Droga, nje sfide inteligjence, aspekte penalo-juridike dhe krahasuese te saj


Nga me siper, ne grupet kriminale shqiptare te droges dallojme keto vecori



Yüklə 0,56 Mb.
səhifə10/21
tarix15.10.2018
ölçüsü0,56 Mb.
#74324
1   ...   6   7   8   9   10   11   12   13   ...   21

Nga me siper, ne grupet kriminale shqiptare te droges dallojme keto vecori:
1-Ato kane aftesi te larte organizuese dhe vepruese. Kjo shprehet ne organizimin e struktures se grupit, te shtrire ne disa qytete te vendit ose edhe jashte vendit, ne drejtimin e centralizuar te grupit199 nga kryetari i tij, ne disiplinen e hekurt, bazuar ne represionin dhe likujdimin fizik, ne aftesine e larte vepruese per te eleminuar rreziqet e trafikimit.
2-Organizohen mbi bazen e lidhjes se gjakut, farefisnise ose krahinizmit. Kjo eshte pjese e mentalitetit shoqeror te shqiptarit, bazuar ne patriarkalizmin familjar. Grupet kriminale shqiptare shpesh emertohen me emrin e kryetarit te grupit ose me emrin e fisit qe dominon grupin. Lidhja e gjakut dhe farefisnia, rrit besueshmerine e grupit, fuqine konspirative te tij, mundeson ruajtjen e organizates, kur arrestohen pjestare te saj.
3-Pjestaret e tyre jane me moshe relativisht te re. Organizata kriminale te droges ne vendin tone u formuan ne vitet 90, pra jane te reja. Ne to u perfshine kryesisht elemente te rinj te inkriminuar ose me prirje kriminale, pasoje e plageve te shoqerise shqiptare dhe te totalitarizmit.
4-Kane shtrirje te gjere ne hapesire. Grupet kriminale te droges jane te shtrira ne pergjithesi ne disa qytete brenda vendet dhe ne disa shtete. Kjo shtrirje u jep mundesi te mbyllin gjithe ciklin e trafikut te droges, duke filluar nga blerja e saj ne vendet prodhuese, trafikimin ne Shqiperi200 e mandej ne shtetet fqinje, si dhe shperndarjen tek konsumatoret.
5-Karakterizohen nga agresiviteti dhe ekspasioni. Kjo eshte e lidhur me rreziqet e konkurencen gjate trafikimit por dhe me natyren e dhunshme te trafikanteve shqiptare, te formuar si rezultat i represionit psikologjik te totalitarizmit.
6-Lidhja e tyre me trafikante dhe mafien nderkombetare te droges. Kjo lidhje shprehet ne bashkepunimin e tyre me trafikantet e huaj dhe ne formimin e organizatave te perbashketa. Kjo mundeson realizimin e gjithe ciklit te trafikimit te droges, duke filluar nga blerja, deri ne shperndarjen tek konsumatori dhe ndihmon trafikantet ne njohjen e terrenit, te mjediseve te konsumatoreve dhe te strukturave
antidroge.

7-Lidhja e grupeve kriminale me politiken dhe administraten. Organizatat kriminale vendosin lidhje me individe te niveleve te larta te administrates dhe te politikes, per t'i siguruar mbeshtetje aktivitetit kriminal. Me nivelin e ulet te administrates, lidhjen e realizojne me lehte, duke u bazuar ne korrupsionin dhe shantazhin.


6.3. Kontigjenti i trafikanteve te droges
Duke analizuar trafikantet e droges, mund te bejme kete klasifikim te kontigjentit te tyre:
A -Trafikante, qe rrjedhin nga kontigjenti kriminal
Keta perbejne pjesen me te rrezikshme te trafikanteve te droges. Origjina kriminale i ben ato me te vendosur, me te organizuar dhe me te dhunshem. Me hapjen e kufive te Shqiperise, kontigjentit kriminal ekzistues iu krijuan kushte te favorshme per te zgjeruar aktivitetin keqberes201. Duke qene se trafiku i droges ishte nga me fitimpruresit, shume nga elementet kriminale u perfshine ne te. Trafiku i droges eshte i lidhur me trafikun e armeve, klandestineve dhe prostitucionit, prandaj edhe elementi kriminal i vjeter dhe i ri u perfshi ne te gjitha llojet e trafiqeve. Madje trafiqet e armeve, klandestineve dhe prostitucionit u bene promotor i trafikut te droges. Per te zhvilluar trafikun e droges, duhen para per blerjen e saj, per te trafikuar dhe per te korruptuar punonjesit e doganave, te policise e pushtetare te tjere. Keto para i krijon me shpejt trafiku i armeve, klandestineve dhe prostitucionit, ndersa investimi i tyre ne trafikun e droges i shton ne permasa te medha.
B - Trafikante nga rradhet e biznesmeneve
Ne kategorite e trafikanteve shqiptare, dallohen edhe kontigjente nga rradhet e biznesmeneve shqiptare e te huaj, me aktivitet ekonomik ne vendin tone. Biznesmenet jane futur ne trafik droge ne rrethana te ndryshme. Dallohen disa kategori:

- Trafikante qe me te vertete kane qene biznesmene te vegjel ose te mesem dhe me pas kane filluar trafikun e droges. Veprimtaria tregetare ne vendet e tjera, ne menyre te rastesishme i ka lidhur me trafikante te huaj dhe me pas, nen etjen e fitimit, jane zhytur edhe vete ne trafik.

- Trafikante, qe vijne nga rradhet e biznesmeneve te falimentuar. Te ndodhur para presionit te kreditoreve, apo per te mbajtur standartin ekzistues te jeteses, i kane kthyer syte nga droga dhe kane perfunduar ne trafikante te saj.

- Trafikante, qe biznesin e kane ushtruar krahas trafikut te droges, per te kamufluar pasurine, te ardhurat dhe daljet jashte shtetit.

- Trafikante, qe biznesin e kane tilluar me pas, per te pastruar para te pista.


C - Trafikante nga rradhet e personave nevojtare apo rrethanave te rastit
Ne kete kategori futen sidomos klandestinet, te cilet nuk jane ne gjendje te perballojne shpenzimet e udhetimit. Kjo eshte tipike per klandestinet202 e gomoneve. Mbartesit e droges gjate udhetimit, perjashtoheshin nga pagimi i rruges. Edhe drejt Greqise, shume shtetas shqiptare te kapur me droge, kane pohuar lidhjen e trafikut me nevojen per shpenzimet e udhetimit.

- Trafikante te huaj pa aktivitet ekonomik ne Shqiperi

Ne disa raste eshte verejtur trafikimi i droges nga te huajt, pa aktivitet ekonomik ne Shqiperi. Keta vijne ne vendin tone, blejne droge203 per llogari te vet ose te grupeve kriminale dhe pas kesaj rikthehen ne vendin e tyre. Kjo veprimtari eshte shoqeruar me arrestime brenda dhe jashte vendit. Sipas statistikave te UNPD-se, te janarit 2001. ne Zvicer vuajne denimin 1000 shqiptare, ndersa ne Itali dhe ne Greqi meth 300 te mitur jane denuar per trafik droge.


6.4 Pozita gjeografike ne "vija ballkanike"
Policia evropiane, krahas rrugeve tradicionale te realizimit te kriminalitetit204 te organizuar ne fushen e narkotikeve, njeh nje rruge te re te njohur me emrin "vija ballkanike", e cila konsiderohet e ndryshme dhe zanafillen e ka nga Afganistani i larget. Ky emertim eshte bazuar ne poziten gjeografike te rrugetimit te lendeve narkotike.

Keshtu nga Afganistani lendet e ndryshme narkotike kalojne neper Kaukaz deri ne Turqi. Kjo veprimtari kriminale ndahet ne disa drejtime: permes Bullgarise ne drejtim te Rumanise e Hungarise deri ne Ceki, ose "vija e eperme ballkanike", ose ne drejtim Bullgari - IRJM ("Maqedoni") Serbi - Hungari - Ceki, ose "vija e poshtme ballkanike". Te dy drejtimet e organizuar mire dhe te rrjedhshme takohen serish te "delta e droges'', ne Ceki, prej ku vijon shperndarja e metejshme neper vendet e Evropes Perendimore.

Sipas shume refereneave te autoreve te ndryshem qe merren me kriminalitetin e organizuar te lendeve narkotike, rrjeti narkomafioz i "vijes se Ballkanit" ka arritur deri ne ate pike sa te quhet "mafia". Interes te vecante ka njohja e krimit te organizuar ne fushen e narkotikeve ne disa nga vendet e "vijes ballkanike".
Greqia
Greqia konsiderohet si "Vend transitor i mjeteve narkotike” qe futen nga Bullgaria e shkojne ne Serbi dhe opiumet e ndryshme qe vijne nga Turqia e nga Lindja e Mesme kalojne neper Shqiperi per ne Itali. Nje pjese e narkotikeve te ndryshem, qofshin ato natyrore ose sintetike, transportohen ne krahun e kundert, nga Shqiperia, nga IRJM e nga Bullgaria per transport detar drejt Italise dhe Evropes Perendimore.

Substancat narkotike stimuluese transportohen nga Italia e me tej drejt Turqise dhe Lindjes se Mesme. Ne Greqi kultivohen disa sasi te substancave narkotike per tregun vendor. Vitet e fundit prodhimi i drogave sintetike ka njohur rritje. Konsumimi i narkotikeve, ne vecanti nga ana e te rinjve eshte ne rritje. Sipas te dhenave statistikore zyrtar ka te dhena se ne Greqi ka 40.000 narkomane.


Greqia ka programe per rehabilitimin, mjekimin dhe sherimin e personave qe konsumojne substanca narkotike. Ajo ka nenshkruar Konventen e OKB205-se kunder kriminalitetit te organizuar te substancave narkotike e te lendeve psikotrope (1988) si dhe ka ashpersuar ligjet kunder transaksioneve te paligjshme te parave te pista.

Greqise, problem kyc ne luften kunder kriminalitetit te organizuar te lendeve narkotike i paraqet vija e gjate e kufirit detar qe shume veshtire te kontrollohet si dhe korrupsioni i larte. (Burimi:sikurse referenca).


Hungaria
Hungaria konsiderohet si "qender strategjike dhe pike qendrore” e ruajtjes se jashteligjshme te lendeve narkotike qe vijne nga Rumania e nga Serbia. Keto lende mbahen fshehtazi per nje kohe derisa t'i kerkoje tregu e pastaj i transportojne ne Ceki.

Ne kete vend kultivohen disa narkotike per tregun vendor si dhe ka prodhim te pijeve narkotike sintetike i cili eshte ne rritje e siper. Numri i personave qe konsumojne lende narkotike eshte ne rritje. Aktualisht numerohen 150.000 persona narkotike.

Hungaria ka program kombetar per parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit te organizuar ne fushen e narkotikeve dhe qendra per rehabilitimin dhe sherimin e narkomaneve. Ajo ka nenshkruar Konventen e OKB-se kunder kriminalitetit te organizuar te substancave narkotike e te lendeve psikotrope206. Ka nxjerre dhe aprovuar nje pakete te ligjeve kunder transaksioneve te paligjshme me para te pista por ne implementimin e tyre vonon.

Sikurse vendet e tjera te rajonit, Hungaria ka probleme me korrupsionin dhe vonesa ne implementimn, e ligjeve per shkaqe financiare207 .


Kroacia
Kroacia konsiderohet si nje "qender strategjike” per narkomafiozet e vendeve te ndryshme dhe pika kryesore e tregtimit te jashteligjshem te heroines se Azise Jugperendimore e te marihuanes te Azise Juglindore. Ne kete vend tregtohet ne forma te jashteligjshme, por ne sasi te vogla edhe kokaina qe vjen nga Kolumbia.

Rruget e narkotikeve te jashteligjshem jane kryesisht drejt Rumanise, Bullgarise, IRJM-se (Maqedonise) dhe me tutje drejt Serbise. Statistikat tregojne se kultivimi i kanabisit eshte ne rritje. Ne Kroaci vitet e fundit ka filluar prodhimi i lendeve narkotike sintetike dhe konsumimi ne rritje nga ana e personave narkomane.

Kroacia ka nje program kombetar per parandalimin e kriminalitetit te organizuar me narkotike dhe nje institucion mjaft modern208, per mjekimin dhe sherimin e narkomaneve dhe per rehabilitimin dhe risocializimin e tyre ne forma te ndryshme. Kroacia ka nenshkruar Konventen e OKB-se kunder tregtimit te paligjshem te substancave narkotike dhe te lendeve psikotrope209. Ajo ka ashpersuar Ligjin penal kunder transaksioneve te paligjshme per parat e pista dhe te transaksioneve te tjera financiare. Ndryshimet ne ligj jane shoqeruar me operacione antidroge ne rritje dhe ne nivelin e kerkuar nga OKB-ja, ku me tonelata lendesh narkotike jane kapur ne Split, Dubrovnik e ne pikat kufitare me Serbine.

Ne Kroaci, sikurse edhe vendet e tjera te rajonit, problemet kryesore jane korrupsioni, dhe mungesa e kuadrit ligjor210.


IREM (Maqedonia)
Maqedonia konsiderohet si nje "pike qendrore e "Triades kineze" ne tregtimin e pa ligjshem te substancave narkotike211 e ne vecanti te atyre natyrore. Ne Maqedoni arrijne, ne forma te jashteligjshme, sasi te medha substancash narkotike nga Bullgaria.

Studimet kane treguar se substancat narkotike nga Maqedonia transferohen per ne Serbi e Rumani. Ne Maqedoni kultivimi i narkotikeve per nevojat e "Alkaloidit", qender farmaceutike per prodhimin e ilaceve eshte i vogel.

Substanca narkotike sintetike nuk ka por konsumimi i pijeve te ndryshme narkotike eshte ne rritje gjate ketyre viteve. Sipas nje statike vetem ne vitin 1999 numeroheshin 2990 narkomane, por sipas statistikes te Entit Republikan te Maqedonise kjo shifer nuk qendron.

Maqedonia nuk ka nje program kombetar per rehabilitimin, mjekimin dhe sherimin e narkomaneve dhe per parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit te organizuar ne fushen e narkotikeve. Maqedonia ka nenshkruar Konventen e OKB-se kunder tregtimit te


paligjshem te narkotikeve e te lendeve psikotrope, por i mungon kuadri ligjor212
Qiproja greke
Qiproja konsiderohet si "Vendi ku me se shumti kryhen transaksione te paligjshme me para te pista”. Ne kete vend narkotiket vijne nga Turqia dhe Lindja e Mesme, kurse pijet e ndryshme narkotike stimuluese hyjne me anijet qe lundrojne anasjelltas. Ne kete vend kultivohen narkotike vetem per nevojat e vendit dhe tregun vendor.

Nuk ka te dhena per prodhimin e narkotikeve sintetike. Konsumimi i substancave narkotike eshte nen minimum, dhe sipas statistikave ka mbi 300 persona narkomane.

Qipro ka program minimal per parandalimin e kriminalitetit te organizuar me substanca narkotike dhe nje qender per rehabilitimin e narkomaneve. Ajo ka nenshkruar Konventen e OKB-se kunder tregtise se palejuar me narkotike e te lendeve psikotrope213 dhe ka formuar nje njesi speciale e te vecante kunder transaksioneve te paligjshme financiare dhe nje njesi te vecante hetimore antidroge, te perbere nga Zyra e Prokurorit Publik, Zyra e Drejtorit te Doganave dhe Zyren e Shefit te Policise, por i mungon kuadri ligjor.214
Bullgaria

Per nga pozita e vet gjeografike, Bullgaria konsiderohet dhe eshte vend transitor i heroines dhe qe vjen nga Azia Jugperendimore, rruget e kriminalitetit te organizuar me narkotike ose drogave te llojeve te ndryshme shkojne kryesisht drejt Rumanise, IRJM-se (Maqedonise) dhe me tutje drejt Serbise. Ne Bullgari kultivohet kanabis sativa dhe ka filluar prodhimi i pijeve narkotike sintetike. Nga ana tjeter, Bullgaria po perballet me rritjen e rasteve te konsumimit te narkotikeve.

Ne kete vend supozohet se ka 3.000 narkomane. Per te parandaluar keto fenomene, Bullgaria ka nje program kombetar per parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit te organizuar me narkotike si dhe nje program per mjekimin, sherimin dhe rehabilitimin e personave narkornane. Ne vitin 1988, Bullgaria ka nenshkruar Konventen e OKB215-se kunder kriminalttetit te organizuar te substaneave narkotike e te jashteligjshrne dhe te
lendeve psikotrope.


Ne te njejtin vit, qeveria bullgare ashpersoi ligjin per prodhimin e lendeve narkotike te paligjshme dhe kunder transaksioneve te paligjshme me te para te pista. Me 1999, qeveria bullgare ka bashkepunuar aktivisht ne operacionet "antidroge" dhe kunder rrjetit te droges. Nje nder problemet me te cilat perballet qeveria bullgare ne drejtim te parandalimit dhe luftimit te kriminalitetit te organizuar ne fushen e narkotike eshte mungesa e kuadrit ligjor te kompletuar dhe korrupsioni etj"216.
Cekia
Cekia konsiderohet si vend ku depozitohen sasi te medha narkotikesh. Narkotiket, te llojit te opiumit, vijne nga Hungaria, ndersa disa lende narkotike stimuluese barten per ne Hungari. Ne Ceki kultivohen narkotike per nevoja vendore si dhe prodhohen disa narkotike sintetike dhe stimuluese per tregun vendor. Konsumimi i narkotikeve eshte ne rritje. Sipas statistikave, ne Ceki ka rreth 200.000 narkomane.

Ne Republiken Ceke ka nje program kombetar per rehabilitimin, mjekimin dhe sherimin e narkomaneve. Ajo ka nenshkruar Konventen e OKB217-se kunder kriminalitetit te organizuar me pije narkotike dhe te tregtimit te paligjshem te narkotikeve e te lendeve psikotrope. Ne kete kuader ky shtet e ka ashpersuar masat ligjore kunder transaksioneve te paligjshme financiare ne vitin 1996218.



Serbia
Serbia eshte pika qendrore e kriminalitetit te organizuar te substancave narkotike qe transportohen ne forma te ndryshme e te jashteligjshme nga IREM, Rumunia, madje edhe nga Rusia e Kina. Me pas, lendet narkotike transportohen neper kanale rrugore te ndryshme per ne Hungari, Austri dhe ne shtetet e tjera te Evropes Perendimore. Kultivimi i narkotikeve eshte ne nivel minimal, por ka nisur prodhimi i narkotikeve sintetike. Serbia regjistron nje nurner te madh narkomanesh - mbi 80.000 persona qe konsumojne narkotike madje shume te forte dhe nuk ka nje program per mjekimin, sherimin dhe rehabilitim te narkomaneve, pervec qe i dergon ne Rusi per mjekimin, sherimin dhe rehabilitimin e narkotikeve. Ajo ka nenshkruar Konventen e OKB-se kunder tregtise te paligjshme te narkotikeve e te lendeve psikotrope219. Korrupsioni i larte, trazirat e medha politike, mungesa e kuadrit ligjor dhe mjeteve financiare ka sjell nje mungese te efikasitetit te luftes kunder trafikimit te substancave narkotike220.
Rumania
Rumania konsiderohet pike transitore per substancat narkotike qe vijne nga Serbia e Bullgaria, te cilat eksportohen ne forma te ndryshme te jashteligjshme per Hungari. Ne kete vend kultivohen pak substanca narkotike, ndersa prodhime te substancave narkotike sintetike nuk ka.

Rumania ka program per rehabilitimin dhe mjekimin e sherimin e personave narkomane qe konsumojne narkotike. Ajo ka nenshkruar Konventen e OKB221-se kunder tregtise se paligjshme te narkotikeve e te mjeteve narkotike psikotrope. Rumania ka nje numer ligjesh kunder transaksioneve te paligjshme financiare ndaj parave te pista, por implementimi i tyre paraqet probleme per shkak te mungesave te mjeteve financiare, korrupsionit. Problemet kyce ne kete vend eshte mungesa e mjeteve financiare, korrupsioni dhe mungesa e kuadrit ligjor222.


6.5. Metodat dhe vendet e fshehjes se droges gjate trafkimit
Kriminaliteti i organizuar me lende narkotike realizohet me metoda te ndryshme, nder te cilat me i perhapur eshte transportimi i tyre duke ngjitur narkotike neper pjese te petkave qe kane te veshura. Gjate stines se veres, ne kohen e sezonit turistik, ne kohen kur komunikacioni eshte teper i dendur223 apo gjate festave te ndryshme, sasite e lendeve narkotike te transportuara jane me te medha.
Kontrabandistet e lendeve narkotike i fshehin ne paketime te vogla, sidomos lendet narkotike te pastra dhe qe kane nje cmim shitjeje me te larte224. Format e tjera te shpeshta jane fshehja e narkotikeve ne takat e kepuceve, neper perslluk te punuara enkas per qellime tregtie te palejuar me narkotike. Femrat shtatzena, narkotiket i fshehin nen pjeset e fundit te stomakut te cilat udhetojne zakonisht me femije te mitur, madje edhe nen moshen shtatevjecare. Kjo forme eshte zbuluar ne ata te trafikimit qe vijne nga SHBA-te dhe Amerika Jugore, nga vendet qe lidhin keto dy kontinente sic jane (Bolivia, Kolumbia, Perua, Ekuadori, Republika Domenikane)225.

Problem jashtezakonisht te madh paraqesin automjetet e medha me shenjen "TIR", me te cilet bartet malli nga Azia e Mesme dhe nga Lindja e Aferme per ne vendet e Evropes Perendimore. Automjetet e medha jane shume ideale226 pasi ne te shumten e rasteve gjate transportimit te prodhimeve te ndryshme i fshehin dhjetera kilograme lende narkotike. Per zbulimin e mjeteve narkotike nuk ia arrijne dot qe te zbulojne se ne ato ngarkesa me mallra te tilla ka lende narkotike.227


Shpeshhere organizatat narkomafioze shfrytezojne kamionin frigorifer per bartjen e lendeve narkotike, ku bashke me mallra te cilat prishen shpejt sic jane peshqit, bartin edhe lende narkotike nga Lindja per ne Perendim. Per ata eshte me interes importimi i fryteve ekzotike dhe te konservuara, pasi qe ekzistojne mundesi "ideale" dhe me leverdi te medha qe ne mes te mallrave te fshehin sasi te narkotikeve. Zakonisht keto metoda kriminale, grupet kriminale i perdorin kur frekuenca e udhetimeve, sidomos gjate sezonit veror, eshte e madhe dhe iu pershtatet punes se tyre per tregtim te jashteligjshem me lende narkotike.228
Gjithashtu, tregtaret i fshehin lendet narkotike edhe neper rezervuaret e karburanteve te automjeteve te tyre teper luksoze. Transporti i lendeve narkotike zakonisht kryhet nga shtetet e ndryshme te Azise per ne vendet e shteteve euro perendimore e deri ne SHBA. Duke pasur parasysh ate qe u tha me lart, per krimin e organizuar te lendeve narkotikeve ose drogave dhe format e ndryshme te realizimit te veprimtarise kriminale, ne kete forme tipike te kriminalitetit229, "numri i erret" eshte shume i madh. Perkunder numrit te madh "te erret", brenda vitit kapen mbi 20.000 persona qe merren me trafikimin e lendeve narkotike, cka deshmon qarte per rrezikshmerine e ketij kriminaliteti dhe rrezikun qe sjell ai si per nga format ashtu edhe per nga vellimi i tij ne bote.
Megjithate, studimet e kryera ne vendet evropiane sipas V. Hysit, tregojne se kriminaliteti i organizuar ka njohur nje perhapje te madhe vecanerisht pas viteve '90 dhe se ai shfaqet ne forma te ndryshme, nder te cilat tregtia e palejuar e substancave narkotike ose drogave eshte nder format me te shpeshta dhe dukuria qe po shqeteson te gjitha vendet e botes, ne vecanti SHBA-te dhe Evropen230. Lidhur me kete problem, autorja shkruan
se "ne vendet e Evropes Lindore dhe Qendrore po perballen me rritje te shpejte te rasteve te kultivimit, trafikimit dhe te perdorimit te drogave”.
Ajo cka eshte evidente sot, eshte rritja e rasteve te trafikimit dhe perdorimit te drogave te renda si heroina, kokaina, etj. Krahas lendeve narkotike ose drogave te pastra, pijet narkotike sintetike kane marre nje perhapje te madhe, vecanerisht ne vendet e Evropes
Lindore dhe Qendrore. Kete perhapje e kane kushtezuar deri ne nje fare
mase niveli i ulet zhvillimor i ketyre vendeve dhe pamundesia per te blere dhe konsumuar droga te pastra, cmimi i te cilave eshte shume me i larte.

Krahas importeve te lendeve narkotike ose drogave, sot shume vende po perballen me fenomenin e kultivimit te droges, sidomos te kanabis sativa. Ne vende te ndryshme te Evropes ku perfshihet edhe Shqiperia gjate ketyre viteve ka pasur nje tendence rritjeje te ultivimit te kanabisit, nderkohe qe nder prodhuesit kryesore te saj ne Evrope jane Spanja


dhe Holanda"231.
Pra, ne menyre te kuptueshme dhe fare qarte theksohet se shoqeria e sotme po perballet me dy probleme te medha: me perdorimin dhe konsumimin e lendeve narkotike ose drogave, alkoolit nga nje mase e gjere te rinjve si dhe me trafikimin e tyre kur thote se "me drogen lidhen shume aktivitete te tjera kriminale si kultivimi, trafikimi ose tregtimi i palejuar dhe i jashteligjshern i saj, shitja etj. Fakti qe droga prodhohet ne vende te ndryshme te botes dhe trafikohet nga Lindja drejt Perendimit ose brenda per brenda vendeve, tregon lidhjen qe ekziston midis saj dhe krimit"232.
Sot behen diskutime te shumta rreth perdoruesve te drogave dhe faktit nese keta te fundit jane ose jo delikuente. Te dhenat flasin per nje prirje te perdoruesve te droges233 per te qene delikuent. Pervec agresivitetit qe ata manifestojne ndaj pjesetareve ose te afermeve te familjes ne nje kohe jo shume te larget, ata perfshihen ne kryerjen e krimeve te ndryshme ose te veprave penale te ndryshme me qellim qe te sigurojne te ardhura (para) per te blere lende narkotike apo droge.
Trafikantet per t'i shpetuar policise, perdorim metoda dhe menyra te ndryshmet per fshehjen e droges. Menyrat varen nga lloji i mjetit, qe perdor trafikanti. Me poshte po japim disa metoda te fshehjes se droges, sipas mjetit te perdorur:
Gjate trafikimit me automjete
Metoda kryesore e fshehjes se droges eshte ajo ne karrocerite me fund te dyfishte te automjeteve, te cilat pergatiten posacerisht nga trafikantet. Kur karroceria eshte metalike vihet nje dysheme e dyte e tille duke krijuar nje boshllek midis tyre. Kur fundi i karrocerise eshte prej druri, pergatitet nje e dyte po prej druri me boshllek ne mes. Per te dalluar fundin e dyfishte duhet te vezhgohet dyshemeja, eshte e re apo e vjeter, duke e krahasuar me pjeset e tjera te automjetit, vezhgohet koha e saldimit si dhe vidat e gozhdet. Ne zbulimin e droges ndihmojne vecanerisht qente e droges.

Karroceria e dyfishte mund te behet ne dysheme, por edhe ne faqet anesore, mandej edhe ne tavan. Ne automjete droga fshihet edhe ne pjese te tjera te tij, si ne ngarkesen e automjetit, ne kolltuket e tij, ne serbatoret, poshte automjetit etj.


Yüklə 0,56 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   6   7   8   9   10   11   12   13   ...   21




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə