Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu



Yüklə 6,39 Mb.
səhifə28/352
tarix09.08.2018
ölçüsü6,39 Mb.
#62147
1   ...   24   25   26   27   28   29   30   31   ...   352

Nga Dusica Tomovic
Anëtarët e Parlamentit Europian kanë kryer 155 ndryshime te një draft rezolutë mbi Malin e Zi, që do të diskutohet në shkurt, kryesisht duke nxitur Podgoricën të zgjidhë problemin e korrupsionit, akuzat për blerje votash dhe çështjen e privatizimit të Telekomit shtetëror.

Rezoluta e hartuar nga Komitetit i Çështjeve të Jashtme i Parlamentit nxiti edhe një herë një investigim për çështjen e regjistrimeve audio. Deputeti suedez, Jasenko Selimoviç e nxiti Malin e Zi ta bëjë këtë gjë përpara planifikimit të zgjedhjeve këtë vit.

Çështja shpërtheu në shkurt 2013 pasi media publikoi transkipte të përgjimeve të zbuluara në takimet e Partisë së Social Demokratëve, DPS.

Në zbulime, zyrtarët e partisë premtonin vende pune dhe kredi për mbështetësit dhe donatorët e fushatës zgjedhore.

Prokuroria në Podgoricë ka kryer tashmë një investigim mbi akuzat e abuzimit me fondet shtetërore dhe abuzimin me detyrë në fushatën e DPS, drejtuar nga kryeministri Milo Djukanoviç, por vendosi që nuk kishte pasur shkelje.

Rezoluta thekson se pavarësisht ndryshimeve pozitive në legjislacion, korrupsioni mbetet një shqetësim serioz në Malin e Zi dhe mirëpritet krijimin i zyrës së Prokurorit të Posaçëm me detyrën e luftës kundër korrupsionit.

Parlamenti tha se ishte i shqetësuar me numrin e dënimeve përfundimtare në çështjet e krimit të organizuar dhe se asetet e sekuestruara ishin ende të ulëta. Gjithashtu se kërkohej bashkëpunimi mes gjyqësorit dhe policisë.

Deputeti austriak Lunacek dhe ai britanik Reintke kanë kërkuar për fillim të hetimeve dhe ndjekje penale për çështjet e nivelit të lartë përfshirë akuzat për pastrim parash nga Prva Banka, që zotërohet nga vëllai i kryeministrit Djukanoviç, Aco Djukanoviç.

Banka shtetërore e privatizuar në vitin 2006 u shit te familja e Djukanoviç. Qeveria e tij që atëherë ka depozituar sasi të mëdha të parave shtetërore në të ndërsa opozita dhe disa OJQ e kanë akuzuar bankën për pastrim parash të krimit të organizuar dhe kredi të këqija për kriminelët dhe aleatët e Djukanoviç.

Kur këto kredi nuk u shlyen, Djukanoviç i dha kredi bankës në vitin 2008 duke e detyruar parlamentin të miratonte një ligj special që i dha 40 milionë euro.

Një investigim nga Projekti për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, OCCRP, tha se nuk kishte prova që kreditë e dhëna nga shteti ishin shlyer dhe se për të ofruar paratë e nevojshme për bankën Djukanoviç shiti kompaninë energjetike shtetërore dhe ia dha paratë bankës.

Banka nuk u hetua kurrë nga autoritetet malazeze.

Disa ndryshme në rezolutë shprehnin shqetësimin për vonesat në hetimin e privatizimit të firmës së Telekomit në vitin 2005.

Në vitin 2012, parlamenti malazez nisi një hetim për korrupsion në privatizimin e Telekom pasi autoritetet amerikane thanë se kishin informacion se disa zyrtarë malazezë kishin marrë ryshfet për të siguruar pranimin e ofertës për Telekom.

Komiteti parlamentar e përfundoi punën nëntë muaj më vonë pa nxjerrë asnjë konkluzion./BIRN/
Ç’ka na bëre moj Vildane...

Vildane Zeneli vazhdon të jetë provokuesja më e madhe shqiptare në rrjetet sociale. Modelja llapjane që jeton në Amerikë “goditi” përsëri me një foto të nxehtë në këto temperatura të ftohta.


Testimi: Gjysma e mësuesve në Tiranë duhet të përmirësohen
Nga testimi mësuesve që u bë në kryeqytet rezultoi se rreth gjysma e tyre kanë nevojë për trajnime dhe përmirësime në cilësinë e punës.
Vetëm 4 % e mësuesve u vlerësuan maksimalisht, ndërsa me më shumë probleme rezultojnë mësuesit e ciklit parashkollor. Pas Tiranës, testimi do të zhvillohet nesër në të gjithë vendin, ku do të marrin pjesë 16.572 mësues.

Testimi që u krye në Tiranë, tregoi se gjysma e stafit mësimor në kryeqytet ka mangësi në mënyrën e mësimdhënies, planifikimit dhe komunikimit dhe kanë nevojë për t’u kualifikuar dhe përmirësuar standartët e punës së tyre. Instituti i zhvillimit të arsimit në raportin përfundimtar ka sqaruar se në këtë testim ku morën pjesë 1651 mësues dhe drejtues vetëm 4 % mësuesve u vlerësuan maksimalisht në të gjithë komponentët e testit. Rezultatet më të dobëta i kanë patur mësuesit e ciklit parashkollor. Zëvendësministrja e arsimit Nora Malaj tha se testimi ditën e shtunë do të shtrihet në të gjithë vendin.

“Qëllim i këtij monitorimi nuk ka lidhje fare me problematika që shfaqen shpesh herë në lidhje me lëvizjen e mësuesve apo situata të tjera punësimi. Por kanë të bëjnë me hartën që Ministria e Arsimit dhe e Sportit po ndërton për nevojat e formimit profesional të mësuesve dhe për instrumentat matës dhe realizimin e disa nga standardeve dhe cilësive që ministria e Arsimit ka”, tha Nora Malaj, zv. Ministre e Arsimit.

Janë 16 .572 mësues dhe drejtues të cilët do të vlerësohen nga instituti ditën e shtunë. Ministria e Arsimit kërkon të identifikojë se cili është niveli aktual i stafeve pedagogjike në vend, çka lidhet ngushtë me performancën por edhe rezultatet e nxënësve shqiptarë në arsimin parauniversitar./Top Channel/



Berisha: Mesazhet e Tahirit në celularin e vrasësit. Pse s’arrestohet ministri?
“Mesazhet e Saimir Tahirit u gjetën në celularin e të arrestuarit për vrasje”. Kështu shkruan në profilin e tij, ish-kryeministri Sali Berisha, pas arrestimit të oficerit të Shërbimit Informativ Shtetëror, një ditë më parë.

“Dy standarte! Dyftyrësi e Edi Rames!

Oficeri i shërbimit inteligjent që informoi vrasësit, me të drejte u arrestua! Po Saje qorri, që i dërgoi sms Memushit, nuk arrestohet?

Të dashur miq, dje prokuroria prangosi në një operacion për t’u përshëndetur, oficerin e SHISH Florian Bushi, njëkohësisht vëllai i avokatit direkt të Edi Rames, Ermal Bushi, si kriminel që kishte informuar vrasësit për vendndodhjen e viktimave të tyre.

Por burime informacioni bëjnë me dije se ne celularin e Memushit, të arrestuar me akuzën e vrasje të fundit në Fier të Denis Kasajt dhe plagosjen e Kelmend Kastratit, janë gjetur edhe mesazhe të Saje qorrit, që e implikojnë thellë Sajën në këtë krim. Mësohet se Saje qorri këto ditë do të kërkoje të hetohet…!”, – shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në profilin e tij në Facebook.

Videolajm: Plakat më sportive në botë, shikoni ç’u bëjnë hekurave
Këto dy zonja pak të thyera në moshë në Shqipëri do të thirreshin thjesht “nënje”, por ato nuk janë si plakat tona... Ose më mirë këto janë plakat më sportive që mund të keni parë. Për to, mbajtja e fizikut në formë nuk njeh moshë.

Shikoni ç’u bëjnë ato hekurave të stërvitjes. Videoja po bën namin në rrjetet sociale.


Video: Thaçi sot i përkulet mbi varr, dje donte dënimin e Rugovës
Hashim Thaçi sot i përkulet mbi varr ndërsa para disa vjetësh kërkonte dënimin e Ibrahim Rugovës. Siç dhe shihet në videon e mëposhtme, ish-drejtuesi politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte kundërshtar i ashpër i Rugovës.

Ai e kishte akuzuar vazhdimisht ish-presidentin për tradhti.

Mirëpo, sot pos që është në koalicion me partinë e themeluar nga Ibrahim Rugova, ai në festa kombëtare e në ditë të shënuara viziton varrin e tij.

Kështu ndodhi edhe në 10-vjetorin e vdekjes së ish-presidentit të Kosovës./Blic/



Tjetër tragjedi në Egje: Mbyten 21 emigrantë, mes tyre 6 fëmijë
Në detin Egje u regjistrua sot tragjedia e radhës me emigrantë. Më shumë se 50 vetë u fundosën pranë ishullit grek Pharmakonisi.

21 persona humbën jetën, nga të cilët 6 ishin fëmijë. Varka me të cilën ata udhëtonin u përplas me shkëmbinjtë.

Roja kufitare greke ka nisur kërkimet për të gjetur trupat e të zhdukurve. Prej disa muajsh tragjedi të tilla të Egje janë bërë të zakonshme.

Emigrantët vijnë nga vendet e Lindjes së Mesme.

Kalojnë përmes Turqisë për në Greqi dhe më pas ndjekin rrugën drejt Perëndimit.
Ja inspektori i SHISH që shiste informacion te grupi kriminal
Ky është Florian Bushi, inspektori i Shërbimit Informativ Shtetëror, që dyshohet se ka furnizuar me informacione sekrete grupin kriminal ku dyshohet se bënte pjesë Ilir Memushaj, tashmë i arrestuar si bashkpëunëtor në një vrasje. Për këto dyshime, Gjykata e Krimeve të Rënda i caktoi inspektorit Bushi masën e sigurisë “arrest me burg” deri në përfundim të hetimeve.
Seanca gjyqësore u zhvillua me dyer të mbyllura nga gjyqtari i vetëm Dritan Hallunaj.

Në sallën e gjyqit, mësohet se i arrestuari Bushi nuk ka preferuar të flasë për akuzën e ngritur nga prokuroria “korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.

Edhe në mometin e parë të arrestimit, mësohet se Bushi nuk ka preferuar të japë shpjegime se si kanë përfunduar në telefonin e Ilir Memushajt, kopje të përgjimeve parandaluese që kryente institucioni i SHISH-it, raporton “ABC”.

Ndërkohë, Eno Bushi, avokati mbrojtës, njëherazi vëllai i të arrestuarit, kërkoi lirimin nga qelia, me argumentin se prokruoria nuk provon faktin se është pikërisht vëllai i tij ai që i ka nisur fotot me transkiptimet e përgjimeve Memushajt.

Nga ana tjetër, prokurori Besnik Muçi kërkoi nga togat e zeza që inspektori Bushi të mbetet në qeli, për shkak të veprës së rëndë penale që dyshohet se ka konsumuar, si dhe dyshimet për prishjen e provave, nëse ai lirohet nga burgu.

Sipas prokurorisë, inspektori Bushi punon prej vitesh pranë Shërbimit Informativ Shtetëror, në sektorin e luftës kundër trafiqeve.

Gjatë kësaj kohe, prokuroria pretendon se SHISH, për llogari të hetimeve parandaluese të ngjarjeve kriminale, po përgjonte një grup nga Fieri të dyshuar për trafik droge.

Në mesin e të përgjuarve ishte edhe Denis Kasa, që mbeti i vrarë në atentatin e mbrëmjes së 8 janarit në fshatin Mbrostar, në rrugën Fier-Vlorë.

Të gjitha lëvizjet e tij dhe komunikimet që kryente në telefon, inspektori Bushi i dispononte dhe dyshohet se me anë të fotografive, ia ka dërguar shtetasitr Ilir Memushaj, që dyshohet se bënë pjesë te nje grup tjetër kriminal, rival i viktimës Kasa.

Në këto përgjime, sipas akuzës, që i janë gjetur Ilir Memushajt në telefon, inspektori i tregonte për makinat që Denis Kasa përdorte për lëvizje dhe biseda të tjera që ai kryente.

Sipas akuzës, në momentin e arrestimit të Memushaj, në telefonin e tij personal janë gjetur këto foto, që më pas nga verifikimi në zyrat qendrore të SHISH rezultonin se ishin përpunuar dhe zbardhur në kompjuterin e inspektorit Florian Bushi, i cili ka pranuar njohjen me Ilir Memushajn, tashmë i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e ndodhur në zonën e Fierit, ku u ekzekutua Denis Kasa dhe u plagosen dy shokët e tij.
Ja kush është prokurori që heton koncensionet e Ilir Beqajt
Më në fund, një muaj pasi vendosi nisjen e hetimeve, Adriatik Llalla vendosi të caktojë një prokuror për hetimin e qindra miliona eurove, në koncensionet e Ilir Beqajt. Endri Bimi, është prokurori që do të hetojë një nga dosjet, më me peshë në prokurori.

Menjëherë pas caktimit të hetimeve, prokurori kërkoi në Ministrinë e Shëndetësisë, dosjet e plota për 3 koncesionet.

“AbcNeës” raportoi se regjistrimi i procedimit penal është bërë për dy vepra penale, atë të “shpërdorimit të detyrës” dhe “shkeljes së barazisë në tendera”, por pa emra personash.

Shmanget në këtë mënyrë hetimi për akuzën e “korrupsionit” të dyshuar ndaj kreut të ministrisë së Shëndetësisë Ilir Beqja.

Tre janë koncesionet në hetim; kontrolli mjekësor falas apo “chek-up”-i që ka një vlerë prej 120 mln eurove, Hemodializa me vlerë 86 milion euro dhe sterlizimi i instrumentave kirurgjikale që kap shifrën e 100 milion eurove.

Endri Bimi është hera e parë që kalon në duar një dosje kaq “të rëndë”.

Në të kaluarën ai ka hetuar Aldo Hoxhën, hajdutin që vrau një grua në rrugë dhe Ervis Martinajn, personazhin e njohur të botës së krimit, i hetuar për disa lojra fati të paligjshme.
Bie alibia e Gjermenit, në kamerat e sigurisë shihet duke u konfliktuar me dy persona
Gjyqtari Artan Gjermeni është konfliktuar me dy persona dhe planët në trup i janë shkaktuar nga ky konflikt dhe jo nga të çarat me një llamarinë në garazh, siç pretendon ai. Në këtë konkluzion ka arritur policia e Tiranës, që në bashkëpunim me prokurorinë e Durrësit po hetojnë mbi ngjarjen.

Burime të policisë i thanë gazetës “Shekulli” se, nga kamerat e sigurisë së një biznesi pranë shtëpisë së gjyqtarit, në rrugën e “Elbasanit”, shihet se ai është konfliktuar me dy persona, pak minuta përpara se të mbërrinte në Qendrën Spitalore Universitare, “Nënë Tereza”, për të marrë ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për indentifikimin e etyre. Pavarësisht këtyre provave, Gjermeni ka këmbëngulur në versionin e tij se, është dëmtuar duke punuar në garazh.

Policia nuk gjeti njolla gjaku në garazh, por vetëm në makinën e tij tip “Smart”.

Në makinë u gjetën edhe 20 mijë euro, të cilat policia i ka sekuestruar, pasi gjyqtari nuk ka justifikuar dot burimin. Ai pretendon se, ato janë të ardhura të familjes dhe ka kërkuar zyrtarisht që t’i rikthehen.


Kompensimi i energjisë: Ja rastet kur pensionisti nuk përfiton
Një pensionisti kryefamiljar i ndëpritet kompensimi i energjisë elektrike, kur fëmija i tij fillon punë. E njëta gjë vlen për familjet që marrin ndihmë ekonomike, invalidët apo për familjet buxhetore me pagë nën 35 mijë lekë.

Në udhëzimin e ri të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Ministrisë së Energjisë, janë përcaktuar kriteret se kush do ta marrë kompensim, por dhe rastet kur do t’ju ndëpritet.

Gazeta “Shqiptarja.com” shkruan sot se, kur njëri nga fëmijët fillon punë, atëherë Insitituti i Sigurimeve Shoqërore bashkëpunon me Zyrën e Punës, në mënyrë që kompensimi prej 648 lekësh të ndërpritet.

Në rastin e pagesës së energjisë elektrike ose jo, ISSH-ë bashkëpunon me OSHEE për të parë nëse kategoritë që marrin kompensim nëse paguajnë energjinë. Gjithashtu, kompensimi ndëpritet edhe kur përfituesi fillon punë.

Pavarësisht skemës për kompensim, jo të gjithë pensionistët janë kompensuar.

Janë rreth 6 mijë persona që s’kanë marrë kompensim, pasi disa prej tyre janë pensionistë të rinj e disa të tjerë nuk kanë aplikuar.


Video: Rrëfehet Frederik Ndoci: Ja kush më bën të iki nga Shqipëria

Frederik Ndoci i ftuar këtë mbrëmje në “Neës 24”, ka shpjeguar arsyet pse ai ka vendosur të largohet nga Shqipëria, edhe pse ai thotë që do të jetë një ikje me kthim. Ndoci në videon e mëposhtme thotë se, nuk është mërzitur nga qeveria por nga populli ku bën pjesë. Ja çfarë tha Ndoci pak minuta më parë në “Neës 24”... Ndiqni videon:


Fëmijë i llastuar dhe histerik: 5 dëshmitë që tregojnë se ju e keni bërë të tillë!
Sigurisht që i mbani mend kohërat kur ende nuk keni qenë prind, dhe ju ka ndodhur që në vende publike të jeni dëshmitare e fëmijëve të llastuar që bërtasin, vetëm e vetëm t`i plotësojnë tekat e tyre vetanake.

Sigurisht që pas kësaj skene keni thënë me vete se fëmija juaj nuk do të bëhet i tillë?

Ne të gjithë mendojmë ashtu para se të bëhemi vetë prindër, dhe për një gjë të tillë jemi vetë fajtorë, pasiqë më poshtë do të lexoni 5 gabimet prindërore që mundësojnë llastimin e fëmijëve:

1. Gjithmonë shpejtoni për diku…

Nëse gjatë rutinës së përditshme jemi gjithmonë në ngutje, fëmija me siguri që është nën stres të vazhdueshëm, ngaqë edhe ju vetë jeni nën stres në situata të tilla. Ngutia dërgon mesazh të gabuar, e ai është se fëmijët nuk janë të denjë për kohën në të cilën jetojmë. Prandaj herën tjetër ndaloni pak, jepuni fëmijëve kohën e duhur që të hanë mëngjesin dhe të hanë vetë, kur të vijë koha për t`u nisur diku i “mbledhni” si në lojë e jo me nervozë, kur i vendoni në gjumë është mirë t`u tregoni ndonjë përrallë apo tregim nga jeta e juaj. Asgjë nuk do ju ikë, përveç fëmijërisë së fëmijëve tuaj.



2. Mungesa e orarit të gjumit

Gjumi nuk është diçka që mirëpritet nga fëmijët pasiqë kanë dëshirë të gjejnë arsyetime që të rrinë zgjuar edhe ca orë. Fëmijës që i mungon gjumi dhe pushimi, nuk është fëmijë i lumtur dhe qan për imtësirat më banale, andaj prolongimi i kohës së gjumit vetëm pse fëmija juaj ju lutet, apo edhe për arsye se keni punë ende të pambaruara, është rruga e sigurtë e krijimit të një fëmije të llastuar.



3. Orari i stërngarkuar

Shoqëria në të cilën jetojmë është gjithonë në ngutje dhe me orar të stërngarkuar, gjë që ndikon keq tek fëmijët tanë sepse e çrregullon rutinën e tyre të sigurtë. Kur të rriten, fëmijët shpeshherë i ngarkojmë më tepër se sa duhet me aktivitete të ndryshme dhe me evente që “nuk duhet ti humbasin”, me çka ndodh që të shmangen nga gjërat elementare dhe të rëndësisë primare. Nëse shpeshherë ua ndryshojmë rutinën të vegjëlve, provoni që ta bëni një gjë të tillë gradualisht.



4. Qëndrim i keq

Qëndrimi i keq i prindit është shumë i rëndësishëm pasiqë qëndrimi i fëmijës mvaret nga ai. Mos e nënvlerësoni ndikimin tuaj tek fëmija juaj, nëse dëshironi fëmijë të lumtur, bëhuni prindi që rezonon energji pozitive.



5. Mungesa e kontaktit të syve

Kontakti i thjeshtë i syve dhe koha që ua kushtojmë fëmijëve, mund të bëjnë mrekulli dhe të qetësojnë tensionin në situata të ndryshme kur fëmija është “në pëlcitje e sipër”. Veç kësaj, është mirë që kohën të cilën ua kemi kushtuar fëmijëve mos ta kalojmë duke shikuar në celular qoftë edhe për një minutë, apo të bëjmë ndonjë punë tjetër “ paralelisht”, fëmijët e meritojnë përkushtimin tonë të plotë.



6. “Shpërblejmë” qarjen

Askush nuk dëshiron të dëgjojë vajin dhe histerinë e një fëmije, dhe mund të dakordohemi të gjithë se vaji është tingulli më i tmerrshëm në univers. është më lehtë t`ia plotësoni tekat fëmijës sesa të dëgjoni gjithë atë dramë, mirëpo çfarë i mësojmë fëmijët me një veprim të tillë, pos atë se me histeri dhe me vaj mund të fitojnë çdo gjë që dëshirojnë. Fëmijët mësojnë shpejtë dhe menjëherë do e kuptojnë se mjafton një bërtimë për të marrë atë që dëshirojnë, andaj është më mirë të duroni vajin.


Frederik Ndoci: Si më internuan në Macukull në komunizëm

Këngëtari Frederik Ndoci, ka folur për divorcin e tij me gruan e parë. Ai e ka fajësuar ish-bashkëshorten për ndarjen: “Në një raport janë dy vetë dhe kur personi tjetër bën një faj të rëndë atëherë familja shkatërrohet”,- ka thënë këngëtari për “Neës24”.

Ndoci ka lënë të kuptohet se ka qenë ish-bashkëshortja e tij që ka gabuar dhe më pas ka shtuar: “Pavarësisht kësaj, unë nuk jam nga ata që rrahin gratë, mbaroi- mbaroi, jeta vazhdon”.

Ai ka treguar edhe për një incident që i ka ndodhur gjatë vitit 1983 kur u mor vendimi për përjashtimin e tij nga Akademia e Arteve.

“Unë punoja në grupi ‘Na bashkoi kënga popullore’, por pedagogët e mi komunistë vendosën që unë të përjashtohesha”. Por përndjekja e Ndocit vijoji edhe më tej ndërsa ai kujton se: “Në atë kohë u mblodh Kuvendi Popullor që të pezullonte aktivitetin tim për të bllokuar aktivitetin tim me ‘Na bashkoi kënga popullore’”.

Që pas asaj kohe Frederiku kujton se ai filloi të trajtohej si disident, “dhe prej Teatrit të Operas përfundova në Macukull. Më akuzonin si agjent të CIA-s dhe të UDB-së dhe nuk më lejonin të futesha në Televizion”- ka përfunduar rrëfimin e tij artisti Frederik Ndoci.



Kujdes si ecni në rrugë: Gjoba 500 - 2000 mijë lekë për shkelësit
Gjobat, për ata që nuk ecin sipas parashikimit të ligjit, varion nga 500 deri në 2000 mijë lekë. “GSH” raporton se: Në pikën katër të nenit 189 të Kodit të ri Rrugor, është përcaktuar se cilido që shkel dispozitat parashikuar në kod, si për këmbësorët edhe për drejtuesit e mjeteve, ndëshkohet me gjobë.

Në ligj këmbësoret detyrohen të qarkullojnë në trotuare, bankina, shëtitore dhe hapësira të tjera të caktuara për ta. Kur këto mungojnë, janë të zëna, të ndërprera ose të pamjaftueshme, duhet të qarkullojnë në buzën e karrexhatës në sens të kundërt me lëvizjen e mjeteve dhe në mënyrë të tillë që, të krijojnë një pengesë sa më të vogël për qarkullimin.

Jashtë qendrave të banuara, këmbësorët kanë për detyrë të qarkullojnë në sens të kundërt me atë të lëvizjes së mjeteve në karrexhata, me dy sense lëvizjeje dhe në buzën e djathtë në lidhje me drejtimin e lëvizjes së mjeteve, në rastin e karrexhatave me një sens lëvizjeje.

Këmbësorët që qarkullojnë në karrexhatat e rrugëve brenda dhe jashtë qendrave të banuara, pa ndriçim publik, kanë për detyrë të lëvizin në një rresht të vetëm.

Është e ndaluar për këmbësorët të kapërcejnë kryqëzimet në mënyrë diagonale dhe gjithashtu, ndalohet kapërcimi i shesheve jashtë vendkalimeve këmbësore, kur ato ekzistojnë.

Gent Strazimiri, Mero Bazes: Je në bllokun e Ilirit...

Nga Gent Strazimiri

Nëse viktimat e asaj dite tragjike do të ishin ringjallur vetëm për sot, dy fjalë me ju do i kishin…

Një natë më parë u kishe servirur live organizatorin e 21 janarit duke i frymëzuar që “nesër është dita të detyrojmë me çdo çmim Saliun të dorëzojë… Bllokun e Ilirit”, në të njëjtën tv ku përgatitët dhe shfaqët videon që tregonte sa i lig ishte Iliri; ndërsa para se të shkonin atje ku u kishit thënë të mblidheshin në orën 13.00, kishin blerë paçavuren e mjeros me Ilirin pas hekurave në faqe të parë, nën të cilën me gërma të mëdha shkruhej “HAJDUT”!

Sot ca pyetje do i kishin patur veçanërisht për ju:

– a ia morët Saliut “Bllokun e Ilirit”?

– “HAJDUTI” (që na quajti kokëpalarë) ku po e bën burgun tani që Saliu nuk është më në pushtet?

Nëse për një moment do të ringjalleshin, do të duhej t’u shpjegonit se pse ai që përgatiti videon për t’i tronditur, ai që përgatiti “story-n” një natë para për t’i frymëzuar, dhe ai që i dedikoi faqen e parë dhe editorialin e gazetës që kishin në xhep për ta përforcuar tërbimin, në zijafetet e sarajet e Ilirit pse janë në radhë të parë…

Nëse do të ringjalleshin vetëm për një moment, do të duhej t’u shpjegonit se pse gjithë ajo hare’ kur morët vesh se ata nuk jetonin më?

Pse duhej psh*urrur dera e përgjakur e Kryeministrisë? Pse pikërisht kur duhej sulmuar më me forcë, më me tërbim për shkak “të shokëve të vrarë” dhatë urdhrin “shpërndahuni, demonstrata ia arriti qëllimit”?

Donit viktima apo “Bllokun e Ilirit”?

Dhe ç’është më e rëndësishmja, pse ende sot vazhdoni t’i vrisni me Ilirin në ballë dhe konçesionet në xhep…

Në fakt nuk mendoj se do iu kishin lënë kohë të hapni gojën për t’u përgjigjur…nëse qoftë dhe për një moment do ishin ringjallur…

p.s. shokë nuk jemi më që prej asaj dite kur të thashë “Edi Rama të paska blerë me ulje “në ofertë” familjarisht, por ai mallin që e blen e punon në rrugë”. Atëhere Sali Berisha kishte ende muajt e parë të pushtetit, dhe Iliri (ai i Bllokut), nga dëshpërimi hidhej mbi tavolina në Kuvend. Më pak se dy vjet më vonë, për shkak të detyrës pashë në filmime një femër që me një zë të çjerrë fërneti, nxiste militantët e PS kundër policisë duke ulëritur fjalët “shk*rdhejini robt çuna”… Ishte jot shoqe! Ta kishte nxjerrë në rrugë…

Sa për atë tjetrin, historia është e ngjashme si me ty. Në përpjekje për ta ndalur i pata dhënë një këshillë miku: të mos bëhet si ty! Dhe a e di pse? Sepse nuk neveriste e përbuzte njeri në këtë botë më shumë se sa ty!

Dreqi (jo Zoti), më dha të drejtë! Sot jeni bashkë! Gëzoni shtëpitë, makinat, paret që ju vijnë jo nga djersa e ballit, as nga puna por ….nga Blloku i Ilirit…ai i 21 janarit 2011.

Dhe meqë ra fjala tek makinat, deri sot nga askush s’kam pranuar gjë të falur, jo më makinë! Atë që nuk e blej me djersë nuk e marr të falur, se nuk më ngjit, nuk jam… ju




A ka bërë operacion plastik Mihrije Braha?
Mihrije Braha duket më e re se kurrë, por a ka bërë ajo operacione plastike? Vet këngëtarja thotë se, ajo nuk ka bërë ndonjëherë ndonjë ndërhyrje. “E di se nuk më besojnë që s’kam ndërhyrje kirurgjike estetike në trupin e në fytyrën time. Nuk jam kundër tyre, por unë nuk kam bërë ndonjë intervenim të tillë”,- u shpreh vet Mihrija. Por a duhet t’i besojmë Mihrijes, se në moshën e saj, 50 vjeç, nuk ka asnjë rrudhë në fytyrë?
70 mijë të punësuar në 2015? Sigurimet shoqërore rriten vetëm 0.2%

Qeveria ka deklaruar se në vitet 2014-2015 ka hapur rreth 150 mijë vende pune, përfshirë këtu formalizimin e punonjësve në të zezë. Nga këto mbi 80 mijë i takojnë vitit 2014 dhe pjesa tjetër vitit 2015.

Por nëse vitin e shkuar do të ishin punësuar afro 70 mijë vetë, sigurimet shoqërore duhet të ishin rritur me disa herë. Në fakt, të ardhurat nga sigurimet shoqërore ishin vetëm 0.2% më shumë se viti 2014 (tabela më poshtë).

Sigurimet shoqërore nuk janë rritur as nga fakti se, vitin e kaluar u raportua regjistrimi i 39 mijë biznesve të reja.

Qeveria thotë se, punësimi është rritur, por papunësia vijon të jetë në 17.7%. Tek të rinjtë, papunësia u rrit me 1% në vitin 2015, sipas një raporti të Bankës Botërore./Lapsi.al/

Njihuni me të dashurën superseksi të futbollistit shqiptar
Futbollisti me origjinë shqiptare, Adnan Januzaj, duket se po e shfrytëzon mjaft mirë famën e tij te Manchester Unitedit.

Edhe pse në fushën e blertë futbollisti me origjinë shqiptare është larg suksesit të një sezoni më parë, në fushën rozë gjërat duket se shkëlqejnë për futbollistin, ai ka qëlluar në shenjë.

Mediat britanike raportojnë se, Adnani ka një lidhje të fshehtë me supermodelen Charlotte Springer.

Edhe pse bukuroshja kohë më parë ka mohuar se ka një lidhje me Januzajn, mësohet se ajo po vazhdon të dalë në takime me lojtarin që ka zgjedhur kombëtaren belge për të luajtur.


Edi Rama prapë jashtë: Shkon në Belgjikë për leksione

Nëse dikush ka qenë në merak dje për mungesën e kryeministrit Rama në Kuvend dhe akoma më shumë për daljen e pakët në ekranet e TV-ve, nuk ka arsye për t'u shqetësuar. I pari i qeverisë ka ikur përsëri jashtë Shqipërisë.

Edi Rama ka marrë rrugën për në Belgjikë, ku do të japë sot në ora 14.00 një leksion në kolegjin e Bruege. Kishin kaluar gati dy javë që kryeministri nuk kishte udhëtuar jashtë vendit, kështu që për pak ditë ai do të na mungojë përsëri.

Gjatë dy viteve si kryeministër, Edi Rama ka patur një axhendë të ngjeshur aktivitesh ku i është dashur të udhëtojë herë si politikan, herë si artist, herë si ish basketbollist dhe së fundmi në Belgjikë edhe si lektor.

Janë të pakta vendet në botë (ose aspak) që të kenë një kryeministër kaq të gjithanshëm./Lapsi.al/
Ikin amerikanët: Skanimi në dogana tani nga ortakët shqiptarë
“Rapiscan”, kompania amerikane, për famën e së cilës u dha koncesioni i skanimit në dogana është larguar përfundimisht nga Shqipëria. Ndërsa, procesi i skanimit në dogana do të vazhdojë me partnerët e saj shqiptarë, sipas marrëveshjes Cani-“S2 Albania” që ndryshoi kontratën Bode-Rapiscan.

Sipas historikut të regjistruar në QKR, “Rapiscan” i kishte shitur aksionet dhe kishte nisur procedurën e likuidimit qysh në vitin 2014.



Yüklə 6,39 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   24   25   26   27   28   29   30   31   ...   352




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə