Performanca e shoqerive publike per certifikimin financiar



Yüklə 1 Mb.
səhifə5/5
tarix20.09.2018
ölçüsü1 Mb.
#69389
1   2   3   4   5

Nga krahasimi dhe analizimi i vlerave për pasqyrat financiar të të njëjtit vit rezulton se për vitin 2010 vlera e kontraktuar përmes procedurave të prokurimit publik për auditimin e pasqyrave financiare ka qenë 3,450,000 lekë pa TVSH, ndërsa vlera e kontraktuar për auditimin e pasqyrave financiare nga ekspertët e miratuar e emëruar nga Ministri ka qenë 14,000,000 lekë me një diferencë prej 10,550,000 lekë ose e shprehur në përqindje 305% më e lartë.

Për vitin 2011 vlera e kontraktuar përmes procedurave të prokurimit publik për auditimin e pasqyrave financiare ka qenë 3,450,000 lekë pa TVSH, ndërsa vlera e kontraktuar për auditimin e pasqyrave financiare nga ekspertët e miratuar e emëruar nga Ministri ka qenë 10,880,000 lekë me një diferencë prej 7,430,000 lekë ose e shprehur në përqindje 215 % më e lartë.
Për vitin 2012 vlera e kontraktuar përmes procedurave të prokurimit publik për auditimin e pasqyrave financiare ka qenë 3,450,000 lekë pa TVSH, ndërsa vlera e kontraktuar për auditimin e pasqyrave financiare nga ekspertët e miratuar e emëruar nga Ministri ka qenë 10,890,000 lekë me një diferencë prej 7,440,000 lekë ose e shprehur në përqindje 215 % më e lartë.
Për vitin 2013 vlera e kontraktuar përmes procedurave të prokurimit publik për auditimin e pasqyrave financiare ka qenë 2,765,000 lekë pa TVSH, ndërsa vlera e kontraktuar për auditimin e pasqyrave financiare nga ekspertët e miratuar e emëruar nga Ministri ka qenë 8,610,000 lekë me një diferencë prej 5,845,000 lekë ose e shprehur në përqindje 211 % më e lartë.
Për vitin 2014 vlera e kontraktuar përmes procedurave të prokurimit publik për auditimin e pasqyrave financiare ka qenë 2,800,000 lekë pa TVSH, ndërsa vlera e kontraktuar për auditimin e pasqyrave financiare nga ekspertët e miratuar e emëruar nga Ministri ka qenë 12,900,000 lekë me një diferencë prej 10,100,000 lekë ose e shprehur në përqindje 360 % më e lartë.
Për vitin 2015 vlera e kontraktuar përmes procedurave të prokurimit publik për auditimin e pasqyrave financiare ka qenë 2,800,000 lekë pa TVSH, ndërsa vlera e kontraktuar për auditimin e pasqyrave financiare nga ekspertët e miratuar e emëruar nga Ministri ka qenë 13,900,000 lekë me një diferencë prej 11,100,000 lekë ose e shprehur në përqindje 396 % më e lartë.
Grafikisht situata paraqitet si më poshtë:

Le të krahasojmë opinionet dhe mangësitë e trajtuara në raportet e auditimit nga këta ekspertë për disa vite:

Për vitin 2010 opinioni për pasqyrat financiare nga ekspertët e emëruar nga ministria ka qenë “me rezervë” për këto arsye:


  • vlerësimit të AAM (aktiveve afatgjata materiale), si mosrakordim me vlerat e pasqyruara në pasqyrat financiare të vitit 2009.

  • mos llogaritja e provizioneve për mos arkëtimin e klientëve për konsumimin e energjisë eklektike

  • vlerësimi i huadhënieve nuk është bërë me vlerën e drejtë, sipas SNK 39 “Instrumentet financiar: Njohja dhe Matja”.

Opinioni i dhënë nga kompania e kontraktuar përmes procedurave të prokurimit është “refuzim opinioni me theksim të çështjes”, për disa arsye ku përmenden disa arsye ku bazohet dhënia e këtij opinioni dhe midis tyre përfshihen edhe e faktorët e mësipërm.


Për vitin 2011 opinioni për pasqyrat financiare nga ekspertët e emëruar nga ministria ka qenë “me rezervë”, për këto arsye:


  • pa mundësia e verifikimit edhe me metoda alternative të llogarive të arkëtueshme, si dhe mospërfshirja e asnjë rritje për zhvlerësimin e llogarive të arkëtueshme.

  • vlerësimi i huadhënieve nuk është bërë me vlerën e drejtë, sipas SNK 39 “Instrumentet financiar: Njohja dhe Matja”.

  • kalimi i afatit për shlyerjen e furnitorëve, pamundësia financiare tregon pasiguri për të ardhmen.

Opinioni i dhënë nga kompania e kontraktuar përmes procedurave të prokurimit është “opinion i kualifikuar me theksim të çështjes”, për disa arsye ku përmenden 19 arsye ku bazohet dhënia e këtij opinioni dhe midis tyre përfshihen edhe e faktorët e mësipërm.


Për vitin 2013 opinioni për pasqyrat financiare nga ekspertët e emëruar nga ministria ka qenë “me rezervë”, për këto arsye:

  • pa mundësia e verifikimit edhe me metoda alternative të llogarive të arkëtueshme, si dhe mospërfshirja e asnjë rritje për zhvlerësimin e llogarive të arkëtueshme.

  • llogaritë e pagueshme nuk mund të verifikoheshin pasi nuk ishin marrë mjaftueshëm konfirmime nga palët e treta.

  • vlerësimi i huadhënieve nuk është bërë me vlerën e drejtë, sipas SNK 39 “Instrumentet financiar: Njohja dhe Matja”.

  • mosnjohja e tatimit të shtyrë sipas SNK 12.

  • moskrijimi i provigjoneve për proceset gjyqësore.

Opinioni i dhënë nga kompania e kontraktuar përmes procedurave të prokurimit është “opinion i kualifikuar me theksim të çështjes”, për disa arsye ku përmenden 13 arsye ku bazohet dhënia e këtij opinioni dhe midis tyre përfshihen edhe e faktorët e mësipërm.



Për OST SH.A
Kjo shoqëri për shkak të financimeve të huaja të nënshkruara ndërmjet Bankës Botërore dhe Qeverisë Shqiptare për huadhënien ka detyrimin që pasqyrat financiare të tyre të auditohen nga auditues ndërkombëtar të pranuar nga këto institucione. Le të krahasojmë vlerat e kontratave për këtë shërbim të dublikuar në këto kompani.
Për vitin 2010 ekspertët kontabël janë emëruar nga ministri me shkresën nr. 753, datë 11.03.2011, me këta ekspertë është lidhur kontrata nr. 753/1, datë 05.04.2011 për ofrimin e shërbimit të ekspertizës kontabël të pasqyrave financiare për vitin 2010 me vlerë 3,700,000 lekë pa TVSH.

Për vitin 2011 ekspertët kontabël janë emëruar nga ministri me shkresën nr. 1231, datë 13.03.2013, me këta ekspertë është lidhur kontrata nr. 1973, datë 16.04.2013 për ofrimin e shërbimit të ekspertizës kontabël të pasqyrave financiare për vitin 2011 me vlerë 4,800,000 lekë pa TVSH.


Për vitin 2012 ekspertët kontabël janë emëruar nga ministri me shkresën nr. 136/2, datë 07.02.2013, me këta ekspertë është lidhur kontrata nr. 2082, datë 08.04.2013 për ofrimin e shërbimit të ekspertizës kontabël të pasqyrave financiare për vitin 2012 me vlerë 4,800,000 lekë pa TVSH.
Për vitin 2013 ekspertët kontabël janë emëruar nga ministri me shkresën nr. 441, datë 26.01.2014, me këta ekspertë është lidhur kontrata nr. 1566, datë 10.03.2014 për ofrimin e shërbimit të ekspertizës kontabël të pasqyrave financiare për vitin 2013 me vlerë 4,800,000 lekë pa TVSH.

Për vitin 2014 ekspertët kontabël janë emëruar nga ministri me shkresën nr. 502, datë 26.01.2015, me këta ekspertë është lidhur kontrata nr. 1180, datë 24.02.2015 për ofrimin e shërbimit të ekspertizës kontabël të pasqyrave financiare për vitin 2014 me vlerë 4,800,000 lekë pa TVSH.

Për vitin 2015 ekspertët kontabël janë emëruar nga ministri me shkresën nr. 6906, datë 24.11.2015, me këta ekspertë është lidhur kontrata nr. 7568, datë 21.12.2015 për ofrimin e shërbimit të ekspertizës kontabël të pasqyrave financiare për vitin 2015 me vlerë 4,800,000 lekë pa TVSH.
Për shkak të detyrimeve që rrjedhin nga marrëveshjet financiare është zhvilluar procedura e prokurimit për auditimin e pasqyrave financiare për auditimin e pasqyrave financiare të vitit 2010 janë zhvilluar procedurat e prokurimit dhe është lidhur kontrata nr. 2334/13, datë 26.01.2011 me operatorin fitues “KPMG Albania” me vlerë 2,250,000 lekë pa TVSH.

Për auditimin e pasqyrave financiare për auditimin e pasqyrave financiare të vitit 2011 janë zhvilluar procedurat e prokurimit dhe është lidhur kontrata nr. 3751/11, datë 19.03.2012 me operatorin fitues “Deloitte Albania” me vlerë 900,000 lekë pa TVSH.

Për auditimin e pasqyrave financiare për auditimin e pasqyrave financiare të vitit 2012 janë zhvilluar procedurat e prokurimit dhe është lidhur kontrata nr. 3451/11, datë 17.12.2012 me operatorin fitues “Grant Thornton” me vlerë 1,150,000 lekë pa TVSH.

Për auditimin e pasqyrave financiare për auditimin e pasqyrave financiare të vitit 2013 dhe 2014 janë zhvilluar procedurat e prokurimit dhe është lidhur kontrata nr. 5611/13, datë 21.11.2014 me operatorin fitues “KPMG Albania” me vlerë 3,290,000 lekë pa TVSH (për 2 vjet ose 1,645,000 lekë në vit).

Për auditimin e pasqyrave financiare për auditimin e pasqyrave financiare të vitin 2015 është zhvilluar procedurat e prokurimit dhe është lidhur kontrata nr. 5429/14, datë 26.11.2015 me operatorin fitues “KPMG Albania” me vlerë 1,890,000 lekë pa TVSH
Në mënyrë të përmbledhur vlerat e kontratave për auditimin e pasqyrave financiare të viteve 2010 – 2015 paraqitet si më poshtë:


Viti

Vlera e kontraktuar për auditimin e pasqyrave financiare nga ekspertët kombëtar

Vlera e kontraktuar për auditimin e pasqyrave financiare nga ekspertët ndërkombëtar

Diferenca

%

2010

3,700,000

2,250,000

1,450,000

64

2011

4,800,000

900,000

3,700,000

411

2012

4,800,000

1,150,000

3,650,000

317

2013

4,800,000

1,645,000

3,155,000

192

2014

4,800,000

1,645,000

3,155,000

192

2015

4,800,000

1,890,000

2,910,000

153

Nga krahasimi dhe analizimi i vlerave për pasqyrat financiar të të njëjtit vit rezulton se për vitin 2010 vlera e kontraktuar përmes procedurave të prokurimit publik për auditimin e pasqyrave financiare ka qenë 2,250,000 lekë pa TVSH, ndërsa vlera e kontraktuar për auditimin e pasqyrave financiare nga ekspertët e miratuar e emëruar nga Ministri ka qenë 3,700,000 lekë me një diferencë prej 1,450,000 lekë ose e shprehur në përqindje 64% më e lartë.

Për vitin 2011 vlera e kontraktuar përmes procedurave të prokurimit publik për auditimin e pasqyrave financiare ka qenë 900,000 lekë pa TVSH, ndërsa vlera e kontraktuar për auditimin e pasqyrave financiare nga ekspertët e miratuar e emëruar nga Ministri ka qenë 4,800,000 lekë me një diferencë prej 3,700,000 lekë ose e shprehur në përqindje 411 % më e lartë.

Për vitin 2012 vlera e kontraktuar përmes procedurave të prokurimit publik për auditimin e pasqyrave financiare ka qenë 1,150,000 lekë pa TVSH, ndërsa vlera e kontraktuar për auditimin e pasqyrave financiare nga ekspertët e miratuar e emëruar nga Ministri ka qenë 4,800,000 lekë me një diferencë prej 3,650,000 lekë ose e shprehur në përqindje 317 % më e lartë.

Për vitin 2013 vlera e kontraktuar përmes procedurave të prokurimit publik për auditimin e pasqyrave financiare ka qenë 1,645,000 lekë pa TVSH, ndërsa vlera e kontraktuar për auditimin e pasqyrave financiare nga ekspertët e miratuar e emëruar nga Ministri ka qenë 4,800,000 lekë me një diferencë prej 3,155,000 lekë ose e shprehur në përqindje 192 % më e lartë.

Për vitin 2014 vlera e kontraktuar përmes procedurave të prokurimit publik për auditimin e pasqyrave financiare ka qenë 1,645,000 lekë pa TVSH, ndërsa vlera e kontraktuar për auditimin e pasqyrave financiare nga ekspertët e miratuar e emëruar nga Ministri ka qenë 4,800,000 lekë me një diferencë prej 3,155,000 lekë ose e shprehur në përqindje 192 % më e lartë.

Për vitin 2015 vlera e kontraktuar përmes procedurave të prokurimit publik për auditimin e pasqyrave financiare ka qenë 1,890,000 lekë pa TVSH, ndërsa vlera e kontraktuar për auditimin e pasqyrave financiare nga ekspertët e miratuar e emëruar nga Ministri ka qenë 4,800,000 lekë me një diferencë prej 11,100,000 lekë ose e shprehur në përqindje 153 % më e lartë.
Grafikisht situata paraqitet si më poshtë:

Le të krahasojmë opinionet dhe mangësitë e trajtuara në raportet e auditimit nga këta ekspertë për disa vite:


Për vitin 2010 opinioni për pasqyrat financiare nga ekspertët e emëruar nga ministria ka qenë i pakualifikuar, me këtë shënim:

“Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar nuk janë zbatuar për Aktivet Materiale Afatgjata lidhur me zhvlerësimin e tyre si dhe mos përfundimi i procedurave për zhvlerësimin e materialeve me qarkullim të ngadalshëm”

Opinioni i dhënë nga kompania e kontraktuar përmes procedurave të prokurimit është “refuzim opinioni”.
Për vitin 2011 opinioni për pasqyrat financiare nga ekspertët e emëruar nga ministria ka qenë i pakualifikuar, ndërsa nga audituesit e kontraktuar përmes procedurës së prokurimit opinioni mbi pasqyrat financiare është opinion i kualifikuar.
Për vitin 2015 opinioni për pasqyrat financiare nga ekspertët e emëruar nga ministria ka qenë i pakualifikuar ndërsa opinioni i dhënë nga kompania e kontraktuar përmes procedurave të prokurimit është pakualifikuar me theksim të çështjes.
Për OSHEE SH.A
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Sh.A (OSHEE)  është person juridik që funksionon si shoqëri aksionare, organizimi i së cilës bëhet në përputhje me parashikimet e Ligjit Nr. 9901, date 14.4.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare” (i ndryshuar).

Në 23 Qershor 2014 ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe shoqërisë CEZ a.s, është nënshkruar Marrëveshja e Mirëkuptimit.


Me Urdhrin nr. 454, datë 22.10.2014, të Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, aksionet e Shoqërisë OSHEE sha, janë 100% në pronësi të Shtetit shqiptar.
Aksioneri i Shoqërisë është Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes (MZHETS), për llogari të Republikës së Shqipërisë. Për këtë auditim në shqyrtim do të marrim vetëm vitin 2014 dhe 2015.
Kjo shoqëri për shkak të financimeve të huaja të nënshkruara ndërmjet Bankës Botërore dhe Qeverisë Shqiptare për huadhënien ka detyrimin që pasqyrat financiare të tyre të auditohen nga auditues ndërkombëtar të pranuar nga këto institucione. Le të krahasojmë vlerat e kontratave për këtë shërbim të dublikuar në këto kompani.
Për vitin 2014 ekspertët kontabël janë emëruar nga ministri me shkresën nr. 1238, datë 12.02.2015, me këta ekspertë është lidhur kontrata nr. 8553, datë 24.04.2015 për ofrimin e shërbimit të ekspertizës kontabël të pasqyrave financiare për vitin 2014 me vlerë 20,000,000 lekë pa TVSH.
Për vitin 2015 ekspertët kontabël janë emëruar nga ministri me shkresën nr. 2980, datë 23.12.2015, me këta ekspertë është lidhur kontrata nr. 23317, datë 31.12.2015 për ofrimin e shërbimit të ekspertizës kontabël të pasqyrave financiare për vitin 2015 me vlerë 26,000,000 lekë pa TVSH.
Për shkak të detyrimeve që rrjedhin nga marrëveshjet financiare është zhvilluar procedura e prokurimit për auditimin e pasqyrave financiare për auditimin e pasqyrave financiare të vitit 2014 janë zhvilluar procedurat e prokurimit dhe është lidhur kontrata nr. 10203/8, datë 13.07.2015 me operatorin fitues BO “Deloitte Audit Albania” & “Deloitte Albania”shpk me vlerë 4,480,000 lekë pa TVSH.
Për auditimin e pasqyrave financiare për auditimin e pasqyrave financiare të vitit 2015 janë zhvilluar procedurat e prokurimit dhe është lidhur kontrata nr. 5860/9, datë 06.06.2016 me operatorin fitues “KPMG Albania” me vlerë 3,990,000 lekë pa TVSH.
Në mënyrë të përmbledhur vlerat e kontratave për auditimin e pasqyrave financiare të viteve 2014 – 2015 paraqitet si më poshtë:


Viti

Vlera e kontraktuar për auditimin e pasqyrave financiare nga ekspertët kombëtar

Vlera e kontraktuar për auditimin e pasqyrave financiare nga ekspertët ndërkombëtar

Diferenca

%

2014

20,000,000

4,480,000

15,520,000

346

2015

26,000,000

3,990,000

22,010,000

551

Nga krahasimi dhe analizimi i vlerave për pasqyrat financiar të të njëjtit vit rezulton se për vitin 2014 vlera e kontraktuar përmes procedurave të prokurimit publik për auditimin e pasqyrave financiare ka qenë 4,480,000 lekë pa TVSH, ndërsa vlera e kontraktuar për auditimin e pasqyrave financiare nga ekspertët e emëruar nga Ministri ka qenë 20,000,000 lekë me një diferencë prej 15,520,000 lekë ose e shprehur në përqindje 346% më e lartë.


Për vitin 2015 vlera e kontraktuar përmes procedurave të prokurimit publik për auditimin e pasqyrave financiare ka qenë 3,990,000 lekë pa TVSH, ndërsa vlera e kontraktuar për auditimin e pasqyrave financiare nga ekspertët e emëruar nga Ministri ka qenë 26,000,000 lekë me një diferencë prej 22,010,000 lekë ose e shprehur në përqindje 551 % më e lartë.
Grafikisht situata paraqitet si më poshtë:



Për Autoriteti Portual Durrës SH.A
Për përmbushjen e detyrimit ligjor për auditimin e pasqyrave financiare si dhe në respektim të Ligjit nr. 9758, datë 21.06.2007 “Për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe BERZH për marrëveshjen e kredisë ndërmjet APD dhe BERZH”, APD në ndryshim me të gjitha shoqëritë e tjera zhvillon vetëm procedurën e prokurimit publik për kontraktimin e audituesve për auditimin e pasqyrave financiare vjetore dhe nuk emërohen ekspertë të pavarur nga Ministria e linjës. Në këtë mënyrë APD nuk dublikon shpenzimet për këtë shërbim si dhe e siguron këtë shërbim në kushtet e konkurrencës.
Për sigurimin e shërbimit të certifikimit të pasqyrave financiare APD në kushte konkurrence ka harxhuar këto vlera monetare:

në lekë pa TVSH



Viti

Shuma e planifikuar në program ekonomik për auditimin

Vlera e kontratës (pa TVSH)

Diferenca

%

2010

7,000,000

2,829,400

4,170,000

147

2011

7,000,000

1,370,000

5,630,000

410

2012

5,000,000

1,000,000

4,000,000

400

2013

5,000,000

735,900

4,264,100

579

2014

1,500,000

820,000

680,000

83

2015

4,400,000

2,000,000

2,400,000

120

Duke analizuar të dhënat e tabelës së mësipërme konstatojmë se APD edhe pse vit pas viti ka ardhur duke e zvogëluar vlerën e programuar për shërbimin e auditimit të pasqyrave financiare shihet qartë që parashikimi është larg vlerës që realizohet nga prokurimi publik, dhe më konkretisht:


Për vitin 2010 vlera e programuar është 7,000,000 dhe vlera e kontraktuar dhe ralizuar është 2,829,400. Diferenca midis vlerës së kontraktuar dhe asaj të programuar është 4,170,000 lekë. Vlera e programuar është 147% më e lartë se vlera e realizuar.
Për vitin 2011 vlera e programuar është 7,000,000 dhe vlera e kontraktuar dhe ralizuar është 1,370,000. Diferenca midis vlerës së kontraktuar dhe asaj të programuar është 5,630,000 lekë. Vlera e programuar është 410% më e lartë se vlera e realizuar.
Për vitin 2012 vlera e programuar është 5,000,000 dhe vlera e kontraktuar dhe realizuar është 1,000,000. Diferenca midis vlerës së kontraktuar dhe asaj të programuar është 4,000,000 lekë. Vlera e programuar është 400% më e lartë se vlera e realizuar.
Për vitin 2013 vlera e programuar është 5,000,000 dhe vlera e kontraktuar dhe realizuar është 735,000. Diferenca midis vlerës së kontraktuar dhe asaj të programuar është 4,264,000 lekë. Vlera e programuar është 579% më e lartë se vlera e kontratës së realizuar.
Për vitin 2014 vlera e programuar është 1,500,000 dhe vlera e kontraktuar dhe realizuar është 820,000. Diferenca midis vlerës së kontraktuar dhe asaj të programuar është 680,000 lekë. Vlera e programuar është 83% më e lartë se vlera e kontratës së realizuar.
Për vitin 2014 vlera e programuar është 4,400,000 dhe vlera e kontraktuar dhe realizuar është 2,000,000. Diferenca midis vlerës së kontraktuar dhe asaj të programuar është 2,400,000 lekë. Vlera e programuar është 120% më e lartë se vlera e kontratës së realizuar.
Siç shihet edhe nga shifrat e mësipërme nga viti në vit programimi për këtë shërbim është bërë me diferencë relativisht të madhe edhe pse eksperienca e po këtij shërbimi të realizuar një vit më parë ka qenë me vlera të ulëta.
Për llogaritjen e fondit limit për prokurimit të këtij shërbimi njësia e prokurimit është bazuar nga ofertat e marra në treg për këtë shërbim dhe jo nga eksperienca e mëparshme, edhe pse bëhet fjalë për të njëjtin shërbim. Le të krahasojmë fondin limit me vlerën e kontratës së realizuar nga procedura e prokurimit publik.


Viti

Fondi Limit

Vlera e kontratës

Diferenca

%

2010

6,150,000

2,829,400

3,320,600

46

2011

6,150,000

1,370,000

4,780,000

23

2012

5,000,000

1,000,000

4,000,000

20

2013

1,600,000

735,900

864,100

46

2014

1,326,000

820,000

506,000

38

2015

3,693,500

2,000,000

1,693,500

46

Dhe grafikisht situata paraqitet:



Duke analizuar vlerat nga tabela apo edhe grafikisht shihet qartë se fondi limit është i fryrë krahasuar më realizimin e kontratës.

Gjithsesi APD është i vetmi subjekt i cili nuk dublikon shpenzimet për këtë shërbim si dhe e siguron këtë shërbim me kosto më të ulët, gjë që e siguron vetëm procedura e prokurimit.
Gjetje: -Nga analizimi i llojeve të ekspertizave kontabël të kryera për pasqyrat financiare të të njëjtit vit rezulton se 3 nga subjektet e audituara, konkretisht OST SH.A, OSHEE SH.A dhe KESH SH.A, dublikojnë shpenzimet për auditimin financiar të pasqyrave vjetore pasi në përmbushje të detyrimeve që rrjedhin nga marrëveshjet financiare të huave të marra, këto shoqëri përveç auditimit vjetor nga auditues që emërohen nga ministri, kontraktojnë përmes procedurave të prokurimit ekspert të pranuar nga donatorët.
Për këtë rekomandojmë:

Shoqëritë publike OST SH.A, OSHEE SH.A dhe KESH SH.A, si dhe të gjitha shoqëritë publike që në të ardhmen mund të marrin hua nga donatorë të huaj, të marrin masa që të informojnë Ministrinë që përfaqëson pronarin e aksioneve të shoqërisë publike për detyrimet që rrjedhin në lidhje me auditimin financiar nga marrëveshjet e huave dhe të programojnë në programet ekonomike vetëm një auditim vjetor nga audituesit e jashtëm ndërkombëtar të kontraktuar nëpërmjet procedurave të prokurimit publik duke mos dubluar shpenzimet për këtë shërbim.


Gjetje: - Në shoqëritë publike emërimi i ekspertëve kontabël për certifikimin e pasqyrave financiare bëhet në mënyrë sistematike nga Ministria që përfaqëson pronarin e aksioneve të shoqërisë publike në fund të vitit fiskal që do të auditohet ose 3-mujorin e parë të vitit pasardhës. Bazuar në këtë fakt ekspertët kontabël shprehin rezerva në dhënien e opinionit për aspekte që ata nuk mund ti verifikonin në kohën e kryerjes së disa proceseve që kanë të bëjnë me aktivet e shoqërisë (inventarizim, nxjerrje jashtë përdorimit apo mbylljet e arkës, etj.). E njëjta situatë paraqitet edhe në rastet e kontraktimit me prokurim publik të ekspertëve kontabël ndërkombëtar.
Për këtë rekomandojmë:

Ministria që përfaqëson pronarin e aksioneve të shoqërisë publike, të krijojë kushtet e përshtatshme për caktimin brenda shtatorit të vitit fiskal (pavarësisht mënyrës së përzgjedhjes) së ekspertëve kontabël për certifikimin e pasqyrave financiare.


Gjetje: - Nga krahasimi me zgjedhje për disa vite i opinioneve të dhëna nga ekspertët kontabël të emëruar nga Ministria dhe ekspertëve kontabël të kontraktuar përmes procedurave të prokurimit publik për shoqëritë që duplikojnë këtë shërbim rezulton se për shoqërinë KESH SH.A:

Për vitin 2010 opinioni për pasqyrat financiare nga ekspertët e emëruar nga ministria ka qenë “me rezervë” duke u bazuar në tre arsye ndërsa opinioni i dhënë nga kompania e kontraktuar përmes procedurave të prokurimit është “refuzim opinioni me theksim të çështjes”, për disa arsye ku bazohet dhënia e këtij opinioni dhe midis tyre përfshihen edhe e faktorët e mësipërm.

Për vitin 2011 opinioni për pasqyrat financiare nga ekspertët e emëruar nga ministria ka qenë “me rezervë”, duke u bazuar në tre arsye ndërsa opinioni i dhënë nga kompania e kontraktuar përmes procedurave të prokurimit është “opinion i kualifikuar me theksim të çështjes”, për disa arsye ku përmenden 19 arsye ku bazohet dhënia e këtij opinioni dhe midis tyre përfshihen edhe e faktorët e mësipërm.

Për vitin 2013 opinioni për pasqyrat financiare nga ekspertët e emëruar nga ministria ka qenë “me rezervë”, për 5 arsye, ndërsa opinioni i dhënë nga kompania e kontraktuar përmes procedurave të prokurimit është “opinion i kualifikuar me theksim të çështjes”, për disa arsye ku përmenden 13 arsye ku bazohet dhënia e këtij opinioni dhe midis tyre përfshihen edhe e faktorët e mësipërm.

Për OST SH.A

Për vitin 2010 opinioni për pasqyrat financiare nga ekspertët e emëruar nga Ministria ka qenë i pakualifikuar, me këtë shënim: “Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar nuk janë zbatuar për Aktivet Materiale Afatgjata lidhur me zhvlerësimin e tyre si dhe mos përfundimi i procedurave për zhvlerësimin e materialeve me qarkullim të ngadalshëm” ndërsa opinioni i dhënë nga kompania e kontraktuar përmes procedurave të prokurimit është “refuzim opinioni”.

Për vitin 2011 opinioni për pasqyrat financiare nga ekspertët e emëruar nga ministria ka qenë i pakualifikuar, ndërsa nga audituesit e kontraktuar përmes procedurës së prokurimit opinioni mbi pasqyrat financiare është opinion i kualifikuar.

Për vitin 2015 opinioni për pasqyrat financiare nga ekspertët e emëruar nga ministria ka qenë i pakualifikuar ndërsa opinioni i dhënë nga kompania e kontraktuar përmes procedurave të prokurimit është pakualifikuar me theksim të çështjes.


Për këtë rekomandojmë:

- Ministria që përfaqëson pronarin e aksioneve të shoqërisë publike dhe organet drejtuese të marrin masa që të unifikojnë procedurat e përzgjedhjes së ekspertëve kontabël për auditimin e pasqyrave financiare, duke mos dubluar këtë shërbim me qëllim që të përdoret pushteti motivues i tregut në nxitjen e cilësisë së auditimit përmes seriozitetit në angazhim, rritjen e transparencës së procedurave, honorarëve dhe efektivitetin e këtij shërbimi në këndvështrimin kosto/përfitim.

- Organet drejtuese të shoqërive publike të marrin masa për të analizuar raportet e auditimit të ekspertëve kontabël, opinionet dhe mangësitë e konstatuara për pasqyrat financiare si dhe kërkimin e shpjegimeve nga ekspertët kontabël me qëllim unifikimin e opinionit që do të përcillet tek ministria dhe donatorët.

Gjetje: -Për KESH SH.A

Nga krahasimi dhe analizimi i vlerave për pasqyrat financiar të të njëjtit vit rezulton se për vitin 2010 vlera e kontraktuar përmes procedurave të prokurimit publik për auditimin e pasqyrave financiare ka qenë 3,450,000 lekë pa TVSH, ndërsa vlera e kontraktuar për auditimin e pasqyrave financiare nga ekspertët e miratuar e emëruar nga Ministri ka qenë 14,000,000 lekë me një diferencë prej 10,550,000 lekë ose 4.05 herë më e lartë.

Për vitin 2011 vlera e kontraktuar përmes procedurave të prokurimit publik për auditimin e pasqyrave financiare ka qenë 3,450,000 lekë pa TVSH, ndërsa vlera e kontraktuar për auditimin e pasqyrave financiare nga ekspertët e miratuar e emëruar nga Ministri ka qenë 10,880,000 lekë me një diferencë prej 7,430,000 lekë ose 3.15 herë më e lartë.

Për vitin 2012 vlera e kontraktuar përmes procedurave të prokurimit publik për auditimin e pasqyrave financiare ka qenë 3,450,000 lekë pa TVSH, ndërsa vlera e kontraktuar për auditimin e pasqyrave financiare nga ekspertët e miratuar e emëruar nga Ministri ka qenë 10,890,000 lekë me një diferencë prej 7,440,000 lekë ose 3.15 herë më e lartë.

Për vitin 2013 vlera e kontraktuar përmes procedurave të prokurimit publik për auditimin e pasqyrave financiare ka qenë 2,765,000 lekë pa TVSH, ndërsa vlera e kontraktuar për auditimin e pasqyrave financiare nga ekspertët e miratuar e emëruar nga Ministri ka qenë 8,610,000 lekë me një diferencë prej 5,845,000 lekë ose 3.11 herë më e lartë. Në korrik të këtij viti nga shoqëria janë shkëputur 4 hidrocentrale (Shkopet, Ulëz dhe Bistrica 1 dhe 2) të cilat kanë qenë asete të shoqërisë dhe për pasojë vlera e auditimit krahasuar me vitin 2012 është ulur me 2,280,000 lekë ose me 20 % më e ulët.

Për vitin 2014 vlera e kontraktuar përmes procedurave të prokurimit publik për auditimin e pasqyrave financiare ka qenë 2,800,000 lekë pa TVSH, ndërsa vlera e kontraktuar për auditimin e pasqyrave financiare nga ekspertët e miratuar e emëruar nga Ministri ka qenë 12,900,000 lekë me një diferencë prej 10,100,000 lekë ose 4.6 herë më e lartë. Krahasuar me vitin 2013 vlera e auditimit është rritur me 4,290,000 lekë ose 49.8 % më e lartë ndërkohë që gjatë këtij viti 4 asetet e saj të shitura në korrik 2013 nuk janë më pjesë e pasqyrave financiare.

Për vitin 2015 vlera e kontraktuar përmes procedurave të prokurimit publik për auditimin e pasqyrave financiare ka qenë 2,800,000 lekë pa TVSH, ndërsa vlera e kontraktuar për auditimin e pasqyrave financiare nga ekspertët e miratuar e emëruar nga Ministri ka qenë 13,900,000 lekë me një diferencë prej 11,100,000 lekë ose 4.96 herë më e lartë.


Viti

Vlera e kontraktuar për ekspertët e miratuar nga Ministria

Vlera e kontraktuar për ekspertët me procedurë prokurimi

Diferenca


Herë më e lartë

2010

14,000,000

3,450,000

10,550,000

4.05

2011

10,880,000

3,450,000

7,430,000

3.15

2012

10,890,000

3,450,000

7,440,000

3.15

2013

8,610,000

2,765,000

5,845,000

3.11

2014

12,900,000

2,800,000

10,100,000

4.6

2015

13,900,000

2,800,000

11,100,000

4.96

-Për OST SH.A

Nga krahasimi dhe analizimi i vlerave për pasqyrat financiar të të njëjtit vit rezulton se për vitin 2010 vlera e kontraktuar përmes procedurave të prokurimit publik për auditimin e pasqyrave financiare ka qenë 2,250,000 lekë pa TVSH, ndërsa vlera e kontraktuar për auditimin e pasqyrave financiare nga ekspertët e miratuar e emëruar nga Ministri ka qenë 3,700,000 lekë me një diferencë prej 1,450,000 lekë ose 1.64 herë më e lartë.

Për vitin 2011 vlera e kontraktuar përmes procedurave të prokurimit publik për auditimin e pasqyrave financiare ka qenë 900,000 lekë pa TVSH, ndërsa vlera e kontraktuar për auditimin e pasqyrave financiare nga ekspertët e miratuar e emëruar nga Ministri ka qenë 4,800,000 lekë me një diferencë prej 3,700,000 lekë ose 5.11 herë më e lartë.

Për vitin 2012 vlera e kontraktuar përmes procedurave të prokurimit publik për auditimin e pasqyrave financiare ka qenë 1,150,000 lekë pa TVSH, ndërsa vlera e kontraktuar për auditimin e pasqyrave financiare nga ekspertët e miratuar e emëruar nga Ministri ka qenë 4,800,000 lekë me një diferencë prej 3,650,000 lekë ose 4.17 herë më e lartë.

Për vitin 2013 vlera e kontraktuar përmes procedurave të prokurimit publik për auditimin e pasqyrave financiare ka qenë 1,645,000 lekë pa TVSH, ndërsa vlera e kontraktuar për auditimin e pasqyrave financiare nga ekspertët e miratuar e emëruar nga Ministri ka qenë 4,800,000 lekë me një diferencë prej 3,155,000 lekë ose 2.92 herë më e lartë.

Për vitin 2014 vlera e kontraktuar përmes procedurave të prokurimit publik për auditimin e pasqyrave financiare ka qenë 1,645,000 lekë pa TVSH, ndërsa vlera e kontraktuar për auditimin e pasqyrave financiare nga ekspertët e miratuar e emëruar nga Ministri ka qenë 4,800,000 lekë me një diferencë prej 3,155,000 lekë ose 2.92 herë më e lartë.

Për vitin 2015 vlera e kontraktuar përmes procedurave të prokurimit publik për auditimin e pasqyrave financiare ka qenë 1,890,000 lekë pa TVSH, ndërsa vlera e kontraktuar për auditimin e pasqyrave financiare nga ekspertët e miratuar e emëruar nga Ministri ka qenë 4,800,000 lekë me një diferencë prej 2,910,000 lekë ose 2.53 herë më e lartë.





Viti

Vlera e kontraktuar për ekspertët e miratuar nga Ministria

Vlera e kontraktuar për ekspertët me procedurë prokurimi

Diferenca


Herë më e lartë

2010

3,700,000

2,250,000

1,450,000

1.64

2011

4,800,000

900,000

3,700,000

5.11

2012

4,800,000

1,150,000

3,650,000

4.17

2013

4,800,000

1,645,000

3,155,000

2.92

2014

4,800,000

1,645,000

3,155,000

2.92

2015

4,800,000

1,890,000

2,910,000

2.53

-Për OSHEE SH.A

Nga krahasimi dhe analizimi i vlerave për pasqyrat financiar të të njëjtit vit rezulton se për vitin 2014 vlera e kontraktuar përmes procedurave të prokurimit publik për auditimin e pasqyrave financiare ka qenë 4,480,000 lekë pa TVSH, ndërsa vlera e kontraktuar për auditimin e pasqyrave financiare nga ekspertët e emëruar nga Ministri ka qenë 20,000,000 lekë me një diferencë prej 15,520,000 lekë ose 4.46 herë më e lartë.

Për vitin 2015 vlera e kontraktuar përmes procedurave të prokurimit publik për auditimin e pasqyrave financiare ka qenë 3,990,000 lekë pa TVSH, ndërsa vlera e kontraktuar për auditimin e pasqyrave financiare nga ekspertët e emëruar nga Ministri ka qenë 26,000,000 lekë me një diferencë prej 22,010,000 lekë ose 6.51 herë më e lartë.




Viti

Vlera e kontraktuar për ekspertët e miratuar nga Ministria

Vlera e kontraktuar për ekspertët me procedurë prokurimi

Diferenca


Herë më e lartë

2014

20,000,000

4,480,000

15,520,000

4.46

2015

26,000,000

3,990,000

22,010,000

6.51


Për këtë rekomandojmë:

Ministria e linjës si dhe organet drejtuese të shoqërive publike të marrin masa që shërbimin e ekspertizës financiare ta kontraktojnë përmes procedurave të prokurimit publik për kontratat e shërbimit, pasi vlerat e kontratave të ekspertëve të emëruar nga ministria (pa procedurë konkurrimi) varjojnë nga 1.64 në 6.51 herë më të larta se vlera e kontratave të shërbimit të ekspertimit të kontraktuar përmes prokurimit publik (konkurrencë e hapur)


Gjetje: - APD është i vetmi subjekt i cili nuk dublikon shpenzimet për shërbimin e auditimit si dhe e siguron këtë shërbim me kosto më të ulët, gjë që e siguron vetëm procedura e prokurimit. Por duke analizuar përllogaritjen fondit limit me vlerën e kontratës së lidhur rezulton se ka një diferencë të madhe ku vlera e kontraktuar është sa 20 – 46% të fondit limit.

Për këtë rekomandojmë:

APD të marri masa që në përllogaritjen e fondit limit të prokurimit të shërbimit të ekspertizës së pasqyrave financiare të përdori eksperiencat e mëparshme të kontratave të lidhura për shërbim.



  1. PËRMBLEDHJA E GJETJEVE, KONKLUZIONEVE DHE REKOMANDIMEVE

    1. Informacion përmbledhës


Mesazhi Kryesor:

Procesi i certifikimit të pasqyrave financiare është i rëndësishëm për përdorimin e pasqyrave nga ana e investitorëve dhe përdoruesve të tjerë të këtij informacioni. Për të mirësuar cilësinë e auditimit dhe rritjen e rolit të raportit të auditimit në vendimmarrjen e shoqërive publike, duhet siguruar një përmirësim i transparencës në procedurat e auditimit. Procesi i caktimit të ekspertëve kontabël, bëhet në mënyrë arbitrare në mungesë të udhëzimeve dhe rregullave, pa transparencë dhe kritere të përcaktuara. Në të njëjtën mënyrë vazhdon dhe procesi i lidhjes së kontratës me ekspertët kontabël të autorizuar, ku tarifimi për shërbimin e kryer vendoset në mënyrë unilaterale nga ekspertët duke mos dhënë shënime shpjeguese të rëndësishme lidhur me kontributin në auditim, sa dhe nga kush partner auditimi është ofruar kontributi me qëllim që të përdoret pushteti motivues i tregut në nxitjen e cilësisë së auditimit përmes seriozitetit në angazhim, rritjen e transparencës së procedurave, honorarëve dhe efektivitetin e këtij shërbimi në këndvështrimin kosto/përfitim.
Për pyetjen : A është mënyra e zgjedhjes së audituesve ligjorë për çertifikimin e pasqyrave financiare tek shoqëritë publike, në funksion të minimizimit të kostove pa e cënuar cilësinë?
- Mënyra e përzgjedhjes së audituesve ligjorë për çertifikimin e pasqyrave financiare nuk siguron efiçencë dhe garanci në shërbimet e marra për sa kohë konstatohet mungesa e kritereve, transparencës dhe konkurrencës së hapur mbi të cilat përzgjidhen ekspertët, si dhe nuk është e dokumentuar mënyra e llogaritjes së vlerës së kontratave (kosto).
Për këtë rekomandojmë:

1. Ministritë e linjës të marrin masa që në përcaktimin e audituesve ligjorë për çertifikimin e pasqyrave financiare tek shoqëritë publike, në funksion të minimizimit të kostove pa e cënuar cilësinë duke rritur transparencën, duke vendosur kritere profesionale të përdorin procedurat e prokurimit publik për të arritur përdorimin e fondeve me ekonomicitet, efektivitet dhe efiçencë.
2. Ministritë e linjës të marrin masa që të përmirësojnë procedurat e përzgjedhjes së audituesve ligjorë nëpërmjet nxjerrjes së akteve nënligjore që përcaktojnë rregulla, kritere të qarta dhe transparente, për çertifikimin e pasqyrave financiare tek shoqëritë publike.

Menjëherë
Për pyetjen: A ekzistojnë rregullore, udhëzime, standarte në përzgjedhjen e audituesve ligjore?
- Procesi i përzgjedhjes së ekspertëve kontabël nuk kryhet në mënyrë të unifikuar nga shoqëritë publike për shkak të natyrës së ndryshme të statusit juridik dhe bazës ligjore me të cilën operojnë. Procesi i emërimit të ekspertëve kontabël kryhet me përzgjedhje nga Ministri që përfaqëson pronarin e aksioneve të shoqërisë publike, kur kjo e fundit ka varësi Ministrie, ndërsa kur statusi i një institucioni ka personalitet të ndryshëm juridik procesi i përzgjedhjes së ekspertëve bëhet edhe nëpërmjet kontraktimit të tyre me prokurim publik ose me vendim të organeve drejtuese të entit. Nisur nga sa më lart përzgjedhja e audituesve ligjorë kryhet me dy standarde, dhe nuk ka një metodologji të unifikuar për këtë proces.
Për këtë rekomandojmë:

3. Ministritë që përfaqësojnë pronarin e aksioneve të shoqërive publike dhe organet drejtuese të këtyre shoqërive, duhet të udhëzojnë dhe të nxisin shoqëritë publike në përputhje me statusin juridik dhe bazën ligjore me të cilën këto shoqëri operojnë, për kryerjen e procedurave të përzgjedhjes së audituesve ligjorë sipas një metodologjie të unifikuar që të mos dublojë kontratat e shërbimit të audituesve ligjorë në mënyrë që të rregullohet procesi i përzgjedhjes së ekspertëve kontabël të autorizuar për certifikimin e pasqyrave financiare.

Vazhdimisht

Për pyetjen: A ka një metodologji të unifikuar për tarifimin e ekspertimit?
- Nga auditimi rezultoi se nuk ka një metodologji të unifikuar për tarifimin e ekspertëve kontabël të emëruar nga Ministri i linjës së shoqërisë publike dhe organet drejtuese dhe nuk dokumentohen negociatat që zhvillohen midis ekspertit kontabël (ofruesi i shërbimit) dhe shoqërisë publike (autoriteti kontraktor).
Për këtë rekomandojmë:

4. Ministri që përfaqëson pronarin e aksioneve të shoqërisë publike dhe organet drejtuese të marrin masa që për shoqëritë publike që ka në varësi të hartojë një metodologji të unifikuar për tarifimin e ekspertëve kontabël të emëruar.

5. Shoqëritë publike të marrin masa që në të ardhmen për çdo kontratë të lidhur me ekspertët kontabël të dokumentojnë çdo negociatë për arritjen e vlerës së kontratës së nënshkruar dhe orët e punës në proporcion me numrin e transaksioneve.

Vazhdimisht
Për pyetjen: A ka vendime, udhëzime, modele për caktimin e tarifave?
-Nga auditimi konstatohet se nuk ka asnjë vendim apo udhëzim për caktimin e tarifave orare për kontraktimin e ekspertëve i cili të zbatohet në mënyrë të unifikuar si për ekspertët kontabël të miratuar nga ministria e linjës edhe për kontratat e lidhur nëpërmjet procedurave të prokurimit.
Për këtë rekomandojmë:

6. Ministria që përfaqëson pronarin e aksioneve të shoqërisë publike dhe organet drejtuese të marrin masa që për shoqëritë publike që ka në varësi të nxjerrë udhëzime për caktimin e tarifave orare për kontraktimin e ekspertëve i cili të zbatohet në mënyrë të unifikuar si për ekspertët kontabël edhe për kontratat e lidhura nëpërmjet procedurave të prokurimit

Vazhdimisht

Për pyetjen: A përcaktohen orët e punës në program, detajuar zërave të caktuar sipas një vlerësimi të argumentuar apo fiktiv ?
- Nga analizimi i pjesëve përbërëse të kontratave konstatohet se në përgjithësi të gjitha kontratat kanë një aneks (shtojcë), pjesë integrale të kontratës ku përshkruhet një skedul me rubrikat ku do të fokusohet auditimi dhe orët e punës së nevojshme për auditimin e këtij zëri. Në përgjithësi programi i punës nuk është i detajuar dhe vlerësimi nuk është i argumentuar në lidhje me numrin e orëve të planifikuar bazuar në numrin e transaksioneve të zhvilluara gjatë vitit fiskal, si dhe nuk është dokumentuar koha faktike e harxhuar për këtë shërbim(auditim).
Për këtë rekomandojmë:

7. Shoqëritë publike të marrin masa që në ardhmen në hartimin e specifikimeve të kontratave të shërbimit të ekspertizës kontabël me ekspertët e emëruar nga ministria e linjës të detajojnë dhe argumentojnë orët e angazhimit në misionin e auditimit.

Vazhdimisht
Për pyetjen: A shfrytëzohen eksperiencat e mëparshme në auditim, duke i reflektuar ato në orët e punës për auditimet pasardhëse?

-Nga auditimi dhe analizimi i të dhënave të siguruar nga subjektet e audituara rezulton se:

Për OST SH.A, për kontratat e ekspertëve kontabël të emëruar nga ministri konstatohet se emrat e ekspertëve kontabël mbeten mbi 50% të grupit të ekspertëve të njëjtë nga viti 2010 – 2012 dhe të njëjtë nga 2013 – 2015, numri i orëve që pretendohen që do të harxhohen në çdo angazhim auditimi ngelet i pandryshuar.

Për KESH SH.A, për kontratat e ekspertëve kontabël të emëruar nga ministri konstatohet se emrat e ekspertëve kontabël mbeten mbi 50% të grupit të ekspertëve të njëjtë nga viti 2010 – 2012 dhe të njëjtë nga 2013 – 2015, numri i orëve që pretendohen që do të harxhohen në çdo angazhim auditimi është në rritje.



Për Posta Shqiptare SH.A për kontratat e ekspertëve kontabël të emëruar nga ministri konstatohet se emrat e ekspertëve kontabël janë të ndryshëm në vitet 2010, 2011, 2012, 2013 ndërsa në vitet 2014 dhe 2015 grupi i auditimit është i njëjtë në masën 75%. Numri i orëve që pretendohen që do të harxhohen në çdo angazhim auditimi është në rritje nga viti në vit.

Për Albpetrol SH.A, për kontratat e ekspertëve kontabël të emëruar nga ministri konstatohet se emrat e ekspertëve kontabël mbeten mbi 30% të grupit të ekspertëve të njëjtë nga viti 2010 – 2012 dhe të njëjtë nga 2013 – 2015, numri i orëve që pretendohen që do të harxhohen në çdo angazhim auditimi është në rritje.

Si konkluzion mund të themi se eksperienca e mëparshme në auditim nuk është reflektuar në përllogaritjen e orëve në auditimin pasardhës por orët vijnë duke u rritur pavarësisht nëse ka apo jo rritje të numrit të transaksioneve gjatë vitit fiskal.
Për këtë rekomandojmë:

8. Shoqëritë publike të marrin masa, të negociojnë për reduktimin e orëve të programit të punës së ekspertëve kontabël, në rastet kur këto ekspertë riemërohen duke marrë parasysh eksperiencën e mëparshme në auditimin e këtyre shoqërive.

Vazhdimisht

Për pyetjen: A do të ishte më ekonomik kontraktimi i ekspertimit, nëse do të kryhej përmes procedurave të prokurimi publik ?

-Nga analizimi i llojeve të ekspertizave kontabël të kryera për pasqyrat financiare të të njëjtit vit rezulton se 3 nga subjektet e audituara, konkretisht OST SH.A, OSHEE SH.A dhe KESH SH.A, dublikojnë shpenzimet për auditimin financiar të pasqyrave vjetore pasi në përmbushje të detyrimeve që rrjedhin nga marrëveshjet financiare të huave të marra, këto shoqëri përveç auditimit vjetor nga auditues që emërohen nga ministri, kontraktojnë përmes procedurave të prokurimit ekspert të pranuar nga donatorët.


Për këtë rekomandojmë:

9. Shoqëritë publike OST SH.A, OSHEE SH.A dhe KESH SH.A, si dhe të gjitha shoqëritë publike që në të ardhmen mund të marrin hua nga donatorë të huaj, të marrin masa që të informojnë Ministrinë që përfaqëson pronarin e aksioneve të shoqërisë publike për detyrimet që rrjedhin në lidhje me auditimin financiar nga marrëveshjet e huave dhe të programojnë në programet ekonomike vetëm një auditim vjetor nga audituesit e jashtëm ndërkombëtar të kontraktuar nëpërmjet procedurave të prokurimit publik duke mos dubluar shpenzimet për këtë shërbim.

Vazhdimisht
- Në shoqëritë publike emërimi i ekspertëve kontabël për certifikimin e pasqyrave financiare bëhet në mënyrë sistematike nga Ministria që përfaqëson pronarin e aksioneve të shoqërisë publike në fund të vitit fiskal që do të auditohet ose 3-mujorin e parë të vitit pasardhës. Bazuar në këtë fakt ekspertët kontabël shprehin rezerva në dhënien e opinionit për aspekte që ata nuk mund ti verifikonin në kohën e kryerjes së disa proceseve që kanë të bëjnë me aktivet e shoqërisë (inventarizim, nxjerrje jashtë përdorimit apo mbylljet e arkës, etj.). E njëjta situatë paraqitet edhe në rastet e kontraktimit me prokurim publik të ekspertëve kontabël ndërkombëtar.
Për këtë rekomandojmë:

10. Ministria që përfaqëson pronarin e aksioneve të shoqërisë publike, të krijojë kushtet e përshtatshme për caktimin brenda shtatorit të vitit fiskal (pavarësisht mënyrës së përzgjedhjes) së ekspertëve kontabël për certifikimin e pasqyrave financiare.

Vazhdimisht
- Nga krahasimi me zgjedhje për disa vite i opinioneve të dhëna nga ekspertët kontabël të emëruar nga Ministria dhe ekspertëve kontabël të kontraktuar përmes procedurave të prokurimit publik për shoqëritë që duplikojnë këtë shërbim rezulton se për shoqërinë KESH SH.A:

Për vitin 2010 opinioni për pasqyrat financiare nga ekspertët e emëruar nga ministria ka qenë “me rezervë” duke u bazuar në tre arsye ndërsa opinioni i dhënë nga kompania e kontraktuar përmes procedurave të prokurimit është “refuzim opinioni me theksim të çështjes”, për disa arsye ku bazohet dhënia e këtij opinioni dhe midis tyre përfshihen edhe e faktorët e mësipërm.

Për vitin 2011 opinioni për pasqyrat financiare nga ekspertët e emëruar nga ministria ka qenë “me rezervë”, duke u bazuar në tre arsye ndërsa opinioni i dhënë nga kompania e kontraktuar përmes procedurave të prokurimit është “opinion i kualifikuar me theksim të çështjes”, për disa arsye ku përmenden 19 arsye ku bazohet dhënia e këtij opinioni dhe midis tyre përfshihen edhe e faktorët e mësipërm.

Për vitin 2013 opinioni për pasqyrat financiare nga ekspertët e emëruar nga ministria ka qenë “me rezervë”, për 5 arsye, ndërsa opinioni i dhënë nga kompania e kontraktuar përmes procedurave të prokurimit është “opinion i kualifikuar me theksim të çështjes”, për disa arsye ku përmenden 13 arsye ku bazohet dhënia e këtij opinioni dhe midis tyre përfshihen edhe e faktorët e mësipërm.

Për OST SH.A

Për vitin 2010 opinioni për pasqyrat financiare nga ekspertët e emëruar nga Ministria ka qenë i pakualifikuar, me këtë shënim: “Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar nuk janë zbatuar për Aktivet Materiale Afatgjata lidhur me zhvlerësimin e tyre si dhe mos përfundimi i procedurave për zhvlerësimin e materialeve me qarkullim të ngadalshëm” ndërsa opinioni i dhënë nga kompania e kontraktuar përmes procedurave të prokurimit është “refuzim opinioni”.

Për vitin 2011 opinioni për pasqyrat financiare nga ekspertët e emëruar nga ministria ka qenë i pakualifikuar, ndërsa nga audituesit e kontraktuar përmes procedurës së prokurimit opinioni mbi pasqyrat financiare është opinion i kualifikuar.

Për vitin 2015 opinioni për pasqyrat financiare nga ekspertët e emëruar nga ministria ka qenë i pakualifikuar ndërsa opinioni i dhënë nga kompania e kontraktuar përmes procedurave të prokurimit është pakualifikuar me theksim të çështjes.


Për këtë rekomandojmë:

11. Ministria që përfaqëson pronarin e aksioneve të shoqërisë publike dhe organet drejtuese të marrin masa që të unifikojnë procedurat e përzgjedhjes së ekspertëve kontabël për auditimin e pasqyrave financiare, duke mos dubluar këtë shërbim me qëllim që të përdoret pushteti motivues i tregut në nxitjen e cilësisë së auditimit përmes seriozitetit në angazhim, rritjen e transparencës së procedurave, honorarëve dhe efektivitetin e këtij shërbimi në këndvështrimin kosto/përfitim.

12. Organet drejtuese të shoqërive publike të marrin masa për të analizuar raportet e auditimit të ekspertëve kontabël, opinionet dhe mangësitë e konstatuara për pasqyrat financiare si dhe kërkimin e shpjegimeve nga ekspertët kontabël me qëllim unifikimin e opinionit që do të përcillet tek ministria dhe donatorët.

Vazhdimisht

-Për KESH SH.A

Nga krahasimi dhe analizimi i vlerave për pasqyrat financiar të të njëjtit vit rezulton se për vitin 2010 vlera e kontraktuar përmes procedurave të prokurimit publik për auditimin e pasqyrave financiare ka qenë 3,450,000 lekë pa TVSH, ndërsa vlera e kontraktuar për auditimin e pasqyrave financiare nga ekspertët e miratuar e emëruar nga Ministri ka qenë 14,000,000 lekë me një diferencë prej 10,550,000 lekë ose 4.05 herë më e lartë.

Për vitin 2011 vlera e kontraktuar përmes procedurave të prokurimit publik për auditimin e pasqyrave financiare ka qenë 3,450,000 lekë pa TVSH, ndërsa vlera e kontraktuar për auditimin e pasqyrave financiare nga ekspertët e miratuar e emëruar nga Ministri ka qenë 10,880,000 lekë me një diferencë prej 7,430,000 lekë ose 3.15 herë më e lartë.

Për vitin 2012 vlera e kontraktuar përmes procedurave të prokurimit publik për auditimin e pasqyrave financiare ka qenë 3,450,000 lekë pa TVSH, ndërsa vlera e kontraktuar për auditimin e pasqyrave financiare nga ekspertët e miratuar e emëruar nga Ministri ka qenë 10,890,000 lekë me një diferencë prej 7,440,000 lekë ose 3.15 herë më e lartë.

Për vitin 2013 vlera e kontraktuar përmes procedurave të prokurimit publik për auditimin e pasqyrave financiare ka qenë 2,765,000 lekë pa TVSH, ndërsa vlera e kontraktuar për auditimin e pasqyrave financiare nga ekspertët e miratuar e emëruar nga Ministri ka qenë 8,610,000 lekë me një diferencë prej 5,845,000 lekë ose 3.11 herë më e lartë. Në korrik të këtij viti nga shoqëria janë shkëputur 4 hidrocentrale (Shkopet, Ulëz dhe Bistrica 1 dhe 2) të cilat kanë qenë asete të shoqërisë dhe për pasojë vlera e auditimit krahasuar me vitin 2012 është ulur me 2,280,000 lekë ose me 20 % më e ulët.

Për vitin 2014 vlera e kontraktuar përmes procedurave të prokurimit publik për auditimin e pasqyrave financiare ka qenë 2,800,000 lekë pa TVSH, ndërsa vlera e kontraktuar për auditimin e pasqyrave financiare nga ekspertët e miratuar e emëruar nga Ministri ka qenë 12,900,000 lekë me një diferencë prej 10,100,000 lekë ose 4.6 herë më e lartë. Krahasuar me vitin 2013 vlera e auditimit është rritur me 4,290,000 lekë ose 49.8 % më e lartë ndërkohë që gjatë këtij viti 4 asetet e saj të shitura në korrik 2013 nuk janë më pjesë e pasqyrave financiare.

Për vitin 2015 vlera e kontraktuar përmes procedurave të prokurimit publik për auditimin e pasqyrave financiare ka qenë 2,800,000 lekë pa TVSH, ndërsa vlera e kontraktuar për auditimin e pasqyrave financiare nga ekspertët e miratuar e emëruar nga Ministri ka qenë 13,900,000 lekë me një diferencë prej 11,100,000 lekë ose 4.96 herë më e lartë.




Viti

Vlera e kontraktuar për ekspertët e miratuar nga Ministria

Vlera e kontraktuar për ekspertët me procedurë prokurimi

Diferenca


Herë më e lartë

2010

14,000,000

3,450,000

10,550,000

4.05

2011

10,880,000

3,450,000

7,430,000

3.15

2012

10,890,000

3,450,000

7,440,000

3.15

2013

8,610,000

2,765,000

5,845,000

3.11

2014

12,900,000

2,800,000

10,100,000

4.6

2015

13,900,000

2,800,000

11,100,000

4.96

-Për OST SH.A

Nga krahasimi dhe analizimi i vlerave për pasqyrat financiar të të njëjtit vit rezulton se për vitin 2010 vlera e kontraktuar përmes procedurave të prokurimit publik për auditimin e pasqyrave financiare ka qenë 2,250,000 lekë pa TVSH, ndërsa vlera e kontraktuar për auditimin e pasqyrave financiare nga ekspertët e miratuar e emëruar nga Ministri ka qenë 3,700,000 lekë me një diferencë prej 1,450,000 lekë ose 1.64 herë më e lartë.

Për vitin 2011 vlera e kontraktuar përmes procedurave të prokurimit publik për auditimin e pasqyrave financiare ka qenë 900,000 lekë pa TVSH, ndërsa vlera e kontraktuar për auditimin e pasqyrave financiare nga ekspertët e miratuar e emëruar nga Ministri ka qenë 4,800,000 lekë me një diferencë prej 3,700,000 lekë ose 5.11 herë më e lartë.

Për vitin 2012 vlera e kontraktuar përmes procedurave të prokurimit publik për auditimin e pasqyrave financiare ka qenë 1,150,000 lekë pa TVSH, ndërsa vlera e kontraktuar për auditimin e pasqyrave financiare nga ekspertët e miratuar e emëruar nga Ministri ka qenë 4,800,000 lekë me një diferencë prej 3,650,000 lekë ose 4.17 herë më e lartë.

Për vitin 2013 vlera e kontraktuar përmes procedurave të prokurimit publik për auditimin e pasqyrave financiare ka qenë 1,645,000 lekë pa TVSH, ndërsa vlera e kontraktuar për auditimin e pasqyrave financiare nga ekspertët e miratuar e emëruar nga Ministri ka qenë 4,800,000 lekë me një diferencë prej 3,155,000 lekë ose 2.92 herë më e lartë.

Për vitin 2014 vlera e kontraktuar përmes procedurave të prokurimit publik për auditimin e pasqyrave financiare ka qenë 1,645,000 lekë pa TVSH, ndërsa vlera e kontraktuar për auditimin e pasqyrave financiare nga ekspertët e miratuar e emëruar nga Ministri ka qenë 4,800,000 lekë me një diferencë prej 3,155,000 lekë ose 2.92 herë më e lartë.

Për vitin 2015 vlera e kontraktuar përmes procedurave të prokurimit publik për auditimin e pasqyrave financiare ka qenë 1,890,000 lekë pa TVSH, ndërsa vlera e kontraktuar për auditimin e pasqyrave financiare nga ekspertët e miratuar e emëruar nga Ministri ka qenë 4,800,000 lekë me një diferencë prej 2,910,000 lekë ose 2.53 herë më e lartë.




Viti

Vlera e kontraktuar për ekspertët e miratuar nga Ministria

Vlera e kontraktuar për ekspertët me procedurë prokurimi

Diferenca


Herë më e lartë

2010

3,700,000

2,250,000

1,450,000

1.64

2011

4,800,000

900,000

3,700,000

5.11

2012

4,800,000

1,150,000

3,650,000

4.17

2013

4,800,000

1,645,000

3,155,000

2.92

2014

4,800,000

1,645,000

3,155,000

2.92

2015

4,800,000

1,890,000

2,910,000

2.53

-Për OSHEE SH.A

Nga krahasimi dhe analizimi i vlerave për pasqyrat financiar të të njëjtit vit rezulton se për vitin 2014 vlera e kontraktuar përmes procedurave të prokurimit publik për auditimin e pasqyrave financiare ka qenë 4,480,000 lekë pa TVSH, ndërsa vlera e kontraktuar për auditimin e pasqyrave financiare nga ekspertët e emëruar nga Ministri ka qenë 20,000,000 lekë me një diferencë prej 15,520,000 lekë ose 4.46 herë më e lartë.

Për vitin 2015 vlera e kontraktuar përmes procedurave të prokurimit publik për auditimin e pasqyrave financiare ka qenë 3,990,000 lekë pa TVSH, ndërsa vlera e kontraktuar për auditimin e pasqyrave financiare nga ekspertët e emëruar nga Ministri ka qenë 26,000,000 lekë me një diferencë prej 22,010,000 lekë ose 6.51 herë më e lartë.




Viti

Vlera e kontraktuar për ekspertët e miratuar nga Ministria

Vlera e kontraktuar për ekspertët me procedurë prokurimi

Diferenca


Herë më e lartë

2014

20,000,000

4,480,000

15,520,000

4.46

2015

26,000,000

3,990,000

22,010,000

6.51


Për këtë rekomandojmë:

13. Ministria e linjës si dhe organet drejtuese të shoqërive publike të marrin masa që shërbimin e ekspertizës financiare ta kontraktojnë përmes procedurave të prokurimit publik për kontratat e shërbimit, pasi vlerat e kontratave të ekspertëve të emëruar nga ministria (pa procedurë konkurrimi) varjojnë nga 1.64 në 6.51 herë më të larta se vlera e kontratave të shërbimit të ekspertimit të kontraktuar përmes prokurimit publik (konkurrencë e hapur)

Vazhdimisht

- APD është i vetmi subjekt i cili nuk dublikon shpenzimet për shërbimin e auditimit si dhe e siguron këtë shërbim me kosto më të ulët, gjë që e siguron vetëm procedura e prokurimit. Por duke analizuar përllogaritjen fondit limit me vlerën e kontratës së lidhur rezulton se ka një diferencë të madhe ku vlera e kontraktuar është sa 20 – 46% të fondit limit.
Për këtë rekomandojmë:

14. APD të marri masa që në përllogaritjen e fondit limit të prokurimit të shërbimit të ekspertizës së pasqyrave financiare të përdori eksperiencat e mëparshme të kontratave të lidhura për shërbim.

Vazhdimisht
4.2. Shtojcat( grafikë, tabela, pyetësorë,etj)
Për sa më sipër, paraqitet ky “ Raport Auditimi”

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
_____________________________________________________________________


5. Grupi i punës dhe përgjegjësitë hierarkike


Ky Raport është përgatitur nga grupi i auditimit si më poshtë:
1. Ina SOKOLI, Përgjegjëse grupi

2. Jorida ZHEGU, Anëtare



3. Blerin SHKURTI, Anëtar

Drejtori i Departamentit të Auditimit të Performancës

Rinald MUÇA



Yüklə 1 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   2   3   4   5




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə