Microsoft Word sna 2014 survey Final Report



Yüklə 2,2 Mb.
səhifə4/21
tarix17.09.2018
ölçüsü2,2 Mb.
#68779
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   21

Më shumë se gjysma e bizneseve në fjalë janë të vendosura në Rajonin (zonën) Qendror të Shqipërisë i cili përfshin prefekturat e Tiranës dhe Elbasanit, ndërkohë që pothuajse i njëjti numër biznesesh e ushtrojnë aktivitetin e tyre në Rajonin Jugor dhe atë Verior (shih Tabelën 3.2). Prefektura e Durrësit, pjesë e Rajonit Verior, ka ndikuar në ruajtjen e një ekuilibri të tillë.


25 Shih komentet në lidhje me metodologjinë për më shumë informacion mbi sektorët e përjashtuar.
Tabela 3.2: Kompanitë sipas Rajoneve





Kampioni

Korniza

Rajoni

Firmat %

Firmat %

Veri

Qendër (TR+EL) Jug



346 22.8

792 52.2


380 25.0

8,054 22.5

19,142 53.4

8,620 24.1


Totali

1,518 100.0

35,816 100.0

Karakteristikat e Rajonit


Rezultatet e anketës dëshmojnë se sektorë të caktuar ekonomikë janë mbizotërues krahasuar me sektorë të tjerë nëpër rajone. Kështu, anketa tregon që Rajoni Verior karakterizohet si një ekonomi me përfaqësim të fuqishëm në prodhim, si në miniera, prodhimin e energjisë dhe në transport. Një situatë e tillë vjen për shkak të faktit që burimet kryesore minerale dhe të energjisë janë të vendosura në pjesën Veriore të vendit. Rajoni Jugor mbizotërohet nga aktivitetet e ndërtimit ndërsa Rajoni Qendror është një rajon ekonomik që favorizon kryesisht sektorët financiarë, profesionalë dhe administrativ. Kjo mund të ndodhë për shkak të faktit që sektorë të tillë kërkojnë burime njerëzore shumë të kualifikuara si edhe tregje të mëdha duke patur parasysh konsumin, kushte që plotësohen nga Rajoni Qendror i cili ka numrin më të madh të qytetarëve në vend.
Sektorët që lidhen me nevojat dhe shërbimet e përditshme (tregtia me shumicë, me pakicë dhe riparimet, shërbimi i hotelerisë dhe ushqimit dhe artet dhe argëtimi e rekreacioni) shfaqen në një shpërndarje normale në të tre rajonet për shkak të natyrës ndër-sektoriale të këtyre sektorëve (shih Tabelën 3.3),
Tabela 3.3: Kompanitë në Kornizë, sipas Sektorit Ekonomik dhe RajonitCompanies





Numri i Firmave

% sipas rreshtit

Veri Qendër Jug Totali

Veri Qendër Jug Totali

B Minierat dhe guroret

C Prodhimi

D Elektriciteti, gazi, avulli…

E Furnizimi me ujë, kanalizimet, mbetjet

F Ndërtimi

G Tregtia me shumicë & pakicë, riparime

H Transporti dhe magazinimi

I Shërbimi i hotelerisë dhe ushqimit

J Informacioni dhe komunikimi

K Aktivitetet financiare dhe sigurimet

L Aktivitetet e pasurive të patundshme

M Profesionale, shkencore dhe teknike

N Shërbime administrative dhe mbështetëse

R Artet, argëtimi dhe rekreacioni

S Aktivitetet e tjera të shërbimit


138 60 98 297

1,477 1,605 1,369 4,451

101 105 41 247

25 27 42 94

625 1,002 833 2,460

2,598 6,523 3,641 12,762

227 263 149 639

1,813 3,943 1,775 7,532

53 636 96 785

90 324 79 494

75 8 83

304 1,797 219 2,320



100 613 90 803

56 105 45 207

446 2,062 134 2642


46.6 20.3 33.2 100.0

33.2 36.1 30.8 100.0

40.8 42.5 16.7 100.0

26.4 28.6 44.9 100.0

25.4 40.7 33.9 100.0

20.4 51.1 28.5 100.0

35.5 41.2 23.3 100.0

24.1 52.4 23.6 100.0

6.7 81.0 12.3 100.0

18.3 65.7 16.0 100.0

0.0 90.1 9.9 100.0

13.1 77.5 9.4 100.0

12.5 76.4 11.2 100.0

27.2 51.0 21.7 100.0

16.9 78.1 5.1 100.0


Totali

8,054 19,142 8,620 35,816

22.5 53.4 24.1 100.0

Madhësia dhe Përbërja e Bizneseve


Ekonomia shqiptare mbizotërohet nga biznese shumë të vogla të cilat kanë 1-4 persona si personel (65.9%), dhe bizneset e vogla me 5-19 persona si personel (26.8%). Një gjë e tillë nuk përbën një tipar specifik të ekonomisë shqiptare. Në të gjithë vendet e BE-së firmat mikro përbëjnë të paktën 80% të numrit të ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme ndërsa firmat e mesme përbëjnë maksimumi vetëm 2%. E njëjta gjë është e vërtetë për të gjitha vendet kandidate të BE-së. Ajo që është e rëndësishme në analizën e NVM-ve ka të bëjë me trendin e vërejtur përsa i përket numrit të NVM-ve, performancës përsa i përket vlerës së shtuar dhe nivelit të punësimit të gjeneruar. Edhe motorrët e performancës ekonomike të NVM-ve si për shembull ndërkombëtarizimi i NVM-ve, prodhimi me teknologji të lartë dhe NMV-të që ofrojnë shërbim intensive konsiderohen si të rëndësishme për rritjen e tyre në të ardhmen26.
Tabela 3.4: Numri i kompanive sipas Madhësisë së Biznesit





Kampioni

Korniza

Madhësia

Firmat %

Firmat %

Mikro [1-4]

E vogël [5-19]

E mesme [20-79]

E madhe [80+]



286 18.8

403 26.5


437 28.8

392 25.8


23,594 65.9

9,604 26.8

2,142 6.0

476 1.3


Totali

1,518 100.0

35,816 100.0

Shifrat e ofruara më poshtë tregojnë përbërjen e bizneseve të bazuara në sektorë sipas madhësisë së tyre:


- 71.4% e sektorit të “Minierave dhe Guroreve" përbëhet nga bineset mikro dhe të vogla. Kjo dëshmon edhe njëherë faktin që aktiviteti i këtij sektori në Shqipëri është ende i copëzuar, me një normë të ulët produktiviteti dhe larg nga standardet e dëshiruara; kapacitetet përpunuese janë shumë të ulëta në këtë sektor, i cili përshin një numër të lartë punëtorësh informalë, përfshirë edhe fëmijë.
- 82.8% sektorit, të energjisë, gazit dhe avullit përbëhen nga biznese mikro. Siç është deklaruar edhe në "Analizën e Nevojave për Aftësi me bazë Sektoriale"27kryer ng ETF, ky sektor përbën edhe një nga prioritetet për zhvillim të Qeverisë, por nuk punëson krah pune në mënyrë intensive për shkak të përdorimit të teknologjisë së avancuar. Prandaj, numri i lartë i hidrocentraleve të vogla në funksionim ose në ndërtim e sipër (nëpërmjet nënkontraktuesve) nuk ka punësuar më shumë se 2-4 punonjës secili.
- 63.9% e sektorit të "Prodhimit" përbëhet nga bineset mikro. Kjo vjen si rezultat i numrit të madh të bizneseve që i përkasin grupit të "Prodhuesve të bukës dhe produkteve të miellit" të cilë kanë punësuar 2-4 punonjës.
- 83.7% e sektorit të "Ndërtimit" përbëhet nga biznese mikro dhe të vogla; kjo situatë është shkaktuar nga fakti që bizneset e ndërtimit punojnë kryesisht nëpërmjet nën-kontraktimeve të bazuara në projekte.
- 78.3% e sektorit "Financiar dhe të Sigurimeve" përbëhet nga bizneset e vogla që përfaqësohen nga Zyrat e Këmbimit Valutor dhe Agjensitë e Sigurimeve.
Fakti që sektorët e mësipërm mbizotërohen nga kompanitë mikro dhe të vogla nuk është aspak jonormal. Rëndësia qëndron tek mënyra sesi ato performojnë.

26 Komisioni Europian, Një rimëkëmbje e pjesshme dhe e brishtë, raporti vjetor mbi NVM-të Europiane 2013/2014.

27 ETF -Rama L, Matja L, Analiza e Nevojave Sektoriale në Shqipëri, 2012.
Tabela 3.5: Kompanitë në Kornizë, sipas Sektorit Ekonomik dhe Madhësisë së Biznesit





Numri i Firmave

% sipas rreshtit

Sektori Ekonomik

Mikro Vogël Mesme Madhe

Mikro Vogël Mesme Madhe




B Minierat dhe guroret

C Prodhimi

D Elektriciteti, gazi, avulli…

E Furnizimi me ujë, kanalizimet, mbetjet

F Ndërtimi

G Tregtia me shumicë &pakicë, riparime

H Transporti dhe magazinimi

I Shërbimi i hotelerisë dhe ushqimit

J Informacioni dhe komunikimi

K Aktivitetet financiare dhe sigurimet

L Aktivitetet e pasurive të patundshme

M Profesionale, shkencore dhe teknike

N Shërbime administrative dhe mbështetëse

R Artet, argëtimi dhe rekreacioni

S Aktivitetet e tjera të shërbimit


50 162 74 11

2,845 907 522 176

205 25 13 5

61 33


902 1,158 351 50

9,696 2,695 325 46

270 198 162 9

4,891 2,529 100 12

446 294 29 16

387 76 6 25

68 15 1

1,819 316 176 10



370 218 151 64

25 123 47 12

1,690 837 110 5


16.7 54.7 25.0 3.7

63.9 20.4 11.7 4.0

82.8 10.1 5.1 2.0

64.6 35.4

36.6 47.1 14.3 2.0

76.0 21.1 2.5 0.4

42.2 31.0 25.4 1.5

64.9 33.6 1.3 0.2

56.8 37.4 3.7 2.1

78.3 15.3 1.3 5.1

81.9 17.5 0.6

78.4 13.6 7.6 0.4

46.1 27.1 18.8 8.0

12.1 59.3 22.9 5.7

64.0 31.7 4.2 0.2


Totali

23,594 9,604 2,142 476

65.9 26.8 6.0 1.3

Shpërndarja rajonale e bizneseve mikro, të vogla dhe të mesme duket se është e njëjtë, ndërkohë që bizneset e mëdha janë kryesisht të pranishme në Rajonin Qendror (62.4%). Përveç një numri avantazhesh që Rajoni Qendror ka përsa i përket infrastrukturës, kualifikimit të punonjësve, etj. një shpjegim i arsyeshëm në lidhje me përqëndrimin e tyre ka të bëjë me faktin që edhe në rastet kur një kompani e ushtron aktivitetin e saj jashtë rajonit qendror, ajo preferon ta ketë selinë në Tiranë.


Tabela 3.6: Kompanitë në Kornizë sipas Madhësisë dhe Rajonit





Numri i Firmave

% sipas rradhës

Madhësiaa

Veri Qendër Jug Totali

Veri Qendër Jug Totali




Mikro [1-4]

E vogël [5-19]

E mesme [20-79]

E madhe [80+]



5,243 12,416 5,935 23,594

2,110 5,317 2,178 9,604

600 1,112 431 2,142

102 297 77 476



22.2 52.6 25.2 100.0

22.0 55.4 22.7 100.0

28.0 51.9 20.1 100.0

21.4 62.4 16.2 100.0



Totali

8,054 19,142 8,620 35,816

22.5 53.4 24.1 100.0

Karakteristikat e Punonjësve


Bizneset që i janë nënshtruar anketës i kanë dhënë përgjigje pyetjes në lidhje me numrin e punonjësve të tyre si edhe me karakteristikat e tyre si gjinia, personat me aftësi të kufizuar, punëtorët me kohë të pjesshme/me kohë të plotë, etj.
Të dhënat tregojnë që pothuajse 96% e punonjësve punojnë me kohë të plotë, një shifër mjaft e lartë. Punonjësit me kohë të plotë janë kryesisht individë të cilët janë të interesuar të ndjekin një karrierë, ose që duan të kenë të ardhura dhe përfitime të rregullta për të mbajtur veten ose familjet e tyre, ndërsa punonjësit me kohë të pjesshme janë shumë shpesh pensionistë të cilët kërkojnë të shtojnë të ardhurat nga pensioni, studentë, prindër të cilët dëshirojnë të fitojnë ca pará ndërkohë që kanë kohë edhe për të qëndruar në shtëpi me fëmijët, ose ato persona që janë të gatshëm që të fillojnë punë me kohë të pjesshme me shpresën që në të ardhmen të fitojnë një pozicion me kohë të plotë28. Në fakt, punësimi i punëtorëve me kohë të pjesshme është edhe një zgjidhje më tërheqëse edhe për pronarët e bizneseve të cilët dëshirojnë të mbajnë kostot në minimum. Megjithatë, këto persona mund të mos jenë aq të përkushtuar për punën ose kompaninë krahasuar me personat që punojnë me kohë të plotë. Industritë të cilat ofrojnë pozicione ku kërkohet krah pune i pakualifikuar, si për shembull shitja me pakicë, mbështeten shumë tek forca e punës me kohë të pjesshme. Industritë që kërkojnë aftësi dhe njohuri më të specializuara
28 Chris Joseph, Punonjësit me kohë të pjeshme vs. punonjësit me kohë të plotë @smallbusinesses.com.
punësojnë më shumë punonjës me kohë të plotë. Megjithatë, shifrat mund të jenë krejt të ndryshme nëse do të kishim informacion për pjesën e punonjësve me kohë të plotë të punësuar nga bizneset në mënyrë informale.
Tabela 3.7: Analiza përshkruese për Femrat, Meshkujt dhe Personat me aftësi të kufizuara që punojnë me kohë të pjesshme të punësuar nga bizneset në Kampion


Lloji i punonjësve

N Count i Mean Median Maksimumi Shuma

“të paktën 1” Devijimi Std.

Punonjës në total

Vetëm me kohë të pjesshme



1,518 1,538 87.7 25 243.9 4,763 131,720

1,518 233 4.0 0 45.8 1,567 5,991



Femra

Meshkuj


1,518 1,375 39.6 5 116.9 1,650 60,199

1,518 1,455 47.1 11 166.6 3,695 71,521



Persona me aftësi të kufizuara

1,518 162 0.3 0 1.9 30 488

Prodhimi është sektori i cili ka edhe përqindjen më të madhe të punësimit, i ndjekur nga tregtia me shumicë dhe pakicë, ndërtimi dhe shërbimet administrative dhe ato mbështetëse.

Tabela 3.8: Numri i punonjësve në Kornizë, sipas Sektorit Ekonomik


Sektori Ekonomik

Count Mean Maks

Punonjës Punonjës%

B Minierat dhe guroret

C Prodhimi

D Elektriciteti, gazi, avulli…

E Furnizimi me ujë, kanalizimet, mbetjet

F Ndërtimi

G Tregtia me shumicë &pakicë, riparime

H Transporti dhe magazinimi

I Shërbimi i hotelerisë dhe ushqimit

J Informacioni dhe komunikimi

K Aktivitetet financiare dhe sigurimet

L Aktivitetet e pasurive të patundshme

M Profesionale, shkencore dhe teknike

N Shërbime administrative dhe mbështetëse

R Artet, argëtimi dhe rekreacioni

S Aktivitetet e tjera të shërbimit


297 32 2,000

4,451 16 2,525

247 33 4,763

94 88 1,170

2,460 14 610

12,762 5 491

639 17 2,176

7,532 5 408

785 11 1,029

494 25 3,927

83 14 107

2,320 6 154

803 28 2,270

207 33 565

2,642 6 775


9,616 3.0

73,076 22.9

8,096 2.5

8,249 2.6

33,786 10.6

62,313 19.5

10,672 3.3

33,966 10.6

8,340 2.6

12,200 3.8

1,168 0.4

13,063 4.1

22,666 7.1

6,796 2.1

15,734 4.9


Totali

35,816 9 4,763

319,739 100.0

Afërsisht 60% e punonjësve punojnë në biznese të vendoura në rajonin Qendror, ndërsa pjesa tjetër janë të shpërndarë në mënyrë të barabartë në Rajonin e Veriut dhe atë të Jugut.

Tabela 3.9: Numri i punonjësve në Kornizë sipas Rajonit





Firmat

Punonjësit

Rajoni

N

Mean Maks. Shuma Shuma në %




Veri

Qendër (TR+EL) Jug



8,054

19,142


8,620

8 1,130 68,322 21.4

10 4,763 191,550 59.9

7 2,000 59,867 18.7


Totali

35,816

9 4,763 319,739 100.0

Biznezet e mëdha mbulojnë edhe pjesën më të madhe të punësimit me 34.0% të numrit të përgjithshëm të punonjësve në Shqipëri.


Tabela 3.10: Numri i punonjësve në Kornizë, sipas grupit të Madhësisë





Firma

Punonjës

Madhësia

N

Mean Maks. Shuma Shuma në %




Mikro [1-4]

E vogël [5-19]

E mesme [20-79]

E madhe [80+]



23,594

9,604


2,142

476


2 4 49,651 15.5

9 19 82,926 25.9

37 79 78,341 24.5

229 4,763 108,820 34.0



Totali

35,816

9 4,763 319,739 100.0

Yüklə 2,2 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   21




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə