Doktor” “kuptimi rëNDËsia dhe kushtet e vlefshmërisë SË veprimit juridik në rastin e kalimit të PASUrisë SË paluajtshme



Yüklə 448,34 Kb.
səhifə16/16
tarix31.10.2018
ölçüsü448,34 Kb.
#77599
1   ...   8   9   10   11   12   13   14   15   16
.


53 Vendimi nr. 221, datë 13.03.2014 i I Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë.

54 Shih vendimin nr. 221, datë 13.03.2014 i të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë

55 Referojuni vendimit te Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë të datës 24.05.2016 me nr. 02242/2013 regjistri themeltar, si dhe vendimit me nr. 2379, datë 21.06.2016 të po këtij Kolegji.

56 Shih dhe vendimin nr. 385, datë 12.06.2014 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë

57 Vendimi nr. 614 date 17.12.2015 i Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë

58 Shih vendimet e Gjykatës së Lartë: Vendimi nr. 3900, date 02.10.2014 i Kolegjit Administrativ të Gjykatë s së Lartë ; vendimin nr. 357, datë 08.05.2014 të Kolegjit Administrativ të Gjykatë s së Lartë ; vendimin nr. 250, datë 15.05.2012 të Kolegjit Civil Të Gjykatë s së Lartë ; vendimi nr. 242, datë 02.07.2009 të Kolegjit Civil të Gjykatë s së Lartë

59 Në vendimin e saj nr.19/2004, Gjykata Kushtetuese shprehet se: “Interpretimi i ligjit duke përcaktuar përmbajtjen e tij është atribut i organeve që e zbatojnë atë. Duke u nisur nga ky parim del se edhe sqarimi i kuptimit të çdo dispozite të Kodit të Procedurës Civile dhe raporti i saj me dispozitat e tjera të përafërta me të për zbatimin e tyre në gjykimet e çështjeve është në kompetencë të gjykatave të sistemit gjyqësor”.

60 Neni 47 i Ligjit nr. 33/2012 i titulluar “Regjistrimi i punimeve të reja në fazën e karabinasë”, parashikon se: “1. Pas përfundimit të objektit në fazën e karabinasë, regjistruesi bën regjistrimin e përkohshëm të karabinasë në një regjistër të veçantë, të ndryshëm nga regjistri ku është regjistruar leja e ndërtimit, duke kryer lidhjen me truallin, në të cilin po kryhet ndërtimi, regjistrim i cili është i vlefshëm deri në përfundimin e strukturës, për efekt të kreditimit të zhvillimit në cilësinë e investitorit dhe/ose subjekteve, me të cilat investitori ka lidhur aktet noteriale, të përmendura në pikën 2 të nenit 45 të këtij ligji dhe të pikës 2 të këtij neni. 2. Në regjistrin e veçantë të karabinasë regjistrohen aktet noteriale, të përmendura në pikën 2 të nenit 46 të këtij ligji, dhe ato të cilat nuk janë regjistruar në regjistrin e lejes së ndërtimit, por paraqiten për regjistrim nga subjektet e interesuara pas regjistrimit të karabinasë. 3. Pas regjistrimit të karabinasë, regjistruesi lëshon dokumente të përkohshme në favor të zhvillimit në cilësinë e investitorit dhe të subjekteve, me të cilat ky i fundit ka nënshkruar aktet noteriale, të përmendura në pikën 2 të nenit 46 të këtij ligji. Regjistrimi i karabinasë dhe certifikatat e përkohshme janë të vlefshme deri në regjistrimin përfundimtar të ndërtimit të ri, sipas nenit 48 të këtij ligji. 4. Parimi i përparësisë së regjistrimit, sipas nenit 37 të këtij ligji, zbatohet edhe për regjistrimet e kryera në fazën e karabinasë. 5. Kriteret dhe procedurat për regjistrimin e karabinasë miratohen me udhëzim të Këshillit të Ministrave”.


61 Neni 48 i Ligjit nr. 33/2012 i titulluar “Regjistrimi përfundimtar i ndërtimeve të reja”, parashikon se: “1. Pas përfundimit të strukturës së objektit, regjistruesi bën regjistrimin përfundimtar të tij, menjëherë pas përcjelljes për regjistrim, nga zyrat/njësitë/drejtoritë e urbanistikës të njësive të organeve të qeverisjes vendore, të dokumentacionit të përcaktuar në nenin 13 të ligjit nr. 8402, datë 10.9.1998 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, të ndryshuar, dhe në nenin 79 të ligjit nr. 10 119, datë 23.4.2009 “Për planifikimin e territorit”, të ndryshuar. 2. Për efekt të regjistrimit, do të konsiderohen në pronësi të pronarëve të njësive individuale pasuritë, të cilat janë përcaktuar si të tilla në aktet noteriale për fitimin e pronësisë, të lidhura ndërmjet investitorit dhe subjekteve, me të cilat ai ka lidhur akt noterial. Njësitë e individualizuara të objektit, për të cilat investitori nuk ka lidhur akt noterial me të tretë, do të regjistrohen në pronësi të investitorit, me përjashtim të pasurive të përcaktuara në aktin e bashkëpronësisë së detyrueshme. Në kartelën e pasurisë së njësisë individuale, regjistruesi bën shënimet përkatëse për kuotën e pjesëmarrjes së njësisë individuale në bashkëpronësinë e detyrueshme. 3. Kriteret dhe procedurat për regjistrimin e njësive individualisht të përcaktuara të një strukture të re miratohen me udhëzim të Këshillit të Ministrave”...


62 Neni 56 i Ligjit nr. 33/2012 i titulluar “Regjistrimi i titujve “në përdorim””, parashikon se: “Titujt “në përdorim”, të lëshuar nga institucionet shtetërore, për pasuri të paluajtshme, pronë e shtetit, do të regjistrohen në kartelën e pasurisë dhe do të pasqyrohen në hartën kadastrale. Zotëruesi i titullit “në përdorim” shënohet në seksionin përkatës, ndërsa në seksionin e pronarëve, si pronar i kësaj pasurie të paluajtshme, shënohet shteti.

63 Referojuni vendimit nr. 1916, datë 25.02.2016 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë.

64 Referojuni vendimit nr. (1766) 116, datë 25.02.2016 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë si dhe atij me nr. (1762) 171, datë 24.03.2016 po të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë.


65 Referojuni vendimit nr. 2379, datë 21.06.2016 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë.


66 Neni 192 I K.Civil: Sendet e paluajtshme dhe faktet që kanë lidhje me gjendjen juridike të tyre, regjistrohen në regjistrin e pasurive të paluajtshme. Regjistrimi bëhet në bazë të një akti publik, të nje vendimi gjykate apo të një organi shtetëror kompetent si dhe në rastet e tjera të parashikuara nga ligji.

67 Neni 144 i K.Civil, “Sendet e paluajtshme dhe të drejtat reale mbi to regjistrohen në regjistrat e pasurive të paluajtshme. Regjistrohen dhe ato sende të luajtshme për të cilat kërkohet shprehimisht në ligj”.

68 P.sh. Kontrata si veprim juridik i dyanshëm në rast se plotëson kushtet për vlefshmërine e saj edhe në rast se nuk regjistrohet në regjistrin përkatës të pasurive të paluajtshme është plotësisht e vlefshme mes palëve që e kanë realizuar atë. Kontrata transferon mes paleve pronësinë e sendit të paluajtshëm, krijon të drejta reale mbi sendin dhe legjitimon pronarin të kërkojë dhe mbrojë këto të drejta.

69 Neni 10 i ligjit nr.7843, datë 13.07.1994, Përparësia e regjistrimit përcaktohet në varësi nga radha e paraqitjes në mënyrë të përshtatshme të dokumenteve të tyre te regjistruesi pavarësisht nga data e përpilimit të tyre dhe pavarësisht se shënimi në kartelë mund të vonohet”.

i



Yüklə 448,34 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   8   9   10   11   12   13   14   15   16




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə