Eri ok ok pmd



Yüklə 0,9 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə19/22
tarix14.12.2017
ölçüsü0,9 Mb.
#15682
1   ...   14   15   16   17   18   19   20   21   22

 E 

 E 


 E 

 E 


 E S

S

S



S

Shtunë 


htunë 

htunë 


htunë 

htunë 30 M

30 M

30 M


30 M

30 Mars 2013

ars 2013

ars 2013


ars 2013

ars 2013


20

GAZETA SOT

www.sot.com.al

k u l t u r e

Filmi për trafikimin e organeve

në Kosovë, reagojnë kineastët

Regjisori serb Emir Kusturica pritet të realizojë një film për

trafikimin e organeve në Kosovë, por për artistët e filmit në vend,

regjisori që hapur ka përkrahur regjimin e Slobodan Miloshevicit

duhet të shpallet "persona non grata". "Paralajmërimi i Kustu-

ricës se po shkruan një skenar filmi bazuar në një raport të

eurodeputetit Dick Marty, që pretendon se liderët e Ushtrisë Çlir-

imtare të Kosovës kanë bërë tregti me organe të njerëzve, meri-

ton një reagim jo vetëm të komunitetit vendës, por edhe të atij

ndërkombëtar", shprehet kryetari i Unionit të Artistëve të Filmit

të Kosovës, Lirak Çelaj. Më tej ai theksoi se një reagim i fortë i

shoqërisë kosovare është i nevojshëm në këtë rast, ku po bëhet

propagandë kundër shqiptarëve. Ndërkaq kanë qenë mediat

serbe që kanë raportuar se Kusturica po shkruan një skenar

filmi për trafikimin e organeve të njerëzve, dhe sipas regjisori

serb, trafikimi i organeve në Kosovë është një e vërtetë e

tmerrshme që po fshihet prej shumë vjetësh. "Është e sigurt që

këtë film do ta xhiroj në Rusi", ka thënë Kusturica.

Marash Hajati ndahet nga

jeta në moshën 79 vjeçare

Gazetari i njohur i organeve të shtypit dhe medias në

Shqipëri, Marash Hajati është ndarë nga jeta në moshën 79-

vjeçare. Emri i tij është bërë i njohur jo vetëm për shkrimet si

publicist, por sepse për 14 vjet me radhë punoi si gazetar dhe

drejtor i TVSH. Në vitet '74-'88, Hajati ka qenë dhe drejtor i

përgjithshëm i RTSH. Përveç artikujve të shumtë në organet

e shtypit, si dhe Radiotelevizion ai ka shkruar edhe, doku-

mentarët, "Tërmeti tundi malet por jo zemrat tona", "Fitimtarë

mbi tërmetin" (Nderuar me Çmim Republike). Marash Hajati

lindi në vitin 1934 në qytetin e Shkodrës. Shkollën e mesme

e kreu më 1952 në qytetin e lindjes. Nga viti 1952 e deri në

vitin 1957 ndoqi studimet e larta e në Universitetin e Petër-

burgut, në Fakultetin e Filologjisë, dega gazetari. Punoi si

redaktor në gazetën "Puna" e më pas, sekretar kolegjiumi i

saj dhe instruktor për shtypin. Në vitet 1988-90 kryeredak-

tor i gazetës "Zëri i Popullit". Për 14 vjet ka qenë Kryetar i

Bashkimit të Gazetarëve të Shqipërisë.

"Mbrëmje Klasike"

Universitetin e Arteve

Shumë shpejt në sallën e madhe të Universitetit të Arteve

do të realizohet koncerti klasik "Mbrëmje Klasike" nën regjin

e Sokol Gugës, me orkestrën simfonike të liceut "Jordan

Misja", dirigjent dhe udhëheqës artistik Grid Bici. Synimi i

koncertit është promovimi i talenteve të reja. Soprano Madila

Caushi do të vij me ariet e saj, e cila po i përgatit enkas për

këtë aktivitet, Gerald Murja do të sjellë një tjetër arie "Fjalët

e qiririt", si dhe nuk mungon orkestra e liceut artistik "Jor-

dan Misja", të cilët janë kryesorët e këtij koncerti. Sokol

Guga, regjisori i këtij koncerti shprehet: "Dua të falenderoj

të gjithë ata miq e bashkëpunëtorë të cilët më kanë mbështe-

tur në këtë sipërmarrje. Një falenderim të veçantë për Rek-

torin e Universitetit të Arteve z. Petrit Malaja, i cili gjith-

monë është në mbështetje të të rinjve, drejtorin e liceut Ar-

tistik z. Dashnor Çela, koreografen Kozeta Bakiu, e cila vjen

në këtë koncert me trupën e saj të baletit". Hyrja në koncer-

tin "Mbrëmje Klasike" do të jetë e lirë për publikun.

Ndahet nga jeta themeluesi i

skenografisë shqiptare Hysen Devolli

Arti shqiptar humbi dje piktorin

e merituar dhe themeluesin e

skenografisë shqiptare, Hysen Devol-

li. Gjatë veprimtarisë së tij krijuese ka

realizuar me profesionalizëm të lartë

rreth 300 punime në skenografi, ku

përfshihen vepra të tilla si "Prefekti",

"Familja e Peshkatarit", "Mbreti Lir",

"Borana", "Traviata", "Berberi Seviljes",

"Bernarda Alba", etj. Jo rastësisht emri

i Hysen Devollit është përfshirë në

Enciklopedinë Botërore të Skeno

grafisë, që u botua vitin e kaluar në

SHBA. Një krijimtari tejet të pasur

realizoi Hysen Devolli edhe në pik-

turë. Firmën e tij e mbajnë shumë ve-

pra të fondit të Galerisë Kombëtare të

Arteve. Me këtë krijimtari ai është për-

faqësuar denjësisht thuajse në të gjitha

ekspozitat kombëtare, por edhe të

vendeve të tjera, si në Bienalen e Egjip-

tit etj. Po kështu firmës së tij i përka-

sin edhe një gamë e gjerë bocetesh të

emisioneve filatelike shqiptare,

veçanërisht me portrete figurash të

shquara, si dhe seti me kartë-

monedhat shqiptare, të emetuara në

vitin 1964. Për veprimtarinë tij të gjatë

mbi 60 vjeçare Hysen Devollit i janë

akorduar një sërë titujsh, dekoratash

e medaljesh. Artisti Hysen Devolli lin-

di në Tiranë, më 11 gusht 1924, në një

familje patriotike me origjinë nga

Kosova. Në moshë shumë të re mori

pjesë aktive në Luftën Antifashiste

Nacionalçlirimtare. Pas çlirimit të

vendit, nisur nga talenti i spikatur për

artet figurative, u dërgua për studime

në Bukuresht, në Akademinë e Arteve

të Bukura "Nikolae Grigoresku" të

Rumanisë, ku diplomohet për pikturë.

Pas kthimit në atdhe, në vitin 1952,

emërohet në detyra të ndryshme sh-

tetërore, fillimisht drejtor i Galerisë

Kombëtare të Arteve dhe më pas drej-

ton sektorin e skenografisë të Teatrit

Popullor dhe të Teatrit të Operas dhe

Baletit. Me ndarjen nga jeta të tij, famil-

ja humbi njeriun e saj me të dashur,

piktura dhe skenografia shqiptare një

nga penelat më të dalluar dhe shoqëria

një nga miqtë më të mirë. Për dekada

me radhë skenografi Hysen Devolli ka

qenë dhe një prej emrave i cili ishte në

fokus të talenteve të reja që ndiqnin

këtë rrugë artistike. Me shumë krijime

dhe vlerësime gjatë jetës së tij,

skenografi Hysen Devolli renditet mes

emrave të paktë që i lanë pas një pasuri

të çmuar artit dhe kulturës shqiptare.

Ekspozita me mbi 40 punime në galerinë FAB, flasin kuratorët Vladimir Myrtezai dhe Edison Çeraj

Multimedia 2013

prezanton "Hapësira

dhe koha me o pa kornizë"

Nga Julia VRAPI

Artistët e atelierit të Muliti-

medias në Universitetin e

Arteve vijnë para publikut me

ekspozitën "Hapësira dhe koha

me o pa kornizë", e cila u çel dje

në galerinë e artit FAB. Të nxitur

nga tema e ekspozitës, ata kanë

bashkuar punët e tyre në një ter-

ritor të përbashkët, ku secili ësh-

të përpjekur të jetë individual. Në

punët e kësaj ekspozite ku mar-

rin pjesë rreth 40 artistë të rinj,

përcillen pikëpyetje, përgjigje

apo qëndrime mbi terma filozo-

fikë apo reflektime mbi një re-

alitet të caktuar. Katër pedagogë

të artistëve të rinj, Vladimir

Myrtezai, Altin Lika, Edison

Çeraj dhe Florian Haxhihyseni

janë dhe kuratorë të kësaj ek-

spozite, të cilat e vlerësojnë jo

pak. Për profesor Vladimir

Myrtezain, ekspozita pavarë-

sisht rezultatit, e rëndësishme

është që këta artistë të ecin në

rrugën e duhur për të shprehur

individualitetin e tyre. "E veçan-

ta është, sepse qëndrimet tona

janë të një ekspozite alternative,

e dyta përkufizohet shumë nga

teknika e lartë, por ka intere-

sante temat që ne provokojmë

këto subjekte për të dalë në këto

territore arti. Tema është e hapur

dhe lë shumë pika takimi me

momente, të cilat studentët i

konsumojnë këto tema. Jam i

kënaqur nga kjo krijimtari,

edhe për shkak të risive. Njëra

ishte një performancë e stu-

dentëve që janë veshur me rro-

ba instilacione, tjetra ka të bëjë

dhe me format e identitetit që ata

kanë", pohon profesor Myrtezai,

kurator i ekspozitës. Më tej ai

shton se lënda që provokon këtë

produkt kulturor lind nga një

atmosferë kontaminimi nisur

nga proceset historike të his-

torisë së artit dhe pozicioni ak-

tual i një ndërgjegjeje të re, si

formë reagimi ndaj një procesi

ciklik të zhvillimeve të artit sot.

"Lëvizjet përjashtuese si një

mohim për të pohuar përbën dhe

themelin e asaj shtyse për të

vënë në lëvizje atë pjesë të rëndë-

sishme brenda artistit për ta

ëndërruar flamurin e vendosur

në tokën e ideve të reja. Këto dile-

ma të shoqëruara me një debat

të hapur në atelie bën dhe bazën

e bashkëpunimit pedagog-stu-

dent. Format e provokimit

përmes dijeve dhe përsosjeve

ndaj mediumeve të reja të për-

shtatura me teknikat e percep-

timit dhe prekjes konkrete të

materialeve me të cilat identi-

fikohen dhe bëhen pjesë e

mjeteve me të cilat ato shprehen

përbën një binom dobiprurës në

rritjet e aftësisë së dialogut dhe

rrit udhëtimin e frytshëm drejt

shprehjes së veprës së artit",

shprehet pedagogu Vladimir

Myrtezai. Larmi krijimesh,

idesh e mediumesh, këto janë

punët më të mira të një viti të

këtyre studentëve, por një tjetër

pedagog i studentëve njëkohë-

sisht dhe kurator i "Hapësira

dhe koha me o pa kornizë", Ed-

ison Çeraj, ekspozita është e

rëndësishme sepse i përball këta

artistë të rinj me një publik jo

vetëm të shkollës por dhe më

gjerë, gjë që i ndihmon në rrugën

e tyre si artistë. "Dy janë arsyet

kryesore të hapjes së kësaj ek-

spozite. E para se janë vetë stu-

dentët e vitit të dytë dhe tretë që

marrin pjesë dhe shohin se si

ngrihet një ekspozitë, dhe arsye-

ja e dytë ata përballen me një

publik konkret, i cili teston në

një farë mënyre atë që ata kanë

zgjedhur. Kjo vlen për një arsye

të qenësishme, sepse duke qenë

se ata përballen me një ek-

spozitë të mirëfilltë e kanë më të

lehtë për tu lançuar në hapësir-

at artistike të vendit dhe më

gjerë", tregon pedagogu Edison

Çeraj, kurator i ekspozitës.

"Hapësira dhe koha

me o pa kornizë"

Në galerinë FAB janë mbi

40 punë, të teknikave të ndry-

shme, video, instilacione, fo-

tografi, kolazh, etj, që vijnë në

ekspozitën "Hapësira dhe koha

me o pa kornizë". Ekspozita do

të qëndrojë e hapur deri më datën

4 prill dhe pedagogu Edison

Çeraj thekson se kulmon me

këndvështrimin mbi hapësirën

si medium. "Hapësira është një

domen që diskutohet në artet

pamore dhe ne jemi përpjekur

ta shohim si një lloj mediumi që

i nënshtrohet veprave tona. Nga

një hapësirë e patrajtë përmes

këtyre veprave merr një trajtë të

caktuar, pra i vihet një kornizë

hapësirës përmes këtyre ve-

prave", shprehet profesor Çeraj.

"Hapësira dhe koha me o pa

kornizë" e cila u çel dje në mje-

diset e galerisë FAB i takon edhe

asaj pjese që gjallërojnë jetën

artistike në këtë galeri artit, e cila

duket se nuk pushon në asnjë

kohë, pasi herë pas here aty pre-

zantohet krijimtaria jo vetëm e

artistëve të rinj, por dhe emrave

të tjerë të artit. E veçanta e ek-

spozitës "Hapësira dhe koha me

o pa kornizë" këtë herë vjen e

kuruar nga emra të njohur të

artit, dhe sjell një krijimtari me

shumë mesazhe tek publiku.



Yüklə 0,9 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   14   15   16   17   18   19   20   21   22




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə