52
2.3. HULUMTIMI NË MËSIMIN E KIMISË
Hulumtimi për mësimin e kimisë
Hulumtimi në shkollë
Që të mund të ketë njohuri në zhvillimin e mësimit dhe suksesin e nxënësve, në shkolla rregullisht mbahen
aktivitete me karakter hulumtues.
Më e thjeshtë është të përcillet suksesi mesatarë në një klasë ose i tërë shkollës. Pas përfundimit të notave në
periudhën e dhënë (tremojor, gjysmëvjetor, fund të vitit), notat mblidhen dhe pjesëtohen me numrin e nxënësve.
Mund të llogaritet edhe suksesi mesatarë i nxënësve në veçanti. Gjitha operacionet matematikore mund të kryhen
herët, por më shpejtë, më lehtë dhe më saktë është nëse shfrytëzohen programe përkatëse kompjuteristike.
Në këtë mënyrë përfitohen rezultatet të cilat pastaj duhet të analizohen, e jo vetëm të kumtohen. Duhet të
vërtetohet se pse rezultatet janë të këtilla siç janë gjetur, çfarë është besueshmëria e tyre dhe çfarë masa duhet të
merren, eventualisht, të ndërmerren.
Shkolla mund të kryej edhe testimin intern (të brendshëm), duke përfshirë këtu edhe anketat midis nxënësve për
raportin e tyre për lëndën e caktuar, libër ose arsimtarë. Nëse anketat kryhen me vetëdije dhe pa anime, ato mund
të sjellin deri te njohuritë e rëndësishme. Gjatë kësaj, është me rëndësi mendimet e tyre ti bazojnë në elemente që
nuk janë më kryesore. Për shembull, më e rëndësishme për mendimin e tyre nuk duhet të jenë a është lënda e
lehtë ose e vështirë për ata. A është libri i vogël ose është shkruar në më shumë faqe por parimisht në bazë të asaj
se a është i vogël densiteti i fjalëve (nocioneve)
*
ose i madh, a janë dhënë përmbajtjet të kuptueshme dhe a është
libri i përshtatshëm për mësim. Mendimet, për arsimtarët nuk duhet të formohen si, a është arsimtari i
tolerueshëm apo i ashpër, por a është ai pedagog i mirë ape nuk është i i tillë, a e zotëron lëndën e tij apo në këtë
aspekt ka lëshime, a është i drejtë apo nuk është i drejtë dhe ngjashëm.
Do të ishte interesante të krahasohen rezultatet e anketave për pyetje të caktuara, në njërën anë, nga shkolla, dhe
në tjetrën anë nga nxënësit.
hulumtimi në shkollë për mësimin në atë, me kusht që ato të jenë kryer me vetëdijësim dhe objektivisht,
duhet të japin pasqyrë të qartë për gjendjen e vërtetë të gjërave, që pastaj të janë udhërrëfyes kah
arritja e rezultateve dhe përfitimit të njohurive afatgjate.
* Densiteti i nocioneve është raport i numrit të të dhënave dhe numrit të faqeve në të cilët janë dhënë ato të dhëna.
53
Hulumtimet nga jashtë
Nga ana e Institutit për kimi pranë fakultetit matematiko-natyror kryhet (nëse është lejuar nga shkolla) testimi
kohëpaskohshëm i nxënësve por me qëllim tjetër nga ajo që ka testimi në vetë shkollën. Kuptohet, njerëzit nga
instituti nuk janë të autorizuar të vlerësojnë nxënësit dhe nuk do ta bëjnë këtë. Qëllimi është të mblidhen të
dhëna për atë çka dhe si dinë nxënësit dhe këto njohuri të përdoren në qëllime shkencore. Në realitet, gjatë këtyre
testimeve qëllimi kryesorë është të provohet te nxënësit a ka prezantime të gabuara ( miskoncepcione) dhe nga të
cilës natyrë janë ato. Planifikohen rezultatet e këtyre testeve të përpunohen profesionalisht, ndoshta të jenë
qëllim të ndonjë disertacioni të doktoraturës.
Hulumtimet e formave të ndryshme me qëllime të ndryshme mund të kryhen edhe nga institucionet dhe trupat
shtetërore. Në disa nga këto trupa, madje, hulumtimi në arsim është një nga detyrat kryesore.
Domethënë:
hulumtimet e mësimit (përfshirë edhe atë të kimisë) mund të kryhen edhe nga jashtë – nga institucionet
universitare dhe shtetërore.
HULUMTIMET E NXËNËSVE
Kontrollet dhe garat
Për hulumtim të vërtetë nga ana e nxënësve mund të konsiderohen kontrollet dhe garat e organizuara nga
organizata ose institucione, për shembull kontrollet Shkenca e të rinjve ose garat e organizuara nga shkolla të
posaçme. Ekzistojnë, madje, edhe olimpiada të kimisë.
Në këto manifestime do të duhej të prezantohen rezultatet nga hulumtimet të cilat, sipas karakterit të tyre, janë
“fotografi” të vërteta të hulumtimeve shkencore. Kuptohet, nxënësit nuk janë të aftë të punojnë mbi probleme
nga “shkenca e lartë”, por edhe mundësitë materiale të shkollave tona nuk janë të tilla që do ta mundësonin këtë.
Mirëpo, nga kjo nuk vijon se nxënësit nuk duhet të mundohen ti zotërojnë bile punën hulumtuese shkencore dhe
të përfitojnë rezultate të cilat nuk janë për anashkalim. Parakusht për këtë janë angazhimi i vetë nxënësve dhe të
arsimtarëve të tyre.
Sikur edhe gjatë hulumtimeve shkencore të vërteta, fillohet me zgjedhje të problemit për hulumtim, pastaj
vijon shikimi në literaturë dhe përfitimi i informatave për atë që më është e njohur për problemin e zgjedhur dhe
problemet e ngjashme me atë.
Duke folur përmes fotografive (shih. fig. 2.8), duhet të gjendet mënyrë si të përcaktohen elementet e “të
përzgjedhurës”.
54
Roli i arsimtarit këtu ndoshta është më i rëndësishëm: ai duhet ti ndihmojë që të
zgjedhë problem interesant, zgjedhja e të cilit nuk i tejkalon aftësitë e nxënësit dhe
mundësitë materiale të shkollës ose të ndonjë institucioni jashtë nga sistemi i
arsimimit në të cilën nxënësi mund të punojë kohë të caktuar.
Pastaj nxënësi (së bashku me arsimtarin) duhet të përpunojë plan të hulumtimit dhe
të qaset kah realizimi i tij. Nuk do të duhej ndaras të ceket se nxënësi duhet vetë të
hulumtojë, e jo ta kryejë hulumtimin ndonjë tjetër (prind, i afërm, shok, i punësuar
në laborator ose në fabrikë për të cilën supozohet se do të kryhet hulumtimi).
Faza e ardhshme (shih më lartë) është përpunimi i rezultateve dhe, më në fund,
prezantimi i tyre. Prezantimi mund të kryhet në mënyra të ndryshme: përmes
prezantimit gojorë, përmes përpunimit të postereve ose, në kohën e fundit me
prezantimet e popullarizuara të përpunuara me ndihmë të programeve
kompjuteristike Power Point.
Diskutimi gojorë duhet të jenë i përgatitur mirë, duke pasur parasysh për kohën e
lejuar dhe me gatishmëri të përgjigjet pyetjeve të shtruara nga dëgjuesit. Trema gjatë
të folurit është e pashmangshme, por ajo nuk duhet të pamundësojë nxënësi ta thotë
atë që e ka përgatitur. Nuk duhet të flitet shpejtë (Fig. 2.9), por nuk duhet prezantimi
të “zvarritet” (fig. 2.10).
Paraqitja gojore nuk guxon të lexohet. Pikërisht leximi gjithnjë tingëllon më me
monotoni se sa diskutimi i lirë.
Posteri duhet të jenë përmbajtjesor dhe i përgatitur me estetikë.
Para posterit të mirë duhet të ndalesh (fig. 2.11 a) dhe të jesh i përgatitur për të diskutuar me vizitorët (fig. 2.11
b).
Posteri nuk duhet të jenë i mbingarkuar me të dhëna, i tillë duhet të jenë edhe prezantimi.
Edhe prezantimin Power Point nxënësi nuk duhet ta lexojë. Kështu është sepse lexuesit lexojnë më shpejtë se
nxënësi mund ta bëjë këtë me zë, me leximin e tij nxënësi mund ta largojë vëmendjen e dëgjuesve.
Në disa manifestime ekziston edhe kontrolli i njohurive të përgjithshme nga kimia ose i aftësimit për punë
laboratorike.
Sl. 2.8. [to sega?
Sl. 2.9. Ne smee da se
“mitralira”
Fig. 2.10. Nuk guxon edhe
të “zvarritet”
Fig. 2.11. Para posterit qëndrohet ( a) dhe diskutohet ( b)
Dostları ilə paylaş: |