Aftësia e kufizuar në median e shkruar: Si portretizohet aftësia e kufizuar dhe personat me aftësi të kufizuara nga media e shkruar në Bosnje Herzegovinë



Yüklə 0,62 Mb.
səhifə2/12
tarix02.10.2017
ölçüsü0,62 Mb.
#2969
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   12

Fjalori




Transmetimi është shpërndarja e sinjalit audio dhe/ose video që përhap sinalin tek audienca. Audienca mund të jetë publiku i gjerë ose një nën-audiencë relativisht e gjerë, si për shembull fëmijë ose të rinj1.
Gazetë me Format të Madh : Gazetë e printuar në format të madh letre (afërsisht 400 X 560 mm për The Sydney Morning Herald). Gazetat me Format të Madh shpesh konsiderohen se kanë raportim më të thellë2.
Kopja e redaktorit: Punë editoriale për të ndryshuar formatin dhe për të përgatitur tekstin për botim.
Organizatat e Personave me Aftësi të Kufizuara (OPAK). Një term që përdoret gjerësisht për të përkufizuar organizatat e personave me aftësi të kufizuara. Karakeristika kryesore e OPAK është se drejtuesit e organizatave (në postet drejtuese të organizatës) duhet të jenë persona me aftësi të kufizuara. Plus kësaj, misioni i organizatës duhet të orientohet drejt përfaqësimit te personave me aftësi të kufizuara dhe promovimit të të drejtave të tyre.
Redaktor: Gazetar që redakton dhe korrekton artikujt e shkruar nga gazetarët3.
Kryeredaktor: Redaktor drejtues

Redaksional:  Artikull që shpreh opinionin e redaktorit4

Reportazh:  Një ngjarje që fokusohet në një fakt me shumë se sa tek të bërit lajm.

Titujt: Titull i një lajmi5

Redaktori përgjegjës:  Redaktori që drejton mbledhjen dhe redaktimin e përditshëm të lajmeve6

Modeli social i aftësisë së kufizuar: Modeli social i aftësisë së kufizuar kërkon që personat me aftësi të kufizuara nuk janë të kufizuar për shkak të dëmtimit,por janë barrierat sociale, kulturore, ekonomike dhe mjedisore që i pengojnë ata për të marrë pjesë në mënyrë të barabartë me të tjerët. Kjo paradigmë nuk e sheh më aftësinë e kufizuar si një problem mjeksor individual, por si një problem social. Ky kuadër vë në zbatim një paketë të ndryshme politikash prioritare kryesisht të fokusuar mbi heqjen e barrierave dhe duke i vënë theksin të drejtave njerëzore dhe civile.7
Stereotip – Imazh i përgjithshëm dhe i thjeshtëzuar ose ide e krijuar mbi një lloj të caktuar personi8.
Tabloid: Gazetë me format të vogël9.

I. Hyrje


Media luan një rol thelbësor në kulturën e sotme dhe prej saj publiku merr shumicën e informacionit që formon opinionet dhe vlerat e tij. Masmedia, e tillë si televizioni, radio, gazetat dhe tabloidët kanë ndikim të jashtëzakonshëm në mënyrën se si publiku formon opinionet dhe këndvështrimet e veta mbi cështje të ndryshme dhe grupe njerëzish. Siç shpjegon Todd Gitlin, ekspert i medias, “Masmedia është, së paku, një forcë sociale e rëndësishme në formimin dhe në eleminimin e kufizime të hamëndësive, qëndrimeve dhe sjelljeve të publikut- të ideologjisë, me pak fjalë.” 10 Kur flasim për përfaqësimin nga media të aftësisë së kufizuar, përsëri media luan një rol të fuqishëm në ndikimin e mënyrës se si mendon publiku mbi çështjen dhe se si publiku i sheh personat me aftësi të kufizuara. Kjo është veçanërisht sinjifikante kur merret në konsideratë fakti që në shumë pjesë të botës personat me aftësi të kufizuara janë realisht të padukshëm, ndërkohë që përballen me barriera të mëdha institucionale, arkitekturore, profesionale dhe të sjelljes ndaj tyre që e bëjnë pjesëmarrjen në shoqëri dhe në jetën publike më të vështirë. Prandaj, portretizimi mediatik i aftësisë së kufizuar në median e shkruar luan një rol të rëndësishëm në formimin ose ndryshimin e opinionit publik mbi çështjet që lidhen me aftësinë e kufizuar dhe ndikojnë në prezantimin kulturor të personave me aftësi të kufizuara. Padyshim që kjo është situata në Evropën Juglindore, ku personat me aftësi të kufizuara përballen me shumë barriera të mëdha që i kufizojnë ata nga pjesëmarrja në komunitet.


Portretizimi i aftësisë së kufizuar në Evropën Juglindore nga media vuan nga steriotipi diskriminues që e kufizon aftësinë e kufizuar në raportime si çështje mjeksore ose mirëqënies sociale dhe nënpërfaqësimi i thellë nga vetë personat me aftësi të kufizuara në raportime. Lajmet që përshkruajnë personat me aftësi të kufizuara shpesh janë provokuese dhe tejet sentimentale duke i protretizuar ata si të paaftë, të pambrojtur dhe për tu mëshiruar. Nga ana tjetër, shpeshherë gazetarët përdorin një ton tejet sentimental duke i pershkruar personat me aftësi të kufizuara si të ishin të mbinatyrshëm në përpjekjen e tyre për të arritur një jetë normale, si për shembull gjetja e një pune apo shkollimi. Megjithatë, ka shenja se axhenda e të drejtave të aftësisë së kufizuar po fillon të futet në median e shkruar falë punës së advokuesve të aftësisë së kufizuar.

Ndërkohë lëvizja e aftësisë së kufizuar në Evropën Jugperëndimore po forcohet, duke u konsoliduar rreth kërkesës për mundësi të barabarta dhe pjesëmarrje të plotë, po ndodhin ndryshime edhe në mënyrën e shikimit të aftësisë së kufizuar si çështje që lidhet me të drejtat e njeriut. Shumë advokues të aftësisë së kufizuar në rajon po i kërkojnë tashmë publikut të largohet nga shikimi i aftësisë së kufiziuar si çështje mjeksore dhe e mirëqënies sociale dhe ta konsiderojnë atë si çështje sociale që kërkon dhënien fund të praktikave diskriminuese dhe të ndryshimeve kulturore me qëllim që ta bëjnë shoqërinë më përfshirëse. Në rrafshin ndërkombëtar, komuniteti i personave me aftësi të kufizuara së bashku me një numër në rritje të profesionistëve dhe politikëbërësve, veçanërisht pas miratimit kohët e fundit të Konventës së Kombeve të Bashkuara “Mbi të drejtat e personave me aftësi të kufizuara”, theksojnë se nuk është “gjymtimi” – kufizim funksional individual, fizik, sensorail, intelektual ose i fshheur- i cili e pengon personin për arritjen e një stili jetese të dëshirueshëm, por janë mjediset kufizuese dhe barrierat që i kufizojnë. Prandaj, “aftësi e kufizuar” i referohet një sistemi kompleks kufizimesh sociale që u imponohen personave me aftësi të kufizuara nga një shoqëri tejet diskriminuese. 11


Kjo zhvendosje e paradigmës së aftësisë së kufizuar që njihet si modeli social i aftësisë së kufizuar rrezikohet megjithatë nga prezantimi diskriminues i aftësisë së kufizuar në median e shkruar.
Ky studim synon të japë një vështrim të përgjithshëm se si aftësia e kufizuar dhe personat me aftësi të kufizuara prezantohen në median e shkruar në Bosnje Hercegovinë (BH), Mal të Zi dhe Serbi në 2006 dhe fillimin e 2007. Ky studim u ndërmorr duke analizuar përmbajtjen e medias së shkruar kombëtare. Projekti nuk pretendon të realizojë një vlerësim përfundimtar të rolit që luan media në protretizimin e aftësisë së kufizuar. Në vend të saj, ai synon të fotografojë rrugët në të cilat pasqyrohet aftësia e kufizuar për një peiudhë të kufizuar, me qëllim që të kuptohen më mirë tendencat në praktikat aktuale mediatike dhe të ilustrojë steriotipet që përsëriten në media gjatë prezantimit të personave me aftësi të kufizuara. Ky dokument do të japë gjithashtu edhe shembuj të praktikave të mira që tregojnë shenja të ndryshimit nga portretizimet standarte të aftësisë së kufizuar.
Objektivi i studimit
Dokumenti synon të kuptojë atë që është prezantuar në median e shkruar mbi aftësinë e kufizuar, llojin e gjuhës së përdorur lidhur me aftësinë e kufizuar, personat që sigurojnë informacionin mbi çështjet që diskutohen. Përveç kësaj, studimi përpiqet të bëjë vlerësimin e tipeve të modeleve të aftësisë së kufizuar, ose paradigmave të prezantuara nga media për të kuptuar më mirë tendencat që egzistojnë në mbulimin mediatik të aftësisë së kufizuar. Ky studim është i ndarë ne pesë seksione në përpjekje për tu dhënë përgjigje pyetjeve të mëposhtme:
Terminologjia: Çfarë terminologjie përdoret nga media e shkruar dhe cilat janë problemet me praktikat aktuale në lidhje me terminologjinë?
Burimet e lajmit: Kush është burimi kryesor i lajmeve kur flasim për çështjet e aftësisë së kufizuar: qeveria dhe elita të tjera, profesionistët, personat me aftësi të kufizuara ose organizatat e tyre përfaqësuese?
Si konturohen çështjet e aftësisë së kufizuar nga media e shkruar: Cilat cështje asociohen nga media e shkruar me aftësinë e kufizuar dhe cilat janë fushat kryesore që sigurojnë mbulim nga media e shkruar kur bëhet fjalë për aftësinë e kufizuar?
Cilat modele të aftësisë së kufizuar pasqyrohen në median e shkruar: A shkruajnë gazetarët mbi aftësinë e kufizuar brenda një paradigme specifike dhe nëse po, cilat janë modelet më të zakonshme?
Si portretizohen nga media e shkruar personat me aftësi të kufizuara dhe cilët janë steriotipet mbizotëruese: A ndikon media mbi steriotipet dhe nëse po, si ?
Metodologjia e studimit
Ky dokument bazohet mbi një studim të pasqyrave të medias në Bosnjë dhe Hercegovinë, Malin e Zi dhe Serbi për vitin 2006. Për Bosnjë Hercegovinën dhe Sërbinë patëm mundësi të përdorim një databazë të arkivave të shtypit të shkruar për të kërkuar të gjitha pasqyrat mediatike në lidhje me aftësinë e kufizuar gjatë vitit 2006. Për Malin e Zi, ne ndoqëm median nëpërmjet tre të përditshmeve kryesore për periudhën mars 2006 – janar 2007 duke mbledhur lajme për ti analizuar. Në Kosovë u kufizuam në një numër të vogël lajmesh nga dhjetori 2006 deri në mars 2007, të cilat nuk na dhanë të dhëna të mjaftueshme për realizimin e analizës. Për më tepër, artikujt e mbledhur përbëheshin nga një numër i madh ekstraktesh të marra nga një insert gazete mbi të drejtat e personave me aftësi të kufizuara dhe nuk pasqyronin mbulimin e përgjithshëm nga ana e shtypit të shkruar të aftësisë së kufizuar në Kosovë. Prandaj, nuk ishim në gjendje të identifikonim tendenca apo modele nga nja numër kaq i vogël dhe i kufizuar të dhënash. Përfundimisht, në Kosovë apo në Malin e Zi nuk kishte një databazë elektronike të artikujve të shtypit të shkruar gjatë kohës që u zhvillua ky studim.
Studimi ka disa kufizime. Së pari, për secilin vend, ne përdorëm mënyra të ndryshme të mbledhjes së burimeve mediatike në varësi të pasjes së aksesit ndaj shërbimeve të arkivave të shtypit. Për më tëpër, çdo shërbim arkivi ishte i ndryshëm për sa i përket kërkimit të artikujve, gjë që e bëri të pamundur bërjen e krahasimeve sasiore midis vendeve (për shembull, numri i artikujve lidhur me aftësinë e kufizuar në një vend përkundrejt një tjetri). Së dyti, ky studim nuk mori në konsideratë mbulimin nga ana e shtypit lokal, por vetëm nga ai kombëtar. Së treti, artikujt u analizuan pasi u përkthyen në anglisht, që do të thotë se padyshim disa nuanca dhe tone të përdorura kishin humbur.
Metodologjia për mbledhjen e artikujve të mediave në BH
Baza e të Dhënace të përdorura për Bosnje Hercegovinën është INFOBIRO, një arkivë e medias së shkruar dhe tema të tjera që ka lidhje me çështjet, që vepron në Qendrën Mediatike të Sarajevës. Baza e të Dhënave përmban artikuj nga media të shkruara ditore, javore dhe periodike përfshirë: Dnevni avaz, Oslobođenje, Dnevni list, Nezavisne novine, Dani, Slobodna Bosna, Start, Novi Reporter, Ljiljan, Banke BH, ZIPS, Poslovne novine, Business info, Sarajevske Sveske, Naši Dani, Agjensia e Lajmeve ONASA (Shërbimi i Përgjithshëm dhe Ekonomik) nga 2004 në vazhdim. Rreth 70% e përmbajtjes së këtyre mediave të shkruara përfshihen në arkivën dixhitale mbi baza ditore. Baza e të dhënave ofron artikuj në format të skanuar në të njëjtën mënyrë siç shfaqen në faqen e printuar. Përmban rreth 100,000 artikuj për 2006. Vëzhgimi i medias së shkruar nga HI mbulon periudhën nga 1 Janari deri në 31 Dhjetor 2006. Numri total i pjesëve të shkëputura nga media e shkruar në bazën e të dhënave INFOBIRO për 2006 është afërsisht 100,000, ndërsa numri total i artikujve mbi aftësinë e kufizuar është rreth 1,097.
Metodologjia për mbledhjen e artikujve të mediave në Serbi
Baza e të Dhënave në Serbi është EBART, arkiva e dokumentimit të medias, e cila mbledh dhe ruan artikuj të medias që prej 2003 (media elektronike monitorohet gjithashtu që prej vitit 2005). Mediat më prestigjoze elektronike dhe të shtypit të shkruar në Serbi janë rregjistruar në EBART, e cila ofron gjithashtu trainime për gazetarët mbi mënyrën se të përdorin bazën elektronike të të dhënave. Duke mbledhur artikuj nga 15 mediat kryesore ditore dhe javore, EBART ka tashmë një total prej 800 000 artikujsh, rreth 190 000 gjatë vitit 2006. baza e të dhënave është e thjeshtë për tu studiuar dhe është e mundshme që të gjënden kritere për përzgjedhjenee artikujve. Gjithashtu gjënden disa kategori të gatshme të parapërcaktuara, sipas cështjes, institucionit, partisë politike, njësisë gjeografike, personit, etj. Fakti që aftësia e kufizuar është përfshirë si një prej çështjeve të përgjithshme që prej vitit 2007, flet gjithashtu për nivelin e ndërgjegjësimit mbi aftësinë e kufizuar.
Metodologjia për mbledhjen e artikujve të mediave në Malin e Zi
Në Malin e Zi, media e shkruar e monitoruar për qëllim të këtij studimi ishte ajo e tre mediave të shkruara të përditshme më të mëdha, Dan, Vijesti dhe Pobjeda, për periudhën mars 2006 deri në janar 2007. Numri total i artikujve të mbledhur ishte 89 të cilat u mblodhën me metoda tradicionale të mbledhjes së artikujve të medias. Gazetat u analizuan për çdo artikull që kishte lidhje me aftësinë e kufizuar dhe artikujt u grupuan në një material për tu analizuar.

Yüklə 0,62 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   12




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə