Ky moment duket se është dokumentuar edhe nga pamjet filmike të kamerave që mbajnë punonjësit e policisë, veçanërisht në postblloqe.

Tiranë: Bashkia aksion në Petrelë e Kombinat, çliron hapësirat publike
Petrela e Kombinati kanë qenë sot në qendër të punës së Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit , për çlirimin e hapësirave publike. Sipas bashkisë, ky aksion po realizohet paralelisht me aksionin në disa njësi administrative, për t’i kthyer ato në shërbim të komunitetit.

Një nga aksionet u përqendrua në fshatin Daias të Njësisë Administrative Petrelë, ku IMT-ja shembi një banesë njëkatëshe, e cila ndodhej në proces ndërtimi e sipër.

Nga verifikimet rezultoi se objekti po ndërtohej pa leje ndërtimi dhe asnjë dokumentacion tjetër lidhur me ndërtimin e tij. Objekti ndodhej pranë ambienteve të shkollës së Daiasit dhe ndërhyrja e inspektoratit erdhi pas njoftimit të mëparshëm të bërë nga IMT.

Në Njësinë Administrative nr. 6, rruga "Besim Alla", IMT, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, prishën një tjetër konstruksion ndërtimor, i cili prej vitesh kishte zënë hapësirën publike dhe përdorej për parkim nga banorët e zonës.

Pas denoncimeve lidhur me zënien e kësaj hapësire publike në mënyrë të paligjshme, IMT bëri të mundur çmontimin e këtij konstruksioni dhe kthimin e kësaj hapësire publike në funksion të banorëve.

Në kuadër të zhvillimit të projektit për ndërtimin e Pazarit të Ri, IMT ndërhyri me pastrimin e disa ndërtimeve që pengonin zhvillimin e zonës. Aksioni uzhvillua në Sheshin "Avni Rustemi”, Njësia Administrative nr. 2, ku IMT së bashku me Policinë Bashkiake kanë ndërhyrë për shembjen e disa magazinave e dyqaneve të boshatisura.

Ndërkaq, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit ka ndërhyrë edhe për lirimin e hapësirave pranë Gjykatës së Shkallës së Parë. Bashkia ka shtuar se, aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje nga IMT do të vijojë dhe njësi të tjera administrative./shqiptarja.com/

Foto: Nju Jorku paralizohet nga stuhia, anulohen 10 mijë fluturime

Shteti i Nju Jorkut është goditur ditën e sotme nga një stuhi dëbore, e cila ka prekur kryesor bregun lindor, duke çuar në të paktën 12 viktima dhe anulimin e 10 mijë fluturimeve, në një kohë kur një numër i lartë aksidentesh rrugore janë shënuar në vend.

Njëkohësisht është anuluar transporti publik dhe hekurudhor në të gjithë vendin, ndërsa ANSA publikon foto në zona të ndryshme të prekura nga stuhia Jonas.
Konsumonin kokainë në lokal, policia arreston dy persona

Policia arrestoi dy persona që u kapën duke marrë kokainë në një nga lokalet e kryeqytetit. Ata janë Tomorr Hasanaj, 29 vjeç dhe Agustin Leka, 47 vjeç, pronar i lokalit ku konsumohej lënda narkotike.

Policia tha se, si prova u sekuestrua një kartë bankomati që përdorej për të ndarë kokainën në doza dhe një kartmonedhë 50 euroshe që përdorej për thithjen e saj.


Fotolajm: Si i përballon temperaturat e ulëta ky lypës në Tiranë?

Këto ditë të ftohta janari bëhen edhe më të vështira për endacakët dhe të pastrehët. Ja tek shohim një njeri me aftësi të kufizuara, teksa është mbështjellë vetëm me krahët e tij në këto ditë të ftohta dimri.




Vjes sërish Shkëndija me foto provokuese

Shkëndije Mujaj është mbështetur fort me të pasmet e saj në xhamin e hotelit ku po qëndron. Ka vendosur t’i çmend të gjithë…




Kur Europa të bëhet fortesë, a e ka Ballkani gati planin B për refugjatët?

Çfarë do të thotë konkretisht kufiri maksimal për refugjatët i miratuar së fundmi në Vjenë? Thjesht një vlerë orientimi, si pretendon Partia Socialdemokrate Austriake? Apo do t‘i vihet lloza kufirit jugor sapo të arrihet kufiri i planifikuar i 37.500 refugjatëve që kanë kërkuar azil? Në një kohë që Europa ende vret mendjen se si do të veprohet në të ardhmen, në itinerarin ballkanik ndjehen ndërkohë shqetësimet: Në Serbi, Maqedoni, Kroaci, Slloveni kanë filluar të skicohen skenarë apokaliptikë, sipas të cilëve shtetet që ndodhen nga kufiri i mbyllur i Austrisë do të jenë në pozicionin e një sanduiçi me vazhdimin e fluksit të pandalur nga Egjeu. Një kamp pritjeje për refugjatët – këtë nuk e do asnjë nga ish-Republikat jugosllave.



Kundër ligjit, por…

Që në momentin që Austria mbyll kufijtë, vendet e Ballkanit lejojnë të kalojnë vetëm ata migrantë që deklarojnë me shkrim se kërkojnë të aplikojnë për azil në Gjermani dhe Austri.

“Kjo është kundër konventave ndërkombëtare, por ne do të veprojmë kështu”,- deklaroi ministri i Brendshëm kroat, Ranko Ostojić në një konferencë shypi të enjten (21.01) Gjithçka varet tani nga Gjermania.

“Kroacia është një vend tranziti dhe nuk do të jetë një vend hotspot. Kriza duhet zgjidhur në kufirin mes Greqisë dhe Turqisë”,- thotë ministri i Brendshëm kroat. Se ç’nënkuptojnë rregulloret e reja u kuptua që të enjten (21.01), kur policia sllovene shoqëroi duzina imigrantësh që nuk kishin si destinacion Austrinë e Gjermaninë për të kërkuar azil.

Pavle Kilibarda nga Qendra e Beogradit për të Drejtat e Njeriut nuk është i habitur me këtë panik dhe mënyrë veprimi të shteteve ballkanike. Të gjitha këto shtete e dinë se rregulloret e reja janë në kundërshtim me konventën e Gjenevës.

“Por vendet e Ballkanit orientohen nga vendet e mëdha të BE-së. Kur e thyejnë ato të drejtën ndërkombëtare, vendet ballkanike gjejnë kështu një justifikim praktik për të shkelur vetë konventën”.

Të martën Maqedonia mbylli për 48 orë kufijtë me Greqinë me pretendimin se në Slloveni ka pasur një defekt hekurudhor, që Lubjana e hodhi poshtë menjëherë. Madje vetë kreu i qeverisë serbe, Aleksandar Vučić, përkrahësi më i fortë i politikës së mirëseardhjes të Merkelit në rajon, duket se po lëkundet. Serbia mund të kujdeset maksimumi për 5.000 refugjatë, ndryshe nuk e përballon dot ekonomia serbe.

Plani B i Ballkanit do të tregojë po aq shpirtvogëlsi si i pari, thonë ekspertët. Nëse më parë migrantët lejoheshin thjesht të kalonin për në veri, tani ata do të shkojnë në ekstrem dhe do të mbyllin kufijtë.



Refugjatët të ndihmohen por…

Situata politike në këto vende e bën gjendjen edhe më delikate. Kryetari i opozitës sllovene, Janez Janša sulmon qeverinë liberale hapur. Mbyllja e kufijve në Austri do të thotë që refugjatët të qëndrojnë në Slloveni. Me këtë kërcënohet ekzistenca e vendit, thotë ish-kryeministri slloven.

Në Kroaci koalicioni konservator, i sapoardhur në pushtet kërkon një politikë shumë më rigoroze kundër refugjatëve. Në Serbi e Maqedoni zhvillohen zgjedhje të parakohshme, ndoshta më 24 prill. Elitat politike do të dëgjojnë me shumë vëmendje opinionin public, mendon aktivisti për të drejtat e njeriut, Kilibarda.

“Opinioni publik në Ballkan duket tolerant, refugjatët në gjendje mjerimi duhen ndihmuar thuhet, por ata nuk duhet të qëndrojnë këtu sepse ne vetë jemi të varfër”. Kilibarda beson se në rast ekstrem qytetarët do të mbështesnin ngritjen e një gardhi me gjemba në kufi se sa pritjen e refugjatëve. Kjo do të kishte një efekt domino në vendet ballkanike.



Parajsë për kontrabandistët

Sa shpejt mund të ndodhë kjo u tregua në nëntor, kur Sllovenia, Kroacia, Serbia e Maqedonia vendosën të lejojnë udhëtimin tranzit vetëm refugjatëve nga vendet e luftës. Sipas tyre vetëm qytetarët nga Siria, Iraku e Afganistani e plotësojnë këtë kusht. Eritreasit për shembull nuk e plotësojnë këtë kusht sipas tyre, megjithëse atyre në Gjermani praktikisht gjithmonë u njihet azili.

Por kontrollet sipas një selektimi të tillë kanë korridoret e tyre të hapura. Jo vetëm që numri I të ardhurve nga Afrika veriore është rritur në mënyrë drastike, aktivisti Kilibarda raporton se ai e kolegët e tij kanë përditë nga marokenët e iranianët kërkesa për ndihmë ligjore. Fundjavën e shkuar policia serbe arrestoi pesë serbë që po kontrabandonin njerëz nga Tuqria, Somalia, Nigeria, India e Sri Lanka.

Opinionisti slloven Uroš Esih është pesimist. “Korridori humanitar do të kthehet brenda natës në një minierë ari për kontrabandistët. Kështu tek fortesa Europë do të hyjnë vetëm ata që kanë para për të paguar kontrabandistët”,- shkruan ai për portalin “Večer”.

Kështu me kufirin maksimal të vendosur në Austri itinerari ballkanik nuk është më itinerar i zakonshëm për në Europë. Kontrabandistët që tani kanë filluar të fërkojnë duart./DË/

Kosto e përmbytjeve: Natyra lëshon kuponin 35 mln euro në vit


Yüklə 6,39 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   27   28   29   30   31   32   33   34   ...   352




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə