Droga, nje sfide inteligjence, aspekte penalo-juridike dhe krahasuese te saj



Yüklə 0,56 Mb.
səhifə13/21
tarix15.10.2018
ölçüsü0,56 Mb.
#74324
1   ...   9   10   11   12   13   14   15   16   ...   21

Palet duhet:


  • te bejne pergatitje ne nivel kombetar per zhvillimin e luftes kunder trafikut duke caktuar nje agjensi te vecante pergjegjese.

  • te ndihmojne njera-tjetren ne fushaten kunder trafikut te paligjshem.

  • te bashkepunojne ngushtesisht me njera-tjetren dhe me organet kopetente nderkombetare, ku ato jane antare, per te zhvilluar nje fushate te koordiuar kunder trafikut.

  • te siguroje transmetimin e menjehershem nderkombetar te informacionit per qellimet e ndjekjes penale.

  • t'i dergoje Bordit informacion ne lidhje me veprimtarite e paligjshme brenda teritorit te tij.


Neni 36 i Konventes, permban detyrime te mirefillta juridiko-penale per shtetet, duke treguar te gjitha veprimet ne lidhje me drogat, qe duhen parashikuar si vepra penale dhe menyren e koordinimit te veprimtarise ndershteterore ne kete fushe.
Cdo droge lende ose pajisje e perdorur ose qe synon te perdoret per kryerjen e nje veprimtarie te kundraligjshme, duhet t'i nenshtrohet kapjes dhe konfiskimit.

Konventa paraqet nje permbledhje unike te normave unike nderkombetare. Meqe, ne hyrje te Konventes unike mbi narkotiket te vitit 1961 thuhet se "narkotiket dhe te gjitha derivatet quhen substanca psikotrope", ata luajne rol shume me rendesi dhe perdorimi i tyre eshte i domosdoshem ne mjekesine kurative dhe nga kjo duhet te ndermerren masa te caktuara qe te sigurohen narkotiket dehes per kete qellim”.


Kjo Konvente niset nga fakti se toksikomania (narkomania) eshte pasion i semure i narkomanit per te marre narkotik dhe dicka si epidemi e semundjes qe rremben te rinjte dhe se kendejmi lendet narkotike paraqesin rrezik te madh shoqeror dhe ekonomik per njerezimin. Me kete konvente dhe me ridermjetesimin e Kombeve te Bashkuara sugjerohet kufizimi ne perdorimin e narkotikeve dehes per qellime mjekesore dhe shkence. Risi e kesaj konvente eshte se te gjitha derivatet e substancave te ndryshme narkotike, tani quhen substanca psikotrope, ku si substanca konsiderohen substanca narkotike, sedativet, trankvizilatoret, stimulatoret dhe halucinogjenet279.

Konventa unike u rekomandon te gjitha shteteve qe t'i bejne llogarite vjetore per sasite e narkotikeve te nevojshem per qellime mjekesore e shkencore, ne menyre qe me prodhimtari te plotesohen kerkesat boterore. Meqe, tregtia nderkombetare eshte e rregulluar me sistemin e lejeve per import dhe eksport nen kontrollin e organit mbikeqyres nderkombetar per narkotiket, palet e kontraktuara jane te detyruara t'i dergojne te dhenat statistikore se bashku me prodhimin, perpunimin, shfrytezimin, importin, eksportin e substancave narkotike. Rekomandohet gjithashtu formimi i organeve speciale administrative, te cilat do te kujdesen per zbatimin e Konventes.


8.5. Konventa e Vjenes e vitit 1971 per substancat psikotrope
Pasi me konventen unike nuk ka qene i parashikuar sistemi i kontrollit ndaj substancave psikotrope, ndersa perdorimi i tyre dhe keqperdorimi fillojne te marrin permasa te medha ne shume vende te botes, per kete arsye, ne vitin 1971, ne Vjene eshte nxjerre Konventa per psikotrope ku u caktuan kriteret ne baze te te cilave Organizata Boterore per Shendetesi vlereson nevojen e kontrollit ndaj disa substancave narkotike sipas regjistrit I-IV per te cilin kemi bere fjale me pare.
Me kete konvente, palet kontraktuese kryejne mbikeqyrjen ndaj fabrikimit, tregtise, importit dhe eksportit e te tjera. Konventa ka parashikuar ndalimin e reklamimit te substancave narkotike, mbajtjen e evidences per tregti, shperndarjen, sasite e prodhuara dhe rezervat.
Me dispozitat qe i referohen tregtise nderkombetare jane parashikuar lejet e posacme per import dhe eksport si dhe obligimi i paleve kontraktuese qe ne rast njoftimi per eksport dhe import te ndaluar, te ndermerret masa parandaluese e eksportit ne shtetin perkates. Parashihet masa parandaluese e eksportit te fabrikanteve, importuesve, eksportuesve dhe distributoreve, si dhe enteve mjekesore e shkencore, tc cilat i perdorin substancat e ndryshme narkotike, qe t'i paraqitet raporti Sekretariatit te pergjithshern te KB per raste te tregtise se palejuar. Per realizimin sa me efikas te qellimeve te Konventes, eshte marre vendimi qe secila pale kontraktuese te mbaje administraten e posacme per zbatimin e saj.
Ne baze te qarkullimit te palejueshem te substancave narkotike, Konventa permban dispozitat qe kane te bejne me aktivitetin e parandalimit te keqperdorimit dhe te tregtimit te drogave ose lendeve narkotike. Ajo harmonizon parandalimin, ndalimin dhe likuidimin e tregtise se palejueshme te substancave narkotike, bashkepunirnin e shteteve dhe organizatave kompetente nderkombetare per kundervenien e koordinuar te tregtise se palejuar dhe sigurimit te bashkepunimit ndermjet agjencive perkatese.
Organi nderkombetar i parashikuar ne Konvente i cili kryen mbikeqyrjen e zbatimit te Konventes eshte: “Komisioni per substancat narkotike" i Keshillit Ekonomiko-Social te Organizates se Kombeve te Bashkuara. Shprehja "Komision" shenon Komisionin e Keshillit per narkotike280.
Nga sa u tha me lart per konventat ne fjale e ne vecanti per Konventen Unike te Vjenes, shihet aktiviteti qe eshte ndermarre me qellim qe te kufizohet prodhimi dhe qarkullimi i lendeve narkotike, ndjekja dhe denimi i personave qe merren me prodhimin dhe qarkullimin ilegal te narkotikeve, e gjithe kjo per pengimin e narkomanise. Palet e kontraktuara kane marre persiper obligimin qe me dispozitat dhe normat e tyre ligjore
te brendshme te ndikojne ne kufizimin e prodhimtarise dhe te perdorimit te substancave narkotike vetem per qellime mjekesore dhe hulumtime shkencore.
8.6. Konventa e Kombeve te Bashkuara kunder trafikut te paligjshem te drogave narkotike dhe lendeve psikotrope
Pavaresisht miratimit nga OKB i Konventes, dhe asaj te vitit 1971 "Per lendet psikotrope", fenomeni trafikut te paligjshem me drogat281, po behej gjithnje e me shqetesues per shoqerine.
U pa nje rritje e prodhimit te paligjshem te drogave narkotike, te kerkesave per te dhe te trafikut te tyre, gje qe perbente nje kercenim serioz per shendetin dhe mireqenien e qenieve njerezore.

Vihej re se lidhjet midis trafikut te paligjshem te drogave dhe veprimtarive te tjera te krimit te organizuar po kercenonin stabilitetin, sigurine dhe sovranitetin e shteteve.


Si pasoje e perfitimeve te medha financiare dhe pasurite qe sillte trafiku i drogave u mundesonin organizatave kriminale nderkombetare te depertonin, dhe te korruptonin struktura te qeverive, bizneseve tregtare282 dhe fnanciare dhe vete shoqerine ne te gjitha nivelet e saj.
Ne kete kuader OKB mori inisiativen dhe aprovoi me 26 dhjetor 1988 Konventen e Kombeve te Bashkuara "Kunder trafikut te paligjshem te drogave narkotike dhe lendeve psikotrope". Kjo gje erdhi dhe si rrjedhoje e nevojes per formimin dhe plotesimin e masave te parashikuara nga dy Konventat e meparshme te OKB, ajo e vitit 1961, ndryshuar ne vitin 1972, dhe ajo e vitit 1971.
Ashtu sikurese trajtuam me siper Konventa e vitit 1961, ndryshuar ne vitin 1972, perbente nje lufte ne distance ose te terthorte ndaj fenomenit te droges, Konventa e Kombeve te Bashkuara "Kunder trafikut te paligjshem te drogave narkotike dhe lendeve psikotrope" perbente nje lufle te dretperdrejte dhe nga afer ndaj te gjitha sjelljeve kriminale te lidhura me drogen. Sipas nenit 2 te saj "Qellimi i Konventes eshte qe te nxise bashkepunimin midis paleve ne menyre qe ato ti trajtojne ne menvre te efektshme aspektet e ndryshme te trafikut me drogat". Pala duhet te marrin masat e nevojshme, perfshi ato legjislative dhe administrative, ne zbatim te detyrimeve qe rrjedhin nga Konventa. Pra ajo vendos nje kuader te plote juridiko-penal dhe procedural-penal te luftes kunder trafikut me drogat ne aspektin nderkombetar.
Neni 3 parashikon veprimtarite e kundraligjshme, si vepra penale, dhe sanksionet qe duhet te parashikohen nga ligjet e vendeve pale.

prodhimi, fabrikimi, ekstrakti, pergatitja, ofrimi, ofrimi per shitje, shperndarja, shitja, perhapja ne cfaredo kushtesh qofte, shperblimi e ndermjetesimi, dergimi tranzit, transporti, importi, ose eksporti i cfaredo lloj droge ne kundershtim me konventat e vitit 1961, ndryshuar ne vitin 1972, dhe 1971, kultivimi i hashashit, shkurres se kokaines ose bimes se kanabisit per prodhimin e drogave narkotike ne kundershtim me Konventat.



Mbajtja ose blerja e c'fardo lloj droge me qellim te ushtrimit te ndonjeres prej veprimtarive te renditura me siper prodhimi, transporti ose shperndarja e pajisjeve, materialeve ose lendeve duke ditur se ato perdoren per kultivimin, prodhimin ose fabrikimin e paligjshem te lendeve narkotike ose psikotrope, organizimi, drejtimi ose fnancimi i ndonjeres prej veprimtarive te sipercituara.
Me poshte neni 3 parashikon si veprimtari te kundraligjshme te gjitha aktivitetet qe kane te bejne me shkembimin, transferimin, fshehjen ose mbulimine natyres se vertete te burimit, vendndodhjes, sistemimit ose levizjes se pasurive ose te drejtave ne lidhje me pasurine, duke e ditur se nje pasuri e tille ka rrjedhur nga nje veprimtari e paligjshme, veprimtari te kundraligjshme te parashikuara me siper ose akti i pjesmarrjes ne veprimtari te tilla.
Mund te parashikohen si vepra penale dhe pervetesimi, zoterimi ose perdorimi i pasurive duke e ditur, ne kohen e marrjes, se keto pasuri kane rrjedhur nga trafiku i droges dhe zoterimi i pajisjeve ose materialeve qe jane perdorur ose do te perdoren per prodhimin e drogave, gjithmone duke e lene varesi te parimeve kushtetuese te secilit shtet,
Format e bashkepunimit ne keto lloj veprash penale, parashikohen si te tilla qe jane nxitja, shtytja publikisht, pjesemarrja, shoqerimi ose komplotimi per te kryer, dhenia e ndihmes, mbeshtetja, lehtesimi dhe keshillirni per te kryer ndonje prej veprimtarive te kundraligjshme te parashikuara me siper. Elementet subjektive te veprimtarive te kundraligjshme te mesiperme si njohja, synimi ose qellimi mund te konstatohen nga rrethanat objektive te rastit konkret.
Palet duhet te parashikoje si denime per autoret burgimin ose forma te tjera, sanksione financiare dhe konfiskimin.
Por Konventa e le ne vullnetin e shteteve pale parashikimin ose jo si veper penale zoterimin, blerjen apo kultivimin e drogave e kryer me qellimin e perdorimit personal. Pervec denimeve te siperme, palet mund te parashikojne qe ndaj autorit te zbatohen dhe masa te tjera si trajtimi, edukimi, kujdesi pas vuajtjes se denimit me qellim rehabilitimin dhe integrimin perseri ne shoqeri te tij. Keto lloj masash mund te parashikohen dhe si alternativa ndaj denimit ose ndeshkimit, kur autori e veprimtarise se kundraligjshme eshte perdorues droge.
Duhen te merren parasysh rrethanat faktike qe e bejne kryerjen e veprimtarise se kunderligjshme te cilat duhet te sigurohen nga palet ne ndershkimin e autorit vecanerisht ato renduese:


  • kryerjen e veprimtarise nga nje grup i organizuar kriminal, ku ben pjese dhe autori.

  • perfshirja e autorit ne veprimtari te tjera nderkombetare te krimit te organizuar.

  • perfshirja e autorit ne veprimtari te tjera te kundraligjshme.

  • perdorimi i dhunes ose i armes.

  • fakti qe autori ka nje detyre publike dhe veprimtaria e kunderligjshme lidhet me detyren ne fjale.

  • viktimizimi ose perdorim i te miturve.

  • kryerja e veprimtarise ne nje institucion te vuajtjese se denimit, arsimor, shendetesor, sportiv ose social.

Masa duhen marre dhe per konfiskimin e fitimeve qe rrjedhin nga keto veprimtari ose pasurive, vlera e te cilave, korrespondon me vleren e ketyre fitimeve. Ne menyre te hollesishme, parashikohen format dhe menyrat me te cilat palet duhet te ndihmojne njera-tjetren per te identifikuar keto pasuri, duke mos u justifikuar madje as me faktin e sekretit bankar. Konventa obligon palet qe te marrin masa per te mundesuar konfiskimin e lendeve narkotike dhe psikotrope, materialeve e pajisjeve ose mjeteve te tjera qe jane perdorur, ose qe synojne te perdoren ne veprimtarite e kundraligjshme te parashikuara ketu. Gjykatat ose autoritetet e tjera kompetente duhet te urdherojne qe dokumentacioni bankar, financiar ose tregtar t'u vihet atyre ne dispozicion ose to shtihet ne dore.


Ne nenet 6, 7, 8 dhe 9283 Konventa parashikon ne menyre te plote dhe te hollesishme te gjitha format e bashkepunimit nderkombetar ne fushen e veprimtarive te kunderligjshme ne lidhje me narkotiket, te tilla si ekstradimin, ndihmen e ndersjellte ligjore dhe forma te tjera bashkepunimi dhe trajnimi.
Palet detyrohen qe te perfshijne veprimtarite e paligjshme, te parashikuara ne nenin 3284, ne traktatet e ekstradimit qe kane lidhur ose qe do te lidhin, si veprimtari te paligjshme per te cilat do te zbatohet ekstradimi. Ekstradimi duhet t'i nenshtrohet ligjit te pales, te ciles i drejtohet kerkesa ose qe parashikojne traktatet ne fuqi, perfshire dhe arsyet sipas te cilave mund te refuzohet kerkesa. Ekstradimi mund te refuzohet nga shteti te cilit i kerkohet kur gjykohet se i ekstraduari do t'i nenshtrohet ndjekjes penale ose ndeshkimit penal per shkak te races, besimit, kombesise ose mendimeve te tij politike.Kur nje pale, e cila e kushtezon ekstradimin me ekzistencen e nje traktati dypalesh, merr nje kerkese per ekstradim nga nje pale tjeter, me te cilen ajo nuk ka traktat ekstradimi. Ajo, mund t'a konsideroje kete konvente si bazen ligjore te mjaftueshme per ekstradim ne lidhje me veprimtarite e kunderligjshme me drogat.
Procedurat e berjes se kerkeses nga pala kerkuese, shqyrtimi i saj nga pala qe i drejtohet dhe, nese plotesohen kushtet, personi qe ekstradohet duhet te paraqitet patjeter para autoriteteve te ndjekjes penale, te vendit qe i kerkohet. Kur personi nuk ekstradohet, per veprimtari te paligjshme te parashikuar ketu, pala qe i kerkohet duhet te paraqite rastin per procedim penal e gjykim para autoriteteve te saj kompetente. Kur ekstradimi, qe kerkohet me qellimin e zbatimit te vendimit te marre sipas ligjit te pales qe drejton kerkesen, refuzohet sepse personi i kerkuar eshte shtetas i pales se ciles i eshte drejtuar kerkesa, kjo e fundit duhet, ne qofte se e lejon ligji saj dhe ne perputhje me te, me kerkesen e pales kerkuese, te marre ne konsiderate zbatimin e ketij vendimi. Palet duhet te kerkojne te lidhin marreveshje dy ose shumepaleshe per realizimin ose rritjen e efektshmerise se ekstradimit. Ato mund te lidhin marreveshje285 dy ose shumepaleshe per transferimin ne vendin e tyre te personave, te denuar me burgim ose forma te tjera per veprimtari te paligjshme ne lidhje me drogen, me qellim te perfundoje vuajtja e denimit ne vendin meme.
Palet duhet t'i japin njera-tjetres ne shkalle sa me te gjere ndihme te ndersjellte ligjore per hetimet, ndjekjen penale dhe procedurat gjyqesore ne lidhje me veprat penale, per secilin nga qellimet e meposhteme:


  • marrjen e deshmive286 ose deklaratave nga personat,

  • sigurimin e dokumentave gjyqesore,

  • ekzekutimin e kerkimeve te personave dhe kapjen e tyre,

  • ekzaminimin objekteve dhe vendngjarjeve,

  • sigurimi i informacionit dhe materialeve evidentuese,

  • sigurimin e origjinaleve dhe kopjeve te vertetuara te dokumentave dhe dokumentacionit perkates, duke perfshire dhe dokumentacionin bankar, financiar dhe te korporatave ose biznesit,

  • identifikimin dhe gjurmimin e fitimeve, pasurive, mjeteve ose gjerave te tjera per arsye evidentuese.

Secila pale duhet te emeroje autoritetet e saj te posacme qe do te merren me egzekutimin e kerkesave per ndihme te ndersjellte ligjore dhe per kete duhet njoftuar Sekretari i Pergjithshem i OKB.

Gjithashtu palet mund t'i japin njera-tjetres ndihme te ndersjellte ligjore te cdo lloj forme tjeter, te lejuar nga ligji e vendit te pales qe i drejtohet kerkesa. Keto dispozita nuk ndikojne ne cfaredo traktati tjeter, dy ose shumepalesh, jo pjeserisht ose plotesisht rregullon ndihmen e ndersjellte ligjore.
Deshmitari, eksperti ose personi tjeter, qe pranon te jape deshmi per proceduren gjyqesore ose te hetimit ne territorin e nje shteti qe ben kerkesen, nuk duhet te ndiqet penalisht, te ndalohet ose te ndeshkohet ne ate territor ne lidhje me aktet, neglizhimet (omissios) ose denimet, para largimit te tij nga territori i pales qe i drejtohet kerkesa.

Kerkesa, per ndihme ligjore, behet me shkrim dhe permban te gjitha te dhenat e nevojshme per te percaktuar palet dhe objektin e saj. Per cdo refuzim te ndihmes ligjore duhet te jepen arsyet.


Ky kusht pushon se egzistuari pas 15 ditesh te njepasnjeshme nga data ne te cilen ai eshte njoftuar zyrtarisht se prania e tij nuk kerkohet nga autoritetet gjyqesore dhe personi ka pasur mundesine per t'u larguar, megjithate ai ka qendruar vullnetarisht ne ate territor ose pasi eshte larguar prej tij eshte kthyer me vullnetin e tij te lire. Palet duhet te bejne perpjekje te lidhin marrveshje dy ose shumepaleshe per venien ne egzekutim te ndihmes se ndersjellte ligjore.
Konventa parashikon rregulla te posacme per substancat qe perdoren si lende e pare per fabrikimin e drogave cdo shtet duhet te marre te gjitha masat per te mos e lejuar kete, si dhe te krijoje e te mbaje nje sistem te posacem per monitorimin e tregtise nderkombetare te lendeve te parashikuara me siper, me qellim qe te ndihmoje ne identifikimin e transaksioneve te dyshimta.
Duhet te merren masa per parandalimin e kultivimit te paligjshem dhe shkuljen e bimeve qe permbajne lende narkotike e psikotrope si hashashi, shkurrja e kokaines dhe bimet e familjes kanabis qe kultivohen ne menyre te paligjshme. Keto masa nuk do te jene me pak te rrepta se ato te Konventes se vitit 1961, ndryshuar ne vitin 1972. Gjithashtu, duhet te meren masa te pershtatshme qe synojne eleminimin ose uljen e kerkeses se paligjshme per lende narkotike dhe psikotrope, me qellim qe te pakesohet vuajtja njerezore dhe te eleminohen stimujt financiare te trafikut te paligjshem te tyre.
Per te eleminuar trafikun e paligjshem te narkotikeve gjate transporteve tregtare procedurave te import-eksportit, te zonave te lira tregtare dhe porteve te lira si dhe gjate sherbimeve postare duhet te marrin masa.
Secila pale duhet te kerkoje qe transportuesit e saj tregtare te marrin masa te arsyeshme paraprake per te parandaluar, qe mjetet e tyre te transportit, te perdoren per te kryer veprimtari te kundraligjshme ne lidhje me drogat. Palet, flamurin287 e te cilave288 mbajne anijet, duhet te marrin masa qe ato te mos merren me trafik te paligjshem te drogave, madje per te ushtruar kontrrolle ndaj tyre ato mund te autorizojne pale te tjera, ne perputhje me te drejten nderkombetare detare. Keto veprime ndermerren vetem nga anije luftarake me shenja te qarta dhe te identifikueshme si mjete te sherbimit qeveritar. Ne zonat e lira tregtare dhe ne portet e lira, duhet te zbatohen masa per ndalimin e trafikut te paligjshem te drogave, po aq to rrepta sa edhe ne pjeset e tjera te teritorreve pavaresisht nga statusi qe kane.
Ratifikimi i kesaj Konvente nga Shqiperia ka patur nje rendesi mjaft te madhe. Kjo jo vetem qe ka siguruar qe, legjislacioni penal e procedural-penal, ne kete fushe eshte me prane me standartet nderkombetare, por ka ndihmuar ne menyre te ndersjellte dhe organet proceduese.

8.7 Bashkepunimi Nderkombetar dhe Nderinstitucional
Gjate vitit 2009 bashkëpunimi ndërkombëtar është zhvilluar dhe intensifikuar më tej. Konkretisht kemi marredhënie shume të mira bashkëpunimi me vendet e rajonit si me Maqedoninë, Turqinë, Italinë, Greqinë, Malin e Zi, Policinë e UNMIK në Kosovë, etj, por edhe me vende te tjera si Zvicren vendet nordike dhe Gjermanine. Një ndihmesë në shkëmbimin e informacioneve dhe realizimin e operacioneve të përbashkëta kanë dhënë Interpoli, Qendra e SECI-t në Rumani si dhe Oficerët e kontaktit që veprojnë në vendet respektive. Ne Shqipëri vepron Zyra Ndërlidhëse Italiane Interforce si dhe Oficerë kontakti e atashe policorë nga Greqia, Franca, Vendet Nordike, Gjermania UK, etj. Zyra e DEA-s në Romë, gjithashtu luan një rol aktiv në shkëmbimin e informacioneve si dhe për trajnimin e oficerëve të policisë shqiptare. Sic e permendem edhe me lart jane kryer 10 operacione nderkombetare ne bashkepunim me autoritetet policore dhe gjyqesore te ketyre vendeve.
Nje bashkepunim shume te mire kemi patur edhe me misionet PAMECA dhe ICITAP kryesisht ne kuader te ndihmes ne pajisje dhe trajnime.
Me organizatat nderkombetare si UNODC dhe INCB kemi patur mardhenie korrekte bashkepunimi.
Persa i perket bashkepunimit dhe shkembimit te informacioneve me institucione te tjera brenda vendit, theksojme se ka patur rritje te bashkepunimit me prokurorine e krimeve te renda dhe me SHISH ku me kete te fundit jane kryer nje sere operacionesh te suksesshme te perbashketa. Kohet e fundit eshte rritur bashkepunimi edhe me Ministrine e Bujqesise per monitorimin e subjekteve qe kane kultivuar kerp industrial si dhe me Doganat. Me Urdher te Ministrit te Shendetesise nr.390 dt 19.09.2007 eshte krijuar dhe po funksionon Komiteti Nderministror per licensimin e subjekteve qe tregetojne substance narkotike apo psikotrope. Ne kete komision marrin pjese perfaqesues nga Ministria e Shendetesise, Ministria e Brendshme dhe Ministria e Bujqesise.

KREU IX


VEPRAVE PENALE TE NARKOTIKEVE SIPAS KODIT TONE PENAL

9.1.Analize e pergjithshme
Shqiperia ka Kodin Penal i cili rregullon veprat penale ne fushen e narkotikeve. Ky Kod me ligjin nr. 8750,date 24.01.2001 me shtesat dhe ndryshimet me ligjin nr. 8733,date 26.03.2001, pesoi ndryshime rrenjesore te ndjeshme ne nenet qe parashikojne veprat penale ne fushen e narkotikeve. Lufta kunder narkotikeve ose droges dhe sidomos prodhimi dhe shitja e narkotikeve, trafikimi i narkotikeve. Kultivimi i bimeve narkotike te jashteligjshem jane nder figurat me kryesore inkriminuese te vene ne rend te dites per Shqierine289.
Prodhimi dhe shitja e narkotikeve nga aspekti juridiko-penal edhe ne Shqiperi eshte rregulluar me Kodin Penal te Republikes se Shqiperise. Ne perputhje me obligimet nderkombetare dhe marreveshjeve e konventave nderkombetare si dhe te parimeve kushtetuese (1998) dhe me ratifikimin e akteve nderkombetare nga shteti shqiptar, u kerkua nevoja e reformave ligjore e qe ne Kodin Penal (pjesa e posacme), u bene shtesa dhe ndryshime te shumta dhe te rendesishme ku kemi figura te reja te veprave penale ne perputhje me kerkesat e reja te luftes kunder kriminalitetit te organizuar ne pergjithesi.

Duke i permbushur obligimet qe dalin nga konventat nderkombetare dhe marreveshjet e ndryshme per parandalimin dhe luftimin e kriminaiitetit te organizuar me narkotike dhe te dukurise se narkomanise si pasoje e keqperdorimit dhe konsumimit te substancave te ndryshme narkotike apo drogave dhe te rrezikimit te shendetit te popullates dhe te rendit e te sigurise publike, Shqiperia ne Kodin tone Penal ka parashikuar figura te ndryshme dhe format dhe menyrat e ndryshme e kryerjes se veprave penale te kriminaliteti i organizuar me narkotik.


Si veper penale prodhimin dhe shitjen e narkotikeve ne kundershtim me dispozitat e nenit 283 te Kodit ne fjale, trafikun e narkotikeve sipas dispozitave te nenit 283/a kultivimin e bimeve narkotikeve290, prodhimi dhe fabrikimi i lendeve narkotike dhe psikotrope, mbajtjen e pajisjeve per prodhimin e narkotikeve, mbajtja, prodhimi dhe transportimi i substance narkotike291 si dhe nxitjen per perdorimin e drogave292 jane nje nder format me tipike te krimit te organizuar me narkotike sipas Kodit Penal te Shqiperise shtuar me date 24.1.2001.
Ne Kod u parashikuan te gjtha format e kryerjes se ketyre veprave penale qe nga mbjellja e bimeve narkotike, prodhimi, fabrikimi, importi, eksporti, tregtimi shperndarja e deri tek perdorimi i paligjshem i lendeve narkotike e psikotrope. Keto parashikohen ne kapitullin e veprave penale kunder rendit dhe sigurise publike293.
Por fenomeni i abuzimit me drogat dhe trafiku i tyre vazhduan te rriten duke u shnderruar ne nje fenomen me pasoja te rrezikshme sociale dhe ekonomike. Kjo dhe per shkak te pozites se vecante gjeografike qe ka Shqiperia. Keto zhvillime sollen nevojen e permiresimit te metejshem te Kodit Penal per veprat penale te narkotikeve si dhe te individualizimit dhe ashpersimin e denimeve. Kjo gje u realizua me Ligjin nr. 8733, dt. 24.01.2001. "Per disa shtesa e ndryshime ne ligjin nr. 789,dt. 27.1.1995 per Kodin Penal te Republikes se Shqiperise".
Procesi i veprimtarise se jashteligjshme me lende narkotike eshte i nderlikuar. Duke filluar qe nga mbjellja e bimeve narkotike perpunimi dhe nxjerrja e lendeve narkotike dhe psikotrope, importi, eksporti, tranzitimi (pasi shpesh droga ne tjeter vend prodhohet dhe ne tjeter konsumohet), shperndarjes dhe perdorimit. Kodi Penal aktual me te gjitha ndryshimet i parashikon ne menyre te ndare te gjitha keto momente te kesaj veprimtarie kriminale.
Ne Kod parashikohen dhe forma te tjera te veprave penale si krijimi i lehtesirave per marrjen e droges neni 283/b, organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale neni 284/a, ndihma ne zhulimin e krimeve, neni 284/b, prodhimi, tregtimi dhe perdorimi i paligjshem i prekursoreve, neni 284/c, mbajtja e pajisjeve per prodhimin e narkotikeve, neni 285, pershtatja e lokalit per perdorim droge neni 285/a, hedhje e shiringave te braktisura, neni 285/h, nxitja per perdorimin e drogave neni 286, perdorimi i teknologjise se larte, neni 286/a, Pastrimi i produkteve te vepres penale, neni 287294 dhe Celja e llogarive anonime, neni 287/a.
Objekti grupor i tyre jane marredheniet juridike te vendosura nga shteti per te siguruar ligjshmerine dhe kontrollin e prodhimit, tregtimit, shperndarjes dhe perdorimit te substancave narkotike dhe psikotrope per shkak te rrezikut te madh qe ato paraqitin per shendetin publik dhe domosdoshmerise se perdorimit te tyre ne mjekesi.

Por perdorimi i vazhdueshem dhe ne sasira te medha con ne shkaterrimin fizik dhe psiqik te personit duke sjelle deri dhe vdekjen e tij rreziqe te medha per shendetin pasi perdoruesit bien ne gjendjen e varesise ne te cilen personi nuk mund te jetoje dot pa perdorimin e drogave.


Objekt tjeter jane marredheniet juridike te vendosura per te siguruar jeten dhe shendetin e njeriut nga perdorimi abuziv i substancave narkotike e psikotrope.
Por objekti i figurave specifikohet ne baze te permbajtjes se tyre. Kur kemi te bejme me kultivimin e bimeve narkotike, objekt jane marredheniet juridike te vendosura per te mbrojtur ligjshmerine e kultivimit te ketyre bimeve, kur kemi te bejme me prodhimin dhe fabrikimin objekt jane marredheniet juridike te vendosura per te mbrojtur ligjshmerine e prodhimit dhe fabrikimit te drogave.
Duke veshtruar dispozita te vecanta konstatojme se objekti i disa figurave te vecanta nuk eshte i lidhur drejt perdrejt me substancat narkotike dhe Figura te tjera te tilla jane dhe pershtatja e lokalit per perdorim droge, hedhja ose braktisja e shiringave, perdorimi i teknologjise se larte etj.
Nga ana objektive295 veprat penale te narkotikeve kryhen me veprime ose mosveprime ne format qe parashikon cdo dispozite konkrete, duke filluar nga kultivimi i bimeve narkotike, prodhimi, trafikimi, shperndarja e substancave narkotike e psikotrope, e cdo forme tjeter qe parashikohet ne te. Me mosveprime kryhet figura e lejimit te lokalit, baneses dhe mjetit motorik per perdorim droge, krijimi i lehtesirave per perdorim droge dhe braktisja e shiringave.
Subjekt te ketyre veprave penale mund te jete cdo person qe ka mbushur moshen per pergjegjesi penale dhe eshte i pergjegjshem. Pra kemi te bejme me subjekte te pergjithshme, vec nenit 283/b296. qe ka te beje me krijimin e lehtesirave per marrjen dhe perdorimin e droges nga persona qe per shkak te detyres administrojne ate. Ketu kemi subjektete jane te vecante si mjeket, farmacistet, dentistet etj.
Nga ana subjektive veprat penale te narkotikeve kryhen me dashje ne te dy format, direkte dhe indirekte. Dashja indirekte qendron vetem ne rastin e kryerjes se ketyre veprave ne bashkepunim dhe konkretisht personi qe bashkepunon ne rolin e ndihmesit. Motivi dhe qellimi nuk kane rendesi. Qellimi i nenkuptuar i te gjitha ketyre veprave penale eshte realizimi i fitimeve monetare ose te cdo lloji tjeter. Megjithate keto nuk jane elemente te domosdoshem te figures se krimit, per hetimi i qellimit dhe i motivit kane thjesht rendesi per individualizimin e denimit konkret ndaj autorit konkret.
9.2. Prodhimi dhe shitja e narkotikeve (drogave) dhe venia ne qarkullim ne menyre te paautorizuar-forme e rende e vepres penale.
Vepra penale nga neni 283 i Kodit Penal te Republikes se Shqiperise ka te beje me shitjen, ofrimi per shitje, dhenia ose marrja ne cdo forme, shperndarja, tregtimi, transportimi, dergimi, dorezimi, si dhe mbajtja ne kundershtim me ligjin qe jane shpallur si mjete narkotike e ne kundershtim me dispozitat ligjore. Kodi Penal i Shqiperise i cili hyne ne fuqi me 1 qershor 1995 nderkohe ka ndryshime dhe plotesime ne vitin 1998 e
2001, 2003, 2004, 2007 ku parasheh edhe nje figure te vepres penale ne nenin 283 ne 283/a, trafiku i narkotikeve297.
Nga kjo qe u tha me larte shtrohet pyetja pse ligjvenesi kete figure krimi ose forma te ndryshme te vepres penale e ka inkriminuar njehere ne tri figura krimesh ose forma te ndryshme te vepres themelore penale e pastaj me ndryshimin dhe plotesimin e kodit ne fjale ne disa forma apo figura krimesh qe mendoj se ne kete rast ai ka pasur mundesi dhe zgjidhje tjeter duke u mbeshtetur ne karakteristikat e perbashketa te vepres penale sipas nenit 283 te Kodit, te cilat jane te drejtuara ndaj te njejtit objekt mbrojtes qe eshte mbrojtja e shendetit te njerezve, parandalimi i problemeve sociale, i keqperdorimit dhe konsumimit te pijeve narkotike ose drogave dehese meqenese dihen pasojat e vepra penale kryhet me dashje dhe per motive per tu pasuruar?

Keto vepra penale kane per pasoje rrezikun abstrakt kur dihet realiteti i hidhur se edhe ne Shqiperi ka konsumues, prodhues, kultivues, trafikante e nxites per perdorirnin e narkotikeve apo drogave.



Perfundimi del nga vete formulimi ligjor: rrezikshmeria eshte e madhe ndersa denimet jo aq te larta, edhe pse ne raste dhenie te denimeve ato kryesisht bejne pjese ne denime kryesore.
Ketu si pasoje kemi rrezikimin e jetes se njerezve dhe shendetin e tyre, e qe te ekzistoje forma e vepres penale, kryesi duhet te veproje me dashje. Pra, kryeresi mund te jete cdo person, i cili me dashje kryen prodhimin, shitjen e narkotikeve ose drogave, kultivimin e bimeve narkotike, trafikimin e tyre dhe nxitjen per perdorimin e pijeve narkotike, apo drogave dhe mbajtjen e pajisjeve per prodhimin e narkotikeve e tjera, te gjitha keto veprime te inkriminuara si vepra penale me ligj.
Narkotiket mund te prodhohen, te eksportohen, te importohen dhe te vihen ne qarkullim vetem per qellime mjekesore veterinare, per kerkime shkencore-mesimore kur ato jane te lejuara me kushtet e caktuara ligjore dhe me lejen e Ministrise kompetente shteterore per shendetesi e ne pajtim me dispozitat ligjore te Ligjit nr. 7975, date 27.7.1995 te Kuvendit "Per Barnat Narkotike dhe Lendet Psikotrope", te Departamentit "Antidroge" te Ministrise se Brendshme298.
Pra, veprimet e ndryshme per prodhimin dhe shitjen e substancave te ndryshme narkotike ose drogave paraqesin kryerjen e vepres penale sipas nenit 283 te Kodit Penal te Republikes se Shqiperise atehere kur kryhen me dashje dhe ne menyre te paautorizuar, dhe ne rastet e tjera kur kemi te bejme me kryerjen e organizuar te ketyre veprave penale. Ketu vete element i vepres penale me veprim dhe organizim me dashje per ndonje interes, eshte futur ne vete pershkrimin ligjor te vepres penale, por nga kjo verehet se keto vepra penale kane si pasoje rrezikimin abstrakt e teorikisht te pa caktuar, ndersa veprimi i kryerjes te veprave penale eshte kuptuar gjeresisht. Pra, te gjitha veprimet e inkriminuara sipas Kodit ne fjale paraqen si veper penale veprime ne kundershtim me dispozitat ligjore te KP te RSH-se, prodhimin, perzierjen, pergatitjen, shperndarjen, mbajtjen, ofrimin per shitje, shitjen, shperndarjen ne cdo menyre, transportimi i cdo lloj droge ose substance narkotike ose substance psikotrope.
Prodhimi dhe shitja e narkotikeve te inkriminuara me Kodin Penal dhe kultivimi i bimeve narkotike ka te beje me krijimin e pijeve narkotike qofshin ato natyrore, sintetike apo gjysme sintetike, paraqesin veprime kriminale dhe ate pa marre parasysh se per cilat substanca narkotike apo droga behet fjale.
Me prodhimin e narkotikeve apo te bimeve narkotike nenkuptojme edhe ato raste kur prodhuesi i bimeve narkotike tregton me narkotike te ndryshem dhe farera qe sherbejne per prodhimin e drogave, narkotikeve apo substancave psikotrope, pa leje mbledh gjethet nga deget e bimes kanabis sativa (litarit indian) pastaj i sjell ne shtepi, i tere, perzien, dhe i pergatit dhe keshtu perfiton marihuanen, madje, kete edhe nese e ka bere vetem per nevojat e veta, kjo nuk perjashton pergjegjesine si kryes i vepres penale, sepse ka prodhuar pije narkotike me dashje dhe ne menyre te organizuar, pra denohet.

Shikuar me gjeresisht, prodhimi shitja dhe mbjellja e bimeve narkotike perfshin jo vetem mbjelljen (kultivimin) natyral te farerave narkotike ne fusha e ara, por edhe perpunimet e tyre fabrikimin, paketimin e tjera.


Si forme tjeter e rende e vepres penale eshte kultivimi i bimeve narkotike, mbajtja, ofrimi per shitje, shitja e shperndarja dhe venia ne qarkullim ne menyre te organizuar e te paautorizuar, bajtja e pajisjeve te gjitha keto me dashje.
Vepra penale kryhet ne momentin apo kohen kur jane marre vesh shitesi dhe bleresi rreth mallit dhe cmimit te tij te substancave narkotike, shitje kjo e mjeteve narkotike apo drogave qe kryhet me marreveshjen e arritur ndermjet shitesit e bleresit ne baze te mallit e te cmimit, keshtu qe nuk ka rendesi a i ka marre te hollat shitesi apo jo. Per te ekzistuar vepra penale ose figura e krimit sipas nenit 283 te Kodit Penal, mjafton e dhena ku deshmohet se eshte bere ofrimi per shitje apo shitja e mjeteve narkotike apo drogave, por nuk eshte e rendesishme nga kush eshte kryer blerja, kujt po i shitet e tjera.
Me Kod eshte sanksionuar edhe vetem ofrimi ose ekspozimi i mjeteve narkotike apo drogave per shitje te jashteligjshme gje qe paraqet forme te rende te vepres penale nga neni 283 i Kodit Penal te Republikes se Shqiperise, pa marre parasysh edhe nese lendet narkotike jane prone e tij.
Forme tjeter e kualifikuar e vepres penale eshte edhe menyra e venies ne qarkullim299 e qe kryhen me importim, eksportim, transicioni dhe tregtimi ne kundershtim me ligjin i substancave psikotrope si dhe farerave te bimeve narkotike, blerjen e tyre, mbajtja ose bartja me qellim shitjeje.
Kodi inkriminon si veper penale edhe ate forme te ndermjetesimit gjate blerjes ose shitjes se mjeteve narkotike. Me rastin e ndermjetesimit eshte shume me rendesi qe i akuzuari ka vene lidhje ne mes shitesit dhe bleresit per blerjen e narkotikeve e qe me pare nuk jane njohur ne mes tyre. Po ashtu per te ekzistuar kjo forme e vepres penale, nuk eshte e rendesishme qe ndermjetesimi te jete i suksesshem apo jo i suksesshem.
Forme e rende e vepres penale eshte edhe organizimi, drejtimi dhe financimi i veprimit te blerjes se pijeve narkotike apo drogave ne menyre tjeter dhe mbajtja e tyre, apo transportimi i atyre substancave e tjera, nese kjo gje eshte kryer me dashje per qellim shitjeje per pasurim ne menyre te jashteligjshme. N.q.s. i akuzuari per te shitur substanca narkotike apo psikotrope, blen heroine ne Tajlande nga personi N.N ne peshe prej 200 g. dhe arrin marreveshje me ate qe mjetet narkotike ne fjale te paketuara ne zarf me nga 5 grame duke ia dhene adresen personave te caktuar ne ndonje qytet tjeter per shitje.
Edhe me pare sipas Ligjit nr. 5591, date 15.06.1977, ne Kodin Penal te Republikes se Shqiperise dhe ne kodet penale te meparshme, ishin te parashikuara edhe veprat penale qe rrezikojne ose demtojne shendetin e popullit. Si veper penale konsiderohej pergatitja ose shitja e lendeve helmuese pa pasur lejen e duhur, sic jane kokaina, opiumi, morfina, dhe
mjetet e tjera narkotike. Si forme e rende e vepres penale konsiderohej "pergatitja ose shitja e lendeve helmuese, e cila kryhej mjeshterisht ku ndeshkohej me heqje lirie deri ne 3 vjet dhe me konfiskimin e lendeve helmuese".

Qe te jete kjo veper penale, mjafton qe autori i vepres penale te jete i vetedijshem dhe ate e kryen me dashje dhe te kete njohuri qe pajisjet vlejne per prodhimin e mjeteve narkotike.

Gjykata kompetente, ne secilin rast duhet te percaktoje shkaqet, rrethanat subjektive per kryesin e vepres penale se si ka arritur deri ne ate gjendje dhe se a ka qene i vetedijshem se cka po vepron dhe se a ka ardhur ne shprehje vetedashja e kryesit te vepres ku ketu perfshihet edhe vetedija per faktin se pajisjet, materialet dhe lendet narkotike, drogat psikotrope dhe substancat e ndryshme helmuese jane te kunderligjshme, te cilat kryhen me dashje, ne menyre te paautorizuar e me organizim te duhur.
Per pajisjet te kete njohuri se mund te hyje ne pune per prodhimin e lendeve narkotike apo te drogave dhe substancave psikotrope, ndersa vepra penale per prodhim dhe shitjen e narkotikeve sipas nenit 283 te KP te RSH-se, mund te mbetet ne tentative.

Me pare, po nga kjo verehet se edhe ne kodet e meparshme penale te Shqiperise jane parashikuar keto vepra penale dhe ate ne figura apo forma te ndryshme me qellim te parandalimit dhe te luftimit te ketyre veprave kriminale.


Nese bejme nje krahasim ne mes te kodeve penale te meparshme dhe te Kodit Penal qe eshte ne fuqi, ligjdhenesi ka parashikuar risi te reja sa i perket persosmerise se perpilimit qe te kuptohet lehte jo vetem nga juristi por edhe nga masa e gjere popullore, mirepo, ka disa asfiksi leksikografike te lehta dhe emertime me fjale dhe shprehje te huazuara juridike nga gjuhet e huaja, por te gjitha keto lexuesin e vemendshem nuk mund ta pengoje ne te kuptuarin e Kodit Penal, p.sh. te neni 283/a ku perdoret emertimi, "Trafiku i narkotikeve", ne vend se te perdoret emertimi "Tregtimi me narkotike apo bartja e jashteligjshme e narkotikeve", si do qe te jete, keto leshime te ligjvenesit mund te jene te natyres teknike dhe me permasa te natyres se tille qe nuk mund t'i bejne ndonje verejtje eventuale ketij kodi me vlera te larta dhe porosi te medha ne parandalimin e kriminalitetit ne pergjithesi.
Me gjithe rregullimet e me siperme, Kodi Penal RSH pesoi ndryshime te tjera ne Janar te vitit 2001 dhe ne muajt ne vazhdim. Keshtu, Ligji Nr, 8733, date 24.10.2001 dhe Ligji 8750 date 26.3.2001 "Per narkotiket" kane permiresuar Kodin Penal ekzistues dhe bazen ligjore te luftes kunder kriminalitetit ne fushen e narkotikeve. Ndryshimet kane perfshire nenin 283 te ketij kodi duke specifikuar me mire format e kryerjes se ketij krimi.

Pas ketyre ndryshimeve, Kodi Penal trajton si veper penale me vete trafikimin e narkotikeve (neni 283/a)300, kultivimin e narkotikeve (neni 284), organizimin dhe drejtimin e organizatave kriminale (284/a), prodhimin dhe fabrikimin e lendeve narkotike dhe psikotrope (284/c), prodhimi, tregtimi dhe perdorimi i paligjshem i prekursorve (284/c), mbajtja, prodhimi dhe transportimi i substancave kimike (285). Ligji ka bere nje rregullim te detajuar edhe rastet kur nje person pershtat lokalin, banesen, mjete motorike etj, me qellim qe ata te konsumojne substanca narkotike ose psikotrope.


Krahas ketyre veprave penale ka edhe nje sere veprash te tjera si nxitja e perdorimit te droges, perdorimi i paligjshem i teknologjise se larte (286/a).
Krahas me ndryshimet ne permbajtjen e ketyre neneve, ligji ka ashpersuar denimet ndaj personave qe jane te perfshire ne trafikimin, dhe atyre qe organizojne, drejtojne dhe financojne trafikimin e narkotikeve dhe organizatat kriminale ne kete fushe.

Vepra penale, “Prodhim dhe shitja e narkotikeve”, ne ndryshim nga zgjedhjet e meparshme, pesoi ndryshim ne permbajtje si dhe iu shtua nje paragraf i ri. Keshtu ligji parashikon denime me te renda nese kjo veper kryhet ne bashkepunim ose me shume se nje here Kodi Penal parashikon denim me burgim nga 7 (shtate) deri ne 15 (pesembedhjete) vjet burg.


Per sa i perket trafikimit te narkotikeve, nese kjo veper kryhet ne bashkepunim ose me shume se nje here denohet me burg nga 10- 20 vjet, ndersa organizimi dhe drejtimi dhe financimi i kesaj veprimtarie kriminale, kryesit e kesaj vepre penale denohen me burgim jo me pak se 15 vjet.301
Forma e pare e rende e kesaj vepre penale ekziston nese vepra penale eshte kryer me shume persona ne bashkepunim ose me shume se nje here. Mjafton te bashkohen vetem dy persona qe te merr formen kualifikuese si veper e rende penale, kur keta akuzohen per prodhimin e narkotikeve se bashku gjate nje periudhe te gjate kohore dhe nuk ka nevoje qe te ekzistoj ndonje organizate formale ose e perhershme dhe bashkepunimi te kete karakter te perhershem, ne bashkepunim kryhet vepra penale me dy ose me me shume persona ne marreveshje ndermjet tyre, ndersa bashkepunetor gjate kryerjes se vepres penale quhen organizatoret, ekzekutoret, nxitesit dhe ndihmesit.302
Kur ne kryerjen e kesaj vepre penale marrin pjese me shurne se dy persona, per te ekzistuar forma kualifikuese e vepres penale sipas nenit 283 paragrafi 2 i KP te RSH-se, ne baze te pjesemarrjes se me shume personave, nuk eshte e nevojshme qe ne mes grupit te ekzistoje marreveshja unike e as qe ka nevoje qe ata te njihen ne mes njeri tjetrit.303

Organizimi i rrjetit per shitje dhe stershitje e stershitesve ose te ndermjetesuesve per te kryer vepren penale me pare ka qene pjese e nenit 284 te Kodit Penal te Republikes se Shqiperise, paraqet formen tjeter kualifikuese te vepres penale. Per te qene penal nuk mjafton qe ndonje autor i kesaj vepre te kete organizuar rrjetin e stersbleresve dhe te organizatoreve ndermjetesues per te kryer kete veper penale, por eshte e nevojshme qe vepra penale njehere te jete e kryer sipas paragrafit 1 te nenit 283 te Kodit Penal. Kjo do te thote se autori i vepres penale gjate kohes kur ka marre ndonje veprim, edhe me pare ka pasur te formuar rrjetin e stershitesve dhe te ndermjetesueseve per shitjen e narkotikeve, te cilin vet e ka organizuar. Me fjalen rrjet organizativ304 nenkuptojme pjesemarrjen e personave ne grupe qe perfaqesojne forma te rrezikshme te bashkepunimit te vecante qe dallohet me nje organizim te larte, te organizuar mire e te qendrueshem per kryerjen e nje numri veprash te ndryshme penale kur kemi te bejme me nenin 283 te KP305 te RSH-se, te cilat vepra penale jane te radhitura dhe te kryera ne menyre subversive neper vende te ndryshme ku autoret e ketyre veprave penale tregtojne me lende narkotike, ndermjetesojne gjate shitjes dhe blerjes. Keto forma te vepres penale te permenduara edhe me pare kane nje shkalle te posacme te rrezikshmerise shoqerore me vete faktin se organizimi i rrjetit per blerjen dhe shitjen dhe te ndermjetesimit paraqet lidhshmerine e forte ndermjet autorit te vepres penale dhe shitesit, stershitesit apo ndermjetesuesit ne kryerjen e me shume veprave penale, duke qene te motivuar nga shume faktore ndikues dhe interesat e tyre personale.


Keto forma kualifikuese sipas legjislatures se vendit tone te parashikuara ne veshtrim te nenit 283 te KP te Republikes se Shqiperise jane vepra penale te kualifikuara si vepra ne rrethana te posacme ose menyra te posacme te kryerjes se vepres penale.

Kodi yne Penal ka inkriminuar edhe disa vepra penale sic jane disa veprime te rrezikshme pergatitore me rastin e sigurimit apo ndarjes se pajisjeve per prodhimin e narkotikeve, droges ose substancave psikotrope qe jane perdorur apo do te perdoren e te cilat dihet se jane te destinuara per prodhimin e lendeve narkotike. Per kete figure krimesh ose forme te vepres penale e parashikuar ne nenin 285 te Kodit, denimi i cili varion nga tre deri ne dhjete vjet, ashtu sikurese edhe per prodhimin dhe shitjen e narkotikeve te gjitha keto ne kundershtim me dispozitat ligjore, eshte parashikuar denimi me burgim deri ne 10 (dhjete vjet).


Veprimet e inkriminuara ne kundershtim me dispozitat ligjore te nenit 285 te Kodit Penal te RSH-se jane:


  • mbajtja e pajisjeve per prodhimin e narkotikeve,

  • shperndarja e pajisjeve dhe e

  • materialeve apo substancave qe jane perdorur ose do te perdoren per prodhimin e

droges narkotike apo substancave psikotrope, per cka autori i kesaj vepre penale denohet gjer ne pese vjet, ku ne keto raste veprimesh kunderligjore, gjykata kompetente duhet qe vete te konstatoje dhe vleresoje gjendjen e atyre pajisjeve se a kane destinim qe mund te kryhet vepra penale sipas neni 285 te Kodit penal.

Pajisjet mund te konsiderohen:



  • aparatet e ndryshme,

  • veglat laboratorike, pastaj,

  • shprici (injeksioni) dhe gjilperat,

  • llambat,

  • llullat,

  • kimikatet e ndryshme dhe tretjet ne gjendje te lengshme e tjera, te cilat jane te destinuara per prodhimin ose per t'i fabrikuar lendet narkotike per perdorim ose konsumim.

Nga ajo qe u tha me lart, prodhimi dhe shitja e narkotikeve ne menyre te jashteligjshme eshte kur veprat kryhen vetem ne paramendim ku gjithnje autori i vepres eshte i vetedijshem per vepren qe e kryen aq me teper se po vepron ne menyre te jashteligjshme, ne menyre te organizuar e te paautorizuar, dhe me dashje.
Per kete veper Kodi yne i ri Penal ka parashikuar masa ndeshkimore shume te rrepta penale306. Njeheresh, autoreve te kesaj vepre penale gjithsesi i merret (konfiskohet) malli, pra, lenda narkotike apo drogat, dhe dhenia e denimi plotesues dhe mase e posacme ne veshtrim te nenit 30 pika 2 e KP te RSH-se, ku sekuestrimi apo marrja e mallit kryhet detyrimisht nga gjykata kompetente ndaj atyre personave - autore te ketyre lloj veprash penale dhe perhere duhet te konsistohet ne marrjen dhe kalimin e lendeve narkotike apo drogave ne fondin buxhetor te shtetit si dhe te mjeteve te tjera qe jane perdorur ose ishin perdorur si mjete per kryerjen e vepres penale307.
Lende per marrjen apo konfiskim jane edhe pajisjet per prodhimin e narkotikeve, pastaj materialet, farerat dhe substancat e dedikuara per prodhimin e narkotikeve.

Gjykata kompetente, te e cila zhvillohet procedura penale ka per detyre qe per cdo veper penale te kryer ne baze te nenit 283308 “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” te KP te RSH-se, ti mbledhe te dhenat autorit te vepres penale dhe pas marrjes se vendimit nga ana e gjykates, per kete gjykim duhet te njoftohet Ministria e Shendetesise dhe Ministria Brendshme e Shqiperise.


Edhe pse per keto vepra penale eshte parashikuar denimi me burgim per nje kohe te gjate, kjo nuk do te thote se eshte i vetmi denim qe mund t'i jepet autorit te vepres penale, sepse ne baze te nenit 34 te KP te RSH-se, autorit te vepres penale te parashikuar me Nenin 283 te Kodit ne fjale, mund t'i jepet edhe denimi me gjobe309 si denim plotesues. Gjoba jepet prej 100 mije leke gjer ne 5 milion leke ne ato raste kur vepra penale eshte kryer per motive te fitimit te pasurise310.
Pra, gjykata krahas denimit me burgim mund te jape edhe denimin me gjobe si denim plotesues ne kompetencat e veta parimore dhe ne kufijte e minimumit dhe te maksimumit ne 5 milion lek si denim i kualifikuar i ketij lloji. Mirepo, mendojme qe keto mundesi ligjore gjykatat tona ne Shqiperi nuk duhet t'i aplikojne me rastin e dhenies te denimit me burg qe ato te zevendesohen me denim me gjobe, sepse ketu kemi te bejme me nje veper qe paraqet rrezikshmeri te madhe per shtetasit shqiptare dhe shoqerine si teresi, pra kerkohet nje denim me i larte dhe perhere te mbahet kujdes se ne cfare rrethanash eshte kryer vepra penale dhe cilet faktore kane ndikuar ne kryerjen e vepres penale.
Mbeshtetur ne praktiken legjislative te vendeve te ndryshme, per disa vepra penale jane parashikuar edhe denimet me kusht, e Kodi Penal i Republikes se Shqiperise jep mundesi pezullimi te ekzekutimit te vendimit me burgim nga ana e gjykates kompetente, kur ajo parashikon denim me kusht deri ne 5-vjet, ajo mund te vendose ne dhenien e denimit edhe ne nje forme tjeter qe i denuari te vihet ne prove, me kusht qe gjate kohes se proves te mos kryeje veper tjeter penale po aq te rrezikshme apo me te rrezikshme ne afat prej 18 muaj deri ne 5-vjet311.
Masat ndaj te denuarit te vene ne prove, gjykata mund ta detyroje te denuarin qe te plotesoje nje apo me teper prej masave te parashikuara ne nenin 60 te KP te Republikes se Shqiperise312.
Kjo praktike ka treguar ne te shumten e rasteve se dhenia e masave me kusht apo venia ne prove te te denuarit sipas praktikes ligjore te Shqiperise per autoret e vepres penal nga ata persona te cilet njekohesisht jane edhe narkomane, pra te varur nga perdorimi i narkotikeve apo drogave, te shumten e rasteve nuk ka dhene rezultate pervec qe ka pasur mjekim ndersa sherim asnjehere.
Keta persona nuk i nenshtrohen mjekimit dhe sherimit me deshiren e tyre kur jane ne liri, perhere jane te vetedijshem nga konsumimi i pijeve narkotike ku edhe ne praktiken e shteteve te ndryshme per keto lloj masash ka diskutime se cili ent mjekesor do te pranoje per mjekim dhe sherim te narkomanit ne ato raste ku narkomanit i eshte dhene masa mjekesore dhe edukuese kunder alkoolit dhe narkotikeve.
Masat mjekesore shqiptohen ndaj atyre personave - autore te atyre veprave penale, te cilet ne ato raste nuk kuptojne rendesine e vepres penale ose nuk mund t'i kontrollojne sjelljet e tyre dhe denohen ne veshtrim te nenit 60 pika 11 te KP te RSH-se313 te cilet jane te varur ndaj alkoolit apo lendeve te ndryshme narkotike dhe i nenshtrohet trajtimit mjekesor per nje kohe te caktuar qe te mjekohen dhe sherohen dhe t'i harrojne shprehite e konsumimit te alkoolit apo te pijeve narkotike ose drogave.
Detyrimet314 ndaj te denuarit te vene ne prove, gjykata mund t'i jape ne keto raste:


  • Vepra penale te jete e kryer per shkak te varesise psikike dhe fizike nga konsumimi dhe perdorimi i lendeve narkotike me gjithe vetedije per pasojat e demshme shendetesore;

  • Duhet te jete i pranishem rreziku se autori i veres penale per shkak te varesise per pije narkotike edhe per cka bindet edhe vete gjykata se autori edhe me pas do te kryeje veper penale;

  • Dhenia e masave mjekesore jepet vetem si denim plotesues, meqe, qellimi i mases ne fjale eshte qe te arrihet edukimi i te rinjve dhe arritja e kultures shendetesore ndaj pijeve narkotike qe mos t'i perdorin ato.

Keto detyrime jane vendosur sepse, "Me shqiptimin dhe ekzekutimin e mases siguruese te mjekimit te detyruar te alkoolisteve dhe narkomaneve, shoqeria mbrohet prej personave, te cilet jane te prire qe nen ndikimin e alkoolit dhe te droges te kryejne vepra penale te njejten kohe iu mundesohet edhe mjekimi e sherimi qe te lirohen nga kjo varesi”315

Kjo mase siguruese nuk mund te jepet ndaj personit, i cili vepren penale e kryen nen ndikimin e alkoolit apo droges, por i cili nuk eshte i varur dhe nuk i ka zene “rrenje” shprehia per konsumimin e alkoolit dhe te droges.
Ne anen tjeter, per dhenien e kesaj mase nuk eshte e domosdosme qe personi ne momentin e kryerjes se vepres te kete qene i dehur, e cila mase mund te jepet ndaj atyre personave edhe kur nuk jane te dehur nga alkooli apo nen ndikimin e narkotikeve, por ndaj atyre personave kur konstatohet se varesise per alkool dhe lende narkotike eshte ngulitur shume thelle dhe jane bere te varur per to.
Nga e gjitha qe u tha me larte, mundemi te konstatojme se veprat penale te parashikuara me Kodin Penal te Republikes se Shqiperise, jane jashtezakonisht te rrezikshme me pasoja te renda per jeten dhe shendetin e njeriut, dhe se keto vepra penale ne vitet e fundit, jane ne shtim e siper e sidomos ne shoqerine bashkekohese dhe krim kunder njerezimit e ndaj te rinjve.
Prandaj, ligjvenesi me ndryshimet e fundit te K.P.R.SH-se i ka ashpersuar denimet e parashikuara per keto vepra penale, por krahasuar me denimet qe jepen ne shtetet e Lindjes se Aferme dhe Lindjes se Mesme per keto vepra penale, jane me liberale dhe me te buta edhe pse narkomania ne kohen e fundit po merr permasa katastrofe si pasoje e kosumimit dhe te keqperdorimit te pijeve narkotike.
Gjykatat do te kene mundesi me te madhe me shtimin e llojeve te veprimeve te ndryshme te autorit te vepres penale te parashikiar nga neni 283 i Kodit tone, qe ne dhenien e denimeve te perfshije te gjitha format kualifikuese dhe menyrat e kryerjes se vepres penale dhe ne kete menyre do te japin denimin perkates qe te ndikoje ne parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit te organizuar me lende narkotike si forme tipike e kriminalitetit dhe sjelljeve antishoqerore te rrezikshme per shoqerine.

9.3. Bashkepunimi sipas KP dhe te penduarit316


  1. Bashkepunimi ne veprat penale te narkotikeve

Me ndryshimet e fundit te Kodit Penal, veme re se veprave penale te narkotikeve konsiderohen ato te kryera ne rrethana renduese kur kryhen ne bashkepunim317 ose me shume se nje here. Pothuajse ne te gjitha figurat kjo gje parashikohet ne nje paragraf me vete.


Format e bashkepunimit mund te jene; Bashkepunim i thjeshte sipas Nenit 25318 “Kuptimi i bashkepunimit”, dhe bashkepunim i vecante sipas Nenit 28319 “Forma te vecanta te bashkepunimit”.

Konsiderohet bashkepunim i thjeshte sipas nenit 25 te Kodit kryerja e veprave penale nga dy ose me shume persona, ne marreveshje midis tyre. Bashkepunimi kerkon tek cdo pjesmarres elementin psiqik, veprimi kryhet me ndergjegjen e pjesmarrjes se te tjereve, jo thjesht kryerjen nga secili te veprimeve ne menyre te pavarur, ne te cilat shfaqen elementet e se njejtes veper penale. Nuk do to konsiderohet pjesemarrje ne krim rasti i personit qe mban qendrim pasiv dhe, as e pengon, as e nxit kryerjen e krimit duke ndenjur me fajtoret. Do te konsiderohet bashkefajtor rasti i cdo personi qe merr pjese ne aktivitetin kriminal te te tjereve me vullnetin e thjeshte te futjes ne grup, duke u sjelle nje fare sigurie atyre per te lehtesuar kryerjen e veprimeve te paligjshme me drogat320.


Bashkeshorti i nje fajtori quhet bashkepunetor321 ne krim, nese e lehteson mbajtjen dhe fshehjen e drogave etj. Shfaqen te dy elementet e pjesmarrjes ne krim, ai subjektiv vetedija per te kontribuar ne kryerjen e aktivitetit te paligjshem, dhe se dyti ai objektivi i lidhjes se sjelljes se tij me vepren kriminale. Megjithate pergjegjesia e bashkeshortit, p.sh.,per vepren penale te mbajtjes se lendeve narkotike, nuk mund te dale nga rrethana te tilla si gjetja e droges ne nje send qe i perket vetem atij bashkeshorti.
Ne rastin e kultivimit te bimeve narkotike do te pergjigjet si bashkepunetor edhe personi qe i jep keshilla autorit per menyren e mbjelljes, kryerjes se sherbimeve dhe vjeljes se bimeve narkotike. Ne rastin e importit te lendeve narkotike dhe psikotrope autoritetet doganore qe, me ndergjegje lejojne kalimin e tyre, do te pergjigjen si bashkepunetore322 ne kryerjen e krimit.
Bashkepunimi323 sa me siper eshte forma me e thjeshte e tij, dy format e tjera me te persosura dhe qe paraqitin nje rrezikshmeri shoqerore mjaft te larte jane banda e armatosur dhe organizata kriminale. Keto, si forma te vecanta bashkepunimi324, dallohen jo vetem nga numri i pjesmarresve, por dhe nga shkalla e organizimit dhe e qendrueshmerise ne kryerjen e nje numri te madh veprash penale. Organizata kriminale perfaqeson shkallen me te larte te bashkepunimit per kryerjen e nje veprimtarie kriminale te qendrueshme. Sipas nenit 283 dhe 333 te Kodit krijimi dhe pjesmarrja ne nje bande te armatosur ose ne nje organizate kriminale denohet, qofte edhe pa e filluar ende veprimtarine kriminale.

Kur organizata kriminale kryejne vepra penale te narkotikeve anetaret e tyre do te ndahen ne dy kategori:


  • do te pergjigjen penalisht sipas nenit 284/a te Kodit dhe dispozites konkrete organizatoret, drejtuesit dhe financuesit e organizates kriminale.

  • do te pergjigjen penalisht sipas dispozites konkrete te vepres se kryer dhe nenit 333 gjithe pjestaret e tjere



Yüklə 0,56 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   9   10   11   12   13   14   15   16   ...   21




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə