Eri ok ok pmd



Yüklə 0,9 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə7/22
tarix14.12.2017
ölçüsü0,9 Mb.
#15682
1   2   3   4   5   6   7   8   9   10   ...   22

 E 

 E 


 E 

 E 


 E S

S

S



S

Shtunë 


htunë 

htunë 


htunë 

htunë 30 M

30 M

30 M


30 M

30 Mars 2013

ars 2013

ars 2013


ars 2013

ars 2013


8

GAZETA SOT

www.sot.com.al

p o l i t i k e

p o l i t i k e

p o l i t i k e

p o l i t i k e

p o l i t i k e

p o l i t i k e

www.sot.com.al

Përçahet mazhoranca



në KQZ, Lleshi përplaset

me Kosovrastin, replika

për të drejtën e fjalës

Eneida JAÇAJ

K

ryetarja e KQZ, Lefterie



Lleshi, është përplasur

dje me përfaqësuesin

ligjor të PD në KQZ,

Njazi Kosovrasti. Ai ka kërkuar fjalën

për të dhënë mendimin e tij lidhur me

auditin për testin e numërimit elektron-

ik, por Lleshi nuk ia ka dhënë fjalën.

"Në qoftë se ke gjë tjetër mund të

flasësh, por e vendosëm për auditin. Jo

nuk ta jap fjalën. Tavolinën e drejtoj

unë", u shpreh Lleshi në drejtim të Ko-

sovrastit. Ky i fundit u nis për të bojko-

tuar mbledhjen, por nuk u largua. "Të

votosh është gjëja më e thjeshtë zonja

kryetare. Ju s'na jepni as fjalën", u

shpreh Kosovrasti. Ndërkaq, ka re-

aguar edhe anëtarja e PD, Vera Shtjef-

ni. "Na jep mundësinë që të mos na

ndërprisni herë pas here", u shpreh

Shtjefni në drejtim të Lleshit.

Numërimi elektronik

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve

ka miratuar planin për numërimin ele-

ktronik të votave në Qarkun e Fierit,

ku rezultati parashikohet të dalë bren-

da 24 orëve. Ndërkaq, dje ka nisur kon-

stituimi i KZAZ, ku kryetarja e KQZ,

Lefterie Lleshi i ka bërë thirrje partive

që të mos bëhen pengesë e këtij proce-

si, por të bashkëpunojnë. Sipas plan

programit të hartuar nga KQZ, procesi

i numërimit në Fier parashikohet të

zgjasë 24 orë, ku nga data 23-24 qer-

shor do të zhvillohet numërimi elek-

tronik dhe transmetimi i të dhënave

në kohë reale në KQZ. Ndërsa më datë

25, kompania spanjolle INDRA do të

dorëzojë në KQZ në formë elektronike

rezultatet dhe imazhet e fletëve të votim-

it të skanuara nga SEN. Testimi i parë i

projektit të sistemit elektronik të

numërimit do të realizohet nga KQZ

dhe kompania e kontraktuar më datë

13 prill 2013. Sipas plan-projektit,

KQZ do të caktojë dhe një audit të pa-

varur për auditimin e sigurisë dhe funk-

sionimin e sistemit.

Auditimi


Caktimi i një auditi për të testuar

funksionimin e numërimit elektronik,

ka përfshirë në debat të 7-të anëtarët e

KQZ. Mazhoranca ka kërkuar filli-

misht që të bëhet testi i numërimit ele-

ktronik më 13 prill dhe më pas të cak-

tohet auditi i pavarur. Ndërsa të majtët

kanë kërkuar fillimisht caktimin e një

auditi të pavarur, i cili të konstatojë

anomalitë që mund të dalin nga proce-

si i numërimit elektronik. Komision-

erët, të majtë dhe të djathtë, kanë dhënë

propozimet dhe argumentet e tyre, që

si zakonisht kanë rënë ndesh me njëri-

tjetrin. "Rregulli i përgjithshëm duhet

të zbatohet edhe në rastin e Fierit. Sa

për procedurën e auditimit, ka një afat

fundor që audituesi duhet ta respektojë.

Është afati i raportit që ai duhet të

paraqesë. Në këto kushte, normalisht

kemi një vendimmarrje që duhet ta

mbështesim. Unë propozoj që të jetë një

afat më i hershëm, para datës 15 prill,

për shpalljen e procedurave të

prokurimit", ka deklaruar anëtarja e

PS, Albana Shtylla. Por, ajo është

kundërshtuar nga kryetarja Lleshi.

"Nuk keni nevojë të bëni përsëritje të

gjërave që keni thënë sa herë që merr-

ni fjalën. Ju tërheq vëmendjen të

gjithëve, keni përsëritur tre herë sot të

njëjtat gjëra", ka replikuar kryetarja

Lleshi. Nënkryetari Denar Biba ka

kërkuar që auditi të bëjë vlerësimin për

testin e parë të numërimit elektronik.

"Duhen marrë masa të ndryshme për

sigurimin e mbarëvajtjes së zgjedhjeve

dhe duhet të vendosim. Nëse pranohet

propozimi ynë për caktimin e auditit,

atëherë duhet të shikohet koha. Kërke-

sa jonë është caktimi i një auditi të pa-

KQZ miraton planin për numërimin elektronik në Fier, rezultati del brenda 24 orëve, nis konstituimi i KZAZ

LSI dyshime mbi numërimit

elektronik të votave në Fier

Lëvizja Socialiste për Inte-

grim ka hedhur dje dyshime për

një proces normal të numërimit

elektronik të votave në Qarkun e

Fierit. Komisioneri i propozuar

nga LSI në Komisionin Qëndror

të Zgjedhjeve, Ilirjan Muho, në

mbledhjen e radhës të KQZ,

ngriti shqetësimin nëse do të

garantohet një proces normal

gjatë numërimit elektronik më 23

qershor. "Kush na thotë se

teknologjia do të na garantojë një

proces normal", u shpreh Muho.

Të shtunën e kaluar dështoi testi i

parë për numërimin elektronik të

votave, i cili u shty për në 13 prill.

Pas bërjes publike të këtij fakti,

reagoi zëdhënësja e KQZ-së,

Drilona Hoxhaj, e cila bëri të

ditur se arsyet e vonesave lidhen

me konstituimin me vonesë të

institucionit zgjedhor, duke

fajësuar indirekt partitë që

propozuan 7 anëtarët. Ajo tha se

nisur nga ndryshimet e Kodit

Zgjedhor, prioritet për Komision-

in Qendror të Zgjedhjeve ishte

përgatitja dhe realizimi i Sistemit

Elektronik të Numërimit të

Votave, në Qarkun e Fierit (SEN)

dhe Sistemi Elektronik i Veri-

fikimit dhe Regjistrimit të

zgjedhësve në Qarkun e Tiranës

(SEV). "Nisur nga fakti se KQZ u

konstituua me vonesë si dhe duke

pasur parasysh se zbatimi këtyre

teknologjive është risi për vendin

tonë dhe një proces specifik në

administrimin e zgjedhjeve,

procedurat prokuruese për

përzgjedhjen e kompanive që do

të realizonin këto projekte zgjaten

tej parashikimeve", tha Hoxhaj. Për

sa i përket projektit, realizimi i

Sistemit Elektronik të Numërimit të

Votave në Qarkun e Fierit, fituese

është shpallur kompania spanjolle

INDRA, me të cilën KQZ-ja ka

nënshkruar kontratën për realiz-

imin e këtij projekti. Zëdhënësja

bëri me dije se ashtu siç parashiko-

het në këtë kontratë dhe në zbatim

të kërkesave të Kodit Zgjedhor, më

datë 13 prill 2013 do të zhvillohet

testi paraprak i Numërimit Elek-

tronik të Votave, i cili do të zhvillo-

het në një nga palestrat e shkollave

të kryeqytetit. "Edhe pse nuk

kërkohet nga Kodi Zgjedhor,

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

bashkë me kompaninë INDRA, javën

e parë të qershorit do të zhvillojnë një

provë të përgjithshme në të gjithë

KZAZ-të e Qarkut të Fierit", theksoi

zëdhënësja e KQZ-së.

Shkelet afati 90 ditor për testin e parë

PS: Nuk kemi

kontratën e

kompanisë "INDRA"

O

pozita është përplasur me



administratën e Komi-

sionit Qëndror të Zgjedhjeve lidhur

me kontratën e kompanisë "IN-

DRA" për verifikimin dhe identi-

fikimin e zgjedhësve. Nënkryetari

Denar Biba dhe përfaqësuesi ligjor

i PS në KQZ, Genci Gjonçaj, janë

ankuar se nuk kanë në dispozicion

kontratën e kompanisë. Gjonçaj ka

akuzuar KQZ për mostranspar-

encë. Menjëherë ka ardhur reagi-

mi i kryetares së KQZ, Lefterie

Lleshi. "Zoti Gjonçaj është zoti

Gjonçaj", tha ajo. Por, edhe Biba

është ankuar se nuk e ka parë

kontratën e kompanisë. "Për aq

sa më takon, as unë nuk e kam

parë një kopje të kësaj kontrate dhe

as të parës. Dje është përgatitur një

set për anëtarët e minorancës e sot

do të vihem në dijeni; mund të ketë

elementë konfidencialiteti. Komi-

sioni ka qenë i postuar në këtë

çështje, pasi është ngritur një tjetër

komision i posaçëm me përfaqë-

sues të KQZ, AKSH dhe Ministrisë

së Brendshme", u shpreh nënkry-

etari Biba.

KQZ, hiqen

vëzhguesit

e partive të vogla

P

aktet e fshehta mes Partisë



Demokratike dhe Partisë

Socialiste kundër partive të ashtu-

quajtura të vogla, nuk kanë të sos-

ur. Ashtu si në zgjedhjet e 28 Qer-

shorit 2009, edhe në zgjedhjet e 23

Qershorit, një pjesë e votave të par-

tive të vogla do të numërohen për

llogari të dy partive të mëdha, të

cilat prej dy dekadash kanë mo-

nopolin në politikën shqiptare.

Më konkretisht, pasi i privuan

nga e drejta për t'u përfaqësuar

me komisionerë në komisionet

e administrimit të zgjedhjeve,

kreu i opozitës dhe kreu i

mazhorancës kanë rënë dakord

që t'u heqin të drejtën partive të

tyre aleate për të pasur vëzhguesit

e tyre në qendrat e numërimit të

votave në zgjedhjeve e 23 Qer-

shorit. Partitë politike që janë

rreshtuar në një koalicion, nuk

kanë të drejtë të caktojnë vëzh-

gues për t'u akredituar nga KQZ,

pasi të drejtë të tillë e ka koali-

cioni. Por edhe koalicioni nuk

mund të caktojë më shumë se tre

vëzhgues për një qendror

numërimi. Pra, nëse fronti opozi-

tar përbëhet nga 33 parti, këto

33 parti do të caktojë vetëm tre

vëzhgues.

K

QZ shkeli afatin për realizimin e testit për



procesin e numërimit elektronik. Kodi Zgjed-

hor parashikon që 90 ditë përpara zgjedhjeve duhet

të ishte realizuar prova e numërimit elektronik, por

ajo nuk është realizuar ende nga administrata e KQZ-

së. Kodi Zgjedhor, në pjesën e aneksit, ka të përcak-

tuar se testimi i parë i procesit të numërimit duhej të

realizohej më 23 mars. "Jo më vonë se 90 ditë përpara

datës së zgjedhjeve, KQZ-ja zhvillon, në prani të për-

faqësuesve të partive politike, vëzhguesve dhe medi-

as, një provë të plotë, duke simuluar një numërim real,

në lidhje me funksionimin e SEN-it. KQZ-ja harton

një raport në lidhje me provën e zhvilluar, i cili shqyr-

tohet në seancë publike. Kur në raport janë konstatu-

ar mangësi teknike, ato duhet të riparohen përpara

ditës së zgjedhjeve", thuhet në Kodin Zgjedhor.

Komisioni Qëndror

i Zgjedhjeve ka

miratuar planin për

numërimin elek-

tronik të votave në

Qarkun e Fierit, ku

rezultati parashiko-

het të dalë brenda

24 orëve. Ndërkaq,

dje ka nisur konsti-

tuimi i KZAZ...

varur për vlerësimin e testit të parë, data

3 prill 2013", ka deklaruar Biba. Kry-

etarja Lleshi duke diskutuar mbi pro-

cedurat e prokurimit, është shprehur

se data 3 është e vonë. "Ky është pro-

pozimi juaj, por unë dua të arsyetoj

mbi të. Procedura e prokurimit thotë

se nuk ka një moment fiks. Unë gjykoj

se data 3 e prokurimit është e vonë. Le

të parashikojmë mundësinë e proce-

durave të prokurimit. Ne duhet të bëjmë

punën që këto teknologji të realizo-

hen. Të bëhen procedurat për tender-

imin e objekteve teknologjike të

numërimit", tha Lleshi. Më pas të

gjithë ranë dakord me propozimin e

nënkryetarit Biba. "Fillimi i proce-

durave të nisë menjëherë për të

përzgjedhur auditin e pavarur...", ishte

propozimi që u votua nga të 7 anëtarët.



Yüklə 0,9 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   2   3   4   5   6   7   8   9   10   ...   22




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə