E
E
E
E
E S
S
S
S
Shtunë
htunë
htunë
htunë
htunë 30 M
30 M
30 M
30 M
30 Mars 2013
ars 2013
ars 2013
ars 2013
ars 2013
16
GAZETA SOT
k u l t u r e
www.sot.com.al
o p i n i o n
Mendësisia katundare,
sëmundja e politikës
bashkëkohore shqiptare
Nga Shenasi RAMA
N
ë këtë shkrim do të përqendro
hem në analizimin e mendësisë
katundare dhe në rolin që luan
kjo mendësi në shoqërinë
shqiptare. Në fushën e studimeve
shoqërore, ka një traditë të dallueshme që i vendos
kulturën dhe mendësitë popullore, mentalité
populaires, në qendër të analizës së proceseve
historike shoqërore. Në rastin shqiptar nuk ka
analiza të thelluara të mendësive popullore,
sidomos të evolucionit të mendësisë popullore
gjatë tranzicionit. Mendësia popullore është
analizuar gjerë e në thellësi gjatë kohës së
sistemit enverist si, për shembull, kur sjelljet tipike
katundare paraqiteshin si të gabuara apo të
prapambetura. Por, përplasja midis mendësisë
popullore dhe mendësisë që kërkonte të promo-
vonte e të nguliste në shoqëri sistemi enverist,
është subjekt që kërkon shumë vëmendje dhe një
analizë më të thellë, se sa janë mundësitë këtu.
Në këtë shkrim, qëllimi është që të vihet në
dukje natyra specifike e mendësisë sunduese
popullore ndër shqiptarët gjatë tranzicionit. Paria
flet për ideologji universaliste, si socializëm apo
liberalizëm. Unë mendoj se mendësia sunduese
është mendësia katundare. Argumenti im është se
mendësia katundare është problemi kryesor me të
cilin përballemi. Problemi dhe pengesa kryesore
në rrugën e transformimit dhe të modernizimit të
vërtetë të shoqërisë është procesi i katundarizimit
të gjithanshëm të shoqërisë. Mendësia katundare
është në themel të sjelljes së popullit dhe të parisë
sunduese. Mendësia katundare është tipari
kryesor i kulturës tonë kombëtare dhe politike
gjatë tranzicionit.
Megjithatë edhe pse ata janë katundarë apo
sillen si katundarë, vetë paria dhe prijatarët e saj
vijnë nga shtigje dhe përvoja të tjera. Në rastin e
parisë sunduese, që vjen në masë të madhe nga
njerëz të shkolluar dhe me përvojë pune sh-
tetërore për një kohë të gjatë, mendësia katundare
është vetëm një instrument kontrolli, për të ruajtur
pushtetin e tyre mbi shqiptarët. Prandaj edhe
duhet bërë dallimi midis katundarëve, që e shohin
botën në një mënyrë të caktuar dhe parisë, që e ka
përdorur dhe e përdor këtë mendësi pa besuar në
të. Megjithatë, një pjesë e saj ka arritur deri në atë
pikë sa e ka internalizuar këtë mendësi dhe janë
kthyer në origjinë. Por, nuk ka dyshim se
përdorimi dhe kultivimi i mendësisë katundare
ka qenë një zgjidhje e qëllimtë e parisë, me
synime të qarta të ruajtjes së pushtetit dhe të
interesave të shtresës së parisë. Pavarësisht
urbanizimit formal, d.m.th. të lëvizjes së masave të
gjera nga katundet në qytete, në tri valët historike
të viteve 1930-1942, 1950-70 dhe 1990-2000,
mendësia e masës dërmuese të shqiptarëve ka
qenë dhe ka mbetur një tipike mendësi katundare.
Argumenti këtu mund të përmblidhet në pak
fjali. Në vitin 1990, paria dhe intelektualët e kanë
pasur shansin historik që të ndaheshin me këtë
mendësi dhe të drejtonin shqiptarët në rrugën e
duhur. Ata qëllimisht zgjodhën rrugën më të keqe,
vendosën të ndjekin mendësinë katundare. Në
vend që të udhëhiqnin popullin, ata ndoqën vetëm
interesat e tyre të ngushta. Zgjidhja e tyre i ka
sjellë shqiptarët në këtë gjendje kritike. Rruga që
zgjodhën, i bënë përgjegjës të padiskutueshëm të
këtij krimi historik, sepse ata e zgjodhën këtë
rrugë me vetëdije të plotë dhe pa brejtjen më të
vogël të ndërgjegjes.
Ibn Khalduni, katundaria
dhe teoria e qarkullimit të parive
Në Prolegomenonin e tij të famshëm, Al
Mukaddima, mendimtari i shquar arab i shekullit
të 14-të, Ibn Khaldun paraqet një teori ciklike të
konfliktit shoqëror të bazuar në përplasjen midis
qytetërimit e barbarizmit. Në thelb, teoria e tij thotë
se barbarët (në rastin e tij, beduinët që vijnë nga
shkretina) pushtojnë zonat e qytetarizuara, që
tashmë janë të sofistikuara, por që janë të zhytura
në degjenerim.
Barbarët e rinj, që edhe këta vijnë nga
shkretina, i pushtojnë qytetet, të frymëzuar nga
një fe e re, apo nga interpretimi i ri i fesë, që ata
kërkojnë që të ripërtërihet. Barbarët e radhës (në
kontekstin e Ibn Khaldun, beduinët, katundarët e
shkretinës) fitojnë, sepse ata kanë kurajo, guxim
dhe vlera. Mbi të gjitha, ata fitojnë sepse për të
jetuar në shkretinë, ata kanë zhvilluar organizim
e strukturë të mbështetur në lidhje të fuqishme
tribale e të gjakut. Kur e përdorin fenë si ideologji
mobilizuese, ata ia arrijnë që të krijojnë kohezion-
in e nevojshëm e masën kritike, për të marrë
kontrollin e shtetit. Barbarët bëhen pakica e re e
organizuar dhe kompakte që hyn si thika në
gjalpë në një shoqëri në dekadencë morale dhe
politike. Barbarët i rivitalizojnë këto qendra. Ata e
rindërtojnë shtetin dhe e bëjnë efektiv. Mirëpo, për
tre-katër breza edhe ata vetë degjenerohen e
bëhen të pazotët për të mbajtur pushtetin. Duke u
mbështetur tek e njëjta fe, barbarët e rinj organizo-
hen në katundet e tributë e tyre dhe marrin
kontrollin e shtetit. Kjo teori njihet si teoria e
qarkullimit të parive.
Një aplikim sipërfaqësor i teorisë së Ibn
Khaldun në rastin shqiptar do të paraqitej kështu.
Çdo tre-katër breza, një masë katundarësh, të etur
për prona e për pasuri, turma malësorësh heroikë,
të lidhur në strukturë tribale apo me një ideologji
të caktuar, të drejtuar nga një grup individësh që
kërkojnë pushtet, merr me forcë kontrollin e
shtetit. Kur fitojnë, këta zhvendosin parinë e vjetër
dhe e vënë shtetin në shërbim të këtij grupi.
Katundarët e thjeshtë nxjerrin kunjat e vjetër në
nivelin e katundit me bashkëkatundarët e tyre
respektivë e, natyrisht, grabisin, vrasin e vjedhin
çka iu del përpara, në emër të barazisë e të ligjit të
më të fortit. Por, dalëngadalë, paria e asaj mase
njerëzish sofistikohet dhe fillon që ta përdorojë
shtetin për qëllimet e veta. Për më tepër, ajo vepron
kështu duke ndjekur logjikën e forcimit të shtetit.
Në rastin tonë, një shembull i mirë është Ahmet
Zogu, aristokrati katundar nga Burgajeti i Matit.
Një rast tjetër është Enver Hoxha, nipi i kryeka-
tundarit të Gjirokastrës (siç përcaktohet në një
dokument të vitit 1916), apo Mehmet Shehu, i biri
i sheikut të Çorrushit. Gjatë tranzicionit, kryeka-
tundarët më të njohur janë Sali Berisha nga
Viçidoli, Gramoz Ruçi nga Salaria, Fatos Nano
nga Lunxhëria dhe Ilir Meta nga Skrapari.
Brezi i parë i shtresës sunduese e mban
pushtetin me forcë. Ata i kthejnë katundarët në
vendin e tyre, i mbajnë me rrogë, iu japin pasurinë
e humbësve, apo bëjnë një reformë agrare. Kur
kanë mundësi, ndërtojnë shtetin efektiv. Brezi i
dytë i parisë bëhet politik dhe sundon me
dinakëri e me zgjuarsi. Ky brez e mban pushtetin
duke përdorur monopolin e dijes e rrjetin e
lidhjeve, që e bëjnë të pazëvendësueshëm e
legjitim, në sajë të fitimit të pushtetit nga ana e
brezit të parë. Brezi i tretë bëhet artistik. Këta i
harrojnë origjinat e veta katundare e sinqerisht
besojnë se janë kryeqytetas të vërtetë. Në vijim,
brezi i katërt, vjen i degjeneruar e i zvetënuar. Ky
brez është kozmopolit në vlera, i prirur për qejfe
dhe i pazoti të sundojë. Në këtë pikë, sipas teorisë
së Ibn Khaldun, pritet vërshimi i një masë tjetër
malokësh e katundarësh, që i zhvendos edhe
këta pjestarë të parisë. Kështu, cikli i qarkullimit
të parive fillon prej fillimit. Ai duhet të rinisë me
tribu të reja e me një ideologji të re. Gjithnjë, në
dukje, por vetëm në dukje ama, shteti është në
shërbim të interesit të katundarëve të rradhës. Në
fakt, fitimtarja e vërtetë është gjithmonë paria
sunduese e grupit të katundarëve, të mobilizuar
në bazë të interesave të veshura me ideologjinë e
kohës. Problemi shqiptar është se katundarizimi
ka shkuar në drejtim të kundërt. Tashmë edhe
paria sillet sipas mendësisë katundare, duke
mos lejuar as formësimin e daljen e alternati-
vave, por edhe duke e zvetënuar shoqërinë deri
në atë pikë sa gjendja duket tërësisht e pash-
presë.
Ibn Khalduni dhe rasti shqiptar
Në rastin shqiptar, përvojat tona tregojnë se
kjo teori e qarkullimit të parive nuk është e
aplikueshme apo e vërtetueshme për disa arsye.
Nga një anë, gjatë një shekulli që e kemi pasur
shtetin tonë të pavarur, ne i kemi ndërruar paritë
sunduese shumë shpesh. Nga ana tjetër, paritë
janë zëvendësuar përmes një lufte formale
ideologjike të pamëshirshme. Projektet që janë
ndjekur kanë qenë modernizuese, por kanë
rrjedhur nga tradita krejtësisht të kundërta
ideologjike dhe kanë qenë të mbështetura në
konceptime krejtësisht të ndryshme të realitetit.
Në dy raste (1944 dhe 1990) paritë nuk janë
marrë thjesht me kontrollin e shtetit, por me
ndryshimin rrënjësor të shoqërisë. Në vitin 1912
e deri më 1939 në krye të shtetit ishin bejlerët e
vërtetë, mehmurët me shkollë, dhe figurat e
bashkësive fetare. Në vitin 1944 në krye erdhën
katundarët dhe pinjollët e shtresave të mesme
me gjysmë shkolle në Perëndim. Në vitin 1990
në krye mbeti paria sunduese, tashmë shumë e
sofistikuar në përvoja dhe e zgjeruar me
intelektualët dhe profesoratin universitar.
Asnjëri grup nuk ka ndenjur në kontroll të
shtetit më shumë se dy breza. Tradita jonë, në
kohë kaq të shkurtër, njeh zëvendësimin,
zgjerimin, transformimin, por edhe eliminimin e
parive nga fitimtarët e radhës. Grupi i ri fitimtar,
jo vetëm që e ka spostuar parinë sunduese të
deriatëhershme nga rolet kryesore, por edhe
shpesh i ka mënjanuar apo zhdukur fizikisht.
Kështu ndodhi në vitin 1944 me ata elementë të
parisë sunduese të deriatëhershme, që nuk u
larguan. Metoda e preferuar e eliminimit të
parisë gjatë tranzicionit ka qenë kooptimi ose
mërgimi i detyruar.
Struktura e veçantë e organizimit tonë
shoqëror ka çuar në formësimin e disa paradok-
seve unike shqiptare. Përfundimi kryesor që
duhet vënë në pah është se, në vend të ndërtimit
të shtetit, qoftë edhe në shërbim të vet, paria
sunduese e rradhës është treguar po aq, në mos
më shumë e katundarizuar se vetë katundarët që
e sollën dhe që e mbajnë në pushtet. Ky është
paradoksi i vërtetë i politikës shqiptare. Ndërtimi
i shtetit dhe i strukturave nuk bëhet për të
ndërtuar një shtet, që do të ishte në shërbim të të
gjithëve. Ndërtimi i shtetit dhe i strukturave
bëhet për të ruajtur kontrollin e klanit të caktuar
katundar, ose të aleancës së disa klaneve
katundare, mbi ngastrën e pushtetit. Politika që
luhej në krye të shtetit ishte një ripërsëritje e
sjelljes së katundarëve në katund. Kjo ndodh
për shkak se shoqëria shqiptare e mbi të gjitha,
paria sunduese, ka mbetur pre e mendësisë
katundare që nuk i lejon shqiptarët që të bëjnë
shtetin që duhet. Mungesa e shtetarëve të
mirëfilltë, mungesa e një etike dhe morali
publik, të rrënjosur në një ideologji që iu
shërben të gjithëve, sundimi i një mendësie
arriviste dhe materialiste katundareske, janë
karakteristika të parive shqiptare. Prandaj
edhe teoria ciklike e Ibn Khaldun nuk është e
aplikueshme në rastin shqiptar.
Barbarët e rinj, që edhe
këta vijnë nga shkretina, i
pushtojnë qytetet, të
frymëzuar nga një fe e re,
apo nga interpretimi i ri i
fesë, që ata kërkojnë që të
ripërtërihet. Barbarët e
radhës (në kontekstin e Ibn
Khaldun, beduinët, ka-
tundarët e shkretinës) fi-
tojnë, sepse ata kanë kura-
jo, guxim dhe vlera. Mbi të
gjitha, ata fitojnë sepse
për të jetuar në shkretinë,
ata kanë zhvilluar organiz-
im e strukturë të mbështe-
tur në lidhje të fuqishme
tribale e të gjakut. Kur e
përdorin fenë si ideologji
mobilizuese, ata ia arrijnë
që të krijojnë kohezionin e
nevojshëm e masën kri-
tike, për të marrë kontrol-
lin e shtetit. Barbarët
bëhen pakica e re e organi-
zuar dhe kompakte që hyn
si thika në gjalpë në një
shoqëri në dekadencë mo-
rale dhe politike. Barbarët i
rivitalizojnë këto qendra.
Ata e rindërtojnë shtetin
dhe e bëjnë efektiv. Mirë-
po, për tre-katër breza
edhe ata vetë degjenero-
hen e bëhen të pazotët për
të mbajtur pushtetin. Duke
u mbështetur tek e njëjta
fe, barbarët e rinj organi-
zohen në katundet e
tributë e tyre dhe marrin
kontrollin e shtetit. Kjo
teori njihet si teoria e
qarkullimit të parive...
“