Abstrakt nr1 final pdf



Yüklə 3,52 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə22/37
tarix22.11.2017
ölçüsü3,52 Kb.
#11529
1   ...   18   19   20   21   22   23   24   25   ...   37

Medain Hashani, Alban Asllani, Roberta Bajrami
 
78   Abstrakt, nr.1, 2015      
zhvillimin e këtyre ndërmarrjeve dhe nxitjen e tyre për zhvillim (MTI, 
2012).  
Kosova është ende në fazën e tranzicionit ku ndërmarrësia dhe 
krijimi i bizneseve të vogla pritet të luajë një rol thelbësor në rrugën 
drejt një ekonomie moderne të tregut të lirë dhe si rrjedhim edhe drejt 
zhvillimit dhe rritjes ekonomike. Mbi 50% e të gjitha NVM-ve 
operojnë në sektorin tregtar që karakterizohet me investime të vogla 
dhe jo produktive (MTI 2012). Në kuptim të zhvillimit të politikave, 
raporti “Indeksi i Politikave për NVM 2009" tregon se Kosova për disa 
arsye të ndryshme, ende është në fazën e kompletimit të kërkesave 
themelore institucionale, ligjore dhe rregullative që kanë të bëjnë me 
politikat e NVM-ve, (MTI 2012). 
Në fund të 2011, sipas të dhënave të Agjencisë për Regjistrimin e 
Bizneseve në Kosovë (ARBK), NVM-të (përfshirë ndërmarrjet mikro) 
përbënin rreth 99,97% të të gjitha bizneseve që veprojnë në vend 
(ARBK, 2011). Numri i përgjithshëm i NVM-ve në Kosovë ka pësuar 
një rritje të konsiderueshme pas luftës. Nga viti 2007 deri në vitin 2011 
numri i NVM-ve është rritur me një normë prej rreth 20% çdo vit, 
ndërsa rritja e përgjithshme gjatë këtyre pesë viteve ishte rreth 35%. 
Mirëpo, nuk ka të dhëna të sakta në lidhje me numrin e NVM-ve që 
janë mbyllur apo edhe që kanë bankrotuar (MTI 2012, ARBK, 2011 
dhe OEK 2012).  
Sipas ARBK-së, në vitin 2011, nga gjithsej 103.755 ndërmarrje: 
102.070 (ose 98.37%) janë mikro-ndërmarrje, 1.406 (1.35%) janë të 
vogla, 221 (0.22%) janë të mesme dhe vetëm 58 (0.06%) klasifikohen si 
të mëdha. Mbizotërimi i madh i mikro-ndërmarrjeve ka implikime për 
Strategjinë për NVM.  Në kuptim të zbërthimit të sektorëve, NVM-të 
kryesisht janë të përqendruara në: tregti me pakicë (rreth 50%), 
transport, deponim dhe distribucion (14%), produkte ushqimore, pije 
dhe duhan (9%) si dhe hotele dhe restorante (9%).  
Gjithashtu, vëllimi monetar dhe kontribuues në produktin e 
përgjithshëm vendor në Kosovë ishte mjaft i konsiderueshëm. Bazuar 
në të dhënat e Administratës Tatimore në Kosovë (ATK), totali i 
qarkullimit të NVM-ve në vitin 2010 ishte 1.693.926.734,31 euro ose 
43.30% e BPV-së. Qarkullimi total i të gjitha bizneseve ishte 
2.222.485.094,15 (56.81% e BPV-së), (ATK, 2010).  


 
Identifikimi i nevojave për punonjës në Ndërmarrjet e 
Vogla dhe të Mesme në Komunën e Ferizajt 
 
Abstrakt, nr.1, 2015   79
 
NVM-të kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm edhe në 
krijimin e vendeve të punës. Sipas të dhënave të ARBK-së, nga fundi i 
vitit 2011 NVM –të kanë marrë pjesë në punësimin e 232,411 
punëtorëve, ose rreth 63% të numrit të përgjithshëm të personave të 
punësuar në ndërmarrje, por ende nuk ka të dhëna në dispozicion në 
lidhje me numrin e njerëzve të punësuar nga NVM-të çdo vit. Sipas të 
dhënave të Komisionit Evropian, më shumë se 90% të ndërmarrjeve 
punësojnë më pak se katër persona. Për më tepër, vlerësohet se të 
gjitha ndërmarrjet kanë gjeneruar 47,6% të shumës së përgjithshme të 
eksportit të vendit në vitin 2011, dhe sipas të dhënave të 
Administratës Tatimore të Kosovës, të vitit 2010, NVM-të kanë marrë 
pjesë me 43.3% në PBB të vendit.  
Duke parë rëndësinë e theksuar të NVM-ve në Kosovë, dhe 
rëndësinë e tyre në krijimin e vendeve të reja të punës, në mënyrë që 
të zbutet papunësia në Kosovë, është e domosdoshme të kontribuohet 
me këtë punim në identifikimin e nevojave të NVM-ve për burime 
njerëzore. Kjo të bëhet me arsyetimin e shpalosjes së nevojave të 
NVM-ve për punë-kryes dhe përgatitjes adekuate të këtyre punë-
kryesve në mënyrë që të ndikojë në uljen e papunësisë, por edhe 
shfrytëzimin e produktit potencial makroekonomik të Kosovës.  
Në Kosovë, dhe sidomos për komunën e Ferizajt, nuk ka 
publikime të mjaftueshme dhe analiza adekuate rreth nevojave të 
ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në lidhje me burimet njerëzore te 
tyre. Duke e ditur rëndësinë e burime njerëzore për një ndërmarrje, 
është me rëndësi që ky punim të kontribuojë në ofrimin e një analize 
më të detajuar në lidhje me nevojat e ndryshme që kanë ndërmarrjet e 
vogla dhe ato të mesme në komunën e Ferizajt. 
Ferizaj sot është shndërruar në një qendër të rëndësishme 
ekonomike dhe biznesore në Kosovë. Ende funksionojnë fabrikat dhe 
ndërmarrjet e dikurshme, të cilat ishin bazë për zhvillimin ekonomik 
të komunës, siç janë Fabrika e Tubave të Çelikta, Fabrika e Vajit, 
Kombinati i Drurit, Fabrika për Përpunimin e Frutave Ekzotike
Fabrika e Tullave, etj (KK Ferizaj, 2013). Numri i subjekteve 
ekonomike, që janë ato subjekte të cilat janë tatimpagues ose që kanë 
numër fiskal në rajonin e Ferizajt janë gjithsej 10880. Me kërkesën e 
tatimpaguesve apo këtyre subjekteve ekonomike, që kanë bërë 


Medain Hashani, Alban Asllani, Roberta Bajrami
 
80   Abstrakt, nr.1, 2015      
kërkesë në ATK për mbylljen e biznesit janë 1671. Ndërsa, subjekte 
ekonomike që nuk deklarojnë tatime, pra që janë pasive në aktivitetin 
e tyre ekonomik në rajonin e Ferizajt, janë gjithsej 5048 (ATK, 2014). 
Këto të dhëna janë ndër vite sipas të dhënave nga zyrtarët e ATK-së. 
NVM-të kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm në komunën 
dhe rajonin e Ferizajt, duke punësuar një numër të konsiderueshëm të 
punëtorëve, duke bërë investime të mëdha dhe duke bërë pagesat e 
tatimeve korporative. Ky sukses i NVM-ve të Ferizajt, patjetër 
atribuohet tek aftësitë sipërmarrëse të udhëheqësve të tyre, por edhe 
të punonjësve të tyre. Nevojat për punëtorë të kualifikuar dhe me 
përvojë adekuate janë ne rritje. Në këtë punim ne do të analizojmë 
këtë trend të nevojave të NVM-ve të Ferizajt, duke qenë shtyllë 
kurrizore e ekonomisë ferizajase, por edhe kombëtare.  
 
Metodologjia e kerkimit 
 
Siç është cekur edhe më lart, synimi kryesor i këtij punimi është 
identifikimi i nevojave të NVM-ve në rajon, e posaçërisht në komunën 
e Ferizajt, për burime njerëzore dhe për aftësitë e shkathtësitë, por 
edhe kualifikimet që këto NVM i kërkojnë te një punëkërkues, për ta 
konsideruar atë për një pozitë pune në ndërmarrjen e tyre. Këto të 
dhëna do ta ndihmojnë shumë politik-bërjen në komunën e Ferizajt; 
do të ndihmojnë sistemin arsimor të larte për t’i orientuar studentët në 
ato programe akademike ku më së shumti ka nevojë tregu; do të 
ndihmojnë pikërisht ndërmarrjet në komunën e Ferizajt duke iu 
ofruar informacione të reja në lidhje me kërkesat për punë-kryes që 
mund t’i mbajë ata të informuar në lidhje me konkurrencën e tyre; dhe 
në fund, por jo nga rëndësia, do t’iu ndihmojë punë-kërkuesit që të 
orientohen në ato programe akademike për kualifikime, apo në ato 
trajnime të duhura për të ngritur nivelin e aftësive të tyre në kryerjen 
e punëve të ndryshme dhe gjetjes së një vendi pune. 
Sipas shume studiuesve në fushën e metodologjive kërkimore, të 
tillë si Sekaran (2003), një hulumtim dhe një studim analitik mund të 
bëhet kur nuk ka shumë informacion në lidhje me një temë të caktuar, 
apo edhe kur nuk ka fare informacion në dispozicion. Aktualisht, nuk 
ka shumë analiza dhe informata në lidhje me nevojat e NVM në 


Yüklə 3,52 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   18   19   20   21   22   23   24   25   ...   37




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə