Abstrakt nr1 final pdf



Yüklə 3,52 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə30/37
tarix22.11.2017
ölçüsü3,52 Kb.
#11529
1   ...   26   27   28   29   30   31   32   33   ...   37

Shkaqet dhe pasojat e shkurorëzimeve në Komunën e Ferizajt 
 
Abstrakt, nr.1, 2015   107
 
keqtrajtimi serioz, lënia qëllimkeqe dhe e paarsyeshme, sëmundja 
psikike e pashërueshme dhe paaftësia e vazhduar për të vepruar, 
ndërprerja e paarsyeshme e jetës faktike për më shumë se një vit dhe 
shkurorëzimi me marrëveshje të dyanshme. 
Sa i përket shkaqeve vlen të theksohet se ato janë nga më të 
ndryshmet duke filluar nga ato ekonomike, sociale, kulturore, 
psikologjike, etj.  
Faktori i shpeshtë është ai ekonomik, ku hyjnë shkaqet si 
papunësia e lartë, e cila mund të ndikojë drejtpërdrejt në krijimin e 
problemeve te çiftet, rrogat e ulëta dhe të ardhurat minimale që 
shoqërohen me konflikte rreth mënyrës së menaxhimit të tyre 
(Friedberg & Stern, 2003), mungesa e hapësirës banesore dhe të 
detyruarit e jetesës në bashkësi familjare më të gjera, migrimi në 
shtetet e huaja e njërit prej partnerëve për të fituar të drejtën e 
qëndrimit dhe të drejtën e punës (Philopov, 2003), apo edhe 
shkurorëzimi me marrëveshje mes bashkëshortëve për të lidhur 
martesë me shtetas të huaj për të fituar këto të drejta (Musliu, 2010), 
pamundësia e realizimit të mënyrës së parapëlqyer të jetesës e cila 
është mjaft e përhapur edhe në vendet e tjera të Evropës, sipas një 
studimi të bërë nga Wagner M. and Weiss B. (2004), etj.  
Tek arsyet sociale vjen në shprehje arsimimi, përkatësisht rritja e 
nivelit të edukimit të gruas në shoqëri, pabarazitë gjinore ku në pozitë 
më të pafavorshme janë femrat, dhuna fizike dhe psikike, jetesa në 
bashkësi familjare të gjera, pamundësia për të pasur fëmijë, qasja 
gjithëpërfshirëse në të arriturat teknologjike (interneti-përdorimi i 
rrjeteve sociale, telefonia mobile etj.), varësitë nga substancat 
narkotike, varësitë nga alkooli, varësitë nga bixhozi dhe lojërat e fatit, 
etj. 
Disa arsye të tjera relevante që kanë pasojë shkurorëzimin në 
Komunën e Ferizajt janë hyrja në bashkësi martesore e partnerëve të 
papjekur, mungesa e komunikimit te bashkëshortët, tradhtia, 
ndryshimet e individit dhe evoluimi i personalitetit, problemet 
psikologjike si stresi dhe depresioni (Selmani, 2012), etj. Mjaft autorë e 
kanë analizuar divorcin edhe në raport me integrimin në komunitetin 
fetar, me shkallën e besimit, kjo gjithsesi është ndikim i karakterit 
moral, emocional dhe psikologjik. 


Shqipe Shaqiri
 
108   Abstrakt, nr.1, 2015      
Pas ndarjes, shkurorëzimi ndaj bashkëshortëve ka pasojat lidhur 
me mbiemrin, trashëgiminë (Ligji për Trashëgiminë i Kosovës, 2005), 
ndarja e pasurisë së përbashkët, alimentacioni, çështja e banimit, 
dëmshpërblime të dëmeve eventuale, etj. Ligji për Familjen i Kosovës 
rregullon marrëdhëniet pas shkurorëzimit  për pasurinë e përbashkët, 
sendet e luajtshme, mbrojtjen e pasurisë së fëmijëve. Në rastet kur 
bashkëshortët kanë fëmijë të përbashkët atëherë, pasoja shumë të 
mëdha barten edhe tek ata. Përveç efekteve psikologjike që krijon 
shkurorëzimi i prindërve te fëmijët, vendosja për ushqimin, ruajtjen, 
kujdesin dhe edukimin e tyre është situatë që drejtpërdrejt i prekë ata 
(Podvorica, 2006).Në rastet kur nuk arrihet marrëveshja e përbashkët 
mes bashkëshortëve për çështjen e ndarjes së fëmijëve, atëherë 
vendimin e sjell gjykata. 
Hipotezat e vendosura lidhur me këtë hulumtim janë: 
Hipoteza: Shkak kryesor i shkurorëzimeve është niveli i ulët 
integrimit social. Si dhe hipotezat ndihmëse se shkaqet relevante të 
shkurorëzimit janë të natyrës ekonomike dhe efektet negative që 
sjellin. Dhe pasojat më të mëdha të shkurorëzimeve barten te fëmijët 
(në rastet kur të shkurorëzuarit kanë fëmijë të përbashkët). 
Objektivat e këtij hulumtimi janë: 

Të zbulohen rrethanat dhe arsyet më të shpeshta të 
shkurorëzimit në Komunën e Ferizajt. 

Kush janë më të afektuar nga shkurorëzimi? 

Si i trajton shoqëria të shkurorëzuarit, dhe sa vështirë është të 
krijojnë statusin “e qëndrueshëm” social? 

Sa ndikojnë pasojat e shkurorëzimit në rritjen e fëmijëve? 

Cilat janë konfliktet që mund të kenë bashkëshortët pas 
shkurorëzimit? 
 
Metodologjia: 
 
Metodologjia e përdorur në këtë hulumtim do të bazohet në 
analizën e legjislacionit që rregullon këtë fushë përfshirë Ligjin për 
Familjen, Të Drejtën Familjare dhe norma të tjera ligjore. Gjithashtu ky 
kërkim do të fokusohet në shqyrtimin e raporteve dhe hulumtimeve 
të bëra për shkurorëzimin në shoqërinë tonë. Do të analizohen të 


Shkaqet dhe pasojat e shkurorëzimeve në Komunën e Ferizajt 
 
Abstrakt, nr.1, 2015   109
 
dhënat zyrtare nga Agjencia e Statistikave të Kosovës dhe të dhëna të 
tjera nga Gjykata themelore e Ferizajt, Qendra për Punë Sociale rreth 
shkurorëzimeve që kanë ndodhur. Përveç kësaj, do të realizohen 
intervista si metoda të kërkimit e cila do të përdoret për të nxjerrë të 
dhëna dhe informacione që nuk mund të njihen përmes dokumenteve, 
raporteve, statistikave, etj. Lloji i intervistës që do të përdoret do të 
jetë intervista e lirë, e standardizuar të cilën do ta përdorim duke 
respektuar etikën e kërkimit. Intervista do të realizohet me 
bashkëshortë të shkurorëzuar, zyrtarë të gjykatës, punëtorë të 
Qendrës Sociale. 
Të shkurorëzuarit e intervistuar për këtë hulumtim kanë qenë banorë 
në Komunën e Ferizajt, dhe përzgjedhja e tyre është bërë në bazë të 
informacione për identifikimin këtyre rasteve. Të intervistuarit u janë 
përgjigjur 17 pyetjeve të parashtruara, për grumbullimin e të dhënave. 
Intervista në Gjykatën Themelore të Ferizajt është realizuar me zyrtarë 
që merren me lëndët e shkurorëzimit dhe janë përgjigjur në 17 
pyetjeve të parashtruara. Edhe në Qendrën Sociale është realizuar 
intervistë me punonjës të këtij institucioni që janë përgjigjur në 16 
pyetje të parashtruara. 
 
Të dhënat dhe analiza 
 
Për të kuptuar sa më mirë dhe për të krijuar një pasqyrë të saktë 
për disa aspekte të shkurorëzimit, se cilët janë faktorët që qojnë deri te 
ndërprerja e martesës, dhe cilat janë efektet që shkaktojnë ato te të 
shkurorëzuarit, fëmijët e të shkurorëzuarve, familjarët dhe sa ndikon 
shkurorëzimi në jetën sociale dhe integrimin në shoqëri, kemi 
përdorur si metodë intervistën.  
Për të kërkuar arsyet e shkurorëzimit janë intervistuar 10 persona 
të identifikuar  të cilët kanë bërë prishjen e martesës me shkurorëzim. 
Këta respodentë janë përdorur si mostër e personave që kanë bërë 
shkurorëzimin dhe përmes intervistës janë identifikuar saktësisht  
arsyet dhe efektet që ka pasur shkurorëzimi në të jetën e tyre. 
Intervista që u është bërë të shkurorëzuarve ka përmbajtur 17 pyetje. 
Pyetjet e para kanë qenë rreth marrjes së informatave të kohëzgjatjes 


Yüklə 3,52 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   26   27   28   29   30   31   32   33   ...   37




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə