Abstrakt nr1 final pdf



Yüklə 3,52 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə9/37
tarix22.11.2017
ölçüsü3,52 Kb.
#11529
1   ...   5   6   7   8   9   10   11   12   ...   37

Roli i burimeve njerëzore në rritjen e investimeve të NVM-ve 
Rasti: Komuna e Ferizajt 
 
Abstrakt, nr.1, 2015   31
 
Universalistic, Contingency, and Configurational 
Performance Predictions, 
http://www.jstor.org/stable/256713?seq=1#page_scan_tab_c
ontents (06.01.2015). 
9. 
Khan. M (2007), Role of Human Capital in Attracting Foreign 
Direct Investment: A South Asian Perspective, SAARC 
Journal of Human Resource Development.   
10. 
Laurie.J, Mullins (2002), Menagment and organizational 
behaviorPrentice Hall. 
11. 
Ministria e Integrimeve Evropiane, Kosovë (2012), Material 
për diskutim për fushën e industriesë dhe NVM-ve, 
http://www.meiks.net/repository/docs/Material_Diskutues
_Ndërmarrjet_e_Vogla_dhe_të_Mesme.pdf,  (12.12.2014). 
12. 
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Kosove (2006), Hulumtimi 
i Ndërmarrjeve Të Vogla Dhe Të Mesme (NVM), http://mti-
ks.org/repository/docs/anketa_shqip.pdf, (12.12.2014). 
13. 
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Kosovë (2011), Strategjia e 
zhvillimit të NVM-ve në Kosovë 2012-2016 me Vizion 2020, 
http://mtiks.org/repository/docs/190711Strategjia_per__Zh
villimin_e_NVM-ve-E_APROVUAR-
_permirsur_nga_MH_dhe_SF__1_.pdf (12.12.2014). 
14. 
Ramadani.V (2012), Ndërmarrësi dhe Inovacione, SEEU. 
15. 
Rauch. A, Frese. M, Utsch. A (2011), Effects Of Human Capital 
And Long-Term Human Resources Innovation in Enterprises
International Conference on Information and Financial 
Engineering.  
16. 
Sirin Elci (OECD) (2011), Leveraging Training Skills 
Development in SMEs; An Analysis Of Ostim Organised 
Industrial Zone, Turkey; 
http://www.technopolisgroup.com/resources/downloads/r
eports/leveraging_training_OECD.pdf (12.12.2014). 
17. 
Sherif. T, Ahmed. J. Abdullah. Sh (2013), European Journal of 
Business and Management, Human Recourses Development 
and Economic Growth in Bungladesh ; An Econometric 
Analysis. 


Medain Hashani, Roberta Bajrami 
32   Abstrakt, nr.1, 2015      
18. 
Sharif.T, Ahmed.J, Abdullah.Sh (2013), Human Resource 
Development and Economic Growth in Bangladesh: An 
Econometric Analysis, European Journal of Business and 
Management. 
19. 
http://www.globalization101.org/what-is-globalization/ 
(25.12.2014). 
20. 
http://papers.ssrn.com/sol3/papers.cfm?abstract_id=173949
2, (06.01.2015). 


 
 
Abstrakt, nr.1, 2015 33
 
KDU 316.811-058.3 
173.5 
372.018.262 
Efekti i shkurorëzimeve në edukimin 
e fëmijëve 
Lindita Jusufi 
 
 
Abstrakt  
 
Shoqëria kosovare po përjeton një ndryshim të thellë social, i cili 
ndikon në ndryshimin e strukturës familjare, së bashku me këtë po 
ndryshon edhe institucioni i martesës. Tash martesa nuk është diçka e 
shenjtë dhe deri te shkatërrimi i saj vihet për shkaqe të natyrave të 
ndryshme si: emancipimi i femrës dhe punësimi i saj në një shkallë të 
lartë, prezenca e ndërkombëtarëve, gjendja ekonomike, rritja e shkallës 
së dhunës në familje, jeta dinamike ku partnerët nuk kanë kohë të 
mjaftueshme t’ia kushtojnë njeri-tjetrit, mos lindja e fëmijëve, dukuritë 
patologjike në shoqëri (alkoolizmi, narkomania etj). 
Hulumtimi synon  identifikimin e dukurisë së shkurorëzimeve e cila 
fatkeqësisht prej vitit në vit është në rritje, dukuri kjo që po ndikon në 
edukimin e fëmijëve, sidomos fëmijëve të nivelit parashkollor. Prandaj 
ky hulumtim do të fokusohet në mbledhjen e të dhënave për rastet e 
shkurorëzuara, numri i fëmijëve me prindër të shkurorëzuar dhe të 
dhënat e tjera që mund të na sjellin indikacione për ndikimin e 
dukurisë së shkurorëzimeve në edukimin e fëmijëve të nivelit 
parashkollor.  
 
Fjalë kyç: Shkurorëzimi, edukimi parashkollor, prindër, fëmijë të moshës 
parashkollore, institucione parashkollore. 
 
 
Hyrje 
 
Shkurorëzimi është një problem sa juridik aq edhe social dhe 
kryesisht shkaktohet kur ndërmjet dy partnerëve është thyer ndjenja, 
intimiteti, komunikimi dhe padyshim që marrëdhënia nuk 


Lindita Jusufi
 
34   Abstrakt, nr.1, 2015      
funksionon më, duke përfshirë një stres të përgjithshëm te të gjithë 
anëtarët (Gani Leci, 2011). 
Faktorët kryesorë që konsiderohen shkaktarë të çrregullimeve në 
jetën bashkëshortore janë: 
Prezenca e dhunës psikike dhe fizike në jetën bashkëshortore; 
Pozita favorizuese e burrit në familje në proceset e vendimmarrjes, 
epërsia e burrit në menaxhimin e buxhetit familjar, primati i burrit 
dhe familjes së tij në rregullimin e jetës së përditshme të anëtarëve të 
tjerë të familjes, mungesa e të drejtës së gruas në planifikimin familjar.  
Ndërhyrja arbitrare e anëtarëve të familjes së burrit në jetën e 
çifteve qoftë atyre që jetojnë në bashkësi familjare apo edhe të atyre që 
jetojnë ndaras nga bashkësia familjare, ndërhyrja e anëtarëve të 
familjes së burrit në edukimin e fëmijëve, konsiderimi i gruas dhe të 
fëmijëve si pronë private e burrit-pronë kjo me të cilën ka ”të drejtë” 
të bëjë çka të dojë, pamundësia e komunikimit të ndërsjellë, gjendja 
psikofizike jo e qëndrueshme e bashkëshortit/es, papjekuria e çifteve 
për jetë martesore, mungesa e dëshirës për bashkëjetesë, sindroma 
postraumatike si pasojë e luftës, mungesa e dëshirës për të pasur 
marrëdhënie seksuale, tradhtia bashkëshortore etj.  
Familja konsiderohet njësia themelore e shoqërisë, e cila 
tradicionalisht përbëhet nga prindër dhe  fëmijët e tyre, gjithashtu 
përfshinë edhe njësi të tjera shoqërore.  
Një ndër funksionet e familjes është edhe funksioni edukues dhe 
arsimor, i cili funksion nënkupton detyrën e familjes që të kujdeset 
për edukimin e drejtë të fëmijëve dhe për arsimimin e tyre në pajtim 
me dëshirat dhe prirjet që kanë.  
Edukimi i drejtë mendor e moral i fëmijës varet nga njohja e 
kuptimit njeri (Brada, 2012). Edukata lind nga nevoja e ekzistimit të 
njeriut si qenie biologjike dhe shoqërore për të mundur të jetojë dhe të 
përgatisë të rinjtë për jetë dhe punë të pavarur (Nuredini, 2013).  
Bazë për një rezultat pozitiv të edukimit është raporti i lidhjes 
ndërmjet prindërve dhe fëmijës, prandaj stili i edukimit i 
përshtatshëm për zhvillimin dhe prosperitetin e fëmijëve është i 
shënuar 
me vlerësim (dashuri, ngrohtësi, kushtim dhe përkrahje) dhe 
drejtimin prindëror (kufizime 


Yüklə 3,52 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   5   6   7   8   9   10   11   12   ...   37




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə