Abstrakt nr1 final pdf



Yüklə 3,52 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə2/37
tarix22.11.2017
ölçüsü3,52 Kb.
#11529
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   37

Medain Hashani, Roberta Bajrami 
8  
Abstrakt, nr.1, 2015      
Hyrje  
 
Në këtë punim është bërë studimi i rolit të burimeve njerëzore në 
rritjen e investimeve të NVM –ve në Komunën e Ferizajt.  
Pse burimet njerëzore ndikojnë në zhvillim? Është fakt se burimet 
njerëzore janë mjeti kryesor i zhvillimit të njerëzimit që nga krijimi i 
jetesës e deri më tani. Gjitha zhvillimet dhe revolucionet që kanë 
ndodh, faktori kryesor ka qenë njeriu, prandaj edhe në zhvillimin dhe 
rritjen e NVM – ve njeriu është burimi kryesor për arritjen e vizionit  
dhe qëllimeve të kompanisë.  
Qëllimi i këtij punimi është vënia në pah e rëndësisë së burimeve 
njerëzore në zhvillimin e bizneseve, me saktësisht analizimi i 
bizneseve që të punësuarit e tyre të jenë të kualifikuar dhe me 
profesion përkatës për vendin e punës, bizneset që u japin rëndësi 
trajnimit dhe zhvillimit të kuadrit brenda kompanisë për rritjen e 
aftësive dhe shkathtësive të tyre.  
Shumë kompani në Kosovë ende nuk i kushtojnë rëndësi të 
mjaftueshme burimeve njerëzore, planifikimit të tyre, rekrutimit, 
orientimit në punë e deri te vlerësimi i performances. Sipas studimeve 
të fundit në Kosovë, trajnimet nuk i marrin parasysh një numër i 
madh i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe sipas mendimeve të 
tyre është se ato nuk kanë rëndësi.  
Në këtë punim fokusi bie te profesionalizmi dhe rëndësia e trajnimeve 
në NVM – të dhe ndikimi i tyre në përformancën e të punësuarve dhe 
performancen e tërë kompanisë. Pasi profesionalizmi është njëri ndër 
faktorët kyçë të formimit të njeriut në karrierë atëherë ky punim vë në 
pah sa nga ndërmarrjet në Komunën e Ferizajt kanë të punësuar 
profesionistë, dhe që janë dallimet me të shpeshta në mesë të stafit 
profesional dhe jo profesional.  
Zakonisht në praktikat e deri më tashme ndërmarrjet e vogla nuk e 
kanë departamentin e burimeve njerëzore për shkak të numri të vogël 
të punësuarve, mirëpo kjo nuk do të thotë që ndërmarrjet e vogla nuk 
do të duhej që ta trajnojnë stafin e tyre, prandaj në jetën globale 
trajnimet janë mese të domosdoshme. Në këtë punim është analizuar 
edhe ndikimi i trajnimeve në performancën e të punësuarve dhe 


Roli i burimeve njerëzore në rritjen e investimeve të NVM-ve 
Rasti: Komuna e Ferizajt 
 
Abstrakt, nr.1, 2015  
9
 
dallimet në mesë të stafit të trajnuar dhe atyre të cilët nuk i kanë ndjek 
trajnimet.  
 
Hipotezat e studimit  
H : Burimet njerëzore ndikojnë në rritjen  e Investimeve të NVM-ve  
H1 : Niveli i përgatitjes profesionale ndikon në zhvillimin e NVM – ve 
H2 : Trajnimi profesional ndikon në zhvillimin e NVM-ve  
 
Rishikimi i literaturës  
  
Çdo biznes ka për qëllim maksimizimin e profitit. Që kompania ta 
arrijë këtë duhet që përveç tjerash ta ketë në funksion dhe të zhvilluar 
departamentin e burimeve njerëzore.  Menaxhmenti i BNJ më tepër 
është i përqendruar në fuqinë punëtore, kryesisht i drejtuar në 
organizimin e punëtorëve, gjetjen dhe trajnimin e tyre, angazhimin e 
pagesave dhe shpërblimeve që duhet bërë për ta, plotësimin e 
nevojave të tyre, duke u mbështetur në punën e tyre si dhe zgjidhjen e 
problemeve të cilat mund të shkaktojnë pakënaqësitë e tyre (Mullins, 
L.2002 fq,418).   
Procesi i Menaxhimit të Burimeve Njerëzore përbëhet nga planifikimi, 
rekrutimi, seleksionimi, trajnimi dhe zhvillimi, orientimi në punë, 
performanca dhe promovimi ( Ymer Havolli, 2009).  
Analizat e deri tanishme rreth rolit të burimeve njerëzore në zhvillim 
janë bërë kryesisht në drejtim të zhvillimit ekonomik të një vendi dhe 
tërheqjen e investimeve direkte të huaja.  
Sipas Lucas (1988 ), forma më e rëndësishme e akumulimit të kapitalit 
njerëzor është përvetësimi i aftësive përmes shkollimit dhe trajnimit 
profesional. Nëse një vend arrin t’i zhvillojë këto të dyja, pra 
shkollimin cilësor dhe trajnimet profesionale, siguron rritje të 
qëndrueshme ekonomike të vendit.  
Sipas analizave të cilat janë bërë për investimet e huaja del se vendet 
me burime njerëzore të zhvilluara kanë tërhequr investime shumë më 
të mëdha në raport me vendet të cilat kanë shumë më pak të zhvilluar 
BNJ. ( Aslam Khan M, 2007). Pra, kapitali njerëzor që të jetë avantazh 
konkurrues i çdo vendi duhet të këtë arsimim të nivelit të lartë dhe 
trajnime profesionale. ( Aslam Khan M, 2007 ).  


Medain Hashani, Roberta Bajrami 
10   Abstrakt, nr.1, 2015      
Sipas disa studimeve jo gjithherë ekziston lidhshmëri pozitive 
ndërmjet kapitalit njerëzor dhe rritjes ekonomike. Behrman (1987),  
Dasgupta dhe Weale (1992) kanë gjetur se ndryshimet në arsimin e të 
rriturve nuk janë të lidhura në mënyrë të konsiderueshme me 
ndryshimet në prodhim. Banka Botërore (1995), gjithashtu raporton 
mungesën e një korrelacioni të pjesshëm mes rritjes ekonomike dhe 
zhvillimit të burimeve njerëzore ( Daisi. O, 2011). 
Nëse ekziston lidhshmëri pozitive apo negative ndërmjet burimeve 
njerëzore dhe rritjes ekonomike dhe vërtetime se burimet njerëzore 
kanë rol të rëndësishëm në rritjen ekonomike të vendeve, atëherë 
shtrohet pyetja : A ekziston  lidhshmëri ndërmjet burimeve njerëzore 
dhe rritjes së investimeve të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme ? 
Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme mund të përcaktohen si firma të 
pavarura, të cilat punësojnë një numër te specifikuar të punëtorëve. 
Ky numër ndryshon në vende të ndryshme të Evropës, varësisht nga 
përcaktimet e tyre nëpër sistemet statistikore kombëtare. Përderisa në 
Bashkimin Evropian (BE, tash e tutje), ky numër i specifikuar është 
250 punëtorë që një ndërmarrje e vogël dhe e mesme mund të 
cilësohet e tillë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA, tash e 
tutje) kjo shifër është më pak se 500 punëtorë, (OECD, 2000). 
Ndërmarrjet e vogla në anën tjetër janë ato firma të cilat kanë të 
punësuar 50 ose më pak punëtorë. Te ndërmarrjet e vogla bënë pjesë 
edhe një kategori tjetër e ndërmarrjeve që quhen mikro-ndërmarrje. 
Këto mikro-ndërmarrje punësojnë dhjetë ose pesë punëtorë, por edhe 
më pak (OECD, 2000).  
Edhe në Kosovë klasifikimi i ndërmarrje bëhet pothuajse i njëjtë me 
ato të BE-së dhe shteteve të rajonit. Në Kosovë janë të regjistruara 
shumë biznese si mikro-ndërmarrje të cilat kryejnë aktivitetin 
ekonomik të tyre me 1 deri në 9 të punësuar, ndërmarrjet e vogla (me 
10 deri në 49 të punësuar) dhe ndërmarrjet e mesme (me 50 deri në 
249 të punësuar), (MEI 2012, MTI 2012). 
Rëndësia e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme është krijimi i 
inovacioneve, mundësia e punësimit, pavarësia në veprim dhe 
konkurrenca (Ramadani. V, 2012 ).  
Efektet e informacionit rreth globalizimit por edhe faktorë të tjerë, 
ndryshojnë mjedisin e ndërmarrjes. Në këtë rast, që ndërmarrjet të 


Yüklə 3,52 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   37




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə