Republika e shqipërisë universiteti I tiranëS FAKULTETI I HISTOrisë dhe I filologjisë DEPARTAMENTI I HISTOrisë



Yüklə 5,17 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə6/102
tarix25.07.2018
ölçüsü5,17 Mb.
#58491
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   102

 
ix 
këtë revistë, De Rada pasqyroi e vuri në dukje planet e Fuqive të Mëdha për copëtimin e Shqipërisë. Një 
tjetër  organ  i  shtypit të  kohës  që  doli  në  Napoli  në  22  shkurt  të  vitit  1848  ishte  “Arbëreshi  i  Italisë”, 
gazetë e cila hyri në histori si gazeta e parë e shtypit shqiptar. Në gazetë, krahas ngjarjeve politike, janë 
botuar në gjuhën italiane e janë shkruar edhe artikuj në të folmen arbërishte, fakt i cili e bën atë të quhet 
gazeta  e  parë  e  shtypit  shqiptar.  Në  këtë  vepër,  na  pasqyrohet  veprimtaria  publicistike  e  De  Radës  që 
nga viti 40 i shekullit XIX si bashkëpunëtor dhe drejtues në shtyp, duke pasur në qendër të vëmendjes së 
tij  çështjen  shqiptare  dhe  të  kaluarën  historike  të  popullit  shqiptar.  Krahas  trajtimit  të  figurës  së  De 
Radës  dhe  kontributit  të  tij  në  çështjen  kombëtare,  në  veprën  e  Kondos  trajtohet  monografia  e  Palako 
Adrianos,  njëkohësisht  na  jepen  të  dhëna  për  kolegjin  arbëresh  të  Shën  Adrianos,  kolegj  në  të  cilin  u 
arsimuan  shumë  arbëreshë.  Një  tjetër  vepër  e  Ahmet  Kondos  është  dhe  “Dora  D’Istria  për  çështjen 
kombëtare”. Ahmet Kondo, në këtë vepër, paraqet qëndrimin e Dora D’Istrias për çështjen kombëtare 
dhe problemet që shqetësonin shoqërinë shqiptare. Ajo ndoqi nga afër ngjarjet në Shqipëri dhe, e nxituar 
nga  ndjenja  e  fortë  atdhetare,  këmbeu  mendime  me  bashkëkohësit  e  saj,  si  Jeronim  De  Rada,  Thimi 
Mitko, Zef Jubani etj., mendime të cilat lidheshin me format dhe mjetet që duheshin përdorur për luftën, 
çlirimin e përparimin e Shqipërisë. Krahas autorëve të sipërpërmendur, në punimin tim kanë zënë vend 
dhe  vepra  të  autorëve  jo  vetëm  shqiptarë,  por  dhe  të  huaj,  autorë  të  cilët,  përmes  penës  së  tyre,  kanë 
ditur  të  na  sjellin  mjaft  të  dhëna  për  jetën  dhe  veprat  e  arbëreshëve.  Një  ndër  të  ta ka  qenë Emanuele 
Demetrio,  me  veprën  “Arbëria,  storia,  cultura,  folklore”,  Castrovillari:  il  Coscile,  1988.  Demetrio 
shkruan se lidhjet mes Shqipërisë dhe Italisë kanë qenë të afërta, kjo nga afërsia që këta kanë pasur këta 
dy popuj të cilët i ndan vetëm një det. Kjo i ka lehtësuar marrëdhëniet mes tyre në të gjitha periudhat. Ai 
tregon për lidhjet mes dy vendeve që në kohën e Aleksandrit Molos, i cili i pari mbërriti në Itali me synim 
pushtimin  e  saj,  duke  u  pasur  nga  Pirroja  i  Epirit.  Nga  ana  tjetër,  tregon  se  si  vetë  Perandori  August 
studioi  filozofi,  histori  dhe  oratori  në  qytetin  e  mrekullueshëm  të  Apollonisë.  Lidhjet  mes  dy  palëve 
tregohen dhe në vitet pasuese në 1228, kur Elena, vajza e Komnenit të II, despot i Arbrit, lidhi kurorë me 
djalin e Federikos II, Manfredin, i cili mori kurorën e Mbretërisë së Dy Sicilive në 1258. Demetrio jep 
dhe fakte të tjera që tregojnë se dy popujt kanë qenë të lidhur që herët me njëri-tjetrin. Por, pa dashur të 
trajtoj  me  hollësi  të  gjitha  të  dhënat  që  na  jep  ai  lidhur  me  afërsinë  mes  dy  popujve,  do  te  doja  të 
ndalesha në të dhënat të cilat përbëjnë rëndësi për punimin tim. Ky autor, përmes kapitujve të veçantë, 
na  tregon  mjaft  qartë  se  si  shqiptarët  emigruan  në  Itali  pas  vdekjes  së  Skënderbeut.  Sipas  të  dhënave 
sjellë nga Demetrio, ka pasur shtatë valë emigracioni nga Shqipëria drejt Italisë: Nga 1416-1446, 1459-
1461,  1468-1506  (pas  vdekjes  së  Skëndërbeut),  1532-1434,  1647  dhe  1744,  1759-1825.  Vlen  të 
theksohet, thotë Demetrio, se shqiptarët që u vendosën në Itali kishin cilësi shumë të mira ushtarake. Kjo 
u  verifikua  nga  pjesëmarrja  e  tyre  në  shumë  beteja  në  mbrojtje  të  Italisë.  Garibaldi,  hero  kombëtar  i 


 

Italisë, nuk harroi kurrë të përmendë cilësitë heroike të shqiptarëve. Ai thekson: “Shqiptarët janë heronj 
të cilët janë shquar në të gjitha luftërat kundër tiranisë”
2
. Krahas të dhënave të sipërpërmendura, autori 
në  librin  e  tij,  na  ndihmon  duke  na  dhënë    informacione  të  rëndësishme  për  punimin.  Konkretisht,  ai 
dëshmon për ekzistencën dhe rëndësinë që kishin krijimi i kolegjeve apo seminareve shqiptaro-italiane, 
si ai i Shën Adrianit apo Seminari i Palermos dhe Korsini. Informacione të vlefshme janë dhe të dhënat 
rreth shtypit të kohës, i cili ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në jetën social-kulturore dhe politike të 
arbëreshëve  në  Itali.  Demetrio  flet  hollësisht  për  të  gjitha  vendet  ku  u  vendosën  arbëreshët  dhe 
njëkohësisht për personazhe të rëndësishëm të botës arbëreshe. Krahas Demetrios, në realizimin e këtij 
punimi më kanë ndihmuar dhe veprat e Petro Skaliones dhe Oracio Irianit. Petro Skalione, në veprën e 
tij  “Historia  e  shqiptarëve  të  Italisë”,  na  jep  statistika  dhe  informacion  të  bollshëm  për  vendosjen  e 
shqiptarëve në Itali, arsyet e lëvizjet së tyre drejt Italisë, ku u themeluan kolonitë e para dhe cilat ishin 
vitet e emigrimit të shqiptarëve drejt Italisë. Jo vetëm kaq, por Skalione, ashtu si dhe autorë të tjerë, jep 
një pamje të qartë edhe të kontributit të mjaft figurave me rëndësi të botës arbëreshe në të gjitha fushat 
të artit, letërsisë dhe politikës. Atdhetarë si Zef Skiroi, Anselmo Lorekio, Terencio Toçi, Gaetano Petrota
Antonio  Skura,  etj.  Përmendim  At  Gjergj  Guxetën,  i  cili  themeloi  Kolegjin  italo-shqiptar  në  Palermo, 
apo At Feliçe Samuele Rodota, i cili themeloi Kolegjin italo-shqiptar në Shën Benedeto Ullano. Në një 
kapitull të veçantë, autori trajton figurën e Jeronim De Radës, duke folur gjerësisht për kontributin e tij 
jo vetëm në spektrin letrar, por dhe në atë politik. Skalione, përmes veprës së tij, na jep të dhëna rreth 
një  ndër  figurave  më  të  diskutuara  arbëreshe,  Françesko  Krispit.  Si  një  figurë  kryesore  në  politikën 
italiane, por edhe si një italo-arbëresh i lidhur ngushtë me shqiptarët dhe çështjen shqiptare, Krispi ka 
pasur  një  ndikim  të  rëndësishëm  në  politikën  e  jashtme  italiane  ndaj  Shqipërisë.  Krahas  trajtimit  të 
personazheve me rëndësi të botës arbëreshe, autori në fjalë trajton gjerësisht dhe rëndësinë e formimit të 
kolegjeve  dhe  seminareve  italo-shqiptarë.  Përmendim  Kolegjin e  San Adrianos,  Kolegjin  italo-shqiptar 
në  Palermo  apo  Kolegjin  e  ndërtuar  në  San  Demetrio  Korona.  Skalione  nuk  lë  pa  përmendur  dhe 
kontributin e shqiptarëve të Italisë në kryengritjen e Italisë kundër qeverisë së Burbonëve më 1848 si dhe 
lëvizjen  pro  garibaldine në  1860.  Prof.  Oracio  Irianini, në  studimin  e  tij  “Risveglio  Albanese”  na jep 
marrëdhëniet  shqiptaro-italiane  përmes  një tjetër këndvështrimi. Përmes letërkëmbimeve  mes  palëve  të 
shoqërive  patriotike,  tregohet  kontributi  i  arbëreshëve  në  lëvizjen  revolucionare  të  vitit  1848, 
njëkohësisht dhe pjesëmarrja aktive në luftën pro bashkimit të Italisë në 1860. Një kontribut me rëndësi, 
ashtu siç citojnë dhe autorë të tjerë italianë, kanë dhënë Axhesilao Milano, Vinçenzo Stratiogoi, Nikola 
Demarko,  gjenerali  i  të  “Njëmijëve”  Domeniko  Damis,  etj.  Burime  të  tjera  me  rëndësi  janë  veprat  si 
“Origini  europee,  religioni,  viaggi,  studi  etnografici”,  ku  në  një  kapitull  të  veçantë,    A.  Skura  trajton 
                                                 
2
 
 Emanuele Demetrio, Arbëria: storia, cultura, folclore (Castrovillari: il Coscile, 1988), 12 


Yüklə 5,17 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   102




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə