Abstrakt nr1 final pdf



Yüklə 3,52 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə29/37
tarix22.11.2017
ölçüsü3,52 Kb.
#11529
1   ...   25   26   27   28   29   30   31   32   ...   37

Medain Hashani, Alban Asllani, Roberta Bajrami
 
104   Abstrakt, nr.1, 2015      
22.  Khatri, N. (2000) Managing Human Resource for Competitive 
Advantage: A Study of Companies in Singapore, International 
Journal of Human Resource Management, 11(2): 336–65.  
23.  Oda Ekonomike e Kosovës (2009), Regjistri Statistikor i 
Bizneseve: Numri i ndërmarrjeve të reja dhe të regjistruara 
sipas seksioneve të aktiviteteve ekonomike (2009 - 2013); 
http://www.oek-
kcc.org/2013/images/img2013/ndermarrjet-reja-
riregjisturara.pdf, (qasur për herë të fundit me datë 
06.05.2014) 
24.  Nazlina Zakaria, Siti Rohaida Mohamed Zainal, Aizzat Mohd. 
Nasurdin (2011), Investigating The Role Of Human Resource 
Management Practices On The Performance Of Sme: A 
Conceptual Framework, Journal Of Global Management, 
January 2011. Volume 3. Number 1; 
http://www.globalresearch.com.my/journal/management_v
03n01/0006_Article_153_Final_JoGM_Jan2012_V3N1_PG074_
092.pdf, (qasur per here te fundit me date 06.05.2014)  
25.  Green, A. and L. E. Martinez-Solano (2011), “Leveraging 
Training Skills Development in SMEs: An Analysis of the 
West Midlands, England, UK”, OECD Local Economic and 
Employment Development (LEED) Working Papers, 2011/15, 
OECD Publishing. 
26.  Sirin Elci (OECD) (2011), Leveraging Training Skills 
Development in SMEs; An Analysis Of Ostim Organised 
Industrial Zone, Turkey; http://www.technopolis-
group.com/resources/downloads/reports/leveraging_traini
ng_OECD.pdf (qasur për herë të fundit me datë 06.05.2014)


 
 
Abstrakt, nr.1, 2015 105
 
KDU 314.55(496.51-2) 
Shkaqet dhe pasojat e 
shkurorëzimeve në Komunën e 
Ferizajt 
Shqipe Shaqiri 
 
 
Abstrakt 
Shkaqet dhe pasojat e shkurorëzimeve në Komunën e Ferizajt kanë 
qenë objekt i studimit në këtë hulumtim. Është bërë identifikimi i 
faktorëve relevantë dhe shkaktarëve më të mëdhenj të shkurorëzimit 
në Komunën e Ferizajt si dhe efektet më të mëdha që ka ai të vetë të 
shkurorëzuarit, familjarët dhe shoqërinë tonë. Hulumtimi është 
përqendruar tek institucionet relevante për shkurorëzimin në aspektin 
e faktorëve kryesorë dhe pasojave, si Gjykata Themelore e Ferizajt dhe 
Qendra për Punë Sociale, gjithashtu edhe të vetë të shkurorëzuarit që 
jetojnë në Ferizaj. Qëllimi i këtij hulumtimi është të krijojë pasqyrë të 
saktë rreth rrethanave që shkaktojnë shkurorëzimin dhe situatave me 
të cilat përballet shoqëria jonë, si dhe të bëjë një identifikim për bartësit 
më të mëdhenj të pasojave dhe efektet e tij. Është analizuar në veçanti 
edhe pozita e femrave dhe meshkujve duke bërë krahasimin mes tyre 
në shkurorëzimet e bëra. 
Duke qenë se në lidhje shumë të afërt me të shkurorëzuarit janë edhe 
fëmijët që kanë prindër të ndarë, i është kushtuar theks i veçantë i 
ndikimit të ndarjes së prindërve në edukimin, kujdesin, ushqimin dhe 
sjelljen e tyre.  
Fjalët kyçë: shkurorëzimet, shkaqet e shkurorëzimit, pasojat e shkurorëzimit, 
fëmijët, gjendja  ekonomike, Komuna e Ferizajt 
 
 
Hyrje 
 
Shkurorëzimi, shkaqet dhe pasojat e tij në Komunën e Ferizajt janë 
objekt hulumtimi i përgjithshëm i këtij punimi. Do të analizohen 
faktorët dhe rrethanat kryesore shoqërore të cilat ndikojnë në rastet e 
shkurorëzimit në komunën tonë si dhe pasojat më të mëdha që sjell. 


Shqipe Shaqiri
 
106   Abstrakt, nr.1, 2015      
Sipas publikimeve  të Agjencisë të Statistikave të Kosovës në 
Komunën e Ferizajt në vitin 2013 janë shkurorëzuar gjithsejtë 83 çifte 
për dallim nga viti 2012 ku kanë qenë 55, dhe nga viti 2011 me 64 raste 
të shkurorëzimit. Përmes këtij hulumtimi do të mundohemi të 
zbardhim arsyet përse ky numër është në rritje, të identifikojmë 
faktorët kryesorë që kanë afektuar të bëhen këto shkurorëzime, dhe 
një theks të veçantë do t’i kushtojmë edhe pasojave që kanë këto raste 
në shoqërinë tonë në përgjithësi dhe në familjet ku ndodhin këto raste. 
Për shkurorëzimin në Kosovë, përveç institucioneve përkatëse te 
cilat nxjerrin statistika dhe raportojnë e dokumentojnë për këto raste, 
viteve të fundit janë shkruar shumë artikuj, janë bërë kërkime e të 
tjera rreth kësaj dukurie për të kuptuar më qartë se përse ndodh dhe 
çfarë pasojash lë. Përmes këtij hulumtimi ne do të zbërthejmë dhe 
analizojmë këto aspekte për Komunën e Ferizajt duke konsultuar 
legjislacionin që rregullon këtë çështje, të dhënat zyrtare dhe aspektet 
shkencore juridike që trajtojnë shkurorëzimin. 
 
Problemi kërkimor 
 
Shkurorëzimi është zgjidhja e një martese të vlefshme gjatë jetës 
bashkëshortore për shkaqe të parapara me ligj, dhe në procedurë 
ligjore dhe me aktgjykim të organit kompetent shtetëror. Sipas Ligjit 
të Kosovës për Familjen njëri apo të dy bashkëshortët me marrëveshje 
të dyanshme mund të kërkojnë shkurorëzim duke parashtruar padi në 
gjykatën kompetente. Gjithashtu nëse njëri nga bashkëshortët paraqet 
padi për shkurorëzim, kurse bashkëshorti tjetër më së voni deri në 
përfundimin e seancës kryesore gjyqësore, deklaron shprehimisht se 
nuk e kundërshton bazueshmërinë e kërkesëpadisë, do të 
konsiderohet se bashkëshortët kanë paraqitur propozimin për 
shkurorëzim me marrëveshje. Sipas këtij ligji të drejtën për të kërkuar 
shkurorëzim bashkëshortët e kane kur marrëdhënia martesore ka 
çrregullime serioze apo të vazhdueshme ose kur për arsye të tjera 
është zgjidhur në mënyrë të pakthyeshme. 
Ligji për Familjen i Kosovës rendit shkaqet e shkurorëzimit, mes 
tjerash: jetesa e padurueshme e bashkëshortëve, shkelja e besnikërisë 
bashkëshortore, veprat penale kundër jetës së bashkëshortit, 


Yüklə 3,52 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   25   26   27   28   29   30   31   32   ...   37




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə