Droga, nje sfide inteligjence, aspekte penalo-juridike dhe krahasuese te saj


KREU IV ZHVILLIMI HISTORIK DHE TEORIK I KODIT PENAL SHQIPTAR NE LIDHJE ME VEPRAT PENALE TE NARKOTlKEVE



Yüklə 0,56 Mb.
səhifə5/21
tarix15.10.2018
ölçüsü0,56 Mb.
#74324
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   21

KREU IV


ZHVILLIMI HISTORIK DHE TEORIK I KODIT PENAL SHQIPTAR NE LIDHJE ME VEPRAT PENALE TE NARKOTlKEVE



    1. Zhvillimi historik dhe teorik

Zhvillimin i legjislacionit shqiptar ne lidhje me Veprat Penale te narkotikeve qe nga parashikimi i tyre per here te pare120 deri tek parashikimi i organizatave kriminale do ta shohin te trajtuar ne kete kre

.

Deri ne fund te shekullit te XIX, aty nga vitet 1800 perdorimi i opiumit, kokaines apo hashashit si substance narkotike ishte ende i panjohur. Qellimi i vetem per te cilen ato substanca perdoreshin ishin per qellime mjekesore. Por zhvillimi i tregtise me lindjen e sidomos me vendet indiane beri qe opiumi dhe hashashi te futeshin ne Evrope dhe Amerike dhe te konsumoheshin ne mase, pasi filluan te ndjenin efektet e para psikologjike qe ajo shkaktonte pas nje konsumimi te vazhdueshem. Secili nga produktet ka efekte specifike qe kerkohen nga konsumatori, per shembull: hashashi ka efekte halucinogjene, amfitamina dhe kokaina ka efekte stimuluese ndersa heroina121 ka efekt euforik.


Perdorimi gjithnje e me teper i ketyre substancave, beri qe kerkesa te rritej gjithnje e me teper per to dhe subjektet qe i perdornin keto substanca nen efektin e tyre fillonin te realizonin krime te ndryshme. I transformuar ne nje fenomen te te rinjve droga qe deri atehere perbente nje produkt mjekesor me vlera pozitive shnderrohet ne nje instrument te agresioni mes te rinjve te cilet vihen perballe familjes dhe shoqerise.
Legjislatoret e vendeve te Evropes u vune ne levizje per te marre masa te karakterit ligjor, administrativ e mjekesor ne menyre qe te parandalohej zhvillimi i metejshem i perdorimit122 te ketyre substancave dhe te trajtoheshin personat qe tashme ndodheshin nen efektet e saj, megjithate pati nje problem.
Si do te konsiderohej gjendja e varesise nga droga?

-Si nje veprim qe duhet ndeshkuar apo

-Si nje semundje qe duhet sheruar.
I njejti subjekt tashme ka dy ane:
-Viktime per t'u ndihmuar

-Apo kriminel per t'u ndeshkuar.


Legjislacionet sigurisht nuk ndihmuan te qartesonin nje gje te tille sepse po te shohim zhvillimin historik te te gjithe legjislacioneve evropiane, e kane konsideruar perdorimin e droges si krim e megjithate kjo nuk ka ndikuar ne uljen e numrit te subjekteve qe realizojne kete veper penale por vetem ne rritjen e tyre. Rrezikshmeria e veprimeve te tilla ne Shqiperi123 si duket doli ne pah nga vitet '25 dhe per te parandaluar nje gje te tille legjislacioni shqiptar e penalizoi nje veprimtari te tille duke futur ne Kodin Penal nje sere dispozitash ne lidhje me drogen. Kodi Penal i Zogut i frymezuar nga Kodet Penale perendimore, sigurisht qe ka bere nje rregullim mjaft te mire per kohen dhe kushtet ne te cilat doli nje Kod i tille. Gjithashtu per t'i ardhur ne ndihme drejtesise dhe per te mos lejuar shmangien nga denimi penal i personave qe kryenin veprimtari te tilla e qe kishin lidhje me drogen ne ate kohe u nenshkrua edhe Traktati i Ekstradimit midis Shteteve te Bashkuara te Amerikes124 dhe Mbreterise Shqiptare125.
Kodet Penale te mevonshme si ai i vitit 1952 dhe 1977 bene perseri nje rregullim ligjor te veprave penale te droges ne nje dispozite, rregullim ky qe ishte mjaft i cunguar ne krahasim me ate te Zogut por qe ndoshta eshte i tille pasi dhe vete situata politike ishte e tille ku kontrolli ishte mjaft i fuqishem126 dhe sic shihet nga praktika gjyqesore shume pak ose asnje person nuk eshte denuar per nje veper penale te tille. Pas vitit '90 fenomeni "droge" problem tashme nderkombetar gjeti rrugen e tij ne Shqiperi, e cila tashme jo vetem qe eshte nje rruge kalimi e droges ne Ballkan por po prodhon dhe perpunon vete drogen ne territorin e saj. Prandaj, qe nga viti 1995 kur u miratua Kodi i Ri Penal e deri me sot gjithnje e me teper duke patur parasysh edhe gjendjen kritike ne te cilen ndodhet vendi jane bere ndyshime ne Kodin Penal te veprave penale te droges duke i persosur ato dhe duke shtuar edhe e elemente e dispozita qe nuk ekzistonin me pare, kjo ne frymen e konventave ne te cilat Shqiperia eshte anetare dhe qe do te jete pjese perberese e kesaj teme.
Pervec 2 Konventave Shqiperia ka nenshkruar edhe marreveshje bilaterale me Hungarine "Per bashkepunim ne luften kunder terrorizmit, trafikut te droges dhe krimit te organizuar", gjithashtu kemi nenshkruar marreveshje bilaterale me Republiken e Sllovenise "Per bashkepunimin ne luften kunder terrorizmit trafikut te paligjshem te droges dhe krimit te organizuar".

Per te permbushur kuadrin ligjor me, 26. 07. 1995, doli ligji me Nr.7975 "Per barnat narkotike dhe lendet psikotrope" i cili bashke me ndyshimet e K.Penal perbejne rregullin ligjor te menyres se prodhimit, qarkullimit dhe perdorimit te lendeve narkotike dhe te lendeve psikotrope.


4.2 Kodi Penal i Zogut
Veprat penale ne fushen e narkotikeve sipas Kodit Penal te Zogut. Kodi Penal i Zogut ashtu si gjithe kodet e tjera te kesaj periudhe u frymezuan nga legjislacionet perendimore dhe per kete ai perben vertet nje arritje te madhe, pasi deri ne ate kohe legjislacioni shqiptar anonte nga afersia me legjislacionet lindore e sidomos ai turk.
Veprat penale ne fushen e narkotikeve bejne pjese ne pjesen e dyte te Kodit Penal te Zogut pra tek "Deliktet", titulli VII "Deliktet kunder teresise publike" kaptina III, "Delikte kunder shendetesise dhe ushqimeve publike", neni 358 parashikon; "Kushdo qe fut kontrabandisht brenda ne Republike, opium ose ekstrakte te tij, morfine ose kriperat saj ose bi-klorarut te opiumit dhe kriperat dhe permbajtjet se saj, kokaine ose kriperat dhe permbajtjet e saj , hashash ose permbajtje te tij, si dhe kushdo qe i transporton keto nga nje vend i Republikes ne tjetrin ose i ve ne shitje, ose i merr pa leje te Qeverise, i mban prane tij ose ndermjeteson me cdo menyre per shit-blerjen, ose lehteson perdorimin e tyre ndeshkohet me burgim nga nje muaj deri ne nje vit dhe me gjobe te rende nga 100-deri 1000 franga ari.”
Objekt i kesaj figure krimi jane marredheniet juridike te vendosura nga shteti per te garantuar prodhimin dhe administrimin konform dispozitave ligjore te lendeve narkotike qe paraqesin nje rrezikshmeri te madhe per shendetin e publikut. Objekti grupor i veprave penale ne te cilin eshte vendosur dispozita, eshte ruajtja e shendetit publik nga perdorimi i paligjshem i drogave narkotike apo lendeve te tjera helmuese. Objekti material i kesaj figure krimi jane llojet e ndryshme te drogave te parashikuara nga dispozita si: opiumi dhe ekstraktet e tij, morfine dhe kriperat e saj, morfine e distiluar dhe kriperat saj, bi-klorarut te opiumit dhe kriperat apo permbajtjet e saj, kokaine ose kriperat dhe permbajtjet e saj, hashashi ose permbajtje te tij si dhe barna te tjera helmuese me efekt me te lehte te cilat i parashikon paragrafi (3) i dispozites.
Nga ana objektive kjo figure krimi realizohet ne format e meposhteme:

- Futja ne menyre kontrabande.

- Transportimi nga nje vend ne nje tjeter.

- Mbajtja prane vetes se tyre.

- Ndermjetesimi i shitblerjes

- Venia ne shitje pa lejen e qeverise.

- Marrja e tyre pa leje te qeverise.

- Lehteson perdorimin e tyre.


Sic del nga dispozita e Kodit Penal te Zogut mbajtja e droges e inkriminon subjektin edhe kur ajo eshte ne doza te vogla apo eshte thjesht per perdorim personal. Kjo pasi po te shohim te gjitha legjislacionet perendimore te asaj kohe mbajtjen per perdorim personal e konsideronin veper penale. Kryerja e vetem prej njerit nga veprimet e mesiperme nga subjekti i vepres penale perben konsumim te plote te figures se vepres penale.
Ana subjektive. Kjo figure krimi realizohet me dashje pasi subjekti ka parashikuar kundraligjshmerine e veprimeve te tij dhe me ndergjegje ka kryer veprimet e mesiperme. Subjekti i kesaj figure krimi eshte i pergjithshem pra cdo person qe ka mbushur moshen per pergjegjesi penale dhe eshte i pergjegjshem.

Paragrafi i (II) i nenit 358 eshte nje norme juridike proceduriale pasi parashikon se si do te procedohet me drogat e kapura, qe sipas ketij neni do t'i nenshtrohen konfiskimit. Gjithashtu pika 2 e nenit 358 parashikon qe n.q.s. nje kallezues kallezon ne lidhje me keto vepra penale atij i jepet gjysma e barnave te konfiskuara. Kjo eshte bere per te ndihmuar ne kapjen e zbulimit te autoreve te krimit nepermjet nxitjes se personave per te treguar autoret qe merren me veprime te tilla kriminale. Neni 359 i Kodit Penal te Zogut ka kete permbajtje. "Kushdo qe jep ose merr me recete te rreme barnat e lartpermendura, ndeshkohet me burgim deri ne nje muaj ose me gjobe te rende nga 15 deri ne 200 franga ari." Objekt i kesaj vepre penale jane marredheniet juridike te vendosura nga shteti per te siguruar administrimin e barnave ne baze dhe konform rregullave qe percakton ligji.


Nga ana objektive kjo figure e vepres penale realizohet ne dy forma:
1)Nepermjet dhenies se barnave.

2)Nepermjet marrjes se barnave.


Dhenia dhe marrja e ketyre barnave realizohet nepermjet recetes se rreme qe mund ta perpiloje dhenesi apo marresi i barnave. Nga ana subjektive kjo veper penale realizohet me dashje me qellimin e posacem te dhenies apo marrjes se barnave qe realizohet nepermjet recetes fallco. Subjekti mund te jete i pergjithshem apo i posacem, nga njera ane jane personat e ngarkuar me leje per dhenien e barnave me receta te rregullta por si subjekt dalin edhe te gjithe personat e tjere qe me qellim marrjen e barnave narkotike perpilojne receta fallco. Ne nenet 360, 362, 363, parashikohet kryerja e vepres penale te parashikuar ne nenet 358, 359 ne rrethana te cilesuara dhe si rrjedhim lloji i denimit si dhe masa e denimit do te jene me te larta. Le ti analizojme ato me rradhe.
Kodi Penal i Zogut127 parashikon: "N.q.s. prej fajeve te parashikuara ne nenet 358 e 359 shkaktohet vdekja ose lendimi trupor i ndonje personi, burgimi i rende nuk mund te jete me pak se 5-vjet ne rastin e pare dhe jo me pak se 3-muaj ne rastin e dyte". Sic shprehet nga vete dispozita, si rrethane e cilesuar ketu del pasoja e vepres penale. Dhe kur nga personi del qe eshte fajtor per kryerjen e njeres prej veprave penale te parashikuara nga nenet 358, 359 dhe si pasoje ka ardhur vdekja e personit si minimum denimi per te legjislatori ka parashikuar jo me pak se 5-vjet burgim ndersa kur pasoja eshte me e lehte pra eshte lendimi trupor i nje personi denimi e jo me pak se 3-muaj.
Ne vazhdimesi neni 360/2 parashikon128: "N.q.s. nga fajet e mesiperme shkaktohet vdekja e dy ose me shume personave ose vdekja e njerit vetem dhe lezioni trupor i nje ose me shume te tjereve burgimi nuk mund te jete me pak se 1-vjet. Ky nen parashikon perseri pasojen si rrethane te cilesuar per pasoje tek paragrafi i dyte i nenit 360/2 eshte me e rende pasi tashme kemi si pasoje se pari vdekjen e dy ose me shume personave, se dyti vdekjen e nje personi dhe demtimin trupor te nje ose me shume te tjereve. Pra, rrezikshmeria shoqerore e veprave penale eshte me e madhe, si rrjedhim denimi qe parashikohet per kete veper penale eshte jo me pak se 10-vjet.
Ndersa paragrafi i trete parashikon si pasoje vetem lendimin trupor te dy ose me shume personave duke parashikuar nje denim jo me pak se 6 muaj129. Neni 362 i Kodit Penal te Zogut parashikon se: "Kur ndonjeri nga deliktet e parashikuara ne kete titull behet nga nje person qe eshte ngarkuar me sherbimet, punimin ose ruajtjen e materialeve te cilat tregohen po ne ate titull, denimit per fajin i shtohen edhe 1/6 deri 1/3 e tij. N.q.s. tek Neni 360 i Kodit Penal te Zogut si rrethana cilesuese ka dalur pasoja e ardhur ne vepren penale, neni 362 parashikon si rrethane cilesuese subjektin qe kryen vepren penale.
Pra, si rrethane cilesuese eshte subjekti i cili eshte nje subjekt i posacem i ngarkuar me ligj per te sherbyer, per te bere punime apo per te ruajtur barnat e parashikuara ne ate titull i cili duke shperdoruar detyren kryen nje veper penale te tille. Nisur edhe nga rrezikshmeria e veprimeve te tij legjislacioni ka vendosur qe te shtoje si denim 1/6 deri 1/3 e denimit per vepren e tyre. Nenet 360, 362 parashikonin rrethana cilesuese renduese ndersa neni 363 parashikon rrathana cilesuese lehtesuese dhe permbajtja e ketij neni eshte: "N.q.s. ne deliktet e parashikuara ne kaptinat e para te ketij titulli, rreziku qe shkaktohet nga faji eshte mjaft i vogel ose fajtori eshte kujdesur dhe ka vepruar efektivisht per ndalimin ose kufizimin e pasojave te atij rreziku, ndeshkimi mund te zbritet 1/3 deri ne 2/3.


Pra rrethanat cilesuese qe ve ne dukje ky nen jane:

I. Rreziku qe shkaktohet nga faji eshte mjaft i vogel dhe per te percaktuar shkallen e rrezikut duhet te shihet marredhenia juridike e prekur dhe pasojat e ardhura nga veprimet, sa me te vogla qe te jene keto pasoja aq me i madh eshte rreziku qe shkakton faji.

II. Fajtori eshte kujdesur dhe ka vepruar efektivisht per ndalimin ose kufizimin e pasojave te atij rreziku, pra fajtori ka vepruar efektivisht ne ndalimin e mosardhjes se rrezikut dhe nqs rreziku ka filluar te vije me pasojat e tij, autori ndermerr veprime efektive per te kufizuar pasojat. Ne te dy rastet, per shkak te rrezikshmerise jo te madhe te autorit dhe vepres penale pasi pasojat ndikojne ne rrezikshmerine shoqerore te vepres penale, denimi zbritet nga 1/3 deri ne 2/3.

4.3. Vepra penale te narkotikeve sipas Kodit Penal te vitit 1952
Kodi Penal i 1952 i parashikonte keto vepra penale ne pjesen e posacme te tij, kapitulli XI krime kunder rendit administrativ, kreu VII kunder shendetit te popullit ne nenin 284 paragrafi 2,3,4 qe shprehet si vijon:

"Mbjellja e hashashit, pa lejen e duhur, denohet me pune korrektonjese ose me heqje te lirise deri ne 2-vjet dhe kurdohere me konfiskim te te mbjellave". Pergatitja dhe mbajtja me qellim shitje, si dhe shitja e kokaines, opiumit, morfines dhe lendeve te tjera narkotike pa lejen e duhur denohen me pune korrektonjese ose heqje te lirise deri ne 1-vit dhe kurdohere me konfiskimin e lendeve te permendura. Veprat e kryera nga paragrafet e mesiperm te kryer me mjeshteri denohen me heqje te lirise deri ne 3-vjet dhe me konfiskimin e lendeve te permendura. Objekt i kesaj figure krimi jane marredheniet juridike te vendosura ne Republiken Socialiste te Shqiperise per te siguruar ligjshmerine e prodhimit, qarkullimit dhe perdorimit te lendeve narkotike. Objekt grupor jane marredheniet juridike te vendosura per te garantuar te pacenuar shendetin e individeve.


Objekt material jane te gjitha llojet e drogave te permendura ne kete dispozite si: hashashi, kokaina, morfina, opiumi dhe lendet e tjera te percaktuara me ligj si droga. Per here te pare Kodi Penal i vitit 1952 parashikon si veper penale mbjelljen e hashashit. Kjo sic duket, pasi Shqiperia gezonte nje klime mjaft te mire per kultivimin e hashashit dhe qe mbjellja e hashashit jashte normave dhe ne kundershtim me ligjin kishte filluar te behej nje problem nderkombetar. I rendesishem eshte fakti se kjo mbjellje behej pa lejen e organeve kompetente, pra, ne menyre te kundraligjshme. Gjithashtu per kete veper penale subjekti jo vetem do te denohej penalisht, por hashashi i mbjellur do te konfiskohej. Paragrafi i 3-te i nenit 284 percakton veprimet e kundraligjshme qe perbejne veper penale te cilat jane:
l)Pergatitja e lendeve narkotike pa leje.

2)Mbajtja me qellim shitje pa leje te lendeve narkotike.

3)Shitja pa leje e lendeve narkotike.
Kryerja e njerit prej ketyre veprimeve te kundraligjshme nga subjekti e konsumon plotesisht vepren penale. Sic shihet veprat penale te narkotikeve jane me te cunguara ne Kodin Penal te '52 sesa ne Kodin Penal te Zogut, pasi Kodi Penal i '52 nuk parashikon si veper penale ne importimin, transportimin, mbajtje, ndermjetesimin per shitblerje dhe as lehtesimin e perdorimit te tyre. Kjo erdhi si pasoje e kushteve ne te cilat ndodhej Shqiperia, ku partia ne pushtet monopolizoi gjithshka. Por i habitshem te duket fakti qe nuk u parashikua si veper penale mbajtja e droges per perdorim personal. Subjekti i kesaj vepre mund te jete cdo person qe ka mbushur moshen per pergjegjesi penale dhe i pergjegjshem. Sipas paragrafit te 3-te te nenit 284 krimi kryhet ne rrethana te cilesuara pasi ajo kryhet si mjeshteri. Pra, duhet te sqarohet fakti se cfare quajme mjeshteri. Besoj qe Kodi Penal me kete paragraf ka dashur administrimin e drogave te tilla neper farmaciste, mjeke etj. Ne kete kohe as qe mund te flitej per organizata kriminale qe merren me trafikimin e droges.

4.4. Vepra te narkotikeve sipas Kodit Penal te vitit 1977
Kodi Penal i vitit 1977 gjithashtu parashikonte vepren penale te narkotikeve. Megjithese fenomeni i abuzimit me drogen thuajse nuk ekzistonte me, ndoshta per shkak te tradites juridike dhe rrezikshmerise shoqerore te vepres penale legjislatori e parashikoi kete veper penale ne nje dispozite te vetme. Vepra penale te narkotikeve legjislatori i ka futur ne kreun VIII Krime kunder rendit administrativ, seksioni IV Krime kunder sigurimit shoqeror ne nenin 134/2. Neni 134/2 parashikon: "Pergatitja, mbajtja dhe shitja e lendeve narkotike denohet me riedukim nepermjet punes ose me denim me heqje lirie cieri ne 10-vjet. Jurisprudenca shpjegon se c'kuptojme me lende narkotike ne kuptim te Kodit Penal. Lende narkotike jane ato lende qe mund t'i sjellin deme te medha shendetit, semundje te renda (narkomania) ose dhe vdekje (morfina) opium, kokaina, hashashi.
Objekt i kesaj figure krimi jane marredheniet juridike te vendosura ne shtet per te siguruar kontrollin e administrimin e lendeve narkotike ne perputhje me dispozitat ligjore ne fuqi. Rregullat ne lidhje me ruajtjen, perdorimin, dhenien e lendeve narkotike nga farmacite, spitalet etj, jane caktuar nga Ministria e Shendetesise.
Nga ana objektive kjo figure krimi realizohet nepermjet:

1) Pergatitjes se lendeve narkotike prej bimeve apo rrenjeve te tyre, pavaresisht nga menyra e nxjerrjes apo vendi i nxjerrjes.

2) Mbajtja e lendeve narkotike pa leje. Kuptohet se per te pasur pergjegjesi personale mjafton ruajtja e ketyre lendeve pa leje pavaresisht se kush i ka pergatitur.

3)Shitja e lendeve narkotike eshte shfaqje tjeter konkrete e veprimtarise kriminale e te denueshme penalisht. Per te konsumuar kete figure te vepres penale duhet qe shitja e lendeve narkotike te behet pa leje. Duke qene se pergatitja, mbajtja, shitja e lendeve narkotike ve ne rrezik shendetin e njerezve, formojne krim pa qene nevoja e ardhjes se pasojave kriminale.


Subjekt i ketij krimi mund te jene personal qe kane mbushur moshen per pergjegjesi penale te pergjegjshem qe pergatitin, mbajne apo shesin lende narkotike. Keto krime realizohen vetem me dashje. Edhe ne kete periudhe nuk parashikohet krijimi i organizatave kriminale qe merren ne nje veprimtari te tille kriminale. Madje edhe per kete figure krimi te parashikuar rastet kane qene shume te rralla per te mos thene fare. Vihet re mase shume e larte denimi qe shkon deri ne 10-vjet burgim.
Pas vitit '90 era e ndyshimeve ne Shqiperi kerkoi si nevoje te domosdoshme ndryshimin e gjithe legjislacionit shqiptar, pasi Shqiperia tashme filloi te perballej me veprime te rrezikshme qe shoqerisht qe nuk ishin te parashikuara si veper penale. Prandaj si domosdoshmeri e kohes dhe e rrethanave qe po kalonte Shqiperia, ne 1 Qershor 1995 hyri ne fuqi Kodi Penal i Ri. Ky kod ne kreun VIII Krime kunder autoritetit te shtetit, seksionit te III Vepra penale kunder rendit dhe sigurise publike ka parashikuar edhe vepra penale te narkotikeve qe jane te renditura ne 4 nenet 283, 284, 285, 286.


  • Prodhimi dhe shitja e narkotikeve.

  • Kultivimi i bimeve narkotike.

  • Mbajtja e pajisjeve per prodhimin e narkotikeve.

  • Nxitja per perdorimin droges

Por me 23.12.1996, Kuvendi Popullor i motivuar me forcimin e luftes kunder kriminalitetit sidomos krimit te organizuar qe kishte futur rrenjet e tij ne Shqiperi miratoi Ligjin 8175 "Per disa ndryshime ne Ligjin 78554, 27.01.95”, u shtuan shume dispozita qe nuk ekzistonin me pare dhe u bene rregullime te boshlleqeve qe kishin dispozitat e meparshme ligjore. Dhe nje nder te rejat me te domosdoshme qe kerkonte kohe dhe qe solli ky ligj i ri ishte shtesa qe iu be Nenit 284/a130. Analiza e kesaj figure krimi131 do te behet ne nje kapitull te vecante. Ishte ky parashikim me ligj i kesaj vepre si dhe puna e institucioneve shteterore per te luftuar ne maksimum organizatat kriminale132 qe veprimtari kryesore kane drogen, qe sot te vihen para drejtesise organizatat e para kriminale133 dhe qe do te sherbejne ne te ardhmen si baze per te prere fijet e rrjeteve nderkombetare te organizatave te droges.



KREU V
ZHVILLIMI KRAHASUES I VEPRAVE PENALE TE NARKOTIKEVE SIPAS DISA LEGJISLACIONEVE
5.1 Zhvillimi krahasues i legjislacioneve
Pas traktatit te Amsterdamit procesi i integrimit politik Evropian eshte drejtuar ne menyre me te detajuar drejt krijimit te nje hapesire juridike Evropiane sipas nje ideje qe kane gjetur mbeshtetesit e pare qe ne fillim te viteve '70.
Ne menyre origjinale ne kete formule eshte mundur te kuptohet mundesia e ndertimit te nje fushe te perbashket te juridiksionit korrespondues. Ne territoret e shteteve anetare ne te cilat parashikimet juridike te autoriteteve shteterore mund te kene nje drejtim te vlefshem qe te ndiqet menjehere mhi te gjitha territoret e komunitetit.
Ne menyren me realiste kjo formule eshte me e perdorshme per te ndikuar nderhyrjen e mekanizmave te rinj te bashkepunimit juridik te destinuar per te rivene ne levizje skemat tradicionale te raporteve bashkepunuese mes shteteve.
Duket qartazi qe cdo proces drejt krijimit te nje bashkimi me te ngushte mes shteteve, nuk mund te rrjedhe nga nje aksion kompleks i bashkimit te te drejtave kombetare apo nepermjet afrimit te legjislacioneve. Eshte tashme nje boshllek i perbashket qe trafiku i paligjshem i droges nuk njeh kufij kombetar por kerkon vazhdimisht tregje te reja sipas strategjive kriminale te drejtuara drejt perthithjes se perfitimeve gjithnje e me te medha. Problemi "droge" ne kompleksitetin e vet, sigurisht qe nuk mund te konsiderohet ekskluzivisht nje problem kombetar, pasi ka pushtuar nje reliev me te gjere nderkombetar ne luften ndaj se cites nje rol themelor luajne instrumentat e bashkepunimit juridik dhe policia. Pa dyshim qe instrumentet tilla do te jene me efikase sa me afer njeri tjetrit do te jene sistemet penale dhe administrative kombetare.
Jane vene re veshtiresi qe ndesh procesi i harmonizimit te legjislacioneve mbi te gjitha penale, por jane vene re shenja inkurajuese ne fushen e bashkimit evropian per te cilen mbi rekomandimet, veprimet e perbashketa dhe konventat po tentohet te realizohet nje e drejte penale evropiane duke individualizuar sektoret qe ofrojne nje mbeshtetje te perbashket. Rruga drejt harmonizimit ne fakt mund te ece me lehte duke pasur nje mbeshtetje sektoriale, metodologji kjo qe mund te aplikohet ne disiplinen e lendeve narkotike.
Megjithese gjithnje e me shume po mendohet per krijimin e nje te drejte penale te perbashket apo rregullimi ligjor per ceshtjet (sektoret) qe jane bere problem nderkombetar, vihen re tkurrjet nga ana e autoriteteve shteterore per te mbajtur sa me te pacenuar legjislacionet si shprehje e sovranitetit te tyre. Keshtu edhe fryma e bashkepunimit134 s'ka qene ne nivele te larta. Shpesh hetimi gjyqsor, vecanerisht ato komplekse, vonohen ose lihen te kapercehen per qendrime te nje mbyllje te autoriteteve gjyqesore te vendit ku kerkohet. Por jane bere hapa perpara drejt bashkepunimit nderkombetar.
Organizma te tilla si: Interpoli, permbushen detyra konkrete per nje bashkepunim efikas, ndermjet policive te vendeve te ndryshme duke nenshkruar konventa multibilateriale per ekstradimet, si dhe ndihma gjyqesore ne fushen penale. Po ashtu dhe 0KB135 zhvillon prej kohesh nje pune efikase ne drejtim te sensibilizimit te shteteve anetare, per nje bashkepunimin nderkombetar ne luften dhe goditjen e trafikut te lendeve narkotike.
Nuk duhet harruar qe organizmat kriminale nuk kane probleme kufijsh dhe veprojne me siguri te plote ne te gjithe boten Keshtu qe cdo vonese ne bashkepunim nderkombetar per te goditur fenomenin, kthehen ne avantazhe te dukshme per organizime te tilla, te cilat dita dites shnderrohen gjithnje e me shume me efikase dhe te rrezikshme. Ne vazhdimesi te mendimit do te shohim legjislacionet penale te disa vendeve te Europes, menyren e rregullimit ligjor qe ata i kane bere veprave penale te narkotikeve, represionet qe ata ushtrojne mbi organizatat kriminale qe merren me trafikimin e droges se sa afrojne ata me njeri tjetrin dhe divergjencat qe ato kane, te cilat merren dhe nga kushtet dhe menyrat e gjithsecilit vend per te marre masa qe ato i konsiderojne te domosdoshme per te luftuar ne menyre sa me efikase kete krim nderkombetar.
5.2.Veprat penale te narkotikeve sipas Kodit Penal Gjerman

Veprat penale ne fushen e narkotikeve sipas Kodit Penal Gjerman136. Ne kapitullin VI parashikohet veprat penale dhe kundervajtjet.


Neni 29 i Kodit Penal Gjerman parashikon:

a- Denohet me heqje lirie me 5- vjet ose me gjobe kush:

1- Mbjell, prodhon lende narkotike pa leje perkatese, ben tregti me to pa leje tregtimi, importon, eksporton, shet lende narkotike pa lejen perkatese, dorezon ose sjell ne qarkullim, blen ose siguron ne menyre te tjera lende narkotike pa leje perkatese.

2-Prodhon nje substance, lende te pergaditur pa leje perkatese.

3-Zoteron lende narkotike pa patur nje leje me shkrim per blerjen e tyre.

4- Anulluar:

5- Ne kundershtim me Nenin 11, paragrafi i i ligjit 2, trajton (perdor) lende narkotike.


Yüklə 0,56 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   21




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə