Microsoft Word 00 Korica-potkorica doc



Yüklə 5,01 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə28/113
tarix05.03.2018
ölçüsü5,01 Kb.
#30095
1   ...   24   25   26   27   28   29   30   31   ...   113

 
76
Tretësirat e kripërave  
Siç e din, kripa e kuzhinës (klorur natriumi, NaCl) tretet në ujë. 
Kështu është edhe me shumë kripëra tjera. Gjatë tretjes së 
kripërave në ujë vjen deri te formimi i joneve të hidratizuara
thjeshtë jone rreth të cilave gjinden molekula të ujit (fig. 3.12). 
për këtë do të flasim edhe më vonë (faq.192). 
Mirëpo, ekzistojnë edhe kripëra të cilat vështirë treten në ujë, 
por edhe të tilla që mund të konsiderohen si plotësisht të 
patretshme në ujë (në këtë grup bëjnë pjesë, të themi, kloruri i 
argjendit, AgCl dhe sulfati i bariumit, BaSO
4
.  
Patretshmëria e sulfatit të bariumit (jo vetëm në ujë, por edhe në 
acide) shfrytëzohet në rentgenologji edhe atë ashtu që para 
incizimit rëntgen të lukthit (ose të zorrëve), pacienti pi BaSO

të 
turbullt. Ky komponim nuk lëshon rrezatimin rëntgen dhe ai 
mundëson vazhdimisht të shihen muret e lukthit ose të zorrëve 
(Fig. 3.13) dhe dëmtimet eventuale në to (rëndomtë është të flitet, për shembull, për të thatin
*
 në lukth). 
Tretja e kripërave shpeshherë është e përcjellë me ftohjen e tretësirës. Kjo ndodhë 
sepse këto procese janë endoterme, thjeshtë që të kryhen (rrjedhin) duhet të ju sillet 
energji. Nëse sjellja e energjisë nga ambienti është e ngadalshme, zvogëlohet 
energjia e vetë sistemit dhe ulja e temperaturës është manifestim i këtij fakti. 
Pavarësisht nga kjo se sa mirë (ose vështirë) tretet një kripë, procesi i tretjes nuk 
mundet të vazhdojë pakufi. Më herët ose më vonë do të arrihet deri në situatë kur 
tretësira është, siç thuhet, ngopur me kripë. Masa e kripës (në gram) që është tretur 
në 100 gram nga tretësi gjatë formimit të tretësirës së ngopur quhet tretshmëri e 
kripës. Tretshmëria e kripës, sipas rregullit, rritet me ngritjen e temperaturës, por 
edhe nga kjo rregull ekzistojnë përjashtime.  
Siç vëren, 
 kripërat e ndryshme treten në masë të ndryshme në ujë dhe nganjëherë ka 
dobi edhe nga jotretshmëria e kripës së dhënë  
 proceset e tretjes shpeshherë janë endotermike, por mundet të jenë edhe ekzotermike  
 tretshmëria e kripërave varet, më shumë ose më pak, nga temperatura. 
                                                           
*
 Ose ulqeri. 
 
Fig. 3.12. Gjatë tretjes së klorurit të natriumit në ujë 
vjen deri te shpërbashkimi në jone dhe deri te 
hidratimi i joneve të formuara  
 
Fig. 3.13. Sulfati i bariumit 
në zorrën e trashë (incizimi 
rëntgen) 


 
77
 
KOMPONIMET KOMPLEKSE  
Komplekset 
Përskaj atyre që i diskutuam deri tani, midis komponimeve inorganike ekzistojnë edhe shumë të tjera. Prej këtyre 
të fundit, vetëm shkurtimisht do ti përmendim për një grup të rëndësishëm – për komponimet komplekse ose 
shkurtimisht, komplekset.  
Emri grupor i këtyre komponimeve rrjedh nga mënyra në të cilën së pari janë fituar: me reaksion midis 
komponimeve më të thjeshta, me çka produkti i fituar sikur në vete ti ketë pier reaktantët. Kështu, në krahasim 
me substancat nistore, produkti ka qenë kompleks (i ndërlikuar).  
Shembull për reaksionin e tillë është tretja e klorurit të argjendit kur në sistem do të shtohet amoniak (Fig. 3.14).  
Barazimi i reaksionit për këtë proces mund të shkruhet kështu: 
AgCl(s) + 2NH
3
(aq) = …Ag(NH
3
)
2
†Cl 
 
Fig. 3.14. me shtimin e amoniakut kah fundërrina e klorurit të argjendit (I) përfitohet komponimi 
kompleks i tretshëm …Ag(NH
3
)
2
†Cl 


 
78
Molekulat e amoniakut janë të lidhura për jonin e argjendit dhe paraqesin, siç thuhet, ligandet e tij. 
Në reaksionet kimike, jonet komplekse marrin pjesë, sipas rregullit, si tërësi
Komponimet komplekse janë mjaftë të përhapura dhe, shpesh herë, mjaftë të rëndësishme. Me disa prej tyre do 
të njihesh më vonë (ndërsa ti – edhe më vonë gjatë shkollimit tënd). 
Tani për tani mund të konstatojmë se:  
Me reaksion të disa substancave më të thjeshta, përfitohen komponime më të ndërlikuara të 
ashtuquajtura komponime komplekse, të cilat në vete sikur ti bashkëngjisin më të thjeshtat; në njësitë e 
formulave të komplekseve, grimcat më të thjeshta (molekulat ose jonet) quhen ligande
Nomenklatura 
Në emrat e komplekseve, ligandet kanë emra të posaçëm. Kështu, kur grimca e amoniakut është ligand, emri i tij 
është amminë
*
. Kur ligandi është grimca e ujit, emri i ligandit është aqua (akua), kur ligand është monooksidi i 
azotit, ai quhet nitrozil, nëse ligandi është monooksidi i karbonit, ai quhet karbonil. Kuptohet gjitha ligandet e 
numëruara, jo vetëm NH
3, 
janë molekula neutrale. 
Ligandet mund të jenë edhe grimca të elektrizuara, më shpesh anione. Emrat e këtyre ligandeve formohen nga 
emri i rëndomtë i anionit, me shtimin e prapashtesës –o. Kështu, kur joni acetat është ligand, ai e mbanë emrin 
acetato. Nganjëherë emrat janë edhe ndryshe, por përsëri mbarojnë me –o. Kështu, kloruri si ligand quhet kloro
hidrokso në vend të hidroksido (për OH

 si ligand), ciano për CN

 dhe ngjashëm. Disa anione si ligande kanë 
emrat e tyre (për shembull, nitrozo për NO

nitro për NO
2

 etj.). 
Gjatë emërtimit të kationeve komplekse, së pari thuhet emri i kationit (sipas nevojës shtohet edhe valenca e tij, 
edhe atë me numra romak në kllapa ose me numra arab të shoqëruara me shenjën +, po ashtu në kllapa), emri i 
ligandit me prefiks si ato të dhëna në faq. 66. 
Nëse kompleksi është anion, së pari jepet numri i ligandeve me anë të prefiksit, numri i ligandeve, pastaj emri i 
elementit kah i cili janë shoqëruar ligandet ose jonet. Mirëpo, ky nxirret nga emri latin i elementit, me shtimin e 
prapashtesës–at (për shembull, feratkobaltat etj.) dhe, nëse është e nevojshme, me shtimin e numrave romak në 
kllapa me të cilët shënohet valenca [për shembull, ferat(II)]. Përjashtim bëjnë emrat e komplekseve të zhivës. 
Ato, quhen merkurate
Mirëpo, gjatë emërtimit të komponimit që përmban anion të këtillë, së pari jepet, emri i kationit, pastaj (ndaras) 
emri i anionit. Kështu, komponimi në njësinë e formulës së cilit ka një kation të kaliumit, ndërsa në kompleksin 
anionik joni i arit është i lidhur me katër jone cianure, emri do të jenë tetracijanoaurat(III) kaliumi. Se është 
trevalent, është lehtë të përfundohet. Pasi që në njësinë e formulës ka vetëm një kation të kaliumit (ai është 
njëvalent pozitiv) dhe katër jone cianure njëvalente negative, valenca e arit duhet të jenë tre (kuptohet, valenca 
është pozitive), Formula, do të jenë K[Au(CN)
4
].
 
Çfarë do që të jenë kompleksi (neutral, pozitiv ose negativ), ai shkruhet në kllapa të mesme
Ekzistojnë edhe rregulla shtuese për emërtimin dhe shënimin, por tani për tani edhe këto mjaftojnë.  
Shembuj janë:  
 …Cu(NH
3
)
4
†SO
4
 
x
H
2

 monohidrat sulfat tetraamminëbakër(2+)  
ose 
monohidrat sulfat tetraamminëbakër(II)  


Yüklə 5,01 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   24   25   26   27   28   29   30   31   ...   113




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə