Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu



Yüklə 6,39 Mb.
səhifə23/352
tarix09.08.2018
ölçüsü6,39 Mb.
#62147
1   ...   19   20   21   22   23   24   25   26   ...   352

(Në foto: Familja e Lela Mavromatis, pas vdekjes së vajzës, kontrata e shkruar nga fëmijët – ngjitur mbi frigorifer, foto familjare, dorashkat e boksit të Foivos në shtëpi dhe pikturat e gruas)
(Në foton poshtë: nëna, vëllai dhe motra i Klodi Lesit dhe vetë ai në bregdet)
"Shkëlqimi i Gjermanisë, realiteti i Shqipërisë"
Gazeta zvicerane “Neue Zürcher Zeitung” në një artikull të saj i kushton vëmendje emigracionit në Shqipëri, të cilin shumë shqiptarë e shohin si “shpresën” e vetme për një jetë më të mirë, por edhe shanseve të turizmit. Shumë të rinj shqiptarë përpiqen të vijnë në Gjermani për të kërkuar fatin e tyre, por tani ata po kthehen radhazi nga ky vend. Megjithë disa hapa në drejtim të ndihmës për zhvillim e bashkëpunimin, shanset e tyre në Shqipëri janë të kufizuara, shkruan “Neue Zürcher Zeitung”, (16.01.) që ka vendosur në një qendër të reportazhit të gazetarit Martin Ëoker një djalë të ri shqiptar, Endi Kasan, i cili bashkë me gruan dhe djalin erdhi nga Milano me autobus në Frankfurt për të gjetur një punë më të mirë.

“Çdo gjë legalisht, pa trafikantë, me kursimet e mbledhura”,- shkruan gazeta.

Në Gjermani me ndihmën e një shqiptari, Endi u regjistrua si refugjat në Giesssen. Para autoriteteve gjermane, Endi thotë se kërkon azil ekonomik, pa bërë përpjekje për dredhira, si disa që përpiqen të përdorin gjakmarrjen si arsye për azil, përshkruan “Neue Zürcher Zeitung” odisenë e një shqiptari në Gjermani, i cili pas mosrespektimit të miratimit të kthimit vullnetar, në një mëngjes shtatori zgjohet nga policia për t’u dërguar në Shqipëri bashkë me 200 shqiptarë të tjerë, që riatdhesohen.

Veriu shqiptar – sekret për t’u zbuluar

Pas kthimit në Shqipëri, Endi vendoset në Elbasan, një qytet që po e merr seriozisht turizmin siç shkruan gazeta zvicerane, e cila vlerëson seriozitetin e autoriteveve për të marrë seriozisht detyrën e tyre.

“Ajo që para dhjetë vitesh të dukej si shaka, sot nuk është realitet, por strategji”.

Ndihma e ekspertëve të huaj jep kontributin e vet në këtë frymëmarrje të re për Shqipërinë, vëren “Neue Zürcher Zeitung” duket theksuar edhe ndryshimin e fokusit të autoriteteve të huaja që ofrojnë ndihmën për zhvillimin.

“Tani ofrohen programe që ndikojnë në ngritjen e shtetit ligjor dhe forcimin e një ekonomie prodhuese…, një nga shembujt gjermanë të projekteve pioniere ishte ndërtimi i një infrastrukture për alpinistët dhe turizmin në veriun shqiptar…ky rajon është zhvilluar në një lloj rekomandimi sekret dhe ka gjetur rezonancë ndërkombëtare”,- vlerëson gazeta “Neue Zürcher Zeitung” hapat e bëra në drejtim të turizmit shqiptar, të cilat një ditë mund të bëhen shpresë jo vetëm për Endin, por edhe për shqiptarët e tjerë që të mos braktisin vendin./DË/



A nxisin këto 8 vargje të Kuranit dhunën?!

Kështu e ka nisur një artikull ëebfaqja ‘Thefederalistpapers.org’, ku thuhet se Kur’ani është nxitësi i dhunës që së fundmi po demonstrohet nga ISIS.

“Sa herë që ka ndonjë sulm terrorist nga ndojë islamist, i dëgjojmë myslimanët teksa thonë se ‘ata vetëm abuzojnë me fenë, shumica e myslimanëve nuk janë të tillë’”,- vazhdon kjo ëebfaqe, transmeton “lajmi.net”.

“Mos ma merrni për të keq, shumica e myslimanëve janë paqësor. Por, ata nuk janë paqësor për shkak të asaj që shkruan në Kur’an, janë paqësor pavarësisht asaj që shkruan”,- shton autori i artikullit të publikuar në ‘Thefederalistpapers.org’.



Më poshtë i keni 8 ajetet e përzgjedhura nga kjo ëebfaqe.

1. Kur’an (8:12) – Edhe kur Zoti yt u kumtoi engjëjve se: “Unë jam me ju, pra, inkurajoni ata që besuan! Unë do të hedh frikë në zemrat e atyre që nuk besuan, e ju goditni në qafë e lartë, mëshonju atyre në çdo gjymtyrë (gishtërinj).

2. Kur’an (2:216) – Juve u është bërë obligim kitali (xhihadi) , ndonëse ju e urreni atë. Por mund që ju ta urreni një send, e ai është shumë i dobishëm për ju, dhe mund që ju ta doni një send, e ai është dëm për ju. All-llahu di, e ju nuk dini.

3. Kur’an (3:56) – Për sa u përket atyre që nuk besuan, Unë do t’i ndëshkoj me një ndëshkim të ashpër në këtë botë dhe në botën tjetër, dhe ata nuk do të kenë ndihmëtarë.

4. Kur’an (9:29) – Luftoni ata që nuk besojnë All-llahun e as botën tjetër, nuk e konsiderojnë të ndaluar (haram) atë që e ndaloi All-llahu dhe i dërguari i Tij, nuk besojnë fenë e vërtetë, prej atyre të cilëve u është dhënë libri, derisa ta japin xhizjen në dorë e duke qenë të mposhtur.

5. Kur’an (9:30) – E jehuditë thanë: Uzejri është djali i All-llahut , e të kristerët thanë: Mesihu është djalë i All-llahut. Ato ishim thënie të tyre me gojët e tyre (fraza të thata), që imitojnë thëniet e jobesimtarëve të mëhershëm. All-llahu i vraftë, si largohen (nga e vërteta)!

6. Kur’an (9:73) – O Pejgamber, lufto jobesimtarët dhe hipokritët dhe sillu rreptë ndaj tyre – vendi i tyre është Xhehennemi që është përfundimi më i keq.

7-8. Kur’an (47:3-47:4) – Ata që nuk besuan ndoqën të pavërtetën, e ata që besuan ndoqën të vërtetën që u erdhi prej Zotit të tyre. Kështu All-llahu u sjell njerëzve shebmujt e tyre. Pra, kur t’i takoni në (luftë) ata që nuk besuan mëshojuni në qafë (mbytni) derisa t’i rraskapitni, atëherë lidhni, e pastaj, ose lidhni ose kërkoni dëmshpërblim përderisa lufta të mos pushojë. Kështu pra, po sikur të dojë All-llahu, Ai do të hakmerrej ndaj tyre, por Ai dëshiron t’ju sprovojë njërin me tjetrin. E ata që ranë dëshmorë në rrugën e All-llahut, atyre kurrsesi nuk ua humb veprat (por ua shton)./Lajmi.net/



Shpërthen një makinë në hyrje të tunelit të Elbasanit

Një makinë ka shpërthyer mesditën e sotme në hyrje të tunelit të Elbasanit. Burime nga vendi i ngjarjes kanë bërë të ditur se mjeti me gjasë një autoveturë tip “Peugeot”, ka shpërthyer në tym e flakë.

Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar nga kjo ngjarje.
Plagosja e Gjermenit: Dyshime se shkak u bë një femër...

Plagosja e gjyqtarit Artan Gjermeni dyshohet se ka lidhje me çështje morale.

Burime nga policia e Tiranës bëjnë me dije se versioni i dhënë nga gjyqtari se është aksidentuar në garazhdin e tij ka rënë për disa arsye. Nga kqyrja e këtij mjedisi, bëjnë me dije burimet poliore, nuk është konstatuar asnjë gjurmë gjaku apo ndonjë mjet prerës duke rrëzuar këtë alibi.

Po ashtu dyshime ngrihen edhe pas diagnostikimit të gjyqtarit në urgjencën e spitalit “Nënë Tereza”, ku burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se Gjermeni është paraqitur me plagë edhe në brinjë.

'Gjyqtari u paraqit me traumë shpuese në hapsirën ndërbrinjore por pa depërtuar në mushkri ' bëjnë me dije burime nga urgjenca e spitalit, si dhe theksojnë se këto plagë janë tipike si ato që shkaktohen nga armët e ftohta.

Ndonëse burimet policiore janë tepër të rezervuara, mësohet se për plagojen e gjyqtarit janë marrë në pyetje familjarët e tij, si dhe është shoqëruar për disa orë në komisariat një femër, identiteti i së cilës apo përfshirja e saj në këtë ngjarje nuk dihen./Top Channel/



Ja si ndihemi kur dashurojmë…

Dashuria na bën më emocional dhe padyshim më të lumtur. E keni venë re që sapo takojmë njeriun e duhur, jeta jonë merr një tjetër kuptim. Ja 5 ndjenjat e çuditshme që përjetojmë kur jemi të dashuruar.

1 - Ndiheni ankthiozë përgjatë gjithë kohës.

2 - Ndiheni të pasigurt në vetvete.

3 - Ndiheni xhelozë, edhe pa ndonjë arsye konkrete.

4 - Të merr malli vazhdimisht për të dhe preferoni të kaloni shumë kohë me të.

5 - Keni vazhdimisht dyshime se si do të shkojë kjo lidhje.


Shtatë shtete të BE-së pezullojnë Shengenin

Komisioni Evropian ka njoftuar sot se Austria zyrtarisht ka vendosur dalë nga zona Shengen, duke zbatuar regjimin e kontrollit të kufijve të brendshëm nga shkurti deri në muajin shtator. Vendimi është marrë për shkak të situatës së krijuar me refugjatët.

Në BE flitet që një veprim të tillë do ta ndërmarrë edhe Sllovenia.

Sipas përfaqësueses për shtyp të Komisionit Evropian, Natasha Bertaud, për shkak të vlerësimit për situatën kërcënuese, gjë që është edhe në përputhje me rregullat e Shengenit, këto masa i kanë ndërmarrë Austria, Franca, Gjermania dhe Malta.

Më herët jashtë Shengenit dolën përkohësisht edhe Suedia e Danimarka.
Durrës: Zhduket bashkë me fëmijën nëna 21-vjeçare
Një nënë e re 21-vjeçare nga Durrësi është zhdukur nga banesa ditën e sotme. Denoncimin e ka bërë në polici bashkëshorti i saj. B.K. është larguar bashkë me vajzën 3 vjeçe.

Pas denoncimit, policia e ka shpallur në kërkim. Për momentin nuk dihet motivet që e kanë shtyrë të renë të largohet.

Dyshimet e para bien për mosmarrëveshje me bashkëshortin.
Porositën vrasjen e dy shqiptarëve, pranga dy italianëve

Atentati me eksploziv ndaj një salle lojërash që çoi në vdekjen e dy të rinjve shqiptarë në Imperia, ka zhvillime të rëndësishme. Siç shkruajnë mediat italiane, në pranga janë vënë edhe dy italianë, një djalë i ri dhe një 56-vjeçar.

Ngjarja ndodhi në muajin nëntor 2015 në Imepria, Itali.

Të arrestuarit janë, Michele Muçiolo, 23 vjeç, dhe Alessio Alberigo 56 vjeç që nga hetimet e bëra mësohet se janë porositësit e atentatit.

Ndërkaq tre shqiptarët, ku dy prej tyre vdiqën kanë qenë ekzekutuesit e atentatit. Mretjev Ismajlukaj, 19 vjeç, Albert Jakupaj, 19 vjeç dhe Aramit Ismajlukaj, 29 vjeç, këta dy të fundit vdiqën në atentat, kanë qenë personat që hodhën lëndën shpërthyese në sallën e lojërave.
Lotaria e kuponit, Harasani: Financat të monitorojnë lotarinë e NY

Ish-deputeti socialist Andis Harasani nuk e ka kursyer ironinë ndaj lotarisë së kuponit tatimor, që deri më tani është komentuar si një dështim.

Me anë të një shënimi në profilin e tij në Facebook, Harasani shkruan se, Ministria e Financave duhet të menaxhojë lotarinë e Nju Jorkut.

“Breaking neës: NY Lottery i ka kerkuar


Dhuna ndaj gazetarit, shoqatat: Kumbaro shkarko drejtorin Çuli
Ministria e Kulturës mbështet dhunën e drejtorit të Teatrit, Hervin Çuli, ndaj gazetarit të “ABC Neës”, Eni Shehu. Hapi i parë duhet të ishte pezullimi i drejtorit. Por Ministria e Kulturës jo vetëm nuk e ka bërë këtë hap, por është solidarizuar me deklaratën e Teatrit që në fakt, është deklarata e Drejtorit Çuli.

Ky qëndrim është një skandal. Ndërsa pritej një reagim ndaj dhunës dhe ndaj kërkesës së Shoqatave të Gazetarëve, për largimin e drejtorit nga posti, ministria rreshtohet në krah të tij.

Aktorët e këtij institucioni që deri tani nuk kanë mohuar dhunën fizike ndaj gazetarit, ndodhen në një presion të dyfishtë, atë të drejtorit dhe regjisorit të shfaqjes që mbajnë emrin Çuli.

Si për të larë gojën, Ministria përmes zëdhënëses së saj bën një deklaratë që dënon dhunën.

Por kush e ushtroi atë. Kolegët gazetarë kanë pohuar se dhuna erdhi nga ana e drejtorit. Pra nga institucioni. Atëherë si mund të biesh dakord me deklaratën e drejtorit, që sipas ministres dhe zëdhëneses së saj perfaqësoka deklaratën e institucionit?

Ndërkohë, që mbrojnë variantin Çuli, thonë se, po presin mbarimin e procesit hetimor.

Kjo deklaratë është kontradiktore. Ministria tani është rreshtuar krah Çulit. Dhe edhe nëse nuk ndikon tek hetimi, pret nga ai, që e drejta t’i takojë drejtorit. Kështu edhe deklarata kundër dhunës është formale dhe e pasinqertë.

****


Shoqata e Gazetarëve: Të shkarkohet drejtori i Teatrit Kombëtar për dhunën ndaj gazetarit

Katër organizatat më të mëdha të gazetarëve në vend protestojnë ndaj qëndrimit të ministrisë së Kulturës ndaj skandalit të datës 15 janar 2016, ku drejtori i Teatrit Kombëtar ofendoi dhe dhunoi fizikisht, gazetarin Eni Shehu.

Ndonëse kanë kaluar tre ditë, ministria e Kulturës nuk ka bërë asnjë përpjekje për të analizuar këtë ngjarje të rëndë, madje në një sfidë të hapur me lirinë e medias, deklaroi se mbështet qëndrimin e Teatrit Kombëtar- shkruhet në deklaratën e shoqatave.

4 organizatat e gazetarëve e konsiderojnë të patolerueshme dhunën ndaj gazetarëve, aq më tepër kur ajo ushtrohet nga individë me funksione publike dhe që paguhen nga taksat e qytetarëve.

Për këtë arsye i kërkojnë ministres së Kulturës shkarkimin e menjëhershëm të drejtorit të Teatrit Kombëtar,në të kundërt paralajmërojnë përshkallëzim të protestës duke u kërkuar mediave të refuzojnë pasqyrimin e çdo aktiviteti të ministrisë së Kulturës./abcneës/

Video: Një shqiptar kapet me 6 kg kokainë në Itali

Policia italiane arrestoi një shqiptar 49 vjeç pasi në makinë i’u gjetën 6 kg kokainë e pastër. Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet publik, e kishte fshehur drogën poshtë kamios së makinës së tij, tip “Skoda” me targa gjermane, me të cilën po udhëtonte.

Ai banonte në Gjermani, ndonëse ishte rezident në qytetin e Firences. Sipas policisë italiane, droga kishte destinacion Milanon, Bolonjën, Ankonën e Forlin. Vlera e drogës në treg përllogaritet në 1 milion euro.
BIRN denoncon reklamën e Ramës në "The Economist"
Nga Besart Likmeta

Të shtunën Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë, Turizmit dhe Sipërmarrjes njoftoi se “revista prestigjioze ‘The Economist’, në numrin e saj të fundit ka botuar një artikull prej tetë faqesh, për Shqipërinë, apo sikurse e cilëson artikulli, vendin që udhëheq reformat në rajonin e Ballkanit”.

“The Economist” është me të vërtetë një revistë prestigjoze. Kushdo që e ka marrë një kopje të saj në dorë, e di se shkrimet aty zakonisht janë të shkurtra, ku dy apo tre faqe i kushtohen vetëm ngjarjeve me rëndësi botërore.

Që ajo t’i kushtojë Shqipërisë tetë faqe, kjo do të thotë doemos se diçka e ngjashme me Luftën e Tretë Botërore duhet të ketë nisur nga Shqipëria.

Mjaftuan pak sekonda, një vështrim në “reportazhin” e Economist për të kuptuar se në fakt, lajmi qe që Shqipëria ka paguar tetë faqe reklamë dhe jo se “revista ka bërë reportazh”. Mbi titullin e artikullit, gazeta ka shkruar “reportazh reklamë”. Kjo do të thotë se përmbajtja e informacionit aty është reklamë e paguar nga reklamuesi.

Por ndërsa u deshën pak sekonda për të lexuar se bëhej fjalë për reklamë, për shumicën e medias shqiptare, kaq sekonda mjaftuan për të ripublikuar njoftimin me titullin e vetë njoftimit: “The Economist: Shqipëria, lider i reformave në rajonin e Ballkanit”. (Kliko këtu për të lexuar njoftimin për shtyp).

Kontrasti qe i madh pasi ndërsa media e ripublikoi njoftimin e Ministrisë si konkluzion të The Economist, një numër i stërmadh gazetarësh përdorën median sociale për të informuar njerëzit se ka një dallim mes një lajmi dhe një reklame.

Dallimi është që përmbajtjen e reklamës e përgatit reklamuesi, jo gazeta. (Kliko këtu për të lexuar shkrimin reklamë të publikuar te The Economist)

Kur media nuk ka mundësi të gjykojë në mënyrë kritike mbi njoftimet për shtyp që merr, por mjaftohet vetëm me ripublikimin e tyre ashtu siç janë, ky është një sinjal katastrofe në vetvete.

Reklamë e dobët

Vetëm pasi shqiptarët filluan të tallen me artikullin reklamë dhe opozita kritikoi qeverinë për “shpërdorim fondesh”, qeveria bëri një deklaratë të dielën ku tha se reklama i kishte kushtuar taksapaguesve 36 milionë lekë (257 mijë euro). Megjithatë, parvarësisht se u pranua se kemi të bëjmë me reklamë dhe jo shkrim, qeveria vijon të këmbëngulë se reklama e paguar prej saj përbën në një farë mënyre edhe një formë gjykimi nga The Economist për realitetin e vendit tonë.

“’The Economist’, si një prej revistave më prestigjioze dhe me lexueshmëri më të lartë në shkallë botërore, nuk mund te publikojë asnjë informacion që nuk është i vërtetë, që nuk është i verifikuar dhe që nuk është shkruar nga gazetarë të certifikuar të saj”,- tha qeveria.

Në fakt, as kjo nuk është e vërtetë. Reklama, në rastin konkret, është përgatitur nga një agjenci marketingu e quajtur Quantum Productions. Në faqen e saj në internet, ajo thotë se është e specializuar në paketa të ngjashme në revistën në fjalë, si dhe gazetën “Financial Times” dhe “El Mundo”.

Reportazhi përmban pak fakte dhe shumë opinione pozitive për punën e qeverisë, kryeminstrin Edi Rama dhe ministrat e kabinetit të tij. Ai e përshkruan Shqipërinë si një “lider të reformave në Ballkan” dhe Edi Ramën si “i pari Kryeministër që po reformon dhe modernizon realisht vendin”.

Publikimi i një artikulli të sponsorizuar në median ndërkombtare nuk është një risi për qeverinë shqiptare dhe as për ato të rajonit, të cilët në mungesë të rezulateve të prekshme në rrugën e tyre drejt Bashkimit Europian, nuk e mendojnë dy herë t’i shpenzojnë paratë e mbledhura nga taksapaguesit e tyre të varfër për të paguar kompani të shtrenjta marketingu, të cilat i sigurojnë një hapsirë mediatike për atë përdorur për qëllime propagande.

Por reklamuesit e qeverisë duket se nuk qenë lodhur shumë as për të bërë punën e tyre siç duhet. Propaganda qe paksa e ekzagjeruar edhe për standardet e vetë qeverive shqiptare. Sipas reportazhit reklamë, Shqipëria, jo vetëm që është lider në Ballkan, por ajo mund të ndihmojë Europën të ridashurohet me vlerat e saj. Dhe sipas Ministrit të Ekonomisë Arben Ahmetaj, “ne po shohim përpjekjet e para të industrisë së makinave për të themeluar veten në Shqipëri”.

Këto publikime, ndryshe nga sa pretendohet nuk kanë për qëllim të impresionojnë investitorët e huaj dhe as burokratët në Bruksel, të cilët janë mirë të informuar për situatën në Shqipëri e gjetkë në rajon dhe nuk i hedhin paratë e tyre në tym thjesht se lexojnë një reklamë të shtrenjtë dhe të shkruar keq. Ashtu si në të kaluarën këto publikime synojnë një audiencë dhe lexues lokal, për të cilin liderët tanë bësojnë që do të gënjehet nga ato që shkruan një revistë e huaj për kryeminsitrin apo ministrat e tij.

Në të gjithë këtë artificë që sado duket e storëholluar është po dhe aq budallaqe dhe e cekët, ideatori, klienti dhe shpërndarsi i reklamës në formë reportazhi, bazohet në një mjet letrar, atë të pezullimit të aftësisë për të mos besuar apo dyshuar nga ana e lexuesit, që sa do i varfër dhe i pakënaqur besohet se do ta lexojë revistën nga kopertina duke i marrë ato që thuhen në brendësi për qeverinë tonë si të vërteta.

“Pezullimi i dyshimit” është një term i krijuar nga poeti dhe filozofi amerikan Samuel Taylor Coleridge, që sugjeroi i pari që, në qoftë se një shkrimtar mund të fuste mjaftueshëm ngjashmëri të së vërtetës në një tekst të shkruar, lexuesi do ishte i prirur ta besonte atë, duke e pezulluar aftësinë e tij për të gjykuar, sado përrallë të jetë informacioni i dhënë. Kjo metodë shpesh përdor injorancën apo mosdijen e lexuesit për të arritur qëllimin e saj.

Edhe pse pezullimi i aftësisë për të mos besuar prezumon që barra për të dalluar të vërtetën nga përralla bie mbi lexuesin dhe jo me artikullshkruesin, media në Tiranë zor se mund të cilësohet si e paditur ndaj formave të tilla të reklamës. Edhe në qoftë se ka pasur dje në Tiranë ndonjë redaktor me memorie të shkurtër ose miop mjaftueshëm ndaj shënimit në çdo faqe të shkrimit që ky tekst ishte reklamë, kishte mjaftueshëm kolegë që e pasqyronin si të tillë në rrjetet sociale, sa është e vështirë të besosh që ne redaksitë tona nuk e dinin që ajo që po i shisnin lexuesit ishte një gënjeshtër e trashë.
Qeveria ka detyrim ndaj taksapagueve që t’i administrojë mirë paratë publike. Media nga ana tjetër ka detyrë ndaj lexuesve të saj që ta administrojë me kujdes fjalën dhe marrëdhënien e saj me të vërtetën. Qartësisht te dyja dështuan me publikimin e të ashtuquajturit reportazh, dhe ajo që e bën më të shëmtuar këtë dështim është mënyra korporative se si këto dy pushtete, që në thelb duhet të jenë të pavarura, arritën të sillen në formë dhe përmbajte si një dhe i vetëm.

Ka në thelb diçka shumë jonatyrale në këtë marrëdhënie të medias me pushtetin në Shqipëri, dhe çdo ditë e më shumë ato i ngjajnë një çifti të palumtur ku secili nga palët nuk arrin më t’i shohë gabimet e veta. Gazetarët ankohen që politika i dhunon, ndërsa politikanët ankohen që gazetarët i gënjejnë. Mbase ka ardhur koha që këta të fundit të vendosin pak distancë midis njëri-tjetrit, në mënyra që ta shohin veten ashtu si publiku i sheh ato./BIRN/



Sesioni i ri parlamentar, Paloka: Shqiptarët e nisën këtë vit më keq

Parlamenti ka nisur sot sesionin e ri. Pas fjalës së kreut të Kuvendit, e ka marrë fjalën kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka.

Gjatë fjalës së tij, Paloka u shpreh se “shqiptarët e kanë nisur këtë vit, më keq se atë të mëparshmin”. Për Palokën, ky vit nisi me vrasje e grabitje.

“Shqiptarët edhe në këtë ndërrim vitesh i uruan njëri-tjetrit një vit më të mirë se viti i kaluar. Edhe ky vit nisi ashtu siç pritej, më keq se ai që lam.

Filloi me vrasje, grabitje, përmbytje, po përmbyten çdo ditë jo nga uji e bora, por mjerimi që u dhuron qeveria dhe kryeministri i tyre.

Taksa të reja, pushime masive nga puna ishte urimi që u bëri Rama edhe ditën e ndërrimit të viteve. Por asnjëra nga këto, nuk e pengoi Ramën që të vazhdonte turizmin, që nga ai artistik e ktheu në turizëm sportiv.

Nuk e ndaloi as Beqëjn që të mbushë arkën me para të vjedhura. Arroganca e këtij kryeministri ka arritur kulmin. Jo më larg se dje pranuan se kanë paguar 360 milionë ndaj revistës The Economist për ti bërë reklamë Ramës e jo vendit.

360 mln të paguara nga taksat që u merren me dhunë shqiptarëve për ti bërë elozhe liderit botëror, ndërsa mijëra familje të bllokuara në borë, presion që ti sigurojë bukën e përditshme”, u shpreh gjatë fjalës së tij, Edi Paloka.



Profil: Ja biondja simpatike që po sfidon Merkelin...

Në Gjermani ka filluar të hamendësohet se kush mund të jetë pasardhësja e kancelares Angela Merkel dhe favoritja duket se është Julia Klockner, 43-vjeç, lidere e kristiandemokratëve në zonën Rhineland-Palatinate.

“Speigel”, e përditshmja gjermane, shkruan se Merkel ka humbur besimin e qytetarëve gjermanë dhe sondazhet flasin qartë.

Në rast dorëheqje të Merkel favoritja absolute do të ishte pikërisht Klockner.

Klockner ka qenë anëtarë e Bundestagut deri në vitin 2011.

Ajo shihet si favorite në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen në 13 mars në Landin e saj që ka 4 milionë banues, përcjell Tema.

Vjen nga një familje prodhuesish verërash dhe është zgjedhur si “Mbretëresha e Verës” në 1995.

Pas studimeve në Shkenca Poltike, pedagogji dhe Teologji, ka punuar si gazetare, fillimisht në radion e Mainzit dhe më pas si drejtoresha e revistës së përmuajshme “Sommeiller”.

Nga pikëpamja politike është kundër abortit por e hapur ndaj refugjatëve.

“Mjafton të mbajnë duart në vendin e duhur, ndryshe i përzë”, ka deklaruar ajo pas ngjarjeve të Këlnit. Sharmante, e qeshur dhe mjaft inteligjente, veç kësaj me një eksperiencë të konsiderueshme si gazetare dhe anëtare e Bundestagut, Julia shihet si kancelarja e ardhshme e Gjermanisë.

Megjithatë koha do të tregojë nëse ajo do të jetë “zonja e ardhshme e hekurt e Gjermanisë”.

Foto: Policia sekuestron një arsenal të madh armësh luftarake

Një arsenal armësh është sekuestruar gjatë një operacioni policor të bërë mëngjesin e sotëm. Ka qenë policia e Kosovës, që gjatë një aksioni në zonën e Drenasit, ka sekuestruar një sërë armësh të kalibrave të mëdha.

“Policia pas bastisjeve në tri lokacione, 2 në Llapushnik dhe një në Koreticë e Lartë, ka gjetur armë automatike dhe municione tjera, fishekë të kalibrave të ndryshëm. Policia ka ngritur dyshime se municion dhe mjete shperthyse mund të ketë edhe në fshatin Koreticë e Epërme”,- ka thënë Driton Morina, komandant i stacionit policor të Drenasit.

Ai ka thënë se, ndër tjera janë gjetur 11 armë atutomatike, 25 mina antitank dhe 4000 gram materie shpërthyese tritol”,- thuhet në njoftimin e policisë.



Australia shton numrin e trupave në Afganistan

Gjatë një vizite të paparalajmëruar në Kabul të Afganistanit, kryeministri australian, Malcolm Turnbull, ka njoftuar se vendi i tij do ta shtoj numrin e trupave në Afganistan. Turnbull ka thënë se, Austrialia do të shtojë edhe 20 trupa në misionin e saj të sigurisë në Afganistan, duke e rritur numrin e trupave në 270.

Ky veprim vjen vetëm disa ditë pasi Turnbull, ka hedhur poshtë një kërkesë të presidentit amerikan, Barack Obama, për angazhimin e më shumë trupave australiane në luftën ndaj grupit militant Shteti Islamik në Siri dhe Irak.

Turnbull do të udhëtoj për në Shtetet e Bashkuara, ku gjatë ditës së martë do të ketë takime në lidhje me çështjet e sigurisë në Lindjen e Mesme. 41 ushtarë australianë janë vrarë gjatë 12 viteve të pjesëmarrjes në operacionet e sigurisë në Afganistan.


ËhatsApp vjen me lajme të reja

Jan Koum bashkëthemeluesi i “ËhatsApp”, ka bërë me dije disa ndryshime të këtij rrjeti social:

1. “ËhatsApp” është vetëm disa ditë larg arritjes së një miliardë përdoruesve aktiv në muaj, që aktualisht është 990 milionë.

2. “ËhatsApp” do të jetë plotësisht pa pagesë, duke larguar atë 99%-in që kishte qenë më parë për disa përdorues pas përdorimit të aplikacionit një vit pa pagesë,

3. Më në fund do të fillojë të fitojë para. “ËhatsApp” më në fund do t’i ftojë bizneset në rrjet, që sigurisht se do t’ua bëjë aplikacionin me pagesë.

Adnan Januzaj, sms erotike këngëtares Emily Ëademan
Modelja dhe këngëtarja angleze, Emily Ëademan, ka rrëfyer për “The Sun”, se ka bërë seks me Anthony Martial, i martuar, me të cilin ka bërë edhe një udhëtim romantik në Paris.

Tani ajo thotë se, janë katër shokë skuadre të francezit te “Manchester United” që i dërgojnë sms, duke i kërkuar të lidhen bashkë.

Ndër ta është edhe Adnan Januzaj, megjithatë Ëademan ka bërë të ditur se i ka mbyllur hesapet me futbollistët.
Maqedonia, zgjedhje të parakohshme më 24 prill
Maqedonia do të zhvillojë zgjedhjet e parakohshme më 24 prill. Data është konfirmuar ditën e sotme, ndërsa eurokomisioneri për zgjerim në BE, Johanes Hahn zhvilloi takime me krerët e partive politike.

Pas dorëheqjes së Nikolla Gruevskit, kryeministri i përkohshëm i vendit do të jetë Emil Dimitriev.

Ai do të drejtojë vendin në këto pak muaj dhe do të merret me përgatitjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Pas krizës politike të vitit të kaluar dhe sidomos presionit opozitar me publikimin e përgjimeve, palët politike u ulën në bisedime dhe arritën një marrëveshje për zgjedhje të parakohshme në pranverë të vitit 2015.

Edhe gjatë ditës së sotme zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Kocijanic ka bërë thirrje që palët politike të zbatojnë marrëveshjen e arritur më parë.

Orteku vret sërish, 5 ushtarë të vdekur në Alpet franceze
Pas ngjarjes së rëndë ditët e fundit kur orteku i dëborës goditi një grup studentësh, sërish një tjetër ortek merr jetë në Alpet franceze. Mediat ndërkombëtare raportojnë për të paktën 5 ushtarë të vrarë.

Ngjarja ndodhi në kufi me Italinë, ku ushtarët ndodheshin për stërvitje.

Grupet e shpëtimit dhe emergjencave kanë shkuar në vendngjarje.

Të plagosur lehtë janë gjetur 4 ushtarë, ndërsa 10 të tjerë s’kanë pasur dëmtime.


Video: I ftohti “ngrin” mësimin, gjysma e shkollave pa ngrohje

Shumë nxënës kanë munguar sot në shkollat e Tiranës për shkak të të ftohtit dhe mungesës së ngrohjes në shkolla. Zyrtarisht thuhet se 40% e shkollave janë pa ngrohje.

Edhe në ato shkolla ku kaldajat janë të instaluara, ato në shumë raste nuk punojnë.

Shihni vëzhgimin e “TV Klan”, ku nxënësit që kanë shkuar në shkollë thonë se kanë qendruar në klasë me xhupa e dorashka. Madje njëri prej tyre thotë se, ka marrë ngrohëse nga shtëpia.


Video: E shau PS-ja, shëpthen korçari: Rama të hëngërt tartabiqi!
Cunami nga Koçra, Ilir Vrenozi ka shpërthyar sot në rrjetet sociale me një video-mesazh të ri për kryeministrin Rama dhe mbarë shqiptarët, pas ofendimeve dhe kërcenimeve që një ditë më parë atij ju bënë nga disa socialistë bashkëqytetarë korçarë.

“Ramës t’ia pijë gjakun tartabiqi për të gjitha të zezat që po i bënë këtij populli!”,- ka qenë masazhi i Vrenozit, në një kohë që ai u ka bërë apel të gjithë shqiptarëve që të bashkohen në revolucion për të hedhur nga pushteti të gjithë politikanët hajdutë.

“Iliri ka nje mesazh per ju dhe deshire per politikanet tane.”,- ishte dicitura që shoqëronte këtë viodeo të paparë në portalin “Jeta osh Qef”. Mos e humbhisni videon:

Fotolajm: Kur prodhimi vjen me të mbara...
Kur prodhimi i zonës së Myzeqesë vjen me të mbara kamionët mbushen kështu... por le të mos i marrim mësysh. Marshallah preshi!

Foto+16: Sfida “e nxehtë” e garimit mes universiteteve italiane

Në rrjet është përhapur ditët e fundit një sfidë mjaft e veçantë mes universiteteve italiane.

Femrat e universiteteve të ndryshme deklarojnë dashurinë ndaj universitetit ku studiojnë.

Por e veçanta është se ato e bëjnë këtë gjë duke nxjerrë në pah hiret e tyre. Ja disa prej fotove më të mira:



Foto: Aksident në qendër të Tiranës, makina godet vajzën dhe ikën

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në qendër të Tiranës, ku një automjet ka përplasur një femër dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Për shkak të vonesës së ambulancës, gruaja është dërguar në spital me një mjet tjetër ndërsa mësohet se ka marrë plagë të rënda.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe ndalimin e shoferit që mendohet se ka qenë me shpejtësi të madhe, shkruan “Neësbomb.al”.




19/01/2016............................
"Shpëtimtari" i Shkodrës: shmang përmbytjet për 100 vjet

Ismet Teli, i ftuar mbrëmë në “Dritare me Rudinën”, në “Vizion +”, ka folur për situatën e përmbytjeve në Shkodër. Ai foli për projektin që ka krijuar në bashkëpunim me 9 kolegë të tij. Katër prej tyre janë hidro-inxhinierë, një arkitekt urban, biolog-eksplorator, doktor shkencash, inxhinier i xhenios, topograf, të diplomuar jashtë vendit dhe të specializuar në fushën e tyre.

Ky projekt synon që të drejtojë ujrat e Bunës dhe Drinit, në nyjën hidrike Bashallik, ku këta lumenj bashkohen.

“Kjo nyje furnizohet nga 16663 kilometër katrorë ujëmbledhës, që vijnë nga Bosnja, nga Serbia, Maqedonia dhe Kosova. Të gjithë këtë prurje duhet ta përballojë Buna. Gjithashtu, aty është krijuar nga grusht hidrik një gropë 220 metra e gjatë, 5.44 metra nën nivelin e detit, që ne duam ta lirojmë”,- u shpreh Teli.

Nëse atij i krijohen kushtet e nevojshme për të punuar, është në gjendje që të shmangë përmbytjet për 100 vjet. Përveç kësaj, përfitimi është edhe ekonomik pasi Shqipëria fiton 32% të prodhimit bujqësor.

Sipas tij, mënyra që kanë zgjedhur qeveritë për shmangien e përmbytjeve, duke ndërtuar argjinatura, ka qenë një investim i çuar dëm.

“Argjinatura është masakër kulturore, ekonomike dhe ekologjike, ka ikur koha e tyre, tani bëhen me mbathje toke.

Shkodra ka pasur një dëm mbi 112 milionë euro nga përmbytjet, po kështu është bërë një investim i dështuar prej 28 milionë eurosh për ngritjen e argjinaturave”,- theksoi Ismet Teli.

Ai ka kontaktuar me qeverinë për këtë projekt, por nuk ka garancinë e duhur për zbatimin e tij. Sipas tij, uji është larg ngjyrave politike dhe fetare, partitë duhet t’i lëmë të punojnë për të mirë, e po kështu profesionistëve duhet t’u jepet mundësia për të punuar.

Ismet Teli ka një karrierë 50 vjeçare si navigator. Ai e ka nisur punën e vet si muço e më pas ka kaluar në administrator anijeje. Me një përvojë të gjatë në det, tashmë i dalë në pension, nuk mund të shkëputet nga qyteti i Shkodrës, që e cilëson si një perlë të Shqipërisë dhe një qytet unik në botë.




Ministri Tahiri, letër 2 mediave të huaja: ISIS në Shqipëri? Ja fusni kot!
Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri u ka dërguar letër 2 redaksive të lajmeve, “Corriere TV” në Itali dhe britanikes në versionin online “Daily Mirror”. Letra e ministrit Tahiri, vjen një ditë pas botimeve të këtyre mediave të cilat pretendojnë se në Shqipëri ka baza të stërvitjes së militantëve të ISIS-it, si dhe plantacione droge që menaxhohen prej tyre.

Nisur nga kjo ministri Tahiri shkruan: “Jam i bindur që nuk jam i vetmi shqiptar që ndihet keq nga të pavërtetat që u pasqyruan, siç besoj se çdo italian apo qytetar i çdo vendi të botës që ka pasur mundësinë të njohë sadopak Shqipërinë, është ndier keq nga pasqyrimi thelbësisht i shtrembëruar i realitetit shqiptar në reportazhin tuaj”.

Ministri thekson se, fitorja më e madhe e terroristëve është krijimi i hijes së armikut edhe aty ku duhet të ketë besim, duke shkatërruar kështu mundësinë që qytetarët dhe shoqëritë tona të ndërtojnë solidaritetin e domosdoshëm të vlerave që duhet t’i kundërvihet të keqes së përbashkët.

“Në këtë rast, të pavërtetat e raportuara prej jush për Shqipërinë, duke shpikur shkolla për militantët e ISIS apo mbi 1000 rekrutë të paguar e të gatshëm për luftë, janë një tullë më shumë në murin e mosbesimit që na bën gjithmonë e më të paaftë për të fituar kohën që kemi humbur duke parë si kërcënim njëri-tjetrin, e kësisoj, të paaftë për të fituar kundër kërcënimit terrorist”,- nënvizon ministri i Punëve të Brendshme.

Ai shton se, Shqipëria, ka një popullsi me shumicë muslimane, por është verbëri të mjaftohesh me kaq për të imagjinuar rrezik terrorizmi në vendin tonë.

“Ndaj, i nderuar, më lejoni t’ju siguroj se shqiptarët krenohen me vlerat e çmuara të tolerancës dhe bashkëjetesës fetare, një shembull unik që veç krenarisë, ka rrënjosur tek çdo qytetar shqiptar vullnetin për të mos pranuar frikën dhe kërcënimin e terrorit. Por kurajon e forcën për të ndërtuar bashkëpunimin me çdo shoqëri të lirë, që luftën kundër terrorizmit e fiton më së pari me vlera e besim, pastaj me armë”,- shkruan Tahiri.


Letra që Edip Tërshana ia dërgoi Enver Hoxhës para pushkatimit
Më 16 Janar 1948 pushkatohet Edip Trëshana i lindur në Dibër. Kjo është letra e Edip Tërshanës drejtuar Enver Hoxhës:

Enver! Ideali Kombëtar më ka ba që jam kundra Lëvizjes Nacional Çlirimtare. Unë isha në Dibër krijuesi i saj. Lëvizja Nacional Çlirimtare është në tradhëti e Atdheut, se jo vetëm që hoqi dorë nga Kosova e Dibra, por sot me Pushtetin Popullor Shqipëria është në robëri të Beligradit politikisht dhe ekonomisht. Sot organizatorët Sllavë janë ata që drejtojnë punët shtetnore dhe para shtetnore. Kjo është tradhti. Sot politika e jashtëme e juaj sllave,ka shkaktuar që UNB të jetë kundër nesh, humbin shumë miq; kjo është Tradhti.

Jam kundra për vrasjet me Gjyq dhe pa Gjyq, që i bëhen këtij Populli, pse kështu don sllavi. Për 20000-30000 shqiptarë që dergjen në burg se s’janë “Komunista” sllavë. Kjo është tradhti. Jam kundra se e plaçkiti. Ky është pushteti, që varfënoi tregun shqiptar për të vesh klyshët e Rusisë dhe e la popullin byth-lakuriq, ndërkoh, qëne kishim për 20 vjet rresht –mbathje, kjo është pra tradhtia.

Jam kundra këtij Pushteti, se është spekulator tuee grabit popullin me Ligj dhe mallin e sekuestruar nga tregëtarët po ja shet ma shtrejt se ç’e kishin ata, duke lanë në rrugë një numër familjesh të tregtarëve, kinse spekullatorë. Kurse Pushteti është më spekullator, se ja mori misrin 10 lekë e ja shiti 11.50; ja mori grunin 10 lekë ja shiti 15, mori duhanin 15-20 Fr, ja shiti 100-120 Fr.

Mallin e U.N.R.A.S nuk e pa populli, se një pjesë e madhe e tij, shkoi në Rusi e te Titua. Kjo është tradhti. Jam kundra se për dy vjet kemi shpenzuar dy miliard e disa milion Fr.shq për të ushqyer Pecot e amshorët e Frontit. Sot thuhet gjithçka për Pushtetin, ndërsa dje Nacionalistat thonin gjithçka për Atdheun. A nuk janë tradhëti këto?

Jam kundra thirrjeve “Jemi bij të Stalinit”, sepse e ulin shumë poshtë rininë, aq poshtë, sa kur përmend Stalinin të gjithë ngrihen në këmbë. Jam kundra, se injoranca s’don kulturën: kështu duan sllavët.Kjo bësoj është tradhëti. Jam kundra, sepse s’ka liri fjale e shtyp të lirë. Ka vetëm terror. Kjo është shqiptarizëm: të rrojnë të Frontit, të tjerët të vdesin?

Jam kundra, se në historinë për shkollat Unike thuhet: Ballkani në kohët e lashta banohej prej grekëve e maqedonasve e se ilirët e lavdishëm u zhdukën. Kështu i shërbejmë imperializmit sllav. Pjetri tha: Rusia duhet të ketë tre sy: Vlladivostok, Petrograd e Durrës dhe dishepullli i tij Stalini me pushtetin tradhtar të sotshëm në Shqipëri, ja mbrriti dhe tek ne kësaj ëndrre.

Jam kundra, se grabitni teshat e “reaksionarëve”, si i quani ju pra grabit dhe ha. Kësaj i thonë me vjedh lirisht. Jam kundra, se oficerët të Mbrojtjes këtu në Dibër, arrijnë me grabit gratë e botës, me grabit karriollat e teshat shtëpiake e askush nuk tha ndal. Kjo është poshtërsi. Jam kundra, se tregtia, toka dhe nëntoka, Ekonomia Kombëtare janë në dorë të sllavëve. Njëzet shoqni jugosllave në ekonominë shqiptare, a s’është kjo tradhti e naltë?

Enver!

Tue i çfaq këto, tue qenë i vendosur me Idealin Kombëtar, unë kam qenë, jam kundra Pushtetit e këtë ja kam vu në dritë popullit, i cili e ka pa dhe pranue, se 95% është kundra Pushtetit. Revoltën veç terrori i madh e mbanë. Pret nënë e mjerë, pasi i jati do të vrasë të birin e të bijën e vet. Edhe kjo është tradhëti e pushtetit popullor.



Ky Pushtet futi përçarjen toske e gegë, katolikë e ortodoksë, myslimanë e ortodoksë, pra tradhëti e naltë. More të mjerë, ju ka verbu fanatizma e ideologjisë dhe nuk shifni faktin që po i bëni popullit varrin. Këtë varr, jeni tue ja ba Atdheut dhe me politikën tuaj të jashtme. A s’është tradhëti?

Rroftë Ideali Kombëtar!

Rroftë Shqipëria me Kosovën, që ju ja falët Jugosllavisë!

Rroftë Populli Shqiptar!

Rroftë Flamuri Kombëtar i panjollosur! 22.11.1947
Porosit një Samsung dhe gjen në kuti një…

Greg Cundill, po priste të merrte telefonin e tij të ri, “Samsung Galaxy S6 Edge” pasi kishte rinovuar kontratën me kompaninë telefonike. Por kur hapi kutinë ai mbeti i shtangur...

Brenda saj në vend të androidit gjeti një konservë peshku.

“As nuk dija çfarë të thoja kur e hapa kutinë”- thotë 23 vjeçari, Greg. “Mua as që më pëlqejnë sardelet. Po atë sfungjerin se di pse e kanë vendosur aty”.

Kompania që kryen transportin është duke e hetuar rastin, shkruan “The Sun”.

50 mijë lekë për një natë, kapen 6 prostituta në Fier

13 vetë u arrestuan në një operacion të policisë në Fier. Tre vetë kontrollonin një rrjet të mirëfilltë prostitucioni në këtë qytet. Luan Zijaj, 54 vjeç, Tahir Spahiu, 56 vjeç dhe N.A, 32 vjeçe kanë qenë në rolin e tutorëve, për 6 vajza, që i përdornin si prostituta në lokalet e natës.

Për punonjëset e seksit, policia ka bërë me dije vetëm inicialet.

1. S.L.


2. V. B.

3. A. G


4. L. L.

5. D. F.

6. S. Y.

6 vajzat punonin me një çmim prej 50 mijë lekë nata, sipas njoftimit të policisë.

“Shtetasi Luan Zijaj gjatë një periudhe disa mujore ka shfrytëzuar për prostitucion 6 shtetaset e mësipërme me pagesë që arrinte deri në pesëdhjetë mijë lekë të vjetra”,- thuhet në njoftim.

Gjithashtu janë arrestuar edhe 11 persona të tjerë, për të cilët policia nuk dha detaje, por dyshohet se janë klientë të lokaleve ku punonin vajzat.



Mercedes 24 karatësh”: Ja ç’ka bërë ky tetovar i “çmendur”...
Tetovari i cili jeton në “St Gallen” të Zvicrës, rëfehet se si ka harxhuar 25 mijë franaga zvicerane, për forcimin e motorit të “Mercedes Benz C32 AMG”.

Sipas tij, 11500 Franga i ka kushtuar vetëm “Motor Tuning”, i cili është me shkumë ari 24 karat dhe 4000 Franga fellnat, dhe shumë pjesë tjera që janë ekskluzive ku arrijnë shifrën 25 mijë franga zvicerane.

Ai thotë për portalin “TetovaSot” se, kjo që ka bërë është më shumë për qejf dhe këtë verë thotë do të dal në katalgoun e Mercedesit, si një veturë speciale e dizajnuar vet.

Gjithashtu, ai shprehet se tani vetura e tij kushton 67 mijë franga dhe pritet që këtë vit të garojë në Gjermani ku “Mercedez Benz C32 AMG” tani ka 485 kuaj fuqi./Telegrafi/



Parandalohet një vrasje në Durrës, policia arreston 3 persona
Policia e Durrësit ka parandaluar një vrasje në Manzë. Pas marrjes së informacionit, forcat e policisë kanë kryer operacionin për arrestimin e tre personave të dyshuar, për vrasjen e mbetur në tentativë.

Për momentin nuk dihet identiteti i tyre dhe as detaje rreth motiveve të vrasjes. Lajm në përditësim...


Vdes 34-vjeçari shqiptar në Angli: Po luante futboll, e zuri korenti

Një 34 vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në Angli teksa ishte duke luajtur futboll bashkë me disa shokë të tij në një fushë private.

Shqiptari me profesion taksist ka qenë bashkë me disa shokë të tij, kur teksa luante futboll ka tentuar që të kalonte një përçues elektrik, por prekja ka rezultuar fatale, pasi i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur jashtë fushës së futbollit, kur Albert Xhediku, 34-vjeçar, ka shkuar që të marrë topin, por prekja me përçuesin i ka shkaktuar vdekjen.

I riu është dërguar menjëherë për në spital nga miqtë e tij, por nuk ka mundur që të përballojë tronditjen dhe ka ndërruar jetë.

Menjëherë pas ngjarjes policia vendase ka nisur hetimet, në të cilat është përfshirë edhe kompania që ka në pronësi sallën sportive.

“Isha duke luajtur me të. Vetëm godisnim topin dhe patëm momente të mira. Kur ndodhi të gjithë ishim aty por nuk mundëm që ta ndihmonim, ishte shumë e frikshme. Do të na mungojë. Ishte shok shumë i mirë”,- ka thënë një nga miqtë e tij.

34-vjeçari Albert Xhediku, ishte nga qyteti i Peshkopisë dhe kishte vite që jetonte e punonte në Britaninë e Madhe./shqiptarja.com/



Ish-Presidenti Moisiu: Ministrat duhet të dridhen nga prokurori

Ish-Presidenti Alfred Moisiu, ka kritikuar zvarritjet për realizimin e reformës në drejtësi dhe thotë se, klasa politike shqiptare nuk është e përshtatshme për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com”, Moisiu shprehet se, Parlamenti duhet t’i votojë të gjitha rekomandimet e Komisionit të Venecias, pasi është politika që ka shkatërruar drejtësinë.

“Nuk po them ndonjë gjë të re, se drejtësinë në këtë derexhe e ka çuar politika, nisur nga qëllimi për të mbrojtur veten si dhe për të vazhduar me mentalitetin e vjetër, që për çdo gjë vendos partia”,- tha Alfred Moisiu.

Ish-Presidenti theksoi gjithashtu se, Presidenti duhet të zgjidhet nga populli e nuk duhet të ishte lënë jashtë kësaj reforme.

Sa i përket gjyqtarëve, ai tha se është kundër shkarkimit të tyre, por pasuria e tyre duhet të verifikohet dhe të kalojë në skaner.

Kurse për rolin e prokurorëve, ish-Presidenti Moisiu e cilësoi si tepër thelbësore, duke dhënë edhe një shembull simbolik se ministrave duhet t’u hyjë frika nga prokurorët.

“Kur isha në detyrë në bisedë me prokurorin komentoja, se kur një ministër takohet me të duhet t’i hyjnë të dridhurat, në kuptimin simbolik, se prokurori kur bën zullume nuk të fal dhe të nxjerr para përgjegjësisë ligjore. Pra, kështu duhet të jenë prokurorët tanë”,- thotë ndër të tjera ish-Presidenti Moisiu./Shqiptarja.com/
Risi: Dalin në shitje këpucët me GPS

Një kompani japoneze ka ideuar një GPS që vendoset tek këpucët e të moshuarve që vuajnë nga skleroza dhe alzheimeri. “Ne e dimë se shumë njerëz të moshuar me sëmundje të caktuara zhduken pa lënë gjurmë”, – tha një zëdhënës i kompanisë “Ëish Hills”.

“Zakonisht të moshuarit nuk i përdorin telefonat celularë dhe madje nuk lëvizin me dokumente identifikimi, kështu që është e vështirë t’i gjesh ata kur largohen nga shtëpia. Këpucë, janë një objekt i rëndësishëm për lokalizimin e të moshuarve”.

Zbuluesit kanë vendosur një detektor tek këpucët dhe në momentin që të afërmit tuaj largohen 500 metra nga shtëpia, ndizet alarmi.

Për momentin këto lloje këpucësh janë në shitje vetëm në Japoni, ku një e katërta e popullsisë është mbi moshën 65 vjeç. Ndoshta do të shiten edhe në Europë, mund të jetë një ide e mirë./gazeta shqip/

Daçiç të mërkurën, në Shqipëri për takimin e dytë trepalësh

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, do të jetë mikpritës i dy kolegëve të tij, Paolo Gentiloni nga Italia dhe Ivica Daçiç nga Serbia, në kuadër të Trilateralit Shqipëri-Itali-Serbi. Kjo nismë u iniciua më shumë se një vit më parë dhe vijon takimin e parë trepalësh në nivel Ministrash të Punëve të Jashtme mes Shqipërisë, Italisë dhe Serbisë, të zhvilluar në Romë, më 23 janar 2015.

Ky takim synon shkëmbimin e pikëpamjeve dhe diskutimin e një sërë çështjesh të rëndësishme si për vendet tona ashtu edhe për rajonin dhe me gjerë, transmeton KosovaPress.

“Ecuria e procesit të integrimit evropian dhe intensifikimi i bashkëpunimit rajonal, në frymën e procesit të Berlinit dhe duke pasur parasysh Konferencat e Ballkanit Perëndimor në Paris 2016 dhe Romë 2017, si edhe çështje që kanë të bëjnë me sfidat e përbashkëta që po përballemi sot, do të jenë në fokus të këtij takimi të rëndësishëm, objektiv parësor i të cilit do të jetë përforcimi i urave të komunikimit konstruktiv mbi baza mirëkuptimi”,- thuhet në një komunikatë për media.

Gjatë takimit, Ministrat e Jashtëm të Shqipërisë, Italisë dhe Serbisë, do të diskutojnë projekte të përbashkëta konkrete, me interes të ndërsjellë, në fushat e ekonomisë, infrastrukturës, energjisë, turizmit, arsimit, kulturës, bashkëpunimit rinor etj., duke u fokusuar në identifikimin e metodologjive të reja për realizimin konkret të tyre, por edhe në zgjerimin e mëtejshëm të nismave rajonale.

Takimi trilateral do të paraprihet nga takime të veçanta të Ministrit të jashtëm Bushati me Ministrat Gentiloni dhe Daçiç.


Kujdes! Ja 10 gabimet që femrat bëjnë me fytyrën...
1 - Zgjidhni produktet e gabuara

2 - E lani fytyrën shumë shpesh

3 - Temperatura e gabuar e ujit

4 - E teproni me scrub-in

5 - Kur nuk e shplani fytyrën siç duhet

6 - Kur përdorni hidratues që e irritojnë fytyrën

7 - Tharja e gabuar me peshqir

8 - Kur prisni shumë për ta hidratuar lëkurën, duhet ta bëni menjëherë

9 - Shpenzoni për brand-e, ndërkohë që edhe një produkt i lirë mund të jetë perfekt për lëkurën tuaj

10 - Kur e teproni me vajrat esencial



Myslymanismi, Cameron: Gratë me ferexhe të mos dalin në rrugë

Kryeministri britanik, David Cameron, ka bërë një deklaratë të fortë kundër myslimanizmit. Gratë e mbuluara nuk duhet të dalin në qytetet britanike, ka thënë ai.

Kjo masë natyrisht që do të krijojë shumë zemërim mbi popullsisë myslimane, por Cameron duket i vendosur.

Vetëm një ditë më parë ai deklaroi se, azilkërkuesit që nuk mësojnë anglishten për dy vjet e gjysmë do të deportohen. “Respektoj fenë myslimane, por edhe ata duhet të respektojnë rregullat tona. Në të kundërt, duhet të mësohen me idenë se do të deportohen”,- tha Cameron.




Sigurim depozitave të biznesit. Ndryshon ligji, garantohen kursimet e kompanive
Jo vetëm individët, por edhe depozitat e bizneseve do të jenë të garantuara me ligj. Qeveria ka dërguar në parlament një projektligj, i cili përfshin në skemën e sigurimit të depozitave edhe kursimet që bizneset kanë nëpër banka.

Sipas draftit të propozuar edhe për bizneset kufiri i siguruar i depozitave do të jetë në masën 2.5 milionë lekë, ashtu si për individët. Të dhënat zyrtare tregojnë se aktualisht depozitat e biznesit arrijnë në 129,6 mld lekë duke përbërë rreth 13% të totalit të depozitave në sistemin bankar.

Por nga kjo shumë do të garantohen 29,2 miliardë lekë, pasi këto janë depozita nën nivelin 2.5 milionë lekë. Aktualisht, depozitat e siguruara të individëvenë sistemin bankar kapin vlerën 573.1 miliardë lekë. Përfshirja e depozitave të tregtarëve dhe shoqërive tregtare në skemë do të rriste depozitat e siguruara me 29.2 miliardë lekë ose 5.1%.


Yüklə 6,39 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   19   20   21   22   23   24   25   26   ...   352




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə