Aftësia e kufizuar në median e shkruar: Si portretizohet aftësia e kufizuar dhe personat me aftësi të kufizuara nga media e shkruar në Bosnje Herzegovinë


V. si portretizohen nga media e shkruar personat me aftësi të kufizuara



Yüklə 0,62 Mb.
səhifə7/12
tarix02.10.2017
ölçüsü0,62 Mb.
#2969
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   12

V. si portretizohen nga media e shkruar personat me aftësi të kufizuara



Për këtë seksion të dokumentit ne ngremë pyetjen: Si i portretizon media e shkruar personat me aftësi të kufizuara? Përgjigja së pari nxjerr në pah se personat me aftësi të kufizuara në pjesën më të madhe nuk prezantohen në median e shkruar si individë; zakonisht ata grupohen në kategori dhe steriotipe. Në fakt shumë shpesh personat me aftësi të kufizuara identifikohen në shtypin e shkruar përmes dëmtimeve të tyre. Kjo vihet re edhe në Suedi, sipas studiuesit të medias Karin Ljuslinder, e cila në studimin e saj “Parë nga afër askush nuk është normal” shpjegon, “ metoda gazetareske e portretizimit të së ndryshmes dhe jonormales” ka një ndikim negativ mbi personat me aftësi të kufizuara… ata identifikohen më shumë nga dëmtimet e tyre, aftësia e kufizuar, trupi tyre i ndryshëm dhe nga mosmundësia, sesa si nëna të fëmijëve të vegjël, pasagjerë, taksapagues ose konsumatorë.” 29
Steriotipet që përdoren në media shpesh mbizotërojnë këtë nocion të jonormales dhe ndryshimit. Sipas Colin Barnes, “pranimi i steriotipeve mbi personat me aftësi të kufizuara bazohet tek supersticioni, mitet dhe besimet nga epokat më pak të qytetëruara. Ato janë trashëguar në kulturën tonë dhe vazhdojnë të egzistojnë pjesërisht pasi riprodhohen vazhdoimisht përmes mediave”30. Vazhdimi i përdorimit të steriotipeve nga media e shkruar vazhdon ti prezantojë përsonat me aftësi të kufizuara nga pozita të pabarabarta dhe vijon me etiketime diskriminuese.
Dokumenti nuk pretendon tu bëjë një analizë të thelluar të gjitha tipeve të ndryshme të steriotipeve që egzistojnë në median e shkruar në lidhje me aftësinë e kufizuar. Raporti përpiqet të tregojë disa nga steripotipet kryesore që shfaqen në median e shkruar. Disa nga steriotiipet kryesore që shfaqen në median e shkruar nuk janë të ndryshme nga ato që gjenden në mediat perëndimore dhe ato përfshijë:


  • Personat me aftësi të kufizuar si të paaftë ose si barrë

  • Personat me aftësi të kufizuar si për tu mëshiruar

  • Super Crip - personi me aftësi të kufizuar si super-hero


Personat me aftësi të kufizuara si për tu mëshiruar
Ky steriotip, shpjegon Colin Barnes, nxit publikun që të ndjejë mëshirë për personat me aftësi të kufizuara shpeshherë duke i përshkruar ata si në nevojë për ndihmë nga pjesa e popullsisë pa aftësi të kufizuara.
Në artikullin, “Godina e shkatëruar e spitalit geriatrik në Prijedor, strehon 80 persona: Të harruar nga të gjithë” (Oronula zgrada prijedorske Gerijatrije utočište za 80 lica Zaboravljeni od svih ih) Nezavisne Novine, 05.12.06, gazetari përdor një ton tejet sentimental për të përshkruar rezidentët që jetojnë në këtë institucion. Gazetari i interviston rezidentët drejtpërdrejt, por theksi i intervistës është për të nxitur mëshirë. Një rezident i institucionit citohet të thotë, “Askush nuk na mëshiron dhe askush nuk na i hedh sytë – njerëzit nuk duan të shohin një të gjymtuar. Ne të gjymtuarit po vdesim këtu dalëngadalë” një tjetër rezident i institucionit në fjalë është cituar të thotë: “Askush nuk na do…veçanërisht shoqëria. Gjithçka është e mbushur me dhimbje dhe probleme…”
Ose gazetari përdor një ton patetik kur përshkruan një person me aftësi të kufizuara, gjë që është tepër emotive si në shkrimin “Ngado që hedh sytë – errësirë” (Gde god se okreneš – mrak) në Večernje novosti: “Njeriu nuk sheh me sytë e tij por me sytë e zemrës. Këtë thonë për Shoqatën e të verbërve dhe personave me dëmtime shikimi “Bastuni”, e cila është një nga organizatat në Serbi me 12 000 anëtarë që nuk mund të shohin. Por është e vështirë të shohësh me zemër kur ka pengesa në çdo hap”.
Super Crip:
Ky steriotip, siç shpjegon Colin Barnes, portretizon një person me aftësi të kufizuara sikur ai të ishte super-njeri ose të kishte cilësi magjike në përpjekjen për të fituar respektin e publikut dhe shpesh e portretizon një person me aftësi të kufizuara si një super hero në plotësimin e nevojave të përditëshme të tilla si, përfundimi i universitetit, sigurimi i një vendi pune ose krijimi i families. Shpesh historia tregohet nga një gazetar dhe jo nga këndvështrimi i një individi apo individëve që janë portretizuar. Shpeshherë tekstet janë tepër emotivë në natyrë.
Shembuj të tillë përfshijnë:
“Eshtë më e vështirë të sigurosh një diplomë kur je në karrike me rrota” (“Teže do diplome kad si u kolicima) në Blic, 04.07.06, Një artikull që i portretizon personat me aftësi të kufizuara si guximtarë në përpjekjen e tyre për tu arsimuar, i përshkruan studentët me aftësi të kufizuuara gati si super-njerëz në përpjekjen për të përfunduar univeristetin pasi gazetari shkruan: “Studentë të guximshëm që nuk i lejojnë aftësisë së tyre të kufizuar ti pengojë në përmbushjen e ëndrrës së tyre, ndeshin një numër barrierash për ditë.”

Në shkrimin “Një person 100% me aftësi të kufizuara trainon policët për tu zhytur” në DNEVNI AVAZ, 04.09.06, është një shkrim mbi një person me aftësi të kufizuara që trainon policët për tu zhytur. Ky person përshkruhet si një krijesë e rrallë dhe si dikush që ka aritur të pamundurën pasi është në gjëndje të zhytet edhe me aftësinë e kufizuar që ka dhe të trainojë persona pa aftësi të të kufizuar. Në një shkrim tjetër “Talent në qetësi” (Talenat u carstvu tišine), Vecernje Novosti, 05.11.06, gazetari përshkruan dy gra që nuk dëgjojnë si të jashtëzakonshme, pasi ato ndjekin kurs vizatimi bashkë me studentët pa aftësi të kufizuara”.



“Ana dhe Maja janë të vetmet studente me nevoja speciale që ndjekin kurse të rregullta në shkollën teknike-artistike “Tehnoart”. Pavarësisht nga aftësia e madhe e kufizuar dhe jeta e heshtur, këto dy vajza që nuk dëgjojnë dhe nuk flasin patën fatin të mësojnë dhe zhvillojnë teknikat e vizatimit së bashku me bashkëmoshatarët e tyre. Ato ulen bashkë dhe komunikojnë me të tjerët përmes “Leximit të buzëve”.
Në një shkrim mbi dy pjestarë të ekipit kombëtar të volejbollit të personave përdorues të karrigeve me rrota, “Ju luani për vendin tuaj, loja juaj vjen nga shpirti juaj” (Za domovinu se igra) Dani, 08.07.06, gazetari pyet të intervistuarit: “A jeni si gjithë të tjerët? Me bashkëshorte, fëmijë, familje, miq familjarë etj...?” Më pas ajo vijon me pyetjen: “Si ju erdhi ideja të bëheshit djemtë fitues të medajes së artë prej disa vitesh tashmë, ndërkohë që “të shëndetshmit” fshihen pas justifikimeve të tilla si kushte jetese të pamundura?”
Në shkrimin që vijon, “Moda është e ardhmja e mbretëreshës së heshtjes” (Shtëpia modeste e mbretëreshës së heshtjes) (Moda je budućnost kraljice tišine” (“Skroman dom kraljice tišine)), Vijesti, 24.07.06, gazetari përdor një ton patetik për të përshkruar fituesen e konkursit Mis Bota pët titullin e gruas më të bukur që nuk dëgjon. Fituesja e konkursit citohet në fillim të shkrimit me emrin e saj të plotë, por gjatë tekstit asaj i referohet vetëm me emrin. Arritjet e saj si studente e mirë me talent në stilimin e veshjeve glorifikohen në të gjithë shkrimin si diçka e jashtëzakonshme dhe gazetarja merr një ton jashtëzakonisht emotiv kur tregon historinë e jetës së saj.

IVANA NOVELJIĆ PASI FITON KONKURSIN E BUKURISË NË PRAGË I KALON PUSHIMET ME FAMILJEN E SAJ NË SUTOMORE
Sutomore- Një shtëpi njëkatëshe në Noveljićs’ in Mirosica colony no. 1 është shtëpia e Misit të parë në Botë nga Bashkjia Bar. Ivana Noveljić (17) e Institutit për arsimimin e personave me dëmtime shikimi dhe dëgjimi në Kotor,e cila fitoi titullin e vajzës më të bukur në botë që nuk dëgjon mes 30 konkurenteve në “Top Hotel” në Pragë. Gjatë vizitës së djeshme të stafit të gazetës Vijesti, motra e saj e vogël Sara, që ndihmon në komunikim, ishte në plazh, prandaj xhaxhai i saj Darko dhe gjyshja Branka Noveljić na ndihmuan.
Asgjë e madhe nuk ka ndryshuar në jetën time. Më pret viti i katërt i shkollës dhe ende nuk e di se çfarë do të bëj kur të mbaroj shkollën. Do të doja të bëhesha modele dhe shpresoj të kem shansin të përpiqem për këtë- ne e kuptuam njëra tjetrën për ato çfarë donte të thoshte kjo brune bukuroshe.
Përkthyesja e saj Sara, nxënëse e klasës së tetë të shkollës “Kekec” në Sutomore është e vetmja në këtë familje modeste prej katër pjestarësh Noveljić që flet: mamaja Ljubinka dhe babai Dragan janë të dy me dëgjim dhe të folur të dëmtuar dhe kanë qenë nxënës të Institutit Kotor.
Prej një muaji u përgatita për prezantimin në Pragë, duke praktikuar një koreografi të një stili të veçantë etnik, e cila zgjatë një minutë e gjysëm dhe u përgatit nga profesori im i edkuimit fizik. Në Republikën Çeke më pëlqeu Qyteti i Vjetër dhe shëtitjet në Pragë. Ishim të mirëpirura kudo- Ivana vazhdoi me gjuhën e shenjave, duke shtuar se pasi të mbaronte shkollën dëshironte të bëhej stiliste veshjesh. Interesi në botën e veshjeve dhe stilimit pa dyshim është ndikim i mamasë së saj që është rrobaqepëse. Me një buzëqeshje të lumtur Ljubinka tregon se është shumë e lumtur që vajza e saj u bë Miss Bota.
Ivana është një vajzë kaq e mirë, kaq inteligjente – xhaxha Darkoja përkthen fjalët e Ljubinkës, ndërsa ajo përqafon vajzën e saj të presferuar. Ajo që mund të arrijmë në përfundim nga kjo vizitë e shkurtër është se sytë janë mënyra më e mirë për të kuptuar njëri tjetrin në këtë familje, larg turmës së pushuesve në Sutimore. Nuk ka fjalë që të përshkruajnë krenarinë dhe dashurinë e syve të Ljubinkës për Ivanën, kur ato pozojnë përpara fotografëve tanë.
Dragani dhe Ljubinka jetojnë të lumtur dhe mes Sarës dhe Ivanës egzison një lidhje e fortë. Ajo mësoi menjëherë të komunikojë me prindërit dhe motrën e saj. Dragani punonte për “Rumijatrans” dhe merrte pensionin e aftësisë së kufizuar. Aktualisht ai punon si tapicier. Ai është shumë i përkushtuar dhe shumë punëtor. – Gjithmonë është dikush që ka nevojë për të riparuar diçka dhe Ljubinka ka gjithmonë punë –thotë nëna e Draganit, Branka, familia e së cilës e ka origjinën nga Podgorica, por që prej 50 vitesh jeton në Sutomore.
Ndërsa kalon pushimet e verës dhe noton çdo ditë me miqtë e saj Ivana nuk e humbet lidhjen me dashurinë e saj të madhe – modën, ajo ishte të enjten në mbrëmje mes të ftuarve të nderit në Spektaklin e IX Ndërkombëtar të Modës në Kotor. Ajo nuk heq dorë as nga aktrimi, dhe ka interpretuar me sukses në shfaqjen “Magjia e Heshtjes” të vënë në skenë nga seksioni i dramës së institutit të Kotorit.
Po përgatisim një shfaqje të re për në nëntor. Kam interpretuar tashmë dy herë në seksionin e dramës, një herë në Itali dhe një herë në Zvicër. Po përgatitem për të marrë pjesë përsëri në një konkurs bukurie – thotë vajza më e bukur e botës së heshtur, që ishte mikpritur ngrohtësisht javën e shkuar në Mirosica.
Pas kthimit të saj nga Praga për Ivanën u organizua një festë e vogël dhe me këtë rast të gjithë fqinjët e saj u mblodhën për ta përgëzuar për suksesin e aritur.
Krenaria e prindërve dhe mësuesve të saj.

- Ivana është studente e shkëlqyer, ajo ka hyrë në institut kur ishte 5 vjeç dhe është vështirë të thuhet nëse është më e mirë në aktivitetet jashtëshkollore apo ato të organizuara nga shkolla. Ne jemi të gjithë të lumtur dhe krenarë për këtë rezultat që në të njëjtën kohë është edhe sukses i prindërve dhe mësuesve të saj, dhe kujdesatarëve që morrën pjesë në zhvillimin e personalitetit të saj. Ne do të vazhdojmë tu japim studentëve tanë më të mirën e mundëshme, thotë drejtori i institutit të Kotorit Borislav Kascelan, diuke komentuar suksesin e promovueses më të madhe të këtij institucioni unik në Malin e Zi të krijuar 60 vjet më parë.
Në një shembull tjetër shkrimi ilustron qartë steriotipin «Super Crip» pasi personi i intervistuar është përshkruar gati si supernjeri. Gazetari përdor terma të tillë si «guximtar» dhe «kurajoz» gjatë të gjithë shkrimit duke shkruar në një mënyrë mitizuese për këtë individ, duke përdorur një ton tepër emotiv që në fakt është i zakonshëm për këtë lloj historie «Super Crip».
ARRITJE E PAZAKONTË: NGA PRILEPI NË PEKIN NË KARRIKE ME RROTA. MILE STOJKOSKI GUXIMTAR SYNON TË MARË PJESË NË LOJRAT OLIMPIKE NË METROPOLIN KINEZ NË VITIN 2008”,

Oslobođenje, 15.12.06
Forca e vullnetit është shpesh më e fortë se vetë aftësia e kufizuar, pavarësisht se sa e madhe apo e rëndë mund të jetë ajo. Këtë e vërtetoi 2 vjet më parë Mile Stoikoski. Në karriken e tij me rrota ai udhëtoi më shumë se 700 km nga Prilepi i Maqedonisë lindore deri në Athinë, vetëm për të marrë pjesë në lojrat olimpike në Greqi në 13 gusht 2004. Këtë herë ai po përgatit një ndërmarrje më të madhe dhe më të rezikshme. Në karriken e tij me rrota, duke u nisur sërisht nga Prilepi, ai synon të ndëmarrrë një udhëtim të gjatë dhe të pasigurt drejt Kinës për të marrë pjesë në hapjen e lojrave të njëzetenënta verore olimpike më 8 gusht 2008.
I nxitur nga historia e jetës së tij, por edhe nga përvojat negative që personat me aftësi të kufizuara, si ai, duhet të ndeshin, Mile Stojkoski kërkon të tërheqë vëmendje e publikut lokal dhe atij botëror dhe të nxjerë në pah të drejtat dhe gjendjen e personave me nevoja të veçanta. Me këtë ndërmarrje të pazakontë ai shpreson të bëhet maqedonasi i parë që udhëton në një rrugë kaq të gjatë dhe të rezikshme në karrike me rrota, mjaftueshëm e përshtatshme për librin e rekordeve botërore Gines.
Megjithatë, për këtë 40 vjeçar qytetar të Prilepit, as libri i rekordeve botërore Gines dhe as fama nuk janë objektivat kryesore, përkundrazi ai synon të mbledhë paratë e mjaftueshme për një operacion kompleks dhe të shtrenjtë që kryhet në Shtutgart për të implantuar një elektrostimulator. Ai shpresoon që kjo pajisje do ti mundësojë të ngrihet sërisht në këmbë. 10 vjet më parë, Stojkoski pësoi një aksident të rëndë rrugor që e detyroi të përdorë karriken me rrota. Pavarësisht nga kjo Mileja nuk u dorëziua. Dëshira e fortë e mposhti dëmtimin e tij. Ai filloi të merret me sport dhe sot është një nga lojtarët më të mirë të ping pongut mes personave me aftësi të kufizuara në Maqedoni.
Dy vite më parë ai ia doli mbanë të arrinte në kohë në Lojrat Olimpike të Athinës, por dëshira e tij për ti dhuruar karriken e tij me rrota njeriut më të pasur të botës, Bill Geits, nuk arriti të realizohej. Ai do të përpiqet ta bëjë këtë në Pekin.
Për udhëtimin e tij në Kinë, Stoikoski duhet të niset nga fundi i shkurtit të vitit 2008. Duke lëvizur karriken me rrota me duart e tij, ai duhet të përshkruajë 16.000 km dhe të kalojë rreth 36 shtete, përfshirë Afganistanin, që të realizojë ëndrrën e tij.
Udhëtimi im do të jetë edhe një lloj misioni paqeje, pasi në çdo 100 km do të mbjell një pemë si simbol të paqes. Kjo do të jetë lutja ime për paqe në botë,” tha Stojkoski.
Institucione nga të gjitha shtetet ku do të kalojë ky prilepas i guximshëm do ti dhurojnë pemë për të cilat më pas do të kujdesen vetë ata në kujtim të triumfit të arritur nga një njeri që mposhti gjymtimin e tij me forcën e dëshirës.
Për të parandaluar atë që i ndodhi 2 vjet më parë në Athinë, kur iu desh të shihte hapjen e ceremonisë në një restorant për shkak të problemeve të organizimit, këtë herë komiteti organizator i Lojrave Olimpike të Pekinit është informuar tashmë për misionin dhe objektivat e tij.
Me anë të këtij udhëtimi unë dëshiroj të inicoj ndërtimin e qendrave rehabilituese, spitaleve madje edhe objekteve për rishoqërizimin e personave me nevoja të veçanta” tha ai.
Ai shpreson se do të arrijë ta kryejë këtë aventurë për në Kinë, pasi ai mbështet fuqimisht nga e shoqja dhe vajza adoleshente. Mileja do të udhëtojë për në Gjermani ku është planifikuar të kryhet ky operacion i komplikuar.
Gjatë realizimit të këtij studimi kemi vënë re disa shembuj nga jeta e personave me aftësi të kufizuara që ndahen nga steriotipet. Më poshtë japim ekstraktet nga një reportazh që përshkruan jetën e disa personave me aftësi të kufizuara dhe që është një shembull i mirë i raportimit që nuk përdor steriotipin “Super Crip” për të përshkruar arritjet e tyre. Shumë ndryshe nga portretizimi “Super Crip” këta individë nuk përshkruhen si heronj ose supernjerëz. Përkundrazi çdonjëri përdor fjalët e tij për të përshkruar jetën e vet. Edhe pse terminologjia nuk është gjithmonë konsistente dhe toni shpesh është tepër emotiv, është kontrast i mirë i përdorimit të gjerë të modelit “Super Crip”.
VULLNETI LËVIZ MALET (Volja pokreće planine), Nezavisne novine

10.03.2004
Pasuniversitar i suksesshëm: Sasha Grbić nga Karanovac pranë Banja Lukës është i verbër që në lindje. Ky 24 vjeçar është sot studenti i diplomuar për letërsi në Banja Lika… “Disa profesorë nuk mund ta besonin që një i verbër të arrinte të studionte letërsi. Megjithatë unë nuk hezitova, e dija se me kalimin e kohës gjithshka do të shkonte në vendin e duhur,” thotë Sasha. Gjatë dy viteve të para të studimeve ai përballoi detyrimet shkollore me të atin, i cili ishte mbështetje e fortë për të. E thënë ndryshe, i ati lexonte librat dhe Sasha regjistrone gjithçka sikurse dhe leksionet. Vështirësitë e udhëtimit nga Karanovac në Banja Luka u kapërcyen. “Babai im më çonte fillimisht në shkollë me makinë pasi autobuzët ishin shumë të rrallë dhe më duhej pak kohë për ti mësuar rrugët e qytetit. Por shpejt unë arita t’ia dilja mbanë vetë.” Tha Sasha. Si një nga pesë studentët më të mirë të brezit të tij, Sasha shpjegon se vendosmëria është thelbësore për të arritur suksesin. “E dija që duhet të përpiqesha shumë nëse doja të arrija diçka. Por kisha mbështetjen e families dhe të miqve të mij dhe nuk u dorëzova” thotë Sasha me krenari. Pas përfundimit të studimeve me sukses ai vendosi të regjistrohej në studimet pasuniversitare. Një kompjuter i përshtatur me programe të specializuara audio/zanor i bëri studimet e tij më të lehta. Miqtë e Sashës thonë se ai ka një personalitet të fortë dhe se është shumë komunikues dhe i thjeshtë mës kolegëve. Sasha dëshiron të përfundojë me sukses studimet e tij master dhe ndoshta dizetracioni i doktoraturës mund të vinte më pas.

……..



VULLNETI LËVIZ MALET: Olivera Mastikosa, M.A. në shkencat teknologjike vuan nga distrofia muskulare dhe është aktualisht drejtore ekzekutive e organizatës humanitare “Partner”. Përcakto qartë objektivat e tua, futu në ritmin e jetës, thotë ajo, këto janë kyçi I kapërcimit të aftësisë së kufizuar. Të kyçesh brënda mureve të shtëpisë, kjo nuk është zgjidhje. “Eshtë më e thjeshtë të tërhiqesh sesa të luftosh me jetën. Shumë persona thjesht dorëzohen me pretekstin se aftësia e kufizuar i pengon të përmbushin ëndërat e tyre. Por problemi qëndron te personaliteti dhe jo te aftësia e kufizuar, “ beson Olivera. Në fakt pas një operacioni sëmundja e saj avancoi më tej. Megjithatë kjo nuk e pengoi për tu bërë aktive dhe për të krijuar një organizatë humanitare që merret me një numër nevojash të personave me aftësi të kufizuara, si edhe me gratë e pamartuara me fëmijë. “Aktualisht ne po përurojmë një qendër informacioni për të rinjtë më aftësi të kufizuara, si dhe shërbimin e asistencës personale në bashkëpunim me institutin për distrofinë dhe qendrën për punë sociale. Kemi një numër seminaresh; jemi aktivë në fushat e mbrojtjes sociale, shëndetit dhe arsimit. E gjithë kjo me dëshjirën e mirë dhe me një buzëqeshje” thotë me krenari Olivera. Ajo ka arritur shumë në të shkuarën dhe ka plane të shkëlqyera për të ardhmen. “Një person me vullnet të fortë, personalitet të fortë dhe vendosmëri mund të lëvizë mallet. Nuk ka aftësi të kufizuar që të mund të na ndalë.” Olivera Mastikosa është e vendosur.

…….



TRAGJEDIA SI MOTIVIM: Faruk Sabanović, student i vitit të fundit të Akademisë së Arteve të Bukura në Sarajevë thotë se ai nuk e sheh aftësinë e tij të kufizuar si një kufizim dhe se ai nuk e ndan jetën e tij mes para dhe pas karrikes me rrota. “Isha 18 vjeç kur një snaiper më goditi pikërisht në fund të luftës. Që atëhere jam lidhur në karriken më rrota. Nuk e morra atë ngjarje tragjike si fundin e botës; madje tragjedia më dha forcë dhe motivim për tu përpjekur më shumë në jetë. Para se të plagosesha isha një djalë i shkujdesur nën krahët e prindërve të mij. –plagosja më shkundi fort dhe më dha krahë” thotë Shabanoviç, 27 vjeç që ka marrë tashmë një numër çmimesh për punën si grafik dizajner.


Yüklə 0,62 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   12




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə