Aftësia e kufizuar në median e shkruar: Si portretizohet aftësia e kufizuar dhe personat me aftësi të kufizuara nga media e shkruar në Bosnje Herzegovinë


Shtojca II: Klima e Përgjithshme në media në vendet e studiuara



Yüklə 0,62 Mb.
səhifə12/12
tarix02.10.2017
ölçüsü0,62 Mb.
#2969
1   ...   4   5   6   7   8   9   10   11   12

Shtojca II: Klima e Përgjithshme në media në vendet e studiuara



Klima e medias në Bosnje Hercegovinë
Bosnjë-Hercegovina ende mbetet një vend specifik me nivele të shumta të qeverisjes që është i vështirë për tu krahasuar me vendet e tjera jo vetëm në fushën e medias, por edhe në përgjithësi. Për shkak të presionit të madh nga zyra e Përfaqësuesit të Lartë, ka një numër ligjesh që rregullojnë aktivitetin e medias që në letër duken të mira por në praktikë nuk zbatohen gjithnjë. B-H ishte një nga vendet e para në rajon që miratoi një ligj për fyerjen që lejon rastet civile të përfundojnë në gjykatë. Megjithatë, për gazetarët fyerja dhe etiketimi nuk quhen krime, por ligji parashikon gjoba të rënda. 37 Interpretimi i ligjit megjithatë ka qenë kontradiktor veçanërisht për median e shkruar. Media e shkruar në

B-H është e vetërregullueshme ndërsa media elektronike është nën kontrollit e Agjencisë Rregullatorë të Komunikimit. Si vetërregullim nuk ka funksionuar mirë në këtë vend, media e shkruar është lënë të bëjë çka dashur dhe shembujt më tipikë të sjelljeve të papërgjegjshme të saj janë të zgjedhjeve të tetorit 2002 kur një gjuhë gjithë urrejtje u shfaq në median e shkruar në të gjithë vendin. Akti i Lirisë së Informimit u miratua në 2004 por zbatimi i aktit ka mbetur në vend. B-H, megjithatë është i pari vend në rajon që ka ngritur një Këshill të Medias së Shkruar dhe neni 4, mbi diskriminimin në Këshillin e Media së Shkruar thotë se: ‘gazetat dhe periodikët duhet të shmangin referencat paragjykuese ose fyese ndaj grupit etnik, kombësisë, racës, fesë, gjinisë, orientimit seksual, ose sëmundjes fizike ose mendore, ose aftësisë së kufizuar të një personi. Referencat ndaj grupit etnik, kombësisë, racës, fesë, gjinisë, orientimit seksual, ose sëmundjes fizike ose mendore, ose aftësisë së kufizuar të një personi, duhet të behën vetëm kur ka lidhje të drejtpërdrejtë me veprimtarinë që raportohet38.


Në drejtim të promovimit të lirisë së fjalës, rolin më të madh në këtë fushë e ka Komiteti i Helsinkit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut. Bosnje-Hercegovina është unike në rajon pasi ka dy Komitete Helsinki, njëra me seli në Sarajevë dhe tjetra në Bijeljina. Puna e disa organizatave të tjera në këtë fushë është gjithashtu e rëndësishme, të tillë si Transparencë Internacional në B-H, instituti Media Plan, qendra e Medias në Sarajevë, Qendra për Akses të lirë tek informacioni, Fondi i Shoqërisë së Hapur B-H39.
Ka 7 gazeta të përditshme dhe të paktën 5 revista të rëndësishme të përjavshme dhe një herë në dy javë në B-H. Tirazhi për të gjitha gazetat e përditshme vlerësohet të jetë rreth 80,000 kopje të shituar në ditë për një popullsi prej 3.8 milion njerëz. Arsyeja e një tirazhi kaq të ulët shitjesh janë aftësia e ulët blerëse si dhe konkurrenca e fortë nga fqinjët, Serbi dhe Kroaci, të cilat bashkë shpërndajnë 13 gazeta të përditshme në B-H. “Pellg i vogël me shumë krokodilë brenda” mund të jetë përshkrimi më i mirë i tregut të medias së shkruar në Bosnje sipas specialistëve të Treguesit të Medias dhe Qëndrueshmërisë (MSI) të IREX për B-H në 2006/2007. Bashkë me dy të përditshmet kryesore, konkurrenca fuqizohet nga gazetat e vendeve fqinje Serbi dhe Kroaci. Janë 13 gazeta të përditshme nga këto vende dhe më shumë se 60 revista javore dhe mujore që qarkullojnë në Bosnje. Sipas Treguesit të Medias dhe Qëndrueshmërisë (MSI) të IREX për B-H në 2006/2007, aspekti më dekurajues i industrisë së medias ishte tregu i pazhvilluar për shkak të fuqisë së kufizuar blerëse të popullsisë, fragmentarizmit mes linjave etnike dhe numrit të madh të mediave që konkurrojnë në një treg të kufizuar40. Megjithatë, specialistët janë dakord se progres i ndjeshëm është arritur në drejtim të profesionalizmit gazetaresk kryesisht për shkak të pagave të dhëna më rregullisht. Së fundi, specialistët arrijnë në konkluzionin se numri i madh i mediave nuk reflekton shumëllojshmërinë e zërave dhe opinioneve. Ne fakt, ata vënë në dukje se ka një pasqyrim të kufizuar të grupeve të ndryshme të minoriteteve në Bosnjë-Hercegovinë.
Klima e medias në Serbi

Sipas Indeksit të Medias dhe Qëndrueshmërisë (MSI) IREX të Serbisë për 2006/2007 të realizuar nga specialistët nga disa organizata të mediave lokale, specialistët ndjejnë se ka shumë punë për tu bërë derisa një spektër i gjerë i interesave sociale të reflektohet në median e shkruar. Në përgjithësi, rregullat mediatike në Serbi janë koherente me standardet evropiane por nuk zbatohen në praktikë. Në 2006, specialistët konstatuan një rritje të presionit mbi pavarësinë e medias dhe profesionalizmit për shkak të ndikimit të fortë nga koalicioni qeverisës. Klima e medias ndikohet nga presioni i fortë politik që ndikon mbi lirinë e fjalës si dhe licencimin e transmetimit. Në drejtim të gazetarisë specialistët janë dakord se raportimi përgjithësisht nuk është i drejtë ose objektiv dhe në se në një numër mediash ka shumë raste të sjelljeve jo etike. Së fundi, specialistët arrijnë në përfundimin se shteti dhe media publike nuk reflektojnë spektrin e gjerë politik dhe se shpesh nuk reflektojnë interesat publike të grupeve të minoritetit dhe shoqërisë civile. Në fakt, specialistët nxjerrin në pah se ka ligje të mira mbi pasqyrimin e çështjeve të minoritetit por ato zbatohen rrallë. Ata sugjerojnë se problemi qëndron tek fakti që media dhe qeveria kanë pak interes tek problemet e minoritetit dhe për rrjedhojë ato pasqyrohen pak41.



Në drejtim të legjislacionit, etiketimi dhe fyerja nuk janë më krime, por si edhe në Bosnje dhe Mal të Zi, gazetarët janë subjekte të gjobave të rënda. Në 2004 Parlamenti Serb miratoi ligjin Aksesi i Lirë tek Informacioni me Rendësi Publike që u jep si gazetarëve ashtu edhe publikut akses tek informacioni nga njësitë shtetërore përmes zyrtarëve të informacionit. Një udhëzues u përgatit nga një staf ekspertësh të përbërë nga 10 organizatat joqeveritare më me ndikim në Serbi me synimin për ta bërë zbatimin e tij më të efektshëm42. Në ligjin mbi Aksesin e Lirë tek Informacioni me Rëndësi Publike neni 5 thotë se shteti së bashku me njësitë autonome dhe vetëqeverisjen lokale janë të detyruara të ofrojnë pjesë të burimeve ose kushtet për të drejtën e personave me aftësi të kufizuara për të pasur akses tek informacioni publik përfshirë të drejtën për të marrë ide, informacione dhe opinione. Sipas këtij ligji, personat që nuk janë prezantuar me korrektesë në media kanë të drejtën një hartojnë një ankesë drejtuar redaktorit përgjegjës për keqinterpretimin dhe mund të depozitojnë një ankesë ndaj medias nëse problemi nuk është zgjidhur. Në ligjin mbi informimin publik, neni 47 garantohet se personi të cilit mund ti preket interesi apo e drejta për shkak të transmetimit të ndonjë informacioni, ka të drejtën ti kërkojë redaktorit përgjigje në të cilin duhet ti shpjegohet se informacioni që u transmetua është jo i plotë ose i pasaktë. Nëse redaktori përgjegjës e nuk publikon përgjigjen, për arsye objektive, ose nëse përgjigja nuk njoftohet në mënyrë të papërshtatshme, personi mund të kërkojë ndëshkimin e medias në gjykatë43.
Në ligjin mbi Radion dhe Televizionin, neni 78 i detyron të gjithë transmetuesit radiofonikë publikë që të prodhojnë programe kushtuar të gjithë sektorëve të shoqërisë duke marrë në konsideratë grupe të veçanta të shoqërisë si për shembull fëmijët dhe të rinjtë, minoritetet dhe grupet etnike, personat me aftësi të kufizuara, personat pa përkrahje dhe shurdh-memecët (me detyrim transmetimin e teksteve paralele të shkruara që përshkruajnë segmentet audio të veprimit dhe të dialogut). Ky nen garanton gjithashtu që shërbimet transmetuese publike duhet të sigurojnë një kohë të përshtatshme për transmetimin e informacionit që lidhet me aktivitetet dhe punën e kryer nga shoqëria civile si edhe nga ana e komuniteteve fetare. 44

Klima mediatike në Malin e Zi
Mali i Zi në vitin 2006 u bë shtet i pavarur pas një referendumi që fitoi në favor të pavarësisë. Ashtu siç pritej kjo çështje morri vëmendjen maksimale të medias por atmosfera politike në shtetin e ri u ftoh pas pavarësisë dhe media iu kthye pasqyrimit të çështjeve që i takonin zhvillimit demokratik dhe ekonomik të vendit. Sipas IREX Indeksi për Qëndrueshmërinë e Medias (MSI) për vitet 2006/2007 për Malin e Zi, penalistët kanë vlerësuar se legjislacioni mbi median është në përputhje me standardet evropiane por problemi qëndron te zbatimi i tij. Ashtu siç vuri re edhe Asistenti për Informacionin pranë Ambasadës amerikane në raportin e IREX, rastet e pazgjidhura të sulmeve mbi gazetarët “hedhin hije mbi mjedisin mediatik në Malin e Zi.....Është e qartë se liria e fjalës nuk mbrohet sa duhet, dhe kemi ende shumë punë për të bërë.” Penalistët e MSI vunë re se trupat gjykues reagojnë mjaft butë ndaj sanksionimit të gjuhës së urrejtjes në shtypin e shkruar. Megjithatë, penalistët ishin të kënaqur me miratimin e Aktit të Lirisë së Informimit në vitin 2005 që përbënte një progres të përgjithshëm në drejtim të një ligji mbi median në linjë me standardet evropiane por vunë re se zbatueshmëria e këtyre ligjeve është thelbësore për lirinë e fjalës për një gazetari të përgjegjshme.
Penalistët ishin dakord se ndërsa gazetaria nuk ka arritur ende nivelin e dëshiruar të profesionalizmit në përputhje me Kodin e Etikës, mësohet se ekziston një tendencë në rritje për respektimin e rregullave. Për sa u përket marrëdhënieve midis organizatave joqeveritare (OJQ-ve) dhe sektorit të medias, mendimi i përgjithshëm i penalistëve ishte se ekziston komunikim cilësor midis të dy palëve dhe se media është e gatshme të pasqyrojë veprimtaritë e OJQ-ve që janë me rëndësi për publikun e gjerë. Megjithatë, Dino Ramović, kryeredaktor i televizionit shqiptar, TV Teuta në Ulqin, shpjegon se shteti nuk po e siguron mbështetjen e duhur financiare për programet e pakicave. Ai shpjegon se, “Mediat private që nxisin interesin publik në fushën e të drejtave të minoriteteve nuk e gëzojnë mbështetjen për projektet e tyre mediatike. Kjo flet për boshllëqet në fushën ligjore kur bëhet fjalë për trajtimin nga ana e medias të minoriteteve në Malin e Zi. Për më tepër, mediat private janë në një pozitë më pak të favorshme, krahasuar me shërbimet publike lokale.” 45
Në vitin 2002 u miratuan nga Parlamenti tre ligje rregullatorë për median që përfshijnë: Ligjin mbi Median, Ligjin mbi Transmetimet dhe Ligji mbi Transformimin e Televizionit Shtetëror në Televizion Publik, që u përgatitën me asistencën e OSBE-së. Aktet mbi shpifjen dhe mashtrimin ishin nuk përbënin më krim sipas edhe standardeve të Bashkimit Evropian por gazetarët përsëri mund të përballen me gjoba të rënda. Sipas raportit të ANEM, në vitin 2005 u regjistruan 13 raste akuzash kundër gazetarëve dhe të gjitha këto raste i takonin medias së shkruar. Akti i Lirisë së informimit u hartua që në vitin 2004 nga një grup pune i përbërë nga aktorë të ndryshëm, por iu propozua Ministrisë së Kulturës e cila e ndryshoi draftin duke përjashtuar në të masat kyçe që kishin të bënin me sigurimin e mbrojtjes së abuzimit me shtypin e lirë. 46

Në Ligjin për Median, neni 3 përcakton detyrimin që ka shteti për të siguruar pjesë të mjeteve financiare me qëllim që të gjithë qytetarët të gëzojnë të drejtën për informim pa u diskriminuar, gjë që garantohet nga Kushtetuta. Ligji përcakton se shteti duhet të sigurojë mjetet për programet që kontribuojnë në zhvillimin e shkencës dhe arsimit dhe që promovojnë kulturën dhe që sigurojnë informacion për personat me dëmtime shikimi dhe dëgjimi. Kur flitet për të drejtën e personit për të paraqitur ankesë kundër shtrembërimeve nga ana e medias, neni 26 i këtij ligji garanton të drejtën e çdo individi ose entiteti ligjor të kërkojë korrigjimin e informacionit nga ana e medias nëse është dhunuar e drejta e tyre kushtetuese ose ligjore. Nëse media nuk jep përgjigje në kohën e përcaktuar, domethënë 30 ditë, pala e dhunuar ka të drejtë ta paraqesë çështjen në gjyq.47

Ligji mbi Radio Difuzionin, i ngjashëm me Ligjin serb, rregullon detyrimet e transmetuesve radiofonikë publikë për të prodhuar dhe transmetuar programe që u drejtohen të gjitha segmenteve të shoqërisë pa shkaktuar diskriminim veçanërisht duke marrë në konsideratë grupe specifike shoqërore si fëmijët dhe të rinjtë, minoritetet dhe grupet etnike, personat me aftësi të kufizuara, të pambrojturit dhe personat shurdh-memec (me detyrimin që të transmetohen tekste të shkruara paralelisht që përshkruajnë audio segmente të veprimit apo dialogut.)48 Neni 100, në përputhje me nenin 3 të Ligjit mbi Median në Malin e Zi, thotë se buxhetet e autoriteteve republikane apo lokale sigurojnë pjesë të mjeteve financiare për sigurimin e të drejtës kushtetuese të qytetarëve për informim pa u diskriminuar, veçanërisht për programe që janë me rëndësi të madhe për zhvillimin e shkencës dhe arsimit si edhe ato që promovojnë kulturën dhe sigurojnë informacion për personat me dëmtime shikimi dhe dëgjimi. Kushtet për sigurimin mjeteve financiare për programe të tilla nuk duhet të ndikojnë mbi pavarësinë editoriale dhe në pavarësinë e shërbimeve transmetuese publike.49




1 http://en.wikipedia.org/wiki/Broadcast

2 http://www.classscoop.sunherald.com.au/terminology.asp

3 http://www.classscoop.sunherald.com.au/terminology.asp

4 http://special.thetimesnews.com/nie/terms.php

5 http://special.thetimesnews.com/nie/terms.php

6 http://special.thetimesnews.com/nie/terms.php

7 Bill Albert, “Briefing note: The Social Model of Disability, Human Rights and Development”, (Disability KaR Research Project: 2004):3.

8 Cooke, Caroline; Daone, Liz; Morris, Gwilym, “Stop Press: How the Press Portrays Disabled People” (Scope: London, 2000): 42.

9 http://www.classscoop.sunherald.com.au/terminology.asp

10 Siç citohet në Beth Hellar, “News Coverage of Disability Issues: Final Report for The Centre for an Accessible Society” nga: Todd Gitlin, The Whole World is Watching. (Berkeley, Ca.: University of California Press, 1980): 9.

11 Colin Barnes, “Disabling Imagery and the Media: An Exploration of the Principles for Media Representations of Disabled People” for the British Council of Disabled People (Rynborn Publishing: Halifax, 1992): 2.

12 Cooke, Caroline; Daone, Liz; Morris, Gëilym, “Stop Press: How the Press Portrays Disabled People” (Scope: London, 2000): 3.

13 Cooke, Caroline; Daone, Liz; Morris, Gwilym, ibid: 24-26.

14 Ibid: 26.

15 Kjo sipas studimit të kryer nga studentët e gazetarisë të Universitetit Central Lancashire.

16 Jackie Logue, reporter dhe redaktor, siç citohet në: Cooke, Caroline; Daone, Liz; Morris, Gwilym, ibid: 24.

17 Cooke, Caroline; Daone, Liz; Morris, Gwilym, ibid: 25.

18 Colin Barnes, “Disabling Imagery and the Media: An Exploration of the Principles for Media Representation of Disabled People”, (Halifax: The British Council of Disabled People and Rynburn Publishing) 1992: 8.

19 Barnes, “Disabling Imagery and the Media: An Exploration of the Principles for Media Representation of Disabled People”, (Halifax: The British Council of Disabled People and Rynburn Publishing) 1992: 10.

20Gordana Rajkov, Centre for Independent Living, Some thoughts about disability language, 2003, Belgrade.

21 Beth Hellar, “News Coverage of Disability Issues: Final Report for The Centre for an Accessible Society”: 4.

22 Hellar, Ibid: 4.

23 Pamela Shoemaker, “The Communication of Deviance” in B. Dervin (Ed.) Progress in Communication Science (Norwood, NJ; Albex, 1987): 172.

24 Scope, ibid: 6.

25 Cooke, Caroline; Daone, Liz; Morris, Gwilym, “Stop Press: How the Press Portrays Disabled People” (Scope: London, 2000): 28.

26 Beth Haller, ibid: 2.

27 Siç citohet nga Beth Haller, Maxwell McCombs, “Explorers and surveyors: Expanding strategies for agenda-setting research,” 69:4, Journalism Quarterly, (1992): 813-824.

28 Nuk ka të dhëna pë datën

29 Karin Ljuslinder siç citohet në “People with Disabilities: As Depicted by the Media” (Swedish Disability Federation: Stockholm): 9.

30 Colin Barnes, ibid: 5.

31 ANEM website: http://www.anem.org.yu/cms/item/oanemu/en/O+nama.html

32 Beli Stap ka patur gjithashtu një program radiofonik mbi çështjet e aftësisë së kufizuar nga 2004 në 2006 në stacionin radiofonik të Beogradit 202. Ky program targetonte prindërif e fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe transmetohej natën për të rritur audiencën. Ministria e Kulturës financoi 10 emisione në vit dhe vetë stacioni radiofonik pëballoi pjesën tjetër të kostos.

33 Modeli i Trainimit mbi Aftësinë e Kufizuar: http://www.leeds.ac.uk/disability-studies/archiveuk/Gillespie-Sells/dis%20equality%20training.pdf

34 Haller, ibid: 32.

35 Cooke, Caroline, Daone, Liz, Morris, Gwilym, “Stop Press! How the Press Portrays Disabled People” (Scope: London) 2000: 35-41.

36 Ky udh♪7zim vjen nga: Cooke, Caroline, Daone, Liz, Morris, Gwilym, “Stop Press! How the Press Portrays Disabled People” (Scope: London) 2000: 35-41.

37 Njeri u miratua ne Republika Srpska ne 2001 dhe nje ne Federate ne 2002.

38 ANEM legal department and Zivkovic and Samardzic Law Office, ANEM and IREX “Overview of Media Regulations in South East Europe from 2003-2005 (Media Plan Institute: Sarajevo, 2005): 14.

39 Ibid: http://www.irex.org/programs/MSI_EUR/2006/bh.asp

40 IREX, Media and Sustainability Index for Bosnia, 2006/2007: http://www.irex.org/programs/MSI_EUR/2006/bh.asp

41 IREX, Media and Sustainability Index (MSI) Serbia 2006/2007, http://www.irex.org/programs/MSI_EUR/2006/serbia.asp

42 ANEM legal department and Zivkovic and Samardzic Law Office, ANEM and IREX “Overview of Media Regulations in South East Europe from 2003-2005 (Media Plan Institute: Sarajevo, 2005): 70.

43 “Official Gazette of the Republic of Serbia”, no. 43/03, 61/05

44 “Official Gazette of the Republic of Serbia”, no. 42/02, 97/04, 76/05

45 IREX, Media and Sustainability Index (MSI) Montenegro 2006/2007: http://www.irex.org/programs/MSI_EUR/2006/montenegro.asp

46 ANEM legal department and Zivkovic and Samardzic Law Office, ANEM and IREX “Overview of Media Regulations in South East Europe from 2003-2005 (Media Plan Institute: Sarajevo, 2005): 55.

47 Ligj mbi median (“Gazeta Zyrtare e republikes se Malit te ZI”, nr. 51/02)

48 Neni 95 i Ligjit mbi Radio Difuzionin (“Gazeta Zyrtare e republikes se Malit te ZI”, nr. 51/02)

49 Neni 100 i Ligjit mbi Radio Difuzionin (“Gazeta Zyrtare e republikes se Malit te ZI”, nr. 51/02)


Yüklə 0,62 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   4   5   6   7   8   9   10   11   12




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə