Performanca e shoqerive publike per certifikimin financiar


Ujësjellës Kanalizime SHA, Tiranë -



Yüklə 1 Mb.
səhifə4/5
tarix20.09.2018
ölçüsü1 Mb.
#69389
1   2   3   4   5

Ujësjellës Kanalizime SHA, Tiranë - Shoqëria UKT SHA është themeluar me Akt-Themelimi të datës 05.12.2000, të Ministrisë së Ekonomisë Publike dhe Privatizimit dhe është regjistruar si person Juridik me Vendimin Nr. 24875 akt, datë 28.12.2000 të Gjykatës së Rrethit Gjyqsor Tiranë. Shoqëria është e organizuar në formën e shoqërisë aksionare shtetërore, sipas sistemit me dy nivele, bazuar në legjislacionin shqiptar në fuqi “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”. Aksionet e shoqërisë zotërohen nga Bashkitë aksionare, sipas ndarjes që Këshilli i Ministrave ka bërë në bazë të numrit të popullsisë me VKM nr. 660, datë 12.09.2007, rikonfiguruar sipas ndarjes së re administrativo-territoriale me ligjin nr. 115/2014. Asambleja e Përgjithshme emëron një ose më shumë ekspertë kontabël të jashtëm e të pavarur të cilët janë ekspertë kontabël të autorizuar sipas ligjit. Ekspertët kontabël të autorizuar kanë të gjitha përgjegjësitë e vendosura nga ligji i aplikueshëm dhe nga rregullat e parimet ndërkombëtare të kontabilitetit. Nga verifikimi i dokumentacionit të vënë në dispozicion grupit auditues rezulton se nuk ka dokumente justifikuese për emërimet dhe procesin përzgjedhës së audituesve ligjorë, për të kontrolluar dhe certifikuar llogaritë vjetore të Shoqërisë UKT SHA, për çdo vit objekt auditimi, pavarësisht se modalitetet e përzgjedhjes përcaktohen në statutin e shoqërisë.

Albpetrol SHA, Fier - Albpetrol SHA është një shoqëri aksionere me 100% të aksioneve të zotëruara nga shteti shqiptar. Shoqëria Albpetrol sh.a është krijuar me Vendim të Qeverisë Nr. 159 datë 20.03.1993, me kapital 100% shtetëror, e cila vepron sipas normave dhe rregullave të ekonomisë së tregut, me objekt: Kërkimin dhe prodhimin e hidrokarbureve, që përfshinte ciklin e plotë të punimeve sizmike, gjeologjike, mekanike, gjeofizike, kërkimin, nxjerrjen, përpunimin dhe marketingun e nënprodukteve të naftës.” Nga verifikimi i dokumentacionit të vënë në dispozicion grupit auditues rezulton se, nuk ka dokumente për emërimet dhe procesin përzgjedhës së audituesve ligjorë, për të kontrolluar dhe certifikuar llogaritë vjetore të Shoqërisë Albpetrol sh.a për çdo vit objekt auditimi.

Gjetje: - Procesi i përzgjedhjes së ekspertëve kontabël nuk kryhet në mënyrë të unifikuar nga shoqëritë publike për shkak të natyrës së ndryshme të statusit juridik dhe bazës ligjore me të cilën operojnë. Procesi i emërimit të ekspertëve kontabël kryhet me përzgjedhje nga Ministri që përfaqëson pronarin e aksioneve të shoqërisë publike, kur kjo e fundit ka varësi Ministrie, ndërsa kur statusi i një institucioni ka personalitet të ndryshëm juridik procesi i përzgjedhjes së ekspertëve bëhet edhe nëpërmjet kontraktimit të tyre me prokurim publik ose me vendim të organeve drejtuese të entit. Nisur nga sa më lart përzgjedhja e audituesve ligjorë kryhet me dy standarde, dhe nuk ka një metodologji të unifikuar për këtë proces.
Për këtë rekomandojmë:

Ministritë që përfaqësojnë pronarin e aksioneve të shoqërive publike dhe organet drejtuese të këtyre shoqërive, duhet të udhëzojnë dhe të nxisin shoqëritë publike në përputhje me statusin juridik dhe bazën ligjore me të cilën këto shoqëri operojnë, për kryerjen e procedurave të përzgjedhjes së audituesve ligjorë sipas një metodologjie të unifikuar që të mos dublojë kontratat e shërbimit të audituesve ligjorë në mënyrë që të rregullohet procesi i përzgjedhjes së ekspertëve kontabël të autorizuar për certifikimin e pasqyrave financiare.


Nënpyetje 1.2- A ka një metodologji të unifikuar për tarifimin e ekspertimit?
Profesionistët kontabël, që e ushtrojnë veprimtarinë si ekspertë kontabël të regjistruar, grupohen në një organizim të vetëm profesional, që rregullon në mënyrë të drejtpërdrejtë organizimin e veprimtarisë së profesionit të ekspertit kontabël dhe që organizohet si person juridik, në përputhje me ligjin nr. 10 091, datë 5.3.2009 “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të ekspertit kontabël të regjistruar dhe të kontabilistit të miratuar” dhe statutin e tij. “Raporti i ekspertit kontabël të regjistruar” është raporti që përgatitet nga eksperti kontabël ose shoqëria e auditimit, në pajtim me standardet ndërkombëtare të auditimit (SNA), të publikuara nga Federata Ndërkombëtare e Kontabilistëve. Rregullat për programin dhe kohën e punës përcaktohen në mënyrë që të sigurohet respektimi i standardeve ndërkombëtare të auditimit. Procedurat e emërimit të ekspertit kontabël apo shoqërisë audituese përcaktohen, sipas rastit, nga rregullat për qeverisjen e shoqërive tregtare, nga ligjet përkatëse, kur shoqëritë veprojnë në sektorë të rregulluar, ose nga autoritetet e mbikëqyrjes së tyre apo aktet që rregullojnë funksionimin e tyre.
Gjetje: - Nga auditimi rezultoi se nuk ka një metodologji të unifikuar për tarifimin e ekspertëve kontabël të emëruar nga Ministri i linjës së shoqërisë publike dhe organet drejtuese dhe nuk dokumentohen negociatat që zhvillohen midis ekspertit kontabël (ofruesi i shërbimit) dhe shoqërisë publike (autoriteti kontraktor).
Për këtë rekomandojmë:

- Ministri që përfaqëson pronarin e aksioneve të shoqërisë publike dhe organet drejtuese të marrin masa që për shoqëritë publike që ka në varësi të hartojë një metodologji të unifikuar për tarifimin e ekspertëve kontabël të emëruar.
- Shoqëritë publike të marrin masa që në të ardhmen për çdo kontratë të lidhur me ekspertët kontabël të dokumentojnë çdo negociatë për arritjen e vlerës së kontratës së nënshkruar dhe orët e punës në proporcion me numrin e transaksioneve.
1.2.1 A ka vendime, udhëzime, modele për caktimin e tarifave?

Për përcaktimin e tarifave, ekspertët kontabël të autorizuar përdorin vendime dhe udhëzime të brendshme të IEKA-s, të cilat kanë si qëllim tarifat orare të mos ulen nën nivele të miratuara. Nga auditimi i kryer u konstatua se nuk ka rregulla apo udhëzime të unifikuara dhe të deklaruara për caktimin e tarifave.


Gjetje: -Nga auditimi konstatohet se nuk ka asnjë vendim apo udhëzim për caktimin e tarifave orare për kontraktimin e ekspertëve i cili të zbatohet në mënyrë të unifikuar si për ekspertët kontabël të miratuar nga ministria e linjës edhe për kontratat e lidhur nëpërmjet procedurave të prokurimit.
Për këtë rekomandojmë:

Ministria që përfaqëson pronarin e aksioneve të shoqërisë publike dhe organet drejtuese të marrin masa që për shoqëritë publike që ka në varësi të nxjerrë udhëzime për caktimin e tarifave orare për kontraktimin e ekspertëve i cili të zbatohet në mënyrë të unifikuar si për ekspertët kontabël edhe për kontratat e lidhura nëpërmjet procedurave të prokurimit


1.2.2 A përcaktohen orët e punës në program, detajuar zërave të caktuar sipas një vlerësimi të argumentuar apo fiktiv ?
Nga analizimi i pjesëve përbërëse të kontratave konstatohet se në përgjithësi të gjitha kontratat kanë një aneks (shtojcë), pjesë integrale të kontratës ku përshkruhet një skedul me rubrikat ku do të fokusohet auditimi dhe orët e punës së nevojshme për auditimin e këtij zëri. Në përgjithësi programi i punës nuk është i detajuar dhe vlerësimi nuk është i argumentuar në lidhje me numrin e orëve të planifikuar, si dhe nuk është dokumentuar koha faktike e harxhuar për këtë shërbim (auditim).
Gjetje: - Nga analizimi i pjesëve përbërëse të kontratave konstatohet se në përgjithësi të gjitha kontratat kanë një aneks (shtojcë), pjesë integrale të kontratës ku përshkruhet një skedul me rubrikat ku do të fokusohet auditimi dhe orët e punës së nevojshme për auditimin e këtij zëri. Në përgjithësi programi i punës nuk është i detajuar dhe vlerësimi nuk është i argumentuar në lidhje me numrin e orëve të planifikuar bazuar në numrin e transaksioneve të zhvilluara gjatë vitit fiskal, si dhe nuk është dokumentuar koha faktike e harxhuar për këtë shërbim(auditim).
Për këtë rekomandojmë:

Shoqëritë publike të marrin masa që në ardhmen në hartimin e specifikimeve të kontratave të shërbimit të ekspertizës kontabël me ekspertët e emëruar nga ministria e linjës të detajojnë dhe argumentojnë orët e angazhimit në misionin e auditimit.


1.2.3 A shfrytëzohen eksperiencat e mëparshme në auditim, duke i reflektuar ato në orët e punës për auditimet pasardhëse?
Për t’iu përgjigjur pyetjes së mësipërme do të analizojmë orët e planifikuara në çdo angazhim auditimi për shoqëritë që jemi duke analizuar.
Për OST SHA
Për vitin 2010 ekspertët kontabël janë emëruar nga ministri me shkresën nr. 753, datë 11.03.2011, me këta ekspertë është lidhur kontrata nr. 753/1, datë 05.04.2011 për ofrimin e shërbimit të ekspertizës kontabël të pasqyrave financiare për vitin 2010 me vlerë 3,700,000 lekë pa TVSH, në këtë kontratë janë parashikuar 1850 orë pune.
Për vitin 2011 ekspertët kontabël janë emëruar nga ministri me shkresën nr. 1231, datë 13.03.2013, me këta ekspertë është lidhur kontrata nr. 1973, datë 16.04.2013 për ofrimin e shërbimit të ekspertizës kontabël të pasqyrave financiare për vitin 2011 me vlerë 4,800,000 lekë pa TVSH, në këtë kontratë janë parashikuar 1600 orë pune.
Për vitin 2012 ekspertët kontabël janë emëruar nga ministri me shkresën nr. 136/2, datë 07.02.2013, me këta ekspertë është lidhur kontrata nr. 2082, datë 08.04.2013 për ofrimin e shërbimit të ekspertizës kontabël të pasqyrave financiare për vitin 2012 me vlerë 4,800,000 lekë pa TVSH, në këtë kontratë janë parashikuar 1600 orë pune.
Për vitin 2013 ekspertët kontabël janë emëruar nga ministri me shkresën nr. 441, datë 26.01.2014, me këta ekspertë është lidhur kontrata nr. 1566, datë 10.03.2014 për ofrimin e shërbimit të ekspertizës kontabël të pasqyrave financiare për vitin 2013 me vlerë 4,800,000 lekë pa TVSH, në këtë kontratë janë parashikuar 1600 orë pune.
Për vitin 2014 ekspertët kontabël janë emëruar nga ministri me shkresën nr. 502, datë 26.01.2015, me këta ekspertë është lidhur kontrata nr. 1180, datë 24.02.2015 për ofrimin e shërbimit të ekspertizës kontabël të pasqyrave financiare për vitin 2014 me vlerë 4,800,000 lekë pa TVSH, në këtë kontratë janë parashikuar 1600 orë pune.
Për vitin 2015 ekspertët kontabël janë emëruar nga ministri me shkresën nr. 6906, datë 24.11.2015, me këta ekspertë është lidhur kontrata nr. 7568, datë 21.12.2015 për ofrimin e shërbimit të ekspertizës kontabël të pasqyrave financiare për vitin 2015 me vlerë 4,800,000 lekë pa TVSH, në këtë kontratë janë parashikuar 1600 orë pune.
Nga auditimi i kontratave të ekspertëve kontabël të emëruar nga ministri konstatohet se emrat e ekspertëve kontabël mbeten mbi 50% të grupit të ekspertëve të njëjtë nga viti 2010 – 2012 dhe të njëjtë nga 2013 – 2015, numri i orëve që pretendohen që do të harxhohen në çdo angazhim auditimi ngelet i njëjtë, pra eksperienca nga auditimi i mëparshëm nuk është reflektuar në llogaritjen e orëve.
Për KESH SHA
Për vitin 2010 ekspertët kontabël janë emëruar nga ministri me shkresën nr. 2077, datë 09.03.2011, me këta ekspertë është lidhur kontrata nr. 1844, datë 12.04.2011 për ofrimin e shërbimit të ekspertizës kontabël të pasqyrave financiare për vitin 2010 me vlerë 14,000,000 lekë pa TVSH, kjo kontratë nuk ka aneks për parashikimin e orëve të punës por në një prej neneve të saj thuhet se kur të hartohet ky skedul me orët do të jetë pjesë e kontratës. Grupit të auditimit nuk ju vendos në dispozicion ky dokument.
Për vitin 2011 ekspertët kontabël janë emëruar nga ministri me shkresën nr. 2322, datë 09.03.2012 dhe shkresën nr. 2901, datë 26.03.2012, me këta ekspertë është lidhur kontrata nr. 1362/1, datë 05.07.2012 për ofrimin e shërbimit të ekspertizës kontabël të pasqyrave financiare për vitin 2011 me vlerë 10,880,000 lekë pa TVSH, në këtë kontratë janë parashikuar 3610 orë pune.
Për vitin 2012 ekspertët kontabël janë emëruar nga ministri me shkresën nr. 70, datë 09.03.2013, dhe shkresën nr. 70/1, datë 15.01.2013, me këta ekspertë është lidhur kontrata nr. 845, datë 15.02.2013 për ofrimin e shërbimit të ekspertizës kontabël të pasqyrave financiare për vitin 2012 me vlerë 10,890,000 lekë pa TVSH, në këtë kontratë janë parashikuar 3610 orë pune.
Për vitin 2013 ekspertët kontabël janë emëruar nga ministri me shkresën nr. 1116, datë 04.11.2013, me këta ekspertë është lidhur kontrata nr. 7541, datë 30.12.2013 për ofrimin e shërbimit të ekspertizës kontabël të pasqyrave financiare për vitin 2013 me vlerë 8,610,000 lekë pa TVSH. Nga institucioni nuk u vendos në dispozicion të grupit të auditimit shtojcat e llogaritjes së orëve.
Për vitin 2014 ekspertët kontabël janë emëruar nga ministri me shkresën nr. 640, datë 22.01.2015, me këta ekspertë është lidhur kontrata nr. 1198/1, datë 13.02.2015 për ofrimin e shërbimit të ekspertizës kontabël të pasqyrave financiare për vitin 2014 me vlerë 12,900,000 lekë pa TVSH, , në këtë kontratë janë parashikuar 4300 orë pune.
Për vitin 2015 ekspertët kontabël janë emëruar nga ministri me shkresën nr. 8976, datë 23.11.2015, me këta ekspertë është lidhur kontrata nr. 10925, datë 29.12.2015 për ofrimin e shërbimit të ekspertizës kontabël të pasqyrave financiare për vitin 2015 me vlerë 8,610,000 lekë pa TVSH, në këtë kontratë janë parashikuar 4600 orë pune.
Nga auditimi i kontratave të ekspertëve kontabël të emëruar nga ministri konstatohet se emrat e ekspertëve kontabël mbeten mbi 50% të grupit të ekspertëve mbetet të njëjtë nga viti 2010 – 2012 dhe të njëjtë nga 2013 – 2015, numri i orëve që pretendohen që do të harxhohen në çdo angazhim auditimi është në rritje, pra eksperienca nga auditimi i mëparshëm nuk është reflektuar në llogaritjen e orëve.
Për POSTA SHQIPTARE SH.A

 

Për vitin 2010 ekspertët kontabël janë emëruar nga ministri me shkresën nr. 2077, datë 09.03.2011, si edhe mbështetur në vendimin e Drejtorisë së shoqërisë nr. 127 datë 18.04.2011, me këta ekspertë është lidhur kontrata për ofrimin e shërbimit të ekspertizës kontabël të pasqyrave financiare për vitin 2010 me vlerë 980,000 lekë pa TVSH, në këtë kontratë janë parashikuar 480 orë pune.

Për vitin 2011 ekspertët kontabël janë emëruar nga ministri me shkresën nr. 2325, datë 09.03.2012, si edhe mbështetur në vendimin e Drejtorisë së shoqërisë nr. 97 datë 26.03.2011, me këta ekspertë është lidhur kontrata për ofrimin e shërbimit të ekspertizës kontabël të pasqyrave financiare për vitin 2011 me vlerë 1,500,000 lekë pa TVSH, në këtë kontratë janë parashikuar 500 orë pune.
Për vitin 2012 ekspertët kontabël janë emëruar nga ministri me shkresën nr. 2322/1, datë 01.04.2013, si edhe mbështetur në vendimin e Drejtorisë së shoqërisë nr. 96 datë 02.04.2013, me këta ekspertë është lidhur kontrata nr. 817/1, datë 02.04.2013 për ofrimin e shërbimit të ekspertizës kontabël të pasqyrave financiare për vitin 2012 me vlerë 1,500,000 lekë pa TVSH, në këtë kontratë janë parashikuar 500 orë pune.
Për vitin 2013 ekspertët kontabël janë emëruar nga ministri me shkresën nr. 284, datë 17.01.2014, si edhe mbështetur në vendimin e Drejtorisë së shoqërisë nr. 66 datë 18.02.2014, me këta ekspertë është lidhur kontrata në datë 18.02.2014 për ofrimin e shërbimit të ekspertizës kontabël të pasqyrave financiare për vitin 2013 me vlerë 2,055,000 lekë pa TVSH. Në kontratë janë parashikuar 685 orë pune.
Për vitin 2014 ekspertët kontabël janë emëruar nga ministri me shkresën nr. 636, datë 22.01.2015, si edhe mbështetur në vendimin e Drejtorisë së shoqërisë nr. 74 datë 16.03.2015, me këta ekspertë është lidhur kontrata nr. 914/1, datë 17.03.2015 për ofrimin e shërbimit të ekspertizës kontabël të pasqyrave financiare për vitin 2014 me vlerë 2,670,000 lekë pa TVSH, , në këtë kontratë janë parashikuar 890 orë pune.
Për vitin 2015 ekspertët kontabël janë emëruar nga ministri me shkresën nr. 8975, datë 23.11.2015, si edhe mbështetur në vendimin e Drejtorisë së shoqërisë nr. 367 datë 23.12.2015, me këta ekspertë është lidhur kontrata nr. 4507/1, datë 23.12.2015 për ofrimin e shërbimit të ekspertizës kontabël të pasqyrave financiare për vitin 2015 me vlerë 3,270,000 lekë pa TVSH, në këtë kontratë janë parashikuar 1090 orë pune.

 

Nga auditimi i kontratave të ekspertëve kontabël të emëruar nga ministri konstatohet se emrat e ekspertëve kontabël janë të ndryshëm në vitet 2010, 2011, 2012, 2013 ndërsa në vitet 2014 dhe 2015 grupi i auditimit është i njëjtë në masën 75%. Numri i orëve që pretendohen që do të harxhohen në çdo angazhim auditimi është në rritje nga viti në vit, pra eksperienca nga auditimi i mëparshëm nuk është reflektuar në llogaritjen e orëve.
Për OSHEE SH.A
Për vitin 2014 ekspertët kontabël janë emëruar nga ministri me shkresën nr. 1238, datë 12.02.2015, me këta ekspertë është lidhur kontrata nr. 8553, datë 24.04.2015 për ofrimin e shërbimit të ekspertizës kontabël të pasqyrave financiare për vitin 2014 dhe analizimin e situatës së shoqërisë për gjendjen debitore dhe kreditore për vitet 2011- 2014, me vlerë 80,000,000 lekë pa TVSH, në kontratë janë parashikuar 26667 orë pune. (është e vështirë të ndahet nr. i orëve vetëm për vitin 2014).
Për vitin 2015 ekspertët kontabël janë emëruar nga ministri me shkresën nr. 2980, datë 23.12.2015, me këta ekspertë është lidhur kontrata nr. 23317, datë 31.12.2015 për ofrimin e shërbimit të ekspertizës kontabël të pasqyrave financiare për vitin 2015 me vlerë 26,000,000 lekë pa TVSH, në këtë kontratë janë parashikuar 8667 orë pune.

Për UKT SHA
Për vitin 2011 ekspertët kontabël janë emëruar nga Asambleja e Përgjithshme e Aksionerëve me vendimin nr. 2410/1 datë 05.04.2012, me këta ekspertë është lidhur kontrata nr. 5407, datë 13.04.2012 për ofrimin e shërbimit të ekspertizës kontabël të pasqyrave financiare për vitin 2011 me vlerë 1,800,000 lekë pa TVSH, në këtë kontratë janë parashikuar 600 orë pune.
Për vitin 2012 ekspertët kontabël janë emëruar nga Asambleja e Përgjithshme e Aksionerëve me vendimin nr. 3 datë 20.11.2012, me këta ekspertë është lidhur kontrata nr. 1983/1, datë 26.12.2012 për ofrimin e shërbimit të ekspertizës kontabël të pasqyrave financiare për vitin 2012 me vlerë 1,950,000 lekë pa TVSH, në këtë kontratë janë parashikuar 650 orë pune.
Për vitin 2013 ekspertët kontabël janë emëruar nga Asambleja e Përgjithshme e Aksionerëve me vendimin nr. 18 datë 23.12.2013, me këta ekspertë është lidhur kontrata nr. 14413, datë 14.01.2014 për ofrimin e shërbimit të ekspertizës kontabël të pasqyrave financiare për vitin 2013 me vlerë 2,400,000 lekë pa TVSH, në këtë kontratë janë parashikuar 800 orë pune.
Për vitin 2014 ekspertët kontabël janë emëruar nga Asambleja e Përgjithshme e Aksionerëve me vendimin nr. 9 datë 26.12.2014, me këta ekspertë është lidhur kontrata nr. 19323, datë 12.01.2015 për ofrimin e shërbimit të ekspertizës kontabël të pasqyrave financiare për vitin 2014 me vlerë 2,400,000 lekë pa TVSH, në këtë kontratë janë parashikuar 800 orë pune.
Për vitin 2015 ekspertët kontabël janë emëruar nga Asambleja e Përgjithshme e Aksionerëve me vendimin nr. 29 datë 09.12.2014, me këta ekspertë është lidhur kontrata nr. 5293, datë 04.03.2016 për ofrimin e shërbimit të ekspertizës kontabël të pasqyrave financiare për vitin 2015 me vlerë 2,460,000 lekë pa TVSH, në këtë kontratë janë parashikuar 820 orë pune.
Nga auditimi i kontratave të ekspertëve kontabël të emëruar nga Asambleja e Përgjithshme e Aksionerëve konstatohet se emrat e ekspertëve kontabël mbeten të njëjtë për vitet 2010 – 2015, numri i orëve që pretendohen që do të harxhohen në çdo angazhim auditimi është në rritje, pra eksperienca nga auditimi i mëparshëm nuk është reflektuar në llogaritjen e orëve.

Për ALBPETROL SH.A.
Për vitin 2010 ekspertët kontabël janë emëruar nga ministri me shkresën nr. 2077, datë 09.03.2011 dhe është lidhur kontrata me nr. 1031, datë 04.04.2011 për ofrimin e shërbimit të ekspertizës kontabël të pasqyrave financiare për vitin 2010 me vlerë 18,200,000 lekë pa TVSH. Në këtë kontratë janë parashikuar 7,000 orë pune.
Për vitin 2011 ekspertët kontabël janë emëruar nga ministri me shkresën nr. 2322, datë 09.03.2012 dhe është lidhur kontrata me nr. 926/1, datë 06.04.2012 për ofrimin e shërbimit të ekspertizës kontabël të pasqyrave financiare për vitin 2011 me vlerë 22,750,000 lekë pa TVSH. Në këtë kontratë janë parashikuar 7,000 orë pune.
Për vitin 2012 ekspertët kontabël janë emëruar nga ministri me shkresën nr. 69/1 datë 15.01.2013 dhe është lidhur kontrata nr. 98/2 datë 21.01.2013 për ofrimin e shërbimit të ekspertizës kontabël të pasqyrave financiare për vitin 2012 me vlerë 22,752,000 lekë pa TVSH. Në kontratë janë parashikuar 7584 orë pune.
Për vitin 2013 ekspertët kontabël janë emëruar nga ministri me shkresën nr. 1117, datë 18.11.2013 dhe është lidhur kontrata nr. 251, datë 10.01.2014 për ofrimin e shërbimit të ekspertizës kontabël të pasqyrave financiare për vitin 2013 me vlerë 23,220,000 lekë pa TVSH. Në kontratë janë parashikuar 7740 orë pune.
Për vitin 2014 ekspertët kontabël janë emëruar nga ministri me shkresën nr. 641, datë 22.01.2015 dhe është lidhur kontrata nr. 630/1, datë 09.02.2015 për ofrimin e shërbimit të ekspertizës kontabël të pasqyrave financiare për vitin 2014 me vlerë 24,000,000 lekë pa TVSH. Në kontratë janë parashikuar 8,000 orë pune.
Për vitin 2015 ekspertët kontabël janë emëruar nga ministri me shkresën nr. 8974, datë 23.11.2015, me këta ekspertë është lidhur kontrata nr. 786, datë 08.02.2016 për ofrimin e shërbimit të ekspertizës kontabël të pasqyrave financiare për vitin 2015 me vlerë 24,039,000 lekë pa TVSH, në këtë kontratë janë parashikuar 8013 orë pune.


Gjetje: -Nga auditimi dhe analizimi i të dhënave të siguruar nga subjektet e audituara rezulton se:

Për OST SH.A, për kontratat e ekspertëve kontabël të emëruar nga ministri konstatohet se emrat e ekspertëve kontabël mbeten mbi 50% të grupit të ekspertëve të njëjtë nga viti 2010 – 2012 dhe të njëjtë nga 2013 – 2015, numri i orëve që pretendohen që do të harxhohen në çdo angazhim auditimi ngelet i pandryshuar.

Për KESH SH.A, për kontratat e ekspertëve kontabël të emëruar nga ministri konstatohet se emrat e ekspertëve kontabël mbeten mbi 50% të grupit të ekspertëve të njëjtë nga viti 2010 – 2012 dhe të njëjtë nga 2013 – 2015, numri i orëve që pretendohen që do të harxhohen në çdo angazhim auditimi është në rritje.

Për Posta Shqiptare SH.A për kontratat e ekspertëve kontabël të emëruar nga ministri konstatohet se emrat e ekspertëve kontabël janë të ndryshëm në vitet 2010, 2011, 2012, 2013 ndërsa në vitet 2014 dhe 2015 grupi i auditimit është i njëjtë në masën 75%. Numri i orëve që pretendohen që do të harxhohen në çdo angazhim auditimi është në rritje nga viti në vit.

Për Albpetrol SH.A, për kontratat e ekspertëve kontabël të emëruar nga ministri konstatohet se emrat e ekspertëve kontabël mbeten mbi 30% të grupit të ekspertëve të njëjtë nga viti 2010 – 2012 dhe të njëjtë nga 2013 – 2015, numri i orëve që pretendohen që do të harxhohen në çdo angazhim auditimi është në rritje.

Si konkluzion mund të themi se eksperienca e mëparshme në auditim nuk është reflektuar në përllogaritjen e orëve në auditimin pasardhës por orët vijnë duke u rritur pavarësisht nëse ka apo jo rritje të numrit të transaksioneve gjatë vitit fiskal.
Për këtë rekomandojmë:

Shoqëritë publike të marrin masa, të negociojnë për reduktimin e orëve të programit të punës së ekspertëve kontabël, në rastet kur këto ekspertë riemërohen duke marrë parasysh eksperiencën e mëparshme në auditimin e këtyre shoqërive.


1.3 A do të ishte më ekonomik kontraktimi i ekspertimit, nëse do të kryhej përmes procedurave të prokurimi publik ?
Shoqëritë publike janë subjekt i auditimit ligjor, pavarësisht madhësisë së tyre. Auditimi bazohet në ligje, rregullore, standarde dhe praktika auditimi përgjithësisht të pranuara në Shqipëri, duke përfshirë Standardet Ndërkombëtare të Auditimit. Pasqyrat financiare dorëzohen në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit (www.qkr.gov.al) deri më 31 korrik të vitit pasardhës kalendarik.

Në mbështetje të nenit 4, “Standardet kontabël që zbatohen për hartimin e pasqyrave financiare”, të ligjit nr. 9228, datë 29.04.2004 “Për kontabilitetin dhe Pasqyrat Financiare”, Këshilli i Ministrave me VKM nr. 742, datë 07.11.2007 “Për kriteret e përzgjedhjes së njësive ekonomike që duhet të zbatojnë Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit”, përcaktoi në pikën 2 të VKM , njësitë e tjera ekonomike të cilat do të jenë subjekt i zbatimit te standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit kur tejkalojnë, njëkohësisht, për dy vitet e fundit, këto kufij:




  1. Të ardhurat vjetore, në shumën 1,250,000,000 ( një miliardë e dyqind e pesë dhjetë milionë lekë)

  2. Numri mesatar i të punësuarve mbi 100 punonjës në vit.

Shoqëritë publike mbi të cilat janë subjekt nën auditim i përmbush të dy këto kufij të përcaktuar në VKM nr. 742, datë 07.11.2007.

Disa nga këto subjekte i nënshtrohen auditimeve të dyfishta, nga auditues të pavarur të certifikuar kombëtar dhe auditimeve nga auditues ndërkombëtar.

Nga 7 subjektet që janë subjekt nën auditim rezulton se në 3 prej tyre zhvillohen dy auditime për certifikimin e pasqyrave financiare në vit. Këto subjekte janë: KESH sha, OST Sha dhe OSHEE sha. Kjo si rezultat se këto shoqëri publike kanë përfituar financime për projekte të ndryshme nga donatorët e huaj, në zbatim të marrëveshjeve të financimit duhet që të kryhet auditim i pasqyrave financiare kompani audituese, të njohura dhe pranuara edhe nga donatorët që financojnë projektet.

Ndër kushtet e vendosura nga donatorët në marrëveshjet e huadhënies të nënshkruara ndërmjet Institucioneve Financiare Ndërkombëtare si Banka Botërore, BERZH, IFC, etj dhe qeverisë shqiptare për huadhënien cilësohet pikërisht: “hartimi dhe paraqitja e Pasqyrave Financiare në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar dhe auditimi i tyre nga auditues të pranueshëm për donatorët”. Dhe pikërisht caktimi i këtyre audituesve bëhen me procedurë prokurimi.
Le të shohim diferencën që rrjedh nga mënyra e përcaktimit të ekspertit kontabël:
Për KESH SH.A
Kjo shoqëri për shkak të financimeve të huaja të nënshkruara ndërmjet Institucioneve Financiare Ndërkombëtare si Banka Botërore, BERZH, IFC, etj dhe qeverisë shqiptare për huadhënien ka detyrimin që pasqyrat financiare të tyre të auditohen nga auditues ndërkombëtar të pranuar nga këto institucione. Le të krahasojmë vlerat e kontratave për këtë shërbim të dublikuar në këto kompani.

Për vitin 2010 ekspertët kontabël janë emëruar nga ministri me shkresën nr. 2077, datë 09.03.2011, me këta ekspertë është lidhur kontrata nr. 1844, datë 12.04.2011 për ofrimin e shërbimit të ekspertizës kontabël të pasqyrave financiare për vitin 2010 me vlerë 14,000,000 lekë pa TVSH.


Për vitin 2011 ekspertët kontabël janë emëruar nga ministri me shkresën nr. 2322, datë 09.03.2012 dhe shkresën nr. 2901, datë 26.03.2012, me këta ekspertë është lidhur kontrata nr. 1362/1, datë 05.07.2012 për ofrimin e shërbimit të ekspertizës kontabël të pasqyrave financiare për vitin 2011 me vlerë 10,880,000 lekë pa TVSH.
Për vitin 2012 ekspertët kontabël janë emëruar nga ministri me shkresën nr. 70, datë 09.03.2013, dhe shkresën nr. 70/1, datë 15.01.2013, me këta ekspertë është lidhur kontrata nr. 845, datë 15.02.2013 për ofrimin e shërbimit të ekspertizës kontabël të pasqyrave financiare për vitin 2012 me vlerë 10,890,000 lekë pa TVSH.
Për vitin 2013 ekspertët kontabël janë emëruar nga ministri me shkresën nr. 1116, datë 04.11.2013, me këta ekspertë është lidhur kontrata nr. 7541, datë 30.12.2013 për ofrimin e shërbimit të ekspertizës kontabël të pasqyrave financiare për vitin 2013 me vlerë 8,610,000 lekë pa TVSH.
Për vitin 2014 ekspertët kontabël janë emëruar nga ministri me shkresën nr. 640, datë 22.01.2015, me këta ekspertë është lidhur kontrata nr. 1198/1, datë 13.02.2015 për ofrimin e shërbimit të ekspertizës kontabël të pasqyrave financiare për vitin 2014 me vlerë 12,900,000 lekë pa TVSH.
Për vitin 2015 ekspertët kontabël janë emëruar nga ministri me shkresën nr. 8976, datë 23.11.2015, me këta ekspertë është lidhur kontrata nr. 10925, datë 29.12.2015 për ofrimin e shërbimit të ekspertizës kontabël të pasqyrave financiare për vitin 2015 me vlerë 8,610,000 lekë pa TVSH.
Për shkak të detyrimeve që rrjedhin nga marrëveshjet financiare është zhvilluar procedura e prokurimit për auditimin e pasqyrave financiare për vitet 2010, 2011 dhe 2012. Fitues në këtë procedurë prokurimi ka rezultuar bashkimi i OE “Grant Thorton Albania shpk” & “Grant Thorton doo Shkup”. Me këta operator është lidhur kontrata nr. 1064/5, datë 25.05.2011 me vlerë 10,350,000 lekë pa TVSH për tre vjet (ose 3,450,000 lekë në vit).
Për auditimin e pasqyrave financiare të viteve 2013, 2014 dhe 2014 është zhvilluar procedura e prokurimit dhe fitues ka rezultuar bashkimi i OE “Grant Thorton Albania shpk” & “Grant Thorton doo Shkup”. Me këta operator është lidhur kontrata nr. 7353/7, datë 05.03.2014 me vlerë 8,400,000 lekë pa TVSH për tre vjet (ose 2,800,000 lekë në vit). Kjo kontratë është zbatuar vetëm për auditimin e pasqyrave financiare të vitit 2013 në vlerën 2,765,000 lekë pa TVSH. Për auditimin e pasqyrave financiare të viteve 2014, 2015 dhe 2016 është zhvilluar një tjetër procedurë prokurimi, ku fitues ka rezultuar kompania “KPMG-Albania shpk” dhe me këtë operator është lidhur kontrata nr. 9016/7, datë 30.03.2015 me vlerë 8,400,000 lekë pa TVSH (ose 2,800,000 lekë në vit).
Në mënyrë të përmbledhur vlerat e kontratave për periudhën 2010-2015 për auditimin e pasqyrave financiare janë:


Viti

Vlera e kontraktuar për auditimin e pasqyrave financiare nga ekspertët kombëtar

Vlera e kontraktuar për auditimin e pasqyrave financiare nga ekspertët ndërkombëtar

Diferenca



%

2010

14,000,000

3,450,000

10,550,000

305

2011

10,880,000

3,450,000

7,430,000

215

2012

10,890,000

3,450,000

7,440,000

215

2013

8,610,000

2,765,000

5,845,000

211

2014

12,900,000

2,800,000

10,100,000

360

2015

13,900,000

2,800,000

11,100,000

396

Yüklə 1 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   2   3   4   5




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə