Droga, nje sfide inteligjence, aspekte penalo-juridike dhe krahasuese te saj


Gjate periudhes Janar-Nentor 2009, nga sektori kunder narkotikeve jane arritur keto rezultate ne luften kunder narkotikeve



Yüklə 0,56 Mb.
səhifə16/21
tarix15.10.2018
ölçüsü0,56 Mb.
#74324
1   ...   13   14   15   16   17   18   19   20   21

Gjate periudhes Janar-Nentor 2009, nga sektori kunder narkotikeve jane arritur keto rezultate ne luften kunder narkotikeve365per veprat penale dhe autoret:



Lloji

Numri i

Rasteve


Zbuluar

Sasia

Autore

Shuma


Arrestuar

/Ndaluar


GJL

Kerkim

Heroine

110

110

70 kg 438.4 gr

206

185

12

9

Metadon

1

1

86 tableta

2

2

0

0

Kokaine

22

21

3 kg 831.4 gr

33

30

2

1

Ekstazi

2

2

64 tableta

3

3

0

0

Marijuana/Hashish

182

175

3517 kg 727.9 gr

266

204

47

15

Kanabis (Kultivim)

305

70

143986 bime

75

41

17

17

Fare kanabis

0

0

2 kg 423.2 gr

0

0

0

0

Poppy (Kultivim)

1

1

61 bime

1

0

1

0

Substanca perzierje

1

1

7 kg 153.4 gr

1

1

0

0

SHUMA

624

381




587

466

79

42

Per vitin 2009, nga 520 personat e proceduar, 4 jane shtetas te huaj nga te cilet : 1 Maqedonas dhe 3 Gjermane. Nga personat e proceduar penalisht vetem 13 jane femra.

Sic mund te vihet re nga paraqitja e ketij grafiku, gjate 11 mujorit 2009 konstatohet nje ulje e numrit te veprave penale ne fushen e droges dhe ne perpjestim me te edhe e autoreve te proceduar. Ajo qe bie ne sy eshte rritja e efikasitetit te policise kryesisht ne luften kunder drogave te forta si heroine, ku eshte rritur sasia e lendes narkotike te sekuestruar.
Megjithese sasite e kokaines se sekuestruar jane pothuajse te njëjta, vihet re nje rritje e numrit te rasteve te konstatuara si dhe e autoreve te proceduar e arrestuar, krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar.
Gjithashtu vihet re nje ulje e sasive te marijuane/hashash te sekuestruara por konstatohet nje rritje e numrit te rasteve dhe e numrit te personave te proceduar366.

Gjatë 11-mujorit 2009, nga policia shqiptare janë goditur 31 grupe kriminale të trafikut dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike me 119 persona të proceduar penalisht367.


Gjatë 11-mujorit 2009 janë realizuar me sukses 26 operacione duke zbatuar teknikat speciale të hetimit368.
Gjatë 11-mujorit 2009, janë realizuar edhe 10 operacione ndërkombëtare në bashkëpunim me prokurorinë dhe autoritetet gjyqësore të vëndeve të ndryshme nga te cilat: 4 me Italine; 2 me Gjermanine; 2 me Zvicren; 1 me SHBA dhe 1 me Kosoven. Gjate ketyre operacioneve, ne Shqiperi jane arrestuar 15 persona369.
Gjate kesaj periudhe jane kapur 45 persona ne kerkim. Ne te njejten periudhe te vitit 2008 kane qene kapur 70 persona ne kerkim.
Ndersa ne vitin 2011 ne veprat penale ne fushen e droges jane arritur rezultate te mira ne drejtim te goditjes se rrjeteve kriminale qe merren me shperndarjen e heroines dhe te gjithë treguesit për luftën kundër drogës kane patur rritje.
Konkretisht, gjate vitit 2011, jane evidentuar te dhenat statistikore te meposhteme:


Lloji

NrRaste

Zbuluar

Sasia

Autore

Arr/Ndal

GjLire

Kerkim

Heroine

97

96

21 kg e 409.2 gr

144

122

20

1

Metadon

1

1

1 gr

2

0

2

0

Kokaine

37

37

2 kg e 196.6 gr

57

47

10

0

Marijuane

503

478

7695 kg e 658.8 gr

734

544

166

24

Hashish

2

2

32 kg e 210.5 gr

2

2

0

0

Vaj Hashishi

2

2

1kg e 584.2 gr

3

3

0

0

Fara Kanabis

9

8

2 kg e 351.1 gr

14

6

2

6

Perzieres

2

2

24 kg 183.9 gr

6

6

0

0

 Totali

653

626

 

962

730

200

32

Krahasuar me te njejten periudhe te vitit 2010 shohim qe eshte rritur me 22.5 % numri i rasteve te kapjeve te lendeve narkotik; eshte rritur me 18.5 % numri i autoreve te veprave penale ne fushen e droges; eshte rritur me 15.7 % numri i autoreve te arrestuar apo ndaluar si dhe eshte ulur me 39.2 % numri i autoreve te larguar ne drejtim te paditur.


Persa i perket sasive te lendeve narkotike te sekuestruara, eshte vene re nje rritje e sasise : Heroine (+38 %); Marijuane (+5.4 %)

Po ashtu jane goditur 48 grupe kriminale të trafikut dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike me 218 persona të proceduar penalisht.



Grupe Kriminale te Goditura

Viti 2010

Viti 2011

Nr grupeve

Persona arrestuar

Nr grupeve

Persona arrestuar

47

223

48

218



  • Jane realizuar me sukses 49 operacione duke zbatuar teknikat speciale të hetimit370. ()


Numri Operacioneve ku jane perdorur Teknikat Speciale Hetimore

Viti 2010

Viti 2011

48

49

Jane realizuar edhe 29 operacione ndërkombëtare ( 16 me Italine, 4 me Gjermanine, 2 me Zvicren, 1 me SHBA, 1 me Spanjen, 1 me Francen, 1 me Belgjiken, 1 me Sllovenine, 1 me Kosoven dhe 1 me SELEC – 5 shtete ballkanike) ku ne Shqiperi jane arrestuar 42 persona.






Operacionet Nderkombetare



Viti 2010



Viti 2011

Nr

Shtetet

Persona te

arrestuar

ne Shqiperi

Nr

Shtetet

Persona te

arrestuar

ne Shqiperi

34

17 me Italine

6 me Gjermanine

3 me Kosoven

2 me SHBA

2 me Hollanden

1 me Malin e Zi

1 me Danimarken

1 me Suedine

1 me Zvicren

62

29

16 me Italine

4 me Gjermanine

2 me Zvicren

1 me SHBA

1 me Spanjen

1 me Francen

1 me Belgjiken

1 me Sllovenine

1 me Kosoven

1 me SELEC

(5 shtete ballkan)

42

Një rol efektiv ne këto rezultate ka patur edhe funksionimi mjaft i mire i Qendrës Ndërinstitucionale Operacionele Detare (QNOD) e cila është e pajisur me një staf te specializuar dhe me pajisjet nga me modernet për te interceptuar, ndjekur e goditur rastet e trafikimit nëpërmjet detit. Për vitin 2011 janë 2 raste te tilla, ku njeri rast përfundoi me sekuestrimin e 1.5 ton marijuane dhe mjetit lundrues ndërsa tjetri çoi ne sekuestrimin e 431 kg marijuane dhe sekuestrimin e mjetit lundrues.



KREU XI

DENIMI
10.1. Qellimi i denimit te autoreve te veprave penale qe jane perdorues droge

Shoqeria duke dashur te mbrohet nga kriminaliteti do te denoje kete person por qellimi i denimit do te jete kryesisht trajtimi social-mjekesor, riedukimi dhe rishoqerizimi i autorit. Duke pasurur parasysh ato cka analizuam me siper personaliteti i ketij autori eshte i ndryshem dhe me kompleks se nje autor i zakonshem i nje vepre penale. Ai eshte perdorues droge. Kjo nuk eshte vetem nje problem social-shoqeror, qe e shpuri ate ne kryerjen e vepres penale. Perdorimi i droges, narkomania, eshte dhe nje semundje patologjike per personin. Pra kemi te bejme me nje person qe vuan nga nje semundje social patologjike.


Denimi i nje personi të tille, per kryerjen e nje vepre penale, duhet te kete qellime te shumfishta. Sipas frymes dhe tendences se legjislacionit tone, trajtimi social-mjekesor, riedukimi dhe rishoqerizimi i ketij personi merr nje rendesi te vecante.
Gjate vuajtjes se denimit me burg ai nuk duhet trajtur si te denuarit e tjere. Duke pasur dhe nje semundje patologjike, si narkomania, shteti duhet te marre te gjitha masat, per te krijuar ketyre te denuarve kushte mjekesore per kurimin e tyre. Si cilido i semure tjeter dhe keta te denuar te semure duhet te kene te drejten per t'iu nenshtruar nje trajtimi te domosdoshem mjekesor. Vetem nepermjet ndjekjes se ketyre dy rrugeve, ate te riedukimit dhe rishoqerizimit ne aspektin social-shoqeror te semundjes, dhe kurimit ne aspektin patologjik te semundjes, do te arrihet qellimi kryesor i denimit sherimi dhe integrimi perseri ne shoqeri i autorit.

Qellimi i denimit theksohet dhe ne Konventen e OKB371 ku theksohet se palet ne raste te pershtatshme dhe te nje rendesie me te lehte, si altenativa ndaj denimit ose ndeshkimit, mund te parashikojne masa te tilla si edukimi, rehabilitimi dhe integrimi perseri ne shoqeri, si dhe trajtimi dhe kujdesi i pas vuajtjes se denimit, kur autori i veprimtarise se kundraligjshme, eshte perdorues droge. Konventa thekson ne menyre te vecante qellimet per kete kategori autoresh te veprave penale, por eme angazhon shtetet, qe ne raste te vecanta, masat e edukimit, reabilitimit dhe integrimit perseri ne shoqeri, te zevendesojne vete denimin.


Denimi nuk duhet te kete me qellim hakmarrjen ose parandalimin e pergjithshem, por vetem parandalimin e posacem dhe edukimin, sherimin, reabilitimin dhe integrimin perseri ne shoqeri te autorit.
Sipas kesaj dispozite shtetet angazhohen qe per kete kategori autoresh te sigurojne trajtim dhe kujdes te vecante pas vuajtjes se denimit.

10.2 Sektori i luftes kunder narkotikeve
Edhe gjate vitit 2011, lufta kundër droges ka vazhduar te mbetet një nga prioritetet kryesore të Qeverisë, Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit ne vecanti, sepse përben një rrezikshmëri të lartë për qytetarët tanë dhe për impaktin potencial në procesin integrues te Shqiperise ne BE.
Permiresimi i akteve ligjore e nenligjore dhe forcimi i metejshem i bashkepunimit nderinstitucional ne luften kunder droges;
Eshte hartuar dhe miratuar Vendimi i Keshillit te Ministrave Nr.299 date 14.04.2011 “Per miratimin e rregullores per funksionimin e Komitetit Kombetar te Bashkerendimit te Luftes Kunder Droges”, Sekretarise se ketij Komiteti dhe Zyres se Sistemit Kombetar te te dhenave per drogen, i cili do te garantoje nje bashkeveprim me te mire te institucioneve si dhe grumbullimin e analizimin e te dhenave lidhur me drogen ne shkalle kombetare.
Me Urdher te Kryeministrit nr.125, date 09.06.2010, eshte ngritur nje grup pune nderinstitucional, per vleresimin e permbushjes se objektivave e te masave te parashikuara ne strategjine kombetare antidroge 2004-2010, dhe planin e veprimit per zbatimin e kesaj strategjie, si dhe per hartimin e nje strategjie te re antidroge. Eshte perfunduar drafti i strategjise dhe pritet miratimi se shpejti i saj.
Rritja e metejshme e kapaciteteve te strukturave te specializuara per luften kunder droges nepermjet pajisjes se tyre me mjetet dhe pajisjet e nevojshme per kryerjen e detyrave si dhe nepermjet trajnimit te metejshem te efektivave te ketyre strukturave.
Vlejne te permenden per vitin 2011, realizimi i dy ushtrimeve trajnuese “per dorezimin e kontrolluar te lenedeve narkotike” dhe “vezhgimin nderkufitar”, te zhvilluara ne kuader te implementimit te Konventes se Vjenes mbi Bashkepunimin Policor si dhe nga OSBE, Kosove, ku moren pjese 8 shtete nga rajoni dhe me gjere si dhe trajnimet e zhvilluara ne Shqiperi ne kuader te projektit te binjakezimit me SOCA, per perdorimin e “agjenteve nen mbulim” apo “te infiltruar” ne operacionet “blerje e simuluar”, trajnimi mbi “menaxhimin e informatoreve dhe zhvillimi i hetimeve komplekse te zgjatura ne kohe” zhvilluar nga Zyra e FBI ne Bullgari ku moren pjese gjithe shtetet e rajonit, etj.
Ne Prill 2011 eshte miratuar nje plan – trajnimi i perbashket me Prokurorine e Pergjithshme per vitin 2011 ku eshte parashikuar edhe kryerja e trajnimeve ne fushen e droges372.
Ne kuader te bashkepunimit373 jane realizuar edhe 29 operacione ndërkombëtare374 ku ne Shqiperi jane arrestuar 42 persona. Operacionet me te spikatura jane operacioni “Rruga e Vjeter” ne bashkepunim me autoritetet Zviceriane, i cili eshte ende ne vazhdim dhe ku deri tani ne tre episode jane sekuestruar 220 kg marijuane si dhe jane arrestuar 12 persona, operacioni “Konteiner” i tipit dorezim i kontrolluar me Spanjen, Belgjiken e vende te tjera ku u sekuestruan 200 kg kokaine, Operacioni “Due Torri Connection” me Italine ku u arrestua nje anetar i organizates mafioze “Ndrangheta”, operacionet per kapjen e personave te kerkuar nga Drejtesia Italiane per trafikim narkotikesh, Operacioni “Trio” i koordinuar nga SELEC ku moren pjese 5 shtete te ballkanit, Shqiperia, Mali i Zi, Bosnje Hercegovina, Kroacia dhe Serbia ku jane sekuestruar sasira te konsiderueshme lende narkotike, autovetura, municione dhe prova te tjera.

KREU XI


KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME

11.1 Menyrat e luftes kunder trafikut te droges
Droga duhet luftuar qe ne fillesat e saj, per te ndaluar prodhimin, trafikimin dhe perdorimin e saj. Vendet e ndryshme po marrin cdo mase te mundshme per ndalimin e saj duke vene ne dispozicion dhe fonde te medha financiare dhe mjete te shumta per parandalimin e narkomanise, kapjen dhe venien pra pergjegjesise se trafikanteve.
Veprat penale ne lidhje me drogen janr nder veprat me te renda penale, pasi keto lloj veprash, si dhe konsumimi i drogave, prekin drejtpersedrejti shendetin dhe jeten e njeriut.
Per te luftuar, kete fenomen duhet te forcohet zbatimi i ligjeve ne kete fushe, perfshi dhe ate penal, duke denuar me ashpersi te gjithe autoret e ketyre veprave penale. Kjo kerkon shtimin ne numer dhe specializimin e forcave te policise; doganave dhe organeve te tjera.
Shteti duhet te lufloje mbjelljen e bimeve narkotike, prodhimin, trafikimin dhe shperndarjen e substancave narkotike dhe psikotrope.
Per sa kohe qe do egzistoje domosdoshmeria per droga ilegale per aq kohe do te egzistoje edhe trafiku i drogave keshtu qe del detyre kryesore per minimuzimin e ketyre kerkesave
Nepermjet programeve te edukimit duhet t'u shpjegoet qytetareve, dhe sidomos te rinjve, rreziqet qe vijne nga perdorimi i drogave. Nepermjet programeve mjekesore duhet te nderpritet perdorimi i drogave nga perdoruesit duke ndaluar dhe infektimin e metejshem te ambjentit.
Gjithashtu duhen te adresuar politikat dhe programet e saj tek fillesat e perdorimit me drogen, varferia, papunesia dhe analfabetizmi.

Nga shqyrtimi dhe krahasimi i standarteve nderkombetare dhe akteve ligjore nderkombetare dhe europiane, ne menyre qe ta bejme sa me efikase luften kunder lendeve narkotike jemi te mendimit qe te permiresohet dispozita e nenit 287 Per Pastrimin e Produkteve te Vepres Penale te Kodit Penal.


Nga shqyrtimi i dispozites konstatojme se perdoren termat “pasoja te renda” dhe mendojme qe teknikisht duhet te behet nje percaktim ligjor ose nenligjor per te perkufizuar keto terma. Pasi nga praktika gjyqesore konstatojme se shpesh here gjykatat e e interpretojne ne menyra te ndryshme kete dispozite. Ne mendojme se ndoshta edhe me akte nenligjore mund te jepet nje perkufizim i termit “pasoja te renda”. Duke percaktuar sakte se c’kuptohet me pasoja te renda.
Nisur nga parashikimet e nenit 118/2 te Kushtetutes sipas te cilit thuhet se : “ligji duhet te autorizoje organin kompetent, llojin e aktit qe duhet te hartohet ceshtjet qe do te rregullohen dhe parimet mbi bazen e te cilave do te hartohet akti nenligjor”. Ne kete menyre ndryshimi duhet te behet ne Kodin Penal qe te autorizohet hartimi i aktit nenligjor ndoshta duke percaktuar edhe shuma konkrete.
Nisur nga interpretimi krahasimor i dispozitave penale ne fushen e trafikimit te lendeve narkotike ne teresi kemi konstatuar se ne disa shtete dhe vecanerisht te shprehur ne Kodin Penal te Kosoves konstatojme se parashikohet si dispozite e vecante Intoksikimi me lende narkotike. Jemi te mendimit qe nje dispozite e ngjashme te hartohet edhe ne Kodin tone Penal. Konkretisht neni 276 i Kodit Penal te Kosoves parashikon se intoksikimi i personit tjeter me lende narkotike ose substanca psikotrope perben veper penale. Madje kjo dispozite parashikon edhe faktin kur intoksikimi behet pa dijenine e personit tjeter ne formen e ndonje kercenimi etj.
Per keto arsye ne sugjerojme qe nje dispozite e tille te parashikohet edhe ne Kodin tone Penal, pasi jemi te mendimit se veprime te tilla mund te ndodhin edhe ne Republiken e Shqiperise dhe ne kete menyre ato duhet te inkriminohen.
Nisur nga shqyrtimi i te dhenave statistikore te Ministrise se Drejtesise dhe Raportet Vjetore te Ministrise se Brendshme per luften kunder trafikimit te lendeve narkotike te paraqitura ne kete punim shkencor konstatojme se nuk paraqiten te dhena te sakta per luften kunder ketyre veprave penale. Raportet e Ministrise se Brendshme kane veshtiresi per tu siguruar ne menyre qe te jete e lehte kryerja e studimeve per keto lloj krimesh, pasi shpesh here ato nuk publikohen ose te dhenat nuk jane te qarta dhe te identifikueshme.
Sipas Raporteve te Ministrise se Drejtesise nuk jepen te dhena per te gjitha veprat penale qe parashikohen nga Kodi Penal. Duke pasur parasysh se jane bere ndryshime dhe permiresime per dispozitat e luftes kunder trafikimit te lendeve narkotike. Ne kete menyre sugjerojme te permiresohet marrja dhe pasqyrimi i te dhenave te gjykatave te Republikes se Shqiperise sipas dispozitave specifike te Kodit Penal.
Njekohesisht konstatojme nje disakordance midis te dhenave te raportuara nga Ministria e Brendshme dhe te dhenave te paraqituara ne lidhje me gjykimin dhe denimin ndaj veprave penale nga Vjetaret Stastikore te Ministrise se Drejtesise.

Yüklə 0,56 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   13   14   15   16   17   18   19   20   21




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə