Per barnat narkotike dhe lendet psikotrope



Yüklə 345,63 Kb.
səhifə2/3
tarix14.05.2018
ölçüsü345,63 Kb.
#44238
1   2   3

Shëndetësisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit, sipas modelit të hartuar

nga Komisioni i Barnave Narkotikë i Këshillit Ekonomik e Social të

Kombeve të Bashkuara.

Ky autorizim është i patjetërsueshëm.

Neni 45


Në kërkesën për autorizim shënohet natyra e procesit që do të

kryhet, emrat dhe adresat e importuesit/eksportuesit, emri i

marrësit të ngarkesës në qoftë se njihet, emrin e përbashkët

ndërkombëtar të çdo lënde dhe në rast se mungon një emërtim i

tillë, emrin e lëndës në tabelat e konventave ndërkombëtare, forma

farmaceutike dhe në qoftë se është fjala për një përgatesë, emrin

e saj në qoftë se ekziston, sasia e çdo lënde dhe përgatesave,

periudha kur do të kryhet eksporti/importi, menyra e transportit

ose spedicionit, si dhe vendkalimi i kufirit në territorin e

Republikës së Shqipërisë.

Kërkesës për eksport i bëshkëlidhet autorizimi për import e

lëshuar nga organet kompetente të vendit importues.

Neni 46

Autorizimi për import apo eksport përmban të njëjtat të dhëna,



si dhe kërkesa për veprimtarinë që autorizohet. Autrizimi përcakton

konkretisht nëse veprimi kryhet nëpërmjet një apo më shumë

dërgesave.

Autorizimi për eksport përmban gjithashtu edhe numrin dhe

datën e autorizimit të importit, i cili vërteton se importimi i

lëndëve ose përgatesave është i autorizuar.

Neni 47

Një kopje autentike e autorizimit për eksport i bashkëlidhet



çdo dërgese dhe ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit

i adreson një kopje qeverisë së vendit ose territorit importues.

Neni 48

Në qoftë se sasia faktike e bimëve, lëndëve ose përgatesave të



importuara është më e vogël se sasia e shënuar në autorizimin e

eksportit, organet doganore dhe të kontrollit të barnave e shënojnë

këtë fakt në dokument dhe në të gjitha kopjet zyrtare.

Neni 49


Kur dërgesa ka hyrë në tërritorin kombëtar ose kur periudha e

caktuar në autorizimin për import mbaron, ministri i Shëndetësisë

dhe Mbrojtjes së Mjedisit i dërgon qeverisë së vendit ose

territorit eksportues autorizimin për eksport me të dhënat konkrete

ku tregohet sasia e çdo bime, lëndë apo përgatesë të importuar në

fakt.


Neni 50

Dokumentet tregtare të tilla si faturat, polic-ngarkesat,

dokumentet e doganës, të transportit dhe spedicionit duhet të

përmbajnë emrat e bimëve dhe të lëndëve sipas tabelave të

konventave ndërkombëtare, emrat e përgatesave në rast se i kanë,

sasitë e eksportuara ose që do të importohen, emrin dhe adresën e

eksportuesit, importuesit dhe në, rast se njihet, edhe të marrësit

të ngarkesës.

Neni 51

Eksportimet ose importimet në formën e dërgesave të adresuara



për llogari të një personi me emër të ndryshëm nga ai që figuron në

autorizimin përkatës janë të ndaluara.

Neni 52

Eksportimet në formën e një dërgese të adresuar një magazine



të doganës janë të ndaluara, përveç rasteve kur qeveria e vendit

importues miraton në certifikatën për import një dërgesë të tillë.

Importimet në formën e një dërgese të adresuar një magazinë të

doganës janë të ndaluara, përveç rasteve kur Ministri i

Shëndetësisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit ka miratuar në certifikatën

e importit një dërgesë të tillë. Çdo tërheqje e mallit nga magazina

bëhet me autorizim të autoriteteve prej të cilëve varet magazina.

Çdo dërgesë me destinacion jashtë shtetit konsiderohet eksportim në

kuptim të këtij ligji. Lëndët dhe përgatesat e depozituara në

magazinën e doganës nuk duhet të pësojnë asnjë lloj trajtimi që do

të ndryshonte natyrën e tyre. Ambalazhi i tyre nuk duhet të

ndryshojë pa autorizim të autoriteteve prej nga varet magazina.

Neni 53

Dërgesat që hyjnë ose dalin pa qënë të shoqëruara me



autorizimin përkatës për import apo eksport, bllokohen nga organet

kompetente deri në vërtetimin e legjitimitetit të dërgesës ose

daljen e vendimit për konfiskimin e saj.

Neni 54


Pikat doganore, ku lejohet kalimi i bimëve, lëndëve dhe

përgatesave që imortohen apo eksportohen, përcaktohen nga organet

kompetente.

2. Kalimi tranzit.

Neni 55

Ndalohet kalimi tranzit nëpër territorin e Republikës së



Shqipërisë i çdo dërgese të bimëve, lëndëve e përgatesave të

tabelës II dhe III, pavarsisht nëse dërgesa është shkarkuar ose jo

nga mjeti i saj i transportit. Bëjnë përjashtim rastet kur dërgesa

shoqërohet me një kopje autentike të autorizimit për eksport, e

cila u paraqitet organeve kompetente.

Neni 56


Ndalohet ndryshimi i drejtimit të kalimit tranzit të një

dërgese në vendin tonë drejt një destinacioni të ndryshëm nga ai që

figur on në kopjen e autorizimit për eksport që i bashkëngjitet

dërgesës.

Ndryshimi i drejtimit të kalimit tranzit bëhet vetëm me

autorizim të organeve përkatëse. Kërkesa për autorizimin e

ndryshimit të drejtimit të tranzitimit të dërgesës trajtohet si të

ishte një eksportim nga vendi ynë për në vendin e destinacionit të

ri.

Neni 57


Asnjë dërgesë e lëndëve ose përgatesave që kalojnë tranzit në

vendin tonë nuk mund të bëhet objekt i çfarëdo trajtimi që do të

ndryshonte natyrën e tyre. Ambalazhi i i tyre nuk mund të ndryshojë

pa lejen e organit të caktuar nga ministri i Shëndetësisë dhe

Mbrojtjes së Mjedisit.

Neni 58


Dispozitat e nenit 55, 56 dhe 57 nuk zbatohen në rastet kur

dërgesa transportohet me avion, me kusht që avioni të mos ulet në

territorin e Republikës së Shqipërisë. Në rast se avioni ulet, në

varësi nga rrethanat, dërgesa do të trajtohet si eksportim nga

vendi ynë drejt vendit të destinacinit dhe do t'i nënshtrohet

dispozitave përkatëse.

3. Portet dhe zonat e lira

Neni 59


Portet dhe zonat e lira i nënshtrohen të njëjtit kontroll dhe

të njëjtës mbikqyrje si gjithë pjesët e tjera të territorit

kombëtar.

Ç. Transporti tregtar.

Neni 60

Transportuesit tregtarë duhet të marrin masat e nevojshme për



të siguruar që mjetet e tyre të transportit nuk përdoren për

trafikun e paligjshëm të barnave, lëndëve dhe përgatesave të

përfshira në këtë ligj.

Personat fizikë e juridikë që merren me transport tregtar

duhet :

- të paraqesin në kohën e duhur listën e mallrave që



transportohen;

- të mbyllin mallrat në konteniere të vulosur me dyllë të kuq

apo plumb, me vula të pafalsifikueshme dhe të dallueshme për

kontrollin;

- të informojnë menjëherë organet kompetente për çdo rrethanë

të dyshimtë për trafik të paligjshëm.

D. Dërgesat në rrugë postare.

Neni 61


Dërgimi në rrugë postare i bimëve, lëndëve dhe përgatesave të

përfshira në këtë ligj, lejohet vetëm në formën e pakove postare me

vlerë të deklaruar dhe lajmërim- marrje.

KREU VII


TREGTIMI DHE SHPERNDARJA ME PAKICE

A. Përdorimi në klinikë për ndihmë urgjente dhe mjekimin e të

sëmurëve.

Neni 62


Blerjet e bimëve, lëndëve dhe përgatesave të tabelës II dhe

III për dhënien e ndihmës urgjente dhe mjekimin e të sëmurëve bëhet

vetëm nga persona fizikë e juridikë privatë të pajisur me licencë

sipas nenit 13 ose ndërmarrje shtetërore të caktuara posaçërisht

sipas nenit 15 të këtij ligji.

Neni 63


Vetëm personat fizikë e juridikë të mëposhtëm lejohen të

marrin dhe mbajnë bimë, lëndë dhe përgatesa të tabelave II dhe III

për nevoja të ndihmës urgjente profesionale :

- Farmacitë;

- Farmacitë e spitaleve shtetërore ose private dhe të qendrave

shëndetësore;

- Depot shtetërore ose private të barnave që janë nën

përgjegjësinë e farmacistit dhe të miratuara nga ministri i

Shëndetësisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit;

- Spitalet dhe qendrat shëndetësore pa farmacist përgjegjës,

por me një mjek që punon në institucion dhe mban përgjegjësinë për

lëndët dhe përgatesat në fjalë;

- Mjekët dhe veterinerët e autorizuar të japin barna sipas një

listë të përcaktuar përkatësisht nga ministri i Shëndetësisë dhe

Mbrojtjes së Mjedisit dhe ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit;

- Mjekët dhe veterinerët për nevoja të shërbimit të urgjencës

brenda kufijve cilësore dhe sasiorë të përcaktuar përkatësisht nga

ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit dhe ministri i

Bujqësisë dhe Ushqimit;

- Mjekët stomatologë dhe mamitë për nevoja të shërbimit të

urgjencës sipas listës së përcaktuar nga ministri i Shëndetësisë

dhe Mbrojtjes së Mjedisit.

B. Shitja me pakicë të sëmurëve.

1. Dispozita të përgjithshme për bimët, lëndët

dhe përgatesat e tabelave II dhe III.

Neni 64


Bimët, lëndët dhe përgatesat e tabelës II mund të përshkruhen

dhe t'u jepen të sëmurëve në pajtim me përdorimin e tyre terapeutik

dhe vetëm me recetë të lëshuar nga një kategori mjekësh, të cilët

përcaktohen me udhëzim të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes

së Mjedisit.

Neni 65


Bimët, lëndët dhe përgatesat e tabelës III mund të përshkruhen

dhe tþu jepen të sëmurëve në pajtim me përdorimin e tyre terapeutik

dhe vetëm me recetë të lëshuar nga :

- Mjeku;


- Mjeku stomatolog për trajtimin e një sëmundjeje dentare;

- Mjeku veteriner për përdorim veterinar.

Neni 66

Barnat e tabelave II dhe III mund të shiten nga :



- Farmacitë dhe agjencitë farmaceutike;

- Farmacitë dhe agjencitë farmaceutike veterinare sipas l istës

së përcaktuar nga ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit.

Neni 67


Të gjitha recetat për këto barna duhet të përmbajnë :

- Emrin, specialitetin dhe adresën e mjekut përshkrues;

- Emrin e barit, dozën dhe instruksionet për përdorimin e tij;

- Sasinë e përshkruar ose periudhën e trajtimit dhe

eventualisht numrin e recetave të përsëritura;

- Emrin, mbiemrin dhe moshën e të sëmurit; në recetën e

lëshuar nga veterineri emrin dhe mbiemrin e pronarit të kafshës;

- Datën e lëshimit dhe firmën e vulën e mjekut përshkrues, dhe

eventualisht vulën e institucionit.

Ndalohet ekzekutimi i recetave që nuk plotësojnë kërkesat e

këtij neni.

Neni 68


Pas ekzekutimit të recetës, ajo vuloset nga farmacisti apo

mjeku a veterineri i autorizuar të shesë barna, dhe i vendoset

numri rendor i recetave të regjistruara (numri i kuponit) dhe data

e dhënies së barit.

Neni 69

Kushtet dhe kriteret e përshkrimit dhe shitjes së barnave të



tabelave II dhe III në spitale dhe qendra shëndetësore përcaktohen

me urdhër të ministrit te Shëndetësisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit.

Neni 70

Pavarsisht nga dispozitat e nenieve 66, 67 dhe 68, ministri



i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit, nëse e kërkon situata dhe

në kushtet që ai gjykon, mund të autorizojë në të gjithë vendin ose

në një pjesë të tij, farmacistët e pajisur me licencë të shesin me

pakicë, të furnizojnë lirisht dhe pa recetë të sëmurët, për qëllime

vetëm mjekësore, sasi të vogla të lëndëve psikotrope të tabelës III

dhe të përgatesave që i përmbajnë ato.

2. Dispozita të veçanta për barnat e tabelës II.

Neni 71


Recetat për barnat e tabelës II do të përshkruhen pas vizitës

së të sëmurëve në receta të posaçme për këtë qëllim, modeli i të

cilave miratohet nga ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes së

Mjedisit. Në recetë shënohet edhe me fjalë doza dhe numri, si për

specialitetet e gatshme, ashtu edhe për përgatesat magjistrale.

Mjekët do të ruajnë bllokun e kopje recetave për 3 vjet për

t'ia paraqitur organeve kompetente, kur kërkohet prej tyre.

Neni 72


Ndalohet përshkrimi dhe ekzekutimi i recetave që nuk

plotësojnë kërkesat e nenit 71.

Ndalohet përshkrimi dhe ekzekutimi i nje recete që përshkruan

barna të tabelës II për një periudhë më të gjatë se 7 ditë.

Ndalohet përshkrimi dhe ekzekutimi i një recete për barna të

të njëjtës tabelë, të cilat i sëmuri është duke i përdorur sipas

përshkrimit të një recete të mëparshme, përveçse kur mjeku

përshkrues e përmend këtë në recetë dhe shpjegon gjendjen e

përshkrimit të mëparshëm.

Ndalohen të sëmurët që kanë marrë një recetë për një ose më

shumë barna të tabelës II, të marrin recetë të re për barna të të

njëjtës tabelë gjatë periudhës së trajtimit të treguar në recetën

e parë, pa njoftuar mjekun për recetat e mëparshme. Mjeku duhet të

verifikojë në librin e shëndetit recetat e mëparëshme që ka

përfituar i sëmuri.

Neni 73


Pavarsisht nga dispozita e paragrafit të dytë të nenit 72,

barnat e tabelës II me urdhër të ministrit të Shëndetësisë dhe

Mbrojtjes së Mjedisit mund të përshkruhen për një periudhë më të

gjatë se 7 ditë, por jo për më shumë se 60 ditë. Këto barna

përfshihen në grupin B të tabelës II.

Neni 74


Në qoftë se prurësi i recetës nuk njihet personalisht nga

personi i autorizuar të ekzekutojë recetën, ky i fundit mund të

kërkojë të shohë letërnjoftimin.

Ndalohet ekzekutimi i recetave të lëshuara me shumë se 7

ditë përpara paraqitjes së tyre.

Farmacisti duhet t'i sistemojë recetat sipas rendit

kronologjik dhe t'i ruajë ato për 3 vjet. Me kërkesën e

klientit, farmacisti plotëson një kopje recete, ku shënohen dy

vija diagonale dhe fjala "kopje".

Neni 75


Personat e autorizuar që shesin barnat e tabelës II do t'i

dërgojnë çdo tre mujor ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes së

Mjedisit një përmbledhje të recetave të ekzekutuara, duke shënuar

për secilën emrin e mjekut përshkrues dhe llojin e sasinë e barnave

të shitura.

3. Dispozita të vecanta për barnat e tabelës III.

Neni 76

Shitja e një bari të grupit A të tabelës III mund të



përsëritet vetëm me rekomandim me shkrim të mjekut përshkrues, ku

saktësohen numri i përsëritjeve ose periudhën e trajtimit, dhe

vetëm në mbarim të periudhës së përdorimit të barit të përcaktuar

nga autori i recetës.

Shitja e barnave të grupit B të tabelës III mund të përsëritet

vetëm në mbarim të periudhës së përdorimit të barit, në rast se nuk

ka udhëzim tjetër nga autori i recetës.

C. Ndihma e parë medikamentoze në mjetet e transportit

ndërkombëtar.

Neni 77


Ministri i Shëndetësisë mund të autorizojë mjetet e

transportit publik të regjistruara në Republikën e Shqipërisë, që

qarkullojnë në linja ndërkombëtare, të mbajnë sasi të vogla të

barnave të tabelës II dhe III në sasitë e nevojshme për dhënien e

ndihmës së parë në rastet e urgjencës. Autorizimi i lëshuar me

kërkesën e shfytëzuesit të mjetit të transportit përcakton masat e

nevojshme për parandalimin e keqpërdorimit të barnave ose

trafikimin e paligjshëm të tyre. Në të përcaktohen gjithashtu edhe

kushtet e ruajtjes së barnave, regjistrimi i sasive të përdorura

dhe të zëvendësuara periodikisht nga personi përgjegjës.

ërdorimi i këtyre barnave në rastet e urgjencës nuk

konsiderohet shkelje e dispozitave të pikës B të këtij kreu.

Ç. Mbajtja e barnave të tabelave II dhe III nga të sëmurët në

udhëtim.


Neni 78

Personat në mjekim, të cilët janë në udhëtim në territorin e

Republikës së Shqipërisë, lejohen të mbajnë për përdorim personal

barna që përmbajnë lëndë psikotrope të tabelës II dhe III në sasi

që nuk i kalon 7 ditë mjekimi për barnat e tabelës II dhe 30 ditë

mjekimi për barnat e tabelës III.

Këta të sëmurë duhet të kenë me vete kopje të recetave

mjekësore përkatëse.

D. Përdorimi i lëndëve psikotrope për kapje kafshësh.

Neni 79


Me urdhër të vecantë të ministrit i Shëndetësisë dhë Mbrojtjes

se Mjedisit dhe ministrit të Bujqësisë dhe Ushqimit përcaktohen

lëndët psikotrope të tabelave II dhe III dhe përgatesat e tyre që

mund të përdoren për kapje kafshësh, si dhe kushtet e përdorimit të

tyre.

DH. Mbajtja e barnave të tabelës II dhe III.



Neni 80

Ndalohet mbajtja për çdo qëllim e bimëve, lëndëve dhe

përgatesave të tabelës II dhe III, përveç rasteve të parashikuara

në këtë ligj.

KREU VIII

DISPOZITA TE VEÇANTA

A. Raportimi periodik.

Neni 81


Personat fizikë e juridikë, privatë e shtetërorë, që kryejnë

veprime që lidhen me bimët, lëndët dhe përgatesat e trajtuara në

këtë ligj, i dërgojnë raporte periodike ministrit të Shëndetësisë

dhe Mbrojtjes së Mjedisit :

1. Jo më vonë se 15 ditë pas mbarimit të çdo tremujori, për

sasitë e çdo lënde e përgatese të importuar dhe eksportuar, duke

treguar edhe vendin e origjinës dhe të destinacionit gjatë çdo

tremujori.

2. Jo më vonë se 15 shkurti i çdo viti për të dhënat e vitit

kalendarik paraardhës. Në raport saktësohen :

a. sasitë për çdo lëndë dhe përgatesë të prodhuar ose

fabrikuar;

b. sasitë e çdo lënde të përdorur për fabrikim :

- lëndë dhe përgatesa që mbulohen nga ky ligj;

- lëndë dhe përgatesa që nuk mbulohen nga ky ligj.

c. sasitë e çdo lënde dhe përgatesë të konsumuar : të

furnizuar për shpërndarje me pakicë, për përdorim mjekësor ose për

kërkime shkencore.

ç. sasitë për çdo lëndë dhe përgatesë që janë gjendje më 31

dhjetor të vitit për të cilin raportohet.

Ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit mund të

kërkojë gjatë vitit raporte të veçanta.

B. Plotësimi i fletë-porosive për veprimtarinë e përditëshme

profesionale.

1. Dispozita të përgjithshme.

Neni 82


Të gjitha porositë për bimët, lëndët dhe përgatesat e tabelës

II paraqiten nga blërësi në dy fletë me numër rendor nga një bllok

tip i miratuar nga ministri i Shëndëtesisë dhe Mbrojtjes së

Mjedisit. Fletët duhet të kenë të shënuar emrin, adresën dhe firmën

e blerësit, emrin dhe sasinë e bimës, lëndës dhe përgatesës së

porositur dhe datën e porosisë.

Shitësi do të mbajë një nga fletët e porosisë, ndërsa tjetrën

ia dorëzon blerësit pas firmosjes dhe vulosjes së saj, duke shënuar

njëkohësisht edhe numrin dhe datën e daljes në regjistrin e tij

bashkë me sasinë e furnizuar.

Fletë-porosia për bimët, lëndët dhe përgatesat e tabelës III

duhet të ketë vetëm emrat dhe sasitë e tyre.

Dokumentet ruhen nga palët e interesuara për 3 vjet, për tþua

paraqitur organev kompetente sa herë që kërkohen prej tyre.

2. Dispozita të veçanta për porositë e bëra nga personat

përgjegjës për kryerjen e veprimtarive profesionale.

Neni 83

Porositë e bëra nga mjekët, stomatologët, veterinerët dhe



mamitë për kryerjen e veprimtarisë së përditëshme profesionale do

të plotësojnë kushtet e nenit 82.

Porositë e tyre duhet t'u drejtohen një farmacisti që ushtron

veprimtarinë në zonën e tyre, dhe vetëm nëse nuk ka të tillë, do

t'i drejtohen farmacistit në zonën më të afërt.

C. Rregjistrimi.

1. Regjistrimi i veprimeve që nuk lidhen me shitjen te të

sëmurët.


Neni 84

Të gjitha blerjet, transferimet, eksportet ose importet e

bimëve, lëndëve dhe përgatesave të Tabelës II dhe III duhet të

regj istrohen në kohën e kryerjes së veprimit në një regjistër të

posaçëm me numër rendor dhe të sigluar nga organi i caktuar nga

ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit. Regjistrimi

bëhet pa fshirje dhe korrigjime dhe përmban : emrin dhe adresën e

blerësit dhe shitësit, emërtimin, përbërjen dhe sasinë e çdo

produkti të blerë, transferuar, importuar ose eksportuar, si dhe

numrin e regjistrit të hyrjes apo daljes.

Personat juridikë që fabrikojnë, përpunojnë ose ndajnë, dhe

përdorin këto lëndë për çfardo qëllimi, duhet të regjistrojnë në

kohën e kryerjes së procesit, llojin dhe sasitë e çdo lënde të

përdorur dhe çdo produkti të përftuar, si dhe të evidentojnë çdo

humbje eventuale që rezulton gjatë proceseve të kryera.

Regjistri do të përdoret edhe për të evidentuar rrethanat në

të cilat ndodh një humbje e shkaktuar nga zjarri, vjedhja ose çdo

ngjarje tjetër. Në çdo rast për humbjet informohen menjëherë

organet kompetente.

Regjistrimi bëhet në mënyrë të tillë që në çdo kohë të

rezultojë saktë sasia e lëndëve që janë gjendje.

Regjistri ruhet për 10 vjet pas kryerjes së veprimit të

fundit, për ta paraqitur kur kërkohet nga organet kompetente.

2. Regjistrimi i shitjes për të sëmurët.

Neni 85

Personat e autorizuar që shesin barnat duhet të kryejnë



regjistrimin sipas dispozitave të nenit 84 për çdo blerje dhe

transferim të bimëve, lëndëve, përgatesave dhe barnave të tabelës

II dhe III.

Neni 86


Çdo shitje e barnave të tabelës II dhe III për të sëmurët do

të regjistrohet nga personi i autorizuar për shitje menjëherë dhe

pa fshirje e korrigjime në regjistrin e recetave.

Regjistri do të ketë një numër rendor të vecantë për çdo bar

të shitur dhe do të përmbajë :

- emrin, specialitetin dhe adresën e autorit të recetës;

- emrin dhe adresën e të sëmurit, dhe për recetat e lëshuara

nga mjeku veteriner, emrin dhe adresën e pronarit të kafshës;

- datën e lëshimit;

- emrin e barit ose formulën e përgatesës;

- sasinë e shitur.

Për barnat ose përgatesat e tabelës II, në regjistër do të

shënohet edhe emri, adresa, numri i letërnjoftimit të personit që

ka paraqitur recëtën, në rast se ky nuk është vetë i sëmuri dhe nuk

njihet personalisht nga farmacisti.

Çdo përsëritje e recetës me barna të tabelave II dhe III

kërkon një regjistrim të ri.

Neni 87


Personat e autorizuar që shesin barna shënojnë në një

regjistër të veçantë çdo humbje të shkaktuar nga zjarri, vjedhja

ose çdo ngjarje tjetër, si dhe rrethanat në të cilat ndodh. Në çdo

rast për humbjet informohen menjëherë organet kompetente.

Neni 88

Regjistri i recetave dhe regjistri i veçantë ruhen për 10 vjet



pas kryerjes së veprimit të fundit, për ta paraqitur kur kërkohet

nga organet kompetente.

Ç. Kushtet e ruajtjes.

Neni 89


Çdo person fizik a juridik, privat e shtetëror, që mban për

qëllime të veprimtarisë së përditëshme profesionale bimë, lëndë,

përgatesa ose barna të tabelës II duhet tþi ruajë ato në kushtet e

përcaktuara në udhëzimin e përbashkët të ministrit të Shëndetësisë

dhe Mbrojtjes së Mjedisit dhe ministrit të Brendshëm, me qëllim që

të parandalohet vjedhja ose çdo formë tjetër shperdorimi.

D. Inventari dhe bilanci.

Neni 90


Personat e përmendur në nenin 89 detyrohen që të paktën një

herë në vit të bëjnë inventarin e bimëve, lëndëve, përgatesave ose

barnave të tabelave II dhe III që disponojnë, si dhe bilancin e


Yüklə 345,63 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   2   3




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə