Eri ok ok pmd



Yüklə 0,9 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə12/22
tarix14.12.2017
ölçüsü0,9 Mb.
#15682
1   ...   8   9   10   11   12   13   14   15   ...   22

GAZETA SOT



E S



S

S

S



Shtunë 

htunë 


htunë 

htunë 


htunë 30 M

30 M


30 M

30 M


30 Mars 2013

ars 2013


ars 2013

ars 2013


ars 2013

13

g

CYAN     



MAGENTA 

    

YELLOW    

BLACK

www.sot.com.al

d o s s i e r

Dosja e krimit të qeverisjes piramidale të "Sudes", tregues i pushtetit despotik 1992-1997 të PD

Marsi 1997, "damka e zezë" e

krimit shtetëror të shkaktuar

prej sundimit të Sali Berishës

Nga: Përparim HALILI

P

rej një muaji, gazeta



"SOT", ka publikuar ng

jarjet e muajit mars të

vitit 1997. Këtë publikim

do të bëjmë dhe për ngjarjet e muajit

prill, maj e qershor 1997. Shqiptarët

duhet të rikthejnë kujtesën e tyre të për-

para 16 viteve, për të kuptuar se çfarë u

ka bërë pushteti "Berisha" i viteve të

Sudes dhe Xhaferrit dhe se çfarë mar-

rëzie bën vet shqiptarët, si urrejtje dhe

hakmarrje ndaj atij pushteti, duke

kthyer në shkrumb e hi, krejt vendin.

Nuk ka më asnjë dyshim, që shkaku

ishte qeverisja e mbrapshtë e psiko-

delirantit, ish-komunist-spiunit Sali

Berisha, i cili në vitet 1992-1997 shpër-

filli ligjet dhe normat njerëzore, intere-

sat kombëtare, duke tentuar të bëhej

"hero i kombit", por që në fakt mbeti në

historian e Shqipërisë, si simbol nega-

tiv i kombit. Sot, do të publikojmë ng-

jarjet më kryesore të muajit mars 1997,

si një "skedë" kujtese për shqiptarët, që

të mos harrojnë se nga vijnë dhe se

çfarë kanë pranuar si qeverisës, se çfarë

kanë bërë në ato kohë, por edhe për të

mos harruar se çfarë u kanë bërë ata që

i qeverisën në ato vite pushteti barabar

e xhungël, të komanduar në mënyrë

banditeske prej Sali Berishës Muaji

mars 1997 është një "dosje e zezë" e

krimit shtetëror, të inskenuar, organi-

zuar, lejuar dhe realizuar prej pushtet-

sundimit piramidal të Sali Berishës. Në

këtë muaj, ka shumë ngjarje që e ske-

dojnë ish-presidentin komunist të PD,

spiunin Sali Berisha, si "dirigjentin" e

vetëm të ngjarjeve të vitit 1997, i

ngarkuar me misionin e posaçëm anti-

shqiptar e pro-serb për të krijuar trazira

e shkatërrime në shoqërinë dhe eko-

nominë e Shqipërisë. Si dhëndër serb,



JA 55 NGJARJET KRYESORE TË MARSIT 1997

1.

Data 1 Mars 1997: PS shpall si



të paligjshëm lidershipin e Partisë

Demokratike, si qeveri kriminale. Përpi-

lohen "listat e zeza" të njerëzve që futën

Shqipërinë në luftë civile. Ndërpriten

transmetimet e "BBC" dhe "VOA" në Sh-

qipëri, në mospajtim me pasigurinë e

krijuar prej sundimit të Sali Berishës.

2.

Data 1 Mars 1997: Në Lushnjë



disa policë rrihen barbarisht. Shpallet

gjendja e jashtëzakonshme. Rebelët

marrin bazën e Pashalimanit, simbol i

rezistencës së shtetit. Fillon shpërthimi

masiv i depove të armëve. Në Himarë

digjet bashkia.

3.

Data 1 Mars 1997: Persona me



maska nga Vlora, marrin në dorë një

anije luftarake dhe sulmojnë Sarandën,

ku djegin godinat e policisë dhe SHIK.

Shpërthejnë burgun, duke lënë të lirë qin-

dra kriminelë. Rrëmbejnë 400 armë dhe

i vënë flakën librarisë së qytetit. Shkatër-

rojnë INSIG-un.

4.

Data 1 Mars 1997: Nën



drejtimin e Arben Imamit, sulmojnë

marinën luftarake Sarandë dhe e push-

tojnë atë, duke ngritur flamurin grek, me

spotin "Saliu, qen dhe kriminel fashist"

5.

Data 1 Mars 1997, mbasdite:



Digjet ndërtesa e policisë në Gjirokastër.

Qindra të burgosur janë të lirë, Arben

Imami shpall çlirimin e Jugut të Sh-

qipërisë.

6.

Data 2 Mars 1997: Parlamenti



miraton shef të operacionit për riven-

dosjen e rendit, shefin e SHIK, Bashkim

Gazidede, i cili urdhëron mbylljen e sh-

kollave në mbarë vendin, për një afat të

pacaktuar.

7.

Data 2 Mars 1997: Gjeneral



Gazidede, jep urdhër të mos botohen

gazetat, për të mos publikuar krimet e

pushtetit "Berisha". dhe

8.

Data 2 Mars 1997: Në Kavajë,



bastion i PD, mbi 5000 veta vullnetar-

isht armatosen për të mbrojtur qytetin

nga një sulm i mundshëm nga bandat e

armatosura.

9.

Data 2 Mars 1997: Digjet me



urdhër të Berishës, redaksia e gazetës

"Koha Jonë".

10. Data 2 Mars 1997: Studentët e

Vlorës lëshojnë ultimatumin: "Nëse deri

në orën 17:00 nuk plotësohen kërkesat

tona, forca të armatosura nga Vlora, do të

sulmojnë Tiranën".

11. Data 3 Mars 1997: Sali Berisha

vet-zgjidhet President i Republikës vetëm

me votat dhe duartrokitjet e deputetëve të

PD-së.

12. Data 3 Mars 1997 : Pas vet-



zgjedhjes së Sali Berishës si president

Republike, shpërthejnë revoltat në Vlorë

dhe Tepelenë dhe qendrat kryesore të re-

belimit.


13. Data 4 Mars 1997: Ura e Mi-

folit bllokohet dhe minohet. Ngrihen

kudo barrikada për të penguar hyrjen e

ushtrisë dhe SHIK-ut. Që nga data 1

Mars, vriten 19 persona

14. Data 4 Mars 1997: Në Shkodër,

ushtria kapitullon dhe dorëzon repartet

e depot ushtarake.

15. Data 4 Mars 1997: Në Sarandë,

bandat patrullojnë detin me anijet e

marinës, qyteti shpall autonominë, duke

deklaruar se në këtë zonë banojnë 20.000

grekë.

16. Data 4 Mars 1997: Në Qafë-



Gjashtë të Sarandës, një agjent i SHIK

me emrin Gjergj Mehmeti digjet i gjallë,

ndërsa njëri merret peng.

17. Data 4 Mars 1997: një efektiv

me 50 ushtarë bashkohet me rebelët, 2

pilotë të Forcave Ajrore dezertojnë dhe

shkojnë ne Itali.

18. Data 5 Mars 1997: Shpërthe-

jnë depot në Memaliaj dhe në Tepelenë.

Digjen godinat e policisë në këto qytete.

TV grek "Mega" në lajmet e orës 14:00

(13:00 me orën tonë) deklaron : "Sot

grupe të armatosura në Jug të Shqipërisë

ngritën për herë të parë flamurin e Vorio

Epirit. Ata kërkojnë ndarjen e pjesës së

jugut nga pjesa tjetër e vendit duke fillu-

ar nga Tepelena, duke shpallur kështu

edhe autonominë e jugut të Shqipërisë.

19. Data 5 Mars 1997: Partia So-

cialiste i bën të ditur Presidentit Berisha,

platformën e saj për zgjidhjen e krizës në

këto pika : - Një tryezë e rrumbullakët

midis forcave kryesore politike. - Heqja e

gjendjes së jashtëzakonshme, për të

shmangur luftën civile. - Formimi i një

qeverie teknike për zgjidhjen e krizës.

20. Data 6 Mars 1997: Skenaristi i

hapjes së depove të ushtrisë Sali Berisha,

fton partitë politike në një tryezë të nën-

shkruajnë një deklaratë, për të dënuan

shpërthimet e depove dhe bëjnë thirrje

për dorëzim të armëve.

21. Data 6 Mars 1997: Nën

drejtimin e Arben Imamit, krerët e gru-

peve të armatosura të Sarandës, kanë

vendosur të sulmojnë dhe çlirojnë në

darkë Gjirokastrën, duke mos i lëshuar

postoblloqet e komiteteve.

22. Data 6 Mars 1997: Sulmohet

Aeroporti Kombëtar i Rinasit nga fsha-

tarë të zonave përreth. Data 6 Mars 1997:

Plaçkitet në mënyrë barbare Universite-

ti Bujqësor i Tiranës.

23. Data 6 Mars 1997: Me urdhër

të gjeneral Arben Imamit, zhvillohet gjyqi

popullor i 3 robërve, të kapur në sheshin

kryesor të Sarandës, punonjës të SHIK-

ut dhe me origjinë veriore, ndërkohë që

në Vlorë bilanci i viktimave shkon në

25.


24. Data 7 Mars 1997: Shpartallo-

het dhe dorëzohet me urdhër të ministrit

Zhulali, divizioni ushtarak i Gjirokas-

trës. Mjetet ushtarake bien në duart e ban-

dave dhe të komitetit ushtarak të qytetit.

25. Data 7 Mars 1997: Në Vlorë,

komitetet nuk i lejojnë banorët të largo-

hen nga qyteti, i udhërojnë të luftojnë

kundër shikasve me origjinë nga veriu.

26. Data 8 Mars 1997: Presidenti

Berisha organizon një mbledhje me të

gjitha partitë lidhur me krijimin e qever-

isë së re.

27. Data 9 Mars 1997: Dorëzohet

pushtet-sundimi "Berisha", formohet

Qeveria e Pajtimit Kombëtar, me në krye

Bashkim Finon, kryetar i Bashkisë së

Gjirokastrës.

28. Data 9 Mars 1997: Komiteti i

Shpëtimit të Vlorës, përshëndet mar-

rëveshjen e 9 marsit. Fondacioni Ameri-

kan për Evropën Lindore i drejton një

letër ambasadës shqiptare në Amerikë

ku deklaron: "Është naivitet i madh të

mos e kuptosh se Komiteti i Vlorës dhe

udhëheqësit e tij janë të frymëzuar nga

mafia e tipit komunist dhe të KGB-së".

29. Data 10 Mars 1997: Në Gram-

sh rebelët sulmojnë godinën e policisë,

drejtohen drejt Fierit dhe marrin kontrol-

lin e rrugëve.

30. Data 10 Mars 1997: Në

Kuçovë, komitetet marrin nën kontroll

19 aeroplanë luftarakë të tipit "MIG".

31. Data 10 Mars 1997: Ambasa-

da Amerikane përshëndet mar-

rëveshjen e 9 marsit 1997.

32. Data 11 Mars 1997: Persona

të armatosur, sulmojnë repartet ushtar-

ake në Kukës. Drejtuesit e Divizionit të

Kukësit kërkojnë leje nga Ministri i

Mbrojtjes Zhulali, për të hapur zjarr mbi

popullin dhe për të mbrojtur repartet.

33. Data 12 Mars 1997: Presiden-

ti Berisha dekreton Qeverinë e Pajtimit

Kombëtar.

34. Data 12 Mars 1997: Qytetarët

e Kukësit braktisin qytetin, për shkak

të një njoftimi se ushtria serbe ka kalu-

ar kufirin dhe po pushton Shqipërinë,

me urdhër të Sali Berishës, vijnë dy

tanke drejt vijës së kuqe të kufirit, të cilët

sulmojnë doganën shqiptare të Morin-

it. Gjithashtu shpërthehen depot në

Korçë dhe Lezhë.

35. Data 13 Mars 1997: Presiden-

ti Berisha dhe Kryeministri Fino, ju

kërkojnë ndërkombëtarëve ndihmë

ushtarake për zgjidhjen e krizës.

36. Data 14 Mars 1997: Dorëzo-

het Berisha, Franz Vranitski, emërohet

për të zgjidhur krizën shqiptare. Në ek-

ranin e TVSH, shfaqet thirrja Atdheu

në rrezik!

37. Data 15 Mars 1997: Rimerret

kontrolli i aeroportit të Rinasit. Parla-

menti miraton "Qeverinë e Pajtimit Ko-

mbëtar". Krijohet "Komiteti për

Mbrojtjen e Durrësit". Fillon çarmatimi

i bandave në Elbasan. 10 persona vriten

nga të shtënat në Tiranë.

38. Data 16 Mars 1997: data 16

Mars, shpallet "Ditë Zie Kombëtare" në

nderim të viktimave të rebelimit.

39. Data 17 Mars 1997: Presiden-

ti Berisha dekreton amnistinë për 51 të

burgosur.

40. Data 18 Mars 1997: Një Ko-

mitet për Shpëtimin e Veriut dhe Sh-

qipërisë së Mesme, kërcënon qeverinë

"Fino", se nëse njeh komitetet e Jugut

atëherë do të përballet me rezistencë ush-

tarake në gjithë Veriun e vendit.

41. Data 19 Mars 1997: Zhvillo-

het në Tepelenë Kuvendi i Komiteteve të

Shpëtimit Publik. Kërkohet vrasja e Sali

Berishës, njoftohet marshimi drejt Ti-

ranës për ekzekutimin e Berishës.

42. Data 21 Mars 1997: Greqia

kërkon të futet në territorin shqiptar, me

pretekstin e mbrojtjes së minoritarëve,

deklarojnë se u ka dhënë leje Sali Ber-

isha, por Berisha kërkon në media ndi-

hmë ushtarake prej Turqisë.

43. Data 21 Mars 1997: Shefi i

SHIK, Bashkim Gazidede, në seancë

në parlamentare, akuzon qarqet greke

anti-shqiptare, socialistët shqiptarë,

ushtarakët dhe kriminelët për situatën

e krijuar. Data 21 Mars 1997: Berati

ndodhet nën sundimin e frikshëm të

bandave, lëvizja e njerëzve lejohet deri

në orën 13:00, bëhen atentate të

panumërta me eksplozivë dhe vriten 5

persona.

44. Data 22 Mars 1997: Situata në

Sarandë, Berat dhe Gjirokastër kontrol-

lohet nga bandat e armatosura, në spi-

talin e Tiranës 40 fëmijë shtrohen me

plagë të rënda nga eksplozivët.

45. Data 23 Mars 1997: Komitetet

vendosin kontrollin mbi Portin e Dur-

rësit, shteti largohet nga drejtimi i tij.

46. Data 24 Mars 1997: Që prej

datës 12 mars, 46 persona kanë mbetur

të plagosur dhe 3 kanë mbetur të vrarë

në Kukës nga gjuajtjet me armë.

47. Data 25 Mars 1997: Vriten 3

policë në Vlorë. Në Sarandë bëhen për-

pjekje për të rivendosur rendin dhe ligjin.

Vazhdon situata e rënduar në Berat e

Gjirokastër. Vritet një polic në Burrel,

kurse kolegu i tij plagoset.

48. Data 26 Mars 1997: Ish-shefi i

SHIK Bashkim Gazidede, deklaron në

parlament, për një plan të qeverisë greke,

i quajtur "LOTOS" që kishte qëllim "Çlir-

imin e Vorio-Epirit" nga sundimi sh-

qiptar, me anë të një rebelimi të arma-

tosur".


49. Data 26 Mars 1997: Sali Ber-

isha akuzon qarqet greke në Greqi dhe

SHBA, si dhe Nicholas Gage (person

non-grata në Shqipëri dhe i akuzuar si

financues i masakrës së Peshkëpisë)

si financuesit e këtij plani grek.

50. Data 26 Mars 1997: Sali Ber-

isha akuzon Kiço Mustaqin, ish-ko-

mandant i ushtrisë dhe Gramoz Ruçin,

se i kanë dhënë informacione tepër

sekrete "ASFALISË" greke (shërbimi

sekret grek) lidhur me organizimin e

ushtrisë shqiptare..

51. Data 28 Mars 1997: Në kana-

lin e Otrantos, një anije shqiptare sul-

mohet nga marina italiane dhe fun-

doset, bilanci është 82 të vdekur

52. Data 28 Mars 1997: Në fsha-

tin Levan të Fierit, ndodh masakra më

e madhe e ngjarjeve të 1997 me 24 per-

sona të vrarë nga përleshjet midis arix-

hinjve dhe njërës prej bandave më të

rrezikshme të vendit.

53. Data 28 Mars 1997: Bilanci i

kësaj dite është mbi 110 të vdekur në

mbarë vendin, Kombet e Bashkuara

miratojnë rezolutën Nr. 1101 për ndih-

më humanitare ndaj Shqipërisë.

54. Data 29 Mars 1997: Vriten 5

persona në Shkodër dhe 8 në Berat, 69

persona plagosen në Kurbin nga shpër-

thimet e bombave dhe goditjet me

armë.

55. Data 31 Mars 1997: Shpallet



Zi Kombëtare në nderim të viktimave

të Kanalit të Otrantos. Qeveria italiane

dërgon ngushëllimet e veta mbi tragjed-

inë. Ismail Kadare deklaron në një me-

dia italiane se "është i tronditur nga kjo

tragjedi dhe se autoriteti i qeverisë dhe

Presidentit duhet të rivihet në vend".

me grua vajzën Sllobodanka (Liri) e

dy agjentëve të shërbimeve sekrete të

UDB-së, kolonelëve Rexhepoviç Ram-

oviç dhe Milica Ramoviç, Sali Berisha

kishte (dhe ka ende) mision të vetëm e

parësor, destabilizimin e Shqipërisë,

mision të cilin e realizoi në vitin 1997

dhe po e vazhdon akoma, duke futur

në luftë civile shqiptarët, duke shkatër-

ruar ushtrinë, policinë, ekonominë dhe

duke lejuar plaçkitjen e bankave, sh-

katërrimin e hipotekave, të arkivave, të

zyrave të pushtetit lokal, vjedhjen e

bankave dhe duke djegur Shqipërinë,

me pasojë 3 mijë shqiptarë të vrarë.

Gazeta "SOT", do të botojë çdo ditë gjatë

muajit mars, ngjarje që kanë ndodhur

në muajin mars 1997, për t'u kujtuar

shqiptarëve me fakte, se kush është sh-

kaku, motivi dhe autori i atyre "ditëve të

zeza", që i vunë zjarrin Shqipërisë dhe

jetës së shqiptarëve. Pa bërë komente,

po vazhdojmë të publikojmë "kalendar-

in" e ngjarjeve të muajit mars 1997.



Yüklə 0,9 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   8   9   10   11   12   13   14   15   ...   22




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə