Aftësia e kufizuar në median e shkruar: Si portretizohet aftësia e kufizuar dhe personat me aftësi të kufizuara nga media e shkruar në Bosnje Herzegovinë



Yüklə 0,62 Mb.
səhifə11/12
tarix02.10.2017
ölçüsü0,62 Mb.
#2969
1   ...   4   5   6   7   8   9   10   11   12

Etiketimi i aftësisë së kufizuar

  • Një rregull i përgjithshëm është që kurrë të mos supozosh se çfarë asistence, nëse është e nevojshme, i duhet një personi me aftësi të kufizuara. Pyesni nëse, dhe çfarë, asistence mund ti nevojitet.

  • Trajtojeni një person me aftësi të kufizuara në të njëjtën mënyrë dhe me të njëjtin respekt që do të trajtonit çdo person tjetër.

  • Trajtojini të rriturit si të rritur.

  • Mos bëni supozime mbi egzistencën apo mungesën e aftësisë së kufizuar; shumë persona kanë aftësi të kufizuara të padukshme ose që bien në sy menjëherë.

  • Përdorni kontakt fizik të përshtatshëm, si për shembull, shtrëngim dore, ashtu si do ta bënit me çdo njeri tjetër.

  • Një person me aftësi të kufizuara mund të mos iu prezantojë me asistentin personal ose ndihmësin në komunikim (për shembull përkthyesin). Merreni vetë iniciativën për tu prezantuar me të.

  • Qentë ndihmës (për personat me vështirësi dëgjimi ose shikimi, përdoruesin e karrikes me rrota, ose dikë me epilepsi) janë qen shoqërues. Ata nuk duhet të trajtohen si kafshë të zakonshme shtëpiake. Megjithatë edhe ata kanë nevojë të pijnë ujë si edhe një vend për tualet.

  • Mësoni se ku ndodhen tualetet, çezmat, dhe telefonat e aksesueshëm.

Kur takon persona që nuk shikojnë ose me dëmtime shikimi

  • Identifikohuni qartësisht dhe prezantoni persona të tjerë që janë prezent. Tregoni qartë se ku ndodhen personat e tjerë. (Në situata pune është e rëndësishme që ta bëni këtë që në fillim të takimit.)

  • Nëse flisni në grup është mirë që të identifikoni me emër personin të cilit po i flisni. Personat duhet të prezantojnë vetën përpara se të fillojnë të flasin.

  • Kur të shtrëngoni dorën thoni “A mund ti shtrëngojmë duart?”

  • Përpara se të ofroni asistencë, pyeteni individin se në ç’mënyrë mund ta ndihmoni. Nëse personi kërkon asistencë, pyeteni, “Do mbështeteni te krahu im? Në vend që ta kapni nga krahu pa e pyetur. Kjo të krijon mundësinë ta udhëhiqni dhe jo ta “shtyni”.

  • Mbani mend se shumë persona me vështirësi në shikim shohin në një farë mase.

  • Nëse jeni duke udhëzuar dikë, u thoni se ku ndodhen shkallët, platformat e pjerrëta ose pengesa të tjera të mundshme, dhe nëse janë në drejtimin për lart apo për poshtë.

  • Kur udhëzoni dorën e personit të kurrizi apo mbështetësja anësore e karikes i thoni atë që po bëni.

  • Nëse e lini një person me vështirësi shikimi në një zonë që ai ose ajo nuk e njeh, informojeni personin se po largoheni dhe e lidhni me dikë tjetër.

  • Kur hyni në një zonë të panjohur, jepni një përshkrim të shkurtër të vendit.

  • Në ato raste kur shumëkush do të mbante shënim, pyesni nëse do të duan ta inçizojnë takimin ose bisedën.

  • Siguroni komunikim të shkruar në format të aksesueshëm dhe, nëse është e mundur, në formatin e preferuar nga personi, në gërma të mëdha, në audiokasetë ose në Braille.

  • Dokumentat e takimeve duhet të jenë dërguar që më përpara, përfshi edhe procesverbalet dhe dokumentat që do të vendosen në tavolinë. (këto mund të dërgohen me email nëse personi në fjalë është përdorues i kompjuterit të aksesueshëm ku mund të lexohen tekstet me zë apo të lidhur me printer në Braille).

Kur takon persona që nuk dëgjojnë ose me vështirësi dëgjimi

Egzistojnë nivele dhe lloje të ndryshme pamundësie për të dëgjuar dhe mënyra të ndryshme që personat që nuk dëgjojnë ose me vështirësi dëgjimi të komunikojnë. Disa persona që nuk dëgjojnë plotësisht (zakonisht që në lindje) përdorin Gjuhën e Shenjave si gjuhë të parë.



  • Përpiquni të mos ndjeheni të sikletosur që po komunikoni me një person që nuk dëgjon ose që ka vështirësi në dëgjim, edhe pse komunikimi mund të jetë i vështirë në fillim.

  • Nëse nuk e kuptoni atë që dikush iu tha, i klërkoni ta përsërisë fjalinë. Mos pretendoni se e keni kuptuar kur në të vërtetë nuk e keni kuptuiar.

  • E pyesi personin tu thotë se si preferon të komunikojë.

  • Gjatë mbledhjeve e takimeve flisni me radhë. Kjo krijon mundësinë që të kryhet leximi i buzëve ose të kryhet përkthimi.

  • Shënimet e shkruara mund t’iu ndihmojnë të paraqesni informacion të ndërlikuar.

  • Sigurohuni që personi që nuk dëgjon t’iu shohë përpara se të filloni të flisni pasi ai ose ajo mund të ketë nevojë që t’iu lexojë buzët. Një prekje e lehtë mbi sup ose në krah mund t’iu tërheqë atyre vëmëndjen.

  • Përpiquni që zhurmat e mjedisit të jenë sa më të pakta

  • Kontrolloni herë pas here nëse jeni kuptuar

  • Përmbajuni programit

  • Prenotoni që më përpara përkthyes ose persona ose pajisje ndihmëse

  • Për intervista dhe takime përdor përkthyes të kualifikuar të gjuhës së shenjave.

  • Nëse është prezent përkthyesi i gjuhës së shenjave, drejtojuni personit që nuk dëgjon dhe jo përkthyesit.

  • Përdorni rrjetin special, që u lejon personave me vështirësi dëgjimi që të lidhen me pajisjet e tyre të dëgjimit drejtpërdrejt me folësit dhe të minimizohet zhurma e mjedisit.

Kur takon persona që lexojnë buzët

Shumë persona e përforcojnë atë që dëgjojnë duke lexuar buzët. Pak persona që nuk dëgjojnë plotësisht e përdorin këtë teknikë. Kjo është një teknikë e vështirë dhe e lodhshme.



  • Shiko drjetpërdrejt personin me të cilin po flet

  • Mos fol me kurriz nga një dritë e fortë pasi kjo mund ti vërë buzët në hije

  • Sigurohuni që të jeni Iidukshëm dhe i ndriçuar mirë kur flisni

  • Flisni qartë dhe me një ritëm normal, por mos egzagjeroni me lëvizjen e buzëve

  • Nëse duhet të ktheheni në drejtim tjetër duhet të ndaloni së foluri

  • Mos përdorni gjeste të egzagjeruara

  • Mos e bllokoni gojën me duar, cigare ose ushqim.

Kur takon persona që nuk dëgjojnë dhe nuk shikojnë

Meqënëse kjo gjendje është kombinim i dëmtimeve në dëgjim dhe shikim, mbani mend këta persona nuk janë gjithmonë plotësisht shurdh apo të verbër. Në fakt, shumica e tyre shohin pak, dëgjojnë pak ose shohin dhe dëgjojnë pak. Këshilla që u dhanë në seksionet për personat që nuk shohin apo nuk dëgjojnë mund të jenë të vlefshme.



  • Personi që nuk shikon dhe dëgjon mund të të flasë por nuk ta dëgjon zërin. Bëjani me dije personit që jeni aty. Afrojuni nga përpara dhe prekeni personin lehtë në krah apo në sup për ti tërhequr vëmendjen.

  • Shumë persona që nuk dëgjojnë dhe nuk shikojnë kanë nevojë për ti drejtuar. Këta persona mund të kenë preferencat e tyre personale mbi mënyrën se si duan të drejtohen. Disa persona që nuk dëgjojnë dhe shikojnë përjetojnë edhe mungesë drejtpeshimi të trupit.

  • Një person që nuk shikon dhe nuk dëgjon mund të mbështetet nga një udhëzues ose interpret. Kujdesuni që ti flisni individit dhe jo asistentit.

  • Mos e kapni ose “shtyni” personin. U bëni me dije se doni ti shoqëroni duke ua vendosur dorën në bërylin tuaj.

Kur takon persona me vështirësi në të folur

  • Jeni të vëmendshëm, inkurajues dhe të duruar, por jo patronizues

  • Ngadalësia apo vështirësia në të folur nuk pasqyron shkallën e intelektit të personit.

  • Mos korrigjoni dhe mos flisni në emër të personit. Prisni me qëtësi ndërsa personi flet dhe rezistoini tundimit për ti përfunduar fjalitë në vend të tij apo të saj.

  • Nëse keni nevojë për më shumë informacion, ndajini pyetjet sipas pikave përbërëse që kërkojnë përgjigje të shkurtra.

  • Nëse nuk e kuptoni se çfarë thotë dikush, i kërkoni personit ta thotë edhe një herë. Asnjëherë mos bëni sikur kuptoni ndërkohë që nuk keni kuptuar.

Kur takoni persona me dëmtime në lëvizje

  • Mos u mbështesni mbi karriken me rrota. Karrikja me rrota është hapësira personale e përdoruesit të saj.

  • Nëse flisni disi më gjatë me dikë që është përdorues i karrikes me rrota, përpiquni të merrni një pozicion që të mund të jeni në të njëjtin nivel, ose kërkojini personit nëse ai/ajo dëshiron që ju të uleni.

  • Keni kujdes me mënyrën se si përkulni gjunjët ose përkuleni për ti folur personit. Mos e ndryshoni mënyrën e trajtimit të personit. Trajtojini të rriturit si të tillë.

  • Nëse ka një tavolinë apo banak të lartë, dilni përpara.

  • Asnjëherë mos i prekni apo lëvizni patericat, bastunin, ose shtyni karriken me rrota pa miratimin e përdoruesit.

  • Ofroni ndënjëse sikur do ta bënit me këdo.

  • Përdoruesit të karrikes me rrota flitini drejtpërdrejt, dhe jo nëpërmjet shoqëruesit.

  • Nëse e dini se nuk është shumë e lehtë të lëvizësh lirisht nëpër godinë me karrike me rrota, ofroni ndihmë. Dyert e rënda ose tapetet e trashë janë disa nga gjërat që duhet të keni kujdes. Mos merrni me mend se platformat e pjerrëta mund të zgjidhin gjithçka; ato mund të jenë tepër të pjerëta apo të rrëshqitshme.

  • Mos ofroni të ndihmoni nëse oferta të refuzohet. Shumë përdorues të karikeve me rrota dëshirojnë të shkojnë nga do në mënyrë të pavarur.

Kur takoni persona me vështirësi në të mësuar

Shumë persona të lindur me vështirësi në të mësuar, personat në fazat e hershme të demencës ose personat që kanë pësuar dëmtime në tru, jetojnë jetë të plotë dhe të pavarur në komunitet. Shumica miund të marrin vetë vendimet, me nivele të ndryshme mbështetje. Pikat në vijim mund të aplikohen për këta individë:



  • Filloni duke menduar se personi do t’iu kuptojë

  • Flisni me personin sikur ti flisni çdokujt. Mos u përpiqni ta merrni me mend që në fillim se personi do t’iu kuptojë apo jo.

  • Gjithë komunikimi duhet të jetë i thjeshtë. Shmangni përdorimin e zhargonit.

  • Merni në konsideratë prezantimin e informacionit me shkrim, përfshi këtu emrin tuaj dhe numrin e telefonit.

  • Ofroni përmbledhje të drejtpërdrejta të informacionit të shkruar.

  • Mund ti ofroni personit një rregjistrim të bisedës (për shembull, një version elektronik, ose shënime “të lehta për tu lexuar”) të cilat personi mund ti konsultojë më vonë dhe ti mbajë si të dhëna.

Kur takon persona me probleme të shëndetit mendor

Dikujt që po përjeton shqetësime emocionale dhe konfuzion të shoqëruar me probleme të shëndetit mendor mund ti duken të vështira edhe aktivitetet e jetës së përditëshme. Shpeshhërë aftësia e kufizuar që përjetojnë personat me probleme të shëndetit mendor krijohet për shkak të qëndrimit të të tjerëve.



  • Ji i duruar dhe joparagjykues

  • Jepini personit kohë që të marrë vendime

  • Ofrojini informacion të qartë me qëllim që personi të mbërijë në takim sa me më pak stres që të jetë e mundur.

  • Largoni çdo burim stresi dhe konfuzioni, për shembull, zhurmat, blicet.

  • Personi mund të ketë nevojë për advokues për ta ndihmuar me informacionin, ose që ti ndjekë takimet apo intervistat.

Kur takon persona me shpërfytyrim facial

Disa persona janë lindur me shpërfytyrime dhe të tjerë i fitojnë ato për shkak të aksidenteve apo sëmundjeve. Shpërfytyrimi përgjithësisht është vetëm në lëkurë, por mund të shoqërohet edhe me paraliza faciale ose dëmtime të tjera si për shembull vështirësi në të folur. Ashtu si me çdo lloj tjetër aftësie të kufizuar, ajo nuk do të thotë se personi është ndryshe dhe se kjo nuk ndikon mbi inteligjencën e tij/saj. Shumicën e vështirësive, dhe diskriminimin, personat me shpërfytyrim facial e marrin nga qëndrimi i të tjerëve.



  • Vendosni kontakt me sy, ashtu siç do të bënit me çdo person tjetër. Mos e shikoni me ngulm. Buzëqeshini ashtu siç do bënit me çdo person tjetër.

  • Dëgjojeni me vëmendje, dhe mos lejoni që pamje e personit t’ua tërheqë vëmendjen.

Intervistat

  • Kur përgatiteni të merrni në intervistë një person me aftësi të kufizuara, mund të duhet të adaptoni rregullimet e zakonshme. Mos e merni me mend se çfarë mund t’iu duhet. Pyeteni personin.

  • Çdo kandidat duhet të pyetet nëse kanë kërkesa specifike në lidhje me intervistën.

  • Edhe pse duhet të jesh i përgatitur për të bërë përshtatje, mos e merr me mend se çfarë mund apo nuk mund të bëjë personi. Personat me aftësi të kufizuara shpesh zhvillojnë zgjidhje kreative për vështirësi që hasin gjatë punës.

  • Fokusohuni te detyra dhe kërkesat kryesore të punës dhe të aftësitë e personit.

  • Mos u shpërqëndroni nga çështje që nuk lidhen me punën, si për shembull gjinia, mosha, aftësia e kufizuar ose prejardhja etnike.

  • Kufizojini pyetjet mbi efektin e aftësisë së kufizuar të personit vetëm tek ato që ndikojnë potencialisht mbi aftësinë e tij apo të saj për ta kryer këtë punë.

  • Mund të jetë, ”Si mund t’iu ndihmojmë të jeni të suksesshëm në këtë punë?”

  • Bëjini personit për jetën jashtë pune ashtu siç do t’ia bënit edhe çdo kandidati tjetër.

  • Mos pyesni,”Çfarë të ka ndodhur?”

Masat për intervistat

Shembuj të masave që mund të merrni për një intervistë përfshijnë:



  • Ndërimi i vendit në një mjedis intervistimi më të aksesueshëm për përdoruesien e karrikes me rota.

  • Rregullimi i ndenjëseve dhe ndriçimit me qëllim që një person që nuk dëgjon të mund ti lexojë buzët më lehtë.

  • Gjetja e një personi që do t’iu ndihmojë të lehtësoni komunikimin, për shembull, interpret i gjuhës së shenjave.

  • Ti jepni mundësi personit të sjellë një asistent ose shoqërues në intervistë. Ata mound të mos duan që ata të futen kështu që mund të nevojitet edhe një sallë pritjesh.

Takimet dhe aktivitetet

Kur planifikoni një takim apo aktivitet mbani mend se “akses” do të thotë lehtësi si edhe godinë. Kjo përfshin rrugët, hyrjet, dyshemetë, ashensorët, podiumet, gatimin dhe tualetet, si edhe mbështeten me interpretë dhe komunikim, shënimet në Braille ose në audoikaseta, programet me printim të madh si edhe pajisje ndihmëse si pajisjet e dëgjimit.



  • Nëse mendoni se mund të ketë probleme me aksesin, ose paralajmëroni për problemin, ose më mirë, gjeni një mjedis më të përshtatshëm.

  • Njoftoni se vendi është i aksesueshëm plotësisht, duke dhënë edhe detaje, ose personat me aftësi të kufizuara mund të mos vijnë.

  • Sigurohuni që stafi pritës të jetë në dijeni se prisni persona me aftësi të kufizuara. U kërkoni atyre ta lexojnë këtë udhëzues dhe i sqaroni për çdo lloj kërkesash të veçanta.

  • Sigurohuni se ka hapësirë të mjaftueshme për personat me dëmtime shikimi ose lëvizje që ata të lëvizin lirisht, si gjatë takimit ashtu edhe gjatë koktejlit.

  • Sigurohuni që të jenë në dispozicion asistencë dhe disa ndenjëse dhe tavolina. Është e vështirë të bësh shenja me një gotë shampanje në dorë!

  • Pakësoni ose eleminoni çdo zhurmë në mjedis.

  • Ofrojuni përdoruesve të karrikeve me rota mbeështetëse për të shkruar.

  • Sigurohuni që të merren masat e duhura për parkim. Siguroni që të ofroni udhëzime drejtimi dhe nëse është e nevojshme edhe persona për për të parkuar automjetet.

  • Vendosni shenja të qarta për tualetet e aksesueshme dhe siguroni që stafi të dijë vendndodhjen e tyre.

  • Stafi duhet të njohë planin e evakuimit, përfshirë pikat e strehimit dhe procedurat e evakuimit.

  • Do të ishte shumë mirë që ndërtesa të ishte e pajisur me “alarm për personat që nuk dëgjojnë” (pra, vizual) alarm zjarri.

Intervista për personat me vështirësi shikimi dhe dëgjimi

  • Personat e intervistuar me vështirësi shikimi: përpara intervistëvs vendosni me të intervistuarin se si ju apo i intervistuari do të përdorni gjuhën e trupit si çëlës komunikimi. Në radio një dorë e vendosur në shpatull është një mënyrë efektive pë të sinjalizuar nevojën për të mbaruar një përgjigje.

  • Nëse po intervistoni një person me probleme dëgjimi, kuptoni paraprakisht se çfarë tipi komunikimi preferon ai (gjuha e shenjave), leximi i buzëve, e folura normale me ndihmën e një pajisje ndihmëse për dëgjim, etj)

  • Nëse intervistoni një person me probleme dëgjimi përmes një interpreti të gjuhës së shenjave, flisni me personin si me këdo tjerër. Interpreti duhet të përdorë më pas gjuhën e shenjave për ti drejtuar pyetjen. Personi me probleme dëgjimi do t’iu përgjigjet drejpërsëdrejti juve, dhe interpreti do të përdorë zërin në mënyrë simultane (pra siguroni që interpreti ka mikrofon).

  • Nëse intervistoni një person me probleme dëgjimi, që lexon buzët, drejtojuni atij drejtpërsëdrejti, dhe ai do t’iu përgjigjet juve drejtpërsëdrejti. Fol në mënyrë të qartë dhe mos e largo shikimin prej tij. Është gjithashtu e rëndësishme që shpina juaj të mos jetë në drejtim të kundërt me dritën ose dritaren. Leximi i buzëve është i lodhshëm prandaj bëni pushime të herëpashershme nëse është e mundur.

  • Nëse intervistoni një person, që përdor pajisje ndihmëse për dëgjim, ajo që e zgjidh situatën është sistemi i radios. Sistemet e radios janë gjithashtu të përshtatshme për personat me sistem dëgjimi të impjantuar. Sistemi i radios dërgon tinguj në një frekuencë të përcaktuar përmes një transmetuesi radio tek një antenë e veçantë të cilën përdoruesi e ka me vete, i cili është në gjëndje ti dëgjojë zërin te tij/saj si edhe zërin e një personi tjetër.

Aktorët

Ka dy çështje kryesore që duhet të merren në konsideratë nga producentët e dramave. E para ka të bëjë me përdorimin e personave më aftësi të kufizuara për role që kanë aftësi të kufizuara sesa të përdoren aktorë pa aftësi të kufizuara. Regjisorët dhe producentët duhet gjithmonë të marin në konsideratë aktorët me aftësi të kufizuara në radhë të parë për rolet e shkruara për persona me aftësi të kufizuara. (në fund të fundit nuk konsiderohet e pranueshme të përdoren aktorë “të lyer me bojë të zezë” për të luajtur personazhe me ngjyrë si për shembull Otellon e Shekspirit.). E thënë kështu aktori më i mirë duhet të fitojë edhe rolin.



Frances Higson, Producent, Antonine Films, UK

“Një nga personazhet kryesore në filmin tonë “jetimët” kishte paralizë cerebrale. Ne vendosëm të gjenim dikë në gjëndje për ta luajtur rolin sesa të kishim një aktore që të shtirej si e tillë…. Kontaktuam me grupet e aftësisë së kufizuar dhe qendrat komunitare në të gjithë Skocinë…. Ishte një eksperiencë jashtëzakonisht e vlefshme dhe ajo që u pa në ekran ishte plotësisht e besueshme. Mendoj se nëse producentët kanë një personazh me aftësi të kufizuara ata duhet të shohin mundësinë për të punuar me një person me aftësi të kufizuara. Përfitimi padyshim që i justifikon vështirësitë.”

Çështja e dytë ka të bëjë me trupa aktorësh të integruar, që nënkupton përdorim i aktorëve me aftësi të kufizuar në role që nuk kanë lidhje me aftësinë e kufizuar. Në deklaratën e tij mbi nënpërfaqësimin e aktorëve me aftësi të kufizuar në industrinë e filmit advokuesit e barazisë (Bashkiimi i aktorëve të MB) deklarojnë se përzgjedhja e aktorëve duhet të jetë në bazë të aftësive të tyre individuale si artistë dhe, pavarësishr nga aftësia e tyre e kufizuar. Ky këndvështrim, i cili është zbatuar gjithashtu për aktorët pavarësisht nga raca nuk ka marrë ndonjë vëmëndje të veçantë.

Asnjëra prej këtyre nuk është përgjegjësi e skenaristëve. Gjatë përcaktimit të aktorëve përse të mos merret parasysh se çdo rol duhet të luhet nga një person pa aftësi të kufizuara? Përse të mos mendohet dhënia e një roli personit me aftësi të kufizuara pa u shqetësuar për integrimin në skenar të aftësisë së kufizuar.



Rritja e shikueshmërisë

Në transmetime personat me aftësi të kufizuara zënë më pak se 1% të popullsisë që shfaqet në ekranin e televizionit. Në teatër, aktorët me aftësi të kufizuara (sidomos në interpretim të roleve të personazheve pa aftësi të kufizuar) janë shumë të rrallë. Spektakli edhe më pak, pavarësisht modës së televizionit “relity”.

Redaktorët dhe Producentët Komisionues kanë një rol të rëndësishëm në ndryshimin e tablosë dhe në gjetjen e talenteve me aftësi të kufizuara, në rastin e aktorëve profesionistë apo në rast të pjesëmarrësve në lojrat televizive apo intervistat e zakonshme.

Në Mbretërinë e Bashkuar janë kryer disa studime që tregojnë se publiku dëshiron të shohë më shumë persona me aftësi të kufizuara në ekran, dhe në një shumëllojshmëri rolesh, për shembull, lexues lajmesh. Ky seksion jep disa ide mbi mënyrën se si të arrihet kjo.



Çfarë mund të bëni….

  • Mendoni për aftësinë e kufizuar më herët gjatë planifikimit të fushatës, me qëllim që ta integroni atë në mesazhin tuaj dhe jo të përpiqeni më voni ti gjeni ndonjë vend diku.

  • Përfshini imazhe të aftësisë së kufizuar si normë, në të njëjtën mënyrë si me gjininë dhe kombësinë.

  • Nëse shqetësoheni se mos imazhi i aftësisë së kufizuar mund ta dëmtojë reklamën tuaj, mbani mend se në të vërtetë ai mund ta përforcojë mesazhin.

  • Sigurohuni që t’ia bëni me dije kolegëve se si ti përfshijnë imazhet e aftësisë së kufizuar në propozimet e tyre marketuese dhe në mesazhet e fushatave.

  • Mos kini frikë se mund të ofendoni dikë duke përdorur një imazh të aftësisë së kufizuar. Studimet tregojnë se njerëzve u pëlqen të shohin portretizimin e një personi me aftësi të kufizuar më shumë se sa të mos ketë asnjë të tillë.

  • Mbani mend se shpeshherë barrierat krijohen nga qëndrimet ndaj personave me aftësi të kufizuara sesa vetë dëmtimi. Mendoni për mënyra që mund të promovoni të mirat e diversitetit social.

  • Merrni mbështetjen e personave me aftësi të kufizuara dhe të organizatave të tyre. Diskutoini çështjet dhe idetë krijuese më ta.

  • Në fushatat tuaja përdorni aktorë më aftësi të kufizuara.

Falenderim për Imazhet Grupit Drejtues të Aftësisë së Kufizuar www.imagesofdisability.gov.uk

Programet speciale të aftësisë së kufizuar

Në shumë raste ekipet prodhuese i përfshijnë personat me aftësi të kufizuara kur realizojnë programe speciale për aftësinë e kufizuar. Ky mund të jetë një rast shumë i mirë për zhvilimin e personave me aftësi të kufizuara si realizues programesh. Programet speciale të aftësisë së kufizuar luajnë rol, për shembull, në mbajtjen e personave me aftësi të kufizuara të lidhur me botën që i rrethon. Të tilla programe informojnë (dhe argëtojnë) të tjerë dëgjues dhe shikues jo me aftësi të kufizuara. Një program radiofonik i BBC-së i titulluar “In touch”, që i drejtohet audiencës me dëmtime shikimi, është tepër i ndjekur për shkak të mënyrës se si ngjarjet e përzgjedhura përmbushin funksionin e tyre. Në mënyrë të ngjashme, një dramatizim që u drejtohet personave që nuk dëgjojnë dhe ku çdo personazh përdor gjuhën e shenjave, mund të jetë shumë i parapëlqyer nga kjo audiencë.

Megjithatë, sa më e integruar që të bëhet aftësia e kufizuar në transmetimet e zakonshme, aq më saktësisht ajo e pasqyron shoqërinë tonë. Shumica e realizuesve të programeve me aftësi të kufizuara nuk do të dëshironin të kufizoheshin vetëm në realizimin e programeve speciale për aftësinë e kufizuar, por do ta mirëprisnin mundësinë të punonin edhe në zhanre të tjera. Sa më shumë persona me aftësi të kufizuara të punojnë në programet e rrymëzuara, aq më të mëdha do të jënë dhe mundësitë për portretizime të sakta.

Punësimi i personave me aftësi të kufizuara në prodhime programesh

Qëllimi i këtij seksioni të udhëzuesit

Qëllimi i këtij seksioni të udhëzuesit është tu ofrojë disa ide dhe këshilla praktike që të jeni më të suksesshëm në gjetjen dhe punën me personat me aftësi të kufizuara si kolegë, pra, si bashkëprodhues programesh. Ne dëshirojnë të nxisim pjesëmarrjen e sa më shumë personave me aftësi të kufizuara në këtë industri duke u ofruar vende pune dhe mundësi trainimi, duke përfshirë sa më shumë persona me aftësi të kufizuara në ekran dhe për të siguruar se procesi i marjes në punë që përdorim ne të mos jetë diskriminues kundër personave me aftësi të kufizuara.



Çfarë iu ndalon të punoni me personat me aftësi të kufizuara?

Personat me aftësi të kufizuara mund dhe punojnë në industrinë tonë. Ata janë po aq produktivë, të sigurt dhe të besueshëm sa të gjithë personat e tjerë. (Në fakt të dhënat nga një numër studimesh të kryera nga menaxherët nga një sërë biznese tregojnë se pjesëmarja dhe cilësia në punë e personave me aftësi të kufizuara është e njëjtë, ose më e mirë se ajo e punonjësve të tjerë). Megjithatë, ka mjaft njerëz të mirë të cilëve nuk u është dhënë mundësia që ta tregojnë veten. Zgjidhja e problemeve është një nga përgjegjësitë kryesore në prodhimin e programeve. Si producentët dhe personat me aftësi të kufizuara janë mësuar tu gjejnë zgjidhje problemeve pavarësisht numrit të tyre, pra së bashku, me një frymë pozitive, mund të kapërcehet çdo vështirësi. Vëzhgimet në mënyrë të përsëritur tregojnë se organizatat që kanë marrë në punë persona me aftësi të kufizuara janë të gatshme të marrin dhe të tjerë.

Egzistojnë edhe konsideratat ligjore. Kur merrni në punë stafin duhet të siguroheni që procedurat tuaja të punësimit janë në përputhje me legjislacionin mbi mosdiskriminimin e aftësisë së kufizuar dhe se ju nuk po përjashtoni apo diskriminoni personat me aftësi të kufizuara.

Së fundi, nuk mund të ketë justifikim moral për përjashtimin e këtij grupi të madh dhe të rëndësishëm të popullsisë nga aksesi në punë, portretizimi i tyre në ekran dhe në skenë. Në këtë drejtim aftësia e kufizuar nuk është e ndryshme nga gjinia ose raca. Duhet të jetë e mundshme që personat me aftësi të kufizuara të punësohen në çdo aspekt dhe në çdo nivel të prodhimit të programeve në këtë industri, dhe të jenë plotësisht të integruar në të gjithë procesin e prodhimit. Transmetues si BBC tani punësojnë një numër të madh personash me aftësi të kufizuara në një shumëllojshmëri pozicionesh që lidhen me prodhimin ose edhe jo me prodhimin e programeve.

Kryeredaktorët dhe komisionerët e programeve janë referues parësorë të rëndësishëm në përmirësimin e përfaqësimit të personave me aftësi të kufizuara në ekran. Ata janë të vetmit që mund ti nxisin producentët që të përpiqen më shumë për të punësuar persona me aftësi të kufizuara si reporterë, prezentatorë, etj.

Ja vlen të pyesni vetën nëse po i mohoni vetes aksesin tek një rang i gjerë talentesh, idesh dhe përvojash.



Punësimi i stafit për prodhim programëesh

Shumë vende pune në industrinë audiovizuale, veçanërisht ato në produksion, tani mbushen përmes rrjertit të të njohurve. Për fat të keq kjo nuk nxit barazimin e mundësive dhe punësim të barabartë. E qartë, nëse kompania ose transmetuesi juaj për të cilin po punoni bëhet i njohur si miqësor ndaj aftësisë së kufizuar, kjo do t’iu ndihmojë të tërhiqni aplikantë, persona me aftësi të kufizuara.



Nëse jeni seriozë me punësimin e personave me aftësi të kufizuara që do të punojnë bashkë me personat pa aftësi të kufizuara, ka shumë gjëra që mund të bëni:

    • Mos punësoni vetëm përmes njohjeve. Njihni efektet e tregut rastësor të punës dhe përhapni metodat që përdorni për të reklamuar vendet bosh. Mbështetuni më shumë tek rekalamat në median e rrymëzuar dhe bëjeni të qartë se ju nxisni aplikimet e personave me aftësi të kufizuara. Mund të përdorni gjithashtu median e shkruar të aftësisë së kufizuar nëse ajo ekziston tëk ju.

    • Rishikoni procedurat e punësimit për të siguruar që ata nuk diskriminojnë personat me aftësi të kufizuara. Në këtë seksion keni një udhëzues specifik për këtë.

    • Kujdes me procedurat e punësimit përmes internetit, të cilat mund të përjashtojnë personat me aftësi të kufizuara nëse faqet në internet nuk janë të aksesueshme apo janë konceptuar keq.

    • Realizoni studime me menaxherin tuaj të burimeve njerëzore për të kuptuar përse personat me aftësi të kufizuara mund të mos aplikojnë për punë dhe vlerësoni si mund të targetoni më mirë këta persona në njoftimet tuaja.

    • Përcaktoni fokusin e punësimit (për shembull, të punësoni një prodhues filmi me aftësi të kufizuar deri vitin tjetër).

    • Nxisni përmes njoftimeve në televizion dhe në radio dhe përmes internetit se ju synoni të keni aplikantë persona me aftësi të kufizuar dhe se ata janë të mirëpritur për të aplikuar.

    • Ofroni formate aplikimi me modele alternative. Bëni të mundur që personat me aftësi të kufizuara të aplikojnë për punë duke bërë ndryshime të arsyeshme. Kjo në çdo rast është dhe kërkesë e legjislacionit evropian, por është gjithmonë e sigurt të punoni me praktikat më të mira pavarësisht nga ligji.

    • Nxisni të gjithë producentët të marrin në konsideratë personat me aftësi të kufizuara në stafet e tyre të prodhimit, jo vetëm ata që merren me programet për aftësinë e kufizuar. Kërkojuni producentëve të tjerë sugjerime, përfshirë ata që kanë përvojë në punën me aftësinë e kufizuar.

    • Identifikoni organizatat që mund të jenë në gjendje t’u ndihmojnë në rritjen e kërkesave për punë nga personat me aftësi të kufizuara dhe dërgojuni detaje të vendeve të lira.

    • Merrni mendimin e specialistëve për ti bërë mjediset tuaj më të aksesueshme. Nga kjo mund të përfitojnë të gjithë.

    • Kërkoni talente mes personave me aftësi të kufizuara njësoj si edhe për personat pa aftësi të kufizuara. Filloni të mblidhni emra dhe që lidhen me ta dhe ndërtoni një databazë.

    • Rrisni punësimin duke e ndihmuar një grup personash me aftësi të kufizuara në industrinë përmes skemave të trainimit, grumbullimit të përvojës me qëllim që të keni kandidatë të përshtatshëm që mund të merren në konsideratë.

    • Garantoni një intervistë pune për të gjithë aplikantët me aftësi të kufizuara që plotësojnë kriteret minimale për këtë vend pune, dhe punësojini për shkak të meritës). Në disa vende egzistojnë kuota për punësimin e personave me aftësi të kufizuara, dhe në këto raste, ligji duhet të zbatohet. Megjithatë, mbani mend se kuotat mund të kufizojnë mënyrën se si perceptohen personat me aftësi të kufizuara. Ato mund të përjashtojnë disa aftësi të kufizuara, dhe mundet gjithashtu të kontribuojnë në një shikim tashmë të dalë jashtë mode të aftësisë së kufizuar, si persona që kanë nevojë për bamirësi dhe mbrojtje. Personat me aftësi të kufizuara duan të punësohen për shkak të meritave dhe aftësive të tyre. Ata nuk kanë nevojë për trajtim të veçantë; ata kërkojnë trajtim të ndershëm dhe të barabartë.

    • Përgatituni të bëni rregullime për të punësuarit e rinj nëse është e nevojshme. Kjo mund të jetë edhe diçka shumë e vogël (si për shembul, modifikim i vendit të punës ose mund të jeni feksibilitet në orar, ose mund të jetë diçka edhe më e madhe (si për shembull, një pajisje e re e teknologjisë së informacionit, ose një punonjës nbështetës si për shembull, përkthyes i gjuhës me shenja). Një nga mënyrat më të mira për të mësuar se çfarë rregullimesh nevojiten (dhe shumë nga punonjësit me aftësi të kufizuara nuk kanë nevojë fare për asgjë të tillë), është thjesht ta PYESËSH punonjësin se çfarë mund ti nevojitet për ta bërë punën sa më mirë. (shih gjithashtu informacionin shtesë në seksionin Rregulime dhe Pajisje.)

    • Bëni rregullime për të mbajtur edhe punonjës të vjetër të cilët mund të jenë bërë me aftësi të kufizuara. Mbajtja në punë e stafit të vlefshëm është tejet më efektive sesa marrja në punë dhe trainimi i stafit të ri.

    • Konsultoni punonjës egzistues me aftësi të kufizuara herë pas here për të parë se si mund ti përmirësoni shërbimet për personat me aftësi të kufizuara – si shikues apo dëgjues, punonjës apo kontribues.

    • Nisni ndërgjegjësimin dhe shtoni njohuritë mbi aftësinë e kufizuar në organizatën tuaj në çdo nivel.

    • Kontrolloni progresin e arritur çdo vit dhe bëni plane për të ardhmen.

Pezantuesit

Aktualisht shumë pak persona me aftësi të kufizuara paraqesin programe që nuk lidhen me aftësinë e kufizuar. Ndërkohë që kualifikimet që i nevojiten një personi me aftësi të kufizuar për tu bërë prezantues janë të njëjta me ato që i nevojiten çdo personi tjetër – personalitet i fuqishëm, besim në vetvete dhe aftësi për të komunikuar me të ftuarit dhe audiencën.

Kjo industri ka bërë përparime të dukshme kur bëhet fajlë për femrat në ekran (dhe në disa vende evropiane) të personave me prejardhje etnike nga pakicat. Prandaj punësimi i një personi me aftësi të kufizuara të talentuar si drejtues programi apo reporter nuk do të jetë gjë e re- por do të ketë shumë vlerë në ndryshimin e qëndrimit ndaj aftësisë së kufizuar. Nuk është e vërtetë se personave me aftësi të kufizuar u mungon talenti, por është e vërtetë se producentët nuk u kanë dhënë atyre mundësinë për ta demonstruar këtë talent. Mos u shqetësoni nga aftësia e kufizuar – por përpiquni për cilësinë artistike të shfaqjes.

Mat Fraser, aktor dhe prezantues me aftësi të kufizuara në Mbretërinë e Bashkuar: “Përfshirja e një personi me aftësi të kufizuara në ekipin e prodhimit mund të zgjerojë fuqishëm bazën e përvojës se këtij ekipi. Kjo mund ti japë producentit një këndvështrim të pa menduar më parë për një film ose serial. Nëse programi meret posaçërisht me aftësinë e kufizur atëherë personi me aftësi të kufizura që është edhe pjesëtar i ekipit është i paçmuar lidhur me kontaktet me komunitetin në fjalë dhe në të kuptuarit e këndvështrimeve si të kontribuesve dhe të publikut.”

Helen Smith, gazetare televizive, Mbretëria e Bashkuar: “Nuk dëgjoj nga njëri vesh që në moshën 6 vjeçare. Kam punuar si operatore dhe redaktore për dy vjet dhe tani jam producente dhe regjizore. Zbulova një sistem radioje të ri që më ndihmon të kaloj direkt nga tingulli dixhital stereo në mono; në këtë mënyrë mund ta lidh sistemin e zërit hi/fi drejtpërdrejt me pajisjen time të dëgjimit. “

Aksesi i Personave me Aftësi të Kufizuara tek Shërbimet e Transmetimit

Si transmetues ju duhet të vlerësoni se si personat me aftësi të kufizuara mund të aksesojnë të gjitha shërbimet tuaja, jo vetëm programet tuaja. Ka tashmë një numër transmetuesish që përdorin disa ose të gjitha mënyrat që vijojnë për të garantuar që personat me aftësi të kufizuara të kenë akses të plotë në shërbimet e tyre:

Nëse përdorni voice-mail ose ndonjë sistem tjetër përgjigjje automatike (të tilla si linja telefoni me folës që i kërkojnë përdoruesit të zgjedhë butona specifik për të marrë pjesë të ndryshme informacioni) ju duhet të ofroni një metodë alternative për personat me aftësi të kufizuara që nuk mund të përdorin këtë lloj sistemi.

Duhet të merrni në konsideratë ngritjen e një linje ndihmëse me ekip të trainuar mirë për t’iu përgjigjur telefonatave.

Sigurohuni që faqet tuaja në internet që kanë lidhje me programet të jenë tërësisht të aksesueshme dhe të plotësojnë standartet ndërkombëtare të aksesit.

Vlerësoni përdorimin e një adrese email për të marrë informacion nga klientët me aftësi të kufizuara.

Duhet të ofroni shërbimin tekst-telefon për ta bërë më të lehtë për personat që nuk dëgjojnë, kanë probleme dëgjimi dhe klientët me dëmtime në të folur për t’ju kontaktuar.

Krijoni një faqe të interet tërësisht të aksesueshme me sub-titrime të përditësuar, programe me përshkrime audio dhe vizuale, si dhe asistencë teknike për klientët që dëshirojnë të kenë akses tek sub-titrimi dhe përshkrimet audio në televizion.

Revistë në format audio për klientët me dëmtime shikimi.

Përgatisni letra dhe informacione në formate me gërmë të madhe.

Reklamoni dhe tregtoni tek perosnat me aftësi të kufizuara për tu siguruar që kanë akses tek shërbimet dhe publiciteti.

Sigurohuni që organizatave të aftësisë së kufizuar u janë dërguar informacione dhe materiale promovuese.

Organizoni disa udhëtime speciale ose shfaqje në rrugë për ti bërë publicitet shërbimeve tuaja të aksesit të aftësisë së kfuizuar.

Programe mbështetëse

Dëgjuesit dhe shikuesit ftohen gjithnjë të telefonojnë për informacione të mëtejshme, këshilla etj. Ata shpesh rregjistrohen në faqet neë internet që kanë lidhje me programe specifike. Transmetuesit duhet të garantojnë se të gjitha këto programe mbështetëse janë tërësisht të aksesueshme për personat me aftësi të kufizuara.

Nëse po promovoni një numër telefoni, atëherë nënvizoni çdo numër faksi dhe telefoni për personat me vështirësi në komunikim, ose dëmtime sensoriale. Duhet të ofroni materiale mbështetëse në formate alternative (të tilla si kaseta audio, literaturë apo fletëpalosje elektronike ose me gërma të mëdha). Nuk duhet të ofroni saktësisht formatin e kërkuar. Për shembull, një dëgjues me dëmtime shikimi mund të kërkojë një informacion në Braille, por duke diskutuar dëgjuesi mund të jetë dakort që kaseta video mund të jetë alternativë e arsyeshme, ose një CD me informacion që ai e vendos në kompjuter, dhe që lexohet nga një lexues përmes një programi për të folurin.

Aksesi tek programet

Ndjekja e televizorit mund të jetë e vështirë për shumë shikues që kanë probleme me dëgjimin, ose për shikuesit që janë të verbër ose me probleme shikimi. Numri i personave me dëmtime shikimi ose dëgjimi rritet me rritjen e moshës, prandaj një përqindje e lartë e audiencës tënde mund të mirëpresë shërbimet shtesë, edhe nëse nuk e konsiderojnë veten persona me aftësi të kufizuara. Ka tre tipe të shërbimeve të aksesit që e bëjnë shikimin të mundshëm dhe të kënaqshëm. Ato janë:



  • Përshkrimi audio

  • Shenjat

  • Sub-titrimi

Përshkrimi audio

Përshkrimi audio është një element shtesë që përshkruan pamjet vizive dhe veprimet, duke u dhënë mundësinë personave që nuk shikojnë të ndjekin artet vizive, TV, filmat, teatrin ose evenimente të ngjashme.

Përshkrimi audio jepet me kujdes përgjatë transmetimit në mënyrë që të mos interferojë me dialogun. Ai shtohet pas përgatitjes së filmit. Kjo është e thjeshtë në rastin e një DVD, por për videot duhet të prodhohet një video përshkruese e audios.

Edhe nëse ju nuk jeni përfshirë në përshkrimin audio të programit, mirë është të mendoni për pjestarët me probleme shikimi të audiencës suaj, gjatë përgatitjes së programit. Përpiquni të shmangni ose të minimizoni përdorimin e titujve në ekran pa u shoqëruar me zë, dhe kur është e mundur siguroni si sub-titrimin ashtu edhe zërin për kontribuesit e gjuhës së huaj.

Nëse nuk keni provuar kurrë përshkrimet audio, mund të tentoni në: www.bbc.co.uk/ouch/closep/audiodescription_guideto.shtml

Shenjat

Shikuesit që nuk dëgjojnë ose që nuk dëgjojnë pjesërisht dhe ata që përdorin gjuhën e Shenjave për të komunikuar mund të aksesojnë disa programe TV në të cilat shfaqet (zakonisht në një kuti në ekran) interpreti i gjuhës së shenjave, i cili shpjegon ato që thuhen.



Sub-titrimi

Sub-titrimi është kur një tekst fjalësh shfaqet në ekranin e TV. Kjo përdoret zakonisht për prodhimet në gjuhë të huaj, por kur ofrohet për shikuesit me probleme dëgjimi, sub-tritmi mund të përfshijë gjithashtu përshkrimin e efekteve me tinguj ose detaje të vogla të muzikës.



Faqet në internet

Të gjitha faqet në internet duhet të jenë të aksesueshme për personat me aftësi të kufizuara, por për fat të keq shumica e tyre nuk janë të tilla. Nuk është e drejtë që personat me aftësi të kufizuara e kanë të vështirë aksesin në internet. Përdoruesit e kompjuterit mund të përdorin Web browser sipas preferencës për madhësinë e tekstit, ngjyrës së ekranit dhe tipit të shkrimit. Për të qenë e përshtatëshme për audiencën me aftësi të kufizuara, programuesit e faqeve në internet duhet të ndjekin parimet e dizajnit me printim të qartë dhe gjithashtu:

Të shmangin grafikat e ngarkuara, me ndriçim të bezdisshëm ose të lëvizshme.

Të ofrojnë variante për të parë versionin e paformatuar, vetëm tekst, në mënyrë që audienca të mund të përdorë një sintetizues zanor ose të printojë në Braille ose të riformatojë.

Tëlehtësojë marrjen e reagimeve nga audienca duke ofruar lidhjen me email dhe duke nxitur komente mbi aksesueshmërinë.

Për Udhëzime mbi Aksesueshmërinë të “the World Wide Web Consortium’ (Konsorciumi Botëror i Web) (W3C) shih www.cast.org

Për informacione të mëtejshme për prodhimin e informacioneve të tjera të aksesueshme përfshirë faqet në internet, Forumi i Punëdhënësve mbi Aftësinë e kufizuar publikon udhëzues të ndryshëm: www.employers-forum.co.uk

Shih gjithashtu PAS 78:2006 Udhëzues i praktikave të mira në komisionimin e websiteve të aksesueshme nga website i DRC:http://www.drc.gov.uk



Të sjellësh ndryshimin

Një tjetër mjet ndihmës i raportit “Ndal media e Shkruar! Si i portretizon Media e shkruar personat me aftësi të kufizuara” është guida se si ne si gazetarë, profesionistë të medias, qytetarë dhe advokues mund të bëjmë diçka për të ndryshuar portretizimin fyes ndaj personave me aftësi të kufizuara.



UDHËZUES I PRAKTIKAVE TË MIRA PËR GAZETARËT DHE REDAKTORËT:
10 sygjerimet e mëposhtme janë hapa praktike përmes të cilave redaktorët mund të përmirësojnë pasqyrimin e çështjeve të aftësisë së kufizuar;


  • Kuptoni se personat me aftësi të kufizuara janë lexuesit tuaj. Një nga katër gazetat tuaja përfundon në shtëpinë e një personi me aftësi të kufizuara.

  • Përditësoni stilin e të shkruarit- duke shmagur fjalë tepër negative si “ person i panevojshëm”, “vuajtës”, “i pavlerë”. Rishikime periodike do të garantojnë saktësi në raportim.

  • Analizoni kontekstin- a do të detajonit në të njëjtin kontekst etnicitetin apo gjininë e këtij personi? A është pjesë integrale e ngjarjes të flasësh për dëmtimet e personit?

  • Jepini zëvendës-redaktorit tuaj një udhëzues praktikash të mira për të shkruar kryelajmin dhe titujt e fotove.

  • Ndalo dhe mendo kur raporton ngjarje personale mbi aftësinë e kufizuar. A ndjeni negativitet?

  • A janë të nevojshme aq shumë detaje mjeksore për lajmin? Nuk ka asgjë të keqe të flasësh për vështirësitë e një personi, por përpiqu të shmangësh sencacionin- pse të mos përmendësh zgjidhjet ndaj dëmtimit se sa të përdorësh fjalë të tilla si “e pamundur”, “ i paaftë”, “varet nga të tjerët” etj.

  • Tregohu I kujdeshëm dhe mos merr të mirëqënë se vlerësimi yt për dëmtimin e një perosni është I drejtë. Pyet personin.

  • Përfshi infromacion të aksesueshëm për aftësinë e kufizuar në pjesët argëtuese, në elementë që kanë të bëjnë me udhëtimet apo ngrënien.

  • Mos harro pas politikës personat me aftësi të kufizuara: thashethemet e politikës janë kryetituj të mire, por mos harro se si çdo ditë jeta e personave me aftësi të kufizuara mund të ndryshojë përmes politikës.

  • Vlerëso ngjarjet mbi aftësinë e kufizuar- kujto se një ndër katër lexues ka interes personal në të.


UDHËZUES I PRAKTIKAVE TË MIRA PËR MEDIAN E SHKRUAR TË INDUSTRISË

  • Të ngrihen njësi trainuese mbi raportimin për aftësinë e kufizuar në kualifikimet industriale.

  • Të ngrihet trainim i karierës për stafin e reporterëve dhe bashkëpunëtorëve.

  • Të ngrihet dhe përmirësohet trainimi i gazetarisë ‘fast-track’ për të diplomuarit persona me aftësi të kufizuara (të ngjashme me ato që kryheshin për grupet e minoriteteve në të shkuarën)

  • Të trainohen redaktorët mbi çështje të punësimit të personave me aftësi të kufizuara duke i informuar ata për mbështetjen qeveritare që egziston dhe praktikat e mira të marrjes në punë.


UDHËZUES I PRAKTIKAVE TË MIRA PËR ZYRTARËT E MEDIAS SË SHKRUAR DHE PROFESIONSITËT E MARRËDHËNIEVE ME MEDIAN

  • Mbani parasysh këtë raport dhe përdorni të njëjtat udhëzime për gazetarët kur përgatisni kopje ose njoftime për shtyp.

  • Gjithmonë synoni dhe përdorni citime nga personat me aftësi të kufizuara kur ata janë subjekte të punës suaj.


VËZHGIM

Ka disa rrugë përmes të cilave ju mund të ndihmoni në mënyrën se si media e shkruar pasqyron aftësinë e kufizuar dhe personat me aftësi të kufizuara. Mënyra e parë dhe më e thjeshtë është të shkruani një letë ankesë. Jo gjithmonë funksionon, por mund të habiteni se sa shpesh personat i përgjigjen kritikave konstruktive. Mund t’ t’u duhet të shkruani më shumë se një herë. Përfshini të tjerët nëse asgjë nuk ndryshon dhe filloni një fushatë lokale. Nëse asnjë prej këtyre nuk jep rezultat atëherë mund t’ia drejtoni ankesën tuaj Komisionit të Ankesave mbi Median e Shkruar.


Hapi 1
Nëse lexoni një shkrim që diskriminon personat me aftësi të kufizuara ahere gjëja e parë që duhet të bëni është ti shkruani redaktorit përkatës. Në letrën tuaj shpjegoni përse mendoni se shkrimi ishte i papërshtatshëm dhe se çfarë mund të bëhet për të ndryshuar situatën. Përpiquni, nëse është e mundur, të sugjeroni një mënyrë alternative të trajtimit të çështjes specifike. Vendosni diku në letër ditën e publikimit të shkrimit. Nëse shkrimi përdor vazhdimisht një fjalë negative, të tillë si ’handikap’ është e rëndësishme që ju ti jepni redaktorit alternativën pozitive. Ju mund ti dërgoni edhe një kopje të terminologjisë së përshtatshme.
Shënoni qartë në letrën tuaj “për publikim” dhe vendosni edhe adresën tuaj. Nëse nuk doni që adresa juaj të publikohet atëherë shkruani në krah të saj (‘Mos publiko adresën’). Shumë gazeta nuk i publikojnë letrat anonime, por të gjitha do të respektojnë të drejtën tënde për të mos e publikuar adresën. Fotokopjoni letrën përpara se ta nisni në mënyrë që ta keni si referencë. Mund ta gjeni adresën e redaktorit që do ti shkruani diku në gazetë. Vendi më i mirë për ta gjetur është rubrika e letrave në gazetë. Kjo është zakonisht në qendër të gazetës.

Mos harroni kur i shkruani redaktorit:


1. Shkruani sa më shkurt që të jetë e mundur

2. Shkruajeni letrën sa më shpejt që të mundeni

3. Përpiquni të jeni pozitiv për disa aspekte të gazetës

4. Nëse letra juaj nuk publikohet, shkruajini sërish dhe i kërkoni përgjigje


Shembulli 1

The Westchester Chronicle ka një ngjarje mbi një shfaqje të re të shoqërisë amatore të qytetit. Një nga aktorët e shfaqjes, Z. T. Jones, është një person me aftësi të kufizuara në të mësuar të cilit gazeta i referohet si “handikap mendor”. Ata japin citime nga prestarët e trupës mbi lojën në skenë bashkë me një person me aftësi të kufizuara, por nuk citojnë asgjë nga z. Jones.


Letra juaj mund të jetë:
I dashur redaktor,

Edhe pse isha i interesuar të lexoja lajmin mbi shfaqjen e re të Shoqërisë Amatore të Dramës së Westchester (publikuar më 11/4/1999) u zhgënjeva që asnjë citim për z. Jones nuk ishte përfshirë në të, ndërkohë që z. Jones ishte një nga aktorët kryesorë të shfaqjes. Jam i sigurt që lexuesit tuaj do të ishin po aq të interesuar për eksperiencën e tij sa edhe të aktorëve te tjerë.

Ju gjithashtu ju referuat z. Jones si një: “handikap mendor” një termn që shumë perosna me aftësi të kufizuara e konsiderojnë fyes. Një shprehje më e përshtatëshme mund të kishte qenë “perosn me aftësi të kufziaura në të mësuar”. Mirëpres përgjigjen tuaj pozitive ndaj kësaj kritike konstruktive.

Me besim tek ju


Shembulli 2
Ekipi britanik paralimpik mori më shumë medalje se sa ekipi olimpik i perosnave pa aftësi të kufizaura, megjithatë gazeta juaj kombëtare, Daily Planet, nuk e pasqyroi këtë arritje.

Letra juaj mund të ishte:

I dashur redaktor,

Mbeta i habitur që Daily Planet nuk përmendi arritjen fantastike të ekipit olimpik (paralimpik) britanik. Javën e kaluar ata fituan më shumë medalje të arta se sa janë fituar medalje ndonjëherë nga ekipi pa aftësi të kufizuara. Si një gazetë shumë e repektuar për pasqyrimin e gjerë sportiv, mendoj se ishte turp që ju nuk gjetët hapësirë të pasqyroni suksesin e këtij ekipi britanik.


Unë shpresoj gjithashtu që shembulli i dhënë nga këta atletë mund t’ju nxiste të rivlerësonit pasqyrimin e personave dhe sportistët me aftësi të kufizuara.
I juaji sinqerisht,
Hapi 2
Letra juaj mund të publikohet dhe redaktori mund të marrë në konsideratë ndryshimin e mënyrës se si pasqyrohen çështjet e personave me aftësi të kufizuara. Ai ose ajo mund t’ju pyesë nëse ju dëshironi të kontribuoni për gazetën në të ardhmen.
Hapi 3
Padyshim që redaktori nuk do t’ju kushtojë vëmendje. Nëse kjo ndodh atëherë ju mund të përpiqeni të organizoni një fushatë lokale. Kjo nuk ka për të qenë shumë e komplikuar. Nëse ju i përkisni një grupi personash, të tillë si një grup i kishës, ose sindikatë, atëherë mund tu kërkosh atyre ti shkruajnë redaktorit për të mbështetur ankesën tënde. Sa më shumë njerëz të keni aq më mirë është. Përpiqu që personalitete të tilla si deputetë, ose kryetarë bashkie do ti bashkohen fushatës suaj.
Hapi 4
Hapin tjetër, nëse nuk jeni i suksesshëm, mund të merrni në konsideratë ti kërkoni grupit të bojkotojë dokumentin. Sërish nxitni këdo ti shkruajë redaktorit, këtë herë kontaktoni gjithashtu ata të cilëve u përket dokumenti duke u treguar atyre përse po e bëni këtë.
Hapi 5
Deri tani mund të kesh qenë i suksesshëm, por nëse nuk e ke arritur ka edhe një opsion të fundit. Mund të ankohesh tek Komisioni i Ankesave të Medias së Shkruar36.

Burime të vlefshme mbi median dhe aftësinë e kufizuar:

http://www.media-diversity.org/downloaded%20articles/Greater%20London%20Action%20on%20Disability%20(GLAD).htm

http://www.media-diversity.org/articles_publications/Tips%20for%20Journalist_Interviewing%20People%20with%20Disabilities.htm

http://www.mediaanddisability.org/guide.htm

Yüklə 0,62 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   4   5   6   7   8   9   10   11   12




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə