Abstrakt nr1 final pdf



Yüklə 3,52 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə4/37
tarix22.11.2017
ölçüsü3,52 Kb.
#11529
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   37

Medain Hashani, Roberta Bajrami 
14   Abstrakt, nr.1, 2015      
të cilat janë të bazuara në mbështetjen dhe besnikërinë e ndërsjellë. 
Suksesi i organizatës sot dhe nesër shihet të jetë çdo herë e më shumë i 
varur në efektivitetin e menaxhimit të BNJ (Sims R, 2002). 
Që ndërmarrjet t’i arrijnë qëllimet dhe objektivat e tyre duhet të kenë 
të punësuar njerëz profesionistë. Sipas Fanning.B (2011) janë nëntë 
karakteristika që definojnë profesionalizmin:  
1.  Qeverisja Organizacionale – Një profesionist duhet të këtë 
trupin qeverisës i cili përfaqëson atë dhe ka fuqinë e kontrollit 
dhe disiplinës ndaj anëtarëve të tjerë.  
2.  Kodi Etik dhe Disiplina – Një profesion duhet të përmbajë 
standarde të larta të sjelljes dhe performances mbi ato që 
kërkohet nga ligji i përgjithshëm.  
3.  Pavarësia në veprim – profesionistët duan të kenë autonomi 
për zgjidhjen dhe trajnimin e problemeve të ndryshme.  
4.  Certifikimi, edukimi dhe trajnimet – janë fondamentale që 
duhet t’i posedojë një profesionist.  
5.  Statusi Legal  -  shumë profesione duhet të jenë të licencuara 
nga shteti që ato të kanë të drejtë të veprojnë.  
6.  Kontributi në shoqëri – një profesionist duhet që të 
kontribuojë në shoqëri.  
7.  Njohurit potenciale – duhet të ketë njohuri adekuate për fusha 
të caktuara.  
8.  Hulumtimet – një profesionist duhet të bëjë hulumtime në 
vazhdimësi për zhvillimin e profesionit të tij.  
Njohja Publike – duhet të jetë i njohur nga rrethi që e rrethon atë. 
 
Metodologjia  
 
Për hulumtimin e këtij punimi janë shfrytëzuar burime primare 
dhe sekondare. Të dhënat sekondare janë gërshetuar nga literaturat 
bashkëkohore dhe hulumtimet që janë bërë deri me tani për këtë 
temë. Të dhënat primare do të mblidhen me anë të pyetësorëve 
gjysmë të strukturuar. Mostra përzgjedhëse për anketim është 40 
NVM në Komunën e Ferizajt, nga e cila do të merren rezultatet për 
profesionalizimin dhe trajnimin e Burimeve Njerëzore dhe ndikimi i 
tyre në zhvillimin e NVM-ve.  Nga ndërmarrjet e anketuara 12 janë 


Roli i burimeve njerëzore në rritjen e investimeve të NVM-ve 
Rasti: Komuna e Ferizajt 
 
Abstrakt, nr.1, 2015   15
 
prodhuese apo 30 %, 8 janë tregtare apo 20 %, shërbyese janë 7 NVM 
apo 17,5 %, prodhuese dhe shërbyese është vetëm një ndërmarrje, 
prodhuese dhe tregtare janë 3 ndërmarrje ose 7,5 %, shërbyese dhe 
tregtare janë 5 ndërmarrje që në përqindje është 12,5 % dhe 
ndërmarrjet të cilat kanë qenë prodhuese shërbyese e tregtare janë 3 
ose 7,5 % e ndërmarrjeve të anketuara. 
Metodat të cilat do përdorën janë ; 
1.  Metoda sasiore – të dhënat dytësore sasiore janë për rritjen e 
investimeve në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në 
Komunën e Ferizaj, pra numri i bizneseve për pesë vitet e 
fundit. Kjo e dhënë është marrë nga ATK (Administrata 
Tatimore e Kosovës ) për Komunën e Ferizajt. Të dhënat 
parësore sasiore janë mbledhur nga pyetësorët me gjendjen 
aktuale dhe rëndësinë e BNJ në rritjen e NVM-ve. Në të 
dhënat dytësore sasiore do shikohet dinamika e zhvillimit të 
rritjes së investimeve të NVM-ve në Komunën e Ferizaj.  
Ndërsa të dhënat primare kuantitative  do merren nga 
pyetësorët lidhur me profesionalizmin  dhe trajnimet e 
ndërmarrjeve.  
2.  Metoda cilësore – Interviste me menaxherët e ndërmarrjeve të 
vogla dhe të mesme në Komunën e Ferizajt. Ndërmarrjet të 
cilat kanë pasur departamentin e burimeve njerëzore 
intervista është bërë me menaxherët e këtij departamenti, 
kurse ata që nuk kanë poseduar intervista është bërë me 
menaxherët kryesorë dhe përgjegjës të kompanive. 
Mbledhja dhe përpunimi i të dhënave sasiore do bëhet me anë të 
programit Google forms, kurse analizimi i rezultateve me anë të 
programit Exel dhe SPSS.   
 
 
Të dhënat dhe analizat  
 
Të dhënat janë mbledhur me ndihmën e studentëve të Universiteti 
AAB, të cilët kanë shpërndarë pyetësorët në gjithsej 40 ndërmarrje të 
vogla dhe të mesme, gjithashtu kanë bërë edhe intervista me 
menaxherët e po të njëjtave ndërmarrje. 


Medain Hashani, Roberta Bajrami 
16   Abstrakt, nr.1, 2015      
 
Niveli i përgatitjes profesionale në ndërmarrjet e vogla dhe të 
mesme ne komunën e Ferizajt  
 
Niveli i përgatitjes profesionale është njeri ndër faktorët me të 
rëndësishëm për rritjen e investimeve dhe zhvillimin e bizneseve.  
 
Departamenti i burimeve njerëzore në NVM  
 
Grafiku 1. Departamenti i Burimeve Njerëzore në Biznese   
 
Në grafikun 1 është paraqitur se sa nga bizneset e kanë 
departamentin e burimeve njerëzore sipas numrit të punësuarve. 
Bizneset të cilat kane numrin prej 1 deri në 10, pjesa më e madhe e 
tyre nuk e kanë departamentin e burimeve njerëzore, pra 58 % e tyre. 
Me rritjen  e numrit të punësuarve kjo përqindje shkon në rënie. Siç 
edhe shihet nga grafiku i mësipërm ndërmarrjet që kanë të punësuar 
11-30 punëtorë, shumica e tyre e kanë departamentin e burimeve 
njerëzore ku në përqindje është 57 %. Ndërmarrjet e mesme, pra ato 
që kanë mbi 51 punëtorë të punësuar, siç shihet edhe në grafikun 1,  
numri i të punësuarve 51-70 dhe mbi 71, të gjitha kanë departamentin 
e burimeve njerëzore. Pra sa më i madh të jetë numri i të punësuarve 
në kompani aq më e madhe do jetë edhe përqindja e posedimit të 
departamentit të burimeve njerëzore në Komunën e Ferizajt.  


Yüklə 3,52 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   37




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə