Eri ok ok pmd



Yüklə 0,9 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə16/22
tarix14.12.2017
ölçüsü0,9 Mb.
#15682
1   ...   12   13   14   15   16   17   18   19   ...   22

GAZETA SOT



E S



S

S

S



Shtunë 

htunë 


htunë 

htunë 


htunë 30 M

30 M


30 M

30 M


30 Mars 2013

ars 2013


ars 2013

ars 2013


ars 2013

17

g



k u l t u r e

www.sot.com.al

o p i n i o n

Në vonesë të erës

evropiane, menjëherë fryn

era sundimtare e lindjes

Nga Besi BEKTESHI

K

ur një vend e lejon të jetë fushë



betejë kulturore, kur akoma je

në mëdyshje nëse është pjesë

e jotja apo jo, normalisht që

dikush tjetër do të kërkojë ta

mbushë këtë mungesë të trysnisë historike dhe

etnokulturore. Për më tepër se tenton ta mbushë

dhe do copën e tij, një pushtues që normalisht

me pushtimin e tij, ka ndalur zhvillimin

dhe drejtimin kulturor të natyrshëm të këtij

vendi.


Sot lind sërish debati nga shtysat e neo-

otomanizmit, mbi rregullimin e historisë tonë

të shkruar, por në raport me perandorinë

osmane. E para, turqit e sotëm që normalisht i

kanë dhënë një goditje sekularizmit të tyre,

përpiqen të kapin edhe një herë hapsirat

kulturore dhe ekonomike të ish perandorisë.

Ti kapin ekonomikisht, por të zbusin kultur-

alisht edhe pushtimin e dikurshëm. Ka një

ngjizje të plotë të Turqisë së sotme me peran-

dorinë e djeshme, dhe me sa duket kjo është

detyra e tyre. Po detyra jonë cila është në një

kohë partneritetesh? Detyra jonë është

përballja kulturore dhe historike, duke pasur

të qartë drejtimin për të cilin jemi nisur dhe

kemi qenë, por që perandoria e madhe e

dikurshme e turqve të sotëm, ndali me dhunë

dhe me sundim. Nuk ju pëlqen fjala dhe termi

dhunë, dhe me sa duket, duan sot të largojnë

nga fjalori jonë dalëngadalë edhe fjalën

pushtim dhe më vonë edhe sundim. Normal-

isht që në diktaturë, historiografia edhe për

hatër të ideologjisë ishte padrejtësisht me

fakte të ashpra, por të vish sot dhe të thuash

më "quaj pushtim elegant, të dashur dhe të

mirë pritur" kjo pastaj, të bën që të jesh vërtetë

i rreptë dhe i drejtpërdrejtë kundra kujtdo

pushtuesi, që ka lënë mbrapa kulturën dhe

vetëdijen, pronën dhe të gjitha në këtë vend.

Ishte ajo perandori, që trajtoi me investime

dhe ndërtime gjithkund, por në Shqipëri jo,

askund. Nejse, po i referohem një personi të

njohur, një njeriu që pa tragjedi të madhe në

vitet 1913-14, ose në 100 vjetorin e betejave të

mëdha në Shqipëri, përpara fillimit të luftës së

parë botërore. Ky njeri ishte ambasadori

amerikan në Greqi dhe Mal të Zi ose George

Fred Wiliams, i cili në një akt madhështor jep

dorëheqjen nga këto detyra të mëdha të dhëna

nga shteti amerikan, për të mbajtur një qëndrim

pro shqiptar, raportuar pro shqiptarëve, duke ju

rënë ndesh politikës së ditës, dhe për të qenë

jashtë ndikimit si person kur të raportonte. Ai

shpjegon në librin e tij, gjendjen dhe tragjedinë

e popullit më të vjetër të Ballkanit dhe pastaj

futet në temën se çfarë duhet bërë.

Po e lidh tashmë një kapitull të tij me

qëndrimin ambigue të Europës karshi

Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ai shkruan si

titull "Europa përkrah sundimit turk"! Në

fillim thuhet: Europa ka njohur karakterin e

keq të sundimit turk. Për turp të kësaj

diplomacie, i është thënë kjo e vërtetë në

shesh, por gjithë këtyre protestave, fuqitë e

mëdha i janë përgjigjur : Shqiptarët janë një

racë e egër!!

Sot, një pjesë e madhe e guximit të Turqisë

për të bërë sundim të ri edhe histori të re, vjen

sërish nga ambiguiteti i Europës me vonesat

e saj. Me tolerimin e saj, në saj të idesë se

"klasa politike" e vendit është e egër!! Në saj

të ambiguitetit, në se ti trajtojmë shqiptarët

si "tonët apo tyret", pra turqve, dhe për më

tepër në ambiguitetin e tyre legjendar që

vazhdojnë të dyshojnë në se bëjnë apo nuk

bëjnë mirë që ti fusin në BE, së bashku me

të tjerët. Nuk mohoj aspak rolin dhe

dashamirësinë e tyre, por akoma nuk janë

bindur se shqiptarët janë ndryshe edhe pse

duken "dreqër". Po, edhe sot!!

Që në 1914, Williams thoshte se:Turqia

gjatë shekujve e njohu pazotësinë e saj dhe

pamundësinë për të shkelur malësorët.

Asnjë ushtar turk nuk mundi të hyjë në

brendësinë e maleve. Por edhe Europa, në

planet e saj, traktate, është munduar ta

fshijë emrin e këtij populli nga rradha e

popujve dhe Shqipëria nuk njohu traktatin

e Berlinit dhe tani nuk do të njohë atë të

Londrës! E këto i thotë një amerikan.

Absolutisht nuk duhen mohuar europianët

për rëndësinë e komb-formimit tonë, por në

përballje me Turqinë ju duhet thënë e drejta.

Williams ka denoncuar "diplomacinë e

fshehtë" dhe e denoncon atë si fajtore e cila

mbajti në sundimin e ndyrë të Turqisë dhe

këtë e thotë sërish një amerikan për

Europën e 1880. Biles ai thotë për 1914-tën

se: Europa pruri një princ, një komision

ndërkombëtar dhe një organizatë të huaj

xhandarmërie për të sunduar Shqipërinë, si

duket pa e menduar aspak që edhe ky popull

duhet të ketë një zë në qeverinë e tij. Kjo qe

haptazi një tirani absolute, dhe këtu diplomati

demokrat amerikan, tejkalon edhe vetveten.

Populli i Shteteve të Bashkuara, nuk e di

faktin që unë po i shkruaj këto fletë vetëm për

t'i parashtruar këtyre ndodhinë e dhimbshme

të shqiptarëve trima, të cilët lypin lirinë e tyre,

të fëmijëve, dhe të nipërve të tyre, vazhdon

Williams. Pastaj ai i referohet një francezi kur

thotë se çfarë mund të bëjnë SHBA-të: Anton

Arnu, një gazetar i shquar frëng, më 19

Dhjetor të vitit të kaluar tha për Shqipërinë:

"Me një popullsi më pak se një milion dhe me

një sipërfaqe afro 34.299 km katror, Shqipëria

është një vend i pazhvilluar dhe populli i pafat

i saj është duke vdekur. Kjo rrjedh drejtpërsë-

drejti nga sundimi i keq dhe i padrejtë gjatë

shekujve. (Pushtimi Osman shënim i imi)

Praktikisht s'ka rrugë e ura, e asnjë udhë

hekuri,s'ka të holla ose kredit dhe është e

rrethuar nga të gjitha anët prej luftash përveç

ballit të Greqisë, por edhe këndej është viktimë

e intrigave. Përsëri ata meritojnë të jenë më

mirë. Ata nuk vodhën Pjetrin për të paguar

Palin; ata nuk kanë qenë falsë në punën e tyre.

Shqiptarët janë një popull i mirë, por mjerisht

pa agjentë shtypi". "Pa agjentë shtypi!" E

vërtetë! Si popull i panjohur, ka nevojë për

agjentë shtypi që historia e Shqiptarëve t'i

bëhet e ditur popullit Amerikan, t'i bëhet e

ditur edhe se Shqiptarët janë burra dhe gra

simpatike, mëshironjës e liridashës, në

mënyrë që Amerika t'i japi dorën këtij populli,

për ta ngritur nga mjerimi në një jetë të re e të

lirë. Williams, është nga të parët amerikanë që

duan afrimin e Shqipërisë me Amerikën

tashmë vendin e parë të botës, dhe

demokracinë e parë të botës, dhe për më tepër

tregon edhe km katror që i duheshin pikërisht

Shqipërisë.

Gjithsesi për të bërë shtetin e tij veprues

Williams thotë: Bamirësi apo drejtësi dhe

vazhdon: E kuptoj, se mendimi më i parë dhe e

para gjë që populli i jonë (amerikan) do të

thotë është se "Amerika nuk duhet të zhytë

duart në punët e përgjakshme të Europës". Por

në anën tjetër, çdo rast për bamirësi prej nesh

është i mirëpritur. Miliona dollarë po kalojnë

oqeanin për t'u ardhur në ndihmë viktimave të

luftës që vuajnë në Belgjikë, në Rusi, në Serbi

dhe në Francë. Sigurisht, mëshira për të

shpëtuar edhe popullin e përvuajtur Shqiptar,

do të tërheqë patjetër zemrën e popullit

amerikan. Por nuk është punë e mirë, të

nëpërkëmbësh këtë popull, vetëm për të

ngjallur viktima të reja për në frontin e

tiranisë, padrejtësisë dhe të varfërisë. Mbi këtë

popull ndihma për ta nxjerrë nga varfëria dhe

ndihma për t'i siguruar lirinë, duhet të shkojnë

dora-dorës. Që Shqipëria është përdorur

shumë keq prej Europës, s'ka dyshim. Për t'u

dhënë fund gjithë padrejtësive mund të

përdoret vetëm e drejta. E, kjo ishte koha dhe

Ëilliams e thoshte, por dhe Europa po fillonte

luftën e saj botërore, duke treguar se edhe ato

pak gjëra të mira që bëri për Shqipërinë, do të

dyshoheshin.

Ai kërkon pavarësinë e plotë dhe thotë:

Gjashtë fuqitë europiane, krijuan shtetin e lirë

të Shqipërisë, por duke mos qenë të zotët me

formimin e një qeverie, e lanë këtë vend në

dorë të fatit. Megjithëse marrëveshja e Londrës

u prish nga lufta, pavarësia shqiptare nuk

mbeti e pa bërë. Nuk ka fuqi tjetër në faqen e

tokës që të kërkojë të drejtë mbi këtë vend tani

veç popullit Shqiptar. Sër Eduard Grey mund

t'i përsërisë fjalët e bukura të Gladstonit dhe të

gjithë njerëzit nën armë, duhet të presin më

gëzim një qeveri të rregullt. Në qoftë se me

gjithë ndihmat e dhëna, bashkimi Shqiptar

nuk bëhet, atëhere faji bie mbi shqiptarët vetë.

Ata nuk mund të shpresojnë kurrë më për

kushte më të favorshme se këto të sotmet, për

të fituar lirinë dhe vetqeverimin e tyre.

E kjo ishte dhe është edhe kryevepra e

Williams-it të madh. Kjo vlen edhe për sot.

Në këtë mes, duhet gjetur edhe për sot

rruga jonë dhe jo diskutimi se çfarë do ti bëjmë

historisë me Turqinë. Historia me shtetin

aziatik, ka përfunduar një herë e përgjith-

monë. Ne jemi popuj miq pikërisht se jemi sot

jashtë tyre, administrimit të tyre dhe historisë

së tyre. Jemi miq, por nuk jemi vëllezër. Nuk

kemi vokacionin e tyre, dhe nuk kemi as të

njëjtat male dhe as të njëjtin territor, dhe

tashmë as të njëjtën kulturë. Depërtimi i

telenovelave dhe të traditës së tyre, është pjesë

e largimit disi të Europës dhe krizës së saj të

sotme. Punët me Turqinë janë ndarë, dhe këto i

ka ndarë lufta dhe Rilindja Jonë Kombëtare

njëherë e përgjithmonë, dhe ato jetojnë në zonën

e tyre të Azisë dhe ne në Europën, në të cilën ky

popull i vjetër ka gjuhën dhe zakonet e lashta,

ADN-në dhe kulturën.

Pra, vetëm një Europë jo e interesuar bën

që interesimi i Turqisë të jetë për të shtrirë neo-

otomanizmin e saj kulturor dhe ekonomik, që

pastaj të thotë se kam edhe kulturën time aty. E

identiteti kombëtar, është identiteti kulturor në

rradhë të parë. Ky është qëllimi i turqve dhe

këtë qëllim ata duan ta arrijnë kur Europa nuk

e ka mendjen te ne.



Gjithsesi për të bërë shtetin e

tij veprues Williams thotë:

Bamirësi apo drejtësi dhe

vazhdon: E kuptoj, se mendimi

më i parë dhe e para gjë që

populli i jonë (amerikan) do të

thotë është se "Amerika nuk

duhet të zhytë duart në punët e

përgjakshme të Europës". Por

në anën tjetër, çdo rast për

bamirësi prej nesh është i

mirëpritur. Miliona dollarë po

kalojnë oqeanin për t'u ardhur

në ndihmë viktimave të luftës

që vuajnë në Belgjikë, në Rusi,

në Serbi dhe në Francë. Sigur-

isht, mëshira për të shpëtuar

edhe popullin e përvuajtur

Shqiptar, do të tërheqë patjetër

zemrën e popullit amerikan.

Por nuk është punë e mirë, të

nëpërkëmbësh këtë popull,

vetëm për të ngjallur viktima të

reja për në frontin e tiranisë,

padrejtësisë dhe të varfërisë.

Mbi këtë popull ndihma për ta

nxjerrë nga varfëria dhe ndih-

ma për t'i siguruar lirinë, du-

het të shkojnë dora-dorës. Që

Shqipëria është përdorur

shumë keq prej Europës, s'ka

dyshim. Për t'u dhënë fund

gjithë padrejtësive mund të

përdoret vetëm e drejta. E, kjo

ishte koha dhe Ëilliams e

thoshte, por dhe Europa po

fillonte luftën e saj botërore,

duke treguar se edhe ato pak

gjëra të mira që bëri për Sh-

qipërinë, do të dyshoheshin...


Yüklə 0,9 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   12   13   14   15   16   17   18   19   ...   22




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə