Eri ok ok pmd



Yüklə 0,9 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə17/22
tarix14.12.2017
ölçüsü0,9 Mb.
#15682
1   ...   14   15   16   17   18   19   20   21   22

 E 

 E 


 E 

 E 


 E S

S

S



S

Shtunë 


htunë 

htunë 


htunë 

htunë 30 M

30 M

30 M


30 M

30 Mars 2013

ars 2013

ars 2013


ars 2013

ars 2013


18

GAZETA SOT



www.sot.com.al

o p i n i o n

Çfarë kërkon AK, fitore djathtas pa

Berishën, apo fitore majtas pa Ramën?

Nga Noel HAJDINI

T

ë gjitha sondazhet flasin se



në Shqipëri do të bëhet

rrotacioni politik në zgjedh

jet e përgjithshme të këtij

viti. E thotë dhe e rithotë

këtë gjë ambasadori amerikan, zoti Ale-

ksandër Arvizu, e thotë ambasadori i

OSBE-së në Tiranë z. Eugen Wolfarth, e

thotë ambasadori i KE në Tiranë, z. Ettore

Sequi, e thotë Komisioneri Europian për

Zgjerimin, z. Stefan Fyle, etj, etj. Pra, as që

diskutohet se rrotacioni politik do të

ndodhë me këto zgjedhje të 23 qershorit

2013. Fushata sapo ka nisur zyrtarisht.

Formacionet politike parazgjedhore, ende

vazhdojnë "rregullimet" e tyre. Duket se

"gjeneralët" e të dy forcave të mëdha politike

e kanë marrë mëse seriozisht betejën: Njëri

për të mos e dorëzuar "kështjellën", tjetri për

ta marrë me çdo kusht atë, përmes sistemit

të ruajtjes së votës. E gjithë vëmendja, për

spektrin e majtë është përqendruar tek

ruajtja e votës, pas pësimeve të njëpasn-

jëshme në votimet e kaluara.

Pozicioni më i diskutueshëm në këtë

prag-beteje është ai i Aleancës Kuq e Zi.

Perceptimi në opinionin publik për këtë

forcë politike është se "po u fut AK në

aleancë me PS, Berisha "e lë kështjellën".

Në të kundërt PD dhe LSI, në aleancën me

të djathtët e tjerë do të gëzojnë fitoren më të

madhe historike në gjithë këtë periudhë të

pas shembjes së komunizmit në Shqipëri.

Berisha do vazhdojë të jetë kryeministër i

vendit, kurse PS dhe AK, FRD do vazh-

dojnë të bëjnë opozitën edhe për katër vite

të tjera. Ky sistem zgjedhor nuk jep shanse

kurrë për FRD dhe AK që ato të kenë

mundësi "katapultimi" në "pallatin e

Qeverisë". Kjo është situata. Ngado që ta

rrotullojnë timonin, rrugët janë të bllokuara

për këto parti të reja. Versioni i Ramës, se

"ne do t'i fitojmë këto zgjedhje, edhe të

vetëm", është shumë dyshues për pragma-

tistët. Shumë të majtë sot mendojnë se "sado

e fortë të jetë PS-ja, Berisha prapë do të

vjedhë vota. Kështu që, sado dhe sido që të

vjedhë vota ai, përsëri nuk do të mund "të

korrë dot fitoren historike", nëse PS dhe AK

do të jenë bashkë në koalicion. Lexuam dje

një intervistë të prof. Myslym Pashait në një

të përditshme. Shihet që ka sinjale afrimi

kur thuhet se "ne si AK, do synojmë të

hyjmë në bisedime me PS". Atëhere ekua-

cioni behët i qartë: Nëse qysh tani saktëso-

hen konturet e koalicionit PS-AK, atëhere

mund të binden shqiptarët se do të ketë

rrotacion më 23 qershor 2013. Ndryshe,

shqiptarëve do t'u duhet të kurorëzojnë

"Çavez"-in e përjetshëm shqiptar, me emrin

Sali Berisha.

Koalicioni i majtë i ka të gjitha arsyet të

zgjerohet, të forcohet dhe të kompaktësohet.

I ka të gjitha mundësitë. Alternativa e

"Rilindjes", sado mangësi të ketë, është më e

besueshmja për opinionin, përballë një

qeverisje aktuale të konsumuar, të korruptu-

ar në mënyrë të pandreqshme, të zhytur në

shkelje flagrante të të drejtave të njeriut,

etj., etj. Tani, Berisha po luan teatër. Është

para zgjedhjeve dhe ka preferuar t'i bëjë të

gjitha rolet. Ka zbritur në bazë, me trajsën e

premtimeve pa fund, thua se nuk i kishte në

dorë deri tani ato gjëra kur u thotë se "do ua

plotësojmë patjetër, atë e këtë…". Në këto

70-80 ditë që kanë ngelur, ai ka vendosur të

bëhet brigadier, veteriner, përgjegjës sektori,

fermer i thjeshtë, zooteknik, peshkatar,

specialist ujërash, frutikulture, vreshtash,

arrorësh, gjithçka, gjithçka. Dhe po në të

njëjtën ditë të bëjë edhe mbledhje qeverie.

Një sportivitet për t'u admiruar, vërtetë. Po a

mjafton kaq që vetë Berisha të jetë opti-

mist? Them se po. "Kalin e Trojës", LSI-në,

Berisha, "e ka blerë" përfundimisht, sado

shtrenjtë. Të tjerë "Kuaj Troje" ai me siguri që

do të presë sërish gjatë kësaj fushate

parazgjedhore. Shembulli i parë u dha në

këtë aspekt: Preç Zogaj. Por Berisha i ka

bërë mirë hesapet. Ai pret t'i trokasin në

derë edhe "preçër" të tjerë. Ai mund të bëjë

gjithçka, me këtë derexhe ku është katandi-

sur politika shqiptare sot. Tashmë morali

politik ka kohë që ka vdekur. Dhe moçal-

ishtja kutërbon erë të keqe. Pikërisht ky

është edhe mjedisi politik më i përshtat-

shëm për Berishën. Të qeverisësh pa moral,

është mrekulli për të gjithë liderët autoritarë

që ka Bota sot. Nga ky këndvështrim, AK

duhet ta shohë mirë pozicionin e saj. Që të

mos thotë nesër, "gabuam, nuk duhej të

hynim në këto zgjedhje, pa një aleat të fortë,

si PS-ja". Dilema nuk ka më: Me koalicion-

in PS-AK, Berisha ikën. Pa këtë koalicion,

Berisha është i përjetshëm kryeministër.

Zgjidh e merr.

Rasti "Kushi"

dhe një

shikim ndryshe



Nga Petrit QEJVANI

M

enjëherë pas prezantimit të



znj. Evis Kushi si kandi

date për deputete të PS-së

nga kryetari Rama, vjen një

denoncim i rrufeshëm ndaj saj, nga ana e

Kryetares së Parlamentit, Topalli, sipas së

cilës Kushi ka nënshkruar si shumë të tjerë,

një peticion anti Rama, ku një grup intelektu-

alësh të vënë në rresht me ose pa dëshirë i

kërkojnë atij të mos na pengojë të hyjmë në

Europë, por të lejojë deputetët socialistë të

votojnë tre ligjet e "famshme" që na lanë

jashtë Europës…

Fletushkën me firmën e Kushit, Topalli e

tundi në Kuvend duke e bërë publike para të

gjithëve. Domethënia e këtij akti, ishte: Ja

kush janë deputetët tuaj të ardhshëm, gjë që e

shprehu edhe me fjalë. Disa analistë bënë

komentet e tyre lidhur me këtë veprim dhe për

dy personazhet e implikuar, të dyja femra,

Kushi dhe Topalli... Unë nuk do merrem me

zonjën Topalli. Ajo është në të drejtën e saj të

bëjë diversion në kampin kundërshtar, se

është politikane dhe se është edhe në fushatë

elektorale, dhe jo në një fushatë dosido, ku

nxirja e kundërshtarit është pjesë e lojës.

Ndonëse nga një pikëpamje, denoncimi i saj

më duket nonsens.

PD është një makineri e sofistikuar

propagande dhe diversioni, që nuk le rast t'i

shpëtojë pa e amplifikuar dhe manipuluar.

Dhe socialistët lënë jo rrallë të çara në radhët

e tyre për të depërtuar diversioni i PD-së. Po

pse ndodhi kjo dhe a mund të evitohej? Kjo

ndodhi, përpos të tjerash për shkak të

anashkalimit të strukturave të partisë në

bazë, pra, për shkak të kontakteve të shkurtra

të lidershipit me të interesuar (i) ën. Por dihet

që kontaktet e shkurtra "djegin qarkun", sipas

ligjeve të elektricitetit, të Fizikës. Kështu, krejt

rastësisht dalin edhe defektet e caktimit të

listave nga kryetarët e partive, si metoda jo

demokratike dhe problematike. Një individ

është i predispozuar të gabojë më shumë se

forumet, sado i ditur të jetë. Prandaj besoj se

kolegjialiteti dhe pyetja e forumeve nuk janë

elemente të vjetruara, por forma efiçente

demokracie në parti. Megjithëse në këtë rast

nuk mund të mos të ketë edhe përqasje

klienteliste përzgjedhjeje. Dhe, si simpatizant

i së majtës, nuk më vjen hiç mirë që PS-ja iu

lutet me vite disa të tillëve (sipas vetë deklari-

meve të kryetarit Rama gjatë prezantimit) të

pranojnë ofertën e saj për t'i bërë deputetë, a

thua s'ka të tjerë!..

Pa dashur ta akuzojmë znj. Kushi, le të

analizojmë deklaratën e saj justifikuese: Kam

hedhur firmën në mirëbesim mbi një letër të

bardhë, pasi m'u tha se ishte fjala për një

nisëm jopolitike, ku kërkohej bashkëpunimi

i të gjitha forcave politike në funksion të

integrimit." Do të më dukej më normale sikur

këtë denoncim, përveç të kandiduarës, ta

bënin strukturat e PS-së të Elbasanit para

lidershipit socialist, se sa znj.Topalli. Mirëpo

në rastin më të mirë, të sapokandiduarës i

mungon shqisa politike, pra nuk bën për atje

ku e kandidojnë. Shfajësimi i saj është

foshnjor, i pabesueshëm. Më gënjyen do të

thotë ajo, por më thanë se është për bash-

këpunim të forcave politike për integrimin(!?),

domethënë s'e kanë gënjyer fare... Nuk e di

ajo që ka mbi dy vjet që PD e akuzon Ramën

si bllokues të integrimit?! Ku banon ajo, këtu

apo në Hënë? Nuk e ndjek fare jetën politike

ajo dhe befas do të katapultohet për deputete!

Kjo është një shuplakë edhe për Ramën, që

nuk duhet të sillet me partinë si ta kishte

çiflig të të atit.

Sigurisht, partia ka nevojë dhe mund të

zgjedhë edhe jashtë strukturave të partisë, por

kjo nuk mund të bëhet vijë. Shpesh, kjo

argumentohet me atë që në strukturat e

partisë nuk mund të përfshihen kapacitetet

më të mira intelektuale dhe profesionale. Kjo

është e vërtetë, por në përfaqësimin politik

duhet edhe materia politike e kandidatit,

afiniteti politik dhe ideologjik me partinë. Kjo

është përvojë botërore dhe shqiptare. Dalja

jashtë partisë për "të peshkuar" kandidatë,

nuk duhet të jetë qëllim në vetvete. Kur një

kandidat s'e lidh asgjë shpirtërore me një

parti politike, nesër e ke me një parti tjetër që i

hap vend. Pra këtu ka thjesht llogari, asgjë

më tepër. Pa le moral! Dhe jeta politike

shqiptare jep plot shembuj të tillë, të zhveshur

nga idealizmi.

Në rastin konkret nuk e kuptoj pse është

ë domosdoshme kjo kandidaturë. As për

ndonjë background "shpëtimtar" profesional,

dhe besoj, as për militantizëm nuk besoj se

bëhet fjalë. Atëhere për merita të veçanta

intelektuale?! Sado të përpiqen kryetarët e

partive, bile edhe kur e kanë sinqerisht, të

tërheqin pranë tyre intelektualë dhe profe-

sionistë, gjithmonë parlamenti shqiptar nuk

mund të tërheqë intelektualët më të mirë të

vendit. Jashtë parlamentit ka dhjetra "parla-

mente" më të sofistikuara profesionalisht dhe

me integritet moral shumë të lartë. Prandaj

justifikimi se po zgjedhim ca vlera "të

rralla"është naiv dhe nuk mund të na sugjes-

tionojë. Bile, të tilla veprime demoralizojnë

militantët e partisë në pragun e kësaj beteje të

vërtetë elektorale.

Pa patur frikë se gabojmë mund të themi

se, me pak përjashtime, parlamenti shqiptar

aktual, që drejtohet nga Topalli, është nën

nivelim mesatar të intelektualëve shqiptarë

dhe më i dobëti cilësisht pas atij të viteve '20

apo '30 të shekullit të kaluar, bile më i dobët

edhe se ai i E. Hoxhës i viteve 1946-1947 .

Dhe kjo është një arsye e fortë pse ne jemi

kështu si jemi.

Fletushkën me firmën e Kushit, Topalli e tundi në Kuvend duke e

bërë publike para të gjithëve. Domethënia e këtij akti, ishte: Ja

kush janë deputetët tuaj të ardhshëm, gjë që e shprehu edhe me

fjalë. Disa analistë bënë komentet e tyre lidhur me këtë veprim

dhe për dy personazhet e implikuar, të dyja femra, Kushi dhe

Topalli... Unë nuk do merrem me zonjën Topalli. Ajo është në të

drejtën e saj të bëjë diversion në kampin kundërshtar, se është

politikane dhe se është edhe në fushatë elektorale, dhe jo në një

fushatë dosido, ku nxirja e kundërshtarit është pjesë e lojës.

Ndonëse nga një pikëpamje, denoncimi i saj më duket nonsens...

Koalicioni i majtë i ka të gjitha

arsyet të zgjerohet, të forcohet

dhe të kompaktësohet. I ka të

gjitha mundësitë. Alternativa e

"Rilindjes", sado mangësi të

ketë, është më e besueshmja

për opinionin, përballë një

qeverisje aktuale të konsumuar,

të korruptuar në mënyrë të

pandreqshme, të zhytur në

shkelje flagrante të të drejtave

të njeriut, etj., etj. Tani, Berisha

po luan teatër. Është para

zgjedhjeve dhe ka preferuar t'i

bëjë të gjitha rolet. Ka zbritur në

bazë, me trajsën e premtimeve

pa fund, thua se nuk i kishte në

dorë deri tani ato gjëra kur u

thotë se "do ua plotësojmë

patjetër, atë e këtë…". Në këto

70-80 ditë që kanë ngelur, ai ka

vendosur të bëhet brigadier,

veteriner, përgjegjës sektori,

fermer i thjeshtë, zooteknik,

peshkatar, specialist ujërash,

frutikulture, vreshtash, ar-

rorësh, gjithçka, gjithçka...



Yüklə 0,9 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   14   15   16   17   18   19   20   21   22




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə