Droga, nje sfide inteligjence, aspekte penalo-juridike dhe krahasuese te saj


KREU VIII AKTET NDERKOMBETARE NE FUSHEN E DROGES



Yüklə 0,56 Mb.
səhifə12/21
tarix15.10.2018
ölçüsü0,56 Mb.
#74324
1   ...   8   9   10   11   12   13   14   15   ...   21

KREU VIII

AKTET NDERKOMBETARE NE FUSHEN E DROGES

8.1. Veshtrim historik
Me nismen e SHBA-ve, me 1910 ne Shangaj u themelua Komisioni nderkombetar per opium, i cili merret si akti i pare normativ ne nivelin nderkombetar per koordinimin e parandalimit dhe te luftimit kunder keqperdorimit te narkotikeve ku ne disa rezoluta te vecanta te ketij komisioni flitet per pasojat e renda te pijeve narkotike.
Vlen te theksohet se ne vitin 1909, eshte mbajtur konferenca e pare nderkombetare per rregullimin e qarkullimit te narkotikeve, por pa lidhur marreveshjeje nderkombetare. Ne kete konference eshte shprehur deshira qe te rregullohet ceshtja e keqperdorimit dhe tregtimit te lendeve narkotike dhe u shprehen shume porosi ne te cilat u shtrua nevoja per kufizimin dhe qarkullimin ndershteteror te opiumit dhe iu rekomandua shteteve te cilat kane pasur koloni ne Lindjen e Larget qe te ndermarrin masa per parandalimin e keqperdorimit te narkotikeve dhe per kete arsye, mbajtja e asaj Konference nuk nxori asnje akt i cili do te konsiderohej si akti i pare normativ ne nivelin nderkombetar. Aktet e para ne planin nderkombetar konsiderohen konventat e ndryshme nderkombetare pas vitit 1912 e kendej per te cilat do te behej fjale me sa vijon.

Sic thame me pare, tubimi i pare nderkombetar qe shqyrtoi problematiken e lendeve narkotike apo drogave dehese u mbajt ne Shangai ne vitin 1909260. Me pastaj dolen shume marreveshje, konventa e protokolle261 qe i perkisnin kufizimit te prodhimit, qarkullimit dhe perdorimit te narkotikeve, pasoi faza e re ne bashkesine nderkombetare. Konventa unike rreth narkotikeve apo drogave dehese, e nenshkruar ne Nju-Jork ne vitin 1961, e cila paraqet te permbledhurit e sistemuar te normave juridike, te rregullave e te udhezimeve te caktuara qe duhet te zbatohen ne parandalimin e keqperdorimit te lendeve te ndryshme narkotike apo drogave dehese e te transportimit te palejueshem (tregtimit) si forme tipike e kriminalitetit te organizuar. Ky kodifikim paraqiti persosjen e akteve te me hershme nderkombetare.


Konventa per substancat dehese u nenshkrua ne Vjene262, ndersa protokolli per ndryshimin e konventes unike per narkotiket apo drogat dehese e vitit 1961 u ratifikua ne Gjeneve me 1972.

Ne nivelin nderkombetar, rregullimi i drejte i prodhimit dhe i qarkullimit te narkotikeve me qellim qe te behet kufizimi i perdorimit te tyre vetem per nevoja te mjekesise dhe te hulumtimeve shkencore, ka filluar ne vitin 1912 me miratimin e Konventes Nderkombetare ne Hage. Me kete rast caktohen edhe substancat narkotike (opiumi, morfiumi, kokaina, heroina etj). Po ashtu u parashikua edhe kontrollimi i shperndarjes, ndalimi i prodhimit dhe kontrolli i shperndarjes, ndalimi i importit dhe eksportit, ndalimi i perpunimit per posedim te narkotikeve ne menyre ilegale. Keto ishin disa nga masat e parashkruara ne Konventen e pare Nderkombetare mbi narkotiket dehes e cila u aprovua me 23 janar 1912. Ne kete konvente gjithashtu rregullohet dhe percaktohet bashkepunimi nderkombetar ne lufte kunder narkomanise dhe parashikohen edhe masa parandaluese te tjera263.


Pas aprovimit te Konventes se pare Nderkombetare264 per narkotiket, u aprovuan edhe njembedhjete Konventa nderkombetare dhe marreveshje dhe procesverbale protokollare keshtu qe u plotesua plani nderkombetar per rregullimin e drejte te prodhimit dhe qarkullimit te substancave narkotike, ndalimit te prodhimit dhe kontrollit te shperndarjes, ndalimit te importit, ndalimit te perpunimit dhe disponim ne menyre te jashteligjshme, u persos rregullimi juridiko-nderkombetar ne planin nderkombetar mbi narkotiket dehes. Per shkak te luftes ballkanike dhe luftes se Pare Boterore, kjo Konvente nuk hyri ne fuqi gjer ne vitin 1920.
Pas aprovimit te Konventes se pare nderkombetare mbi narkotiket dehes ne te cilen per te paren here erdhi ne shprehje parimi i kontrollit ndaj opiumit dhe narkotikeve, u nxoren gjithsej edhe 11 konventa nderkombetare te cilat i permendim me poshte:
1-Marreveshja mbi fabrikimin e opiumit si dhe te tregtise se brendshme, e nenshkruar ne Gjeneve me 11 shkurt 1925.

2-Konventa Nderkombetare per opium, e nenshkruar ne Gjeneve


me 19 shkurt 1925.

3-Konventa mbi kufizimin e prodhimit dhe rregullimin e klasifikimin e narkotikeve dehes, e nenshkruar me 13 korrik 1931.

4-Marreveshja mbi kontrollin e konsumimit te opiumit per pirje ne Lindjen e Larget, e nenshkruar ne Bangkok me 27 nentor 1931.

5-Konventa per parandalimin e tregtise se palejuar te drogave te rrezikshme, e nenshkruar me 26 qershor 1936 ne Gjeneve.

6-Procesverbalet protokollare, te nenshkruara ne Lejk Saksesu me 11 dhjetor 1946 ku kryhen nderrime dhe plotesime te marreveshjeve, konventave dhe procesverbaleve protokollare per drogat dehese, te lidhura ne Hage me 23 janar 1912, ne Gjeneve me 11 dhe 12 shkurt 1925, e 13 korrik 1931, ne Bangkok me 27 nentor 1931 si dhe ne Gjeneve me 26 qershor 1936; 203.

7-Procesverbali protokollar i nenshkruar ne Paris me 4 nentor 1948, me te cilen u lane nen kontroll nderkombetar disa droga, te cilat nuk ishin te permendura ne Konventat per kufizimin, fabrikimin dhe rregullimin e ndarjes se drogave dehese te cilat me 13 qershor 1931 u ndryshua dhe u plotesua ne procesverbalin protokollar te nenshkruar ne Lake Success me 11 dhjetor 1946.

8-Procesverbali protokollar mbi kufizimin dhe rregullimin e rritjes se makut, prodhimit, tregtise nderkombetare me shumice dhe pakice te opiumit, te nenshkruar ne Nju-Jork me 23 qershor 1953.

9-Konventa unike per drogat dehese, e nenshkruar ne Nju-Jork me 30 mars 1961.

10-Konventa per substanca psikotrope, e nenshkruar ne Vjene me 21 shkurt 1972 dhe

11-Procesverbali protokollar mbi ndryshimin e Konventes Unike per drogat dehese e vitit 1961, nenshkruar ne Gjeneve me 25 shkurt 1972.


Konventa e Gjeneves e vitit 1925 kishte mangesi ne vleresimin dhe percaktimin lidhur me substancat narkotike dehese dhe parandalimin e tyre, keshtu qe prej vitit 1920 u aprovuan edhe disa konventa ne vitin 1931, 1936,1946,1948,1953, ndersa ne vitin 1961 aprovohet Konventa unike mbi narkotiket dehes e cila i abrogon, i ploteson dhe i ndryshon shume dispozita te konventave te meparshme.265
Dukuria e kriminalitetit te organizuar ne fushen e narkotikeve dhe rritja e trafiqeve ilegale te drogave ka diktuar nevojen e percaktimit dhe rregullimit ligjor te prodhimit, perzierjes, pergatitjes, shperndarjes, mbajtjes, ofrimit per shitje, shitjes, shperndarjes ne cdo menyre, transportimit te cdo lloj droge apo lende narkotike ose substance psikotrope qe bie ne kundershtim me dispozitat ligjore.
Normat si rregull i caktuar ligjore apo mase e caktuar juridike dhe dispozitat si pjese ligjore e nje norme juridike, sanksionet dhe organet penale qe i zbatojne ate kane rendesi te pengimit dhe parandalimit te pergjithshem dhe te jashtezakonshem te kriminalitetit te organizuar ne fushen e narkotikeve.
Megjithate cdo shtet duhet te mbaje parasysh faktin qe dukuria e kriminalitetit te organizuar ne pergjithesi nuk mund te parandalohet dhe luftohet me rregullimin e normave ligjore, sepse kriminaliteti nuk eshte vetem kategori juridike por edhe kategori shoqerore i nderthurur nga ndikimet sociale, familjare, kulturore, psikike, psikologjike e ekonomike.

Nga fundi i shekullit 19-te u verejt se disa lloje te ndryshme narkotikesh po keqperdoroheshin dhe disa shtete filluan te organizojne aksione dhe forma te ndryshme ne parandalimin dhe luftimin e keqperdorimit dhe te tregtise se palejuar me narkotike. Duke mos pritur ne aksionet ne planin nderkombetar, disa vende ndermoren hapat e pare te rregullimit normativ dhe ligjor te ketij lloj kriminaliteti, keshtu qe ne ate kohe ligjet e para kunder droges dehese i nxoren disa shtete sic ishin Franca qysh ne vitin 1845, Kina 1906, SHBA-te 1895 dhe 1906 etj266.


Ligjet e asaj kohe te ketyre shteteve nuk merren si rregullim i pare normative ligjor ose si akte te para normative, sepse per pijet narkotike eshte ditur qe me heret ne Kine, Indi, Egjipt dhe Babiloni, Greqi te vjeter etj, dhe ka te dhena se qysh atehere jane bere perpjekjet e para per rregullimin e pare normative-ligjor per te cilet do te behet fjale ne vijim te ketij punimi.
8.2. Dekreti i mbretit kinez - akti i pare normativ dhe ligjor
Si akt i pare "Edictum" dhe dispozite ligjore qe rregullonte ceshtjen e konsumimit te pijeve narkotike konsiderohet akti i vecante (nje lloj edikti) i mbretit kinez Jung SHENI i vitit 1729, me te cilin ndalohet thithja e opiumit, ndersa nga gjysma e shekullit te kaluar, per shkak te rritjes dhe zgjerimit te keqperdorimit dhe tregtise se palejuar te substancave
narkotike, disa shtete nxjerrin ligjet e veta per parandalimin e keqperdorimit te lendeve narkotike267.
Lidhur me kete per cka u tha me lart edhe Prof. Dr. R. Halili shkruan se: "Vendi i pare ne bote qe ndermori masa konkrete ne rregullimin normativ dhe ligjor te pijeve narkotike respektivisht drogave eshte Kina”. Sic dihet Kina dhe disa vende te tjera te Lindjes se Larget, jane prodhuesit me te njohur te llojeve te ndryshme te narkotikeve, opiumit, marihuane, hashashit etj. Per kete arsye ne Kine, jo vetem qe jane prodhuar narkotiket, por ne mase te madhe jane konsumuar dhe keqperdorura ato. Keshtu ne nje dekret te Mbreterise Kineze268, vleresohet se ne ate vit mase 30-40% te vendbanimeve te Kines perdornin narkotiket. Me kete dekret i cili konsiderohet si akt i pare normativ qe rregullon ne menyre ligjore ceshtjen e narkotikeve, caktohet afati prej dhjete vjetesh qe te ndalohet prodhimi i narkotikeve-opiumit dhe kultivimi i afinionit"269. Po ashtu, ne kete dekret caktohen edhe disa obligime te ndryshme sic ishte edhe mbajtja e evidences mbi te gjithe personat qe thithin dhe konsumojne opium e per personat qe ishin te varur per opium, mund te furnizohen me lende te ndryshme narkotike dhe te konsumojne ne menyre te kontrolluar nga shteti. Me kete legalizim autoritetet kineze menduan te arrijne shume efekte pozitive ne parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit te organizuar me mjete te ndryshme narkotike-tregtine e palejuar dhe keqperdorirnin e tyre, e narkomanise ku kontrollohen narkomanet, rritja e numrit te narkomaneve, meqe, kinezet mendonin se cdo gje e kontrolluar eshte me pak e rrezikshme dhe drogen ua bente jointeresante narkomaneve. Ky dekret rregullonte ne menyre te plote tregtimin e substancave narkotike. Denimet per mosrespektimin e ketij dekreti ishin shume te ashpra si p.sh largimi nga detyra, mos leshimi i diplomave per studentet, privimi i lirive dhe te drejtave te njeriut, mbyllja e dyqaneve dhe sekuestrimi i pasurise se fituar ku shiteshin pijet narkotike apo drogat dehese deri ne 10 vjet etj270.
Ky dekret kishte edhe anet negative dhe konsiderohet si shkaktar i zhvillimit te tregtise se palejuar me narkotike si forme tipike e kriminaitetit te organizuar me lende narkotike jashte Kines, ku shume tregtare filluan te tregtojne jashte neper vendet e ndryshme duke gjetur rruge dhe mundesi per kete dukuri, e cila dita me dite u be edhe me e rrezikshme me zhvillimin e tregtise ilegale me narkotike.
8.3. Marreveshja anglo-kineze e vitit 1908 dhe Ligji mbi kontrollin e opiumit "Harrison anti narkotic ACT"
Per shkak te interesave te tregtise me opium ndodhen edhe dy lufterat e opiumit ne mes te Anglise dhe Kines271 dhe lufta e dyte ne mes te Anglise dhe Frances ne njeren ane e kunder Kines ne anen tjeter.
Qeveria kineze me nje rregullim te vecante denonte importimin dhe perdorimin e opiumit te prodhuar, kryesisht ne Indi pasi qe nga konsumimi i tij vdiq femija i Perandorit Kinez duke reaguar me lufte te cilen Kina e humb, keshtu qe, me vone detyrohet te beje leshime dhe kompromise ne dem te vetin duke iu dhene kompanive te huaja mjaft privilegje sidomos atyre kompanive anglo-kineze.
Ne kete drejtim, me vone lidhet nje marreveshje e ashtuquajtur anglo-kineze ne vitin 1908, me te cilen zvogelohet per 10 per qind importimi i lendes se pare nga Kina dhe India, ku sipas kesaj marreveshjeje parashikohej nderprelja e plote e importit te substancave narkotike ne afat prej 10-vjetesh. Kina ishte e interesuar sa me shume te kufizonte prodhimin e opiumit dhe mos te perhapej konsumimi i saj ne popullsi, sepse i sillte
pasoja te renda ne perhapjen, e semundjes se varesise.
Ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, ne kohen e kryetarit Ajzenhauer eshte miratuar Ligji anti narkotike, ne baze te te cilit u jepej denimi me vdekje, ne disa raste atyre personave, te cilet ua shesin narkotiket te miturve ose u mundesonin atyre te marrin ato272. Ne kete drejtim edhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes ndermarrin masa per parandalimin e tregtise dhe te qarkullimit te substaneave te ndryshme narkotike ose drogave. I ketille aprovohet edhe ligji mbi kontrollin e opiumit. Ky ligj eshte i njohur si "Harrison anti narkotic ACT". Me kete Ligj kufizohej shitja, prodhimi dhe importi i narkotikeve dehes, pervec per nevoja kurative ne mjekesi, e ne disa raste edhe per kerkime dhe hulumtime shkencore. Po ashtu, mjeket obligoheshin qe substancat narkotike t'i pershkruajne me kushtezime te rrepta dhe per cdo keqperdorim parashiheshin sanksione te rrepta.273

Mirepo, shpejt u verejt se rregullimi ligjor i perdorimit te lendeve narkotike ne disa shtete nuk mjaftonte per parandalimin e suksesshem te kriminalitetit te organizuar me narkotike, pasi qe u pa se kufijte shteterore e te vendeve te ndryshme nuk paraqisnin pengesa per qarkullimin e palejuar dhe te jashteligjshem te narkotikeve dhe se per kete dukuri ishin te domosdoshme masat edhe ne planin nderkombetar.


Te gjitha Konventat, Marreveshjet dhe Protokollet Nderkombetare deri ne kete kohe niseshin nga pikeveshtrimi i kontrollit dhe kufizimit te prodhimit, tregtimit e perdorimit te drogave, duke u perpjekur te rritnin bashkepunimin nderkombetar ne kete fushe. Por pavaresisht nga keto marreveshje bashkepunimi nderkombetar deri ne keto vite ishte ne nje shkalle te ulet. Keto akte nderkombetare respektoheshin fare pak ose nuk respektoheshin fare nga shtetet nenshkruese. Megjithate cdo shtet, sidomos ato qe vuanin me shume nga trafiqet dhe perdorimi i drogave, ishin te ndergjegjshem se luftimi me efektivitet i trafikut dhe i perdorimit te drogave kerkonte nje veprim te pergjithshem dhe te bashkerenduar, dhe se nje i tille kerkonte nje bashkeveprim ne nivel nderkombetar qe te udhehiqej nga te njejtat parime e te synoje te arrije objektiva te perbashketa.
Gjithashtu keto shtete e kishin te qarte, faktin se perdorimi mjeksor i drogave narkotike vazhdonte te ishte i domosdoshem per qetesimin e dhimbjeve dhe vuajtjeve te te semureve, dhe se duhet te formuloheshin ne kuadrin e bashkepunimit nderkombetar dispozita te pergjithshme per te siguruar ekzistencen e drogave narkotike per keto qellime. Ndaj keto shtete u bene te arsyeshme per detyren qe kishin per te luftuar dhe parandaluar kete te keqe dhe rrezik per gjithe njerezimin.
Ne keto kushte Keshilli Social-Ekonomik i Kombeve te Bashkuara thirri Asamblene e Pergjithshme ne nje Koference te plotfuqishme per miratimin e nje konvente te vetme mbi drogat narkotike per te zevendesuar me nje dokument te vetem traktatet ekzistuese shumepaleshe ne kete fushe, per te zvogeluar numrin e oganeve qe merren me kontrrollin e ketyre lendeve si dhe per te trajtuar kontrrollin e prodhimit.
Konferenca u mblodh ne seline e Kombeve te Bashkuara nga 24 janari deri ne 25 mars 1961. Ne te moren pjese 73 vende, ku pjesetare ishte dhe Shqiperia. Akti Final i Konferences u firmos me 25 mars 1961 dhe konventa do te hynte ne fuqi pasi te ratifikohej nga 40 vende. Kjo Konvente eshte ndryshuar nga Protokolli i vitit 1972. Vendi yne e ka nenshkruar Aktin Final te kesaj Konvente dhe e ka ratifikuar ate me ligjin Nr. 8723 date 26.12.2000 "Per aderimin e Republikes se Shqiperise ne Konventen e vetme mbi drogat narkotike, e ndryshuar nga Protokolli i vitit 1972, per ndryshimin e Konventes se Vetme mbi Drogat Narkotike e vitit 1961". Sikurse u theksua me siper kjo Konvente shfuqizoi te gjitha aktet e meparshme nderkombetare ne fushen e narkotikeve. Kjo Konvente do te trajtohet gjeresisht me poshte.
Pas miratimit te kesaj Konvente, me inisiativen e Keshillit Social-Ekonomik te Kombeve te Bashkuara, OKB ka miratuar dhe jane ne fuqi dhe dy konventa te tjera. Konventa mbi Lendet Psikotrope e vitit 1971, e nenshkruar ne Aktin Final po e pa ratifikuar nga vendi yne, dhe Konventa e Kombeve te Bashkuara Kunder Trafikut te Paligjshem te Drogave Narkotike dhe Lendeve Psikotrope. Kjo e dyta eshte miratuar nga Koferenea e UKB ne Vjene me 25 nentor deri me 29 dhjetor 1988. Moren pjese 106 shtete, midis tyre dhe vendi yne. Akti Final i Konferences u firmos me 20 dhjetor 1988 nga te gjitha shtetet pjesmarrese274.
8.4. Konventa e vetme mbi drogat narkotike, ndryshuar nga Protokolli i vitit 1972, per ndryshimin e konventes se vetme mbi drogat narkotike e vitit 1961
Konventa e vititi 1961, ndryshuar me ate te vitit 1972, shfuqizoi te gjitha traktatet e deri atehereshme nderkombetare. Duke qene per momentin, akti i vetem nderkombetar ne kete fushe ajo parashikon dhe nje dispozite penale275.
Ideja per nje Konvente unike te tille lindi qysh ne vitin 1948, por te gjitha projektet e propozuara deri atehere nuk u moren ne konsiderate, prandaj me Rezoluten e Pleqesise ekonomiko-sociale te KB276, u vendos qe te thirret Konferenca ne nivel nderkombetar me qellim te aprovimit te Konventes unike mbi drogat dehese qe me masa unike mbi ate materie, te zvogeloje numrin e organeve dhe instrumentet ekzistuese qe kane te bejne ekskluzivisht me kontrollin e drogave dehese dhe te siguronte kontrollin e prodhimit te substancave per drogat dehese.
Ne kete konvente kishte reforma te tilla sa i perket legjislatures nderkombetare per konventat ne fjale. Konventa u aprovua me 30 mars 1961 ne Nju York pas tri projekteve qe paraqiti Komisioni per drogat dehese pas dymbedhjete vjet pune.
Konventa ne fjale kishte karakter humanitar dhe social per parandalimin e kriminalitetit te organizuar me mjete narkotike qe iu imponua shteteve duke lene ne dispozicion dy lloj obligimesh. Njeri nder obligimet ishte qe ju rekomandohet shteteve dhe organizatave nderkombetare qe t'i nxjerrin normat ligjore dhe te themelojne sherbimet profesionale qe te aplikojne konventen dhe te sanksionohen ate shtete per moszbatimin e
saj. Ndersa obligimi tjeter eshte qe t'i kene parasysh obligimet ndaj shteteve tjera dhe organizatave nderkombetare qe ishin te obliguara te zbatojne Konventen.
Konventa percakton menyren e krijimit, funksionimit, te drejtat dhe detyrat e ketyre organeve ne raport me shtetet pale si dhe me organet e tjera te OKB. Konventa krijon dy organe te posacme ne kuadrin e Keshillit Social-Ekonomik te QKB, qe jane Komisioni mbi Drogat Narkotike dhe Bordi Nderkombetar per Kontrollin e Narkotikeve. Keto dy organe do te merren me kontrollin nderkombetar dhe do te kujdesen per respektimin dhe zbatimin e kesaj Konvente. Bordi eshte organi ekzekutiv i cili siguron drejt persedrejti zbatimin e dispozitave te konventes, duke marre te gjitha masat e duhura. Ai pergatit raport vjetor per punen e tij si dhe raporte te tjera shtese te cilat nepermjet Komisionit, qe ben komentet e tij, i paraqet Keshillit Social-Ekonomik te OKB.
Konventa parashikon si detyrime te pergjithshme per palet qe te marrin masa te tilla legjislative edhe administrative qe mund te jene te nevojshme, per ti dhene fuqi dhe zbatim dispozitave te kesaj Konvente brenda territoreve te veta.

Per te bashkepunuar me shtete te tjera per zbatimin e dispozitave te kesaj Konvente dhe

ne varesi te dispozitave te kesaj Konvente, te kufizoje vetem per qellime mjekesore dhe shkencore prodhimin, fabrikimin, eksportin, importin, shperndarjen, tregtimin dhe zoterimin e drogave.
Me qellim zbatim e kesaj Konvente, palet duhet te mbajne nje administrate te vecante te cilat duhet t'u behen te ditura organeve nderkombetare te kontrrollit. Shtetet pale duhet t'i japin Sekretarit te Pergjithshem informacionin qe Komisioni dhe Bordi mund te kerkojne, si te nevojshem per kryerjen e funksionit te tyre dhe ne menyre te vecante;


  1. Nje raport vjetor mbi funksionimin e Konventes brenda secilit nga territoret e tyre.Tekstin e te gjitha ligjeve dhe rregulloreve qe nxirren here pas here me qellim qe te kthehet e efektshme kjo Konvente.

  2. Hollesi ne lidhje me rastet e trafikut te paligjshem per te zbuluar burimin nga perfitohet droga per kete trafik.

  3. Emrat dhe adresat e autoriteteve qeveritare qe kane fuqine per te leshuar autorizimin per importet dhe eksportet e drogave.

Nenet e Konventes277, permbajne kufzimet konkrete mbi prodhimin dhe trafikun e drogave narkotike. pasi keto dy dispozita rregullojne menyren dhe kriteret e percaktimit te preventivit, sasise se kerkeses per droga narkotike, te cdo shteti. Percaktohet se palet duhet t'i japin cdo vit Bordit, ne menyren dhe formen e percaktuar nga ai, preventivat, sasite, ne formularet qe ai shperndan ne lidhje me ceshtjet e meposhteme:




  1. Sasite e drogave qe konsumohen per qellime mjekesore dhe shkencore.

  2. Sasite e drogave qe perdoren per fabrikimin e drogave te tjera, preparateve te parashikuara ne listen III dhe te lendeve qe nuk permenden ne kete Konvente.

  3. Stoqet e drogave qe do te mbahen deri me 31 dhjetor te cdo viti me te cilin lidhen preventivat.

  4. Sasite e drogave qe nevojiten per te shtuar stoqeve te vecanta.

  5. Zonen (ne hektare) dhe vendndodhjen ne gjeografike te tokes qe do te perdoret per kultivimin e bimeve narkotike.

  6. Sasine e perafert te opiumit qe do te prodhohet.

  7. Numrin e lokaleve industriale qe do to fabrikojne droga sitetike.

  8. Sasite e drogave qe do te fabrikohen nga secili prej ketyre lokaleve te cilave i'u referohet paragrafi me siper.

Sipas nenit 20 palet duhet t'i japin bordit, ne menyren dhe formen e percaktuar nga ai, raporte statistikore per formularet qe ai ka shperndare ne lidhje me keto ceshtje:




  1. prodhimin ose fabrikimin e drogave.

  2. prodhimin e drogave per fabrikimin e drogave te tjera.

  3. konsumimin e drogave.

  4. importet dhe eksportet e drogave.

  5. rastet e kapjes se drogave nga sherbimet e ndryshme shteterore.

  6. stoqet e drogave prej 31 dhjetorit te vitit per te cilin ben fjale raporti.

  7. zonen e verifikueshme te kultivimit te bimeve narkotike.

Konventa percakton, kufizimin e sasive te drogave narkotike qe duhet te qarkullojne. Konkretisht shuma e pergjithshme e sasive te cdo droge te fabrikuar dhe importuar nga nje vend apo territor ne nje vit nuk duhet te kaloje shumen si me poshte:




  1. Sasine e konsumuar, brenda kufirit te preventivit perkates, per qellime mjekesore dhe shkencore.

  2. Sasine e perdorur, brenda preventivit perkates, per fabrikimin e drogave te tjera.

  3. Sasine e eksportuar te drogave.

  4. Sasine qe i shtohet stogut per te sjelle ate stog ne nivelin e specifikuar ne preventivin perkates.

Sipas kesaj dispozite, shteteve pale nuk u lejohet te fabrikojne ose importojne sasi narkotikesh tej nevojave te tyre, pasi eshte e qarte qe nje gje e tille con ne perdorim te paligjshem dhe abuziv te tyre.


Prodhimi i opiumit nga nje pale duhet te organizohet dhe kontrollohet ne menyre te tille qe, aq sa eshte e mundur, sasia e prodhuar ne nje vit te mos e kaloje preventivin e opiumit qe do te prodhohet sic parashikohet ne piken (f) duke bere te mundur kufizimin dhe kontrollin e prodhimit te opiumit ne shkalle boterore. Kur Bordi, nga informacionet qe ka, konstaton se nje pale, qe ka paraqitur preventiv per prodhimin e opiumit, nuk e ka kufizuar prodhimin e tij brenda kufijve te preventivit perkates dhe se nje sasi e opiumit, prodhuar ne menyre te ligjshme ose te paligjshme, eshte perdorur per trafikun e paligjshem, merr masa. Nga sasia qe do te perdoret ose prodhohet nga kjo pale gjate vitit ne vazhdim, duke marre parasysh stinen e vitit dhe angazhimet kontraktuale te pales per eksportin e opiumit konsistohet ne zbritjen e sasise, se perdorur per trafikun e paligjshem. Ne qofte se situata nuk zgjidhet ne menyre te kenaqshme, Bordi pershkallezon masat sipas Konventes.
Cdo pale qe lejon kultivimin e hashashit per prodhimin e opiumit duhet te krijoje dhe te mbaje nje agjensi qeveritare me qellim qe te kryeje cdo funksion ne lidhje me kete aktivitet. Midis te tjerave kjo agjensi percakton zonat ku do te mbillen bimet narkotike, personal qe do te merren me kultivimin e tyre. Organizon mbledhjen ne kohe te shkurter te prodhimit si dhe ka te drejta ekskluzive per importin, eksportin, shitjen me pakice te drogave etj.
Sipas Konvetes ne qoftese nje pale synon te rrite prodhimin defacto te hashashit ajo duhet te nbaje parasysh nevojen qe mbizoteron ne bote per opium ne pergjithesi ne perputhje me preventivat te botuara nga Bordi, me synimin qe prodhimi i opiumit nga kjo pale te mosrezultoje me mbiprodhimin e opiumit ne bote duke bere te mundur dhe kufizimin e prodhimit te opiumit per tregti nderkombetare. Ky prodhim ose rritje e tij do te coje patjeter ne trafik te paligjshem te opiumit. Por pavaresisht nga kjo nje pale qe gjate 10 viteve para 1 janarit 1961 ka eksportuar opium, mund te vazhdoje te eksportoje opiumin qe ajo prodhon.
Nje pale nuk mund te importoje opium nga nje vend, pervec opiumit te prodhuar nga nje pale qe ka njoftuar dhe ka marre pelqimin e Bordit dhe te Keshillit. Pavaresisht ketyre ndalimeve, paleve u lejohet te prodhojne opium per nevojat e veta dhe t'ia eksportojne opiumin e kapur nga trafiku i paligjshem i nje pale tjeter ne perputhje me kerkesat e kesaj Konvente.
Konventa e lejon kultivimin e hashashit jo per prodhimin e opiumit, shkurres se kokaines per perdorimin e gjetheve te tyre per prodhime jonarkotike, dhe te bimes se kanabisit po jo per prodhimin e kanabisit dhe te rreshires se kanabisit (si nenprodukte te tij). Ne keto raste palet duhet te marrin te gjitha masat e nevojshme per te parandaluar trafikun e paligjshem me keto bime ose nenproduktet e tyre. Cdo kufizim dhe rregull i vendosur per kultivimin e hashashit per prodhimin e opiumit do te zbatohet edhe per kultivimin e shkurres se kokaines per prodhimin e gjetheve te kokaines, dhe cdo substance tjeter qe permban alkaloide si dhe te bimes se kanabisit per prodhimin e kanabisit dhe rreshires se kanabisit.
Konventa rregullon importin, eksportin dhe tranzitin e lendeve narkotike e cila parashikohet ne dispozita te vecanta ne lidhje me tregtine nderkombetare. Shtetet pale nuk duhet te lejojne me vetedije eksportin ose importin e lendeve narkotike ne ndonje vend, vecse ne perputhje me ligjet dhe rregulloret e atij vendi, si dhe brenda kufijve te shumes se pergjithshme te preventivave per ate vend, sic parashikohet ne nenin 2 te Konventes. Palet duhet te mbikqyrin dhe kontrrollojne doganat, portet dhe zonat e lira si dhe pjeset e tjera te territorit. Duhet te kontrollojne, ne baze te licenses, importin, eksportin dhe tranzitin e drogave si dhe te gjithe personat dhe nderrmarrjet qe merren me keto aktivitete. Cdo pale, qe lejon importin, tranzitin ose eksportin e drogave duhet te leshoje nje autorizim te vecante dhe ky autorizim duhet te permbaje emrin e droges, sasine qe do te importohet ose eksportohet, emrin dhe adresen e importuesit ose eksportuesit dhe te specifikoje periudhen brenda se ciles duhet te kryhet importi, eksporti ose tranziti.
Fabrikimi i lendeve narkotike behet me license te posacme, vecse kur nje fabrikim i tille behet nga ndermarrjet shteterore. Palet duhet te kontrollojne te gjitha nderrmarrjet dhe personat qe merren me fabrikimin e drogave, te kontrrollojne ne baze te licenses te gjitha lokalet dhe selite ku behet ky fabrikim si dhe te kerkojne qe fabrikuesit te marrin leje periodike ku te specifikohen llojet dhe sasite e drogave qe ata kane te drejte te fabrikojne.
Palet duhet te kerkojne qe tregtia dhe shperndarja e drogave duhet te behet nga persona te licensuar, vec kur kryhet nga ndermarrjet shteterore. Te gjitha ndermarrjet dhe personat qe merren me tregetine ose shperndarjen e drogave si dhe lokalet dhe selite ku kryhen keto aktivitete duhet te jene nen kontrrollin e shtetit. Keto dispozita nuk zhatohen per personat qe jane autorizuar per kryerjen, si dhe gjate kryerjes, e funksioneve teraupetike dhe shkencore. Palet duhet te kerkojne receta mjekesore per furnizimin dhe shperndarjen e ilaceve qe permbajne droga per individet.

Palet duhet te kerkojne nje certifikate importi te leshuar nga autoriteti kopetent i vendit importues qe verteton se importi i droges eshte miratuar, perpara leshimit te nje autorizimi per eksport. Me pas shtetet duhet te rakordojne me njera tjetren sasite e dogave te eksportuara dhe importuara ndersa ne rastin e kalimit tranzit te drogave ne nje vend duhet autorizim i vecante per tranzitin. Ne qofte se ngarkesa transportohet nga nje avion i cili nuk ulet ne vendin tranzit autorizimi nuk eshte i nevojshem.


Ne zbatim te Konventes palet duhet te marrin masa ne lidhje me mbikqyrjen dhe inspektimin, duke kerkuar qe te gjithe personal, te cilet marrin license sipas kesaj Konvente ose ata qe kane pozita drejtuese ose mbikqyrese ne nje nderrmarrje shteterore, duhet te kene kualifikimet e mjaftueshme per zbatimin e efektshem dhe korrekt te dispozitave ligjore dhe nenligjore,. Qeverite278 duhet te kerkojne qe autoritet qeveritare, fabrikuesit, tregtaret, shkencetaret, institucionet shkencore dhe spitalet te mbajne gjithe dokumentacionin qe tregon sasine e cdo droge te fabrikuar si dhe cdo marrje ose shperndarje individuale te tyre. Ky dokumentacion duhet te ruhet per nje periudhe kohore jo me pak se 2 vjet. Pala e Konventes nuk duhet te lejojne zoterimin, mbajtjen, e drogave, pervecse ne baze te autorizimit ligjor dhe ne perputhje me Konventen.

Yüklə 0,56 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   8   9   10   11   12   13   14   15   ...   21




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə