Droga, nje sfide inteligjence, aspekte penalo-juridike dhe krahasuese te saj



Yüklə 0,56 Mb.
səhifə9/21
tarix15.10.2018
ölçüsü0,56 Mb.
#74324
1   ...   5   6   7   8   9   10   11   12   ...   21

Subjekti eshte i pergjithshem, eshte personi qe drejton apo organizon nje organizate kriminale por qe te merret ne pergjegjesi duhet te kete mbushur moshen per pergegjesi penale dhe te jete i pergjegjshem.
Ana subjektive vetem dashja. Qellimi i kryerjes se kesaj vepre eshte drejtimi apo organizimi i grupeve me qellim prodhimin, fabrikimin, importimin, eksportimi, transferimi, shperndarja, ofrimi apo perdorim paligjshem te narkotikeve qe ne fund te fundit do te thote fitime te jashtezakonshme per grupimin kriminal.
Meqenese jemi ne trajtimin e drejtimit apo organizimit te grupimeve kriminale me qellim trafikun e paligjshem te parashikuar ne nen, cmoj te rendesishme analizen e nenit 450- 1 te librit te kater qe me pare ishin parashikuar ne Kodin e Shendetit Publik fliste per; “Bashkepunimet ne shoqata apo marreveshje me qellim kryerjen e trafikut te narkotikeve”.

Sot neni 450-1 inkriminon ne menyre te pergjithshme te gjitha pjesmarresit ne nje shoqate kriminale qe kane si qellim kryerjen e krimeve apo faje.


Pra pervec nenit 222-34 subjekti do te pegjigjet edhe si pjesemarres ne nje shoqate keqberesish edhe si drejtues organizues te organizates kriminale pra konsumojne 2 vepra, kjo eshte e rendesishme dhe kur te behet analiza e ketyre 2 veprave sipas Kodit Penal Shqiptar.
Neni 222- 35 i Kodit Penal Francez parashikon:
“Prodhimi apo fabrikimi i paligjshem i narkotikeve denohen me 25 vjet burg dhe me 50 mije franga gjobe.

Kur keto fakte kryhen ne banda te organizuara atehere denimi eshte 30 vjet dhe 50 mije franga gjobe”.


Objekti i kesaj vepre penale jane marrdhenjet juridike te vendosura per te garantuar ligjshmerine e prodhimit dhe fabrikimit te lendeve narkotike. Objekti material jane lendet narkotike te cdo lloji te parashikuar ne, "Shendeti Publik"170.
Ana objektive realizohet nepermjet prodhimit apo fabrikimit te lendeve narkotike ne kundershtim me dispozitat ligjore qe rregullojne menyren e prodhimtit dhe fabrikimit te ketyre lendeve dhe subjektet perkatese qe do te merren me keto veprimtari.
Subjekti eshte i pergjithshem. Pra cdo person qe ka mbushur moshen per pergjegjesi penale dhe i pergjegjeshem.
Ana subjektive eshte vetem dashja. Qellimi nuk jepet ne menyre te shprehur ne kete dispozite pasi s'ka rendesi per kualifikimin e vepres.

Ne paragafin e dyte kemi si rrethana te cilesuara faktin qe subjekti tashme vepron si anetar i nje bande te organizuar, cka tregon per nje rrezikshmeri shoqerore te theksuar te autorit si dhe vepren penale. Prandaj dhe denimi qe jepet ne kete rast eshte me i madh.


Neni 222- 36 i Kodit Penal Francez parashikon:

“Importi apo eksporti i paligjshem i narkotikeve, denohen me 10 vjet burg dhe 50 mije franga gjobe.

Kur keto kryhen ne banda te organizuara atehere denimi eshte 30 vjet burg dhe 50 mije franga gjobe”.
Neni 222-37 i Kodit Penal Francez parashikon:

“Transporti, shperndarja, ofrimi, blerja perdorimi i paligjshem i narkotikeve denohen me 10 vjet burg dhe 50 mije franga gjobe.

Njelloj denohen edhe lehtesimi, me cdo lloj mjeti i perdorimit te paligjshem te narkotikeve, marrja e narkotikeve me receta fallso, ose dhenia e tyre me paraqitjen e recetave fallso, ose dhenia e tyre me paraqitjen e recetave te tilla ku njihet tipi i tyre fallso”.
Te bie ne sy fakti qe perdorimi i paligjshem sipas Kodit Penal Francez denohet dhe masa e denimit per te eshte shume e madhe.

Ne paragrafin e dyte subjekti eshte i posacem eshte mjeku apo farmacisti qe japin lende narkotike me recete fallso duke ditur karakterin fiktiv te tyre. Pra ekzistenca e dijenise mbi fiktivitetin e recetave eshte kusht per pergjegjesine ligjore te subjektit.


Neni 222 -38 i Kodit Penal Francez parashikon:

“Fakti i lehtesimit, me cdo mjet mashtrues te justifikimeve te genjeshtrave mbi origjinen e denimeve te te ardhura te autoreve te cdo shkelje te permendur ne nenin 222-34 dhe deri ne 222-37, dhe fakti i dhenies ndihme ne prekje apo konvesione te ketyre produkteve denohen me 10-vjet burg dhe 10 mije franga gjobe”.

Nje veprimtari qe lidhet drejtperdrejt ne trafikun e paligjshem eshte edhe pastrimi i parave qe rrjedh nga ky trafik dhe qe sherbimi i tyre eshte nje mjet i jashtezakonshem per te bllokuar veprimtarine kriminale te personave qe merren me pastrimin e parave dhe ky nen denon edhe personat qe lehtesojne subjektet kriminale ne fshehjen e te ardhurave qe rrjedhin nga krimi.
Neni 222-39 i Kodit Penal Francez parashikon:

“Kalimi apo dhurimi i paligjshem i narkotikeve tek nje person me qellim konsumimi personal denohet me 5 vjet burg dhe 5 mije franga gjobe.

Ky denim behet 10 vjet kur narkotiket u afrohen me kusht:
Neni 222-43: Percakton per minorenet institucione riedukimi apo shkollimi ose ambjentet e administrates. Pra sic shihet ketu percaktohet edhe nje menyre tjeter e kalimit te narkotikut tek konsumatori ajo e kalimit i cili mund te jete me cdo menyre apo dhurimit.

Ne paragrafin e II percaktohen rrethana te cilesuara lidhur me personin viktime qe eshte i mitur apo vendin ku kalon droga te cilat per shkak te karakteristikave171 te tyre paraqesin rrezikshmeri me te madhe shoqerore.


Gjithashtu Kodi Penal Francez percakton se tentativa per kryerjen e krimeve te mesiperme denohen me te njejtin denim qe parashikon dispozita konkrete.
Organizimi bashkekohor i parandalimit dhe luftimit te disa formave kriminale me mjete narkotike apo droga dehese ose substanca psikotrope.
Kombet e Bashkuara per Bashkesite boterore172 po shqetesohem
per shkak te kriminalitetit te organizuar me lende narkotike si
forme tipike e kriminalitetit sidomos per sjelljet kriminale te narkomaneve dhe per kriminalitetin e tyre.
Ajo terhoqi verejtjen ne menyre dramatike edhe per lidhjet ndermjet tregtise ilegale me pije te ndryshme narkotike apo droga, kriminalitetit, dhunes e terrorizmit, duke thene se pijet narkotike (drogat) jo vetem qe shkaterrojne dhe asgjesojne individet, familjet ose mjediset sociale, por rrezikojne edhe sigurine e vendeve te bashkesise nderkombetare. Kombet e Bashkuara perhere bejne apel qe me shume t`i kushtojne
kujdes masave preventive se sa represive duke u mbeshtetur me shume
ne zhvillimin e shteteve si ne aspektin ekonomik, politik, kulturor e arsimor ne parime themelore te shteteve dernokratike ku perhere kane perparesi per zhvillimin e ketyre faktoreve me te drejta dhe garanci e respektim te tyre. Po ashtu, apelohet te disa shtete qe ende nuk e kane bere ratifikimin e konventes mbi substancat psikotrope173 qe ate ta nenshkruajne, meqe ne ate konvente ka dispozita te posacme preventive qe kane te
bejne me kontrollin e prodhimit te narkotikeve dhe te kufizimit mbi shfrytezimin e narkotikeve vetem per qellime mjekesore e shkencore.
Aty ka edhe dispozita qe kane te bejne me tregtine nderkombetare174, ndalimin dhe kufizimin e eksportit dhe importit me narkotike, masat kunder shperdorimit te substancave narkotike dhe preventiva kunder tregtise se palejuar me narkotike si forme tipike e kriminalitetit te organizuar.
Me kriminalitetin i organizuar me narkotike parandalimin dhe luftimin shume shtete jane duke e marrre seriozisht. Kjo ceshtje kerkon mobilizimin e te gjitha segmenteve te mundshme te shoqerise gje kjo qe po verehet edhe ne Shqiperi. Nuk duhet harruar se problemi i kriminalitetit te organizuar eshte nje problem i shteteve me te forta ne bote ndersa ne Shqiperi mundesite jane te vogla dhe te kufizuara, pastaj njeriu yne nuk e ndien veten te goditur me problemet e narkotikeve. Sipas njerit prej udheheqesve te BND-se (Bundesnachrichtendens), Sherbimit Informativ Federal te Gjermanise, ka vleresuar qe teza e simpoziumit te organizuar ne Trier175, qe u mbajt ne fillim te Qershorit 2005 i cili u organizua me moton "Evropa ne duart e kriminalitetit te organizuar", qendron edhe pse jane duke u bere perpjekje per
luftimin e dukurise te kriminalitetit te organizuar me droge (narkotike) e pranishme kjo forme e kriminaliteti duke vershuar neper Evrope dhe ne vendet ne tranzicion, sic ishin vendet ish-komuniste, si asnjehere me pare.
Kosova nderkohe konsiderohet se e ka "mafjen shqiptare" e cila eshte e pranishme ne tere Evropen, eshte nga me te organizuarat qe e karakterizon brutaliteti, gje kjo e cila Kosoven dhe Ballkanin e ka bere si nje nga shtigjet me te pershtatshme per bartjen e heroines dhe te kokaines ne Evrope, duke shtuar qe po keshtu mafia shqiptare tashme ka
lidhje dhe bashkepunim te mire edhe me prodhuesit e kokaines dhe heroinen me Ameriken Latine, ka thene, mes tjerash, ne simpoziumin e Trierit, Michael Soine.176
Rol shume te madh parandalues ne lufte kunder kriminalitetit te organizuar me lende narkotike kane perrnbajtje pozitive e edukative te librit, te shtypit e te televizionit ku kete forme tipike te kriminalitetit duhet ta shpjegojme si nje krim kunder njerezimit sepse ne kohen e fundit aksioni preventiv ne mjekimin dhe sherimin e narkomaneve luan
rol shume me rendesi ne parandalimin e kriminalitetit ne pergjithesi si
edhe te atij qe zhvillohet me lende narkotike.
Ne kohen e fundit disa shtete po e liberalizojne konsumimin e disa pijeve narkotike. Sic thame me pare ne disa shtete evropiane eshte inkriminuar perdorimi i te gjitha llojeve te substancave narkotike ose psikotrope, ndersa Zvicera ka sanksionuar se vete marrja e pijeve te ndryshme narkotike ne menyre te kontrolluar dhe mjekesore nuk paraqet veper
penale ku kete menyre ata e konsiderojne si forme preventive dhe parandalim bashkekohor i kriminalitetit me lende narkotike.
Nga fundi i muajit shtator 1998 ne Zvicer iu vazhdua jeta e ligjit sipas te cilit personat e varur per droge munden edhe ne te ardhmen te furnizohen me narkotike neper qendra te caktuara mjekesore dhe te marrin droge ne menyre te kontrolluar nga shteti, i cili ka ardhur ne situate qe t'i luftoje pasojat e kriminalitetit me lende narkotike.

Me kete legalizim autoritetet zvicerane mendojne te arrijne shume efekte pozitive ne parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit te organizuar me lende narkotike dhe te narkomanise ku kontrollohen narkomanet, rritja e numrit te narkomaneve dhe te kriminalitetit me narkotike, sepse cdo gje e kontrolluar eshte me pak e rrezikshme dhe forme preventive dhe interesante per cdo shtet dhe shoqeri bashkekohese.


Perpjekjet e deritanishme ne parandalimin dhe luftimin e krirninalitetit te organizuar177 me narkotike si forme tipike e kriminalitetit, ngjashem me shtetet e tjera te botes, sic kemi theksuar me pare ne kete punim, me se shumti kane qendruar ne zbatimin e masave represive, e jo te atyre preventive.
Lidhur me kete na bejne me dije rezultatet e ndryshme te shkencave bashkekohore se me i mire eshte parandalimi se sa mjekimi e sherimi. Prandaj parandalimi dhe luftimi i kriminalitetit me narkotike apo substanca psikotrope ne shoqerite bashkekohore ne kete aspekt, shoqerise dhe individit me siguri do t'i sjelle me shume dobi, lumturi e prosperitet sesa masa denuese ndaj personave qe kryejne vepra penale. Ne kete plan
shoqerite bashkekohese kane mundesi te gjera por ate mjerisht tani per tani nuk po shfrytezohen sa duhet dhe si duket.

KREU VI
TRAFIKANTET, GRUPET KRIMINALE TE DROGES DHE POZITA GJEOGRAFIKE SHKAQET DHE FAKTORET

6.1 Pershkrim i pergjithshem mbi trafikantet
Per nga pozita e vet gjeografike, vendet ballkanike paraqesin nje rajon permes te cilit kalojne kanalet ilegale te kriminalitetit te organizuar178 ne fushen e narkotike prej Lindjes drejt Perendimit. Gjate viteve te fundit, ne pikat kufitare te ketyre vendeve jane zbuluar dhe konfiskuar mijera kilograme lloje te ndryshme lende narkotike.
Ne baze te shenimeve statistikore te Organizates se Kombeve te Bashkuara, prodhimtaria legale vjetore eshte 2000 tone narkotike ose droge, prej te cilave 900 tone ose 45% perdoret ne sektorin e shendetesise dhe per nevoja shkencore-kerkimore qe i permbush nevojat mbareboterore. Keto sasi paraqesin hiperproduksion, ashtu qe ato jane lende qarkullimi ilegal qe cojne nga kriminaliteti i organizuar ne fushen e narkotikeve.

Nderkaq prodhimtaria ilegale ose e jashteligjshme, vetem e opiumit te paperpunuar me sasi eshte shume me e madhe, ku sipas disa autoreve supozohet se keto sasi jane 12000 deri ne 15000 tone ne vit.179


Lendet narkotike me prejardhje natyrore prodhohen me se shumti ne Lindje e Mesme dhe te Larget e ne vecanti ne Afganistan, ne Afriken Veriore dhe Arneriken Jugore ne Kolumbi. Nderkaq, rajonet kryesore qe i konsumojne narkotiket e ndryshem gjenden ne SHBA dhe ne shtetet evropiane. Deri para disa vjetesh kriminaliteti i organizuar i lendeve narkotike ose drogave (prej rajoneve prodhuese deri te ato konsumuese), ishte ne dy drejtime. Njeri drejtim ka qene nga Azia Juglindore, ku eshte baza e morfiumit (neper Bangkok lendet narkotike jane bartur deri ne Hong- Kong, ku eshte perpunuar ne heroine). Nga Hong-Kongu heroina eshte bartur ne SHBA neper Los Angelos dhe San Francisko, ku eshte shitur ne tere territorin e SHBA-ve.
Drejtimi tjeter ka qene nga Turqia, nje pjese neper Siujdhesen e Ballkanit dhe Evropes se Mesme per ne France, e nje pjese neper Lindjen e Aferme neper det nepermjet Italise per ne France, ku ne Marseje eshte perpunuar ne heroine.180
Kriminaliteti i organizuar me lende narkotike nuk njeh kufij shteterore, rajonale, madje edhe kontinentale. Per kete arsye, kriminaliteti i organizuar me lende narkotike ose droga (duke nenkuptuar ketu edhe prodhimin dhe perpunimin e kultivimin e paautorizuar ne forma te jashteligjshme) eshte nje nder format me tipike te kriminalitetit ne pergjithesi
dhe i ashtuquajturi kriminalitet181 me permasa nderkombetare, sepse rrethanat objektive e caktojne natyren dhe formen e tij.182
Ne kete vend ekziston nje numer i madh grupesh te organizuara dhe te orientuara nga vendet ku prodhohen lendet narkotike. Ne kete perberje te grupeve dhe organizatave kriminale kryesisht hyjne personat me shtetesi te njejte, me perjashtim te atyre personave qe transportojne183 dhe tregtojne bartin, ose bejne shitjen me pakice te lendeve narkotike. Ndermjet ketyre organizatave kriminale ekziston konkurrenca e forte, madje edhe masa te rrepta, gje qe provokon kriminalitetin e organizuar me lende narkotike e te vazhdueshme.184
Kriminaliteti i organizuar ne pergjithesi e ne vecanti per ate me lende narkotike. "Eshte dukuri qe kriminelet profesionale qe merren me kriminalitetin e organizuar me lende narkotike, jane gjithnje te organizuar ne grupe te ndryshme kriminale, banda dhe grupe te ngjashme te bashkimit e cilet ne menyre te
ndersjelle bashkepunojne ne procesin e kryerjes se veprave penale, si profesion i tyre i rregullt"185. Po ashtu kriminaliteti i organizuar ne pergjithesi "Gjate zhvillimit te kapitalizmit, krahas procesit te lidhshmerise ne baza ekonomike te te gjitha shteteve dhe popujve, edhe kriminaliteti i organizuar me lende narkotike si dukuri mjaft e rrezikshme shoqerore, po merr gjithnje e me teper karakter internacional”.
Ne te vertet ketu eshte fjala per kriminalitet profesional, per njerez qe udhetojne neper bote dhe organizojne aktivitete kriminale si forma te perhershme te profesionit te tyre, ku me shume e preferojne kriminalitetin e organizuar me lende narkotike, meqe ajo pune iu paguhet me shpejt, pasojat e te cileve po ndihen neper te gjitha shtetet e botes.
6.2. Grupet kriminale te droges
Perhapja e trafikut te droges ne Shqiperi ne vitet '90, solli gradualisht krijimin e grupeve kriminale. Duke marre si kriter perberjen dhe sferen e shtrirjes se veprimtarise, grupet kriminale mund t'i ndajme:

- Grupe kriminale, te perbera kryesisht nga shtetas shqiptare, me veprim brenda vendit tone.

- Grupe kriminale, te perbere nga shtetas shqiptare dhe te huaj me veprim brenda dhe jashte Shqiperise. (Grupet shqiptaro-italiane dhe shqiptaro-greke).

- Grupe kriminale, te perbera nga shtetas shqiptare, me veprim jashte vendit (grupet kriminale shqiptare ne Zvicer, ne vendet Skandinave etj.).


6.2.1 Grupet kriminale shqiptare
Jane perqendruar ne qytetet kryesore te vendit dhe vecanerisht ne trekendeshin: Tirane-Durres-Fier. Ne Tirane, si kryeqendra administrative e vendit, te popullsise e potencialit me te madh ekonomik; ne Durres, per shkak te pozicionit gjeografik, si porti kryesor i vendit dhe ne Fier, si qyteti me i rendesishem i jugut te vendit. Grupet kriminale te droges hasen edhe ne qytetet e tjera te vendit si: Korca, Vlora, Shkodra, Gjirokastra, Saranda etj, te cilat veprojne brenda vendit.
Shqiperia eshte nje "pike e vijes ballkanike" per bartjen e lendeve narkotike qe vijne nga portat greke drejt Italise, si edhe e atyre nga Lindja e Mesme drejt Italise e Greqise.

Sipas statistikave zyrtare dhe medieve ne Shqiperi kultivohet kanabis sativa dhe nje sasi e madhe e saj importohet ne vendet e tjera. Nuk ka te dhena per prodhimin e substaneave narkotike sintetike (artificiale).


Te dhenat rreth kultivimit dhe tregtimit te drogave jane te shumta dhe shpeshhere kontradiktore. Ky shqetesim vihet re edhe lidhur me numrin e narkomaneve186. Vezhgimet, studimet dhe te dhenat e shkrimeve dhe trajtimeve te kryera per nje periudhe kohe na bejne te kuptojme se te dhenat187 zyrtare per kriminalitetin e organizuar188 te lendeve narkotike dhe konsumimi i tyre jane kontradiktore189, ndersa ate te publikuara ne shtypin shqiptar (media), jane jo vetem kontradiktore por edhe te shperdoruara ne vete faktin se edhe konsumuesit, tregtaret, kultivuesit dhe te tjeret i quajne narkomane, meqe ka persona ne jug te Shqiperise qe kultivon kanabis sativen ne arat e veta por nuk e konsumon dhe shkaku kryesor i nje anomalie te tille eshte mungesa e nje institucioni zyrtar i informimit, te posacem dhe te specializuara per lendet narkotike etj.
Per nga pozita e vet gjeografike se shpejti pritet qe te goditet kriminaliteti i organizuar me narkotike190 duke shkaterruar organizatat e trafikut te kokaines nga operacioni i koduar "Astor" ne realizim nga forcat e Guardia di Financa191 e cila ka rene ne gjurmet e kesaj organizate te tregtimit te palejuar nderkombetar me narkotike qe prej vitit 2003. Ky operacion pritej te realizohet pas hetimeve te kryera ne Belgjike, Hollande, Gjermani e Shqiperi, shtete keto ku ishte shtrire edhe veprimtaria e organizates. Por, se shpejti pritet qe te firmosen arrestet per anetaret e organizates narkoterroriste qe banojne ne Novar dhe Breshias te Italise ku pritet se do te sekuestrohen deri me qindra kilogram droge, armatim pa leje dhe makina luksoze.
Keto hetime jane te shtrira ne 14 provinca italiane dhe ne kater shtete te tjera si Belgjika, Holanda, Gjermania dhe Shqiperia prej nga jane nje numer i madh192 e anetareve te organizates qe shperndajne narkotike sipas rrjetit te tyre 193 nga shperndaresit sllave dhe shqiptar qe e perbejne rrjetin e kokaines kryesisht ne Lombardi, Piemonte e Toskana.

Hetimet jane duke u kryer nga kreu se Prokurorise se Breshias dhe pritet te zbulohen rruget te tjera te kontrabandimit me narkotike e ne vecanti te heroines. Per se shpejti pritet te goditet rrjeti i kriminalitetit te organizuar me narkotik per nga pozita e vet gjeografike ne shtetet e lartpermendura.


Grupet kriminale shqiptare jane me te kufizuar, ne krahasim me grupet shqiptaroitaliane e shqiptaro-greke. Popullsia jone eshte e vogel dhe nuk jep mundesi per nje treg te madh dhe te zhvilluar te konsumit te droges. Pra organizatat kriminale, nuk kane mundesi te medha fuqizimi. Megjithate e realizojne fitimin edhe me ane te trafkimit te droges per tregjet e huaja. Pasi kryejne trafikun e droges nga vendet prodhuese ne Shqiperi, nje pjese te saj e destinojne per konsum te brendshem dhe pjesen tjeter e trafikojne ne tregjet fqinje. T’ia shesin trafikanteve te tjere shqiptare, qe bejne pjese ne grupe kriminale, me shtrirje edhe ne shtetet e tjera. Ne disa raste, ua shesin trafikanteve te huaj, te ardhur ne Shqiperi per kete qellim dhe ne ndonje rast e trafikojne edhe vete ne shtetet fqinje, duke ua shitur organizatave kriminale te huaja, me te cilat kane njohje.
Dallimi i ketyre grupeve kriminale, nga ato shqiptaro-italiane dhe ato shqiptaro-greke, qendron jo vetem ne faktin e perherjes me shtetesi mikse dhe shtrirjes ne disa shtete, por sidomos ne faktin se keto te fundit bejne edhe shperndarjen e droges tek konsumatoret e huaj. Grupet kriminale brenda vendit, merren edhe me organizimin, drejtimin dhe financimin e kultivimit te bimeve narkotike. Ky proces perfshin tregetimin e farerave narkotike, mbjelljen dhe presimin e tyre dhe trafikimin jashte shtetit.
Me ne fund, Shqiperia ka nenshkruar konventen kunder lendeve narkotike dhe substancave psikotrope194 si dhe ka hartuar nje strategji per te luftuar trafiqet e organizuara dhe ate ne fushen e drogave. Gjate ketyre viteve te fundit ne kemi permiresuar kuadrin ligjor, cka tregon jo vetem ndryshimet e kodit penal, por edhe hartimi i nje sere ligjesh te tjera, si ato per mjetet lundruese, pastrimin e parave te pista195 etj. Shqiperia ka nje bashkepunim shume te mire me vendet e tjera te rajonit me qellim luftimin dhe parandalimin e trafikut te drogave.
6.2.2. Grupet kriminale te perziera
Jane te perbere nga shtetas shqiptare dhe te huaj, italiane apo greke dhe veprojne njekohesisht ne Shqiperi dhe ne shtetet fqinje. Kontigjenti i te inkriminuarve u perfshi i pari ne trafikun e droges, dhe si i tille u be embrioni196 i grupeve te ardhshme te droges. Ishin keta, qe rane te paret ne kontakt me mafien italiane e greke te droges. Ne fillim u vune ne sherbim te tyre dhe gradualisht me fitimin e eksperiences, filluan spostimin e kupolave te huaja.
Grupet kryesore kriminale jane ato shqiptare-italiane dhe shqiptaro-greke. Pjestaret e ketyre organizatave ne Shqiperi, realizojne trafikun e heroines dhe te kokaines nga vendet prodhuese dhe mandej kalimin e droges ne drejtim to perendimit.

Organizatat kriminale perqendrimin e kane ne shtetet fqinje Itali e Greqi. Aty eshte shtrirja me e madhe e tyre, duke perfshire edhe kupolen e grupit. Me kalimin e droges nga Shqiperia ne Itali e Greqi, aktiviteti kriminal eshte me i veshtire. Duhet te realizohet shitja e droges tek konsumatori, pra procesi eshte me i ekspozuar. Strukturat antidroge te ketyre shteteve jane me te sofistikuara. Ndaj dhe drejtuesit qendrojne ne keto vende, per te siguruar disiplinen e grupit apo te organizates, por sidomos per te kontrolluar dhe shtene ne dore fitimin e realizuar nga shitja e droges.


Nga ana tjeter, kur ka patur goditje te organizatave kriminale nga strukturat antidroge te ketyre shtetve, drejtuesit jane larguar drejt Shqiperise. Sidoqofte nuk i kane shpetuar arrestimit, per shkak te koordinimit te Interpolit Nderkombetar.

Sic shihet aktiviteti i trafikanteve shqiptare te droges eshte mjaft aktiv ne Itali, nje pjese e tyre jane kapo te grupeve kriminale, me anetare shtetas shqiptare dhe italiane. Shihen mire lidhjet e tyre me Shqiperine197, nga e cila furnizohen me droge, lidhjet e tyre fisnore dhe te gjakut. Verehet kalimi i tyre nga nje shtet ne tjetrin per t' i shpetuar goditjes se policise nga ana tjeter koordinimi i policise italiane dhe shqiptare ka mundesuar kapjen e tyre ne Shqiperi.


Grupet kriminale, vihen re edhe ne trafikun e droges me Greqine, ndonese jane me pak te fuqishem se grupet kriminale te Italise, jane aktive ne tregun grek te droges. Sic shikohet, grupet kriminale shqiptaro-italiane dhe shqiptaro-greke, perbejne pjesen thelbesore te mafias shqiptare.

Te gjitha llojet e grupeve kriminale realizojne trafikun e droges, duke nderthurur natyren e dhelpres me ate te ujkut. Dhelperia perdoret per te siguruar veprimtari te qete dhe mbeshtetje nga politikanet qeveritaret dhe punonjesit shteterore. Keto organizata198 nuk ngurojne te japin shperblime, te krijojne lehtesira, te martin pjese si perkrahes te njeres apo tjetres parti apo deputet ne situata te caktuara, te zhvillojne korruptimin e nepunesve shteterore. Nga ana tjeter, midis tyre, organizatat kriminale, shfaqin natyren e ujkut, duke mos duruar dhe pranuar konkurencen. Kontraditat zgjidhen me dhune e larje hesapesh. Te ashpra jane kontraditat edhe midis grupeve kriminale shqiptaro-greke dhe atyre shqiptaro-italiane, per te kontrolluar sipas interesave te tyre trafikun e droges.


Yüklə 0,56 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   5   6   7   8   9   10   11   12   ...   21




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə