Aftësia e kufizuar në median e shkruar: Si portretizohet aftësia e kufizuar dhe personat me aftësi të kufizuara nga media e shkruar në Bosnje Herzegovinë


Motivimi për Punësimin dhe Vetë-punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuara



Yüklə 0,62 Mb.
səhifə4/12
tarix02.10.2017
ölçüsü0,62 Mb.
#2969
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   12

Motivimi për Punësimin dhe Vetë-punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuara



Arsimimi i personave me aftësi të kufizuara është i orientuar kryesisht drejt shkollave speciale ku kurikula nuk është e njëjtë me atë që zbatohet në shkollat e zakonshme. Shumë shkolla dhe fakultete nuk kanë platforma të pjerrëta për personat me aftësi të kufizuara, gjë që komplikon më shumë mundësinë e përfshirjes së personave me aftësi të kufizuara në sistemin arsimor, prandaj kur punësohen këta persona niveli i pabarabartë arsimor bëhet problem.
Ky është një prej konkluzioneve të “Studimit Motivim për Punësim dhe Vetë-Punësim të Personave me Aftësi të Kufizuara”, që u realizua nga Qendra për Zhvillimin e Shoqërisë Përfshirëse, Qendra për Monitorimin dhe Vlerësimin dhe Handicap International, ndërsa prisnin miratimin e Ligjit mbi Punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuara.
Sipas Marko Savić nga Qendra për Montorim dhe Vlerësim, Shteti nuk ka një zgjidhje me sistem të gjerë për këtë problem, prandaj gjithshka varet nga dëshira e mirë e autoriteteve lokale. Në territorin e Serbisë, sipas të dhënave të marra nga Zyra Kombëtare e Punësimit, janë 25.744 persona me aftësi të kufizuara të rregjistruar.
Shteti ynë nuk ka përcaktuar ende çështjen më thelbësore, se cili është përkufizimi i një personi me aftësi të kufizuara. Në numër ligjesh në këtë fushë ende presin të miratohen dhe ata që janë egzistues, të tillë si Ligji që Ndalon Diskriminimin e Personave me Aftësi të Kufizuara, nuk zbatohen. Në Britaninë e Madhe personat e verbër mund të kryejnë rreth 93 punë , ndërsa në vendin tonë ky numër është vetëm dy- tha dje Savić, në një konferencë për shtyp të organizuar pas përfundimit të studimit dhe publikimit të “Motivimi për Punësimin dhe Vetë-Punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuara”.
Në artikullin që vijon nga Mali i ZI, shohim një përdorim të mirë të termit “personat e verbër” dhe “personat me dëmtime në shikim” edhe pse “i verbëri” është përdorur në titull. Megjithatë, pavarësisht nga përdorimi i vazhdueshëm i terminologjisë së duhur, në fund të artikullit gazetari bën një shënim të quajtur: “Personat e verbër janë Shumë të Guximshëm”, që është për të ardhur keq, pasi e ul vlerën duke i përshkruar personat e verbër si persona që duhet të konsiderohen me kurajo pasi jetojnë në shtëpitë e tyre.
NGA 198 TË VERBËR VETËM 15 MUND TË LËVIZIN NË MËNYRË TË PAVARUR” (OD 198 SLIJEPIH SAMO SE 15 KRECE SAMOSTALNO), DAN, 08.07.06

PODGORICA – QYTETI I BARRIERAVE
Nuk ka trainime të organizuara për të ecur me shkopin e të verbërve, dhe vetëm një person nga Serbia është specialist i çertifkuar i orientimit dhe lëvizjes, thotë Bozidar Denda.
Zonat publike, rrugët, parqet dhe urat nuk janë të përshtatura për lëvizjen e pavarur të personave të verbër. Platformat e pjerrëta me kënde duhet të jenë të paktën dy centimetra mbi rrugë dhe në asnjë mënyrë në të njëtin nivel me rrugën, siç ndodh në shumë raste. Kur përdor shkop në raste të tilla është shumë e vështirë të kuptosh ku është kufiri midis trotuarit dhe rrugës. Makinat e parkuara në mënyrë të çrregullt mbi trotuare janë pengesa të mëdha, sikurse edhe rastet e mos respektimit të rregullave të trafikut. Pavarësisht nga të gjitha njoftimet, nuk ka ende sinjalistikë të dëgjueshme dhe pusetat e hapura janë të rrezikshme edhe për ata që shikojnë shumë mirë. Trotuaret në ura janë gjithashtu shumë të ngushta.
Është fakt i dhimbshëm që nga 198 persona të verbër vetëm 15 mund të lëvizin me ndihmën e shkopit.
- Rreth 60% e anëtarësisë është 55 vjeç e lart. Për ta është shumë e vështirë të mësojnë se si të lëvizin. Numri i fëmijëve me dëmtime shikimi është i vogël, diçka më pak se 5% dhe pjesa tjetër e popullsisë së verbër në Podgoricë është në moshat 20-40 vjeç- thotë Bozidar Denda i shoqatës së personave të verbër në Podgoricë.
Ata rrallë lëvizin në distanca të mëdha dhe kur e bëjnë një gjë të tillë, e arrijnë kryesisht me ndihmën e miqve ose familjarëve, thotë Denda. Ai nënvizoi se mungesa e trainimeve për lëvizjen me ndihmën e një shkopi është problem serioz dhe vetëm një person nga Serbia është çertifikuar si Specialist i Orientimit dhe Lëvizjes (një person që trainon personat e verbër për të lëvizur duke përdorur shkopin dhe u mëson atyre të orientohen vetë.)
Për të organizuar trainimet e orientimit dhe lëvizjes duke përdorur shkopin, ndihma e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës është e nevojshme, tha Milos Vujicic, Drejtori i Institutit për trainimin dhe reabilitimin profesional të fëmijëve dhe të rinjve me aftësi të kufizuara në Zabjela.
- Ne nuk kemi realizuar trainime mbi lëvizjen duke përdor shkopin as për fëmijët dhe as për të riturit dhe ky kurs nuk egziston në Institut. Duke qenë se kjo është e nevojshme në jetën e përditëshme të përfituesve tanë, ne përpiqemi të organizojmë kurse tremujore çdo vit. Në Mal të Zi askush nuk është i kualifikuar për të dhënë këtë lëndë. – thotë Vujicic.
Ai vlerëson se kopshti i Institutit është i sigurtë për kurset mbi orientimin por rrugët nuk janë të sigurta.
Radenko Lacmanovic, gazetar, beson se Bordi Menaxhues i Unionit të të Verbërve të Republikës dhe Administrata e Qytetit janë përgjegjës për pengesat që vështirësojnë lëvizjen e personave të verbër. Në kryeqytet nuk është bërë asgjë për të lehtësuar lëvizjen e personave që nuk shohin, përkundrazi, duket se ecja nëpër rrugët e qytetit çdo ditë është e pamundur. Pengesat janë të shumta, nuk ka sinjalistikë të dëgjueshme, problemi i parkimit nuk është zgjidhur siç duhet, lëvizja në trotuare është e vështirë edhe për ata që shohin, jo më për ata që janë të verbër- tha Lacmanovic.
Në Podgoricë nuk ka mundësi për personat e verbër të trainohen që mund ti ndihmonte ata për të lëvizur.
Orientimi autodidakt dhe Trainuesit e Lëvizies

çdo proces trainimi, të rinjtë mësojnë më shpejt ndërkohë që të moshuarit e kanë të vështirë duke përdorur bastunin e bardhë. Frika është një problem i madh që i pengon personat më dëmtime shikimi. Në fillim ne organizojmë programin e trainimit në një mjedis të sigurt dhe më pas, gradualisht, ne e kryejmë praktikën në një teren më të vështirë. Në qendër të qytetit, udhëkryqi më i rezikshëm është ai ngjitur me Hotel Montenegro. Ne patëm një sërë trainimesh dhe teknikash përgatitore me qëllim që studentët tanë të kishin më tepër guxim dhe të fillonin të lëviznin në mënyrë më të pavarur – thotë Igor Tomic, mësues i edukatës fizike dhe Trainer i orientimit dhe Lëvizjes së Pavarur, i cili trainon të verbrit në lëvizje dhe orientim.


Yüklə 0,62 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   12




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə