Abstrakt nr1 final pdf



Yüklə 3,52 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə1/37
tarix22.11.2017
ölçüsü3,52 Kb.
#11529
  1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   37


Revistë kërkimore-shkencore
Nr.1, 2015
A B S T R A K T
Dega Ferizaj


 
Abstrakt, nr.1, 2015  
3
 
Abstrakt
 
Revistë kërkimore-shkencore  
Nr.1, 2015 
 
 
 
Përmbajtja 
 
Përmbajtja .................................................................................................... 3
 
Hyrje ............................................................................................................... 5
 
Roli i burimeve njerëzore në rritjen e investimeve të NVM-ve 
Rasti: Komuna e Ferizajt
 
Medain Hashani, Roberta Bajrami ............................................................... 7 
Efekti i shkurorëzimeve në edukimin e fëmijëve
 
Lindita Jusufi ......................................................................................................... 33 
Menaxhimi administrativ i inicimit dhe përfundimit të 
procedurave penale në Prokurorinë Themelore në Ferizaj
 
Shqipe Shaqiri ...................................................................................................... 55 
Identifikimi i nevojave për punonjës në Ndërmarrjet e Vogla 
dhe të Mesme në Komunën e Ferizajt
 
Medain Hashani, Alban Asllani, Roberta Bajrami ............................... 71 
Shkaqet dhe pasojat e shkurorëzimeve në Komunën e 
Ferizajt
 
Shqipe Shaqiri ................................................................................................... 105 
Vështirësitë në aplikimin dhe përkthimin në gjuhën angleze 
në Komunën e Ferizajt
 
Lindita Jusufi ...................................................................................................... 129 



 
 
Abstrakt, nr.1, 2015 
5
 
Hyrje 
 
Duke pasur parasysh vizionin se AAB është institucion udhëheqës 
arsimor dhe hulumtues që shëmbëllen cilësinë, vlerat dhe traditat më 
të mira kombëtare dhe ndërkombëtare të arsimit të lartë, dhe që 
promovon  standarde të larta në jetën akademike e hulumtuese në 
vend dhe jashtë, në hap me zhvillimet më të reja teknologjike, i 
integruar plotësisht në trendët e arsimit të lartë evropian (i njohur si 
Procesi i Bolonjës), pjesëmarrës aktiv i të gjitha nismave të 
rëndësishme në arsimin e lartë në vend, Evropë e më gjerë dhe 
promotor i zhvillimit ekonomik e shoqëror të vendit, në degën e AAB-
së në Ferizaj kemi vendosur që të krijojmë një revistë kërkimore 
shkencore të quajtur ABSTRAKT. 
Misioni i Revistës ABSTRAKT është që nëpërmjet hulumtimeve të 
vazhdueshme kërkimore shkencore, të plotësojë në përpikëri të plotë 
vizionin e AAB-së, si dhe, po ashtu, të ndikojë që nëpërmjet këtyre 
hulumtimeve rajoni i Ferizajt, ku funksionon dega jonë, të ketë 
informata të vërtetuara shkencërisht, me anë të projekteve të 
ndryshme kërkimore shkencore dhe në këta parametra të orientojë 
zhvillimin ekonomiko-social. 
Dukuritë shoqërore, sociale, juridike dhe ekonomike në Rajonin e 
Ferizajt, të identifikuara nga profesionistët tanë të fushave të 
ndryshme, ne si degë, nëpërmjet hulumtimeve shkencore, do të 
kontribuojmë që këto dukuri të identifikuara të trajtohen përmes  
vërtetimit të hipotezave nga hulumtimet shkencore të cilat do të jenë 
vazhdimësi e revistës. 
Në revistën ABSTRAKT, studentët tanë krahas studimit të përditshëm 
do të kenë mundësi që aspektet teorike të mësuara nga studimet, të 
arrijnë të orientohen dhe të vërtetojnë nëpërmjet hulumtimeve të 
ndryshme që do të jenë pjesë e revistës. Pra, Revista  synon që 
komponentin teorik ta bashkojë me komponentin praktik, e këto të 
dyja pastaj, t’i avancojë ne publikime të cilat do të zbatohen në 
praktikë.    


6  
Abstrakt, nr.1, 2015      
Hulumtimet të cilat janë trajtuar gjatë semestrit dimëror 2014/15 dhe 
që do të trajtohen në vazhdimësi janë të fushave ekonomike, juridike, 
administratës publike, shkencave sociale , aplikimit të gjuhës angleze 
etj. 
 
Drejtori i degës 
Medain Hashani 
 


 
 
Abstrakt, nr.1, 2015 
7
 
KDU 331:658.5(496.51-2) 
Roli i burimeve njerëzore në rritjen e 
investimeve të NVM-ve 
Rasti: Komuna e Ferizajt 
Medain Hashani, Roberta Bajrami 
 
 
Abstrakti  
Burimet njerëzore janë pasuria me e madhe në një ndërmarrje, pasi që i 
gjithë zhvillimi është i varur nga puna dhe angazhimi i tyre. Çdo 
biznes ka për qëllim maksimizimin e profitit. Që kompania ta arrijë 
këtë duhet që përveç tjerash ta ketë në funksion dhe të zhvilluar 
departamentin e burimeve njerëzore.  Nga ana tjetër, ndërmarrjet e 
vogla dhe të mesme mund të përcaktohen si firma të pavarura, të cilat 
punësojnë një numër te specifikuar të punëtorëve. Rëndësia e 
ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme është krijimi i inovacioneve, 
mundësia e punësimit, pavarësia në veprim dhe konkurrenca.  
Në këtë studim është punuar rreth rolit të burimeve njerëzore në 
rritjen e zhvillimit dhe rritjen e investimeve të ndërmarrjeve të vogla 
dhe të mesme. Së pari është analizuar rreth përgatitjes profesionale të 
stafit punues të NVM-ve në Komunën e Ferizajt, është bërë analiza për 
rritjen e numrit të punëtorëve profesionistë dhe dallimet në mes të 
stafit profesional dhe jo profesional. Së dyti është paraqitur rëndësia e 
trajnimeve në NVM-të në Komunën e Ferizajt, sa nga ndërmarrjet 
trajnojnë stafin punues, a kanë ndikuar trajnimet në performancen e të 
punësuarve dhe për cilat trajnime kanë nevojë më së shumti bizneset? 
Së treti-a janë bërë matjet për rritjen e investimeve në ndërmarrjet e 
vogla dhe të mesme, numri i punëtorëve kur bizneset kanë filluar 
punën dhe numri aktual i të punësuarve?. Së fundi është bërë paraqitja 
e korelacionit në mes rritjes së investimeve, rritjes së numri të 
punëtorëve me përgatitje profesionale dhe rritjen e trajnimeve.   
 
Fjalët kyçë : Burimet Njerëzore (BNJ), Ndërmarrjet e Vogla dhe të 
Mesme ( NVM), investime, profesionalizëm, trajnim 
 
 
 


Yüklə 3,52 Kb.

Dostları ilə paylaş:
  1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   37




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə