Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu


Prononcimi i Kryetarit të Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili



Yüklə 6,39 Mb.
səhifə25/352
tarix09.08.2018
ölçüsü6,39 Mb.
#62147
1   ...   21   22   23   24   25   26   27   28   ...   352

Prononcimi i Kryetarit të Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili:

Qëndrimi i z. Luan Rama, lidhur me raportin e FMN-së nuk është një qëndrim zyrtar i LSI-së.

Vasili: Është një lexim individual i tij i këtij raporti.

Vasili: Bashkëpunimi konstruktiv me FMN-së është me rëndësi për vazhdimin me sukses të reformave të nisura.

Kryetari i Grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Petrit Vasili thekson se bashkëpunimi konstruktiv me Fondin Monetar Ndërkombëtar është me rëndësi për vazhdimin me sukses të reformave të nisura.

I pyetur nga mediat në lidhje më deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Luan Rama për këtë çështje, z. Vasili tha se ky është një qëndrim personal dhe nuk përfaqëson qëndrimin zyrtar të kësaj force politike.

“Qëndrimi i z. Luan Rama lidhur me raportin e Fondit Monetar Ndërkombëtar nuk është një qëndrim zyrtar i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Është një lexim individual i tij i këtij raporti. Bashkëpunimi konstruktiv me FMN-në është me rëndësi për vazhdimin me sukses të reformave të nisura”, - sqaroi Kryetari i Grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Petrit Vasili në një prononcim për mediat.
Deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së, Luan Rama:

Raporti më i fundit i FMN-së kërkon seriozitet dhe maturi në leximin e tij. Kërkon përgjegjshmëri në reflektim, sepse sa herë që ne kemi neglizhuar apo më keq akoma, sa herë që qeveria shqiptare nuk e ka konsideruar me seriozitet qëndrimin e FMN-së, atëherë jemi ballafaquar apo jemi ndeshur me fenomene krizash apo me situata të pakëndshme të zhvillim ekonomik dhe më tepër se kaq të zhvillim social dhe politik në vend.

Më lejoni t'ju kujtoj këtu krizën e vitit 1997 apo edhe disa qëndrime të mbajtura përpara disa vitesh gjithashtu të papërgjegjshme në partneritetin dhe në bashkëpunimin me FMN-në.

Foto: Femra më e dëshiruar në botë tregon gjoksin bombastik

Një ditë më parë ajo u shpall si femra me format perfekte. Dhe, duket se Kelly Brook është krenare për këtë gjë.

36-vjeçarja ka treguar gjoksin e saj bombastik, mbase për të treguar arsyen se përse është femra më e dëshiruar nga meshkujt.
Ambasadorja kineze në UET: Bashkëpunimi, një nevojë më tepër se akademike

Ambasadorja e Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri, Jiang Yu, ka qenë e pranishme këtë javë në një takim formal me bordin drejtues të Universitetit Europian të Tiranës. Zonja Yu, ishte e shoqëruar nga drejtori i Shoqatës Kulturore Kinë-Shqipëri, Iljaz Spahiu.

Presidenti i UET-it, Prof. Dr. Ardian Civici, Rektori Prof. Dr. Tonin Gjuraj, Zv.Rektori Prof. Dr. Selami Xhepa dhe drejtoresha e Qendrës UET, Bleriana Bino, shprehën vlerësimin për politikat e sukseshme ekonomike të Kinës, në funksion të intensifikimit të bashkëpunimeve edhe më të gjera akademike e kulturore.

Ambasadorja Yu u njoh gjerësisht me vitalitetin akademik dhe kulturor të UET dhe u angazhua personalisht në organizimin e leksioneve të hapura me studentët e UET, për një shpjegim më të thellë të Kinës si kulturë, gjuhë dhe zhvillim shkencor.

Profesor Civici u shpreh se, politikat e mira qeveritare kundrejt arsimit të lartë në Kinë, i kanë renditur universitetet kineze ndër 10 më të mirat e botës dhe ky është një shembull për t’u vlerësuar.

“Mendimtarët më të shquar politikë, ekonomikë dhe kulturorë kinezë, të cilët kanë mundësuar transformimin e madh të Kinës, duhet të vijnë në gjuhën shqipe, për lexuesit e auditoreve tona universitare”,- tha ai ndër të tjera.

Ndërkohë, Rektori Gjuraj, u shpreh se, në UET, është tashmë gati plani i futjes së gjuhës kineze në kurrikulën e gjuhëve të huaja, në Qendrën e Gjuhëve të Huaja.

Në përfundim të takimit, ambasadorja kineze shprehu gadishmërinë në mbështetjen e përkthimit të 50 librave akademikë shqiptarë në gjuhën e vendit të saj. Ajo gjithashtu mbështeti planin për shkëmbimin kulturor të studentëve dhe pedagogëve shqiptarë me Pekinin akademik.

Duke u vendosur në dijeni të faktit se gjithnjë e më tepër punime shkencore dhe diploma shqiptare po orientohen drejt zhvillimeve të gjigandit aziatik, dimensioni i ri i marrëdhënieve me Kinën, sipas ambasadores Yu, duhet të jetë gjithnjë e më i gjerë.



ENTI RREGULLATOR I SEKTORIT TË FURNIZIMIT ME UJË DHE

LARGIMIT E PËRPUNIMIT TË UJËRAVE TË NDOTURA

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE
Mbështetur në nenin 9, të ligjit nr. 8102, datë 28.03.1996 “Për kuadrin rregullator të sektorit të furnizimit me ujë dhe largimit e përpunimit të ujërave të ndotura”, i ndryshuar, Enti Rregullator i Ujit shpall konkurim për vend të lirë pune, në pozicionin:
 Specialist i licencave dhe IT, në sektorin Teknik dhe IT
Me këto kërkesa të veçanta për kandidatët:
- Të kenë kryer studimet universitare në shkencat natyrore, niveli DND.

- Të kenë mbi 5 vjet eksperiencë pune në sektorin UK.

- Të kenë aftësi të mira komunikimi dhe me aftësi shumë të mira të punës në grup.

- Të kenë njohuri të gjuhës angleze.

- Të kenë njohuri të mira për administrim e Ëindoës Server 2012, Active directory

- Të kenë njohuri të mira në implementimin Exchange Server

- Të kenë njohuri të mira për mirëmbajtje të faqës elektronike zyrtare të institucionit.
Kandidatet duhet të paraqesin brenda datës 29.01.2016 në zyrën e protokollit të Entit Rregullator të Ujit këto dokumenta:
 Kërkesë me shkrim

CV personale me fotografi

 Diplome të shkollës së lartë (fotokopje e noterizuar)

 Listën e notave (fotokopje e noterizuar)

 Dëshmi të gjuhëve të huaja

 Dokumenta të tjera kualifikimi

 Referenca për përvojat e mëparshme në punë

 Dokument identifikimi (fotokopje)


Dokumentet do të dorëzohen pranë Entit Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura, (ERRU) në adresën:

Enti Rregullator i Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura

Blv. "Zogu i Irë", Pallati 57, Shk. 2, Ap. 19 Tiranë.

Zyra e protokollit


Pranimi i dokumenteve do të bëhet deri më datën 29.01.2016, ora 13:00.


Itali: Shkatërrohet tjetër bandë shqiptare e drogës në Verona
Policia e Veronës ka shpartalluar një bandë trafikantësh droge që përbëhej nga italianë, shqiptarë dhe nigerianë. Sipas mediave vendase, ata trafikonin heroinë dhe kokainë në zonën e Veronës.

Bëhej fjalë për një grup shumë të strukturuar, të cilët kishin formuar një “kartelë” dhe i jepnin një dorë të fortë njëri­tjetrit, kur njëri nuk kishte drogë për të shitur, i vinte në ndihmë një nga pjesëtarët e bandës që e furnizonte.

Hetimet kanë nisur që në muajt e parë të vitit 2013, të koduara me emrin “Malok”, pasi hetuesit kishin vënë re se në zonën e Cereas, kishte mbërritur një shqiptar mjaft aktiv në tregun e pasur të zonës.

Që nga ky moment, kishte nisur edhe ndjekja e hetimi i personave të njohur poër shqiptarin dhe me të cilët ai shoqërohej. Hetuesit kishin parë se nuk kishin të bënin me shpërndarës të vegjël droge, por me “grosistë”, interesi i vetëm i të cilëve ishte të fitonin sa më shumë që të jetë e mundur në “territorin e tyre”.

Pas disa arrestimeve në vitin 2013, tani gjyqtari në së Verona, ka lëshuar urdhër arreste për 6 persona, konsideruar si udhëheqësit e “Cartelës së Veronës”.

Në burgun e Montorio tani janë dërguar shqiptari me inicialet M.B, 29 vjeçar srezidentë në Ceredigion; një 42­vjeçar nigerian, i specializuar në trafikimin e heroinës dhe një italian. Dy të tjerë janë shpallur në kërkim.



PD denoncon abuzimet e Beqes: 5 mln lekë për darka me muzikë live

Opozita ka vijuar edhe sot me akuzat ndaj ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Kësaj here PD është fokusuar tek abuzimet tek Fondi i Detyrueshëm Shëndetësor. Ndër të tjera, deputetja Albana Vokshi tha se, vetëm për “kokteje dhe darka me muzikë live” janë shpenzuar 5 milionë lekë.

“Miliona janë vjedhur në çdo drejtim; në kancelari, bileta, udhëtime jashtë, riparime makinash, blerje karburanti, organizime aktivitetesh, madje edhe për aheng.

Inspektorët e KLSH kanë kapur një dëm ekonomik në vlerën 5 milionë lekë në zërin rregullim makinash. Ja pra si qeveriset ky institucion i kësaj qeverie, që mbikqyret drejtpërdrejt nga Ilir Beqa.

Qindra milionë lekë të abuzuara që përfundojnë në xhepat e qeveritarëve me një babëzi skandaloze, me një hyxhym se kush të gllabërojë më shumë. Këto akte ku përgjegjës është kampioni i korrupsionit Ilir Beqa, janë tashmë në Prokurori”,- tha Vokshi.
Policia e Shkodrës dhunon tranvestitin Anxhela

Tranvestiti i njohur me emrin Anxhela, është dhunuar psikologjikisht nga dy policë të komisariatit të Shkodrës. Denoncimi bëhet nga aleanca LGBT, e cila sqaron përmes një njoftimi se, tranvestiti Anxhela shoqërohej nga aktivistja Xheni Karaj dhe tre aktivistë të tjerë.

Ata po shkonin në gjendjen civile në Shkodër për të marrë dokument identifikimi të Anxhelës.

Sipas LGBT, dy policë u afruan tek makina e aktivistëve të LGBT dhe i kërkuan tranvestitit Anxhela dokument identifikimi duke e pyetur nëse ishte grua apo burrë. Më tej policët i kanë pështyrë, kërcënuar dhe fyer aktivistët e LGBT.

Nisur nga rasti në fjalë por dhe raste të tjera ku efektiva të policisë e ndyjnë me paaftësinë dhe papërgjegjmërinë e tyre uniformën e shtetit, Aleanca LGBT dhe ProLGBT i kërkojnë ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri të shkarkojë menjëherë policët e përfshirë në këtë incident si dhe të sigurojë sa më parë metoda trainimi për policët.

Gjermeni shpjegon pse i’u gjetën 20 mijë euro në veturë

Artan Gjermeni më në fund ka pranuar të japë një shpjegim lidhur me shumën e madhe të parave që i’u gjet në makinën e tij. Nëse në imagjinatën popullore ajo që ndodhi i përgjigjet më së miri perceptimit që ekziston për gjyqtarët, me kroskotët e makinave plot me para, ai ka deklaruar se ato janë të ardhura të familjes së tij.

Në makinën e gjyqtarit veç njollave te gjakut janë gjetur dhe sekuestruar një shumë prej 18 mijë e 760 euro, si dhe një shumë prej 285 mijë lekësh të reja.

Për këto para gjyqtari Gjermeni, sipas policisë, nuk ka dhënë shpjegime.

I kontaktuar nga “ABC Neës”, gjyqtari Gjermeni tha se, të ardhurat vjetore të familjes, të deklaruara në shtet janë 80 mln lekë në vit, kështu që shuma e sekuestruar në makinë është pjesë e këtyre të ardhurave.

Për këtë fakt, gjyqtari tha se, paratë do më kthehen pasi janë të justifikuara dhe nuk ka arsye të nis ndonjë hetim, pasi nuk ka vepër penale.

Por nuk dihet se sa i besueshëm është ky pretendim i Gjemenit, kur rrallë të gjenden shqiptarë të zakonëshëm që i mbajnë kursimet e tyre në kroskotin e makinës.
Amnistia: Nesër 150 të burgosur lënë qelitë
Rreth 150 të denuar pritet të lenë nesër qelinë. Lajmi bëhet i ditur nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, e cila sqaron se lirimi i të dënuarve është në bazë të zbatimit të ligjit të amnistisë, i miratuar me rastin e festave të fundvitit.

Ndërkohë, që në burgun e Fierit për të asistuar në lirimin e të burgosurve do të shkojë edhe ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Bashkë më drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Artur Zoto, Manjani do të marrë pjesë në një aktivitet me të burgosurit që rifitojnë lirinë.
Dëshmia e vrasësve me pagesë të kapur në Durrës

Të kapurit, pak para se të ekzekutonin një person hodhën poshtë pretendimet e policisë. Në hetuesi Gazmend Dervishi, Dritan Nikolli dhe Bruno Shehu, nuk pranuan planin për vrasjen e një të riu nga Manza, pjesëtar i një tjetër grupi kriminal.

Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se, tre eksponentët me rrezikshmëri të lartë kriminale, nuk kanë dhënë detaje për konfliktin midis palëve për çështje të trafikimit të drogës.

Pistoletën dhe sendet e tjera të gjetura në “Benz”, me të cilin po udhëtonin, deklaruan se i mbanin për vetëmbrojtje.

Por kjo nuk i ka bindur hetuesët e çështjes. Ata pretendojnë se kanë prova të mjaftueshme dhe përgjime telefonikë, që vërtetojnë konfliktin midis dy grupeve kriminale, për prishje të pazareve të drogës, i cili do të përshkallëzohej deri në ekzekutimin e një personi mes tyre.

Policia e Durrësit pretendoi pasditen e djeshme se, parandaloi vrasjen vetëm pak minuta para se të ndodhte.

Ajo nuk bëri të ditur të dhënat për objektivin. Por thuhet se, ka zbuluar skenarin e krimit; fillimisht do të vritej e më pas do të digjnin makinën e tyre me benzinë, për t’u larguar më një tjetër automjet.

Momentin e arrestimit te akuzuarve i’u gjetën në “Benz” dy shishe me benzinë, pistoletë, kapuçë dhe maska, 60 fishekë dhe doreza./ABC/



Kur Konica sulmonte Ismail Qemalin: Plak zemërthatë që vodhi Shqipërinë
Në morinë e polemikave dhe sulmeve ndaj personazheve të kohës nga ana e Faik Konicës, ka rënë edhe Ismail Bej Vlora.

Studiuesi Aurel Plasari ka publikuar një letër të Konicës, në të cilën ai sulmon egërsisht Ismail Bej Vlorën, duke e quajtur hajdut.



Letra:

“Ditët e para të luftës Ismail Qemal Beu i shkoj në Stamboll, i hequr më nj’anë, dyke heshtur e dyke përgjuar punët. Pas LuleBurgazit u kuptua se Turqia e humbi luftën edhe urdhërimin e saj në Ballkan. Ismail Qemali doli nga vrima, u hoth në Bukuresht, e andej në Vjenë ku, që të përdorim një fjalë të popullit, “i kish rënë era kërmë”.

Plaku zëmër-thatë e i vdekur nga çdo ndjenjë, s’humbi kohë me prralla idealiste, po nisi të shtrojë listën e harxheve: harxhe që s’kish në mëndje t’i bëjë, as i bëri kurrë. Berchtold-i, kërrusur nën barrën e mejtimeve, s’kish ngè të bëjë pazarllëqe me një Armen të Bezistenit, po me sy të mbyllur dha ç’i kërkuan.

Ismail Qemali, torbën me flori nënë sqetull, edhe doli në Durrës. Atje mblodhi edhe ca njerëz të tjerë, edhe të gjithë, ca kaluar e ca më këmbë, ca në qerre të hequra prej buajsh, u nisnë për në Vlorë.

Kjo karvanë, e përzjerë, e varfër, e qelbur, në çdo rast tjatër do t’ish për të qeshur, po tani shpinte fatin e një kombi të vjetër e, nga madhësia e barrës, merrte një farë madhësie edhe vetë.

Pasi Sërbët ishin në rrethet e Elbasanit, karavana kish zgjedhur një udhë të vështirë ngjat detit. Ismail Qemali, i ngrysur e i rëndë, me maskën e Moisuit të ngjitur mirë në faqe, mbahej si një profet i theatros edhe kalonte pa folur. Me në funt Dheu i Premtuar u duk: Vlora e lodhur, e shtrihur në zall të detit.

Çdo njeri ka orën e tij, një orë që i kapërxen të gjitha të tjerat nga bukuria e nga forca edhe është si maja më e lartë e një jete. Padyshim, më 28 të Vjeshtës së Tretë 1912, kur dora thonjë- mbrehur e tij ngriti në Vlorë flamurin e vjetër të Skënder-beut, katërqint vjet të harruar, çasti i math për Shqipërinë ka qënë edhe më i bukuri në jetë të turbulluar t’Ismail Qemalit.

Sikur të kish vdekur të nesërmen, do të kish mbetur i rritur dhe i paharruar në zemër të popullit. Po rrojti. Rrojti mjaft sa të çbëjë me rrënjë atë që kish nisur edhe sa t’a ndyjë flamurin gjithë me atë dorë me të cilën e kish ngrijtur.

E para punë që bëri në Vlorë ish të dërgojë njerës në Janinë t’u këshillojë ushtarëve shqipëtarë të mos lëftojnë më kot për Turqinë, po të kthehen në shtëpit’ e tyre, se Evropa do t’i jipte Shqipërisë lirinë. Aqë budalla nuk ish Ismail Qemali sa të mos kuptonte që luftërat që bëheshin në Bezhan nuk ishin për të mbajtur Tuqinë, rolli i së cilës ish i mbaruar: ishin për të ruajtur Shqipërinë nga invazioni.

Po ca vjet më parë Ismail Qemali kish shënuar me grekët një rimarrëveshje, pas së cilës kufiri i Greqisë edhe i Shqipërisë do t’ish një ditë Vjosa; më i besës te Greqia se të Shqipëria, ky “disfattista” para se të krijohet fjala i çponte Shqipëtarët të dezertojnë ballët e Bezhanit që t’u hapej Grekëve udha e Shqipërisë.

Një tjatër pun’ e bukur e Ismail Qemalit ish këshilla që u dërgonte shqiptarëve të mundojnë ushtarët e thyer të Turqisë, që xvarrniseshin të urët e të lodhur nga sheshet e luftës. Kur ish kundrë Turqisë, pse nuk e goditte sa ish Turqia e gjallë dhe e fortë?

Turqët pa dyshim që na kishin bërë dëme, po a i ka hije një populli fisnik të shkelë e të shajë ata që janë mbë dhè? Kur del tjatri me dorën të zgjatur për lutje e me “amanin” në gojë, s’ke më një mik a një armik përpara, ke vetëm një njeri. Ç’mësim qytetërie për një popull t’i këshillosh t’u përgjigjet me shkelme njerësve të plagosur që kërkojnë një kupë ujë!

Jo, Ismail Qemali nuk u dëftua si një stërvitës i lartë i popullit, po si një negër me instinkte shumë t’unjura. E poshtër moralisht, sjellja e tij ish politikisht e lajthitur. Sa me atë mënyrë mbolli në zemër të Turqve dëshirën e çpërblimit. Dhe s’është aspakë një paradoksë të thomi se kryengritja e Shiakut më 1914 u gatit më 1912 në Vlorë. Që të mos mbetej asnjë dyshim në mëndje të Turqve se Shqipëria e re u kish deklaruar sheshit e gjer në funt luftën, një njeri i sëmurë, i cili kërkoi dhe mori lejë zyrtare për të shkuar nga Vlora që t’i hipij vaporit, u vra mu në mes të qytetit kur e shpijin të shtrihur në një shtrat.

Ismail Qemali kujtonte se kjo vrasje do t’pëlqehej, sepse i vrari quhej Njazi, po edhe një malok e di se është gjë e poshtër të ngitet një njeri që shkon nga kufiri yt i siguruar me fjalën, me besën, me nderin tënt.

Me të tilla, dhe me qint të tjera si këto, Ismail Qemali e filloi Shqipërin’ e re, nxiu vetëdijat e Shqipëtarëve që prisjin dritë, edhe fëlliqi flamurin t’onë në sy të botës. Pakë nga pakë i dolli turpi, hoqi maskën, u duk hajduti sheshit, gjer sa më në funt një oficer i Hollandës i vuri hekurat në dorë e, mes dy zaptiesh me sungji përpjetë, e futi në vapor edhe e nxori për gjithnjë nga sheshi i politikës.

Po, me gjith’ këto turpe, dora e Ismail Qemalit do t’kujtohet për jetë në histori, se ngrijti e para flamurin e unjur katër shekuj më parë. Me këtë veprë Vlora u bë më tepër se një qytet historik: u bën simboll i pavdekur dhe një copë e pandarë e shpirti shqiptar.”


21/01/2016...............................
Ja lëngu që i’u largon gërhitjen...

Gërhitja është problemi i të gjithëve, jo vetëm i personit që gërhet por edhe i personave të tjerë. Nëse doni që të reduktoni gërhitjen është një pije natyrale që mund të përgatitet shumë lehtë.

– 4 karota

– 1 mollë

– 1/8 limon i shtrydhur

– ½ xhenxhefil

Kombinonjini të gjithë këta përbërës në një mikser. Pastaj, natyrish pijeni përzierjen....

Katër “puçistët”: 21 janari sipas Çakulit, Bazes, Ballës dhe Bushatit

Në njëvjetorin e ngjarjeve të 21 janarit, katër gazetarë të njohur që u akuzuan si “puçistë” nga autoritetet zyrtare, treguan për Revistën Java historinë e tyre personale me 21 janarin dhe komentuan akuzat që u ngritë ndaj tyre. Po ribotojmë edhe një herë shkrimin e janarit 2012.

(Nga e majta) Sokol Balla, Andi Bushati, Mero Baze dhe Filip Çakuli

“E si mund të quhemi puçistë ne, kur edhe për të kaluar një drekë së bashku, mezi mblidhemi”. Ai që e bëri këtë konstatim hokatar ishte Mero Baze, teksa shihte sesa i vështirë po rezultonte servisi i fotove që revista “Java” kërkonte të bënte me grupin e katër gazetarëve, që një vit më parë u etiketuan si puçistë nga komisioni hetimor i 21 janarit. Duke u kërkuar edhe hetimin e tabulateve telefonike. Kjo frazë e pasqyronte dukshëm ambientin e relaksuar në restorantin ku, për herë të parë pas shumë kohësh, Filip Çakuli, Mero Baze, Sokol Balla dhe Andi Bushati, po uleshin të gjithë së bashku. Jo edhe aq për të kujtuar një ndodhi që tani ka më shumë nota humori sesa drame, por edhe për të komentuar atë që po ndodh në këtë përvjetor të trazuar.

Megjithatë, ky 21 janar të çon vetvetiu prapa në kohë. E gjithë kurba e vitit që lamë pas, ka qenë e dominuar nga ajo ditë dhe nga helmi që ajo prodhoi e la pas. I gjithë kalendari kohor e politik i 2011 është varur në gozhdën e përgjakur të 21 janarit. Nga kjo sindromë nuk shpëtojnë dot as gazetarët e njohur, të cilët i përgjigjen në mënyra të ndryshme pyetjeve “Pse”, “Si”, “Kush”?!

Filip Çakuli nuk i largohet profilit të tij të humorit. Një humor gri, në këtë rast. Natyrshëm nuk i ndahet as llullës së tij, e cila, së bashku me mjekrën e zbardhur, i jep një pamje prej babaxhani, më shumë sesa të një drejtuesi të një emisioni investgativ. Ai kujton se si lajmi për kërkesën e tabulateve e ka gjetur në Divjakë, ku i kishte ndodhur një fatkeqësi. “Po varrosja vjehrrën, kur më marrin në telefon e më japin lajmin”, shprehet ai. “Mendova në çast se do të qe ndonjë shaka, por kur u sigurova, mendimi tjetër që ma përshkoi trurin ishte: I fortë Doktori, po ma kalon me humor, edhe mua, si drejtor i Fiksit”! Mero Baze ka një tjetër variant për përjetimin e atyre ditëve. Ai kujton se si ato momente i është dashur të përballojë dy fenomene të kundërta: dëshirën për të banalizuar nismën e kryeministrit dhe seriozitetin e perëndimorëve “që në menyrë cinike, më shumë shqetësoheshin, ose bënin sikur shqetësoheshin, për tabulatet tona, se për vdekjen e katër qytetarëve”. Baze thotë se Berisha kërkonte të shfrytëzonte zhurmën që do të bënte përfshirja e gazetarëve në konflikt, për të hequr një pjesë të përgjegjësive të rënda që ka për 21 janarin. “Kur u sigurua që shpëtoi, tërhoqi akuzat ndaj nesh”, thotë ai.

Sokol Balla, gazetari i njohur i “Top Channel”, mendon se që nga 21 janari, kriza shqiptare ka mbetur në vend. “Gjithsesi, i pandreqshmi i madh mbetet Kryeministri. Mbeta i shtangur nga ripërsëritja e kërcënimit të 23 janarit, por mendoj se, më shumë se me Ramën dhe manifestimin e tij, kishte lidhje me ekspertizën e pritshme të FBI, e cila ka mbërritur që në 10 janar dhe pritet t’i vërë prangat disa VIP-ave të ngjarjeve në Bulevard”. Balla thotë se në kërkesën për të marrë me forcë tabulatet telefonike të gazetarëve, qeveria e shpërfilli koston e imazhit që do të merrte pas vetes, duke u kujdesur vetëm për balancimin e kostos së 21 janarit. “ Besoj se Berisha e ka një plan, dhe, mesa e njoh unë, mund të kemi edhe surpriza. Dhe prej tij, ato jo gjithmonë janë të këndshme”, shprehet Balla, duke shtuar se në ajër po vërtitet mundësia e zgjedhjeve të parakohshme.

Andi Bushati, “i katërti” në listë, thotë se tabulatet e gazetarëve ishin pjesë e “përrallës me grusht shteti”. Por ai ka dhe një bindje të tijën: u kërkua që gazetarët të damkoseshin si palë në konflikt. Pra, të rreshtoheshin me zor në “kuadratin” e opozitës. “Ky qe qëllimi i vërtetë dhe jo tabulatet tona, që gjoja kërkuan t’i merrnin. Edhe ata që i kërkuan, e dinin se as do t’i merrnin kurrë, e as nuk u duheshin në fakt”, shprehet drejtuesi i emisionit “Zonë e Ndaluar”. “Më duken të mjerë ata gjashtë burra të komisionit hetimor, – thotë Andi Bushati, – që janë të bindur se luajtën një rol që edhe vetë e dinin që s’ua besonte njeri. Ai proces ishte i pakuptimtë që në fillim, ai shërbeu vetëm për një gjë: së pari, për të krijuar idenë se kish ndodhur një grusht shteti, e pastaj kjo të përdorej për të mos lejuar një hetim të pavarur për ngjarjet dhe, së dyti, për të goditur konkurrentët politikë përtej opozitës”.



ANDI BUSHATI

Nëse do t’ju pyesnin sot, një vit më pas, a keni një ide të saktë se përse shtetit shqiptar i duheshin tabulatet e tua, gjithnjë e parë kjo në lidhje me ngjarjen e 21 janarit?

Në fakt, tabulatet nuk i duheshin shtetit. I duheshin asaj pjese të pushtetit, që kërkonte të ngrinte një tymnajë të madhe për të fshehur një pyetje të thjeshtë: Kush i vrau katër demonstrues? Për të gjithë këtë u ngrit përralla me grusht shteti, ku ishin të implikuar jo vetëm opozita, jo vetëm presidenti i republikës, kreu i shërbimit sekret, kryeprokurorja, por edhe gazetarët. Për ne të fundit, qëllimi ishte i dyfishtë, jo vetëm t’i shërbenim sadopak shtimit të kësaj tymnaje, por edhe të damkoseshim si palë në konflikt, pra, që ajo që mund të thonim apo shkruanim në ditët pas puçit, të relativizohej. Pra ky qe qëllimi i vërtetë, dhe jo tabulatet tona, që gjoja kërkuan t’i merrnin. Edhe ata që i kërkuan e dinin se as do t’i merrnin kurrë e as nuk u duheshin në fakt.



Yüklə 6,39 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   21   22   23   24   25   26   27   28   ...   352




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə