Doktor” “kuptimi rëNDËsia dhe kushtet e vlefshmërisë SË veprimit juridik në rastin e kalimit të PASUrisë SË paluajtshme


REGJISTRIMI I TITULLIT TË PRONËSISË NË REGJISTRAT PUBLIKË



Yüklə 448,34 Kb.
səhifə10/16
tarix31.10.2018
ölçüsü448,34 Kb.
#77599
1   ...   6   7   8   9   10   11   12   13   ...   16

REGJISTRIMI I TITULLIT TË PRONËSISË NË REGJISTRAT PUBLIKË

Pronësia në parim është e pakufizuar “libertas pro dominio”. Kufizimi i së drejtës së pronësisë që përben përjashtimin, është ligjor ose me vullnetin e shprehur të pronarit. Kështu ligjvënësi për të drejtën e disponimit dhe për pasojë edhe të drejtën për ta tjetërsuar sendin e paluajtshëm vendos kufizime ligjore. Një kufizim i tillë është edhe regjistrimi i së drejtës së pronësisë në regjistrat publikë. Në këto kushte që pronari të mund të ushtroje tagrin e tij të disponimit, duhet që paraprakisht të kryejë regjistrimin e aktit të përfitimit të së drejtës së pronësise në favor të tij sipas nenit 193 dhe 195 të Kodit Civil.


Në kuptim të ligjit nr. 33/2013, udhëzimit të KM nr. 1/2007 si dhe nenit 193/a të K.Civil, për të kërkuar pranë ZVRPP regjistrimin e pasurisë së paluajtshme, subjekti i interesuar, duhet të disponojë akte të fitimit të pronësisë që sipas nenit 193 të Kodit Civil, janë (a) kontratat për kalimin e pronësisë së sendeve të paluajtshme dhe aktet për pjesëtimin vullnetar të tyre; b) kontratat me të cilat krijohen, njihen, ndryshohen ose pushojnë të drejta pronësie mbi sendet e paluajtshme, të drejta uzufrukti, përdorimi e bujtjeje, emfiteoze e servituti e të drejta të tjera reale; c) aktet me të cilat hiqet dorë nga të drejta pasurore të mësipërme; ç) vendimet e gjykatave me të cilat njihet cilësia e trashëgimtarit dhe fitohet pasuria e trashëguar; d) aktet me të cilat krijohet një shoqëri ose një subjekt tjetër i së drejtës që ka në pronësi pasuri të paluajtshme ose gëzon të drejta të tjera reale mbi to; h) vendimet e gjykatave ose organeve kompetente shtetërore që përkatësisht përmbajnë fitimin ose njohjen e pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme, pjesëtimin e pasurive të paluajtshme ose që deklarojnë të pavlefshme veprimet juridike për kalimin e pronësisë të regjistruar më parë rregullisht, si dhe aktet e përmbarimit gjyqësor për sekuestrimin e pasurisë së paluajtshme ose shitjen në ankand të tyre. Gjithashtu, në referim të nenit 83 të K.Civil, veprimi juridik për kalimin e pronësisë së sendeve të paluajtshme duhet të bëhet me akt noterial dhe të rregjistrohet përndryshe është i pavlefshëm.
Funksioni i regjistrimit dhe publiciteti në qarkullimin e pasurisë së paluajtshme
Përdorimi i sistemit të publikimit i takon të gjithë juridiksioneve, pasi ai synon rezultate transparencë dhe sigurie në sektorët e ndryshëm që preken nga publiciteti. Nëpërmjet publicitetit, ligji ka për qëllim t’u bëjë të njohur të tretëve , personave të caktuar, përveç atyre që kanë kryer veprimet juridike dhe që janë krijuesit e titullit të pronësisë situata dhe fakte juridike të caktuara të krijuara nga veprimi juridik apo titulli i pronësisë.
Publiciteti mund të prekë si subjektet që e kanë krijuar titullin e pronësisë ashtu dhe të mirat e krijuara nga ky titull; kur flasim për subjekte kemi parasysh si persona fizikë ashtu dhe personat juridikë, ndërkohë që kur flasim për të mirat materiale kemi parasysh dhe flasim përveç pasurive të paluajtshme dhe për të mirat materiale të lidhura me to siç mund të jenë të drejta reale të lidhura me pasuritë e paluajtshme kreditë, garancitë, etj.
Regjistrimi i pasurive të paluajtshme është sistemi më i rëndësishëm dhe më i mirëartikuluar ndër sistemet e publicitetit deklarativ,çka do të thotë se ky sistem ka për bazë një formë publiciteti që bën të mundur njohjen e faktit tek të tretët, e cila njëkohësisht shoqërohet edhe me një funksion tjetër specifik siç ështe ai i kundërvënies së faktit tek të tretët,(ose e drejta për të kërkuar të drejtën që buron nga titulli), që nga momenti i marrjes fuqi të veprimit juridik.
Transkriptimi njëkohësisht prodhon dhe një rezultat karakteristik dhe specifik në lidhje me zbatueshmërinë që pritet nga të tretët në lidhje me veprimet që janë kryer efektivisht. Një pjesë e doktrinës e kundërshton këtë teori duke pretenduar të kundërtën, se transkriptimi nuk përfaqëson përveçse në raste përjashtimore dhe aksidentale, një formë të publicitetit në qarkullimin e të drejtave që lidhen me të mirat e paluajtshme, kur në fakt ai është dhe një instrument shumë i rendësishëm për zgjidhjen e konflikteve specifike ndërmjet palëve që ngrenë pretendime mbi të drejtat në lidhje me pasurinë e paluajtshme.
Instituti i regjistrimit të pasurive të paluajtshme vjen nga nevoja për të zgjidhur konfliktet ndërmjet blerësve të shumtë të së njëjtës së mirë duke siguruar në këtë mënyrë qarkullimin e të mirave të paluajtshme dhe tërthorazi, të stimulojë proçesin e kredimarrjes.
Në veçanti, transkripti është përdorur si një instrument i kontrollit urbanistik, si një mjet i cili siguron zbatimin e parimit të sigurisë juridike në qarkullimin civil, i cili shërben për parandalimin e kundravajtjeve administrative apo veprave penale që mund të kryhen në këtë fushë me qëllim mbrojtjen e pasurive kulturore dhe mjedisore, për sigurimin e përdorimin racional të fondeve apo zhvillimin e bujqësisë, aktivitetet e turizmit, etj.

PERFITIMET NGA NJË SISTEM REGJISTRIMI



Përfitimet për individin
Ndër përfitimet më të rëndësishme të regjistrimit të titujve për individin pronar është siguria juridike që këtij të fundit i garantohet e njëkohësisht dhe e të tretëve,të cilët kanë një interes të ligjshëm mbi pasurinë e paluajtshme.
Duke qenë se ai bazohet shpeshherë edhe në një regjistër kadastral të besueshëm, nëpërmjet tij reduktohet dhe pse jo, edhe eleminohet, konflikti për kufizimet apo për ligjshmërinë e vërtetë të titullit të pronësisë mbi pronën. Kështu, duke eleminuar nevojën për kërkim historik, regjistrimi i titujve thjeshtëzon proçesin e tjetërsimit duke e bërë transferimin e pronësisë më pak të kushtueshëm në kohë dhe jo vetëm.Një pronë e pajisur me titullin përkatës të pronësisë është absolutisht më e tregtueshme e rrjedhimisht vlera e saj në treg rritet.
Përfitimet për administratën publike
Për shkak të shpenzimeve që nënkupton themelimi i një sistemi regjistrimi, ai duhet të funksionojë në mënyrë që të përfitojnë një numër maksimal përdoruesish potencialë. Në fakt, është e vështirë të justifikosh koston e regjistrimit të titujve n.q.s qëllimi i tij i vetëm është lehtësimi i tjetërsimit të titullit.
Është e vlefshme të konsiderojmë regjistrimin e titullit si pjesë e një sistemi kombëtar informacioni, i cili ruan dhe mirëmban të dhënat relevante për to. Shteti kërkon një informacion të rregullt, të përditësuar dhe të besueshëm të titujve për qëllime të ndryshme administrative. Mbledhja e të dhënave të censusit për popullsinë dhe banesat, mbledhja e taksave për shërbime publike,planifikimi urban dhe rural, si dhe menaxhimi i resurseve mund të realizohen në mënyrë më efektive n.q.s ekzistojnë informacione të sakta në lidhje me pronësinë e titujve për pasuritë e paluajtshme që gjenden në territorin e vendit tonë.
Disponueshmëria e titullit të regjistruar është një nxitje për investitorët e huaj, (kapitali i të cilëve sjell absolutisht dobi në ekonominë vendase), të cilët në rrethana të tjera, do të pengoheshin nga ideja e pasigurisë juridike për ekzistencën e vlefshmërive të titujve të pronësisë, në rastet që ata dëshirojnë të blejnë pasuri te paluajtshme.
Një sistem regjistrimi efikas, me traditë të hershme, i evoluar në kohë duke iu përshtatur zhvillimeve teknonologjike është garanci për sigurinë juridike mbi titujt e pronësisë dhe padyshim një pasuri kombëtare historike dhe materiale.
Përfitimi për shoqerinë
Çdo shoqëri vuan n.q.se përjeton në mënyrë të vazhdueshme probleme apo pasiguri në lidhje me pronësinë si dhe titujt e pronësisë.Zgjidhja e këtyre problemeve në rrugë gjyqësore ka kosto të lartë monetare dhe kohore, të cilën jo të gjithë mund ta përballojnë.Rrjedhimisht, vetëm një sistem regjistrimi i saktë , ligjor dhe efiçent mund tu ofrojë pretenduesve të pronësisë qetësinë që ata dëshirojnë.
Një tjetër dobi e regjistrimit të titullit është se ai mund të ofrojë një sistem regjistrimi të integruar, i cili mund të përdoret në mënyrë uniforme.Përdorimi i një forme dhe procedure standarte nuk lë vënd për konfuzion dhe krijon besimin publik në sistem.
Mbi të gjitha, ai ofron premtimin e një përqasjeje të qetë dhe paqësore në përdorimin e resurseve duke kërkuar bashkëpunimin e të gjithë institucioneve dhe individëve të cilët kanë një interes nga titujt e pronësisë.Kjo nuk përfshin vetëm institucionet qeveritare,por edhe profesionistët e fushave të lira si mbikëqyrës,noterë e planifikues urbanë, pa harruar këtu publikun e gjerë. Regjistrimi i titujve përbën një pjesë fondamentale të administrimit të titujve dhe administrimi i mirë i tyre është esencial për një qeverisje të mirë.48

Yüklə 448,34 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   6   7   8   9   10   11   12   13   ...   16




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə