Performanca e shoqerive publike per certifikimin financiar


Rëndësia e produkteve të subjektit



Yüklə 1 Mb.
səhifə3/5
tarix20.09.2018
ölçüsü1 Mb.
#69389
1   2   3   4   5

1.4.5 Rëndësia e produkteve të subjektit


Roli i audituesve ligjorë është të certifikojnë pasqyrat financiare të kompanive, pra për t`ju dhënë palëve të interesuara si investitorëve dhe aksionerëve një opinion lidhur me saktësinë e llogarive të kompanive. Një komunitet i gjerë i njerëzve dhe institucioneve mbështeten në cilësinë e auditimit ligjor. Për këtë arsye, duke përmirësuar integritetin dhe besueshmërinë e pasqyrave financiare, auditimi ligjor kontribuon në funksionimin e rregullt të tregjeve. Raportimi financiar pavarësisht sektorit, duhet të jetë jo vetëm i besueshëm por edhe i dobishëm për t`u shfrytëzuar nga përdoruesit.

Ndërmarrjet e biznesit të sektorit publik, por edhe agjencitë lokale e kombëtare, përgatitin pasqyrat financiare gjithashtu për qëllime të përgjithshme, pasi këto pasqyra përdoren nga ligjvënësit dhe departamentet qeveritare, investitorët vendas e të huaj, punonjësit, kreditorët, publiku i gjerë, por edhe nga përdorues të tjerë. Me qëllim që këta përdorues të marrin siguri të arsyeshme në lidhje me treguesit financiarë të entiteteve të sektorit publik, është e nevojshme që këto pasqyra t`i nënshtrohen auditimit, nëpërmjet të cilit merret një opionion i pavarur nëse ato janë përgatitur në rregull, dhe nëse pasqyrojnë realitetin për veprimtarinë financiare të entitetit që i ka hartuar. Objektivat për auditimin dhe raportimin mbi pasqyrat financiare të ndërmarrjeve të biznesit të qeverisë janë të ngjashme me ato për entitetet e sektorit privat.

Entitetet e sektorit publik përdorin burime shtesë, kryesisht për të përmbushur një shumëllojshmëri shtesë objektivash të tjera shpesh me natyrë jofinanciare, siç mund të jenë objektivat sociale, mjedisore, etj., të cilat tejkalojnë kërkesat e zakonshme që lidhen me plotësimin e objektivave të tyre tregtare. Ndërsa deklaratat financiare të audituara mund të tregojnë në lidhje me pozitën financiare, rezultatet e operacioneve dhe ndryshimet në gjendjen financiare, këto pasqyra financiare, në vetvete, nuk mund të raportojnë në mënyrë të përshtatshme për rezultatet e aktiviteteve me natyrë jo tregtare të përmendura më lart.

1.4.6. Feedback‐u i subjektit në fazën studimore

Gjatë fazës studimore, stafi i shoqёrive publike tё mёsipёrme ka vënë në dispozicion të gjithë informacionin e kërkuar, i shoqëruar edhe me dokumentet përkatëse.




  1. Qasja dhe detajet e auditimit




    1. Objektivi dhe problemi i performancës

      1. Fokusimi dhe përkufizimi i problemit të performancës

Çertifikimi ligjor i pasqyrave financiare të shoqërive publike është pjesë e rëndësishme e procesit të transparencës dhe besueshmërisë të veprimtarisë së shoqërive por që ka dhe koston e tij. Në fokus të këtij auditimi do të jetë transparenca në procesin e përzgjedhjes së audituesve ligjor, tarifat e përdorura, kriteret për caktimin e orëve të punës.


      1. OBJEKTIVI I AUDITIMIT

Objektivi i këtij auditimi është që duke analizuar proçesin e çertifikimit të pasqyrave financiare në shoqëritë publike të arrihet në përfundime mbi qartësinë e përzgjedhjes së ekspertëve kontabël, koston e çertifikimit në funksion të orëve të programit të punës.




    1. Përkufizimet dhe terminologjia




  • Auditim ligjor” është një auditim i pavarur i pasqyrave financiare vjetore, individuale dhe/ose të konsoliduara, nëse: a) kërkohet nga ky ligj; b) kërkohet nga ligje të tjera; c) kryhet në mënyrë vullnetare, me kërkesë të ortakëve/aksionarëve të njësive ekonomike të biznesit ose nga palë të tjera të interesuara.

  • Auditues ligjor” është individi i miratuar nga autoritetet kompetente për të kryer auditime ligjore, si dhe i regjistruar në regjistrin publik të audituesve ligjorë dhe shoqërive të auditimit, në përputhje me dispozitat e këtij ligji.

  • Organizata profesionale e audituesve ligjorë”, IEKA është organizmi profesional, që grupon audituesit ligjorë dhe shoqëritë e auditimit që ushtrojnë veprimtarinë në Republikën e Shqipërisë. “Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar” është emërtimi i organizatës profesionale të audituesve ligjorë.




    1. Kriteret

2.3.1. Kriteret e politikës

Direktiva 2013/34/BE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit e 26 qershor 2013 “Lidhur me pasqyrat financiare vjetore, pasqyrat financiare të konsoliduara dhe raportet që kanë të bëjnë me lloje të caktuara të ndërmarrjeve, qe ndryshon Direktivën 2006/43/KE e Parlamentit Evropian dhe e Këshilli dhe shfuqizon Direktivat e Këshillit 78/660/KEE dhe 83/349/KEE”.




      1. Kriteret e monitorimit dhe interpretimit

-Vendimet e ministrave për caktimin e audituesve ligjorë.

-Kontratat e lidhura me audituesit ligjorë.

-Zbatimi i kontratave, plani i orëve të punës.

-Pasqyrat financiare të subjekteve.


2.3.3 Kriteret teknike

  • Ligji nr. 9901, datë 14.4.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”

  • Ligji nr. 10091 date 05.03.2009 “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të ekspertit kontabël të regjistruar dhe të kontabilistit të autorizuar


2.3.4 Kritere të tjera/ Praktika të mira

  • Kuadri rregullator i enteve publike të përfshira në auditim;

  • Praktika auditimi të ngjashme nga institucione homologe.




    1. Piramida e pyetjeve audituese





Pyetja kryesore - A kryhet me ekonomicitet certifikimi i pasqyrave financiare në shoqëritë publike?

Nënpyetje 1.1 - A është mënyra e zgjedhjes së audituesve ligjorë për çertifikimin e pasqyrave financiare tek shoqëritë publike, në funksion të minimizimit të kostove pa e cënuar cilësinë?

Nënpyetje 1.1.1 - A ekzistojnë rregullore, udhëzime, standarte në përzgjedhjen e audituesve ligjore?

Nënpyetja 1.2 - A ka një metodologji të unifikuar për tarifimin e ekspertimit?

Nënpyetja 1.2.1- A ka vendime, udhëzime, modele për caktimin e tarifave?

Nënpyetja 1.2.2- A përcaktohen orët e punës në program, detajuar zërave të caktuar sipas një vlerësimi të argumentuar apo fiktiv ?

Nënpyetja 1.2.3- A shfrytëzohen eksperiencat e mëparshme në auditim, duke i reflektuar ato në orët e punës për auditimet pasardhëse?

Nënpyetja 1.3 - A do të ishte më ekonomik kontraktimi i ekspertimit, nëse do të kryhej përmes procedurave të prokurimi publik ?
2.5. Skema e auditimit
2.5.1 Qasja/ metodologjia e auditimit

Paradigma kryesore e këtij auditimi është: “Rritja e transparencёs dhe gjithёpёrfshirja nё procesin e çertifikimit tё pasqyrave financiare sjell dhe rritjen e ekonomicitetit dhe efiçencёs”. Për këtë arsye, do të orientohemi drejt kёtij procesi, pasi është analizuar funksionimi i mёnyrёs sё caktimit tё ekspertёve ligjorё dhe kryerja e shёrbimit tё tyre, gjatё fazёs studimore.

Do të pёrdoret metoda krahasimore pёr vlerёsimin e ekonomicitetit nё subjekte tё ndryshme dhe nga viti nё vit.
2.5.2 Metodat/ teknikat audituese

Metoda bazë gjatë këtij auditimi do të jetë



  • Rishikim dhe përmirësim i dokumentacionit të grumbulluar gjatë fazës studimore;

  • Intervista me specialistë të subjekteve të përfshira në auditim;

  • Konsulta të vazhdueshme me ekspertë të fushës jashtë subjekteve në auditim;

  • Analizë sasiore dhe cilësore të të dhënave të mbledhura gjatë auditimit;

  • Krahasime me auditime nga subjekte të ngjashme;




    1. Rezultatet e parashikuara


2.6.1 Impakti për Kuvendin dhe Qeverinë
Impakti i mesazhit auditues për Kuvendin do të jetë në drejtim të rolit dhe ndikimit më të madh të tij në përmirësimin e vazhdueshëm të legjislacionit në fushën e çertifikimit tё pasqyrave financiare nё shoqёritё publike.

Mesazhi auditues do të ndikojë për Qeverinë mbi domosdoshmërinë e harmonizimit më të mirë të dokumenteve strategjike, organizimit dhe funksionimit të enteve publike me kërkesat e BE-së, nëpërmjet monitorimit të vazhdueshëm të ekonomicitetit të aktorëve të përfshirë në proces.


2.6.2 Impakti për publikun dhe palët e interesit
Duke audituar performancën çertifikimit tё shoqёrive shtetёrore, publiku (në këtë rast dhe palë interesi), nëpërmjet mesazhit auditues synohet bërja transparente e mangësive dhe dobësive të procesit tё caktimit dhe kryerjes me qёllim pёrmirёsimin.
2.6.3 Forma e publikimit
Në përfundim të auditimit do të përgatitet Raporti i Auditimit, i cili iu dërgohet enteve publike të përfshira në auditim.

Mbi këtë bazë dhe diskutimeve interaktive me entet publike të audituara mbi opinionet e shfaqura prej tyre, përgatitet Raporti Përfundimtar i Auditimit, një përmbledhje e të cilit do të publikohet në Web-in e KLSH-së dhe rrjetet sociale të Departamentit të Auditimit të Performancës. Raporti Përfundimtar i Auditimit do të jetë pjesë analizave dhe Raportit të veprimtarisë vjetore të KLSH-së.



  1. SHTJELLIMI I PYETJEVE DHE NËNPYETJEVE


Pyetja Kryesore e Auditimit të Performancës me temë

Performanca e shoqërive publike për certifikimin financiar”
A kryhet me ekonomicitet certifikimi i pasqyrave financiare në shoqëritë publike?

Nënpyetje 1.1 - A është mënyra e zgjedhjes së audituesve ligjorë për çertifikimin e pasqyrave financiare tek shoqëritë publike, në funksion të minimizimit të kostove pa e cënuar cilësinë?
Procesi i emërimit të ekspertëve kontabël kryhet me përzgjedhje nga Ministri i linjës që rezulton të jetë aksionari i vetëm i shoqërisë publike kur kjo e fundit ka varësi Ministrie, ndërsa kur statusi i një institucioni ka personalitet të ndryshëm juridik procesi i përzgjedhjes së ekspertëve bëhet edhe nëpërmjet kontraktimit të tyre me prokurim publik ose me vendim të organeve drejtuese të entit. Shoqëritë publike detyrohen të kryejnë auditimin ligjor të pasqyrave financiare vjetore, si detyrim që rrjedh nga Ligji nr. 9901, datë 14.4.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare” dhe Ligji nr.10091 date 05.03.2009 “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të ekspertit kontabël të regjistruar dhe të kontabilistit të autorizuar”, neni 41, “Personat juridikë që detyrohen për auditimin ligjor të pasqyrave financiare”, përcakton se cilat shoqëri detyrohen të kryejnë auditimin ligjor të pasqyrave financiare vjetore, përpara publikimit të tyre, nga ekspertë kontabël ose shoqëri audituese që janë: a) të gjitha shoqëritë tregtare, pavarësisht nga forma e tyre, të cilat zbatojnë standardet ndërkombëtare të raportimit financiar; b) të gjitha shoqëritë aksionare, të cilat zbatojnë për raportimin financiar standardet kombëtare të kontabilitetit; c) shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar, të cilat zbatojnë për raportimin financiar standardet kombëtare të kontabilitetit, kur në mbyllje të periudhës kontabël tejkalojnë dy prej tre treguesve të mëposhtëm: i) totali i aktiveve të bilancit, në mbyllje të periudhës kontabël përkatëse, arrin ose e kalon shumën prej 40 milionë lekësh; ii) shuma e të ardhurave nga veprimtaria ekonomike (qarkullimi) në atë periudhë kontabël arrin ose e kalon shumën prej 30 milionë lekësh; iii) ka, mesatarisht, 30 të punësuar gjatë periudhës kontabël.

Neni 42, “Emërimi i ekspertëve kontabël ose i shoqërive audituese” përcakton se cili organ zgjedh ekspertët kontabël. 1. Eksperti kontabël ose shoqëria audituese emërohet çdo vit, nga mbledhja e përgjithshme e aksionarëve, për shoqëritë aksionare, ose nga asambleja e ortakëve, për shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar. 2. Shoqëritë tregtare, të parashikuara në shkronjat “a” e “b” të nenit 41 të këtij ligji, janë të detyruara të emërojnë për auditimin ligjor, të paktën, dy ekspertë kontabël, kur këta janë persona fizikë. 3. Procedurat e emërimit të ekspertit kontabël apo shoqërisë audituese përcaktohen, sipas rastit, nga rregullat për qeverisjen e shoqërive tregtare, nga ligjet përkatëse, kur shoqëritë veprojnë në sektorë të rregulluar, ose nga autoritetet e mbikëqyrjes së tyre apo aktet që rregullojnë funksionimin e tyre.

Ligji nr. 9901, datë 14.4.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare” gjithashtu përcakton se është asambleja e përgjithshme e ortakëve që zgjedh ekspertët kontabël të autorizuar për çertifikimin e e pasqyrave financiare.

Në rastin e shoqërive publike duhet të merret parasysh ligji nr. 10296, "Për menaxhimin financiar dhe kontrollin", datё 08.07.2010, i ndryshuar, ku në nenin 8, përkufizohet pёrgjegjshmёria menaxheriale, pika 1 dhe 5: “1. Titullarët e njësive publike, të përmendura në nenin 3 të këtij ligji, përgjigjen për vendosjen e përmbushjen e qëllimeve dhe të objektivave të njësive publike, nëpërmjet krijimit të një sistemi të përshtatshëm dhe efektiv të menaxhimit financiar dhe kontrollit, si dhe përdorimit të fondeve publike, në mënyrë të ligjshme, me ekonomi, efektivitet dhe efiçencë.  Drejtuesit e të gjitha niveleve të njësive të varësisë i japin llogari eprorit, sipas shkallës hierarkike, deri tek titullari i njësisë publike, dhe janë përgjegjës për realizimin e objektivave dhe zbatimin e përgjegjësive të caktuara nga titullari, duke menaxhuar fondet publike në mënyrë të ligjshme, me ekonomi, efektivitet dhe efiçencë.” Mënyra e zgjedhjes së audituesve ligjorë për çertifikimin e pasqyrave financiare tek shoqëritë publike nuk është në funksion të minimizimit të kostove pa e cënuar cilësinë pasi procesi i përzgjedhjes së tyre nuk është transparent, nuk ka kritere mbi të cilat përzgjidhen ekspertët, nuk i nënshtrohet konkurrencës së hapur, nuk është e dokumentuar mënyra e llogaritjes së vlerës së kontratave (kosto) si dhe nuk është dokumentuar koha faktike e harxhuar për këtë shërbim(auditim).


Gjetje: Mënyra e përzgjedhjes së audituesve ligjorë për çertifikimin e pasqyrave financiare nuk siguron efiçencë dhe garanci në shërbimet e marra për sa kohë konstatohet mungesa e kritereve, transparencës dhe konkurrencës së hapur mbi të cilat përzgjidhen ekspertët, si dhe nuk është e dokumentuar mënyra e llogaritjes së vlerës së kontratave (kosto).
Për këtë rekomandojmë:

- Ministritë e linjës të marrin masa që në përcaktimin e audituesve ligjorë për çertifikimin e pasqyrave financiare tek shoqëritë publike, në funksion të minimizimit të kostove pa e cënuar cilësinë duke rritur transparencën, duke vendosur kritere profesionale të përdorin procedurat e prokurimit publik për të arritur përdorimin e fondeve me ekonomicitet, efektivitet dhe efiçencë.
- Ministritë e linjës të marrin masa që të përmirësojnë procedurat e përzgjedhjes së audituesve ligjorë nëpërmjet nxjerrjes së akteve nënligjore që përcaktojnë rregulla, kritere të qarta dhe transparente, për çertifikimin e pasqyrave financiare tek shoqëritë publike.
Nënpyetje 1.1.1 - A ekzistojnë rregullore, udhëzime, standarte në përzgjedhjen e audituesve ligjore?
Nga auditimi i kryer në subjektet e mësipërme, u konstatua se përzgjedhja e audituesve ligjorë ka si kriter të vetëm anëtarësimin në Institutin e Ekspertëve Kontabël të Autorizuar dhe rregjistrimin e tyre në Regjistrin Publik dhe nuk përdoren rregullore apo udhëzime për përzgjedhjen e audituesve.
Shoqëritë publike me kapital shtetëror menaxhojnë pjesë të rëndësishme të ekonomisë së vendit siç është sektori i energjisë, i postës, i ujësjellës kanalizimeve dhe konkretisht subjektet që do të përfshihen në këtë auditim janë entet publike:

  • Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) ShA, Tiranë;

  • Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ShA, Tiranë;

  • Operatori i Sistemit të Transmetimit, (OST) ShA, Tiranë;

  • Albpetrol ShA,Fier;

  • Posta Shqiptare ShA,Tiranë;

  • Autoriteti Portual Durrës;

  • Ujësjellës Kanalizime ShA, Tiranë.

-Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) ShA, Tiranë, është shoqëri aksionare me kapital të zotëruar 100% nga Shteti Shqiptar ,përfaqësuar nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë sipas aktit të themelimit datë 17.10.1995, regjistruar në Gjykatën e Rrethit Tiranë me Vendimin Nr. 12728, datë 06.11.1995. KESH sh. a, kontrollon 100% të aksioneve në shoqërinë TEC Vlorë sh .a Asambleja e Përgjithshme, bazuar në nenin 135 e vijues të ligjit Nr. 9901, datë 14.04.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare” i ndryshuar si edhe të statutit të KESH sh. a është organi më i lartë vendimmarrës i shoqërisë KESH sh. a. Të drejtat dhe detyrimet e Asamblesë së Përgjithshme ushtrohen nga aksionari i vetëm i shoqërisë, i cili është Shteti Shqiptar. Këshilli Mbikëqyrës përbëhet nga 6 anëtarë të cilët emërohen nga Asambleja e Aksionarëve dhe ka kompetencë për emërimin e Administratorit, miratimin e programeve vjetore si dhe veprimtarinë afatshkurtër, afatmesme dhe afatgjatë të Shoqërisë, miraton llogaritë vjetore dhe raportin vjetor të paraqitur nga Administratori i shoqërisë, ushtron kontroll të përhershëm për administrimin e shoqërisë prej Administratorit të saj dhe i jep atij autorizimet për kryerjen e operacioneve që Administratori nuk mund t’i kryejë pa autorizim paraprak të Këshillit. Nga verifikimi i dokumentacionit të vënë në dispozicion grupit auditues rezulton se përzgjedhja e audituesve ligjorë për të kontrolluar dhe certifikuar llogaritë vjetore për shoqërinë KESH sh. a, është kryer nga aksionari i vetëm i shoqërisë KESH sh. a, Ministri i Zhvillimit Ekonomik,Tregtisë dhe Sipërmarrjes për vitet 2011-2015 dhe nga muaji Prill 2016 nga Ministri i Energjisë dhe Industrisë

-Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ShA, Tiranë - Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike SHA (OSHEE)  është person juridik që funksionon si shoqëri aksionare, organizimi i së cilës bëhet në përputhje me parashikimet e Ligjit Nr. 9901, date 14.4.2008“Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare” ( i ndryshuar).OSHEE SHA është regjistruar si person juridik, në Regjistrin Tregtar të mbajtur nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit me Numër Unik të Identifikimit (NIPT) K72410014H, në bazë të Vendimit nr. 38587, datë 19.06.2007, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Në 23 Qershor 2014 ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe shoqërisë CEZ a.s, është nënshkruar Marrëveshja e Mirëkuptimit. Kjo Marrëveshje është miratuar edhe me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 428, datë 02.07.2014. Marrëveshja e lartpërmendur është miratuar me ligjin nr. 114/2014. Me Urdhrin Nr. 454, datë 22.10.2014, të Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, aksionet e Shoqërisë OSHEE sha, janë 100% në pronësi të Shtetit shqiptar. Aksioneri i Shoqërisë është Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes (MZHETS), për llogari të Republikës së Shqipërisë. Nga verifikimi i dokumentacionit të vënë në dispozicion grupit auditues rezulton se përzgjedhja e audituesve ligjorë për të kontrolluar dhe certifikuar llogaritë vjetore për shoqërinë OSHEE SHA, kryhet nga aksionari i vetëm i shoqërisë, Ministri e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes (MZHETS, nga viti 2014 e në vazhdim.

Operatori i Sistemit të Transmetimit, (OST) SHA, Tiranë - Sistemi i transmetimit të energjisë elektrike në Shqipëri drejtohet nga Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST sh.a), është një shoqëri publike me 100% të aksioneve shtetërore. OST është krijuar me datën 14/07/2004, si rezultat i reformimit dhe ndarjes së Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, nga një shoqëri e organizuar vertikalisht me funksione të gjenerimit, transmetimit dhe Shpërndarjes së energjisë elektrike, në tre shoqëri të veçanta. Referuar VKM Nr. 317, datë 27.4.2016 “Për Përcaktimin e Autoritetit Publik që përfaqëson Shtetin si pronar të aksioneve të Shoqërive të Sektorit të Energjisë Elektrike”, Autoriteti publik, që përfaqëson shtetin si pronar të aksioneve të Operatorit të Sistemit të Transmetimit sh.a., (OST), është Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes. Nga verifikimi i dokumentacionit të vënë në dispozicion grupit auditues rezulton se përzgjedhja e audituesve ligjorë për të kontrolluar dhe certifikuar llogaritë vjetore për shoqërinë OSHEE sh. a, është kryer nga aksionari i vetëm i shoqërisë, Ministri e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes (MZHETS, për çdo vit objekt auditimi.

Posta Shqiptare SHA,Tiranë- Shoqëria “Posta Shqiptare” SHA, është një shoqëri tregtare e cila funksionon bazuar në ligjin Nr. 9901 date 14.04.2008 “Për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare”. Si një shoqëri shtetërore, aksionet e saj zotërohen në mënyrë të drejtpërdrejtë nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, në 100% të kapitalit të saj. Burimi i të ardhurave të shoqërisë bazohet tërësisht nga aktiviteti i saj tregtar në shërbime postare, financiare dhe shërbime të tjera të karakterit tregtar. Pra Posta Shqiptare është një shoqëri tregtare e cila nuk financohet nga buxheti shtetit, por i krijon të ardhurat e saj nga aktiviteti tregtar, pra është një shoqëri me vete-financim. Nga verifikimi i dokumentacionit të vënë në dispozicion grupit auditues rezulton se përzgjedhja e audituesve ligjorë për të kontrolluar dhe certifikuar llogaritë vjetore për shoqërinë Posta Shqiptare sh. a, është kryer nga aksionari i vetëm i shoqërisë, Ministri i linjës, për çdo vit objekt auditimi.

Autoriteti Portual Durrës- Autoriteti Portual Durrës është person juridik publik i cili funksionon në bazë të Ligjit 9130 dt 08.09.2003 “Për Autoritetin Portual”. Statuti i APD është miratuar me VKM Nr. 596, datë 10.09.2004 “Për miratimin e Statutit të APD dhe riorganizimin e tij” i cili përcakton edhe mënyrën e organizimit dhe funksionimit te tij. Këshilli Drejtues i Autoritetit Portual Durrës është organi i vetëm përgjegjës për drejtimin e veprimtarisë së tij dhe ushtron te drejtat mbi pronën si "port administrues i pronës". Drejtori ekzekutiv është menaxheri i përgjithshëm i autoritetit portual dhe vepron sipas autoritetit të deleguar nga këshilli drejtues, duke i raportuar drejtpërdrejt atij. Autoriteti portual vë në dispozicion të publikut, pasqyrat financiare të vitit fiskal pararendës, të miratuara nga këshilli drejtues, në përputhje me parimet e përgjithshme të kontabilitetit. Pasqyrat vjetore financiare tregojnë pagesën e përgjithshme që i është bërë: anëtarëve të këshillit drejtues; drejtorit ekzekutiv; nëpunësit dhe punonjësit, kur shuma kalon limitet e planifikuara. Autoriteti portual i paraqet ministrit pasqyrat financiare, të revizionuara, përpara mbledhjes vjetore dhe është i detyruar t’i raportojë atij për veprimtarinë ekonomiko-financiare. Drejtori ekzekutiv, në emër të autoritetit portual, në çdo mbledhje vjetore është i detyruar të paraqesë: pasqyrat financiare krahasuese; raportin e ekspertit kontabël të autorizuar; ndonjë të dhënë tjetër për pozitën financiare të autoritetit portual. Pasqyrat financiare, që u paraqiten pjesëmarrësve, kontrollohen nga një ekspert kontabël i autorizuar dhe miratohen nga këshilli drejtues. Nga verifikimi i dokumentacionit të vënë në dispozicion grupit auditues rezulton se përzgjedhja e audituesve ligjorë për të kontrolluar dhe certifikuar llogaritë vjetore të Autoritetit Portual Durrës, është kryer me procedurë prokurimi, për çdo vit objekt auditimi.

Yüklə 1 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   2   3   4   5




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə