Performanca e shoqerive publike per certifikimin financiar



Yüklə 1 Mb.
səhifə2/5
tarix20.09.2018
ölçüsü1 Mb.
#69389
1   2   3   4   5

Konteksti

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në përmbushje të funksionit të vet kushtetues, në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Auditimit INTOSAI dhe praktikat më të mira audituese në Evropë e më gjerë, i orientuar drejt modernizimit dhe rritjes cilësore profesionale të kapaciteteve njerëzore, strukturore dhe teknike në të gjithë administratën publike, e ka vënë theksin gjithnjë e më tepër tek auditimi i performancës dhe roli këshillimor i tij.

Certifikimi i raportimit financiar është mjaft i rëndësishëm për procesin e vendim-marrjes nga ana e investitorëve dhe përdoruesve të tjerë të këtij informacioni. Certifikimi i pasqyrave financiare është detyrim që vjen nga ligji, por dhe një domosdoshmëri për të pasur transparencë dhe besueshmëri. Ky proces rregullohet me ligje, udhëzime dhe rregullore për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të audituesit ligjor dhe të kontabilistit të miratuar. Shoqëritë publike detyrohen të kryejnë auditimin ligjor të pasqyrave financiare vjetore, përpara publikimit të tyre, nga auditues ligjorë ose shoqëri audituese të cilët kanë dhe koston përkatëse për këtë shërbim.

Në zbatim të ligjit nr. 9901, datë 14.04.2008, “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, i ndryshuar, caktimi i ekspertëve kontabël të autorizuar për certifikimin e pasqyrave financiare ose rivlerësime bëhet nga asambleja e ortakëve të shoqërisë, një zgjedhje normale pasi ortakët e shoqërisë përfaqësojnë kapitalin dhe mund të marrin çdo vendim në lidhje me shpenzimet e shoqërisë. Kjo mënyrë zbatohet dhe në shoqëritë aksionere me kapital publik, ku ekspertët kontabël caktohen nga përfaqësuesi ligjor i ortakut të vetëm të shoqërisë, që është ministri i linjës. Në këto shoqëri çdo shërbim i nënshtrohet ligjit të prokurimit publik. Përjashtim bëjnë rivlerësimet e aseteve dhe certifikimi i pasqyrave financiare.



1.2. Strategjia e KLSH-së në auditimet e performancës

Përmirësimi i cilësisë dhe shtimi i numrit të auditimeve të performancës përbën një nga sfidat më madhore të strategjisë së KLSH. Nëpërmjet auditimeve të performancës vlerësohet nëse synimet e politikave dhe skemat qeverisëse lidhen me problemet reale të shoqërisë dhe shqetësimet e palëve të interesit, duke dhënë një informacion shumë më të gjerë mbi ecurinë e të gjithë projekteve dhe programeve në entet publike të audituara.

Kontrolli i Lartë i Shtetit, e ka vënë theksin gjithnjë e më tepër tek auditimi i performancës, misioni i të cilit është përmirësimi i efiçiensës dhe efektivitetit në shërbimet publike që i ofrohen taksapaguesit shqiptar, duke ekonomizuar njëkohësisht përdorimin e fondeve publike. Komisioni Europian ka theksuar krijimin dhe rritjen e një funksioni të tillë në Institucionet Supreme të Auditimit, si një parakusht për anëtarësim në BE të vendeve që aspirojnë t’i bashkohen familjes së madhe europiane.

KLSH e ka përqendruar auditimin e performancës pikërisht dhe kryesisht në rezultate, po aq sa në procese, duke theksuar nevojën për ndryshim, si dhe për përmirësim të përgjegjshëm dhe të vazhdueshëm të menaxhimit publik.

Ekonomia e vendit në këtë situatë delikate të ekonomisë botërore, sidomos asaj të Eurozonës, por edhe e gjithë shoqëria shqiptare kanë nevojë për sigurimin e shërbimeve publike nga përdorimi me ekonomicitet,efiçiencë dhe efektivitet i fondeve publike.

1.3. Auditime të mëparshme në këtë fushë


Bazuar në të dhënat e veprimtarisë audituese të KLSH, të Ministrive të linjës, pronare në shoqëritë publike rezulton se nuk është realizuar më parë auditim performance me këtë tematikë të përzgjedhur.

KLSH në auditimet e rregullta periodike të përputhshmërisë (ligjshmërisë së veprimtarisë ekonomiko-financiare), është kufizuar vetëm në certifikimin ose/jo të pasqyrave financiare të shoqërisë nga ekspertët kontabël të autorizuar.



1.4 Subjekti nën auditim


Subjektet që do të përfshihen në këtë auditim janë entet publike:

  • Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) ShA, Tiranë;

  • Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ShA, Tiranë;

  • Operatori i Sistemit të Transmetimit, (OST) ShA, Tiranë;

  • Albpetrol ShA,Fier;

  • Posta Shqiptare ShA,Tiranë;

  • Autoriteti Portual Durrës;

  • Ujësjellës Kanalizime ShA, Tiranë.



1.4.1 Hyrje në subjektet që do të auditohen

Shoqëritë publike me kapital shtetëror menaxhojnë pjesë të rëndësishme të ekonomisë së vendit siç është sektori i energjisë, i postës, i ujësjellës kanalizimeve. Certifikimi i pasqyrave financiare i këtyre shoqërive jo vetëm që është detyrim ligjor por është dhe një kërkesë për transparencën dhe besueshmërinë e mbajtjes së këtyre pasqyrave.



1.4.2 Pesha në buxhet

Kompanitë subjekt i këtij auditimi janë shoqëri publike me vetë-financim, dhe nuk marrin fonde buxhetore për shpenzimet e tyre.


1.4.3 Risqet e aktivitetit të subjektit


  • Procesi i emërimit të ekspertëve në baza subjektive dhe në mungesë kriteresh dhe rregullash.

  • Abuzimet me orët e punës dhe respektivisht me pagesat e kryera.

  • Mungesa e kontrollit të punës së kryer nga ekspertët nga ana e ortakut të shoqërisë.

  • Mos pasja e personave me aftësitë e nevojshme për këto kontrolle.

  • Mungesa e ligjeve dhe udhëzimeve për përcaktimin e saktë sa më sipër.

  • Zbatimi ose jo i standardit nr. 250(ligjshmëria e kryerjes së transaksioneve financiare) nga ekspertët kontabël të autorizuar.

  • Dublimi shpenzimeve i shoqërive ndërkombëtare të auditimit dhe çertifikimit me ekspertët kontabël të autorizuar.

  • Përllogaritja e vlerës së kontratave të ekspertët kontabël të autorizuar, dhe trendi nga viti në vit.

  • Kriteret e përcaktimit (emërtimit) të ekspertët kontabël të autorizuar, si dhe a ka raste të konfliktit të interesit në emërimin e tyre.

  • Deklarimi i të ardhurave të përfituara nga ekspertët kontabël të autorizuar në organet tatimore.




Yüklə 1 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   2   3   4   5




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə