Abstrakt nr1 final pdf



Yüklə 3,52 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə14/37
tarix22.11.2017
ölçüsü3,52 Kb.
#11529
1   ...   10   11   12   13   14   15   16   17   ...   37

Lindita Jusufi
 
50   Abstrakt, nr.1, 2015      
të njëjtit e kanë përjetuar një dhunë të vazhdueshme në 
familje. 
 
Të dhënat nga Qendra për Punë Sociale tregojnë që ka edhe 
raste të tilla që prindërit jetojnë ndaras pa e bërë 
shkurorëzimin dhe në këto raste pasojat janë shumë të mëdha 
te fëmijët si: mungesa e kontaktit me prindin tjetër, humbja e 
kontaktit me familjarët, gjendja e rëndë emocionale, ndikimi 
edukimin e tyre, etj. 
 
Në disa institucione parashkollore të vizituara, është parë që 
në regjistrat e informatave për fëmijët e nivelit parashkollor 
kanë munguar të dhënat e statusit martesor të prindërve të 
tyre, por mbas identifikimit nga ana jonë, janë sugjeruar t’i 
plotësojnë ato të dhëna.  
 
Gjatë hulumtimit është gjetur që njëri nga fëmijët i cili 
edukohet në institucione parashkollore është me sindromën 
down. 
 
Kufizimet e studimit 
 
 
Për shkak të ndjeshmërisë dhe privatësisë, kemi hasur në 
vështirësi në realizimin e intervistave me prindër të 
shkurorëzuar. Prandaj nga tetë intervista të planifikuara (në 
bazë të numrit të identifikuar të fëmijëve me prindër të 
shkurorëzuar, kemi arritur të realizojmë katër intervista me 
prindër të shkurorëzuar.  
 
Studimi është përqendruar në institucionet parashkollore 
(duke përfshirë nivelin para-fillor nëpër shkolla fillore) në 
qytetin e Ferizajt dhe disa shkolla, të cilat i kemi konsideruar 
si më të mëdha në disa fshatra si: Komogllavë, Greme, Gaçkë, 
Zaskok dhe Varosh.  
 
  
 
 
 
 


 
  Efekti i shkurorëzimeve në edukimin e fëmijëve 
 
Abstrakt, nr.1, 2015   51
 
Përfundime  
 
 
Nga numri i përgjithshëm i fëmijëve që kanë përjetuar 
ndarjen e prindërve e që sipas statistikave të vitit 2013 është 
72, janë identifikuar 8 fëmijë të moshës parashkollore,  të cilët 
edukohen në institucionet parashkollore.  
 
Qendra për Punë Sociale nuk ka numër të saktë të fëmijëve 
me prindër të shkurorëzuar të cilët edukohen në institucione 
parashkollore.  
 
Nga gjithsejtë 8 fëmijë të identifikuar me prindër të 
shkurorëzuar, të cilët edukohen në institucione parashkollore, 
6 prej tyre janë duke u trajtuar nga psikologët e këtyre 
institucioneve.  
 
Gjatë këtij hulumtimi nuk kemi hasur në ndonjë fëmijë të 
moshës parashkollore, i cili nuk ka përkujdesje nga asnjë 
prind.   
 
Sipas të gjithë respodentëve, shkurorëzimet ndikojnë në 
gjendjen emocionale të fëmijëve dhe kjo gjendje manifestohet 
me: hiperaktivitet të madh, me një pasiguri në vetvete, me 
reagime të shumta emocionale, hidhërohen lehtë, shpejt 
ndërrojnë disponimin, reflektojnë sjellje armiqësore në raport 
me fëmijët tjerë, ndjejnë lodhje fizike, e përjetojnë ndjenjën se 
janë fajtorë ata, kanë një gjendje paniku dhe konfuzioni, nuk 
janë gjithnjë të saktë në kryerjen e aktiviteteve, edhe atëherë 
kur i kryejnë aktivitetet kanë nevojë për mbikëqyrje dhe 
udhëzime dhe shpejt tërhiqen nëse hasin në ndonjë vështirësi, 
tregojnë rezultate jo të mira gjatë aktiviteteve edukative, etj. 
 
Nga 60% deri në 83.33% e respodentëve të intervistuar në 
institucione parashkollore kanë deklaruar që suksesi i 
fëmijëve me prindër të shkurorëzuar dallon nga suksesi i 
fëmijëve të tjerë, këta fëmijë janë më pak të suksesshëm se 
fëmijët e tjerë. Ndërsa nga 16.66% deri në 40% e tyre kanë 
deklaruar që nuk ka shumë dallime në sukses të fëmijëve me 
prindër të shkurorëzuar dhe atyre me dy prindër. 
 
 


Lindita Jusufi
 
52   Abstrakt, nr.1, 2015      
Rekomandime 
 
 
Qendra për Punë Sociale të zgjerojë bashkëpunimin me 
qendrën e statistikave zyrtare për shkurorëzime dhe 
institucionet parashkollore për të arritur identifikimin sa më 
të shpejtë dhe trajtimin sa më të mirë të fëmijëve të moshës 
parashkollore që kanë përjetuar ndarjen e prindërve. 
 
Institucionet parashkollore të kenë një bashkëpunim të 
ngushtë brenda institucionit (drejtorit, psikologut/es dhe 
edukatorit/es), në mënyrë që sa më shpejt të identifikojnë 
fëmijët me prindër të shkurorëzuar. 
 
Pos takimeve të rregullta me prindërit e të gjithë fëmijëve, 
sipas nevojës të organizohen takime të veçanta me prindër të 
shkurorëzuar, fëmijët e të cilëve edukohen në institucione 
parashkollore.  
 
Të bëhet përpjekje nga edukatorët dhe psikologët e 
institucioneve parashkollore, që të takohen me të dy prindërit 
e shkurorëzuar, fëmijët e të cilëve edukohen në institucionin 
përkatës.  
 
Bazuar në të dhënat e grumbulluara, të cilat tregojnë që 
shkurorëzimet e prindërve ndikojnë në gjendjen emocionale 
të fëmijëve dhe në suksesin e tyre, konsiderojmë që fëmijët e 
moshës parashkollore kanë nevojë për një përkushtim më të 
madh nga psikologët dhe edukatorët, kryesisht në aktivitetet 
që kanë ndikim pozitiv në gjendjen emocionale të fëmijëve i 
cili mund të jep efekte pozitive edhe në suksesin e kryerjes së 
aktiviteteve dhe detyrave në përgjithësi. 
 
Gjatë takimeve me prindër të shkurorëzuar të krijohen 
raporte bashkëpunimi me qëllim të përkujdesjes dhe edukimit 
sa më të mirë të fëmijëve. 
 
 
 
 
 
 


Yüklə 3,52 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   10   11   12   13   14   15   16   17   ...   37




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə