Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu


Olli: Po çfarë flisni, ku kemi hotele me 4 apo 5 yje ne këtu. Veliaj



Yüklə 6,39 Mb.
səhifə4/352
tarix09.08.2018
ölçüsü6,39 Mb.
#62147
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   352

Olli: Po çfarë flisni, ku kemi hotele me 4 apo 5 yje ne këtu.

Veliaj: Në Tiranë kemi 2 dhe një të tretë. Po ju vini këtu dhe më flisni për taksat e moteleve. Se besoj që qytetarët normalë rrinë në motele. Nëse rrini ju ky është problemi juaj. Një parti që thotë jam këtu për taksën e moteleve, kjo nuk është as interes publik.

Olli: Ty të ka dhënë mami shtëpi, ke shumë. Ti je idiot!

Veliaj: Kur munda shefat e tu, ti je kot

Olli: Ti je idiot

Veliaj: Qytetarët rrinë në shtëpi, në hotele rrinë biznesmenë. Nuk na vjen turizëm për plazh është tjetër gjë politika në bregdet. Në Tiranë vijnë zakonisht për 2,5 euro për 4 deri 5 yje hotele.

Veliaj: Shkoni flini në shtëpitë tuaja, mos u merrni me motelet. Flasim pak për cështjen e tabelave…

Olli: Mos na fyej, do ndërpresim sencën.

Veliaj: Do të vish këtu hajde ulu.

(Olli dhe Topollaj çohen nga vendi shkojnë para foltores ku flet Veliaj)

Topollaj: Ti je legen!

Veliaj: Mësohu me kulturë.

Veliaj- Ollit: Sillu si i rritur, do i integrojmë të gjithë në Tiranë me rregulla.

Veliaj: Qytetaria është e vështirë mësohet. Po mësohet siç po e mësojmë të gjithë.

Topollaj: Po se ju s’keni lindur qytetar ndaj.

Olli: Çfarë duhet të presim ne, të na shajnë me rob shpie.

Veliaj: Mos e prish gojën. Je në Tiranë, fol mirë.

Veliaj: Buxheti 2016 tre herë më i lartë, ta kthejmë Tiranën në qytet të jetueshëm




Fotolajm: Dëshira e fundit... e gjelit të detit

Fati i këtij gjeli deti të gjorë duket se është vulosur. Por të paktën pronarët e tij i kanë plotësuar dëshirën e fundit... një kafe të fortë që të mbledhë zemrën dhe të kujtoj jetën e bukur kur ishte zog.


Bashkia Kamëz: Prefekti Vorpsi militant partie dhe racist

Bashkia e kamzës ka shpërndarë një deklaratë për mediat ku akuzon Prefektin e qarkut, Sadi Vorpsi, se po pengon punën duke kthyer vendimet e Këshillit të Bashkisë.

“Prefekti i Tiranës bllokon punën e bashkisë Kamëz në kundërshtim me ligjin. Pa asnjë argument Prefektura Tiranë nuk miraton vendimet e Këshillit Bashkiak të Kamzës, të dala në mënyrë kolegjiale me votën e lirë të këshilltarëve dalë nga zgjedhjet e 21 qershorit. Kjo kundërvënie institucionale e padrejtë e z.Vorpsi çon në bllokimin e punës së institucionit të Bashkisë Kamëz”,­ thuhet në reagimin e Bashkisë së Kamzës.

Sipas bashkisë, prefekti duhet t’i japë fund militantizmit partiak në interes të qytetarëve.

“I kujtojmë z.Vorpsi që ai është prefekt jo vetëm i Tiranës por dhe i Kamëz.

Të gjendur në këtë pikë komunikimi me institucionin e prefekturës konstatojmë se ai është kthyer në një militant partie në shkelje të ligjit dhe kushtetutës, duke përdorur çdo instrument për ta bllokuar veprimtarinë e bashkisë Kamëz.

Për pasojë, duke krijuar koston sociale për qytetarët por edhe duke treguar racizëm politik e krahinor. I sugjerojmë Prefektit të Tiranës z.Vorpsi të lërë mënjanë ndasitë politike dhe ligji të jetë primar në marrëdhëniet institucionale”,­ vijon deklarata e Bashkisë Kamëz.


Studimi: Meshkujt shqiptarë kërcënohen të martohen me detyrim

Martesat me detyrim nuk kërcënojnë vetëm femrat, siç mendohet shpesh. Po ashtu, edhe një numër i konsiderueshëm i djemve të rinj janë viktimë e një mënyre të tillë të bashkimit, bën të ditur qendra profesionale “Zëangsheirat.ch” në Zvicër, duke iu referuar të dhënave empirike që ka mbledhur.

Një në pesë ankesa që bëhen në këtë qendër kanë për subjekt meshkujt.

Djemtë e rinj ashtu si dhe vajzat që ankohen në këtë qendër, janë më së shpeshti nga Turqia, Sri Lanka dhe Ballkani. Por muajve të fundit ka pasur një rritje të numrit të ankesave edhe nga emigrantët që vijnë nga Eritrea dhe Etiopia.

Kryetarja e kësaj qendre, Anu Sivaganesan, thotë se, nga Ballkani bëhet fjalë më së shumti për të rinj me prejardhje shqiptare.

Aktualisht në këtë qendër paraqiten për këshillim mesatarisht deri në pesë raste të rrezikut për martesë me detyrim. Por gjatë kohës së pushimeve kjo paraqitje shpeshtohet, duke arritur në nëntë raste në javë, shkruan “Zentralschëeiz am Sonntag”.

Kjo shpjegohet për faktin se, prindërit udhëtojnë në vendlindje bashkë me fëmijët e tyre të rritur dhe i martojnë ose i fejojnë atje.

“Martesa me detyrim, mjerisht shpesh shikohet vetëm si problem i femrave. Por edhe meshkujt ndodhen nën një presion të fuqishëm. Më shpesh paraqiten për ndihmë djemtë me prejardhje shqipare.

Në përgjithësi, 1/5 e personave që ankohen përbëhet nga meshkujt ndërsa te shqiptarët kjo është madje edhe më e shpeshtë: 1/3 e kërkesave për ndihmë bëhet nga meshkujt”,- thotë drejtoresha Sivaganesan.

Kjo qendër nga viti 2005 ka regjistruar dhe trajtuar gjithsej 1031 raste. Një ndër shkaqet e martesave me detyrim është perceptimi i martesës te shumë kultura, kryesisht lindore, si lidhje në mes të dy familjeve dhe jo vetëm në mes të atyre që martohen.

Prandaj, shumë nga të rinjtë me prejardhje nga këto kultura, lejojnë të bëhen pjesë e një martese të tillë, mendon Anu Sivaganesan. Por, në Zvicër nga viti 2013 martesat e realizuara në këtë mënyrë janë të dënueshme dhe gjerësisht trajtohen si krime. Kushdo që e detyron dikë për martesë, mund të dënohet me deri në pesë vjet burg.


Skandali: Policët belgë, orgji në zyra natën që sulmohej Parisi

Orgji seksuale mes dy policeve dhe 8 ushtarëve në komisariatin në zonën perëndimore të Brukselit në muajin Nëntor, në ditët kur qyteti ishte i mbyllur pas sulmeve terroriste të Parisit dhe alarmeve të shumta të dhëna në Belgjikë.

Lajmi i nxjerrë fillimisht ditën e Krishtlindjeve nga tabloidët vendas, tashmë nuk është vetëm një lajm mediatik, por mësohet se kanë nisur hetime zyrtare në lidhje me këtë skandal.

Policia dhe autoritetet ushtarake kanë hapur një hetim. Sot mësohet se kanë nisur dhe marrjet në pyetje.

Sipas të dhënave të para të publikuara nga mediat belge, gjatë ditëve të tensionit dhe alarmit maksimal terrorist, dy gra police kanë pasur marrëdhënie seksuale me 8 ushtarë, gjatë kohës kur ata ishin të vendosur në Komisariatin e Ganshoren.

“Dimë që kanë fjetur në komisariat për 15 ditë – ka shpjeguar një zëdhënës i policisë – dhe një kat ishte përcaktuar pë fjetjen. Na rezulton se festat e organizuara nga policet për të ‘falënderuar’ ushtarët ka vazhduar gjatë gjithë natës. Tani na duhet të hetojmë”.


Fotolajm: Gati për kampionatin botëror të garave... me gomar
Ky italian e ka sofistikuar kaq shumë gomarin e tij sa tashmë është gati për të marrë pjesë në “Moto GP 2016”... madje edhe për të pretenduar për një trofe.

Lulishtet me pagesë: Qeveria lë hapësirat publike me konçesion

Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e tij të fundit një vendim që sipas qeverisë synon të mbrojë dhe mirëmbajë hapësirat publike, si dhe të krijojë hapësira të reja në shërbim të qytetarëve.

Vendimi i hap rrugë njësive të qeverisjes vendore që nuk i menaxhojnë vetë këto hapësira, të nënshkruajë marrëveshje partneriteti me privatin për menaxhimin e tyre.

Disa prej shërbimeve që mund t’i jepen privatit janë menaxhimi i parkimeve publike, apo ofrimi i shërbimeve qytetare në parqe a lulishte, si p.sh. bar-kafe apo kënde argëtimi, etj.

Për rastet kur këto hapësira shtrihen në pronë private, qeveria sqaron se njësia e qeverisjes vendore përkatëse bie fillimisht dakord me pronarin për zhvillimin e hapësirës.

Në rast të pamundësisë së këtij të fundit për ta zhvilluar, pushteti vendor ia merr këtë hapësirë kundrejt një tarife të caktuar, për t’ia dhënë një tjetër privati për ta zhvilluar.

Qeveria thotë se, vlerësimi në këtë rast, sa i përket qëllimit të kryerjes me efikasitet apo kosto më të ulët të këtyre shërbimeve, i përket qeverisjes vendore.

Miratimi i këtij vendimi, sipas qeverisë, është i rëndësishëm në kushtet kur hapësirat publike në shërbim të komunitetit po tkurren gjithnjë e më shumë në favor të interesit privat.

Për këtë qëllim, vendimi parashikon ndalimin e zënies së hapësirës publike me çdo lloj objekti, perveç se me autorizim të bashkisë apo ndalimin e zënies së parqeve dhe lulishteve në masë më të madhe se 0.5% e tij.

Bashkitë po ashtu duhet të parashikojnë krijimin e hapësirave publike në planet e tyre vendore si rrugë, lulishte, trotuare apo kopshte e çerdhe dhe të rakordojnë me zhvilluesit kushtet për zbatimin e planeve dhe kalimin e që do të ndërtohen në pronësi të bashkisë përkatëse.



I shpëtoi 4 herë atentateve, plumba sërish 39-vjeçarit në Sarandë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Sarandë ndërsa dy persona kanë qenë në shenjeshtër të një atentati me armë zjarri. Disa persona të maskuar që udhëtonin në një automjet të zi kanë qëlluar me brëshëri automatiku në drejtim të Rudin Haxhia dhe Klajdi Haxhia.

Të dy këta shtetas janë nisur me urgjencë në Tiranë pasi ndodhen në gjendje të rëndë për jetën për shkak të plagëve të marra.

Mësohet se Rudin Haxhia është një ish-efektiv i policisë dhe aktualisht zotëron dy disko. Ai i ka shpëtuar katër atentateve, dy prej të cilave me tritol. Ngjarja e sotme ka ndodhur në aksin Bistricë-Sarandë.

Në shkurt të këtij viti, Rudin Haxhia 39 vjeç, është plagosur edhe me thikë dhe mjete të forta nga katër persona pranë lokalit të tij në Sarandë.

Pezullohet aplikimi dhe shpërndarja e pasaportave më 31 dhjetor

Ministria e Punëve të Brendshme njofton gjithë shtetasit e interesuar për t’u pajisur me letërnjoftim apo pasaportë biometrike, se përgjatë datës 31 dhjetor 2015 (të enjten) Zyrat e Aplikimit pranë Njësive të Pushtetit Vendor për dokumente identiteti në Shqipëri dhe përfaqësitë tona diplomatike jashtë vendit, (letërnjoftime dhe pasaporta biometrike), nuk do të mund të presin aplikime të reja dhe nuk do të shpërndajnë letërnjoftime elektronike deri në orën 11:00.

Gjithashtu, në datën 31 dhjetor 2015, nuk do të kryhet deri në orën 11:00 as shpërndarja e pasaportave, pranë Komisariateve të Policisë.

Shkak për këtë pezullim të përkohshëm, është procesi vjetor i mirëmbajtjes dhe inventarizimit të sistemit.

Ndërsa në vazhdim, në datë 4 Janar 2016, do të jenë hapur vetëm zyrat e shpërndarjes së pasaportave, në komisariatet e policisë dhe pas datës 5 Janar 2016 (pas pushimeve për festat e ndërrimit të viteve), do të vijojë normalisht procesi i pajisjes së shtetasve me dokumente identifikimi.

Skandal: Gjykata e Tiranës liron përdhunuesin e një 17-vjeçareje

Besnik Barashima 42-vjeçari që mori peng dhe përdhunoi një 17- vjeçare në Villarika të Napolit, rezulton të jetë dënuar nga gjykata e Prizrenit për veprën penale të “trafikut të qënieve njerëzore”.

Televizioni “Klan” zbuloi se masa e dhënë nga kjo gjykatë është 1 vit burg.

Por më 15 mars, siç shihet në këtë dokument, ky vendim është njohur nga Gjykata e Tiranës, e cila vendos përfundimisht ta dënojë 42-vjeçarin e lindur në Tapizë të Fushë-Krujës dhe banues në Dritas të Tiranës, me 42 mijë lekë gjobë.

Besnik Barashima, ky që po shihni në këtë foto, është baba i 5 fëmijëve.

Ai rezulton të ketë kaluar në Itali më 22 dhjetor me një traget të linjës Durrës-Bari, ditën e rrëmbimit të vajzës 17-vjeçare.

Adoleshentja që kishte shkuar në Itali për të festuar Krishtlindjen, u mbajt peng për 4 ditë në një shtëpi të braktisur. Ajo i tha Karabinierisë se ishte përdhunuar nga rrëmbyesi i saj, i cili synonte ta shfrytëzonte për prostitucion.

Karabinierët që po hetojnë mbi ngjarjen kanë dyshime se Brashima është vetëm një nga anëtarët e një bande që merret me trafikun e qenieve njerëzore dhe shfrytëzimin e prostitucionit.

Pjesë e rrjetit dyshohet të jetë edhe një vajzë nga Shqipëria dhe dy persona të tjerë nga Fushë-Kruja.

Karabinierët e Villarika, pranë Napolit, e zbuluan vendin ku mbahej vajza pasi një person u kërkoi të afërmve të saj pasaportën që ajo kishte lënë në shtëpi. Duke ndjekur personim që mori pasaportën, ata ranë në gjurmë të vendit të braktisur, në Castel Volturno dhe e liruan vajzën më 25 dhjetor./Tv Klan/



HuffPost: Turqit synojnë bazën amerikane “Bondsteel” në Kosovë

Në shkrimin e sotëm në “Huffington Post” për influencën turke në Kosovë, gazetari amerikan David Philips shkruan ndër të tjera se, Erdogan i ka vënë syrin edhe një prej bazave më të mëdha ushtarake në Ballkan, bazës amerikane të “Bondsteel”.

Sipas Philips, Turqia po qëndron në pritje derisa ushtria amerikane të tërhiqet nga Kosova dhe më pas të marrë kontrollin e kësaj baze.

“Turqia ka betonuar ndikimin e saj përmes bashkëpunimit të sigurisë, ku rreth 2000 ushtarë turq ishin vendosur si pjesë e misionit paqeruajtës të KFOR-it në vitin 1999 dhe ende janë 350 ushtarë turq në Prishtinë dhe Prizren.

Turqia gjithashtu ka treguar gatishmërinë e saj për të marrë përsipër kontrollin e bazës amerikane “Bondsteel” në Kosovë, pasi forcat amerikane të tërhiqen”,- shkruan Philips te “Huffington Post”.

Mirditë, kapet me armë drejtori i qendrës shëndetësore

Policia ka arrestur drejtorin e Qendrës Shëndetësore në Mirditë.

Gjon Lleshit iu gjet një pistoletë pa laje pas një kontrolli të ushtruar në banesën e tij.

Pistoleta ishte e markës Ecol Special 99. Bashkë me të policia sekuestroi edhe 4 fishekë të kalibrit 9 mm.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Lezhës.


Rusia, në 2 ditë rekord sulmesh në Siri
Gjatë dy ditëve të fundit forcat ajrore ruse kanë kryer më shumë se 120 fluturime ajrore duke goditur në total 424 objektiva terroriste në Siri.

Lajmi është konfirmuar nga ministria e Mbrojtjes Ruse e cila thekson se gjatë sulmit është shkatërruar një depo e armëve të Shtetit Islamik të ISIS-it.

“Sulmet bombarduese janë ndërmarrë nga avionë Su-24, Su-25 dhe Su-34”, njoftoi ministria në faqen e saj.

Moska zyrtare po merr informacion nga grupet opozitare të qeverisë siriane, e cila është duke ndihmuar atë të kryejë misionet e bombardimeve kundër forcave xhihadiste.



Lushnje: Makina del nga rruga, plagosen tre persona

Një automjet ka dalë jashtë rruge pranë vendit të quajtur “3 urat” në Grabjan të Lushjës. Shkak për daljen nga rruga është bërë shpejtësia e madhe me të cilën po udhëtonin 3 persona.

Një prej personave që ndodhej brenda në makinë ka marrë plagë të rënda dhe është në rrezik për jetën, ndërsa është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës, ndërsa dy të tjerët kanë marrë plagë të lehta.

Për transportimin e tyre policia përdori një mjet të rastit, por për të mbërritur në spital i’u desh të mbesin në trafik më tepër se gjysëm ore.



Fotogaleri: Kur fotot që bëjmë japin një mesazh të “turpshëm”
Mënyra si janë bërë këto fotografi, i ka dhënë një kuptim tjetër pamjes. Shikojeni!/Javaneës.al/
Kim Kardashian, më e kërkuara në Google edhe nga kosovarët
Ylli televiziv Kim Kardashian, është shpallur personi më i kërkuar në Google gjatë vitit 2015.

Personi i vitit sipas revistës “Time” mund të jetë Angela Merkel, por ylli i serisë “Keeping Up ëith the Kardashians” është shpallur personi më i kërkuar në Google në 21 shtete.

Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Norvegjia, Katari, Franca, Australia, Estonia, Polonia dhe Turqia, janë shtetet që e pëlqejnë serinë e saj televizive.

Pas Kimit, personi më i kërkuar në Google është futbollisti Leo Messi, i cili gjithashtu dominon në 21 shtete. Ylli i Barcelonës është shumë i kërkuar në Afrikë dhe në Argjentinë.

Në pozicionin e tretë, pas dyshes Kardashian-Messi, gjendet Cristiano Ronaldo, i cili u kërkua në 18 shtete, përfshirë Mozambikun, Spanjën, Laosin, Gjeorgjinë, Kosovën dhe Afganistanin.

Nicki Minaj dominon në Zambi, Afrikë, Trinidad dhe Tobago, Svazilandë dhe Beliz, derisa Rihanna kryeson në Canauatu, Neë Caledonia dhe Madagaskar.



Putin i dërgon kartolinë urimi Obamës

Në një kohë kur raportet mes Rusisë dhe SHBA-së janë të tensionuara për shkak të konfliktit në Ukrainë, por edhe krizës siriane, presidenti Vladimir Putin i ka dërguar një kartolinë urimi homologut të tij Barak Obama.

Lajmi raportohet nga mediat ruse, të cilat i referohen një njoftimi të shpërndarë nga zyra për shtyp e Kremlinit.

“Ky vit ka konfirmuar se marrëdhëniet mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara janë një nga faktorët kyç në ofrimin e sigurisë ndërkombëtare.

Kreu i shtetit rus shprehu sigurinë e tij, se në organizimin e dialogut konstruktiv dhe bashkëpunimin për interesat e njëri-tjetrit, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara duhet të llogarisin në mënyrë efektive sfidat dhe kërcënimet e reja, dhe mund të bashkëpunojnë në zgjidhjen e krizave në rajone të ndryshme”,- thuhet në deklaratë.

Serbi: Puthje homoseksualësh edhe në... sallën e parlamentit

Dy aktivistë të komunitetit Gej në Serbi, kanë realizuar një foto duke u puthur brenda sallës së Parlamentit të Serbisë.

Në fotografinë e cila është bërë një vit më parë, gjenden Boban Stojanovic dhe partneri i tij Adam Pushkar.

“Dashuria është ligj”, ka thënë Boban për të përditshmen serbe, “Blic”, dhe ka shtuar se fotografia është bërë, “një javë para mbajtës së paradës së komunitetit LGBT në Beograd”,- transmeton “lajmi.net”.

“Edhe pse për një moment gjatë puthjes kemi parë shumë deputetë dhe disa ministra, askush nga ata nuk e ka vërejtur se çfarë ka ndodhur”,- ka thënë Boban.


Video: Të shtënat gjatë festave, problematike në Ballkanin Perëndimor

Një fushatë e re quajtur “Mos e prish festën” është lançuar në rrjetet sociale për të pakësuar plagosjet ose vrasjet nga të shtënat me armë gjatë festimit të Vitit të Ri, një zakon i pranishëm në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Nga Rodolfo Toe

Një fushatë e re në median sociale është lançuar për vendet e Ballkanit Perëndimor e quajtur “Mos e prish festën” – për të rritur ndërgjegjësimin rreth rrezikut të zakonit të të shtënave të festimit përpara ndërrimit të viteve.

Praktika, që u braktis gjatë Luftës së Ftohtë dhe periudhës komuniste, pati një kthim dramatik në vitet ‘90.

Fushata po kryhet nga Organizata e Europës Juglindore dhe Lindore për Kontrollin e Armëve të vogla dhe të lehta, SEESAC.

“Të shtënat si formë festimi ndodhin kudo në Ballkanin Perëndimor në përhapje të ndryshme dhe prej një varieteti arsyesh… si dasmat, pas lindjes së një fëmije, festivalet fetare dhe pushimet, Viti i Ri dhe fitoret pas eventeve sportive,” shkroi SEESAC në uebsajtin e tij.

“Çdo vit, në rajon, shumë përfundojnë të plagosur ose të vrarë prej të shtënave të festimit”, paralajmëroi organizata, duke nënvijëzuar rreziqet e kësaj praktike, që thuhet se “ka më shumë lidhje me disponueshmërinë e gjerë të armëve në rajon, sesa me si rezultat i traditës”.

Një studim i kryer nga SEESAC tregoi se praktika mbetet e përhapur në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Në Kosovë, të shtënat e festimit “janë të përhapura veçanërisht në dasma dhe gjatë festimeve të Vitit të Ri,” sipas organizatës, ashtu si në Shqipëri, ku kjo traditë u rishfaq në vitet 1997 dhe 1998 në lidhje me “rritjen e niveleve të pasigurisë, konflikteve dhe përhapjes së armëve”.

Çdo vit këto të shtëna shkaktonin një numër të madh të plagosurish. Në dhjetor 2014, një 35-vjeçare nga Shkodra u qëllua në kokë nga një plumb qorr teksa ishte në kuzhinë me djalin e saj.

Në gusht 2014, katër persona u plagosën gjatë 24 orëve në një festim familjar në Kosovë.

Vdekjet nga të shtënat e armëve në festa fatkeqësisht raportohen edhe në Maqedoni. Viktima më e fundit, një vajzë 10 vjeçe, u vra gjatë një dasme në mars.

Në Bosnje, të shtënat në festa janë po ashtu të përhapura në zonat e përziera etnikisht si qyteti Mostar, ku armët përdoren për të festuar dasmat dhe fitoret sportive.

Në Serbi dhe Mal të Zi, këto lloj të shtënash raportohen më pak. Megjithatë, rreth 80 për qind e të rinjve në Serbi kanë dëshmuar të shtëna armësh në dasma, sipas kërkimit të organizatës.

Në Mal të Zi, 33 kundravajtje u regjistruar në vitin 2014 lidhur me përdorimin e paligjshëm të armëve të zjarrit apo eksplozivëve dhe shumica ishin në festime private.

Fushata e SEESAC filloi më 20 dhjetor dhe do të zgjasë deri më 20 janar. Ajo do të zhvillohet në rrjetet sociale si Facebook, Google + dhe Instagram, duke mbuluar të gjitha këto vende. Synimi sipas organizatës është të parandalohen viktimat dhe të ruhet siguria në rajon gjatë këtyre pushimeve./BIRN/
Fotolajm: Tiranë, makina e policisë përplaset me furgonin e bankës

Një aksident me sfond qesharak ka ndodhur sot paradite në kryeqytet, ku një autopatrullë policie është përplasur me një furgon parash të një kompanie private sigurie.

Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin tek Ministria e Drejtësisë, ku makina e policisë i preu rrugën një furgoni të një shoqërie private “security” që transportonte para, por ky i fundit mesa duket ka menduar se policët kanë qenë të rremë dhe se mund të grabisnin paratë, prandaj për këtë arsye shoferi i furgonit i ka dhënë gaz në vend që të frenonte, duke e goditur autopatrullën...

Shikoni pamjet e fotografuara me celular nga kalimtarë të rastit:



04/01/2016.....................
Nesër tatimet fillojnë kontrollin e inventarëve

Pavarësisht se zbatimi i ligjit të ndryshuar është ngrirë, tatimet e kanë të drejtë ligjore që të monitorojnë inventaret e bizneseve në çdo kohë, pohon Z.Flobens Dilaveri, Nëndrejtor i Tatimeve.

Nëse konstatohet se bizneset kanë mospërputhje të inventarëve me gjendjen e mallit, tatimet mund të ndërhyjnë në çdo kohë dhe të kërkojnë rregullimin e situatës…

Pezullimi nga Gjykata Kushtetuese i ndryshimeve të fundit të ligjit për procedurat tatimore, që parashikonte ndër të tjera vetëdeklarimin e mallrave pa faturë deri në 31 dhjetor, nuk do të ndikojë në planin e tatimeve për të filluar kontrollin e inventarëve të bizneseve nga 5 janari.

Pavarësisht se zbatimi i ligjit të ndryshuar është ngrirë, tatimet e kanë të mundshme me ligj që të monitorojnë inventaret e bizneseve në çdo kohë, pohon Z.Flobens Dilaveri, Nëndrejtor i Tatimeve.

Nëse konstatohet se bizneset kanë mospërputhje të inventarëve me gjendjen e mallit, tatimet mund të ndërhyjnë në çdo kohë dhe të kërkojnë rregullimin e situatës.

Në dhjetor, tatimet njoftuan bizneset se kontrollet tatimore për mallrat dhe materialet nisin nga 5 janar 2016 dhe se në këtë kontroll do të bëhet verifikimi i inventarit të mbylljes së vitit, me atë fizik.

Z.Dilaveri e vlerëson këtë nismë, pasi fakti që tatimet për herë të parë do të jenë të pranishëm në verifikimin e inventarëve do të mundësojë që bilancet e 2016-s të fillojnë me një situatë më reale, por edhe gjatë vitit do të jetë më situata e blerjeve dhe shitjeve.

Sipas njoftimit të mëparshëm të tatimeve, brenda datës 05.01.2016, bizneset duhet të bëhen gati për tu verifikuar inventarët si më poshtë:

– Inventari kontabël i mallrave për shitjes të datës 31.12.2015

– Inventari kontabël të lëndëve të para të datës 31.12.2015

– Inventari i prodhimit në proces i datës 31.12.2015

– Inventari i produktit të gatshëm i datës 31.12.2015

Inventarët duhet të jenë të detajuar në artikuj, njësi, sasi, çmim, vlerë dhe të ndarë sipas adresës së ushtrimit të aktivitetit të biznesit në fjalë (qoftë magazinë, pikë shitje me shumicë, pakicë etj.)

Gjithashtu, bëhet e ditur se fletët e inventarëve duhet të jenë të nënshkruar në çdo faqe nga administratori i tatimpaguesit dhe të vulosura.

Autofaturimi i mallrave sërish mund të bëhet
Ligji nr.99/2015 “Për disa ndryshime në ligjin nr.9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar” u linte afat bizneseve që brenda datës 31 dhjetor 2015, të bënin vetëdeklarimin e mallit që kanë në gjendje pa dokumente tatimore, me anë të një fature të përgatitur nga blerësi.

Z.Dilaveri pohon se pavarësisht se me pezullimin nga Kushtetuesja, bizneset nuk janë më të detyruara me ligj, është në interesin e tyre që ta bëjnë autofaturimin.

Autofatura edhe sot njihet me ligj, por ajo u bë e detyruar në ndryshimet e ligjit për procedurat thjesht për tu asistuar në realizimin më të shpejtë të këtij procesi.

Sipas tij, është apo nuk është detyrim, biznesi duhet të jetë në rregull me inventarin dhe gjendja e tij duhet të dalë e përputhur. Sipas tatimeve, ka shumë biznese që ditët e fundit të 2015-s e kanë bërë autofaturimin, edhe pse ai nuk është më detyrim ligjor.



Yüklə 6,39 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   352




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə