Abstrakt nr1 final pdf



Yüklə 3,52 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə37/37
tarix22.11.2017
ölçüsü3,52 Kb.
#11529
1   ...   29   30   31   32   33   34   35   36   37

Vështirësitë në aplikimin dhe përkthimin në gjuhën angleze në Komunën e Ferizajt 
 
Abstrakt, nr.1, 2015   133
 
Të dhënat dhe analizat 
 
Të dhënat janë grumbulluar përmes pyetësorit të anketës dhe 
intervistës. Anketa është realizuar me njëmbëdhjetë drejtori sa ka 
institucioni komunal, ndërsa intervista është realizuar me përgjegjësit 
e kabinetit të kryetarit të komunës. 
Anketa dhe intervista përbëhen nga njëmbëdhjetë pyetje, por disa 
nga çështjet për të cilat jemi fokusuar më së shumti gjatë punës 
hulumtuese e që kemi konsideruar që janë shumë të rëndësishme për 
qëllimin e hulumtimit janë: 
 
Dokumentet e lëshuara nga drejtoritë e Komunës së Ferizajt  
 
Sa nga këto drejtori lëshojnë dokumente në gjuhën angleze? 
 
A ka kërkesa për përkthime të dokumenteve në gjuhën 
angleze? 
 
A ka përkthyes dhe interpretues në kuadër të komunës? Nëse 
po, kush e mbikëqyrë cilësinë e përkthimit? Nëse jo, kush i 
përkthen dokumentet në gjuhën angleze? 
 
Cilat janë vështirësitë që hasen në aplikim dhe përkthim në 
gjuhën angleze? 
 
Zotërimi i gjuhës angleze nga punonjësit e drejtorive në 
Komunën e Ferizajt, etj. 
 
Bazuar nga natyra e pyetjeve dhe përgjigjeve të grumbulluara, për 
të arritur rezultatet sa më të saktë disa nga pyetjet janë përpunuar 
përmes programit EXCEL e disa përmes programit  Google Site. 
 
 
Gjetjet  
1.  Rezultatet nga anketa e realizuar me drejtoritë e Komunës 
së Ferizajt 
Rezultatet e dala nga të dhënat e grumbulluara përmes anketës së 
realizuar me njëmbëdhjetë drejtoritë e Komunës së Ferizajt janë si 
vijon:  
 
 
 


Lindita Jusufi
 
134   Abstrakt, nr.1, 2015      
A lëshon dokumente Drejtoria juaj ? 
 
 
Siç shihet në grafikun më lart, të gjitha drejtoritë e komunës lëshojnë 
dokumente, si për nevoja të brendshme ashtu edhe për personat jashtë 
këtij institucioni. 
 
A lëshon Drejtoria juaj dokumente në Gjuhën Angleze ? 
 
Grafiku më lart tregon që nga gjithë drejtorit e anketuara, 1 drejtori, 
(drejtoria e Administratës së Përgjithshme) lëshon dokumente në 
gjuhën angleze.  
 
 
A ka kërkesa për përkthim të dokumenteve në gjuhën angleze në 
Drejtorinë tuaj ? 
 
 
 
 
 
 
PO 
11 100% 
JO 
0  0% 
Po 
1  9% 
Jo 
10 91% 


Vështirësitë në aplikimin dhe përkthimin në gjuhën angleze në Komunën e Ferizajt 
 
Abstrakt, nr.1, 2015   135
 
 
Nga të dhënat e grumbulluara lidhur me pyetjen a ka kërkesa për 
përkthim të dokumenteve në gjuhën angleze, 9 drejtori (82%) janë 
deklaruar që kanë kërkesa të tilla derisa 2 drejtori (18%) kanë 
deklaruar që nuk kanë pranuar ndonjë kërkesë të tillë.   
 
 
 
Sa dokumente janë përkthyer në tremujorin e parë të vitit 2014? 
 
Nga rezultatet e paraqitura në grafikun më lart, shihet që 10 drejtori 
(91%) nuk kanë dokumente të përkthyera në gjuhën angleze, ndërsa 1 
drejtori  (9%) (drejtoria e Administratës Publike) e cila ishte deklaruar 
që lëshon dokumente në gjuhën angleze,  në pyetjen lidhur me 
numrin e dokumente të përkthyera në tremujorin e parë të vitit 2014, 
PO 
82% 
JO 
18% 


Lindita Jusufi
 
136   Abstrakt, nr.1, 2015      
është përgjigjur që nuk kanë numër të saktë dhe sipas drejtorit të 
Administratës së Përgjithshme, dokumentet e përkthyera janë të 
publikuara në web-faqe të komunës.  
 
 
A ka përkthyes Drejtoria juaj ? 
 
Siç shihet në grafikun më lart, asnjë drejtori nuk ka të angazhuar 
përkthyes të gjuhës angleze.  
Kush i përkthen dokumentet në Drejtorinë tuaj ? 
 
Rezultatet e paraqitura në grafikun më lart tregojnë që vetëm 1 
drejtori (9%) (drejtoria e Administratës së Përgjithshme) përkthen 
dokumente nga vetë zyrtarët dhe modelet e gatshme nga niveli 
qendror. Ndërsa 10 drejtori të tjera (91%) derisa nuk përkthejnë fare 
dokumente në gjuhën angleze kanë zgjedhur opsionin asnjëra. 
 
PO 
0  0% 
JO 
11 100% 


Vështirësitë në aplikimin dhe përkthimin në gjuhën angleze në Komunën e Ferizajt 
 
Abstrakt, nr.1, 2015   137
 
A mbikëqyret cilësia e përkthimit ? 
 
Duke e ditur tashmë që 10 drejtori (91%) nuk përkthejnë dokumente 
në gjuhën angleze, vetëm 1 drejtori (9%) është përgjigjur në pyetjen 
lidhur me mbikëqyrjen e cilësisë së përkthimit dhe sipas rezultateve të 
paraqitura më lart shihet që edhe ato përkthime të realizuara nuk janë 
mbikëqyrur nga drejtoria apo ndonjë organ tjetër në institucionin 
komunal. 
 
Cilat janë vështirësitë që hasen në aplikimin dhe përkthimin në 
gjuhën angleze në Drejtorinë tuaj? 
 
Mungesa e përkthyesve të angazhuar në Drejtori 

0% 
Mungesa e buxhetit për kontraktim të përkthyesve të 
jashtëm 

0% 
Niveli i dobët i njohjes së gjuhës angleze i zyrtarëve të 
Drejtorisë 

0% 
Asnjëra 

0% 
gjitha 
11  100% 
 
 
 
PO 
0  0% 
JO 
1  9% 
Asnjëra 
10 91% 


Lindita Jusufi
 
138   Abstrakt, nr.1, 2015      
 
 
Grafiku më lart tregon që të gjitha drejtoritë (100%) hasin në vështirësi 
në aplikimin dhe përkthimin në gjuhën angleze.  
 
Tabela (1) Numri i përgjithshëm e punëtorëve dhe niveli i njohjes së gjuhës 
angleze i punëtorëve të angazhuar në drejtoritë e komunës 
 
 
Drejtoria 
Nr. i 
përgjithshëm 
i punëtorëve 
Nr. i 
punëtorëve 
që njohin 
gjuhën 
angleze 
Nivelet e njohjes së gjuhës angleze 





Administratës së 
përgjithshme 
39 






Financave 
34 






Urbanizmit dhe 
mjedisit 
32 






Zhvillimit 
ekonomik dhe 
turizmit 







Infrastrukturës 







Arsimit 







Kulturës, Rinisë 
dhe Sportit 
40 






Shëndetësisë dhe 
Mirëqenies 
Sociale 









Vështirësitë në aplikimin dhe përkthimin në gjuhën angleze në Komunën e Ferizajt 
 
Abstrakt, nr.1, 2015   139
 
Pronës, 
Kadastrat dhe 
Gjeodezisë 







Bujqësisë dhe 
Pylltarisë 







Shërbimeve 
publike dhe 
Emergjencës 







Totali 
199 
44 
17 
11 



 
Në tabelën (1) kemi paraqitur numrin e përgjithshëm të punëtorëve të 
angazhuar në njëmbëdhjetë drejtoritë dhe numrin e punëtorëve që 
njohin gjuhën angleze në këto drejtori. Gjithashtu në tabelë është 
paraqitur edhe niveli i njohjes së gjuhës angleze nga punëtorët të cilët 
janë deklaruar që njohin gjuhën angleze. Niveli i paraqitur me numra 
nga 1 – 5, është përcaktuar si vijon: 
1 – dobët 
2 – mjaftueshëm 
3 – mirë 
4 – shumë mire 
5 - shkëlqyeshëm  
 
Tabela (2) Njohja e gjuhës angleze nga punëtorët e angazhuar në 
drejtoritë e komunës 
 
Drejtoritë 
Nr. i 
përgjithshëm i 
punëtorëve 
Nr. i 
punëtorëve 
që njohin 
gjuhën 
angleze 
Mesatarja 
Devijimi 
standard 
Përqindja 

11 
199 
44 
4.58794 
1.02 
22.11 
 
Të dhënat e respodentëve të prezantuar në tabelën (2) tregojnë që 
përqindja e punëtorëve që njohin gjuhën angleze është 22.11%, ndërsa 
mesatarja 4.58, ku krahasuar me numrin e përgjithshëm të punëtorëve 
konsiderohet të jetë mjaft e ulët.  
 


Lindita Jusufi
 
140   Abstrakt, nr.1, 2015      
Tabela (3) Niveli i njohjes së gjuhës angleze i punëtorëve të angazhuar 
në drejtoritë e komunës 
 
  
Nr. i 
punëtorëve 
që njohin 
gjuhën 
angleze 





Mesatarj

Devijimi 
standar

Numri 
44 
17 
11  7 

0  11 
3.7 
Përqindja     %  100 
38.63  25  15.90  20.45  0  25 
8.4 
 
Në tabelën (3) shihet që nga numri i punëtorëve të deklaruar që njohin 
gjuhën angleze e që është 44 apo 22.11% nga numri i përgjithshëm 
199, përqindja e njohjes së gjuhës angleze i 44 punëtorëve sipas 
niveleve është: 38.63% e punëtorëve e njohin dobët gjuhën angleze, 
25% e punëtorëve e njohin mjaftueshëm gjuhë angleze, 15.90% e 
punëtorëve e njohin mirë gjuhën angleze, 20.45% e punëtorëve e 
njohin  shumë mirë gjuhën angleze dhe 0% e punëtorëve e njohin 
shkëlqyeshëm gjuhën angleze. 
 
2.  Rezultatet nga intervista e realizuar me kabinetin e kryetarit  
Rezultatet e dala nga të dhënat e grumbulluara përmes intervistës së 
realizuar me kabinetin e kryetarit të komunës tregojnë që zyrtarët e 
kabinetit të kryetarit pos dokumenteve në gjuhën shqipe sipas 
kërkesave lëshojnë edhe dokumente në gjuhën angleze. Në pyetjen 
lidhur me numrin e dokumenteve të përkthyera në gjuhën angleze në 
tre mujorin e parë të vitit 2014, sipas përfaqësuesit të kabinetit të 
kryetarit, nuk mund të sigurojnë numër të saktë. Kabineti i kryetarit 
nuk ka përkthyes të angazhuar as kompani të kontraktuar për 
përkthime. Në raste nevoje përkthimi kryhet nga vetë zyrtarët e 
kabinetit dhe modelet e gatshme që vijnë nga niveli qendror e që janë 
të përkthyera në tri gjuhë, shqipe, angleze dhe serbokroate. Për 
përkthimet e kryera nga vetë zyrtarët e kabinetit, sipas të dhënave nga 
intervista nuk ka mbikëqyrje të cilësisë së përkthimeve të kryera.  
Vështirësitë në aplikimin dhe përkthimin në gjuhën angleze të cilat 
hasen nga kabineti i kryetarit janë: Mungesa e përkthyesve të 


Vështirësitë në aplikimin dhe përkthimin në gjuhën angleze në Komunën e Ferizajt 
 
Abstrakt, nr.1, 2015   141
 
angazhuar, mungesa e buxhetit për kontraktim të përkthyesve të 
jashtëm, niveli jo i mjaftueshëm i njohjes së gjuhës angleze i zyrtarëve 
të kabinetit, etj. 
 
Tabela (4) Numri i punëtorëve që njohin gjuhën angleze në kabinetin e 
kryetarit 
 
Nr. i përgjithshëm i 
punëtorëve 
Nr. i punëtorëve që njohin 
gjuhën angleze 
Përqindja       

20 

10 
 
Prej numrit të përgjithshëm të punonjësve të angazhuar në kabinetin e 
kryetarit, i cili numër sipas përfaqësuesit të kabinetit sillet prej 11 deri 
në 20 punonjës, vetëm 2 (10%) prej tyre e njohin gjuhën angleze. 
 
Tabela (5) Niveli i njohjes së gjuhës angleze i punëtorëve të angazhuar 
në kabinetin e kryetarit 
 
  
Nr. i punëtorëve që njohin gjuhën 
angleze 
1  2  3  4  5 
Numri  2 
0  0  0  1  1 
 
Tabela (4) paraqet nivelin e njohjes së gjuhës angleze të 2 (10%) 
punonjësve në kabinetin e kryetarit, ku sipas tabelës njëri zotëron 
nivelin 4 (shumë mirë) dhe tjetri nivelin 5 (shkëlqyeshëm). 
 
Diskutimet 
 
Në pyetjen lidhur me numrin e dokumente të përkthyera 
në tremujorin e parë të vitit 2014, drejtoria e 
Administratës së Përgjithshme është përgjigjur që nuk 
kanë numër të saktë dhe sipas drejtorit të Administratës 
së Përgjithshme, dokumentet e përkthyera janë të 
publikuara në web-faqe të komunës. Por mbas kërkimit 


Lindita Jusufi
 
142   Abstrakt, nr.1, 2015      
në web-faqen e komunës është gjetur që nuk ka 
përkthime të dokumenteve në gjuhën angleze, pos titujve 
të rubrikave në web-faqe dhe disa lajmeve të publikuara.    
 
Duke e parë që drejtoritë pranojnë kërkesa për përkthim 
të dokumenteve në gjuhën angleze, komuna duhet të ketë 
përkthyes dhe interpret të gjuhës angleze. 
 
Mbase përgjegjësitë e drejtorive deklarojnë që nuk kanë të 
angazhuar përkthyes apo kompani të kontraktuar për 
përkthime, atëherë punonjësit nëpër drejtoritë e komunës 
është e nevojshme ta zotërojnë gjuhën angleze të paktën 
deri në një shkallë mesatare, derisa sipas hulumtimit del 
që nga 44 punonjës që njohin gjuhën angleze mesatarja 
(11) është në nivelin 2 (mjaftueshëm). 
 
Komuna ka dy përkthyes të gjuhës serbo-kroate të cilët e 
zhvillojnë veprimtarinë e tyre pa asnjë mbikëqyrje.  
 
Deri më 1 janar 2013, Ferizaj nuk ka pasur leje për 
licencimin e përkthyesve. Licencimi është bërë në qendrat 
si Prishtinë, Gjilan etj. 
 
Ka edhe raste që përkthyesit janë licencuar jashtë Kosovës 
e që zhvillojnë veprimtaritë e tyre brenda vendit.  
 
Kufizimet e studimit 
 
Studimi është përqendruar vetëm në institucionin e Komunës së 
Ferizajt për tre mujorin e parë të vitit 2014. 
Gjatë grumbullimit dhe analizës së të dhënave nga anketimi dhe 
intervista kemi hasur në vështirësi për të arritur në informata të sakta, 
mbase disa të dhëna të grumbulluara nga anketat dhe intervista nuk 
kanë korresponduar me të dhënat e publikuara në web-faqen e 
komunës së Ferizajt. 
 
 Përfundime  
 
Komuna e Ferizajt ka njëmbëdhjetë drejtori dhe të gjitha 
lëshojnë dokumente.  
 
Pos drejtorisë së Administratës së Përgjithshme, ku disa 
prej dokumenteve lëshohen në tri gjuhë, shqipe, angleze 


Vështirësitë në aplikimin dhe përkthimin në gjuhën angleze në Komunën e Ferizajt 
 
Abstrakt, nr.1, 2015   143
 
dhe serbokroate, në drejtoritë e tjera, dokumentet 
lëshohen vetëm në gjuhën shqipe. 
 
Komuna nuk ka përkthyes/interpret dhe as kompani të 
kontraktuar për përkthime. 
 
Edhe pse ka kërkesa për përkthime të dokumenteve në 
gjuhën angleze, në raste nevoje për përkthim të 
dokumenteve në gjuhën angleze pala është e detyruar t’iu 
drejtohet përkthyesve privatë. 
 
Sipas të dhënave të marra nga lista e interpretëve të 
licencuar (interpretët e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë), 
në Komunën e Ferizajt (jashtë institucionit komunal) 
veprojnë shtatë përkthyes të certifikuar. 
 
Sipas të dhënave nga Drejtoria e Administratës së 
Përgjithshme (e vetmja drejtori që përkthen dokumente) 
pos dokumenteve që janë model i gatshëm nga niveli 
qendror, disa përkthime kryhen edhe nga zyrtarët e 
drejtorisë, të cilët sipas deklarimit të tyre niveli i njohjes së 
gjuhës angleze nuk është i shkëlqyeshëm.  
 
Përkthimet që kryhen si nga zyrtarët komunalë ashtu 
edhe nga përkthyesit privatë nuk mbikëqyren nga 
komuna.  
 
Asnjë nga zyrtarët e deklaruar që njohin gjuhën angleze, 
kryesisht zyrtarët që kryejnë përkthime nuk janë të 
certifikuar. 
 
Bazuar në të dhënat e grumbulluara kemi arrit në 
përfundim që komuna e Ferizajt si institucioni më i 
rëndësishëm përballet me vështirësi sa i përket aplikimit 
dhe përkthimit në gjuhën angleze.  
 
 
Rekomandime 
 
Bazuar në kërkesat për përkthim të dokumenteve në 
gjuhën angleze, konsiderojmë që të gjitha drejtoritë 
përfshirë edhe kabinetin e kryetarit, duhet të lëshojnë 
dokumente edhe në gjuhën angleze. 


Lindita Jusufi
 
144   Abstrakt, nr.1, 2015      
 
Komuna ka nevojë për përkthyes/interpret apo kompani 
me kontratë të rregullt për përkthime të dokumenteve në 
gjuhën angleze. 
 
Përkthyesit/ interpretët e angazhuar nga komuna për 
përkthim të dokumenteve në gjuhën angleze, duhet të 
jenë të licencuar. 
 
Nëse zyrtarët e drejtorive dhe të kabinetit të kryetarit 
kryejnë përkthime të dokumenteve në gjuhën angleze, 
këta zyrtarë duhet të kenë nivel të shkëlqyeshëm të 
njohjes së gjuhës angleze dhe të kenë mbikëqyrje për 
përkthimet e kryera. 
 
 
Referencat 
 
1.  International Reading Association, Standards for the English 
Language Arts, Newark, Delaware, 1996 
2.  Algeo J., The Origins and development of the English 
language, Boston, 2010 
3.  Al-Nakhalah A.M., Investigating the Difficulties and 
Problems Fased by Language Students of Al Quds Open 
University in Legal Translation Proces, International Journal 
of English Language & Translational Studies, Gaza Region, 
2013. 
4.  http://www.corestandards.org/assets/application-for-
english-learners.pdf (marrur me 03.12.2014)  
5.  http://birn.eu.com/en/file/show/final%20report%202013.p
df (e marrur më 04.12.2014) 
6.  http://eltsjournal.org/pdf_files/Investigating%20the%20Diff
iculties%20and%20Problems%20Faced%20by%20the%20Engli
sh%20Language%20Students%20of%20Al%20Quds%20Open
%20University%20in%20Legal%20Translation%20Process-
Full%20Paper.pdf (marrur më 03.12.2014) 



Yüklə 3,52 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   29   30   31   32   33   34   35   36   37




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə