Eri ok ok pmd



Yüklə 0,9 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə2/22
tarix14.12.2017
ölçüsü0,9 Mb.
#15682
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   22

GAZETA SOT



E S



S

S

S



Shtunë 

htunë 


htunë 

htunë 


htunë 30 M

30 M


30 M

30 M


30 Mars 2013

ars 2013


ars 2013

ars 2013


ars 2013

3

g

www.sot.com.al



p o l i t i k e

Topalli në konflikt me

Berishën për dekretet e Topit,

kryeparlamentarja bllokadë

kandidaturave për interesa klanore

Adriatik DOÇI

Z

bardhen prapaskenat



e bllokimit të de

kreteve të Presidentit,

Bujar Nishani, në Ku-

vendin e Shqipërisë, për dy gjykatat

më të rëndësishme në vend,

Gjykatën e Lartë dhe atë Kush-

tetuese. Strumbullari i skandalit me

dekretet, i përplasjes së fundit PD-

LSI dhe i atentatit ndaj Kushtetutës,

është pikërisht kryetarja e Kuven-

dit, Jozefina Topalli, pretendente për

pasardhëse e Berishës dhe që për-

faqëson sot klanin më të fuqishëm

në Partinë Demokratike. Gjithçka

lidhet me kandidaturat e propozuar

që në vitin 2011 nga Bamir Topi, për

anëtarë të Kushtetueses, por që, në

shkelje flagrante të Kushtetutës së

Shqipërisë dhe të Rregullores së Ku-

vendit, mbahen peng nga zonja To-

palli për interesa klanore. Sipas

burimeve, dekretet ish-presidentit

Bamir Topi, për anëtar të Gjykatës

Kushtetuese, janë kthyer në mollë

sherri midis kryeminsitrit Berisha

dhe kryeparlamentares Topalli.

Edhe pse kryeministri Berisha nuk

ka pasur asnjë rezervë për dekretet

në fjalë, zonja Topalli i mban pezull

dekretet, duke mos i hapur rrugë për

t'i futur në procedurën parlamen-

tare. Po sipas burimeve, kryeminis-

tri Berisha ka qenë dakord me de-

kretet, madje edhe ka kërkuar të

shqyrtohen sipas rregullores, por

Topalli është kthyer në bllokadë,

duke vendosur veton për "ngrirjen"

e kandidaturave. Pas qëndrimit të

Topallit fshihet hakmarrja nga Ber-

ishës, i cili nuk pranoi kandidaturën

e Sandër Simonit, i propozuar nga

Topalli për President i Republikës.

Po ashtu, Berisha nuk pranoi as

kandidatin tjetër të propozuar nga

Topalli për postin e Prokurorit të

Përgjithshëm. Në shenjë hakmar-

rje Topalli nuk votoi për Llallën. Por,

pas bllokadës së Topallit fshihen

edhe interesat klanore, pasi sipas

burimeve, Topalli synon t'i diktojë

Nishanit propozimin e një kandi-

dati tjetër në vend të Artan Hoxhës.

Pasi çoi njerëzit e saj në krye të IL-

DKP, të KQZ, tatimeve dhe KLD,

Topalli synon të shtrijë klanin e saj

edhe në Gjykatën e Kushtetuese.

Edhe pse me një autoritet absolut

në parti, kryeministri Berisha ka

zgjedhur ta tolerojë Topallin në ras-

tin konkret, me qëllim për të mos

krisur partinë  në prag të zgjedhjeve,

meqenëse Topalli  identifikohet  si

klani më fortë në PD.

Shkelja e

Kushtetutës

dhe e rregullores

Mes zbatimit të Kushtetutës

dhe interesave klanore, Topalli ka

zgjedhur këtë të fundit. Kryetarja e

Kuvendit e ka parë të arsyeshme

që të mos respektojë afatin që për-

cakton Rregullorja e Kuvendit për

shqyrtimin e dekretit të Presiden-

tit. Kreu i shtetit e shpalli dekretin

e tij për këtë emërim në datën 1

Shkurt të 2011. Ndërkohë, neni

111, pika 6 i Rregullores së Kuven-

dit parashikohet shqyrtimi i kan-

didaturës brenda 8 javëve. Në të

njëjtën kohë, Topalli ka shkelur

pikën 1 të nenin 125 të Kushtetutës,

ku parashikon që Gjykata Kush-

tetuese përbëhet nga 9 anëtarë, të

cilët emërohen nga Presidenti i

Topalli shkel nenin 125 të Kushtetutës dhe nenin 111 të Rregullores së Kuvendit, nuk njeh dekretet e Presidentit

Republikës me pëlqimin e Kuven-

dit. Me sa duket, mazhoranca po

përsërit precedentin me dekretin e

ish-presidentit Alfred Moisiu, dekret

i cili sot e kësaj dite ka mbetur në

sirtarët e Kuvendit. Që në dhjetor të

2005, kryetarja e re e Kuvendit, Joze-

fina Topalli, futi në sirtar dekretin e

Presidentit Moisiu për emërimin e

gjyqtares Gjinovefa Gaba në

Gjykatën e Lartë. Qysh atëherë de-

kreti as nuk u shqyrtua, as nuk u

miratua dhe as nuk u rrëzua.



Majlinda Bregu thirrje Ramës

për votimin e tre ligjeve,

mazhoranca harron referendumin

Ministrja e Integrimit,

Majlinda Bregu, i ka kërkuar dje

kryetarit të Partisë Socialiste të

lejojë deputetët që të votojnë tre

ligjet e integrimit në Kuvend.

Apeli i Bregut vjen në një kohë

kur mazhoranca ka miratuar

nismën për mbajtjen e një

referendumi popullor për tre ligjet

në fjalë. Kjo konfirmon se

referendumi është një manovër

elektorale sikundër tha edhe

Komisioneri për Zgjerimin,

Stefan Fyle. "Sot na ndajnë vetëm

23 ditë nga mbledhja e radhës e

Këshillit të Ministrave të Jashtëm

të BE-së, ku do të diskutohet

zgjerimi i vendeve të Ballkanit,

por fatkeqësisht jo Shqipëria,

sepse nuk kemi votuar ende 3

ligjet, që u vunë kusht për inte-

grimin. Sot, kur kanë mbetur më

pak se 8 seanca parlamentare , i

bëj thirrje Edi Ramës ta lejojë

opozitën në parlament të votojë 3

ligjet që mbajtën peng statusin

për tre vjet. Edi Rama, bllokove

për 3 vjet aspiratën evropiane të

shqiptarëve, urdhërove opozitën

të bojkotojë e të mos votojë vetëm

këto 3 ligje, ndërsa ka votuar,

gjatë kësaj legjislature, jo pak por

plot 133 ligje. Sot, kur Komisioni

Evropian nuk do të paraqesë më

raport për Shqipërinë, sot kur ke

marrë sigurinë se statusi i

kandidatit nuk miratohet dot nga

BE para zgjedhjeve, sot kur nuk

mund të kesh më frikë se përveç

reformave madhore, anëtarësimit

në NATO e liberalizimit të vizave,

kjo qeveri do të hynte në zgjedhje

edhe me fitoren e statusit të

vendit kandidat, të paktën sot

voto tre ligjet", tha Bregu. Ministr-

ja e Integrimit, Majlinda Bregu,

deklaroi më tej se Rama duhet të

heqë dorë nga bllokimi i 3 ligjeve,

për të lejuar marrjen e statusit

kandidat. "Mundohu të mos e

turpërosh deri në fund grupin

tënd parlamentar. Jepu mundës-

inë edhe atyre deputeteve të tu, që

i kanë votuar 133 ligjet, e që

ndoshta s' do të jenë më në

parlamentin e ri, të mos e mbyllin

këtë parlament me turpin e

bllokimit të aspiratës së sh-

qiptarëve për integrim. Në 23 prill

është Këshilli i Stabilizm Aso-

cimit, i fundit takim i palës

shqiptare me BE-në para

zgjedhjeve të 23 qershorit, ku,

megjithëse si kofini pas të vjeli,

ju duhet të tregoni se dini edhe të

tërhiqeni nga pengmarrja.

Shqipëria e ka merituar denjë-

sisht statusin e vendit kandidat.

Të ftoj Edi Rama të gjesh forcën

dhe vullnetin që të heqësh dorë

nga bllokimi. Sot humbet edhe

më shumë duke këmbëngulur tek

bllokimi i votimit të tre ligjeve.

Mos mbaj më inate për interesa të

ngushta personale, siç ke bërë

deri më sot. Voto tre ligjet", u

shpreh ajo

I Rregullores

së Kuvendit

N

ë rastet kur në Kushtetutë



parashikohet dhënia e pël-

qimit nga Kuvendi, Kryetari i Kuvendit

ia kalon kërkesën Komisionit për Çësh-

tjet Ligjore, Administratën Publike dhe

Drejtat e Njeriut, i cili e shqyrton atë

dhe harton raportin përkatës brenda 8

javëve. Kuvendi shqyrton kërkesën për

dhënien e pëlqimit në seancë plenare

brenda një jave nga data e paraqitjes

së raportit të Komisionit për Çështjet

Ligjore, Administratën Publike dhe

të Drejtat e Njeriut dhe, nëse kërkohet

nga të paktën një kryetar grupi par-

lamentar, zhvillohet debat për të.

NENI 111

NENI 125


I Kushtetutës

  1


  1

  1


  1

  1.   Gjykata Kush-

tetuese përbëhet nga 9

anëtarë, të cilët emërohen

nga Presidenti i Republikës

me pëlqimin e Kuvendit.

2.   

2.   


2.   

2.   


2.   Gjyqtarët emëro-

hen për 9 vjet, pa të drejtë

riemërimi, nga radhët e ju-

ristëve me kualifikim të lartë

dhe me përvojë pune jo më

pak se 15 vjet në profesion.

3.   

3.   


3.   

3.   


3.   Përbërja e Gjykatës

Kushtetuese përtërihet çdo

tre vjet në një të tretën e saj

sipas procedurës së caktu-

ar me ligj.

4.   


4.   

4.   


4.   

4.   Kryetari i Gjykatës

Kushtetuese emërohet nga

radhët e anëtarëve të saj

nga Presidenti i Repub-

likës, me pëlqimin e Kuven-

dit, për një periudhë prej 3

vjetësh.


5.   

5.   


5.   

5.   


5.   Gjyqtari i Gjykatës

Kushtetuese vazhdon në

detyrë deri në emërimin e

pasardhësit të tij.



Zbardhen prapaskenat e bllokimit të

dekreteve të Presidentit, Bujar Nishani,

në Kuvendin e Shqipërisë, për dy

gjykatat më të rëndësishme në vend,

Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese...




Yüklə 0,9 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   22




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə