Microsoft Word sna 2014 survey Final Report



Yüklə 2,2 Mb.
səhifə3/21
tarix17.09.2018
ölçüsü2,2 Mb.
#68779
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   21

2 HYRJE
Në një botë që ndryshon me shpejtësi, ngritja e një sistemi për identifikimin e nevojave për aftësi ka fituar rëndësi të madhe duke patur parasysh presionet në rritje të konkurencës me të cilat përballemi, të cilat vijnë nga tregjet ndërkombëtare si rezultat zhvillimeve teknologjike dhe inovacionit, lëvizshmërisë së forcës së punës dhe ndërkombëtarizimit të shumë vendeve të punës dhe sektorëve.16
Në vitin 2010, në kuadër të Strategjisë së Rritjes të BE– Europa202017, u prezantua një Axhendë për aftësitë dhe vende pune të reja duke promovuar rritje të duhur, të qëndrueshme dhe gjithpërfshirëse në 10 vitet e ardhshme por edhe më tej. Në këtë kuadër u hartua Strategjia Europiane e Punësimit me qëllim krijimin e aftësive më të mira dhe më të zhvilluara si edhe vende pune më cilësore në të gjithë BE-në. Nje qasje e ngjashme u adaptua nga të gjitha vendet pjesë e procesit për integrimin në BE.
Konteksti Lokal
Tregu shqiptar i punës ka ndryshuar në mënyrë drastike gjatë dy dekadave të fundit. Shumë lloje aftësish dolën nga përdorimi ose nuk kërkoheshin më, ndërkohë që kërkesat për aftësi të reja lindën si rezultat i zhvillimeve teknologjike dhe inovacionit, lëvizshmërisë së forcës së punës etj. Përveç kësaj, në Shqipëri është vërejtur edhe një mospërputhje e theksuar midis aftësive të kërkuara nga biznesi dhe fushës së studimit të të diplomuarve, kryesisht për shkak të politikës arsimore në fuqi, duke çuar në një numër të stërmadh të diplomuarish në mësuesi, administrim biznesi, financë, juridik, gjuhë të huaja etj., gjë që ka sjellë shtrembërime të dukshme në tregun e punës.

Për shkak të këtyre zhvillimeve, Qeveria Shqiptare e ka vënë theksin fuqishëm tek punësimi dhe zhvillimi cilësor i forcës së punës. Në vitin 2014, u miratua Strategjia për Punësim dhe Aftësi 2014-202018 e cila ka si vizion kryesor krijimin e një ekonomie konkuruese dhe të një shoqërie gjithpërfshirëse deri në vitin 2020, të ndërtuara mbi: "Aftësi më të larta dhe punë më të mira për të gjithë femrat dhe meshkujt". Kjo strategji njeh faktin që rritja e punësueshmërisë së grave dhe burrave do të thotë përfitim prej tyre të më shumë aftësive dhe njohurive, që do të bëjnë të mundur që të gjejnë punë dhe të dinë si të përballojnë ndryshimet e paparashikuara në tregun e punës gjatë gjithë jetës së tyre aktive. Rëndësi e veçantë i është kushtuar lidhjes midis punësimit dhe sistemit të Arsimit dhe Formimit Profesional (AFP) 19, duke fokusuar masat qeveritare pikërisht në përballimin e kësaj sfide.


Deri më sot në Shqipëri ekzistojnë burime të ndryshme informacioni përsa i përket aftësive dhe zhvillimit të tyre. Anketa e Forcës së Punës(AFP), Anketa për Matjen e Standardit të Jetesës(AMSJ) dhe Regjistrimi i Popullsisë(RP)20 janë instrumente që përdoren për të kuptuar dinamikën e tregut të punës. Megjithatë, ato kryesisht nxjerrin në pah ndryshimet strukturore më shumë sesa nevojat për aftësi. Kjo mund të arrihet nëpërmjet instrumenteve të tjera siç janë anketimi i punëdhënësve në lidhje me nevojat për aftësi apo studimet e thelluara sektoriale.
Kohët e fundit në Shqipëri janë kryer anketat për punëdhënësit dhe Analizat sektoriale të Nevojave për Aftësi.Plani i Veprimit që pasoi Strategjinë për Punësim dhe Aftësi 2014-2020 parashikon kryerjen e këtyre Analizave nga SHKP në mënyrë periodike. Një analizë e tillë mund të sjellë përfitime të shumëfishta përsa i përket vlerësimit të nivelit të afësive në kompanitë private, duke siguruar informacion në lidhje me aftësitë e kërkuara dhe duke ofruar orientim për njerëzit që të dinë të vendosin se për cilat programe arsimi dhe formimi profesional ja vlen të shpenzojnë kohën, përpjekjet dhe fondet e tyre. Një analizë e tillë mund të ndihmojë edhe qeverinë që të vlerësojë dhe të përshtatë programet e arsimit dhe formimit professional me nevojat e tregut të punës me qëllim rritjen e punësimit.

16CEDEFOP, Udhëzues Përdoruesi për Zhvillimin e një Ankete për Punëdhënësit mbi Nevojat për Aftësi, Dokumenti StudimorNr.35, Luksemburg, 2013.

17Komisioni Europia, Europa 2020: Strategjia e Rritjes së Europës, qershor2012.

18Ky dokument u hartua në kuadrin e Projektit të ILO- IPA 2010 për Zhvillimin e Burimeve Njerëzore në Shqipëri.

19Sistemi i AFP në Shqipëri përfshin Shkollat Profesionale dhe Qendrat e Formimit Profesional.

20Instituti i statistikave (INSTAT) është përgjegjës për të gjitha anketat statistikore të mësipërme të kryera në mënyrë të rregullt.

Kuadri Institutional


Sistemi i AFP në Shqipëri përfshin institucionet publike dhe ato private, por sektori mbizotërohet nga institucionet publike. Sistemi publik i AFP ofrohet në 42 shkolla publike të Arsimit Profesional dhe në 10 Qendra publike të Formimit Profesional (QFP) të shpërndara në 8 rajone (në Tiranë, Shkodër, Elbasan, Korçë, Durrës, Vlorë, Fier dhe Gjirokastër).Shumica e tyre janë klasifikuar në kategorinë e nivelit të ulët të performancës, e cila kërkon përmirësime madhore të menjëhershme dhe në shkallë të gjerë21.
Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë (MMSR) është institucioni përgjegjës për hartimin e politikave, përcaktimin e përparësive dhe ndjekjen e zbatimit të tyre në fushën e punësimitdhe të AFP-së.Për këtë qëllim, në organikën e Ministrisë është përfshirë edhe një drejtori e veçantë. Qeveria aktuale22 duke përcaktuar modernizimin e sistemit të AFP-se si një nga përparësitë e saj dhe duke e konsideruar cilësinë e AFP-se si vendimtare për rritjen e punësimit, ka vendosur transferimin e institucioneve të AFP-së nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve në varësi të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, me qëllim harmonizimin më të mirë të produkteve të AFP me nevojat e tregut të punës dhe shmangien e dyzimit midis institucioneve qeveritare. Kjo ishte gjithashtu bazuar mbi përfundimet e një studimi të kohëve të fundit23.
Shërbimi Kombëtar i Punësimit (SHKP) është një Agjenci ekzekutuese dhe e pavarur nën Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.Ky institucion është përgjegjës për zbatimin e politikave aktive të punësimit si edhe të formimit profesional. Shërbimi drejton QFP-të publike dhe është përgjegjës për analizat e tregut të punës, duke përfshirë Analizën e Nevojave për Aftësi që përbën një instrument të rëndësishëm për mbledhjen e opinioneve të bizneseve në lidhje me aftësitë e nevojshme me qëllim përmirësimin e QFP-ve.
Agjencia Kombëtare e Arsimit dhe Formimit Profesional dhe e Kualifikimeve (AKAFPK) është një nga aktorët kryesorë në fushën e politikave të AFP-së në Shqipëri. Agjencia synon integrimin e arsimit, formimit profesional dhe punësimit dhe është përgjegjëse për sigurimin e standardeve, për kualifikimet, akreditimet, vlerësimin, kurrikulat dhe përcaktimin e standardeve për formimin fillestar dhe të vazhduar për mësuesit dhe instruktorët.
Instituti i Statistikave (INSTAT) është një institucion i pavarur nën Këshillin e Ministrave.Misioni i tij është të sigurojë statistika transparente, neutrale dhe në kohën e duhur, të cilat i ndihmojnë përdoruesit që të gjykojnë në lidhje me zhvillimet në vend. INSTAT-i është burimi kryesor i informacionit statistikor, duke ju dhënë vendimmarrësve, hulumtuesve në Shqipëri, përfshirë edhe komunitetin ndërkombëtar, informacion statistikor të përshtatshëm, të besueshëm dhe të krahasueshëm. Aktiviteti i INSTAT-it bazohet në Programin Pesëvjeçar të Statistikave Zyrtare, i cili është dokument bazë që siguron prodhimin e të dhënave statistikore nga Sistemi Kombëtar Statistikor, i cili nevojitet për vëzhgimin e situatës ekonomike, sociale dhe mjedisore në Shqipëri në përputhje me ligjin dhe me Kodin e Praktikës së Statistikave Europiane. Përveç kësaj, INSTAT-i disponon edhe Regjistrin Kombëtar të Bizneseve/Ndërmarrjeve, që mund të shërbejë për qëllime të ndryshme.

21ETF,GIZ,Studimi Bazë i Ofruesve Publikë të AFP në Shqipëri, qershor 2014.

22Kjo Qeveri erdhi në fuqi në shtator të vitit 2013.

23ETF,GIZ, Studimi Bazë i Ofruesve Publikë të AFP në Shqipëri, qershor 2014. Ky studim mbuloi 52 institucione publike të AFP, duke përfshirë 42 Shkolla Profesionale dhe 10 Qendra të Formimit Profesional dhe ofron informacion gjithpërfshirës për planifikimin e zhvillimit të tyre në të ardhmen.
Duke patur parasysh rolin dhe funksionet e INSTAT-it, është nënshkruar edhe një Marrëveshje Bashkëpunimi midis SHKP-së dhe INSTAT-it dhe është vendosur kështu një kuadër bashkëpunimi gjatë këtij anketimi me një sërë rolesh dhe përgjegjësish të qarta të përbashkëta.
ANA2014: Objektivat dhe Metodologjia
Duke e konsideruar anketen24e SNA2014 si një instrument të rëndësishëm për shtimin e informacionit mbi tregun e punës, qëllimi i SHKP-së ka qenë rishikimi dhe përditësimi i metodologjisë së përdorur gjatë anketës së mëparshme të vitit 2012, rritja e kapaciteteve për zbatimin e anketës si edhe analiza e të dhënave brenda SHKP-së. Po ashtu, qëllimi ka qenë edhe sigurimi i informacionit për nevojat për aftësi jo vetëm në nivel kombëtar por edhe në nivel rajonal.
Objektivat specifike te anketës së SNA2014 janë identifikimi i:(i)aftësive dhe profileve të munguara të punëmarrësve në tregun e punës; (ii) profesionet për të cilat punëmarrsve të rinj


ju mungojnë aftësitë e nevojshme ose profilet; (iii) profesioneve për të cilat rekrutimi i punëmarrësve të rinj ka qenë i vështirë;(iv)zgjerimi i ofertës për trajnimin në ndërmarrje;(v) natyrës së nevojave për trajnim sipas profesioneve;(vi) nivelit të marrëdhënies midis ndërmarrjeve private dhe institucioneve përkatëse shtetërore.Anketa SNA 2014 u krye duke përdorur një metodologji të përmirësuar konsiderueshem (shiko Aksin 1) krahasuar me të gjitha anketat e zbatuara më parë. Ajo bazohet në një kampion të mundshëm me 2058 ndërmarrje aktive të nxjerra nga Regjistri i Bizneseve të INSTAT-it me të paktën një punëmarrës që përfaqëson të gjitha rajonet e Shqipërisë dhe që mbulon të gjitha degët e aktivitetit ekonomik me disa përjashtime, si: bujqësia, pylltaria dhe gjuetia, administrata publike

Përmbledhja e Avantazheve Krahasuese të ANA2014

Krahasuar me anketat e mëparshme, ANA 2014

ishte shumë e avancuar përsa i përket

metodologjisë dhe cilësisë, duke paraqitur

avantazhet kryesore si më poshtë:

(i) U përzgjodh një kampion prej 2,056 biznesesh në

vend të 988 bizneseve; (ii) metodologji e re

kampionimi: kampioni ishte përfaqësues

gjeografikisht dhe sipas degëve të aktivitetit

ekonomik; (iii) u përdorën tre rajone (zona)

standarde si zona raportuese të përcaktuara nga

INSTAT-i; (iv) madhësia e kampionit u përcaktua në

bazë të shtresimit të qartë sipas rajonit, sipas degës

së aktivitetit ekonomik dhe madhësisë së

ndërmarrjes; (v) u përdor "Profesioni" si variabël

kyç për të identifikuar nevojat për aftësi në vend të

"kategorive profesionale" të përdorura në anketat e

mëparshme; (vi) rezultatet të disponueshme për

kampionin dhe për ekonominë në tërësi; (vii) në

analizë u përfshi dimensioni gjinor, nëpërmjet

përdorimit të një variabli të ri "Kompani në

pronësi/të drejtuara nga femra";dhe (viii)

bashkëpunimi formal midis SHKP-së dhe INSTAT-it

dhe ndikimi i tij në besueshmërinë e të

dhënave/përdorimit të Regjistrit të Biznesit.




Mbrojtja dhe sigurimi i detyrueshëm shoqëror; arsimimi, aktiviteteë e shëndetësise dhe punes sociale, aktivitetet e familjeve si punëdhënës; aktivitetet prodhuese të mallrave dhe shërbimeve të padiferencuara në familje për përdorim vetjak; si edhe aktivitetet e organizatave dhe organeve ekstraterritoriale. Gjeografikisht, kjo anketë ka përdorur tre rajonet (zonat) standarde të përcaktuara nga INSTAT-i si zona raportuese dhe të miratuaranga Komisioni Europian (EUROSTAT).

24 Asistuar nga Projekti i BE-së IPA2010për “Zhvillimin e Burimeve Njerëzore në Shqipëri” i zbatuar nga ILO në bashkëpunim me MMSR dhe agjensitë e tyre zbatuese.


Madhësia e kampionit të SNA 2014 u përcaktua në bazë të tre dimensioneve kryesore: (i)stratifikimi (shtresimi) i qartë/eksplicit sipas rajonit dhe, brenda rajoneve, sipas prefekturës;(ii) shtresimi i nënkuptuar/implicit sipas degës së aktivitetit ekonomik, duke e klasifikuar kampionimin sipas kodit 4-shifror të NACE rev 2 brenda secilit rajon (shiko Aneksin 1); (iii) shtresimi sipas madhësisë së ndërmarrjes, që rezulton nga metoda e kampionimit dhe konkretisht probabilitet sistematik proporcional me madhësinë dhe madhësi e matur në bazë të numrit të punonjësve. Në fazën e fundit të përcaktimit të kampionit, përzgjedhja e kampionit u krye nga ppssistematik (probabiliteti proporcional me madhësinë- numrin e punonjësve) pas klasifikimit të ndërmarrjeve sipas kodit të tyre industrial 4-shifror NACE Rev 2.
Pyetësori i SNA 2014 u hartua për të përmbushur objektivat specifike të anketës (shiko Aneksin 2).Një tipar i rëndësishëm i tij është prezantimi i profesionit si njësia bazë e matjes. Meqenëse anketa synon identifikimin e aftësive, kompetencave dhe kualifikimeve që nevojiten në vendin e punës nga këndvështrimi i punëdhënësve, fokusi i saj kryesor është vendosur tek detyrat që kryhen në vendin e punës, ndryshimi i tyre nga rëndësia dhe gadishmëria e forcës së punës për t'i kryer ato detyra, të cilat po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme.Prandaj, profesioni është njësia natyrore e mbledhjes së të dhënave.Profesioni është gjithashtu edhe njësia e duhur për ndërhyrjet me politika në nivel kombëtar dhe rajonal. Në përputhje me gjykimet e mësipërme, pyetësori përbëhej nga pesë pjesë: (i) informacion i përgjithshëm mbi ndërmarrjen; (ii) zotësitë dhe aftësitë e stafit ekzistues; (iii) rekrutimi për vendet e lira të punës; (iv) formimi profesional; dhe (v) informacion i shumëllojshëm mbi marrëdhënien e bizneseve me SHKP-në, statusin e ndërmarrjes, pozicionin e personit që i përgjigjet pyetësorit dhe treguesin e përgjigjeve të marra nga pyetësorët.
Dimensioni gjinor: Një tipar tjetër i SNA 2014 është përfshirja e një pyetje që ka të bëjë me numrin e punonjësve femra (gra) të punësuara në ndërmarrje. Ky ndryshim bën të mundur nxjerrjen e rezultateve shtesë të bazuara tek faktori gjinor, si për shembull: përbërja gjinore e punonjësve të ndërmarrjeve sipas rajonit, degës së aktivitetit ekonomik dhe madhësisë së ndërmarrjes; niveli dhe natyra e aftësive dhe profilit personal të munguar në ndërmarrjet ku mbizotërojnë gratë krahasuar me ndërmarrjet e tjera; dhe ndryshimet në metodat e rekrutimit, pjesëmarrja dhe nevojat për trajnim, marrëdhënia me institucionet shtetërore në ndërmarrjet e mbizotëruara nga femrat krahasuar me ndërmarrjet e tjera.
Një tjetër tipar gjinor i SNA 2014 është mundësia për identifikimin e ndërmarrjeve të drejtuara nga gra, një variabël ky i ri në Regjistrin e Bizneseve/Ndwrmarrjeve. Variabli ndërtohet nga INSTAT-i në bazë të natyrës femërore ose mashkullore të emrit të pronarit/drejtuesit të ndërmarrjes, siç është i regjistruar në Regjistër. Transferimi i këtij variabli gjinor në kampion dhe në bazën e të dhënave të kampionit ofron mundësinë e marrjes së një game të re rezultatesh të bazuara tek faktori gjinor si për shembull: numri i ndërmarrjeve të drejtuara nga gra dhe perceptimi i tyre në lidhje me punësimin dhe tendencat ekonomike të ndërmarrjes së tyre; niveli dhe natyra e aftësive dhe profilit profesional që mungojnë në ndërmarrje të drejtuara nga gra krahasuar me ndërmarrjet e drejtuara nga burra; ndryshimet në metodat e rekrutimit, pjesëmarrja dhe nevojat për trajnim dhe marrëdhënia me institucionet shtetërore në ndërmarrjet e drejtuara nga gra krahasuar me ato të drejtuara nga burra.

Puna në terren për këtë anketë u krye nga mesi i muajit korrik deri në fund të muajit shtator 2014 nga stafi i trajnuar i SHKP-së dhe i Zyrave Vendore të Punësimit, i mbikqyrur nga Drejtuesit e Drejtorive Rajonale të Punësimit edhe nga zyrat qendrore të SHKP-së.
Gjatë punës në terren në Prefekturën e Tiranës u hasën një numër vështirësish, të cilat u trajtuan rast pas rasti, pas konsultimeve të kryera midis SHKP-së dhe INSTAT-it.

Procesi i hedhjes së të dhënave u krye nga operatorët e trajnuar të SHKP-së me një nivel gabimi të pakonsiderueshëm.Për stafin e SHKP-së hedhja e të dhënave nga vetë ata ishte shumë e rëndësishme për të kuptuar më mirë procesin për anketat e ardhshme por edhe rezultoi të ishte një mënyrë më e shpejtë dhe më e lehtë për të kryer kontrollin vizual.Përveç kësaj, u krye edhe kontrolli i integritetit dhe i cilësisë së të dhënave për identifikimin e gabimeve në hedhjen e të dhënave, vlerave të humbura dhe të dhënave të veçuara.

Kodimi NACE dhe ISCO fillimisht u krye nga stafi i INSTAT-it dhe, në një etapë të dytë, ishin ekspertët lokalë të Projektit ILO-BE IPA 2010 ata që kryen një procedurë verifikimi dhe rivleresimi. Kryerja e procedurës së kodimit NACE me cilësi sa më të lartë është vendimtare për shkak të impaktit të drejtpërdrejtë në rezultatet e peshuara (ekstrapoluara) dhe në shkallën e gabimit statistikor të përllogaritur.
Peshat e kampionimit (sampling weights) lejojnë derivimin e vlerave kombëtare dhe rajonale sipas rezultateve të kampionit. Llogaritja e peshave të kampionimit përfshiu tre hapa kryesorë: (i) Peshat e dezinjimit (design weights): kjo do të thotë të ekstrapolosh rezultatet e kampionit në numrin total të popullsisë së ndërmarrjeve dhe, si pasojë, të kompensosh për faktin që vëzhgimet u bënë në ndërmarrje të përzgjedhura si kampion dhe jo në të gjithë popullsinë e ndërmarrjeve; (ii) Përshtatja e mos-përgjigjes (Adjustment of non-response): shkalla e përgjithshme e përgjigjeve ( që do të thotë raporti midis numrit të ndërmarrjeve që u përgjigjën dhe numrit të ndërmarrjeve gjithsej të përzgjedhura në përcaktimin e kampionit) ishte rreth 74%, paksa më e lartë sesa shkalla e përgjigjeve prej 70% e parashikuar gjatë projektimit/dizenjimit të kampionit. Për këtë arsye design weights u përshtatën për mospërgjigjet duke i fryrë peshat me të anasjelltën e shkallës së përgjigjes të secilit rajon; dhe (iii) Kalibrimi: peshat e përshtatura të kampionimit në përgjithësi përshtaten përsëri për t'u përputhur me rezultatet e njohura rreth variablave ndihmëse. Kalibrimi u krye në dy nivele, për t'u përshtatur me numrin total të ndërmarrjeve të përfshira në kampion dhe për të siguruar që madhësia mesatare e përllogaritur e ndërmarrjeve është e barabartë me madhësinë mesatare të ndërmarrjeve të përfshira në kampion (sampling frame).
Përpunimi dhe analiza e të dhënave u kryen duke patur parasysh të gjitha objektivat specifike të anketës dhe duke përfituar nga të gjitha mundësitë e ofruara nga mbledhja e të dhënave sipas pyetësorit të hartuar.
Në fund të anketës, përpunimit dhe analizimit të të dhënave, u bë përshtatja e metodologjisë së SNA (shiko Aneksin 1) duke marrë parasysh përvojën e kësaj SNA-je me qëllim hartimin e një metodologjie sistemike për SHKP-në për ta përdorur në studime të ngjashme në të ardhmen.

3 BIZNESET QË JU NËNSHTRUAN ANKETËS

Përzgjedhja e Kampionit
Kjo anketë përfshin të gjitha bizneset aktive që kanë të paktën një punonjës të regjistruar në Regjistrin e Ndërmarrjeve në INSTAT, por përjashton bizneset e angazhuara në disa degë të konsideruara si pa rëndësi për kontekstin e këtij studimi25.
Në kohën e përzgjedhjes së kampionit, Regjistri i Ndërmarrjeve numëronte një numër total prej 111,008 biznesesh aktive, duke përfshirë të gjitha degët ekonomike dhe të gjitha madhësitë e kompanive. Procesi probabilistik i kornizës së kampionimit në formën e tij përfundimtare përmbante 46,556 biznese aktive nga RN i INSTAT. Kampionimi u krye duke u bazuar në tre dimensione kryesore - sipas rajonit, degës së aktivitetit ekonomik dhe sipas madhësisë së kompanisë. Kampioni përbëhej nga 2,058 biznese të shpërndara në rajone të ndryshme të vendit; më saktë nga 423 biznese që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Veri të vendit, 1180 biznese në Tiranë dhe Elbasan dhe 455 biznese në rajonin e Jugut. Puna në terren u krye gjatë periudhës gusht-shtator 2014 dhe të dhënat arritën të merreshin me sukses nga 1,518 biznese aktive (shih Tabelën 3.1). Pas përshtatjeve dhe korigjimeve Korniza e kampionit përbëhej nga 35,816 biznese aktive (shih Shtojcën 1). Tabelat e mëposhtme statistikore të ANA i referohen kësaj popullate biznesesh.
Ekonomia shqiptare mbizotërohet nga sektori i tregtisë me shumicë dhe i saj me pakicë (35.6%), shërbimet e hotelerisë dhe ushqimit (21.0%) dhe prodhimit (12.4%), ndërsa ndërtimi përbën vetëm 6.9% të numrit të përgjithshëm të bizneseve.

Tabela 3.1: Kompanitë sipas Sektorit Ekonomik







Kampioni

Korniza

Sektori ekonomik

Firmat %

Firmat %

B Minierat dhe guroret

C Prodhimi

D Elektriciteti, gazi, avulli…

E Furnizimi me ujë, kanalizimet, mbetjet

F Ndërtimi

G Tregtia me shumicë &pakicë, riparime

H Transporti dhe magazinimi

I Shërbimi i hotelerisë dhe ushqimit

J Informacioni dhe komunikimi

K Aktivitetet financiare dhe sigurimet

L Aktivitetet e pasurive të patundshme

M Profesionale, shkencore dhe teknike

N Shërbime administrative dhe mbështetëse

R Artet, argëtimi dhe rekreacioni

S Aktivitetet e tjera të shërbimit


40 2.6

356 23.5


13 0.9

53 3.5


225 14.8

329 21.7


60 4.0

107 7.0


50 3.3

40 2.6


7 0.5

53 3.5


104 6.9

32 2.1


49 3.2

297 0.8

4,451 12.4

247 0.7

94 0.3


2,460 6.9

12,762 35.6

639 1.8

7,532 21.0



785 2.2

494 1.4


83 0.2

2,320 6.5

803 2.2

207 0.6


2,642 7.4

Totali

1,518 100.0

35,816 100.0


Yüklə 2,2 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   21




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə