Eri ok ok pmd



Yüklə 0,9 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə13/22
tarix14.12.2017
ölçüsü0,9 Mb.
#15682
1   ...   9   10   11   12   13   14   15   16   ...   22

 E 

 E 


 E 

 E 


 E S

S

S



S

Shtunë 


htunë 

htunë 


htunë 

htunë 30 M

30 M

30 M


30 M

30 Mars 2013

ars 2013

ars 2013


ars 2013

ars 2013


14

GAZETA SOT

www.sot.com.al

s o c i a l e

Abonetë, lojë e pisët

Bashki-Ministri e

 Transportit-Ministri e

Financave-kompani transporti

Nga: Përparim HALILI

A

bonetë janë biznesi



më i madh që zhvil

lohet në linjat e trans

portit të udhëtarëve

në Tiranë. Po flasim për Tiranën,

mbasi kryeqyteti ka ngarkesën më

të madhe të këtij biznesi. Nisur nga

ky fakt, ne dje u interesuam në katër

burime, konkretisht në Ministrinë e

Financave, në Ministrinë e Transpor-

tit, në Bashkinë e Tiranës dhe në

Shoqatën e Transportit Publik. Në të

katër institucionet, morëm katër

përgjigje kontradiktore në dukje,

por që në thelb kishin një skemë e

cila ka lidhje me interesa që para-

qiten si "konflikt" mes palësh, por që

fshehin ortakllëk mes tyre. Shoqata

e transportit urban bën sikur "lufton"

me qeverinë dhe me Bashkinë e Ti-

ranës, për çmimin biletave dhe me

"formatin" e aboneve, por kjo "bete-

jë" ka rezultuar se ka qenë dhe mbe-

tet një pazar i pisët mes palëve, prej

të cilit përfitojnë ata që kanë në dorë

vendimet qeveritare, bashkiake, vu-

lat, firmat dhe përfitimet prej këtij

biznesi "VIP".

Bileta e urbanit sa 40% e një

buke, pronarët kërkojnë ta

bëjnë sa çmimi një buke

Pronarët e linjave të shërbimit

urbanë në Tiranë, të bashkuar në

"heshtje" si ortakë të Bashkisë Ti-

ranë, të Ministrisë së Financave dhe

të Ministrisë së Transportit, prej 10

ditësh kanë njoftuar me një

kërcënim publik, se do ta bëjnë

çmimin e biletës së shërimit urban

në Tiranë në masën 70 lekë të reja.

Aktualisht çmimi i biletës është 30

lekë, ose sa 40% e çmimit të një buke.

Presioni i "bosëve" të linjave urbane

shkon deri në atë kërcënim, sa ata

njoftojnë se do të bëjnë çmimin e bi-

letës së transportit urban në Tiranë

70 lekë, ose sa çmimi i një buke. Në

29 tetor 2012, kur firmat e transporti

urban në Tiranë, kërcënuan me

rritjen e çmimit të biletave dhe të

aboneve, Bashkia e Tiranës dhe op-

eratorët e transportit publik kanë fil-

luar një projekt të madh, të përmirë-

simit në mënyrë radikale të kush-

teve të shërbimit të transportit pub-

lik. Si rezultat i kësaj, po ndodhin

dhe do vazhdojnë të ndodhin

përmirësime të dukshme të shërbim-

it të transportit publik. Kështu ka

bërë sikur ka reaguar ky institucion

lidhur me deklaratat e ministrisë së

Transporteve lidhur me kritikat për

transportin publik, duke theksuar se

"efektet, të cilat kanë filluar t'i ndie-

jnë qytetarët, janë autobusët e rinj,

korsitë e dedikuara etj, por për të

mbështetur këtë punë të operatorëve

të transportit publik dhe Bashkisë

së Tiranës, është e nevojshme vënia

funksionim e disa ndryshimeve

të ligjeve dhe vendimeve ekzistuese

të Këshillit të Ministrave që janë në

Bileta e autobusit urban sa 40% e një buke, pronarët kërkojnë ta bëjnë sa çmimi i një buke

Abonetë e studentit

shiten 40% më shtrenjtë nga

familjarët e pronarëve të linjave

A

onetë e studentëve, të cilat duhet të shiten pranë univer



siteteve, në fakt shiten prej familjarëve të pronarëve të linjave

të shërbimit urbanë në Tiranë. Edhe pse një abone studenti e ka të fiksuar

çmimin 600 lekë në muaj, në fakt ato shiten me 1000 lekë në tregun e zi.

Nuk e dimë, se përse abonetë duhet t'i shesin firmat e autobusëve privatë

e jo bashkia, por dimë faktin, që tregu i tyre është kthyer në një treg të zi,

të pisët e shumë fitimprurës, duke u shitur në mes të ditës, në mes të

Tiranës, prej sekserë-familjarëve të bosëve të firmave të transportit ur-

ban. Edhe pse këto abone e ka me ligj, që duhet të prodhojw e t'i tregëtojë

Ministria e Financave dhe ajo e Transportit me institucionet e veta ligjz-

batuese, në fakt ato prej 20 vitesh po shiten rrugëve, kafeneve e auto-

busëve urbanë, me çmim 40% më të lartë se vlera reale e tyre. Ato, mund

t'i gjesh të shiten nën dorë, me dyfishin e çmimit. Abonetë e muajit prill

2013 që kanë dalë në treg, po shiten me çmim shumë më të lartë nga

vlera që është publikuar. Në pikat e autorizuara të shitjeve, nuk gjen

asnjëherë abone studenti, sepse shitja e tyre bëhet vetëm në "tregun e zi"

me çmim 400 deri në 600 lekë më shumë se çmimi real prej 600 lekësh.

Në Tiranë, ka disa linja autobusësh, të cilat kanë pikat e tyre të autori-

zuara për shitjen e aboneve. Kategoritë e studentëve, duhet të përfitojnë

ulje çmimi në transportin publik dhe aboneja për ta, shitet me gjysmën e

çmimit të abonesë së përgjithshme. Por studentët e kryeqytetit nuk kanë

mundësi që ta përfitojnë këtë abone. Në asnjë prej pikave të shitjes të

autorizuara nga Bashkia e Tiranës, nuk gjen abone studenti.

Abonetë në Tiranë, nën hetim

nga Autoriteti i Konkurrencës

D

y ditë më parë, në Tiranë, u arrestuan disa shitës të aboneve



të studentëve, me çmim afro 40% më të lartë se vlera reale e tyre.

Por nuk u arrestua asnjë pronar linjash urbane që furnizon këta matra-

pazë të ndyrë me abone të tilla, të cilat duhet të shiten jo nën dorë prej

sekserëve, por publikisht në pikat e shërbimit uran. Nisur nga ky skan-

dal-krim i organizuar për përfitime të pista prej vet pronarëve të shërbimit

urban, Komisioni i Konkurrencës ka vendosur hapjen e një hetimi të

thelluar, për të shqyrtuar nëse ka apo jo, shenja të kufizimit të konkur-

rencës në këtë treg. Ndërhyrja e Autoritetit të Konkurrencës në këtë treg

ka filluar pas ankesave të disa operatorëve për shpërndarjen dhe tregtimin

e aboneve. Hetimi i thelluar do të përqendrohet në tregun e tregtimin e

aboneve të përgjithshme dhe ato të studentit në shërbimin e transportit

qytetas në Tiranë.  Gjatë hetimit paraprak të zhvilluar në treg, janë vënë re

shenja të kufizimit të konkurrencës pasi Shoqata Kombëtare e Transportit

Urban, ka refuzuar të shpërndajë kartonat shoqërues të aboneve, sipas

sasisë së përcaktuar nga Bashkia e Tiranës. Autoriteti i Konkurrencës

gjithashtu, ka vendosur marrjen e masës së përkohshme për tregtimin e të

gjithë aboneve të studentit, nga operatorët që veprojnë në tregun e trans-

portit qytetas, sipas sasive të caktuara nga Bashkia e Tiranës.

Abonetë e studentëve do të

shiten me "kartë" universiteti

T

ë gjithë studentët që nuk kanë vërtetim nga sekretaritë e



universiteteve përkatëse ku kryejnë studimet, nuk mund të blejnë

abone të dedikuar. Një muaj pas trajtimit të problematikës për shitjen e

këtyre aboneve në mënyrë informale, me çmime më të larta, ku mund t'i

blinin edhe persona që nuk janë studentë, Shoqata e Transportit Qytetas ka

marrë masa. Në ditën e parë të shpërndarjes së aboneve për muajin mars,

tregtarët shprehen se ka sasi të mjaftueshme, por ato tregtohen vetëm me

vërtetim të posaçëm. Studentët e vlerësojnë si një masë të mirë këtë, pasi

kështu do të mund të pajisen me abone të dedikuar kundrejt tarifës së mirat-

uar nga bashkia e Tiranës prej 600 lekësh. Ndërkaq, në tregun e transportit

qytetas, këtë muaj sërish është kthyer në vëmendje problemi i aboneve me

dhe pa karton. Për muajin prill, Shoqata e Transportit Qytetas, ka hedhur

sërish në treg kartonin shoqërues të abonesë, pa logon dhe vulën e Bash-

kisë së Tiranës. Ndërkohë, qytetarët janë konfuz, se cilat nga këto abone

duhet të blejnë. Pak muaj më parë, bashkia e Tiranës vendosi me urdhër të

posaçëm që të gjitha llojet e aboneve të shiten pa kartonin shoqërues. Por,

duke pretenduar për falsifikim dhe abuzime, në kundërshtim më vendimin

e bashkisë Tiranë, shoqata ka hedhur sërish në treg këtë karton.

fuqi. Bashkia e Tiranës, deklaroi, se

këto kërkesa, operatorët e transpor-

tit publik i kanë paraqitur pranë

Ministrisë së Transporteve dhe Min-

istrisë së Financave kohë më parë,

por deri më tani nuk kanë marrë as-

një përgjigje", thuhet në deklaratën

e Bashkisë së Tiranës.

Aboneja si "Kartë Identiteti",

por një foto kushton

çdo muaj 300 lekë të reja

Ky është vendimi që ka marrë

Shoqata Kombëtare e Transportit

Urban. Duke nisur nga muaji prill

2013, aboneja do të bëhet 2 mijë lekë.

Kjo do të shoqërohet me fotografi

personale. Burime nga shoqata

bëjnë me dije, se marrja e një vendi-

mi të tillë është domosdoshmëri për

të luftuar abuzimet e qytetarëve, si

falsifikimet apo përdorimin e për-

bashkët, nga shumë persona

njëherësh. Shoqata Kombëtare e

Transportit Urban bën me dije se

duke nisur nga data 5 prill e këtij

viti, abonetë urbane duhet të jenë të

pajisura me fotografinë e personit që

e blen. Përfaqësuesit e saj shpjegojnë

se nisma për këtë vendim vjen si një

formë përpjekjeje për të minimizuar

abuzimet me abonetë e përgjithshme

dhe ato të linjave të veçanta të trans-

portit në kryeqytet. Në autobusët e

linjës urbane në kryeqytet është

afishuar prej disa ditësh një njoftim,

ku thuhet se për pajisjen me abone

urbane të interesuarit duhet të

paraqesin kartën e identitetit dhe një

fotografi personale, e cila do t'i

ngjitet kartonit. Sipas shoqatës nëse

prej datës 5 prill, aboneja do të vijojë

të paraqitet në autobusë pa fo-

tografinë përkatëse, do të konsidero-

het e pavlefshme, për rrjedhojë

qytetari është i detyruar të pagojë

çmimin e biletës, njësoj si ata që nuk

kanë fare abone. Vendimi i Shoqatës,

ka nxitur reagimet e para të qyteta-

rëve, të cilët janë të shqetësuar për

ndryshimin e rregullave të udhëtim-

it me autobusët urbanë, rregulla me

të cilat janë mësuar prej shumë

vitesh. Një vendim i këtij lloji u syn-

ua të arrihej edhe disa vjet më parë,

vetëm se fotografia nuk ishte e ngji-

tur, hiqej e vihej sipas dëshirës. Ndry-

shimi është se tashmë, shoqata

kërkon që fotoja të ngjitet në karto-

nin e abonesë, por kjo ka kosto,

sepse duhet të behet fotografi çdo

muaj dhe një fotografi, minimalisht

kushton 300 lekë të reja.

Institucionet shtetërore,

debat farsë me

shoqatën e autobusëve

Maskarada me rritjen e çmimit të

biletës së shërbimit urban në Tiranë,

tashmë është e lidhur me grupet e in-

teresi, të cilët kanë lidhje me pushte-

tin. Pa patur nevojë për komente, por

ndalemi vetëm në një fakt, në raportet

mes institucioneve zyrtare qeverisëse

dhe mes shoqatës e cilës kërkon ta

fiksoj sa çmimi i një buke, çmimin e

biletës së transportit urban Brenda Ti-

ranës. Nga njëra anë, Shoqata e Trans-

portit Urban e cila kërkon rritjen e

çmimit të biletës, për shkak se është

rritur çmimi i karburantit dhe se bash-

kia nuk i ka rimbursuar ata për inves-

timet. Nga ana tjetër, kundërpërgjigj-

ja e Bashkisë së Tiranës, e cila thotë se

nuk do të ketë rritje të çmimit të bi-

letës, pa marrë miratimin e saj. Kjo,

sipas kryetarit të bashkisë, Lulzim

Basha, për shkak se ky institucion

është në fazën e zhvillimit të një studi-

mi, përgjigjja e të cilit do të vërtetojë

plotësisht nëse është e nevojshme rrit-

ja e çmimit ose jo. Sipas Bashës, për

sa kohë procesi nuk është mbyllur, bi-

leta do të vazhdojë të shitet me 30 lekë

të reja, sa është aktualisht, përndry-

she operatorët e transportit do të

ndëshkohen me heqje licence.




Yüklə 0,9 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   9   10   11   12   13   14   15   16   ...   22




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə