Eri ok ok pmd



Yüklə 0,9 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə15/22
tarix14.12.2017
ölçüsü0,9 Mb.
#15682
1   ...   11   12   13   14   15   16   17   18   ...   22

 E 

 E 


 E 

 E 


 E S

S

S



S

Shtunë 


htunë 

htunë 


htunë 

htunë 30 M

30 M

30 M


30 M

30 Mars 2013

ars 2013

ars 2013


ars 2013

ars 2013


16

GAZETA SOT

k u l t u r e

www.sot.com.al

o p i n i o n

Mendësisia katundare,

sëmundja e politikës

bashkëkohore shqiptare

Nga Shenasi RAMA

ë këtë shkrim do të përqendro



hem në analizimin e mendësisë

katundare dhe në rolin që luan

kjo mendësi në shoqërinë

shqiptare. Në fushën e studimeve

shoqërore, ka një traditë të dallueshme që i vendos

kulturën dhe mendësitë popullore, mentalité

populaires, në qendër të analizës së proceseve

historike shoqërore. Në rastin shqiptar nuk ka

analiza të thelluara të mendësive popullore,

sidomos të evolucionit të mendësisë popullore

gjatë tranzicionit. Mendësia popullore është

analizuar gjerë e në thellësi gjatë kohës së

sistemit enverist si, për shembull, kur sjelljet tipike

katundare paraqiteshin si të gabuara apo të

prapambetura. Por, përplasja midis mendësisë

popullore dhe mendësisë që kërkonte të promo-

vonte e të nguliste në shoqëri sistemi enverist,

është subjekt që kërkon shumë vëmendje dhe një

analizë më të thellë, se sa janë mundësitë këtu.

Në këtë shkrim, qëllimi është që të vihet në

dukje natyra specifike e mendësisë sunduese

popullore ndër shqiptarët gjatë tranzicionit. Paria

flet për ideologji universaliste, si socializëm apo

liberalizëm. Unë mendoj se mendësia sunduese

është mendësia katundare. Argumenti im është se

mendësia katundare është problemi kryesor me të

cilin përballemi. Problemi dhe pengesa kryesore

në rrugën e transformimit dhe të modernizimit të

vërtetë të shoqërisë është procesi i katundarizimit

të gjithanshëm të shoqërisë. Mendësia katundare

është në themel të sjelljes së popullit dhe të parisë

sunduese. Mendësia katundare është tipari

kryesor i kulturës tonë kombëtare dhe politike

gjatë tranzicionit.

Megjithatë edhe pse ata janë katundarë apo

sillen si katundarë, vetë paria dhe prijatarët e saj

vijnë nga shtigje dhe përvoja të tjera. Në rastin e

parisë sunduese, që vjen në masë të madhe nga

njerëz të shkolluar dhe me përvojë pune sh-

tetërore për një kohë të gjatë, mendësia katundare

është vetëm një instrument kontrolli, për të ruajtur

pushtetin e tyre mbi shqiptarët. Prandaj edhe

duhet bërë dallimi midis katundarëve, që e shohin

botën në një mënyrë të caktuar dhe parisë, që e ka

përdorur dhe e përdor këtë mendësi pa besuar në

të. Megjithatë, një pjesë e saj ka arritur deri në atë

pikë sa e ka internalizuar këtë mendësi dhe janë

kthyer në origjinë. Por, nuk ka dyshim se

përdorimi dhe kultivimi i mendësisë katundare

ka qenë një zgjidhje e qëllimtë e parisë, me

synime të qarta të ruajtjes së pushtetit dhe të

interesave të shtresës së parisë. Pavarësisht

urbanizimit formal, d.m.th. të lëvizjes së masave të

gjera nga katundet në qytete, në tri valët historike

të viteve 1930-1942, 1950-70 dhe 1990-2000,

mendësia e masës dërmuese të shqiptarëve ka

qenë dhe ka mbetur një tipike mendësi katundare.

Argumenti këtu mund të përmblidhet në pak

fjali. Në vitin 1990, paria dhe intelektualët e kanë

pasur shansin historik që të ndaheshin me këtë

mendësi dhe të drejtonin shqiptarët në rrugën e

duhur. Ata qëllimisht zgjodhën rrugën më të keqe,

vendosën të ndjekin mendësinë katundare. Në

vend që të udhëhiqnin popullin, ata ndoqën vetëm

interesat e tyre të ngushta. Zgjidhja e tyre i ka

sjellë shqiptarët në këtë gjendje kritike. Rruga që

zgjodhën, i bënë përgjegjës të padiskutueshëm të

këtij krimi historik, sepse ata e zgjodhën këtë

rrugë me vetëdije të plotë dhe pa brejtjen më të

vogël të ndërgjegjes.

Ibn Khalduni, katundaria

dhe teoria e qarkullimit të parive

Në Prolegomenonin e tij të famshëm, Al

Mukaddima, mendimtari i shquar arab i shekullit

të 14-të, Ibn Khaldun paraqet një teori ciklike të

konfliktit shoqëror të bazuar në përplasjen midis

qytetërimit e barbarizmit. Në thelb, teoria e tij thotë

se barbarët (në rastin e tij, beduinët që vijnë nga

shkretina) pushtojnë zonat e qytetarizuara, që

tashmë janë të sofistikuara, por që janë të zhytura

në degjenerim.

Barbarët e rinj, që edhe këta vijnë nga

shkretina, i pushtojnë qytetet, të frymëzuar nga

një fe e re, apo nga interpretimi i ri i fesë, që ata

kërkojnë që të ripërtërihet. Barbarët e radhës (në

kontekstin e Ibn Khaldun, beduinët, katundarët e

shkretinës) fitojnë, sepse ata kanë kurajo, guxim

dhe vlera. Mbi të gjitha, ata fitojnë sepse për të

jetuar në shkretinë, ata kanë zhvilluar organizim

e strukturë të mbështetur në lidhje të fuqishme

tribale e të gjakut. Kur e përdorin fenë si ideologji

mobilizuese, ata ia arrijnë që të krijojnë kohezion-

in e nevojshëm e masën kritike, për të marrë

kontrollin e shtetit. Barbarët bëhen pakica e re e

organizuar dhe kompakte që hyn si thika në

gjalpë në një shoqëri në dekadencë morale dhe

politike. Barbarët i rivitalizojnë këto qendra. Ata e

rindërtojnë shtetin dhe e bëjnë efektiv. Mirëpo, për

tre-katër breza edhe ata vetë degjenerohen e

bëhen të pazotët për të mbajtur pushtetin. Duke u

mbështetur tek e njëjta fe, barbarët e rinj organizo-

hen në katundet e tributë e tyre dhe marrin

kontrollin e shtetit. Kjo teori njihet si teoria e

qarkullimit të parive.

Një aplikim sipërfaqësor i teorisë së Ibn

Khaldun në rastin shqiptar do të paraqitej kështu.

Çdo tre-katër breza, një masë katundarësh, të etur

për prona e për pasuri, turma malësorësh heroikë,

të lidhur në strukturë tribale apo me një ideologji

të caktuar, të drejtuar nga një grup individësh që

kërkojnë pushtet, merr me forcë kontrollin e

shtetit. Kur fitojnë, këta zhvendosin parinë e vjetër

dhe e vënë shtetin në shërbim të këtij grupi.

Katundarët e thjeshtë nxjerrin kunjat e vjetër në

nivelin e katundit me bashkëkatundarët e tyre

respektivë e, natyrisht, grabisin, vrasin e vjedhin

çka iu del përpara, në emër të barazisë e të ligjit të

më të fortit. Por, dalëngadalë, paria e asaj mase

njerëzish sofistikohet dhe fillon që ta përdorojë

shtetin për qëllimet e veta. Për më tepër, ajo vepron

kështu duke ndjekur logjikën e forcimit të shtetit.

Në rastin tonë, një shembull i mirë është Ahmet

Zogu, aristokrati katundar nga Burgajeti i Matit.

Një rast tjetër është Enver Hoxha, nipi i kryeka-

tundarit të Gjirokastrës (siç përcaktohet në një

dokument të vitit 1916), apo Mehmet Shehu, i biri

i sheikut të Çorrushit. Gjatë tranzicionit, kryeka-

tundarët më të njohur janë Sali Berisha nga

Viçidoli, Gramoz Ruçi nga Salaria, Fatos Nano

nga Lunxhëria dhe Ilir Meta nga Skrapari.

 Brezi i parë i shtresës sunduese e mban

pushtetin me forcë. Ata i kthejnë katundarët në

vendin e tyre, i mbajnë me rrogë, iu japin pasurinë

e humbësve, apo bëjnë një reformë agrare. Kur

kanë mundësi, ndërtojnë shtetin efektiv. Brezi i

dytë i parisë bëhet politik dhe sundon me

dinakëri e me zgjuarsi. Ky brez e mban pushtetin

duke përdorur monopolin e dijes e rrjetin e

lidhjeve, që e bëjnë të pazëvendësueshëm e

legjitim, në sajë të fitimit të pushtetit nga ana e

brezit të parë. Brezi i tretë bëhet artistik. Këta i

harrojnë origjinat e veta katundare e sinqerisht

besojnë se janë kryeqytetas të vërtetë. Në vijim,

brezi i katërt, vjen i degjeneruar e i zvetënuar. Ky

brez është kozmopolit në vlera, i prirur për qejfe

dhe i pazoti të sundojë. Në këtë pikë, sipas teorisë

së Ibn Khaldun, pritet vërshimi i një masë tjetër

malokësh e katundarësh, që i zhvendos edhe

këta pjestarë të parisë. Kështu, cikli i qarkullimit

të parive fillon prej fillimit. Ai duhet të rinisë me

tribu të reja e me një ideologji të re. Gjithnjë, në

dukje, por vetëm në dukje ama, shteti është në

shërbim të interesit të katundarëve të rradhës. Në

fakt, fitimtarja e vërtetë është gjithmonë paria

sunduese e grupit të katundarëve, të mobilizuar

në bazë të interesave të veshura me ideologjinë e

kohës. Problemi shqiptar është se katundarizimi

ka shkuar në drejtim të kundërt. Tashmë edhe

paria sillet sipas mendësisë katundare, duke

mos lejuar as formësimin e daljen e alternati-

vave, por edhe duke e zvetënuar shoqërinë deri

në atë pikë sa gjendja duket tërësisht e pash-

presë.

Ibn Khalduni dhe rasti shqiptar



Në rastin shqiptar, përvojat tona tregojnë se

kjo teori e qarkullimit të parive nuk është e

aplikueshme apo e vërtetueshme për disa arsye.

Nga një anë, gjatë një shekulli që e kemi pasur

shtetin tonë të pavarur, ne i kemi ndërruar paritë

sunduese shumë shpesh. Nga ana tjetër, paritë

janë zëvendësuar përmes një lufte formale

ideologjike të pamëshirshme. Projektet që janë

ndjekur kanë qenë modernizuese, por kanë

rrjedhur nga tradita krejtësisht të kundërta

ideologjike dhe kanë qenë të mbështetura në

konceptime krejtësisht të ndryshme të realitetit.

Në dy raste (1944 dhe 1990) paritë nuk janë

marrë thjesht me kontrollin e shtetit, por me

ndryshimin rrënjësor të shoqërisë. Në vitin 1912

e deri më 1939 në krye të shtetit ishin bejlerët e

vërtetë, mehmurët me shkollë, dhe figurat e

bashkësive fetare. Në vitin 1944 në krye erdhën

katundarët dhe pinjollët e shtresave të mesme

me gjysmë shkolle në Perëndim. Në vitin 1990

në krye mbeti paria sunduese, tashmë shumë e

sofistikuar në përvoja dhe e zgjeruar me

intelektualët dhe profesoratin universitar.

Asnjëri grup nuk ka ndenjur në kontroll të

shtetit më shumë se dy breza. Tradita jonë, në

kohë kaq të shkurtër, njeh zëvendësimin,

zgjerimin, transformimin, por edhe eliminimin e

parive nga fitimtarët e radhës. Grupi i ri fitimtar,

jo vetëm që e ka spostuar parinë sunduese të

deriatëhershme nga rolet kryesore, por edhe

shpesh i ka mënjanuar apo zhdukur fizikisht.

Kështu ndodhi në vitin 1944 me ata elementë të

parisë sunduese të deriatëhershme, që nuk u

larguan. Metoda e preferuar e eliminimit të

parisë gjatë tranzicionit ka qenë kooptimi ose

mërgimi i detyruar.

Struktura e veçantë e organizimit tonë

shoqëror ka çuar në formësimin e disa paradok-

seve unike shqiptare. Përfundimi kryesor që

duhet vënë në pah është se, në vend të ndërtimit

të shtetit, qoftë edhe në shërbim të vet, paria

sunduese e rradhës është treguar po aq, në mos

më shumë e katundarizuar se vetë katundarët që

e sollën dhe që e mbajnë në pushtet. Ky është

paradoksi i vërtetë i politikës shqiptare. Ndërtimi

i shtetit dhe i strukturave nuk bëhet për të

ndërtuar një shtet, që do të ishte në shërbim të të

gjithëve. Ndërtimi i shtetit dhe i strukturave

bëhet për të ruajtur kontrollin e klanit të caktuar

katundar, ose të aleancës së disa klaneve

katundare, mbi ngastrën e pushtetit. Politika që

luhej në krye të shtetit ishte një ripërsëritje e

sjelljes së katundarëve në katund. Kjo ndodh

për shkak se shoqëria shqiptare e mbi të gjitha,

paria sunduese, ka mbetur pre e mendësisë

katundare që nuk i lejon shqiptarët që të bëjnë

shtetin që duhet. Mungesa e shtetarëve të

mirëfilltë, mungesa e një etike dhe morali

publik, të rrënjosur në një ideologji që iu

shërben të gjithëve, sundimi i një mendësie

arriviste dhe materialiste katundareske, janë

karakteristika të parive shqiptare. Prandaj

edhe teoria ciklike e Ibn Khaldun nuk është e

aplikueshme në rastin shqiptar.



Barbarët e rinj, që edhe

këta vijnë nga shkretina, i

pushtojnë qytetet, të

frymëzuar nga një fe e re,

apo nga interpretimi i ri i

fesë, që ata kërkojnë që të

ripërtërihet. Barbarët e

radhës (në kontekstin e Ibn

Khaldun, beduinët, ka-

tundarët e shkretinës) fi-

tojnë, sepse ata kanë kura-

jo, guxim dhe vlera. Mbi të

gjitha, ata fitojnë sepse

për të jetuar në shkretinë,

ata kanë zhvilluar organiz-

im e strukturë të mbështe-

tur në lidhje të fuqishme

tribale e të gjakut. Kur e

përdorin fenë si ideologji

mobilizuese, ata ia arrijnë

që të krijojnë kohezionin e

nevojshëm e masën kri-

tike, për të marrë kontrol-

lin e shtetit. Barbarët

bëhen pakica e re e organi-

zuar dhe kompakte që hyn

si thika në gjalpë në një

shoqëri në dekadencë mo-

rale dhe politike. Barbarët i

rivitalizojnë këto qendra.

Ata e rindërtojnë shtetin

dhe e bëjnë efektiv. Mirë-

po, për tre-katër breza

edhe ata vetë degjenero-

hen e bëhen të pazotët për

të mbajtur pushtetin. Duke

u mbështetur tek e njëjta

fe, barbarët e rinj organi-

zohen në katundet e

tributë e tyre dhe marrin

kontrollin e shtetit. Kjo

teori njihet si teoria e

qarkullimit të parive...




Yüklə 0,9 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   11   12   13   14   15   16   17   18   ...   22




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə