E
E
E
E
E S
S
S
S
Shtunë
htunë
htunë
htunë
htunë 30 M
30 M
30 M
30 M
30 Mars 2013
ars 2013
ars 2013
ars 2013
ars 2013
20
GAZETA SOT
www.sot.com.al
k u l t u r e
Filmi për trafikimin e organeve
në Kosovë, reagojnë kineastët
Regjisori serb Emir Kusturica pritet të realizojë një film për
trafikimin e organeve në Kosovë, por për artistët e filmit në vend,
regjisori që hapur ka përkrahur regjimin e Slobodan Miloshevicit
duhet të shpallet "persona non grata". "Paralajmërimi i Kustu-
ricës se po shkruan një skenar filmi bazuar në një raport të
eurodeputetit Dick Marty, që pretendon se liderët e Ushtrisë Çlir-
imtare të Kosovës kanë bërë tregti me organe të njerëzve, meri-
ton një reagim jo vetëm të komunitetit vendës, por edhe të atij
ndërkombëtar", shprehet kryetari i Unionit të Artistëve të Filmit
të Kosovës, Lirak Çelaj. Më tej ai theksoi se një reagim i fortë i
shoqërisë kosovare është i nevojshëm në këtë rast, ku po bëhet
propagandë kundër shqiptarëve. Ndërkaq kanë qenë mediat
serbe që kanë raportuar se Kusturica po shkruan një skenar
filmi për trafikimin e organeve të njerëzve, dhe sipas regjisori
serb, trafikimi i organeve në Kosovë është një e vërtetë e
tmerrshme që po fshihet prej shumë vjetësh. "Është e sigurt që
këtë film do ta xhiroj në Rusi", ka thënë Kusturica.
Marash Hajati ndahet nga
jeta në moshën 79 vjeçare
Gazetari i njohur i organeve të shtypit dhe medias në
Shqipëri, Marash Hajati është ndarë nga jeta në moshën 79-
vjeçare. Emri i tij është bërë i njohur jo vetëm për shkrimet si
publicist, por sepse për 14 vjet me radhë punoi si gazetar dhe
drejtor i TVSH. Në vitet '74-'88, Hajati ka qenë dhe drejtor i
përgjithshëm i RTSH. Përveç artikujve të shumtë në organet
e shtypit, si dhe Radiotelevizion ai ka shkruar edhe, doku-
mentarët, "Tërmeti tundi malet por jo zemrat tona", "Fitimtarë
mbi tërmetin" (Nderuar me Çmim Republike). Marash Hajati
lindi në vitin 1934 në qytetin e Shkodrës. Shkollën e mesme
e kreu më 1952 në qytetin e lindjes. Nga viti 1952 e deri në
vitin 1957 ndoqi studimet e larta e në Universitetin e Petër-
burgut, në Fakultetin e Filologjisë, dega gazetari. Punoi si
redaktor në gazetën "Puna" e më pas, sekretar kolegjiumi i
saj dhe instruktor për shtypin. Në vitet 1988-90 kryeredak-
tor i gazetës "Zëri i Popullit". Për 14 vjet ka qenë Kryetar i
Bashkimit të Gazetarëve të Shqipërisë.
"Mbrëmje Klasike"
në Universitetin e Arteve
Shumë shpejt në sallën e madhe të Universitetit të Arteve
do të realizohet koncerti klasik "Mbrëmje Klasike" nën regjin
e Sokol Gugës, me orkestrën simfonike të liceut "Jordan
Misja", dirigjent dhe udhëheqës artistik Grid Bici. Synimi i
koncertit është promovimi i talenteve të reja. Soprano Madila
Caushi do të vij me ariet e saj, e cila po i përgatit enkas për
këtë aktivitet, Gerald Murja do të sjellë një tjetër arie "Fjalët
e qiririt", si dhe nuk mungon orkestra e liceut artistik "Jor-
dan Misja", të cilët janë kryesorët e këtij koncerti. Sokol
Guga, regjisori i këtij koncerti shprehet: "Dua të falenderoj
të gjithë ata miq e bashkëpunëtorë të cilët më kanë mbështe-
tur në këtë sipërmarrje. Një falenderim të veçantë për Rek-
torin e Universitetit të Arteve z. Petrit Malaja, i cili gjith-
monë është në mbështetje të të rinjve, drejtorin e liceut Ar-
tistik z. Dashnor Çela, koreografen Kozeta Bakiu, e cila vjen
në këtë koncert me trupën e saj të baletit". Hyrja në koncer-
tin "Mbrëmje Klasike" do të jetë e lirë për publikun.
Ndahet nga jeta themeluesi i
skenografisë shqiptare Hysen Devolli
Arti shqiptar humbi dje piktorin
e merituar dhe themeluesin e
skenografisë shqiptare, Hysen Devol-
li. Gjatë veprimtarisë së tij krijuese ka
realizuar me profesionalizëm të lartë
rreth 300 punime në skenografi, ku
përfshihen vepra të tilla si "Prefekti",
"Familja e Peshkatarit", "Mbreti Lir",
"Borana", "Traviata", "Berberi Seviljes",
"Bernarda Alba", etj. Jo rastësisht emri
i Hysen Devollit është përfshirë në
Enciklopedinë Botërore të Skeno
grafisë, që u botua vitin e kaluar në
SHBA. Një krijimtari tejet të pasur
realizoi Hysen Devolli edhe në pik-
turë. Firmën e tij e mbajnë shumë ve-
pra të fondit të Galerisë Kombëtare të
Arteve. Me këtë krijimtari ai është për-
faqësuar denjësisht thuajse në të gjitha
ekspozitat kombëtare, por edhe të
vendeve të tjera, si në Bienalen e Egjip-
tit etj. Po kështu firmës së tij i përka-
sin edhe një gamë e gjerë bocetesh të
emisioneve filatelike shqiptare,
veçanërisht me portrete figurash të
shquara, si dhe seti me kartë-
monedhat shqiptare, të emetuara në
vitin 1964. Për veprimtarinë tij të gjatë
mbi 60 vjeçare Hysen Devollit i janë
akorduar një sërë titujsh, dekoratash
e medaljesh. Artisti Hysen Devolli lin-
di në Tiranë, më 11 gusht 1924, në një
familje patriotike me origjinë nga
Kosova. Në moshë shumë të re mori
pjesë aktive në Luftën Antifashiste
Nacionalçlirimtare. Pas çlirimit të
vendit, nisur nga talenti i spikatur për
artet figurative, u dërgua për studime
në Bukuresht, në Akademinë e Arteve
të Bukura "Nikolae Grigoresku" të
Rumanisë, ku diplomohet për pikturë.
Pas kthimit në atdhe, në vitin 1952,
emërohet në detyra të ndryshme sh-
tetërore, fillimisht drejtor i Galerisë
Kombëtare të Arteve dhe më pas drej-
ton sektorin e skenografisë të Teatrit
Popullor dhe të Teatrit të Operas dhe
Baletit. Me ndarjen nga jeta të tij, famil-
ja humbi njeriun e saj me të dashur,
piktura dhe skenografia shqiptare një
nga penelat më të dalluar dhe shoqëria
një nga miqtë më të mirë. Për dekada
me radhë skenografi Hysen Devolli ka
qenë dhe një prej emrave i cili ishte në
fokus të talenteve të reja që ndiqnin
këtë rrugë artistike. Me shumë krijime
dhe vlerësime gjatë jetës së tij,
skenografi Hysen Devolli renditet mes
emrave të paktë që i lanë pas një pasuri
të çmuar artit dhe kulturës shqiptare.
Ekspozita me mbi 40 punime në galerinë FAB, flasin kuratorët Vladimir Myrtezai dhe Edison Çeraj
Multimedia 2013
prezanton "Hapësira
dhe koha me o pa kornizë"
Nga Julia VRAPI
Artistët e atelierit të Muliti-
medias në Universitetin e
Arteve vijnë para publikut me
ekspozitën "Hapësira dhe koha
me o pa kornizë", e cila u çel dje
në galerinë e artit FAB. Të nxitur
nga tema e ekspozitës, ata kanë
bashkuar punët e tyre në një ter-
ritor të përbashkët, ku secili ësh-
të përpjekur të jetë individual. Në
punët e kësaj ekspozite ku mar-
rin pjesë rreth 40 artistë të rinj,
përcillen pikëpyetje, përgjigje
apo qëndrime mbi terma filozo-
fikë apo reflektime mbi një re-
alitet të caktuar. Katër pedagogë
të artistëve të rinj, Vladimir
Myrtezai, Altin Lika, Edison
Çeraj dhe Florian Haxhihyseni
janë dhe kuratorë të kësaj ek-
spozite, të cilat e vlerësojnë jo
pak. Për profesor Vladimir
Myrtezain, ekspozita pavarë-
sisht rezultatit, e rëndësishme
është që këta artistë të ecin në
rrugën e duhur për të shprehur
individualitetin e tyre. "E veçan-
ta është, sepse qëndrimet tona
janë të një ekspozite alternative,
e dyta përkufizohet shumë nga
teknika e lartë, por ka intere-
sante temat që ne provokojmë
këto subjekte për të dalë në këto
territore arti. Tema është e hapur
dhe lë shumë pika takimi me
momente, të cilat studentët i
konsumojnë këto tema. Jam i
kënaqur nga kjo krijimtari,
edhe për shkak të risive. Njëra
ishte një performancë e stu-
dentëve që janë veshur me rro-
ba instilacione, tjetra ka të bëjë
dhe me format e identitetit që ata
kanë", pohon profesor Myrtezai,
kurator i ekspozitës. Më tej ai
shton se lënda që provokon këtë
produkt kulturor lind nga një
atmosferë kontaminimi nisur
nga proceset historike të his-
torisë së artit dhe pozicioni ak-
tual i një ndërgjegjeje të re, si
formë reagimi ndaj një procesi
ciklik të zhvillimeve të artit sot.
"Lëvizjet përjashtuese si një
mohim për të pohuar përbën dhe
themelin e asaj shtyse për të
vënë në lëvizje atë pjesë të rëndë-
sishme brenda artistit për ta
ëndërruar flamurin e vendosur
në tokën e ideve të reja. Këto dile-
ma të shoqëruara me një debat
të hapur në atelie bën dhe bazën
e bashkëpunimit pedagog-stu-
dent. Format e provokimit
përmes dijeve dhe përsosjeve
ndaj mediumeve të reja të për-
shtatura me teknikat e percep-
timit dhe prekjes konkrete të
materialeve me të cilat identi-
fikohen dhe bëhen pjesë e
mjeteve me të cilat ato shprehen
përbën një binom dobiprurës në
rritjet e aftësisë së dialogut dhe
rrit udhëtimin e frytshëm drejt
shprehjes së veprës së artit",
shprehet pedagogu Vladimir
Myrtezai. Larmi krijimesh,
idesh e mediumesh, këto janë
punët më të mira të një viti të
këtyre studentëve, por një tjetër
pedagog i studentëve njëkohë-
sisht dhe kurator i "Hapësira
dhe koha me o pa kornizë", Ed-
ison Çeraj, ekspozita është e
rëndësishme sepse i përball këta
artistë të rinj me një publik jo
vetëm të shkollës por dhe më
gjerë, gjë që i ndihmon në rrugën
e tyre si artistë. "Dy janë arsyet
kryesore të hapjes së kësaj ek-
spozite. E para se janë vetë stu-
dentët e vitit të dytë dhe tretë që
marrin pjesë dhe shohin se si
ngrihet një ekspozitë, dhe arsye-
ja e dytë ata përballen me një
publik konkret, i cili teston në
një farë mënyre atë që ata kanë
zgjedhur. Kjo vlen për një arsye
të qenësishme, sepse duke qenë
se ata përballen me një ek-
spozitë të mirëfilltë e kanë më të
lehtë për tu lançuar në hapësir-
at artistike të vendit dhe më
gjerë", tregon pedagogu Edison
Çeraj, kurator i ekspozitës.
"Hapësira dhe koha
me o pa kornizë"
Në galerinë FAB janë mbi
40 punë, të teknikave të ndry-
shme, video, instilacione, fo-
tografi, kolazh, etj, që vijnë në
ekspozitën "Hapësira dhe koha
me o pa kornizë". Ekspozita do
të qëndrojë e hapur deri më datën
4 prill dhe pedagogu Edison
Çeraj thekson se kulmon me
këndvështrimin mbi hapësirën
si medium. "Hapësira është një
domen që diskutohet në artet
pamore dhe ne jemi përpjekur
ta shohim si një lloj mediumi që
i nënshtrohet veprave tona. Nga
një hapësirë e patrajtë përmes
këtyre veprave merr një trajtë të
caktuar, pra i vihet një kornizë
hapësirës përmes këtyre ve-
prave", shprehet profesor Çeraj.
"Hapësira dhe koha me o pa
kornizë" e cila u çel dje në mje-
diset e galerisë FAB i takon edhe
asaj pjese që gjallërojnë jetën
artistike në këtë galeri artit, e cila
duket se nuk pushon në asnjë
kohë, pasi herë pas here aty pre-
zantohet krijimtaria jo vetëm e
artistëve të rinj, por dhe emrave
të tjerë të artit. E veçanta e ek-
spozitës "Hapësira dhe koha me
o pa kornizë" këtë herë vjen e
kuruar nga emra të njohur të
artit, dhe sjell një krijimtari me
shumë mesazhe tek publiku.